Aurora

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Të rinjtë e Vlorës përqëndrohen në programin STEAM

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Brian Beckmann vizitoi American Corner Vlora ku u takua me një grup nxënësish nga Qendra Rinore e Vlorës / Vlora Youth Center dhe anëtarë të Këndit.

Po ashtu, Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Beckmann mori pjesë në takimin e tyre vjetor të planifikimit strategjik për vitin që vjen, ku nxënësit diskutuan ide rreth projekteve të ardhshme.

“Të rinjtë e Vlorës vendosën të përqendrohen në programin STEAM, bashkëpunimin rajonal dhe angazhimin qytetar në vitin e ri shkollor”, bën të ditur ambasada e SHBA-së në Tiranë./atsh

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Të rinjtë e Vlorës përqëndrohen në programin STEAM Read More »

Kinemaja botërore zbret në qytetin e bukur të Vlorës

Kinemaja botërore zbret në qytetin e bukur të Vlorës me projektin “Open Cinema” .

Një inisiativë e nxitur nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Media Desk Albania Creative Europe dhe Bashkia Vlorë .

Kinemaja verore në Lungomare nën çatinë e qiellit do të dhurojë 9 netë magjike që vetëm ekrani i madh di ti fal prej datave 13 deri më 21 gusht.

Projeksionet do të fillojnë në orën 8:30 çdo mbrëmje dhe do të mbarojnë në orët e pas mesit të natës.

Një maratonë e vërtet në një show me artistë dhe regjisorë të ftuar nën mikrofonin e artë të prezantueses së njohur Silvana Braçe.

Të ftuar special në natën e 13 gushtit janë artisti Bujar Asqeri,artisti i popullit Mumtaz Dhrami, mjeshtri i madh Petrit Puka e shumë personalitete të tjera të shquar të skenës tonë.

Mbrëmja e parë do të nisë me filmin nga Petrit Puka kushtuar artistit Mumtaz Dhrami me titull ”Jetë në bronz”.

Mbrëmjet magjike të kinemasë verore do e kthejnë Lungomaren në skenën e madhe të filmit sepse ekrani i madh i bashkon të gjithë./atsh

Kinemaja botërore zbret në qytetin e bukur të Vlorës Read More »

Kryetarja e bashkisë Sarandë merr lajmin e keq që në pikë të mengjesit

Fotografitë me koshat plot me plehra bënë xhiro në rrjetet sociale duke i bërë një dëm në imazhin e qytetit.

Për këtë arsye Inspektoriati i Mjedisit ka gjobitur kryetaren e Bashkisë Sarandë me 1.000.000 lekë, ndërsa firmën e pastrimit Korsel me 500.000 lekë për gjendjen e keqe të pastrimit në të cilën ndodhet qyteti.

Kryetarja e bashkisë Sarandë merr lajmin e keq që në pikë të mengjesit Read More »

Çfarë ndodhi me të ftuarit VIP në dasmën e Ledionit dhe Sarës? Kur shkuan në Itali…

Ata zgjodhen nje vend larg Shqiperise dhe edhe pse numri i te ftuarve VIP ishte shume i madh, te gjithe duket se kane nenshkruar nje kontrate per te mos zbuluar asnje detaj dhe asnje imazh nga dasma e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës që u mbajt në Komo të Italisë.

Kurioziteti per kete dasme është gjithnjë e më i madh. Vetë familjarët dhe çifti nuk kanë bërë asnjë postim në rrjetet e tyre sociale ama të ftuarit nuk kanë rezistuar dot dhe kanë treguar se si kanë zgjedhur të vishen dhe kombinohen në dasmën e vitit.

Mirëpo kur vjen fjala tek shpenzimet, secili i ftuar ka paguar gjithçka vetë, përfshirë edhe akomodimin. Burimet për “Prive” kanë theksuar se të gjithë të ftuarit kanë paguar vetë për gjithçka.

Çfarë ndodhi me të ftuarit VIP në dasmën e Ledionit dhe Sarës? Kur shkuan në Itali… Read More »

Tërmetet lëkundin sërish banesat, frikë dhe panik te qytetarët…

Qarku i Dibrës është kthyer në një epiqendër tërmetesh që prej së shtunës që pas tërmetit të fortë prej 5.1 ballë që shkaktoi dhe dëmtimin e shumë shtëpive në disa fshatrat.

IGJEUM ka regjistruar goditje te tjera termeti gjate nates deri ne oret e para te mengjesit te sotem. Epiqendra vazhdon te jete Bulqiza, nderkohe qe magnitura e termetit me te fundit regjistruar ne oren 03:24 ka qene 2.4.

Një tërmet i fuqishëm tronditi Shqipërinë pasditen e te shtunes, rreth orës 5 e 35 minuta, ku lëkundje të forta u ndjenë në të gjithë vendin. Por ky termet me magnitude 5.1 eshte shoqeruar me shume pasgoditje te tjera qe kane vijuar edhe gjate nates, sic e shihni ne tabelat me poshte, referuar IGJEUM. I fundit eshte shenuar ne oret e para te mengjesit, 04:44, 12 Km ne V-VP te Bulqizes.

Tërmetet lëkundin sërish banesat, frikë dhe panik te qytetarët… Read More »

Moderatorja shqiptare tregon si i blinte rrobat tek gabi…

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Fiori Dardha me opsionin në Instagram “ask me a question”, u ka dhënë përgjigje disa pikepyetjeve qe kane ndjekesit e saj. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe një sekret që shumë prej personazheve të famshme nuk preferojnë ta bëjnë publike.

Moderatorja ka treguar se është si të gjithë ne njerëzit e thjeshtë dhe madje ka blerë edhe veshje tek rrobat e përdorura apo siç e njohim ne “Gabi”.

“Veshjet që mbaj në përditshmërinë time sigurisht që i blej të gjitha. Veshjet që mbaj në ekran, në shumicën e rasteve sigurohen nga butik me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë, vite më parë kur nuk kisha mundësi të blija gjithçka të re”, ka shkruar.

Moderatorja shqiptare tregon si i blinte rrobat tek gabi… Read More »

Rama e nis ditën e me video, krenohet për vizitorët në Parkun e Amantias

Parku i Amantias në Vlorë është kthyer në një destinacion turistik, sidomos për vizitorët e huaj që vijnë në vendin tonë. Turistë nga Franca, Gjermania shprehen të befasuar nga ajo që kanë parë.

Videoja e përshtypjeve të turistëve është postuar nga Kryeministri Edi Rama në Facebook.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto mbresa fantastike të turistëve edhe më të shumtë këtë vit në Parkun e Amantias, ju uroj një javë të mbarë 🌹”- shkruan Rama.

Per te pare videon klikoni KETU

Rama e nis ditën e me video, krenohet për vizitorët në Parkun e Amantias Read More »

Kjo nuk pritej/ Rama reagon për herë të parë për ngjarjen e Selenicës

Edi Rama po shijon pushimet në jug të vendit, por edhe pasi kanë kaluar pak ditë nga ngjarja e paprecendent e Selenicë, ai nuk ka shkruar asnjë fjalë ngushëllimi për familjarët që humbën të dashurit e tyre, apo për vetë ngjarjen makabre që tronditi opionion publik.

Prej ditësh Rama, poston shifra nga ecuria e biznesit dhe qeverisjes, ndërkaq kanë qenë komentuesit ata që nuk kanë ngurruar të ironizojnë situatën reale të vendit, me pasqyrën virtuale të kryeministrit.

Një qytetar i shkruan se policia duhet të punojë më shumë me armët. Ndërkaq, Rama nuk ka ndijuar të shprehet se qeveria nuk ka lidhje me të tilla ngjarje.

Qytetari Pasqyre e bukur me 8 te vrare?policia duhet te punoj me shume ,me te vertet armet i kemi dhurate nga xhaxhi sali por ju duhet te beni dicka me shume

Edi Rama · Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!

Kjo nuk pritej/ Rama reagon për herë të parë për ngjarjen e Selenicës Read More »