Aurora

Varfëria e një burri dhe ëndrra e tij: Të ha dicka, të ngrohem dhe…

Dimri i ashpër dhe dëbora nuk sjellin vetëm vizitorë në Korçë. Bashkë me to, sjell edhe shtim të vuajtjeve dhe pamundësisë për të siguruar jetesën e personave pa përkrahje dhe në pamundësi reale për të përballuar jetesën.

Në një cep të qytetit juglindor, në një kasolle me dru dhe të rrethuar me mushama, jeton 54-vjeçari, Dionis Tomorri.

I vetmuar pas vdekjes së bashkëshortes dhe martesës së vajzës, ai mbijeton me 17 mijë lekë të vjetra asistencë, dhe ato pak të ardhura që siguron duke çarë dru ose duke pastruar oborret e komshinjve.

Blerja e druve për t’u ngrohur për të është luks, ndërsa nuk ka as ujë për të pirë dhe për t’u larë. “Kam 5 vjet që jetoj i vetëm, në kushte të tilla, të vështira, dhe tani është shumë ftohtë”, thotë ai për A2. Kasollja ku banon Dionisi Kërkesat e tij ndaj pushtetit lokal nuk kanë munguar, por gjetja e një dhome për të, ku të jetojë si njeri, duket ende e pamundur. “Kërkoj një dhomë, ku të lahem, dhe të takoj vajzën pas 4 viteve”, thotë 54-vjeçari.

Edhe pse është invalid, ai nuk përfiton pagesë invaliditeti, pasi sipas tij i thonë se nuk arrin kriteret ligjore dhe ilaçet i merr çfarë i japin farmacistët.

Ndërkohë, në Korçë nuk ka një qendër sociale ku njerëz si Dionisi të konsumojnë të paktën një vakt buke të ngrohtë edhe pse numri i personave në këtë gjendje nuk është i vogël.

Varfëria e një burri dhe ëndrra e tij: Të ha dicka, të ngrohem dhe… Read More »

Këto janë ushqimet më të mira për mushkritë, të domosdoshme në kohë pandemie

Mushkëria është ndër organet më deliakte të trupit të njeriut, ndaj edhe kujdesi për të duhet të jetë maksimal.

Sidomos në këtë kohë pandemie të koronavirusit, duhet të kujdeseni edhe më shumë.

Ka disa lloj produktesh që, sipas ekspertëve janë të mira për mushkërinë.

Uji

Hidraton të gjitnë organizmin, dhe sidomos mushkërinë nuk e lejon që të irritohet.

Frutat e pyllit

Shëndeti i mushkërive është i lidhur fort me praninë e toksinave. Frutat e pyllit janë perfekte për pastrimin e mushkërive nga toksinat.

Fasulet

Janë ta pajisura me fibra, elementë të cilët janë të nevojshëm për mushkërinë.

Mollët

Mollët përmbajnë vitamina dhe minerale thelbësore për funksionin e duhur të mushkërive.

Shega

Është e pasur me antioksidantë dhe acid elagjik që ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mbarë trupin, përfshirë mushkëritë. /noa.al/

Këto janë ushqimet më të mira për mushkritë, të domosdoshme në kohë pandemie Read More »

Lajm i fundit/ Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Serbisë, cfarë duhet për të lëvizur në kufi

Që prej ditës së djeshme, të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ata serbë, që duan të lëvizin në dy vendet respektive, tashmë mund ta bëjnë këtë vetëm me kartë identiteti, pa pasur nevojë për pajisjen me një vizë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka njoftuar se marrëveshja ka hyrë në fuqi në datën 20 janar.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, – thuhet në njoftimin e MEPJ-së. – Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike”.

MEPJ, saktëson se “për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar, do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Marrëveshja është nënshkruar në nëntor të vitit 2020, gjatë një takimi ‘online’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në prani edhe të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë (pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës), ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike. /noa.al/

Lajm i fundit/ Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Serbisë, cfarë duhet për të lëvizur në kufi Read More »

Teologu ‘i habit’ të gjithë me përgjigjen e tij/ Ja çfarë duhet të dini për ‘Syrin e keq’

Teologu Miron Cako ka treguar se syri i keq ekziston dhe shpjegimin e tij e lidh me energjinë negative të njeriut që mund të ndikojë tek një person tjetër.

Sipas teologut përtej kësaj bote ekziston një tjetër e padukshme dhe se njerëzit lakmitarë dhe ziliqarë preken nga kjo energji negative.
“Njeriu në vetvete nuk ka energji, është si një enë që mbart energjinë dhe e përcjell si pozitive dhe negative. Syri i keq është energjia negative që vjen nga forcat demoniake dhe qëndron tek njerëzit lakmitarë, egoistë, ziliqarë. Duke patur këtë energji që se dinë se nga e kanë, e përcjellin kur shikojnë diçka me lakmi.

Kisha Ortodokse e pranon syrin e keq dhe ka lutje të veçanta për prishjen e syrit të keq. Ekziston dhe njerëzit kanë shumë problematika dhe ndoshta rrezikon dhe jetën. Di dhe njoh shumë njerëz që e kanë pësuar nga syri i keq, disa kanë patur dhe fatalitete sidomos fëmijë që vuajnë më tepër nga syri i keq. Syri i keq sjell shumë dëme dhe fatkeqësi tek njerëzit.“, tha ai në ABCNeës.

Si mund ta dallojmë kur bëhet fjalë për syrin e keq? “Një ndër shenjat është kur njeriu është mirë dhe ndjen një dhimbje koke, përshtjellim nervor, psikologjik ose një sëmundje që nuk i gjendet origjina. Përshembull shkon tek mjeku dhe të dalin mirë analizat. Kjo forcë e errët që se kapin aparaturat ka nevojë të largohet me urdhër hyjnor dhe i lutemi perëndisë të largojë energjinë negative nga x person. Mund të jetë një çift i lumtur dhe zihen për asgjë, apo duke ecur në rrugë dhe papritur rrëzohesh.”, shtoi teologu.
Më tej, ai thotë se nuk duhet besuar në astrologji, pasi sipas tij kjo në fakt e devijon njeriun nga Zoti dhe e lidh me demonët. ” Planetet janë trupa qiellorë që lëvizin në bazë të ligjeve fizike dhe nuk kanë asnjë lloj ndikimi tek njeriu. Astrologjia dhe horoskopi është një bestytni por kur njeriu beson këto shkëputet nga Zoti që është krijuesi dhe lidhet me energjitë demoniake që tallin njeriun dhe e devijojnë atë nga Zoti.

Na shkëpusin me perëndinë, ai i kontrollon jetët tona. Si mundet të besojmë se lëvizja e Hënës, Jupiterit, Marsit ndikon në jetën tënde, në marrëdhëniet shoqërore, është absurditet. Këto janë gjëra pa shpirt, njeriu duhet të ushqehet nga arsyeja dhe jo nga disa bindje të verbra. Këto vinin nga paganizmi ku njerëzit ishin primitivë por sot kur kemi mësuar shkencë dhe të besojmë se lëvizja e planeteve ndikon tek neve është absurditet.”, shtoi ai.

Nga vjen “syri i keq”? Teologu thotë se janë demonët, krijesa intelektuale që futen tek njerëzit dhe transmetohen energjinë negative nëpërmjet fjalëve, shikimit ose adresimit. Sipas tij, hudhra, patkoi, syri blu, plumbi apo shenja të tjera që përdoren nga njerëzit për t’u mbrojtur nga magjia e zezë nuk janë asgjë tjetër veçse bestytni dhe objekte që në fakt tërheqim frymën demoniake. Ai thotë se vetëm besimi në Zot mund të na çlirojë nga energjia negative.

Teologu ‘i habit’ të gjithë me përgjigjen e tij/ Ja çfarë duhet të dini për ‘Syrin e keq’ Read More »

Ditë e gëzueshme sot, nëna e re sjellë në jetë trinjakë

Një nënë e re nga Shkodra ka sjellë në jetë trinjakë, të cilët më kryesorja gëzojnë shëndet të plotë.

Lajmin e bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, e cila postoi edhe foton përkatëse.

“Ditë e gëzueshme sot, me lindjen e trenjakëve edhe në maternitetin e Shkodrës”.

“Elena, Soleil dhe Kristel kanë lumturuar familjen Lekstakaj në Shkodër dhe gëzojnë shëndet, falë kujdesit të treguar nga stafi mjekësor me dr.Isuf Çela, dr.Amela Troshani, dr.Elsa Kraja dr.Dhurata Kuçi dhe dr.Erisida Velija dhe stafit infermieror në maternitetin e Spitalit Rajonal Shkodër”.

“Familja e re nga Shkodra përfiton menjëherë edhe bonusin e bebes prej 360.000 lekë të reja”, tha Manastirliu në mesazhin e saj.
/NOA.al

Ditë e gëzueshme sot, nëna e re sjellë në jetë trinjakë Read More »

Ky është mësuesi që merr drutë me vete për të ngrohur nxënësit

Kjo foto e një mësuesi nga Mokrra e Pogradec, i cili shihet duke shkuar në shkollë me një tufë drurësh në dorë për të ngrohur nxënësit e tij në këto ditë të acarta, është bërë menjëherë virale.

Kjo foto e një mësuesi nga Mokrra e Pogradec, i cili shihet duke shkuar në shkollë me një tufë drurësh në dorë për të ngrohur nxënësit e tij në këto ditë të acarta, është bërë menjëherë virale.
Bëhet fjalë për mësuesin Maliq Torra. Imazhi i këtij mësuesi i cili së bashku me çantën e punës mban edhe drutë është përdorur për të treguar edhe kushtet e vështira dhe mungesën e ngrohjen në shkollë.

Ky është mësuesi që merr drutë me vete për të ngrohur nxënësit Read More »

Gazetari Sokol Balla bëhet baba për herë të tretë, ja emri i vecantë që zgjedh për vajzën

Gazetari Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë.

Vajza e tij ka ardhur në jetë një muaj më parë, por Balla e ka bërë lajmin të ditur vetëm dje në një intervistë për emisionin “Fit Station”.

Duke folur për marrëdhënien që ka me fëmijët, ai ka zbuluar se prej një muaji është babai i tre fëmijëve.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur,” – u shpreh Sokol Balla, duke shtuar se është nga ata baballarë që i llaston fëmijët.

Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se të bijën e kanë quajtur Broklin.

Gazetari Sokol Balla bëhet baba për herë të tretë, ja emri i vecantë që zgjedh për vajzën Read More »

Pse sot është dita më e tr ishtuar e vitit

Si çdo vit, në në këtë periudhë, përsëritet “Blue Monday”, si dita më e tr ishtuar e gjithë vitit. Përvjetori “i tmer rshëm”, i cili gjithmonë bie të hënën e tretë të janarit, ‘lindi’ në vitin 2005 nga një ide e Dr. Cliff Arnall, një psikolog në Universitetin e Cardiff-it, i cili studioi një formulë matematikore për të kapërcyer disa variabla të tilla si moti, ndjenjat e fajit për paratë e shpenzuara në Krishtlindje, rënia e motivimit pas pushimeve dhe nevoja në rritje për t’u ringritur.

Arnall krijoi edhe një formulë që shpjegonte zgjedhjen, C(P+B) N+D, ku për C nënkuptohet “temperatura mesatare”, P “ditët e kaluara nga rroga e fundit”, B “ditët që duhen për pushimet”, N “ditët që kalohen në shtëpi” dhe D për “orët me dritë gjatë ditës”, dhe rezultati, sipas tij, përkonte gjithmonë në javën e tretë të janarit.

Edhe pse komuniteti shkencor ka refuzuar çdo rëndësi, madje edhe ekzistencën e një dite më të trishtë gjatë vitit, suksesi ka qenë domethënës, veçanërisht në Britaninë e Madhe, ku edhe faktorët klimaterikë janë më të theksuar në këtë periudhë. /noa.al/

Pse sot është dita më e tr ishtuar e vitit Read More »