Aurora

‘Tirja’/ Vajza hap telefonin e të ndj erës, zbulon SMS-të tro nditëse: E h umba mamin për herë të dytë

Një ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan publikoi mesazhet e pacientes që hum bi jetën nga koronavirusi tek Sanatoriumi, ku i lutej dhe përg jërohej sanitares Tire Alldërvishi që t’i jepte bukë dhe ujë.

Tire Alldërvishi është tashmë e arres tuar pasi u dëno ncua nga Stop disa javë më parë që i zhvati 8 milionë lekë të vjetra vajzës së pacientes, me pretendimin se do t’i shërbente në spital por që nuk e bëri kurrë
Në denon cimin e mbrëmshëm, Stop i bëri thirrje autoriteteve dhe prokurorit të çështjes së Tire Alldërvishit që të zgjerojë hetim et edhe tek mjekët dhe infermierët e katit ku ndodhej e shtruar pacientja në muajin Dhjetor 2020, përse nuk i ka shërbyer askush.

Pas publikimit të këtyre mesazheve rrëq ethëse, ka reaguar vajza e së pacientes së ndjerë, e cila ka thënë për emisionin Stop se babai dhe dy motrat e tjera janë në gje ndje shumë të rënda. Ajo thotë se mesazhet që ka gjetur në celularin e nënës kanë qenë një përjetim shumë i madh për të.

Vajza e pacientes së ndj erë: Telefoni i mamit ka qenë i mbyllur deri para 3 ditësh ose 4 ditësh, nuk kisha zemër të hapja telefonin. Në momentin që unë kam hapur telefonin, kam përjetuar sikur e hum ba mamanë time për herë të dytë. Atë lloj dhi mbje pasi vërtetova dhe shumë fakte të reja, shumë mesazhe të reja që mami im komunikonte dhe unë nuk i dija. Një dhi mbje shumë e madhe ishte edhe komunikimi që ajo bënte gjatë gjithë kohës me babain tim, edhe pse të dy të sëmurë. Babai i paralizuar, mami në atë gjendje, i shprehnin dashuri njëri-tjetrit, dhe pse babi ishte shumë rëndë, mami e shikon situatën shumë të vështirë dhe i kërkon edhe babit ndihmë për lekë.
Kam parë të gjithë komunikimet e mamit në WhatsApp me tezet, kushërirat, me këdo që ajo fliste dhe në çdo komunikim me të gjithë njerëzit bëhej biseda vetëm për lekë. Dhe mami im iu thoshte ju lutem ndihmoni Anin, jepini lekë Anit, po i përjeton goca, po kalon goca në dep resion, i qëndroni Anit afër. Tezet i mia i thonin çfarë t’ju sjell për të ngrënë, mami im thoshte vetëm jepini Anit lekë që të dalë e gja llë nga këtu. Kam shumë mesazhe që mami im i thotë tezeve të mia ‘a ma premtoni që unë do dal e gjallë dhe do të ha për Vit të Ri bashkë me ju’?

Unë kam përjetuar një hum bje të dytë në ato mesazhe, një dhim bje akoma më të madhe. Dhimbja më e madhe ishte dje, mamaja ime bëri 40 ditë që kishte vd ekur. Përjetimi më i tmerr shëm ka qenë kur unë i kam mbushur varrin me lule. Ka qenë momenti më i vështirë. Kjo dhim bje sa vjen dhe shtohet akoma më shumë tek unë. Babai im ka qenë shumë i sëmurë para humb jes së mamit, tani është akoma më shumë.

Është rënduar shumë nga ana psi kologjike. Ka kaluar një depres ion shumë të thellë. Gjatë gjithë kohës vetëm qan. Nuk shikojmë dot asnjë lloj gjëje, mundohem të heq fotot, mundohem të heq çdo gjë që kam në shtëpi… Është e pamundur pasi atij i kujtohet çdo lloj gjëje dhe është gjatë gjithë kohës duke qarë. Nuk po i bëjnë më efekt as ilaçet që merrte dhe përjetimi është shumë i rëndë. Kam thënë që motra ime e madhe është 34 vjeçe. Unë jam 31 dhe motra e vogël është 22 vjeçe. Motra e vogël kishte momente që kishte nevojë më shumë se të gjithë për mamin. Ajo sot është rënduar shumë nga ana psikologjike.

Pavarësisht deno ncimit të këtyre fakteve, ajo thotë se nuk është kontaktuar ende sot e kësaj dite nga prokurori që po heton çështjen e Tire Alldërvishit.

Vajza e pacientes së ndj erë: Deri në këto momente që po flasim nuk kam pasur asnjë telefonatë, asnjë lloj informacioni, absolutisht asnjë lloj veprimi të vetëm, qoftë edhe një telefonatë që duhet të merrja telefonin mamit për provat e reja, për faktet e reja. Nuk kam pasur asnjë lloj telefonate. /tvklan.al

 

‘Tirja’/ Vajza hap telefonin e të ndj erës, zbulon SMS-të tro nditëse: E h umba mamin për herë të dytë Read More »

Gabimi që bëni në mëngjes, ju pengon të bini nga pesha

Mëngjesi është mjaft i rëndësishëm për ata që duan të heqin disa kilogramë nga trupi.

Shmangia e vaktit të mëngjesit nuk iu ndihmon aspak në këtë qëllim, përkundrazi.

“Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë.

Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajtë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, thonë dietologët.

Pra, në mëngjes duhet të konsumoni patjetër diçka. /noa.al/

Gabimi që bëni në mëngjes, ju pengon të bini nga pesha Read More »

Vajza 4-vjeçare, gjen gjurmën e një dinosauri që ka jetuar 220 milionë vite më parë

Kjo gjurmë që shikoni në foto është e një dinosaur që ka jetuar 220 milionë vite më parë.

Është gjetur nga një vajzë 4-vjeçare në një plazh në jug të Uellsit.

Lily Wilder e pa gjurmën e çuditshme në rajonin Barry, ndërsa shkencëtarët besojnë se kjo gjurmë mund të ofrojë ndihmë për të zbuluar se si kanë ecur këto kafshë që janë zhdukuar para një kohe shumë të gjatë.

Gjurma është e gjatë 10 centimetra dhe mund të jetë lënë nga një dinosaur i lartë 75 centimetra, shkruan BBC.

Nëna e vajzës që e zbuloi gjurmën tha: “Lily e pa atë kur po ecte me babanë dhe i tha atij “babi, shiko”. Kur Richardi ma tregoi fotografinë, unë thashë se ajo duket mahnitëse. Më pas vendosëm kontakt me ekspertët që e morën gjurmën nga vendi ku e gjetëm”. /noa.al/

Vajza 4-vjeçare, gjen gjurmën e një dinosauri që ka jetuar 220 milionë vite më parë Read More »

Kjo lloj buke nuk të shëndosh, mund ta përgatisni vetë në shtëpi

Buka është “armiku” numër 1 për ata që janë në dietë dhe duan të bien nga pesha.

Të shëndosh kollaj, dhe pa e kuptuar fare. Por ekziston një lloj buke e cila nuk iu shton asnjë kile.

Dhe mbi të gjitha mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Përbëhet nga fara lini, chia, bajame, arra, kikirikë, tërshërë, qiqra, fara luledielli, fara kungulli etj.

Përgatitja:

Rrih 5 vezë me 50 mililitër vaj ulliri, shto 550 gram arra, bajame dhe lloj-lloj farash të grira. Pak kripë, trazoje dhe hidhe në një tavë buke.

Lyje tavën me pak gjalpë. Fute për 1 orë në furrë të nxehur më parë në temperaturë 150 gr celcius.

Mund ta konsumoni pa pasur merak se do hidhni poshtë mundin për t’u dobësuar. /noa.al/

Kjo lloj buke nuk të shëndosh, mund ta përgatisni vetë në shtëpi Read More »

Publikohet për herë të parë fotoja e kryeministrit Edi Rama e shumë viteve më parë

Piktori dhe pedagogu i njohur shqiptar, Vladimir Myrtezai i ftuar dje në emisionin ‘Refleksione’ ka bërë një rrëfim ndryshe. Ndër të tjera Myrtezai bëri një analizë edhe për kryeministrin Rama, i cili prej vitesh bashkëjeton mes profesionit të artistit dhe të politikanit.

Në emision u publikua për herë të parë edhe një foto e Edi Ramës e shumë viteve më parë, ku kryeministri si zakonisht shfaqet i veshur gjithë stil, por ndryshe nga nga ai që e shohim sot.
Publikohet për herë të parë fotoja e kryeministrit Edi Rama

Myrtezai shprehet se Edi Rama është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.

Publikohet për herë të parë fotoja e kryeministrit Edi Rama e shumë viteve më parë Read More »

Merret vendimi final për Albin Kurtin/ A do të kandidojë në zgjedhjet në 14 shkurt për kryeministër?

Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ka vërtetuar pjesën ku KQZ-ja ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe Albin Kurtin.
Në vendimin e PZAP-së thuhet se: “Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi Nr 244-2021 datë 22.01.2021 i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për certifikimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Levizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi”.

Në PZAP u dorëzuan nëntë kërkesa nga subjektet politike për moscertifikim të kandidatëve për deputetë. Mes tyre përfshiheshin Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate.

Ato dorëzuan ankesa pasi KQZ vendosi që të mos lejohen që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatët për deputetë që kanë dënime të formës së prerë nga gjykatat, në tri vitet e fundit.

Merret vendimi final për Albin Kurtin/ A do të kandidojë në zgjedhjet në 14 shkurt për kryeministër? Read More »

Arian Cani e pyet live këngëtarin/ A je gay? Ja si përgjigjet

U konsiderua “Konçita shqiptare” dhe ga y për faktin se tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij në Festivalin e Këngës.

Në një lidhje direkte me Skype në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Mirudi thotë se nuk veshja e tij në festival nuk ka qenë fustan dhe orientimi s eksual që ka nuk duhet të shqetësojë askënd.

Mirudi: Nuk është puna nëse jam ga y apo jo, ka qenë problemi i veshjeve, shumë njerëz nuk e kanë ndjekur as performancën, shumë paragjykime, kam marrë kër cënime të mëdha, shumë njerëz kanë menduar që kam veshur fustan, kur në fakt unë kam veshur pantallona. Unë në asnjë performancave nuk kam veshur fustan, kështu që shumë njerëz janë ofenduar nga unë.

Arian Çani: Nuk janë ofenduar. Të kanë quajtur g ay në rrjetet sociale.
Mirudi: Po më kanë quajtur gay, më kanë quajtur femër, më kanë quajtur “Konçita e Shqipërisë”. Siç thashë unë nuk kam veshur fustan. Edhe po të vishja fustan nuk është problem se ne kemi veshje tradicionale që meshkujt kanë, por që nuk kam veshur fustan në asnjë prej netëve. Edhe portalet më kanë akuzuar se kam veshur fustan apo se jam Konçita, kur në fakt Konçita është tra nsgjinore dhe unë nuk jam tra nsgjinore. Kështu që unë jam mashkull, kam marrë ofendime të mëdha. Jam zgjuar çdo mëngjes, çdo ditë të festivalit, me mesazhe a je femër, a je mashkull, a je g ay apo je straight. U bë një temë shumë e gjatë.

Arian Çani: Po në fakt ti e ke deklaruar identitetin tënd s eksual? Ti je gay faktikisht?

Mirudi: Unë mendoj që ajo nuk është punë e askujt, unë në festival kam ardhur të bëj performancën. Kështu që ajo nuk ka të bëjë asgjë më s eksualitetin e dikujt.

Arian Cani e pyet live këngëtarin/ A je gay? Ja si përgjigjet Read More »

Majlinda Bregu publikon foton 26 vjet më e re, ja si duket…(voto)

POlitikanja Majlinda Bregu, me një postim në rrjetin e saj social ka bërë “një udhëtim në kohë”, duke kujtuar me një foto periudhën para 26 vitesh ku ajo ka qenë gazetare e RTSH-së.

E veshur me një xhaketë të bardhë ajo shkruan “Xhaketa me vata, siç është moda sot ;???? unë 26 vjet me e re????”
Në foton e publikuar, majtas në fund të saj shfaqet një telefon, ku siç ka shkruar edhe Bregu ishte ai që e lidhte me regjinë dhe nga lajmërohej për çdo gjë.

Majlinda Bregu publikon foton 26 vjet më e re, ja si duket…(voto) Read More »