Aurora

Delfini i ngordhur në Durrës, profesori: Çfarë t’u desh që erdhe këtej nga anët tona

Profesori i njohur, Artan Fuga ka publikuar foton e një delfini të ngordhur në bregdetin e Durrësit. Por, çudia nuk vjen nga ngordhja e gjitarit, por nga sjella e autoriteteve, të cilët nuk bëjnë asnjë ekspertizë.

Plehra! Delfin i ngordhur i nxjerrë nga deti në Durrës në breg! Ne vend të bëheshin ekspertiza si duhet meqë kemi të bëjmë me një specie të mbrojtur, erdhi eskavatori, e ngarkoi në një rimorkio portabli, hodhi ca rërë përsipër dhe hë te…plehrat!

Cfarë plehrash! O Zot cfarë minimalistësh që jemi! Ai që ka dhënë urdhër që pa ekspertizë ta hedhin Delfinin në plehra ka bërë shkelje të ligjit! O i shkreti Delfin, cfarë t’u desh që erdhe këtej nga anët tona! Këtej ikin, ti si naiv erdhe! Tani aty te plehrat të hanë qentë e Durrësit!

Delfini i ngordhur në Durrës, profesori: Çfarë t’u desh që erdhe këtej nga anët tona Read More »

Policia e Shtetit prezanton Sidorelën, punonjësen e Rrugores në Gjirokastër: Këtë vit…

Sidorela është pjesë e Policisë Rrugor në Gjirokastër. Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në këtë qark për gjashtë muajt e parë ka pasur 50% më pak aksidente krahasuar me një vit më parë.

“Shërbejmë me përkushtim në rrugët e gurta të qytetit në menaxhimin e trafikut për mos të krijuar bllokime e pengesa në lëvizjen e turistëve të shumtë që vizitojnë qytetin muzeal, pjesë e UNESCO – s. Në qarkun tonë këtë gjashtë mujor, krahasuar me një vit më parë kanë ndodhur 50% më pak aksidente me pasoja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit prezanton Sidorelën, punonjësen e Rrugores në Gjirokastër: Këtë vit… Read More »

Gazetarët humbin toruan: Pse e bëre? Fol ore, se aty u tregove trim i madh

Gazetarët duhet në parim të jenë gjakftohtë por në këtë rast nuk kanë mundur dot ta ruajnë qetësinë në ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Edhe gazetarët, ashtu sikurse mbarë opinioni publik janë prekur e shokuar nga vrasja e 8-fishtë në Selenicë të Vlorës.

Ata njëri-pas tjetrit e kanë pyetur Ritvan Zykajn pse i vrau të afërmit, pse i vrau fëmijët… por vrasësi thjesht heshti në pritje të vendimit të gjykatës.

‘Aty u tregove trim i madh”, dëgjohet t’i thotë një prej gazetareve, tejet e revoltuar.

Gazetarët humbin toruan: Pse e bëre? Fol ore, se aty u tregove trim i madh Read More »

Dua publikon videon kur elektrizon publikun me flamurin kombëtar dhe bën shqiponjën me duar

Dua Lipa ka qenë kryetema e këtyre ditëve në Kosovë, falë pjesëmarrjes së saj në Festivalin Sunny Hill.

Ylli me renome ndërkombëtare ka qenë personazhi kryesor i edicionit të sivjetmë të këtij festivali, i cili mbahet në parkun e Gërmisë në datat 10, 11 dhe 12 gusht.

Këngëtarja e famshme e ka mbajtur koncertin e saj në ditën e parë të festivalit (të premten) duke krijuar një atmosferë të paharruar.


Dua Lipa gjatë interpretimit të saj në Sunny Hill

Ndërkaq, 22-vjeçarja ka qenë e pranishme në zonën VIP edhe në natën e dytë të Sunny Hill duke shijuar atmosferën e krijuar nga yjet vendore dhe shqiptarët tjerë të famshëm.

javascript:;

Dua publikon videon kur elektrizon publikun me flamurin kombëtar dhe bën shqiponjën me duar Read More »

Sir Noel Malcom: Shqiptarët bënë karrierë në Venedik se ishin të dobishëm

Sir Noel Malcolm është një historian dhe ekspert i Ballkaniz, si dhe një autoritet mbi idetë e periudhës së hershme moderne. Ai ka shkruar 11 libra të historie, biografi dhe ese. Në një intervistë të fundit për Washington Independent Review of Books, ai i është përgjigjeve të ndryshme, përfshirë pyetjeve lidhur me «Agents of Empire» («Agjentë Perandorie», v.j.),ku del në pah elementi i mrekullueshëm familjeve shqiptare në Venedik, që ishin bërë të rëndësishëm vetëm sepse ishin të dobishëm për perandorinë.

“Unë mendoj se kjo ishte veçanërisht e vërtetë për Perandorinë Veneciane, për shkakun që ju jepni: ajo zgjati një udhë të gjatë nga Venediku, përfshirë sllavët, grekët, shqiptarët dhe të tjerët në mesin e subjekteve të saj dhe ishte kryesisht i shqetësuar (për pjesën më të madhe të historisë së saj) që kanë të bëjnë me Perandorinë Osmane”.

Ai më pas përgjigjet se, burokracia osmane ishte e përbërë kryesisht nga skllevërit e krishterë. Disa nga aleatët e krishterë e shfrytëzuan këtë mundësi për të spiunuar.
“Brenda sistemit osman, skllevërit e krishterë dhe të huajt e kapur mendoheshin se ishin më besnikë ndaj sulltanit pasi ata ishin deracinuar – të ndarë nga çdo grup interesash brenda perandorisë.

Dhe të huajt e kapur kishin kthyer në Islam, gjë që do të thoshte këtë, nëse ata ndonjëherë do të ktheheshin në Evropë ata mund të burgoseshin (ose më keq) nga Inkuizicioni. Gjithashtu, ata kishin aftësi gjuhësore dhe njohuri të botës evropiane që mund të ishin shumë të dobishme për mjeshtrat e tyre të rinj”, përgjigjet Sir Noel Malcom.

Sir Noel Malcom: Shqiptarët bënë karrierë në Venedik se ishin të dobishëm Read More »

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Bushati: Të promovojmë vlerat e vendit tonë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, fton të rinjtë të promovojnë vlerat e Shqipërisë në Botë.

Ministri Bushati shprehet se “ndodheni në Shqipëri për pushime dhe keni ardhur të kaloni ditë të paharruara me të afërmit tuaj në zona të ndryshme turistike. Eksploroni bukuritë e vendit, në det, në mal, e kudo dhe publikojini me hashtagun #colorusofalbania2018. Ndajmë së bashku deri më 30 shtator pamjet e bukura të Shqipërisë”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, të rinjtë më mirë se kushdo tjetër mund të ftojnë njëri – tjetrin për t’iu bashkuar promovimit të vlerave të vendit tonë  në ColoursofAlbania2018 , shprehet Bushati.

Po ashtu, Bushati shpërndan një video, ku Inva Nela e kthyer në Shqipëri për të bërë pushimet, fton të rinjtë të promovojmë vlerat e vendit tonë.

“Jam kthyer në Shqipëri për të bërë pushimet. Më pëlqen shumë të eksplorojë destinacionet turistike të vendit tonë, çfarë e bëjnë atë unik dhe një thesar të pa zbuluar. Ndaj të ftoj ty dhe miq e tu të eksploroni ndani me ne ngjyrat më  të bukura në ColoursofAlbania2018”, shprehet Inva Nela./

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Bushati: Të promovojmë vlerat e vendit tonë Read More »

Thaçi: Kosova në prag të liberalizimit të vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë se, “12 gushti na gjen në një pozitë më të mirë pasi Kosova është në prag të liberalizimit të vizave dhe të rinjtë do të kenë mundësi të barabarta”.

Kosova ka të rinj dhe të reja shumë të talentuar, me plot energji për të punuar për vendin e tyre, tha Thaçi

Po ashtu, Presidenti i Kosovës, shton se “Dita Ndërkombëtare e Rinisë, 12 Gushti, sivjet na gjen në një pozitë më të mirë të të rinjve dhe me një përkushtim më të madh të tyre për njëri-tjetrin, përkundër që ende jemi larg asaj që ata kanë nevojë dhe ne duam”.

Duke vënë theksin te liberalizimi i vizave Thaçi shprehet se “tani jemi në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë dhe të rinjtë kosovarë së shpejti do të kenë mundësi të barabarta sikurse të gjithë të rinjtë tjerë europianë. Rinia është forcë e ndryshimeve pozitive në çdo shoqëri dhe fatmirësisht këtë vit edhe ne kemi pasur dinamikë të shtuar të të rinjve për pjesëmarrje në vendimmarrje, por edhe aktivizim më të madh të tyre për t’i bërë vetë ndryshimet që ata i duan”./atsh

Thaçi: Kosova në prag të liberalizimit të vizave Read More »

Largimi i 70% të të rinjve? Kolgega: Studimi, ‘fake news’ i kohëve moderne

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, zv.ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shpati Kolgega zgjodhi Korçën, si destinacionin e parë të nisjes së konsultimeve publike për Projektligjin e Rinisë, një iniciativë e qeverisë shqiptare me qëllim fuqizimin e të rinjve dhe shtimin e mundësive reale për ta.

Gjate bisedës se hapur, Kolgega u ndal ne prezantimin përmbajtësor të draftit, ku përfshihen çështje të ndjeshme si financimi i projekteve rinore, njohja e profesionit të punonjësit rinor, ngritja e drejtorive përkatëse dhe Planeve Lokale të Veprimit në çdo bashki të vendit etj.

“Synojmë pjesëmarrje të gjerë të të rinjve shqiptarë përgjatë këtij procesi, sepse ky Projektligj do të ketë rëndësi madhore në jetën e secilit prej jush. Shqipëria ka tanimë eksperiencën e mëparshme te vendeve të rajonit e atyre Europiane, te cilët janë ofruar gjithashtu për ekspertizë. Ky ligj vjen për here të parë pas dy dekadash kërkese nga shoqëria civile” – theksoi ai.

Duke u ndalur te lajmet e shpërndara së fundi, ku thuhet se 70 % e të rinjve shqiptarë dëshirojnë të braktisin vendin e tyre, Kolgega i ka cilësuar këto të fundit si laje të rreme dhe të pabazuara në asnjë studim real.

“Janë disa individë që për interesa financiare dhe politike shpërndajnë studime false, qe te krijojnë psikozën e një gjendjeje alarmante. Fatkeqësisht ky lajm është shpërndare si i vërtete, po dua t’ju them se është një ‘fake news’ i kohëve moderne. Në këto kushte, si e justifikojmë faktin qe sot ne Shqipëri jetojnë, punojnë dhe studiojnë rreth 25 mije te rinj italiane? Kjo nuk do të thotë, që nuk mungojnë sfidat për të rinjtë në Shqipëri, ashtu sikurse në çdo vend tjetër, por ndryshimi i kësaj here qëndron tek qasja e fokusuar dhe tejet aktive, që ne kemi ndaj problematikave të të rinjve”- permbyll Kolgega, duke uruar të gjithë të rinjtë në këtë ditë të veçantë./atsh

Largimi i 70% të të rinjve? Kolgega: Studimi, ‘fake news’ i kohëve moderne Read More »