Aurora

Vuçiç del hapur: Dua ndarjen e Kosovës, ky është qëllimi im

Debatet në Kosovë janë nxehur bashkë me temperaturat këto ditë dhe javë të fundit, ndërkohë që frazat më të përsëritura janë ndarje, shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh.

Presidenti Hashim Thaçi, flet për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Preshevës me Kosovën, e gjithë kjo në mënyrë paqësore, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kufijtë janë përcaktuar me luftë dhe vetëm me luftë mund të ndryshojnë.

Opozita ndërkohë ka qëndrimet e veta me LDK që thotë se do të kërkojë një interpretim nga gjykata kushtetuese për deklaratat e pamatura, siç i quan ajo, të presidentit. Ndërsa në anën tjetër të kufirit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë hapur se preferon ndarjen e Kosovës përgjatë linjave etnike.

‘Unë mbështes ndarjen e Kosovës, kjo është politika ime’, ka thënë Vuçiç për televizionin lokal N1 të enjten.

‘Të kesh një territor që askush nuk di si ta trajtojë, ose që shërben gjithnjë si burim konflikti të mundshëm, nuk është diçka e mirë. Qartazi, Beogradi do të donte të kishte të tijën Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe, ndërsa Thaçi flet për bashkim me Kosovën të Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare’, ka thënë Vuçiç.

Kanë qenë vetë drejtuesit lokalë të Preshevës ata që e kanë artikuluar qartë dëshirën e tyre por, ndërsa flasin për bashkim, edhe këtu ka një kleçkë. Lugina e Preshevës përbëhet nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, me këtë të fundit që drejtohet nga serbët, dhe në rast të një korrigjimi kufijsh, mund të mbetej jashtë./korrieri

Vuçiç del hapur: Dua ndarjen e Kosovës, ky është qëllimi im Read More »

Më thuaj sa të gjatë i ke flokët, të të them çfarë njeriu je

E Dije Që Edhe Gjatësia E Flokëve Të Tua Mund Të Tregojë Diçka Për Personalitetin Tënd? Edhe Pse Mund Të Duket E Pamundur Disa Karakteristika Tuajat Duken Që Në Paraqitje. Jut Hemi Çfarë Personaliteti Keni Bazuar Në Gjatësinë E Flokëve.
Flokë të shkurtër

Ke një karakter të qetë dhe shumë të pëlqyeshëm, ke shumë dëshirë të bësh miq të rinj. Shpesh merr vendime pa menduar. Nga ana tjetër kur duhet të përballesh me problem di të përshtatesh dhe të gjesh metoda për t’u marrë vesh. Flokët e shkurtër tregojnë se jeni praktike, ekstroverte dhe që dashuroni eksperimentet.

Flokë të gjatë deri tek shpatullat

Kanë një personalitet të thjeshtë por të drejtpërdrejtë. Mendojnë dhe veprojnë shpejt, shpesh janë egocentrikë. Gratë me këtë gjatësi flokësh janë të drejpërdrejta dhe dinë si të sillen. Kanë shpirt të lirë dhe e duan aventurën.

Flokë me gjatësi mesatare

Ato që zgjedhin këtë gjatësi flokësh janë shpesh të pakënaqura me pamjen e tyre. Janë eksperte në trajtimin e të tjerëve dhe e kanë shumë të lehtë të bëjnë miq dhe ti mbajnë. I pëlqen eleganca dhe për fat të mirë nuk i mungon. Kanë përsonalitet të ndryshueshëm dhe kërkojnë gjithnjë ekuilibrin në çdo situatë.

Flokë të gjatë

Gratë me flokë të gjatë pavarësisht moshës, jetojnë në botën e ëndrrave. Nëse je njëra prej tyre duhet të jesh e dashuruar me romanet romantike dhe je duke pritur princin e kaltër. Sa i takon meshkujve je selektive, kërkuese dhe xheloze. Bie shpesh në dashuri dhe je tepër e ndjeshme./korrieri

Më thuaj sa të gjatë i ke flokët, të të them çfarë njeriu je Read More »

Ish- shefi i SHIKUT plas bomben: Ju tregoj lidhjet e Berishës me Milosheviçin dhe serbët

Ditët e fundit debati politik në Shqipëri dhe përtej saj, është përqendruar tek akuzat e ndërsjellta mes Hashim Thaçit dhe Sali Berishës.

Presidenti kosovar i kujtoi Berishës lidhjet me Millosheviç dhe si e furnizonte ai Serbinë me naftë, edhe pse ishte në luftë me Kosovën.

Por si qëndron e vërteta e këtyre lidhjeve? Ish-kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi hodhi, thotë se bëmat e Berishës në këtë çështje tregojnë se ai ka lidhje me Millosheviç.

“Unë nuk mund të them sepse Berisha këto lidhje, edhe nëse ka patur, i ka bërë në mënyrë të kujdesshme.

Por, duke marrë të gjitha sjelljet e tij, qoftë kjo që po diskutohet sot, thyerja e embargos për Jugosllavinë tregon që ka lidhje. Shiko e ka thënë edhe Bullatoviç, një nga personazhet më kryesorë të asaj kohe.

D.m.th bëmat e Berishës tregojnë që ai ka pasur lidhje. Mesa duket ky ka gisht sepse ky ka përfituar nga kjo punë”, tha për Sot, Fatos Klosi.

Sipas tij, nëse vëzhgohen deklaratat apo veprimet e ish-kryeministrit, arrin në përfundimin e lartpërmendur.

“Për sa kohë veprimet e Berishës, sidomos kjo puna me embargon, kanë qenë në favor të Jugosllavisë në atë kohë, është e qartë që Berisha nuk e ka bërë ashtu siç e kam dëgjuar edhe unë që “e çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”.

Broçkull çdo gjë. Po të mos e kisha dëgjuar këtë shprehje unë, do ta kisha harruar vërtetë që Berisha është prononcuar”, u shpreh Fatos Klosi.

Ish- shefi i SHIKUT plas bomben: Ju tregoj lidhjet e Berishës me Milosheviçin dhe serbët Read More »

Deri kur do vazhdojnë temperaturat përvëluese? Sinoptikanët japin alarmin

Dje, sot dhe t premtja parashikohen të jenë tre ditët më të nxehta të verës, ditën e djeshme termometri ka regjistruar 39 grade Celcius, e po aq pritet të shkoje në maksimun edhe sot, po ashtu edhe përgjatë të premtes.

“Nga dita e diel e në vazhdim deri në fund të muajit presim që termometri të regjistroje maksimalisht 37 apo 38 grade Celcius. Nuk presim ndryshime shumë të ndjeshme të kushteve atmosferike deri në fund të muajit, pjesërisht moti do të jetë i  kthjellët. Pjesa e dytë e ditës, pritet të ketë vranësira, duke rrezikuar shira të izoluar, gjë e cila nuk do të ndikojë në uljen e vlerave termike gjatë mesditës.”

Sipas eksperteve të meteorologjisë ndërkombëtare, këto temperatura ekstreme që kanë përfshirë gjithë Europen janë të ndikuara nga ngrohja globale, por meteorologët shqiptarë thonë se për Shqipërinë këto temperatura nuk janë të jashtëzakonshme.

“Ne prezencë të El Ninjos këto temperatura në kontinentin europian do të ishin të justifikueshme, pasi tre vitet e fundit fenomeni El Ninjo ka qenë prezent në kontinentin europian rrjedhimisht dhe në territorin shqiptar ka shënuar temperatura shumë të larta, mbi 40 gradë dhe 43 gradë në zona shumë specifike…”

Edhe pse vapa ka qene përvëluese, El Ninjo thonë meteorologët këtë verë ka qenë i heshtur, dhe riaktivizimi i tij pritet te sjellë mot të ngrohtë edhe në nëntor.

“Me 85 % siguri parashikohet që El Ninjo të aktivizohet pjesërisht gjatë muajit Gusht dhe pjesën e mbetur të vitit 2018, pritet që moti të vijojë më i ngrohtë se sa normale dhe pritet që dhe për muajt Nëntor-Dhjetor reshjet të jenë më të larta se sa norma në territorin shqiptar.”

Deri kur do vazhdojnë temperaturat përvëluese? Sinoptikanët japin alarmin Read More »

Niko Peleshi shkon në festën e birrës me modelen bukuroshe, shikoni fotot që lënë pa fjalë

Festa e Birrës ka startuar në Korçë. Me qindra qytetarë janë ndisur drejt qytetit juglindor për tu bërë pjesë e traditës korçare, po jo vetëm qytetarë.

Dhe mes të pranishmëve të shumtë, në festën e mbrëmshme ishte dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i shoqëruar nga familja e tij.

Niko Peleshi ka publikuar foto nga festa, ku duket dhe vajza e tij Aleksia, me profesion modele.

Në fakt, Alesia nuk është aspak e panjohur për publikun, pasi jo pak herë është bërë kryetemë e mediave rozë.

Teksa Korça do jetë ‘flakë’ në 5 netët e organizimit të saj, nga dita e djeshme deri në 12 gusht.

Niko Peleshi shkon në festën e birrës me modelen bukuroshe, shikoni fotot që lënë pa fjalë Read More »

77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dentistin, çmimet më të larta në Europë

Edhe pse Shqipëria është shndërruar në një destinacion për të huaj që kërkojnë të marrin shërbime dentare, vetë shqiptarët nuk mund t’i përballojnë ato.

Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, e përpunuar nga Monitor, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Europë. Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend. Me gjithë atë kanë një diferencë me 10 pikë përqindje në krahasim me Shqipërinë.

Krahasuar me vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria renditet e fundit, ndërsa Maqedonia dhe Turqia kanë një nivel më të ulët se mesatarja e BE-së, ku përkatësisht 30 dhe 29% e të anketuarve janë përgjigjur që e kanë të vështirë të përballojnë përkujdesin dentar.

Më pas renditet Serbia me 43% e të anketuarve dhe Mali i Zi me 49% të tyre që thanë se kanë të vështirë ose shumë të vështirë për të përballuar kujdesin shëndetësor.

Mesatarja Europiane, për individët që kanë përgjigjur se e gjejnë të vështirë ta përballojnë është 36%. Vendet me përqindjen më të ulët në Europë janë Finlanda dhe Suedia, me përkatësisht 11 dhe 13%, të cilat pasohen nga Holanda me 13%.

Të huajt e zgjedhin se është lirë, por për shqiptarët…

Megjithëse të huaj që vijnë në Shqipëri për të marrë shërbime shëndetësore japin si arsye kryesore çmimet e ulëta, vetë shqiptarët e kanë të vështirë që ta përballojnë. Italianët kanë kryesisht numrin më të lartë të vizitorëve në Shqipëri për shërbime shëndetësore, kryesisht të cilat lidhen me përkujdesjen dentare. Megjithatë vetëm 44% e të anketuarve (në krahasim me 77% në Shqipëri) kanë thënë se e kanë të vështirë ose shumë të vështirë që të përballojnë kujdesin dentar.

Numri i shtetasve të huaj që kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri për arsye shëndetësore ishte 111 në pesë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Genti, dentist, thotë se italianët vijnë në Shqipëri pasi është 10 herë më lirë se në Itali për të vënë një dhëmb (80 euro në krahasim me rreth 800 euro), por ndërsa çmimet në Shqipëri janë të përballueshme për italianët, ato janë të papërballueshme për vetë shqiptarët.

77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dentistin, çmimet më të larta në Europë Read More »

Dy kg eksploziv në zyrën e Kryeministrit Haradinaj, pak pas kërcënimit me jetë

Në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka arritur një pako nga “Xhorxh Majkëll” me dy kilogramë eksplozivë të llojit tritol, siç raportojnë mediat kosovare.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se e gjitha ishte bërë për ta testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objektin e Qeverisë. Nga kjo del se gjithçka kishte dështuar në këtë aspekt, duke kaluar të gjithë filtrat e sigurisë.

Simulimi është bërë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit.

Zyra e Kryeministrit e pyetur për këtë çështje, kanë thënë se nuk kanë pasur raste të tilla.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë incident në praktikë, për të cilën ju po aludoni dhe as informacione për një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo ka shtuar se për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë kujdeset Policia e Kosovës. Por jo vetëm kaq – edhe dy raste tjera të simulimit në ndërtesën e Qeverisë kanë rezultuar të suksesshme.

Rasti tjetër ka qenë kur një “mekanik” ka arritur të hyjë në ndërtesën e Qeverisë me dy armë të llojit zolë. Kurse një person në cilësinë e një “invalidi” ka arritur që brenda objektit ta fusë në pushkë të gjatë. Krejt kjo në kuadër të simulimit.

Sipas mediumit, për dështimin e sigurisë në Zyrën e Kryeministrit dhe në objektin e Qeverisë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter.

Simulimi është bërë nga Njësia Antiterrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila bën simulime për sigurinë në institucione.

Po ashtu është provuar të merret përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Dy kg eksploziv në zyrën e Kryeministrit Haradinaj, pak pas kërcënimit me jetë Read More »

Pas vizitës në Vlorë, ja ku po relaksohet Haradinaj

Pas vizitës disaorëshe në qytetin e Vlorës, takimin me kryebashkiakun Dritan Leli, homazheve pranë varrit të Ismail Qemalit dhe vizitës në muzeun historik dhe të Pavarësisë, një pasdite relaksi buzë bregdetit të Jalës është mënyra më perfekte për të mbyllur ditën kryeministri Ramush Haradinaj.

Një ditë e ngjeshur kjo e sotmja, dhe ku gjatë paradites kryeministri Ramush Haradinaj çoi selam presidentit Hashim Thaçi se ” Hapja e temës së kujfive ishtë e papranueshme dhe se kufijtë nuk lëvizen me fjalë”.

Ora News ka arritur ekskluzivisht të filmojë disa momente kur kryeministri po pushon në bregdetin e Jalës.
Nga ana tjetër, në Prishtinë presidenti Thaci po mbante një konferencë për median sërish lidhur me propozimin për korigjimin e kufijve, ku nënvizoi sërish se korigjimi i kufijve nuk nënkuptonte ndarje të Kosovës.

“Për fat të keq për popujt e Ballkanit luftrat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i epilogjeve të atyre luftrave. Hapja e temës së kujfive është e papranueshme për mua.
Ajo për të cilën unë jam pro është që të më 1 janar të hiqet dogana midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Është një retorikë politike. Beogradi bën një retorikë, Prishtina i bën një kundërpërgjigje, në fund kufijtë nuk lëvizen me fjalë. Ne fatmirësisht jetojmë në demokraci por kufinjtë janë ndarë si rezultat i epilogjeve të luftrave. Nuk duhet të preken kufijtë.”

Ora News vuri re se në zonën ku po pushonte kryeministri Haradinaj ishin forcuar masat e sigurisë. Së bashku me të orët e relaksit pranë të bukrit bregdet të Jalës e kanë shijuar dhe i gjithë stafi i kabinetit që shoqëroi kryeministrin kosovar në këtë vizitë në Vlorë.

Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës vjen në Shqipëri në vizitë zyrtare gjatë këtij mandate, pas vizitës në shtatorin e 2017. Nuk dihet nëse gjatë këtij udhëtimi Haradinaj do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama që ndodhet me pushime në Dhërmi, për të disktuar mbi tezat e hedhura nga presidenti Thaçi për korrigjim kufijsh dhe bashkim me Luginën e Preshevës.

Pas vizitës në Vlorë, ja ku po relaksohet Haradinaj Read More »