Aurora

Uaa sa emocionuese! Ndodh propozimi përrallor për martesë në Dhërmi, ministri…

Një propozim përrallor që u organizua në fshehtësi të plotë, i ndihmuar rastësisht nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka ndodhur në Dhermi.

 

Ministri madje shpëtoi komardaren në formë unaze, të cilën era e fortë e degdisi në det.

Pasi djali u ul në gjunjë, shpërthyen fishekzjarret dhe xixat, ajo me lot në sy s’mund të thoshte gjë tjetër përveçse “Po, pranoj!”.

Uaa sa emocionuese! Ndodh propozimi përrallor për martesë në Dhërmi, ministri… Read More »

E hani pjeprin? Nuk e besoni çfarë efektesh ka në organizëm. S’e kishim ditur…

Tani qe kanë edhe stinen, me sigrui i keni shume qejf ti konsumoni. Jane te shijshem e te shkon goja leng kur i provoni. Behet fjale per pjeprin. Ekzistojnë tri lloje: ai i verës me lëkurë me relieve, ai me feta si të ndara në sipërfaqe dhe pjepri i dimrit, me lëkurë të gjelbër dhe me tul të tejdukshëm.

Pjepri është edhe i pasur me vlera të cilat favorizojnë mirëqenien, që ju ndihmon në ndjekjen e një ushqyerje të drejtë:

Pjepri është i pasur me ujë

I pasur me ujë ai ndihmon në mënyrë domethënëse hidratimin e organizmit tuaj, sidomos në verë, kur temperaturat janë tepër të larta.

Ju mund të përzieni një tas kos pa yndyrë me një pjesë pjepri për një minivakt të shëndetshëm me pak kalori, i cili ju ndihmon të mbani gjendjen e duhur të hidratimit: ndër të tjera kjo përzierje është pastruese për organizmin.

Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira

Si shumë lloje të tjera frutash, pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me betakarroten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave dhe në shfaqjen e strijave (zgjatimeve të dukshme jo estetike të lëkurës).

Po kështu para ekspozimit në diell, rekomandohet që të konsumoni pjepër, për të përfituar një nxirje më të bukur.

Vitamina B kundër urisë nervore

Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të hequr urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi.

Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve.

Pjepri është freskues dhe diuretik

Pjepri është një nga ushqimet më të preferuara në verë: ai është shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative.

Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku, hemorroidet dhe dhimbjet reumatike, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.

I duhuri për të luftuar të nxehtin dhe dehidratimin

Nuk duhet harruar se pjepri është i pasur edhe me kalcium, fosfor, magnez dhe potasium: pikërisht për këtë bëhet një shtesë e natyrshme për të rikuperuar forcat sidomos kur bën shumë nxehtë.

Kur zorrët bëhen “dembele” për shkak të temperaturave të larta, atëherë pjepri kthehet në një bekim të vërtetë.

Ai është mjaft i mirë edhe për gjakun, sepse ka veti dizinflamatore, diuretike dhe holluese, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, ndërsa ul dhe trigliceridet.

Është antistres

Pjepri është një ushqim që lufton stresin.

Një studim i kryer në Itali ia atribuon këtë veti antioksidantit të njohur si super oksid dismutasi i cili gjendet në këtë frutë.

Ai është një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin.

Shëron plagët

Vitamina C, e cila gjendet te pjepri, kryen një funksion të rëndësishëm në formimin e kolagjenit, duke ndikuar në shërimin e plagëve në lëkurë.

Vlerat ushqyese

Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyra, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra.

90% e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.

Pjepri, aleati i bukurisë

Pjepri nuk është i mirë vetëm për mirëqenien dhe metabolizmin, por edhe për bukurinë: ekstraktet e tij mund të përdoren si maskë për të tonifikuar lëkurën. Edhe ju mund të përgatisni një të tillë për të pasur një lëkurë të butë dhe të bukur duke bashkuar 1 decilitër lëng pjepri me 1 decilitër ujë natyral dhe 1 decilitër qumësht.

Aplikojeni në lëkurë si një krem normal. Po kështu ju mund të realizoni lehtësisht një locion rifreskues duke bashkuar pulpën e shtrydhur të pjeprit (të kaluar edhe në sitë) me një lugë gjelle argjilë të gjelbër. Mund ta aplikoni duke përdorur pambuk.

E hani pjeprin? Nuk e besoni çfarë efektesh ka në organizëm. S’e kishim ditur… Read More »

I ikën gruaja nga shtëpia, burri shkon ta kërkojë në Korçë, por…historia e djalit nga Tirana

Një situatë të pazakontë është duke përjetuar një i ri nga Tirana i cili eshte martuar me një vajzë nga Pojani i Korçës. Bashke kanë edhe një djalë. Por i riu thotë se prej një muaji po përjeton makthin më të madh të jetës së tij.

Krejt papritur gruaja u largua për t’u zhvendosur në fshatin e saj së bashku me fëmijën, duke e braktisur. Ky i fundit, teksa shkon ta kërkojë, përballet me një situatë të padëgjuar.

Gruaja nuk i flet, ndërsa fëmija vetëm qan. Askush nuk i jep shpjegime. Të vetmit që i flasin janë banorët përreth. Dhe e dini çfarë i thonë? Që gruas së tij i kanë bërë magji, pasi në atë fshat të gjithë dinë të bëjnë gjëra të tilla.

I dëshpëruar, ai shkruan në redaksinë e JOQ.al:

Qytetari shkruan: Më ka ikur gruaja me fëmijën. Vajta të takoja fëmijën dhe qante me të madhe. Nuk i kam bërë asgjë as gruas, iku se tha që do rrinte tek babi i vet. Nuk mban as telefon asgjë. Nuk më thotë as çfarë i kam bërë, kam qenë mjaft i dashuruar me të. Mos e nxirr emrin tim se më njeh gjithë Tirana. Pyeta në Korçë dhe më thanë të tërë që në Pojan bëjnë magji. Më kanë thënë të gjithë dhe ndaj dua ndihmëne fansave tuaj nëse është e vërtetë. Unë e lash gruan një muaj atje, por u turbullua çdo gjë”

I ikën gruaja nga shtëpia, burri shkon ta kërkojë në Korçë, por…historia e djalit nga Tirana Read More »

Pulë me kos dhe hudhra, supa e lehtë e stinës

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e shijshme të përgatitjes së supës me mish pule dhe kos e hudhra në shtëpi.

Përgatitja e Supës me Mish Pule dhe Kos/ (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish pule, 2 lugë gjelle miell gruri, Një filxhan çaji me kos, 1 kokërr vezë, Vaj ulliri, Pak gjalpë i freskët, Piper, Kripë, Majdanoz, 1-2 thelpinj hudhra të shtypura

Përgatitja

Si fillim, ju udhëzojme të pastroni me ujë të rrjedhshëm thelat e pulës dhe më pas vendosini në një tenxhere ku keni hedhur pak vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët.

Kaurdisini për 1-2 minuta nga të dyja anët, shtoni kripë dhe mbulojini mirë me ujë.

Lërini të ziejnë derisa mishi i pulës të jetë zbutur.

Ndërkohë, në një tas më vete rrihni vezën, më pas shtoni kosin dhe përziejeni mirë masën derisa ajo të bëhet homogjene.

Në vijim, vendosni një tigan në zjarr. Shtoni pak gjalpë dhe pak vaj ulliri dhe kaurdisni miellin derisa të marrë ngjyrë të artë.

Në këtë moment hiqeni nga zjarri dhe nisni të hidhni nga pak masën e kosit dhe vezës duke e përzjerë masën në mënyrë të pandërprerë derisa e gjithë masa të bëhet e njëtrajtshme dhe të mos ketë kokërriza.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, i largojmë thelat nga tenxherja dhe i lëmë mënjanë.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni masën e kosit me vezë dhe miell tek lëngu i pulës dhe përzjeheni mirë derisa masa të njëtrajtësohet me lëngun.

Vendoseni tenxheren në zjarr të ulët. Shtoni thelat e mishit të pulës dhe lëreni të zjejë për 5 minuta duke e përzierë herë pas here.

Në fund i hidhet piper, majdanoz, 1-2 thelpinj hudhra të shtypura sipas dëshirës.

Kur shërbehet i hidhet sipër sipas preferencës pak lëng limoni disa pika gjalpë të freskët të shkrirë./AgroWeb.org

Pulë me kos dhe hudhra, supa e lehtë e stinës Read More »

Efektet e pabesueshme të hudhrës kur e hani me stomakun bosh, do shëroheni nga këto sëmundje

Ashtu sikurse e dini, hudhra është shumë e dobishme për shëndetin tone. Ka mjaft efekte pozitive pasi mundet të parandalojë dhe shërojë shumë sëmundje. Kjo na eshte thene gjithmone.

Sipas eksperteve, mire eshte qe në mëngjes ta konsumojme me stomak bosh. Kjo do ta shtojë fuqinë e saj dhe do ta bëjë një antioksidues shumë të fortë. Për shkak se hudhra është një antibiotik dhe një antioksidant, i cili e mbron stomakun tuaj nga infeksioni dhe sëmundjet.

Kështu, kjo është ajo çfarë hudhra mund të bëjë për ju nëse e konsumoni në stomak të zbrazur:

Hudhra ka aftësinë që të ulë shtypjen e lartë të gjakut, pa pasur nevojë që të merrni ilaçe të tjera.

Inflamacioni, pa marrë parasysh se i cilit lloj është, mund të parandalohet dhe të shërohet nga hudhra.

Pacientët me artrit mund të përfitojnë nga kjo bimë. Duke ngrënë hudhër në stomak të zbrazur jo vetëm që do t’ju ndihmojë që të luftoni simptomat e artritit, por gjithashtu të lehtësojë dhimbjen.

Po, nëse hani hudhër në stomak të zbrazur, infeksionet do të largohen. Të gjitha llojet e infeksioneve bakteriale mund të mbahen larg nga kjo bimë e mrekullueshme.

Gripi, ftohja e shpeshtë dhe alergjitë janë shpesh rezultat i sistemit të dobët imunitar. Hudhra ka potencialin që të forcojë sistemin imun!

Parandalimi dhe trajtimi i problemeve të frymëmarrjes është diçka që hudhra e bën. Ajo mund të parandalojë pneumoninë, sëmundjet e bronkitit, kollën, bronkitin kronik dhe më shumë.

Madje, hudhra mund të trajtojë edhe simptomat e astmës dhe tuberkulozit.

Efektet e pabesueshme të hudhrës kur e hani me stomakun bosh, do shëroheni nga këto sëmundje Read More »

Jeni kthyer nga plazhi apo pishinat me sy të kuq? Mjeku ngre alarmin: Jeni prekur nga…(foto)

Vera, plazhet, pishinat sjellin sipas mjekëve edhe një problem për të mos u nënvlerësuar.

Quhet “conjuctivitis” apo e njohur ndryshe edhe si “Pink-eye”. Ai sipas mjekut infeksionist është një inflamacion i konjuktivës, shtresës shumë të hollë veshëse të syrit dhe pjesës që edhe shtrihet në anën e brendëshme të kapakëve të syrit.

Ja shpjegimi qe jep mjeku per kete rast:

Jeni kthyer nga plazhi apo pishinat me sy të kuq? Mjeku ngre alarmin: Jeni prekur nga…(foto) Read More »

Të hëngsha pozitivitetin…Rama reagon pas lajmit bombë

Ka zgjedhur nje video informuese për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, kryeministri Edi Rama kete mengjes te trishte per vendin, ku shumica jane te irrituar nga ngjarja makabre qe ndodhi nje dite me pare ne Selenice te Vlores.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan ai, duke ndezur edhe komentet qe i kerkojne te komentoje ngjarjen e trishte ku nje i ri vrau 8 persona te aferm duke shuar 3 familje.

“vdiqen nja 8 dje o mjeshter – apo sprish pune sduhet as dite zie as asgje. Te hongsha pozitivitetin tat qe nyl ngele gjith jeten ti”, i shkruan njeri prej tyre.

Të hëngsha pozitivitetin…Rama reagon pas lajmit bombë Read More »

Nuk do e besoni lajmin që sapo na dhanë sinoptikanët, java tjetër e gushtit do jetë…

Muaji Gusht nisi i nxehtë, me temperatura të larta deri në 38 gradë, por meteorologët thonë se nga dita e enjte ka nisur një rënie e lehtë, me jo më shumë se 1 gradë celcius.

Sinoptikania Tania Porja thotë për Top Channel:

Për sa i përket situatës termike mbetemi në vlerat e larta edhe për ditën e sotme, por edhe të shtunën. Ka patur një rënie të lehtë në verilindje dhe jugperëndim por rënia është thuajse e pandjeshme. Rënien e temperaturave do ta ndjejmë kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit duke filluar nga mëngjesi i së shtunës e në vijim”.

Pavarësisht shirave të lehtë lokalë, Meteoalb ka një lajm të mirë për ata që presin të pushojnë pas 15 gushtit. E sigurt është se: Askujt nuk do t’i prishen pushimet!

Sinoptikania shton:

Shirat do të jenë të përkohshëm në zonat e izoluara dhe më të mundshme janë në ekstremin verior dhe në zonat verilindore të Shqipërisë. Për sa i përket pjesës tjetër të gushtit, pritet në fakt javën tjetër një rënie e lehtë e temperaturave. Nuk presim maksimum mbi 38 gradë Celsius. Në dhjetëditëshin e fundit të gushtit presim një fuqizim të të nxehtit afrikan në të gjithë kontinentin Europian, rrjedhimisht edhe në juglindje ku bën pjesë edhe teritori shqiptar”

Nuk do e besoni lajmin që sapo na dhanë sinoptikanët, java tjetër e gushtit do jetë… Read More »