Një tufë delfinësh kanë qenë miq të udhëtimit të një grupi turistësh përgjatë detit Jon këto ditë të nxehta.
Një kamerat amatore e sjell nga turistët të cilët udhëtonin me një anije turistike kanë filmuar delfinët që po lëviznin në të njëjtin drejtim me anijen, duke i shoqëruar ata gjatë udhëtimit në afërsi të Kepit të Qefalisë, pranë gjirit të Kakomesë.
Turistët kanë mbetur të mrekulluar nga spektali i ofruar prej delfinëve të cilët kanë qenë shumë miqësor gjatë kohës që shoqëronin anijen./report tv
Një diell kaq të bukur, që bën të shkëlqejnë valët si mijëra pasqyra vezulluese, të gërshetuara nga rryma detare në mënyrë të tillë, sa që të duket se vetë deti ashtu, luspa-luspa është në sfidë të hapur edhe me shtatë ngjyrat e ylberit. Këtu, ku bregu zbret shkallë-shkallë, edhe ngjyra zbret shkallë-shkallë, kemi dhjetëra nuanca të bojë-qiellit, po aq të jeshiles, po aq të së bardhës. Në këtë bregdet, ku ndihet pushteti i krenarisë që je bir i kësaj toke Arbënore, për të gjithë shqiptarët, edhe mrekullia që ka bërë zoti, shkrihet me mrekullitë që po ndërton njeriu shqiptar ditë pas dite. Këtu, fillon dhe njësohet deti Jon me atë Adriatik, këtu njësohet era e detit me të malit, këtu njësohet rëra me zallin, sa dhe ngjyrat e ndërtesave njësohen e luajnë me natyrën përreth si luan pranvera me ngjyrën e luleve të saj. Sa kemi lënë pas Vlorën dhe kemi kaluar në atë që quhet “Përroi i Vrizit”, jemi futur në atë kufi institucional, që i përket bashkisë së Orikumit. Nuk ka njeri të kësaj zone që të mos e dijë se futesh në Radhimë , ku të vjen në mend një këngë e këtyre viseve: “Dukat, Tragjas e Radhimë/ U derëzeza o djem” .Kjo është zona ku tre fshatrat e një krahine që quhet Dukat, janë të lidhur me njëri –tjetrin me gjak, vëllazëri e krushqi të përjetshme. Kjo zonë, që kufirin fillestar e ka direkt mbas shkëmbit natyror që ngrihet si një ballkon madhështor mbi det e që vlonjatët e quajnë me emrin “Kalaja” , mbaron mbi Qafën e Llogorait, kur zbret për në Palasë, dhe ashtu si fillon dhe mbaron, në një vijë natyrore ku qielli, toka, deti bëhen njësh, ashtu bëhet njësh dhe e shkuara me të sotmen, duke folur me të njëjtën gjuhë, duke kënduar të njëjtat këngë.
Kur ecën në rrugën gjarpëruese të Radhimës, aty ku mushmollat, limonët, ullinjtë, ndërthurën me pishat, gjineshtrat e verdha e xinat buzë rrëzomave, që herë bëhen njësh me detin, e herë bien thikë duke u zvarritur nëpër hone, mahnitesh se sa shumë ka ecur kjo zonë në këta pak vjet, sa bukur ka ndërhyrë njeriu e sa afër dukesh me Mesdheun e përtejmë, ku konkurrenca kalon deri në marrëzi. Kohët e fundit, këtu kanë ardhur dhe turistë që ecin e lëvizin shpateve në këmbë, e me mushka duke mohuar edhe makinat e shtrenjta që as këtu nuk mungojnë. Duke i parë kështu grupe-grupe, të kujtohet koha që kjo zonë u përshkua në të njëjtën mënyrë në 29 maj 1920, kur u bë Kuvendi i Barçallait që përgatiti Ultimatumin dhe u morën vendimet e rëndësishme të Luftës së Vlorës. Me mendje, po të kthehemi mbrapa në ato vite, lexojmë se çfarë ka lënë të shkruar për këtë krahinë një nga udhëheqësit kryesor të asaj lufte, mëmëdhetari i madh Osmën Haxhi Muhameti: “Kur i hipa kalit për në Barçalla e Radhimë nëpër penxhere kishin vënë flamurë kuq e zi me shkabë. Njerëzit ishin gati të linin punën dhe të vinin në luftë. Kurse nëpër sokakët ndihej era e fortë e petullave. Në Tragjas e mbyllën shkollën dhe ishin gati që burra dhe gra të vinin me mua. Piva dhallë të ftohtë në shumë stane. Në Dukat ishin mbledhur të gjithë burrat dhe ata që nuk kishin dyfek kishin marrë kërrabën ose shkopin prej drize. Aty pashë dhe gjeta një nocion nacional që Shqipëria është Dukati, apo Dukati është Shqipëria”.
Është bukur kur sheh njerëz që vijnë për mallin e largët, për kureshtje, për gëzim në këto anë, që më shumë kanë pritur ushtri të huaja dhe i kanë përballuar ato me dinjitetin e shqiptarit. Në horizont ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, janë aq afër dhe aq larg, si dhe rrëfenjat që flasin gjuhën e sotme. Dikur ishte vetëm një gadishull, por si pasojë e një tërmeti dhe shkëputje nënujore ai u nda dhe u krijua ishulli i Sazanit. Kjo zonë dikur përfshihej në zonën e Himarës prej 50 fshatrash, dhe nga njëri prej tyre, Radhima e ka prejardhjen dhe arbëreshi i famshëm Jeronim De Rada. Pra pak kohësh këto gurë i preku dhe studiuesi francez me origjinë shqiptare, Mathieu Aref, autor i librit “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” i cili duke studiuar ato që shkruan Hamond se në malet Akrokeraune (në malet e Vetëtimës) në Dukat, ka lindur Zeusi, erdhi këtu për t’i parë e shkelur këto troje mitike. Ndoshta, studiuesin që ka bërë të mendohen shumë shkencëtarë, e kanë shtyrë përpara dy fakte: i pari është fakti se dijetari C.Roth në librin e tij shkruan se në malet Keraune jeton fisi Albanoi, domethënë Albanopoli i dikurshëm, dhe i dyti se E.Gilbert thotë se emri Labëri është emri i vjetër i Albanopolit që ndodhet në malet e Akrokeraunëve.
Ptolemeu në hartat e tij të famshme ka dhënë koordinata të sakta për Vlorën, Orikun, Pashalimanin, Palermon, ndaj mendohet që s’ka si të ketë gabuar kur Albanopolin e ka vendosur në juglindje të Keraunisë, në krye të rrjedhës së lumit të Celydnos. Si për koincidencë, lumi i Dukatit burimin lindor e ka në Vrizë. Këtu, ku shtrihet Orikumi, qyteza 2500 vjeçare, që dikur është thirrur me emrin Erihoi, gjenden dhe rrënojat e lashta të tij, me amfiteatrin, që i kanë dhënë të drejtë ministrisë së Turizmit e Kulturës për ta shpallur atë “Park Arkeologjik Kombëtar”. Në fakt, koha e saktë për themelimin e Orikumit nuk dihet. Ka shumë gjasa që kjo qytezë është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më të vjetër, se shekulli VI p.e.s , ashtu si ka ndodhur edhe për shumë qyteza të tjera ilire, sepse dihet që Orikumi është pjesë e tokës së fisit ilir të amantëve. Në gjithë këtë zonë ka shumë shpella që brenda tyre ka shumë histori për të dalë në dritë. Dikur Lukiani shkruante se “këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta i vë në lëvizje dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve.” Mbas Karaburunit gjendet një liman që quhet Gramata e banorët i thërrasin Grama. Ky liman, në ditët e sotme, është një kompleks, me tuma, qeramikë, amfora nënujore, aty është gjetur dhe një anije me vela ilire. Dijetari i shquar gjerman Hans Treidler ka shkruar se Gramata e sotme ka qenë limani i fisit të vogël ilir Encheler, që nuk mund të dilte drejtpërsëdrejti në Orikum, ku ish vendosur kolonia greke, ndërsa mitologu grek Apolonius Phoius thotë se Zeusi i drejtonte vetëtimat për të dëbuar gjindin e racës së Encheler. Në një nga shpellat e famshme të kësaj zone do të strehohej, për tu ruajtur në shekujt që do të vinin më pas edhe ulqinakasi i famshëm Haxhi Aliu, emrin e të cilit e mban kjo shpellë sot e kësaj dite.
Nga gërmimet që ka bërë në trevën e Dukatit arkeologu shqiptar Pr. Neritan Ceka, ka gjetur varreza të lashta ilire të mijëvjeçarit të tretë p.e.r. Në thikat prej bronzi, karficat, sendet e tjera të stolisjes, që u gjendën në ato tuma, tregohej qartë se ilirët kaonë kanë jetuar në këto troje në periudhën kur shoqëria fisnore ishte duke u shkatërruar. Në Dukat toponimi “Gropa e Pirit”, vjen nga emri i lashtë “Gropa e Epirit”, ku i pirë do të thotë i pjerrët, që laget nga uji. Këtu ndodhet edhe një hon që quhet Gërxhinë, që s’është gjë tjetër veçse një gërxh i vogël, banorët fjalës Greqi i thonë Gërqi, dhe njerëzit e gërxheve, i quajnë me fjalën “grekërit” apo “gërxhianët” dhe është plotësisht e mundshme që romakët t’i kenë quajtur banorët e gërxheve, “graccianë” e vendin “Grecia”, nga që bregu ka qenë gjithmonë gërxhe-gërxhe. Këtu shtrohet dhe pikëpyetja e aludimi i madh i shumë shkencorëve, gjuhëtarë e historianë, se s’ka pasur kurrë grekë të vjetër, por ata ishin pallazgo-ilirët e gërxheve. Në se duam të studiojmë të vërtetat tona të mohuara, duhet gërmuar thellë në këtë zonë, sepse këtu është filli që pështjellon lëmshin, kjo zonë është palca e shqiptarisë./gazetainfopress.com/
KultPlus ju sjellë këngën “Nënë moj do pre gërshetin”, të Vaçe Zela. Sjellë mjaftë bukur nga Anjeza Shahini.
na na na na na naaaaaa….
nene moj do pres gershetin
e do dal malit perpjete
shoke e shoqe po ma presin
na ta bjeshk ku puthin rete
dil moj nane lajmero dasmoret
se do shkoj une partizane
mos me bej nuse zakoni
do marr pushke ne male te dal
Ref.:
ne mu t’ka ky rrip i pushkes
nene moj ne shi e n’er
do ta lidhe ne balle te luftes
do ta lidhe ne balle te luftes
me gershetin tim te prer
o mori nan
do ta lidhe ne balle te luftes
do ta lidhe ne balle te luftes
me gershetin tim te prer
o moj nan
ne te marrt malli per mua
dil degjo krismat nga mali
mbi lirin asgje nuk dua
se jam nuse partizani
mos i pyet zogjt neper pyje
ku kam qene e ku skam qene
gjurme me gjurme do le ca yje
te me gjesh kudo moj nane.
Një reagim i ashpër vjen nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrigjimin territorial të Kosovës. Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ bën akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, që nuk iu është bashkuar reagimeve për këtë debat. Ai drejtoi gishtin ndaj kreut të qeverisë, me pretendimin se Rama fshihet pas deklaratës së Thaçit, ndërsa sipas tij presidenti kosovar është vetëm ‘masha’. Teksa përdor disa fjalë në sllavisht nga ‘Provokacija’ tek ‘Uklanjanje breča’, demokrati ironizon Ramën, ndërsa e cilëson atë si ‘lideri rajonal’. Boçi tha se kjo ishte një tradhëti kombëtare, që pas saj fshihej Rama, ndërsa flet për skenarë të copëzimit të Kosovës.
REAGIMI I BOÇIT Nga PROVOKACIJA tek UKLANJANJE BREČA
PROVOKACIA nuk ka nevojë për përkthim, pasi është përdorur rëndom. Ndërsa UKLANJALE BREĆA fjalë për fjalë do të thotë “HEQJA E BREKËVE”. Zgjodha përkthimin literal në mungesë të shprehjes së duhur frazeologjike. Të dy nocionet janë sjellë për të shënuar pikat ekstreme të një rrugëtimi të turpshëm të kryeministrit më të dështuar shqiptar, në çështjen e KOSOVËS e jo vetëm. Sot, megjithë debatin intensiv, “lideri rajonal”- togfjalësh me të cilin e qesëndiste dhe e miklonte njëkohësisht Vuçiç – po hesht.
Po kërkon se e si të qëndrojë larg e të duket duarjashtë. Ndërkohë po hesht dhe sepse nuk mund të flasë për atë çka vetë ka gatuar dhe që kundërmon tradhëti. E në këtë histori Thaçi duket të jetë vetëm masha, mbajtësi i së cilës është ky Ramë. Padyshim përgjegjësi shtetëror është Thaçi, por përgjegjësi kombëtar është Rama. Pa Tiranën ishte e pamundur që Beogradi të kalonte në Prishtinë.
Projekti i sotëm i dorëzimit të Veriut të Kosovës, i kamufluar nën përcaktimin “shkëmbim territori”, nuk është as i ri dhe as i befasishëm. Përgatitja e tij nisi që kur nën një aureolē ndërkombëtare, Rama kaloi portën “e ndaluar” të vizitës në Beograd në nëntor 2014. I bojatisur nga “ustallarë” me një skenar perfid, përtej diplomacisë ai pati si episod PROVOKACIJA-n e famshme, “Kosova e pavarur, është tashmë një realitet”, që po ta lexosh sot të detyron një nënqeshje të fortë ironike. E ç’nuk kemi dëgjuar në atë kohë për këtë “trimëri”.
U përdorën aq elozhe, aq epitete, aq emfazë ligjërimore nëpërmjet zyrës së propagandës, sa nxjerrja e zorrëve ishte me e pakta. Gjithçka u ndërtua për të zhvlerësuar, sado pak, faktin e një realiteti të sanksionuar, autorë të cilit ishin dyshja Bush-Berisha, dhe për të ndërfutur aty realitetin e sotëm Rama-Vuçiç, të copëtimit të Kosovës. Skenari funksionoi dhe të fituar dolën të dy. Dhe Rama personalisht dhe Vuçiç. Rolet ishin ndarë e përcaktuar. Madje shpërblimin për këtë rol e morën dhe me mbështetje për zgjedhjet e ardhshme. Serbia ju gëzua dhe një përfitimi ekonomik ekzemplar me rrugën Nish-Beograd, pak më vonë. Ndërsa Rama u përcoll me një të kënduar “O Sole mio” i Ballkanit, si përqeshje e sinqertë dhe e gëzuar serbe nga Daçiç.
Dhe vërtet dielli ja kishte ndihur dhe për serbët, përderisa “faktori” i stabilitetit në rajon, “karikatura” e shqiptarëve e veshur shik, kishte pranuar me qef “UKLANJENJA BREČA-n”. Që shqip-shqip quhet as më shumë e as më pak TRADHËTI KOMBËTARE, për të mbajtur në dorë brekët e pushtetit.
E kjo “heqje brekësh” sot është duke u shpërfaqur nē gjithë dimensionin e saj të nguljes së thikës pas shpinës së kombit.
Një kullë e re do të ngrihet në Tiranë së bashku me një stadium të vjetër i cili do të rikonsturktohet. Ka qënë këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë një denoncim në lidhje me stadiumin “Selman Stërmasi”, të cilin ai e quan me emrin e vjetër stadiumi “Dinamo”. Çollaku thotë se ky stadium shumë shpejt do të prishet dhe do të ndërtohet një tjetër me kullë, si ai i “Arenës Kombëtare” që është afër përfundimit.
REAGIMI I Këshilltarit të PD/ Nje Kulle e Re ne Tirane !!! Shume shpejt Tirana do te kete nje Kulle Tjeter me Stadium. Bashkia dhe Rilindja ia kane vene syrin stadiumit “Dinamo”. Do ta shembin dhe do te ndertojne nje Kulle me Stadium perreth. Grupi i punes ,”konfidencialisht”,ka filluar pune. Proceduren e njihni. Thase me euro per tu pastruar. Zgjidhet biznesi i sigurte. Propozohet PPP (si puna e Teatrit). Fillon propoganda denigruese dhe socrealiste per Tiranen e Re. Behet ligj special ne parlament. Fillon ndertimi,pastrohen eurot. Tirana ka nje kulle me shume. Te gjthe jane te lumtur. Dhe mos harroni…pas nje viti,Votoni prape Rilindjen.
Një tjetër skandal në rradhët e Polisë së Shtetit vjen si denoncim nga qytetarët. Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook, ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se konkurrimi në akademinë e shtetit, është mashtrim, pasi lista e fituesve është plotësuar më herët nga anëtarët e Fresh të PS-së.
Postimi i Berishës
Kjo eshte narokpolicia e ardhshme e narkopartise! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb “Prsh doktor Berisha. Mora vesh nga socialiste te flakte te forumeve rinore te ps se konkurimimi per akademin e policise qe do filloj se shpejti eshte mashtrim i madhe. Do dalin 150 fitues dhe nga cdo qytet po strukturat drejtuese vendore te ps po plotesojne listat me antare e fresh. Pra duhet te jesh antar i ps qe te fitosh konkursin pavarsisht nese je i afte a jo. Behe publike ta marrin vesh te gjithe ata njerez te ndershem qe duan te konkurojne qe mos te lodhen kot. Anonime dhe respekte”
Për një shëndet të mirë dhe pa ilaçe farmaceutike.
Kjo recetë e publikuar në artikull bën mrekulli me këto sëmundje dhe është fare e thjeshtë. Kërkon vetëm 3 përbërës që gjenden në çdo familje. Përveç se është e thjeshtë ajo nuk ka shumë kosto.
Qumështi me hudhër ndihmon në shërimin e astmës, pneunomisë, bronkitit dhe sëmundjeve tjera. Përbërësit: Dy gota qumësht, 8 hudhra, një gotë ujë. Hapi i parë që duhet të bëni është të pastroni dhe t’i qëroni hudhrat dhe në një tas t’i hidhni qumështin dhe ujin, pastaj ia shtoni hudhrat dhe i zieni, por pa i përzier.
Kjo pije duhet të përdoret e nxehtë dhe preferohet të konsumohet para gjumit.
Ekspertët thonë se kjo pije ndihmon në rastet e astmës, kollës, pagjumësisë, tuberkulozit etj. Qumështi përshtatet në mënyrë të përsosur me vetitë mjekësore të hudhrës, pasi që është antibakterial dhe ndihmon në heqjen e toksinave./korrieri
Juristja e njohur Eni Çobani së fundmi po tregohet gjithmonë e më shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj të shumtë copëza të vogla nga jeta e saj private.
Mëngjesin e sotëm Eni ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet me një shall në kokë, i cili nuk është i rastësishëm. Sikurse ka shkruar në përshkrimin e kësaj fotoje, një ndër mikeshat e saj më të mira është duke luftuar me jetën dhe si pasojë e sëmundjes i është dashur që të presë flokët, dhe Eni për t’u sensibilizuar me të ka lidhur një shall në kokë.
“Sot e fillova ditën me miken time të ngushtë e cila po kalon një sfidë të madhe me jetën të cilën po e sprovon shumë shpirtërisht dhe moralisht. Tek e shikoja më dukej sikur lexoja librin e jetës që nga loja me peta para pallatit dhe deri ditën kur ajo dhe unë u bëmë nëna dhe gra profesioniste. Më dolën lot pas xhamave të syzeve por e kapa dhe e shtrëngova fort dhe i thash ma lidh dhe mua këtë shallin në kokë si ty se dua të jem me ty kudo në të mirë dhe në të keqe dhe kështu të dyja do ta mundin të keqen në trupin tënd. Sot dua t’i lutem veçanërisht Zotit për miken time dhe për gjithë ato gra e burra që duan ta sfidojnë të keqen me forcë dhe vullnet. Se jeta është një dhe atë duhet ta jetojnë të gjithë secili në formën e tij…”, shkruan Eni krahas fotos duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.