Aurora

Vrasjet në Selenicë/ Spiropali: Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Dënim maksimal autorit

Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së, deputetja Elisa Spiropali ka bërë thirrje për një fushatë publike për mbledhjen e armëve.

Në një reagim pas ngjarjes së rëndë në Selenicë ku u vranë 8 persona të një familjeje, Spiropali kërkon një ligj të posaçëm për ata që mbajnë armë pa leje si dhe dënim maksimal për vrasësit.

“Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.
Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!”, shkruan Spiropali.

(BalkanWeb)

Vrasjet në Selenicë/ Spiropali: Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Dënim maksimal autorit Read More »

Familja shqiptare po udhëtonte natën, para syve u shfaqet pamja e pabesueshme. Habiten kur…(fotot)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur para syve të disa shqiptarëve teksa kanë qenë duke udhëtuar në rrugën Prizren-Dragash.

Krejt papritur, në mes të natës, ata kanë hasur një fole, e cila kishte vezë.

Të habitur ata kanë realizuar foto, për të ditur kuptimin e vërtetë të këtyre vezëve.

Duhet theksuar se ato shihen të vendosur aty nga dora e njeriut, por cili të jetë kuptimi i vërtetë?

 

Familja shqiptare po udhëtonte natën, para syve u shfaqet pamja e pabesueshme. Habiten kur…(fotot) Read More »

Bashkia e Selenicës bën gjestin emocionues për 3 familjet që u ndodhi gjëma

Këshilli bashkiak i Selenicës ka zhvilluar një mbledhje urgjente, duke shpallur qytetin në ditë zie sot.

Gjithashtu të gjitha shpezimet e ceremonive mortore të tetë personave të vrarë nga Ritvan Zykaj pasditen e djeshme, do të merren përsipër Bashkia, ne nje gjest emocionues.

Ngjarja qe ka shokuar opinionin publi ka ndodhur te premten.

Autori ne polici ka pranuar krimin dhe nuk ka shfaqur shenja pendese.

Bashkia e Selenicës bën gjestin emocionues për 3 familjet që u ndodhi gjëma Read More »

Nga Shkodra deri në Gjirokastër, IGJEUM ngre alarmin: Rreziku sot është…

IGJEUM raporton se sa i ton rrezikut per zjarre, sot pasdite (e shtunë, dt.11) dhe nesër (e diel, dt.12) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit, përveç qarqeve Korçë dhe Gjirokastër, ku pritet niveli “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Përsëri, në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Korçë (Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.11) dhe nesër (e diel, dt.12) mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, të dobëta, lokalisht deri mesatare në 3 qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 31 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 16 / 28 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.11) dhe nesër (e diel, dt.12) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Nga Shkodra deri në Gjirokastër, IGJEUM ngre alarmin: Rreziku sot është… Read More »

Ky është programi 10 ditor, do t’iu pastrojë trupin dhe do humbisni deri në 5 kg

Ju tregojmë një menyre për të detoksifikuar trupin tuaj, duke humbur deri në 5 kg në vetëm 10 ditë. Programi është krijuar nga nutricionisti Mark Hyman, drejtor i Qendrës Klinike Cleveland për Mjekësi Funksionale, i njohur në Shtetet e Bashkuara kryesisht për qasjen e tij funksionale, që synon jo vetëm shërimin e simptomave të thjeshta, por të të gjithë trupit.

Tani, pas librit të tij të fundit “Dieta e ekuilibrit glicemik”, ai kthehet me “Dieta detox në 10 ditë”, duke na mësuar se si të rivendosim bilancin glicemik dhe të djegim dhjamin.

Ushqimet e ndaluara – Nëse është e vërtetë që ne jemi ajo që hamë, atëherë duhet të pyesim veten se çfarë është me të vërtetë e mirë për ne dhe çfarë jo. Në programin e hartuar dhe testuar shkencërisht nga Hyman, hapi i parë është detoksifikimi i kuzhinës suaj. Duke eliminuar të gjitha ushqimet që na dëmtojnë. Harrojeni sheqerin dhe kripën, shikoni për fruta dhe perime të freskëta.

Me pak fjalë, këshilla e tij e parë është që të përqendrohemi në produktet më të natyrshme të mundshme.

Furnizimi – Pasi të kuptojmë se çfarë duhet shmangur, duhet të mësojmë se ku duhet t’i blejmë ato që na nevojiten. Në libër, Dr. Hyman ndihmon ata që dëshirojnë të ndjekin rrugën e tij me një listë shumë të detajuar pazaresh që ndjek produktet natyrale dhe, për rrjedhojë edhe stinët dhe këshillon që të blini direkt nga tregu.

Çfarë duhet të reduktoni – Nëse ushqimet me sheqer duhen shmangur tërësisht, është e qartë se edhe doza e sheqerit që është e pranishme në ushqime duhet të reduktohet nëse nuk eliminohet përfundimisht. Por, edhe kafja dhe alkooli nuk janë dy aleatë për të riprogramuar trupin tuaj dhe për të humbur peshë. Rruga e Hyman do t’ju mësojë megjithatë se ka mjete të shkëlqyeshme për një mëngjes të mirë.

Si të revolucionarizoni kuzhinën tuaj – Nëse nuk keni dëshirë apo kohë për të gatuar, kjo nuk është rruga e duhur për ju. Nuk bëhet fjalë për ushqime të përgatitura, kështu që të paktën për këto 10 ditë duhet të kaloni kohë në kuzhinë. Por mos u shqetësoni, sepse nuk bëhet fjalë për gatime të ndërlikuara dhe që iu hanë shumë kohë. Hyman shkruan: “Nëse ju dini të lexoni, dini gjithashtu dhe të gatuani”. Mjafton të kaloni disa orë të ditës tuaj në sobë. Libri, në fakt, ofron të gjitha recetat e nevojshme për të ndërmarrë këtë rrugë, duke u dhënë mundësinë atyre që kanë më shumë përvojë për të përgatitur pjata më të ndërlikuara dhe atyre që nuk janë aq të zotët pjata më të thjeshta.

Lista e blerjeve ideale – Nëse vendosni të merrni këtë rrugë, gjithmonë keni në dorë listën e blerjeve të identifikuar nga Hyman të të gjithë atyre përbërësve bazë që janë esencialë për të përgatitur çdo gjellë. Nëse mendoni se kjo është edhe një dietë pa shije, ju jeni gabim. Erëzat janë më se të mirëpritura, sidomos ato detoksifikuese, të tilla si shafran i egër, ose piper i kuq. Por edhe salca që ju nuk do t’i kishit menduar , si për shembull mustardë. Dhe pastaj farat dhe vajrat bimore do të bëhen një domosdoshmëri. Por a do të hiqet uria? Makthi me të cilin duhet të përballen të gjithë është: “A do të më sulmojë uria?” Megjithatë, Hyman siguron që në dhjetë ditë askush nuk do të duhet të vuajë, sepse është një dietë që në vend të heqjes dëshiron të ribalancojë sasitë dhe sidomos të rivendosë një marrëdhënie të shëndetshme me ato ushqime që na bëjnë vërtet mirë. Atëherë, ja çfarë duhet të hani gjatë ditës.

Mëngjes – Nëse sipas Hyman kafeja dhe prodhimet e qumështit janë shkaku i parë i inflamacionit për trupin tonë, ditën e parë të dietës fillojeni me fruta të buta dhe të freskëta. Duke filluar me xhenxhefil dhe kastravec për të kaluar te luleshtrydhet dhe bajamet, pastaj proteina (por natyrale, si arra, fara kungulli) dhe drithëra.

Drekë – Për pushimin e drekës, nga ana tjetër, ka dy opsione. Ose një supë të nxehtë, por gjithmonë të shijshme, ose atë që Dr. Hyman e quan super sallatë, e cila është një zgjedhje e bollshme e perimeve pa niseshte (të tilla si panxhar, lulelakër, rrepa). Në çdo rast është e rëndësishme të shtoni, në mënyrë që të keni energji të nevojshme për të arritur fundin e ditës, gjithmonë disa proteina, si pulë, gjeldeti ose salmoni, shkruan “gazeta shqip”.

Darkë – Në këtë rast ju mund të zgjidhni për t’u angazhuar në përgatitjet interesante, por sigurisht më të shtrenjta në aspektin e angazhimit dhe të kohës, të tilla si kokos me salmon, apo recetave të tjera duke filluar nga gjoks pule dhe salmon aziatik i pjekur në skarë. Gjëja e rëndësishme, si për drekë, është të konsumoni proteina të shoqëruara me shumë perime (gjithmonë ato pa niseshte). Dhe për ata që nuk duan të hanë mish, ka edhe propozime vegjetariane dhe vegane në vend të proteinave të kafshëve të zakonshme./Panorama Plus/

Ky është programi 10 ditor, do t’iu pastrojë trupin dhe do humbisni deri në 5 kg Read More »

Njihuni me pasurinë e deputetit Dritan Bici, nga agronom kooperative, bujk, blegtor në sheik

Deputeti i fundit i PDIU privatizoi prona publike me shuma qesharake, pasi e përzuri Rama, u lidh me Shpëtim Idrizin dhe hyri në parlament.

Dritan Bici është deputeti i fundit që i ka mbetur partisë së Shpëtim Idrizit, pasi dy deputete të tjera shkuan në stanin e qeverisë. Nga agronom kooperative, Bici punoi ca kohë si mësues, më vonë si kryetar komune dhe më tej si kryetar i Bashkisë Gramsh. Kur Edi Rama vendosi të mos e kandidonte më, Bici u lidh me Shpëtim Idrizin, ku arriti të bëhet deputet. Bici rezulton se ka marrë pasuri publike, përmes privatizimit. Në parlament ka një grup deputetësh, të cilët falë lidhjeve të ndryshme dhe shfrytëzimit të pushtetit, kanë mundur të pasurohet shpejt dhe lehtësisht duke përvetësuar prona dhe godina shtetërore, me shuma qesharake. Bici deklaron disa shtëpi dhe njësi tregtare, për të cilat thotë se i ka blerë nga puna si agronom kooperative, si blegtor dhe bujk.

-Zotëron 50 % të një njësie tregtare (e pahipotekuar) në Bicaj, Lenie, blerë në vitin 1994 nëpërmjet privatizimit, me të ardhura nga puna në bujqësi, blegtori dhe kursime të pagave të anëtarëve të familjes, vlera 30 730 lekë.

-Zotëron 1 të 3 e një shtëpie banimi në Tiranë, (katin përdhes i një vile trekatëshe e cila është e përbashkët me prindërit dhe vëllezërit), shtëpi e cila është në proces legalizimi që nga 10.03.2005. Të ardhurat për këtë shtëpi janë siguruar nga kursimet e pagës si agronom, mësues, kryetar komune, të ardhura nga tregtia, bujqësia e blegtoria. Vlera e pronës, 3 000 000 lekë.

-Pronar me 100 % i një apartamenti me sip. 118.5 m2, hipotekuar më 22.02.2017. Të ardhurat për këtë ap. janë siguruar nga kursimet e pagës si kryetar komune dhe paga e bashkëshortes si kryeinxhiniere e ndërmarrjes së Ujërave Gramsh, të ardhura nga emigracioni, puna në bujqësi e blegtori dhe nga tregtia. Vlera e ap. 2 200 000 lekë, rivlerësuar më 08.05.2017 në vlerën 5 000 000 lekë.

-Pronar me 100 % i një apartamenti me sip. 99.5 m2, hipotekuar më 01.09.2011. Të ardhurat për këtë ap. janë siguruar nga kursimet e pagës si kryetar komune, si kryetar i PS-së Gramsh, si punonjës komune, nga kursimet e pagës së bashkëshortes si përgjegjëse e ndërmarrjes Rajonale të Ujërave Elbasan, dega Gramsh, pagës si punonjëse e prefekturës Elbasan, nënprefekti Gramsh, si kryetare e degës teknike në Ujësjellësin e Gramshit si edhe të ardhura nga bujqësia, blegtoria dhe qiraja e shtëpisë në Tiranë. Vlera e ap. 3 847 000 lekë, rivlerësuar më 08.05.2017 në vlerën 7 000 000 lekë.

-Pronar i një njësie tregtare me sip. 42 m2, hipotekuar më 01.09.2011. Të ardhurat për këtë njësi tregtare janë siguruar nga kursimet e pagës si kryetar komune, kryetar i PS-së Gramsh, punonjës i komunës Lenie dhe nga kursimet e pagës së bashkëshortes si përgjegjëse e ndërmarrjes Rajonale të Ujërave Elbasan, dega Gramsh, si punonjëse e prefekturës Elbasan, nënprefekti Gramsh, si kryetare e degës teknike në Ujësjellësin e Gramshit si edhe të ardhura nga bujqësia, blegtoria dhe qiraja e shtëpisë në Tiranë. Vlera e njësisë tregtare 2 436 000 lekë, e rivlerësuar më 08.05.2017 në vlerën 8 500 000 lekë.

-Pronar me 100 % i një toke bujqësore me sip. 680 m2 në fshatin Bicaj, Gramsh, përfituar nga ligji 7501. -Autoveturë tip ‘Volksëagen Tuareg’ blerë në shkurt 2016 me të ardhura nga shitja e autoveturës fuoristradë, vlera 553 278 lekë. -Të ardhura nga paga si agronom në kooperativën bujqësore Sojnik dhe Gribë, Gramsh për periudhën mars 1989 – shtator 1991, shuma 20 800 lekë. -Të ardhura nga paga si mësues në Lenie, Gramsh për periudhën tetor 1991 – 14.11.1996, shuma 298 372 lekë.

-Të ardhur nga paga si kryetar komune për periudhën 15.11.1996 – 15.11.2003, shuma 1 459 469 lekë. -Të ardhura nga paga si kryetar i PS-së, Gramsh për periudhën 16.11.2003 – 31.12.2005, shuma 805 000 lekë. -Të ardhura nga paga si punonjësi i komunës Lenie për periudhën 01.09.2007 – 30.06.2011, shuma 1 004 208 lekë. -Të ardhura nga paga si kryetar i bashkisë Gramsh për periudhën 01.07.2011 – 29.07.2015, shuma 2 934 722 lekë. -Të ardhura si drejtor rajonal i Ndërmarrjes Pyjore Elbasan për periudhën 20.07.2015 – 31.12.2015, shuma 217 968 lekë.

-Të ardhura nga ligji 8097, dt. 21.03.1996, i ndryshuar (suplementi shtetëror për periudhën 20.07.2015 – 31.12.2015.) , shuma 89 148 lekë. -Të ardhura nga paga si nënprefekt i Gramshit për periudhën 19.02.2016 – prill 2017, shuma 919 741 lekë. -Të ardhura nga shpërblimi si anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan për periudhën janar 2001 – tetor 2003 dhe periudhën janar 2011 – korrik 2015, shuma 428 504 lekë. -Të ardhura nga emigracioni për periudhën 01.07. 1994 – 31. 08 1994/ 01.07.1995 – 31.08. 1995 dhe 01.07.1996 – 31.08.1996, shuma 1 080 000 lekë. -Të ardhura nga tregtia për periudhën 1996 – 2003, shuma 2 200 000 lekë.

-Të ardhura nga vetëpunësimi në bujqësi e blegtori për periudhën 1993 – 2003, shuma 2 300 000 lekë. -Të ardhura nga vetëpunësimi në bujqësi dhe blegtori për periudhën 2005-2007, shuma 690 000 lekë. -Të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Tiranë për periudhën 01.01.2006 – 01.08.2016, shuma 2 520 000 lekë. -Të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Tiranë për periudhën 01.09. 2016 – 31.12. 2017, shuma 320 000 lekë. 17) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 10.09.2013 – 10.09.2014, shuma 452 100 lekë. 18) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën tetor 2014 – dhjetor 2014, shuma 990 euro. 19) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2015, shuma 3 600 euro. 20) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 01.01.2016 – tetor 2016, shuma 3 033 euro. 21) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën janar 2017 – dhjetor 2017, shuma 2 400 000 lekë. 22) Të ardhura nga qiraja e njësisë tregtare për periudhën janar 2012 – dhjetor 2017, shuma 2 190 000 lekë.

-Të ardhura nga shitja e makinës fuoristradë tip ‘Toyota’, 600 000 lekë. -Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si kryeinxhiniere në ndërmarrjen e Ujërave, Gramsh për periudhën 22.01.1998 – 15.04.2002, shuma 749 058 lekë. -Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si përgjegjëse e ndërmarrjes Rajonale të Ujërave Elbasan, dega Gramsh, për periudhën 15.04.2002 – 31.12.2002, shuma 172 726 lekë. -Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si punonjëse e prefekturës Elbasan, nënprefekti Gramsh, për periudhën 01.01.2003 – 14.09.2005, shuma 800 189 lekë. -Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si kryetare e degës teknike në Ujësjellësin Gramsh sh.a për periudhën 15.09. 2005 – 31.12. 2017, shuma 7 048 814 lekë./Pamfleti

Njihuni me pasurinë e deputetit Dritan Bici, nga agronom kooperative, bujk, blegtor në sheik Read More »

”Këto janë pasojat e 97-s tënde”, komentuesit shpërthejnë ndaj Sali Berishës

Deputeti demokrat Sali Berisha ka reaguar mbi ngjarjen  në Vlorë ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj beri kasaphane në 8 persona në fshatin Resulaj.

Teksa shpreh ngushëllime dhe përshkruan ngjarjen, Berisha ka hasur në komente mjaft të forta nga qytetarët.

Ata i kanë kujtuar ish-kryeministrit vendimin për hapjen e depove të armëve të cilat kanë shkaktuar mjaft ngjarje te rënda në Shqipëri.

”Këto janë pasojat e 97-s tënde”, komentuesit shpërthejnë ndaj Sali Berishës Read More »

Patate të Pjekura me lëng limoni dhe hudhra, receta që ju lë pa mend

Është një recetë fantastike me shije dhe aromë të mrekullueshme që shoqëron në mënyrë të shkëlqyer çdo gatim në tryezë. AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë mënyrën speciale se si të përgatisni patate të pjekura me erëza, lëng limoni dhe hudhra.

Përbërësit (Sasia e përbërësve përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. Më poshtë përbërësit pë 4-5 persona)

1.5 kg patate mesatare, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë gjelle gjalpë i freskët, 3-4 thelpinj hudhrash të shtypura, Dy lugë gjelle lëng limoni, Kripë, Majdanoz, Piper i Zi

Përgatitja:

Si fillim, parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Më pas nisni me përgatitjen e recetës. Qeroni me kujdes patatet duke ruajtur formën e tyre të rrumbullakët.

Përmes një thike të mprehtë prijini patatet në feta por jo mes për mes apo deri në fund. Prerjet bëjini feta-feta duke mos prishur formën e saj si kokërr (Si në foto) dhe hidhuni kripë.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon që në një tas të hidhni vajin e ullirit dhe shtoni lëngun e limonit, gjalpin e shkrirë në temperaturë ambjenti, hudhrat e shtypura si dhe erëzat.

Përzjeini mirë të gjitha bashkë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Vendosini patatet e prera në një tavë dhe përmes një furçe kuzhine lyejini të gjitha patatet me masën e vajit të ullirit të ullirit, limonit dhe erëzave.

Kujdesuni të lyeni edhe pjesët në brendësi të fetave të patateve.

Ndërkohë, ruani mënjanë një pjesë nga masa me vaj ulliri e erëza për ta përdorur edhe njëherë tjetër gjatë pjekjes.

Futeni tavën me patate të piqet në furrë përreth 1 orë.

Pas 30 minutave nxirrini dhe përdorni pjesën tjetër të mbetur të masës me vaj ulliri dhe erëza, lyeni patatet sërish dhe futini të piqen edhe për 30 minuta të tjera.

Shërbehen të ngrohta dhe janë shoqëruese fantastike të supave dhe gjellrave të ndryshme ashtu si edhe mishrave apo qofteve të shtëpisë etj shoqëruar me sallata të freskëta.

Patate të Pjekura me lëng limoni dhe hudhra, receta që ju lë pa mend Read More »