Aurora

Prezantuesi i njohur i Top Channel më në fund pranon se është gej, qytetarët e masakrojnë me komente

Guximi i prezantuesit të njohur për të treguar hapur preferencën e tij seksual dhe fotot ku tregonte martesën me një mashkull, kanë bërë që një lumë ofendimesh shkojnë në drejtim të tillë në profilet e rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për prezantuesin e emisionit “Select” në Top Channel, Mishel Rrena. Ai kurorëzoi dashurinë e tij me partnerin Tian Oliver Murray, në Londër. Mësohet se dyshja kishin një lidhje të fshehtë që prej vitit 2014. Dy ditë më parë 22-vjeçari sfidoi opinionin publik dhe u martua me një mashkull. Mishel Rrena ish-moderatori nga Kavaja u shpërngul në Londër në mënyrë që të realizonte objektivat e jetës së tij.

Fotot nga ceremonia bënë xhiron e mediave në vend dhe Misheli njihet si i pari personazh publik në vend që shfaqet kaq hapur duke bërë publike edhe martesën e tij gay. Menjëherë pas publikimit të fotove, moderatori ra pre e ‘kryqëzimit’ në rrjetet sociale për shkak të komenteve ofenduese.

Misheli dhe partneri i tij, Tian Oliver Murray, që prej vitit 2014 kishin marrëdhënie sentimentale të fshehur, por më në fund të dy dolën me vendimin e martesës. Ajo që i martoi është pikërisht mikja e bashkëshortit të Rrenës, Brixhilda Rose, e cila në këtë rast kreu rolin e një prifti. Mësohet se ky vendim nuk ëhstë pritur aspak mirë nga familjarët e Rrenës. Siç dihet, mentaliteti shqiptar nuk ka arritur akoma në nivele të tilla.

Prezantuesi i njohur i Top Channel më në fund pranon se është gej, qytetarët e masakrojnë me komente Read More »

Bledi Mane: Ilir Meta kthehet në vendin e krimit

Nga Bledi Mane

“Vrasësi” Ilir Meta kthehet në vendin e krimit

Në jurispudencën penale, një idiome klasike mbetet e tillë pavaresisht vendit apo individit “Krimineli një dite kthehet në vendin e krimit”.

E tërheqin mijëra arsye në formë rezonancash të padukshme, sepse kërkon të bëjë bilancin me gjurmët nëse duken apo jo?

Dhe krimi si gjithmonë zbulon vetveten. Presidenca e Republikes së Shqiperise, sot qe pa gdhire, shpërndau fotografinë e Ilir Metës, bashkë me familjen qënkësh ngjitur deri në majën e malit të Tomorrit. Një nga malet legjendare e te bekuar që shikohet nga çdo cep i atdheut, sot është katandisur si nje plak zgjebarak i kafshuar nga makutëria.

E kanë gërmuar, e kanë poshtëruar, ia kanë tharë palcën, florën, faunën dhe prej shpatullave të tij deri në 2417 metra mbi nivelin e detit, kane nxjerrë pllaka guri duke ia përdhosur shenjtërinë.

Nuk ka nevoje askush të dije se cili individ apo parti politike ka licensuar biznesmenët e guroreve. Sot u ngjit mbi shpatullat e Tomorrit, tutori i shkatërrimit. Dhe si padashje, në foton familjare na tregoi sesi e ka katandisur malin e perëndive.

Ndoshta shkoi të rrëfehet e të kërkoje falje, ndoshta shkoi atje lart për t’u ngujuar prej turpit në teqenë bektashije e për të mos u kthyer më në Tiranë…

Ndërkohe mua, mali i Tomorrit më fanepset porsi djalli. Porsi Petrit Vasili me fanepset. I plakur, i poshtëruar, i lodhur, i mekur…

Bledi Mane: Ilir Meta kthehet në vendin e krimit Read More »

Ohh na shkoi goja lëng….si të bëni pulë me qepë, domate dhe speca. Receta me shije të përsosur

Kjo recetë nuk kërkon shumë mundim por shija e saj do t’ju magjepsë tërësisht e sigurisht do mbledhë gjithë familjen rreth tryezës. Këtu keni receten e përgatitjes së pulës me qepë, domate dhe speca. Ajo nuk kërkon shumë mundim por shija e saj do t’ju magjepsë tërësisht e sigurisht do mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.

Përgatitja e Pulës me Domate, Qepë dhe Hudhra

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 pulë e freskët 1 kg

Vaj ulliri

2 speca

2 kokrra qepë

2-3 thelpinj hudhër

3-4 kokrra domate mesatare

Rozmarinë

Dafinë

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni thelat e mishit të pulës me ujë të rrjedhshëm dhe më pas ta skuqni me vaj ulliri në një tenxhere.

Pasi thelat e pulës të jenë skuqur nga të gjitha anët shtoni dy gota me ujë, lërini të zjejnë për pak dhe më pas thelat e pulës bashkë me lëngun lërini veçmas për t’i përdorur më vonë.

Në vijim, vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni qepën e grirë hollë, bashkë me thelpinjtë e hudhrave dhe specat e prera në kubikë gjithashtu.

Kaurdisini me vaj ulliri derisa volumi i tyre të bjerë dhe më pas shtoni domatet e grira.

Kaurdisini sërish dhe lërini të gatuhen në zjarr përreth 10 minuta derisa të bëhen në formën e salcës.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni thelat e pulës dhe lëngun e saj.

Rregullojeni me kripë, piper të zi dafinë e rozmarinë (erëzat zgjidhini sipas preferencës)dhe lëreni të zjejë derisa salca të mpikset ose të trashet pak.

Ky gatim special special shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, byrekë shtëpie, bukë të thekur etj.

Ky gatim shoqërohet në mënyrë të përkryer gjithashtu edhe me pilaf. / AgroWeb.org

Ohh na shkoi goja lëng….si të bëni pulë me qepë, domate dhe speca. Receta me shije të përsosur Read More »

Nuk është euro, kjo monedhë ka pësuar luhatje të mëdha sot, nuk i dihet si do vejë puna

Pas Euros, duket se tani është radha e Dollarit amerikan që humb terren përballë Lekut në tregun vendas. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, një Dollar është këmbyer këtë të mërkurë me 108.39 lekë, me një rënie prej 1.49 Lekë nga një ditë më parë.

Sipas ekspertëve kjo rënie e Dollarit ishte e pritshme pas fuqizimit që monedha amerikane pati pak kohë më parë në bursat ndërkombëtare.

Ndërsa Euro është këmbyer me 125.53 Lekë, rreth 0.15 pikë më shumë se një javë më parë. Monedha e përbashkët europiane po qëndron stabile pavarësisht efekteve sezonale.

Banka e Shqipërisë vijon ndërhyrjen në treg duke mbledhur tepricën që akumulohet në valutë në tregun vendas. Pritet të shihet lëvizja e euros në fund të sezonit turistik ku siç dihet lëvizjet janë më të mëdha. Edhe në bursat ndërkombëtare, euro ka fituar terrenin e humbur ndaj Dollarit.

Nuk është euro, kjo monedhë ka pësuar luhatje të mëdha sot, nuk i dihet si do vejë puna Read More »

Doni të punoni në Gjermani? Ja si mund të merret viza për profesione që i mungojnë tregut të punës

Mijëra vende pune në Gjermani nuk plotësohen dot nga vendasit dhe për këtë arsye, po punohet për hartimin e një ligji të ri që do të thithë emigrantë të kualifikuar. Kështu për profesione që Gjermania do të ketë nevojë, do të pranohen emigrantë edhe jashtë BE-së, mjafton që të kenë kualifikimin e duhur.

Gjermania për këtë arsye duhet të jetë shumë më efektive në tërheqjen e punonjësve të kualifikuar nga vendet e treta, thuhet në dokumentin përkatës – me vende të treta nënkutpohen vendet jashtë BE-së.Dokumenti i formuluar nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe i pasuar për plotësim në Ministrinë e Punës dhe të Ekonomisë në fund të gushtit do t’i dorëzohet kabinetit të kancelares Angela Merkel. Me këmbënguljen e ministrit të Brendshëm kristiansocial (CSU)Horst Seehofer synohet që të evitohet një “migrim në sistemet e sigurimit social”.

Gjermania nuk preferon sistemin e pikëve

Ndryshe nga vendet si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia, qeveria gjermane nuk do të aplikojë sistemin e pikëve. Në një sistem të tillë migrantët i nënshtrohen një verifikimi prej disa etapash, në të cilin vlerësohen kryesisht arsimimi, gjendja financiare, njohuritë e gjuhës dhe aftësitë për në tregun e punës. Sipas kushteve që plotësojnë migrantët klasifikohen me një numër të caktuar pikësh. Nëse numri i pikëve është i lartë atyre u jepet një vizë. Nëse numri i pikëve është i ulët, ata nuk pranohen.

Një sistem i tillë me pikë u propozua në vitin 2016 nga partia socialdemokrate. Asokohe propozimi u mirëprit edhe nga partitë e tjera të qendrës së majtë. Në draftin aktual rekomandohet, që njerëzit të përzgjidhen mbi bazën e kritereve të sipërpërmendura, por jo me sistem pikësh.Se si mund të bëhet vlerësimi në rrethana të tilla, për këtë ekspertët aktualisht nuk janë të qartë. “Shtroj pyetjen, se si mund të zbatohet kjo”, thotë Thomas Liebig, studiues i migracionit pranë OECD-së (Organiazat për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin). “Unë nuk e di, se si mund të vlerësohen kritere të tilla. Në këtë rast është i nevojshëm një sistem pikësh.”

Rregullore e thjeshtë për kandidatët e kualifikuar

Për njerëzit me nivel të lartë arsimimi Gjermania ka ndërkohë një ndër ligjet më të thjeshta të migracionit në mbarë botën. “Në kushtet aktuale është më e thjeshtë të vish në Gjermani se sa p.sh. të shkosh në Kanada”, thotë Liebig. “Sistemi gjerman përqendrohet ndërkohë tek kualifikime mjaft formale. Nëse keni kualifikimin dhe një punë, mund të vini në Gjermani. Madje nuk është e detyrueshme të flisni gjermanisht.”Njerëzve me kualifikim të nivelit të lartë Gjermania u jep një vizë. Ju mund të vini edhe pa një vend konkret pune në Gjermani dhe të kërkoni punë.

Por ajo që mungon në Gjermani, janë njerëzit me kualifikim të ashtuquajtur të nivelit të mesëm: infermiere, kujdestarë, ndihmës në kopështet e fëmijëve dhe profesionistë si elektriçistë apo marangozë. Për të gjitha këto zanate duhet të ketë një kualifikim të zyrtarizuar. Sipas Liebig punë të tilla mbulojnë 60 përqind të tregut gjerman të punës.Deri tani ka pasur pengesa për njohjen e kualifikimeve të tilla. Shmangia e kësaj pengese, parashikohet në draft si “kyçi për një integrim të sukseshëm në tregun e punës” .

Shembull Danimarka

Eshtë e paqartë në draft, se çfarë kërkesash të mëtejshme janë të nevojshme: çfarë niveli të njohurive të gjuhës gjermane duhet të vërtetojë migranti i mundshëm? Duhet që aplikantët të kenë një ofertë konkrete pune nga një ndërmarrje gjermane?Ndërkohë duket, sikur qeveria gjermane po tenton të japë viza për ata që kërkojnë punë dhe kanë një nivel mesatar kualifikimi. Një model i tillë është provuar si mjaft i preferuar në Danimarkë. Por në Gjermani me këtë nuk ka asnjë përvojë.

Shumë gjëra varen nëse punëdhënësit gjerman janë të gatshëm ta marrin parasysh një risk të tillë, pra të punësojnë njerëz me vizën përkatëse. “Kjo është një pikëpyetje e madhe”, thotë Liebig. Ai tërheq vëmendjen, se shumë sipërmarrje gjermane nuk preferojnë të punësojnë njerëz nga jashtë. “Ne i kemi pyetur punëdhënësit gjerman, nëse kanë interes të marrin punonjës nga tregje të huaja pune. Përgjigja dominuese ka qenë: jo, në asnjë mënyrë.”“Për momentin duket sikur po aplikohet një sistem prej dy etapash: vijnë njerëz që kërkojnë punë. Nëse gjejnë një vend pune, atëherë ata marrin një vizë”, shpjegon Liebig.

Thjeshtimi i burokracisë

Për t’u bërë më atraktive për njerëzit me aftësi të veçanta apo arsimim të caktuar, Franca para pak kohësh ka precizuar një ligj migracioni. Ashtu si në Gjermani synohet që të thjeshtohet burokracia. Në rastin e Francës kjo prek kryesisht punonjës me funksione drejtuese për sipërmarrje ndërkombëtare, të cilët fitojnë mbi 5.000 Euro në muaj – normalisht këta janë shkencëtarë, punonjës në industrinë e argëtimit, punonjës sezonalë dhe profesione të regjistruara. Ndërsa Suedia ndjek një politikë shumë më liberale – “parimisht atje mund të shkosh për çdo lloj pune”, thotë Liebig. Franca në të kundërt është e mbyllur. Gjermania do të pozicionohet diku në mes.”/DW

Doni të punoni në Gjermani? Ja si mund të merret viza për profesione që i mungojnë tregut të punës Read More »

Moda, 10 veshjet që duhet të keni në vjeshtë

Shtatori dhe sezoni i ri i modës janë pothuajse në derë. Ndërsa jemi duke pritur, nuk ka asgjë më të mirë se të fillosh të marrësh një ide në lidhje me veshjet që sigurisht nuk mund të mungojnë në kodin tonë të veshjes për pamjen magjepsëse nga mëngjesi në darkë.

Duke filluar me disa artikuj të padiskutueshëm për veshjet me gjelbërim të përhershëm si; pëlhura klasike me ngjyrë bezhë, xhaketat ‘biker’ në versionin prej kamoshi dhe fundin e zi për ta veshur gjatë gjithë ditës.

Për t’u kombinuar me disa veshje të posaçme si pantallona të gjera, fustanet me gjatësi mesatare, trikot me shkrime dhe bluzat me temina për të shkëlqyer në mbrëmje.
Për të mos gabuar, ne kemi zgjedhur 10 nga tendencat më të forta të sezonit të ardhshëm, për të cilat do të jetë shumë e vështirë për të thënë jo./atsh

Moda, 10 veshjet që duhet të keni në vjeshtë Read More »

Faturat dhe pagesat e ujit, tashmë përmes celularit

Faturat dhe pagesat e ujit tashmë mund të jenë online në telefonin tuaj celular falë një aplikacioni.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë bëri të ditur se, “online.ukt.al mund të përdoret edhe nga telefoni celular”.

“Mjafton të shkoni në faqen e internetit online.ukt.al! Duke përzgjedhur “Apliko” ju do të kaloni në faqen tjetër të regjistrimit të të dhënave. Është e rëndësishme që të plotësoni saktë të gjitha fushat. Automatikisht nga sistemi gjenerohet një fjalëkalim. Vetëm me të dhe numrin e kontratës tuaj ju mund të aksesoni në faqen tuaj personale të të dhënave”, thuhet në njoftimin e UKT-së.

Në këtë mënyrë, qytetarët mund të kenë akses në gjithë historikun e faturave dhe pagesave të kryera.

Gjithashtu, përmes këtij aplikacioni mund të plotësohet dhe formulari i ankesës apo kërkesës./atsh

Faturat dhe pagesat e ujit, tashmë përmes celularit Read More »

Vazhdojnë modelet primitive të prodhimit të energjisë

Nga: SEEP, Vlorë

Ndërkohë kur në Vlorë do të nis ndërtimi i parkut fotovoltaik, që do të prodhojë energjinë elektrike direkt nga dielli dhe ky është trendi mbarë botëror, të tjerë vazhdojnë akoma me modelet tashmë të vjetëruara dhe primitive të prodhimit të energjisë me diga, betone, shkatërrimit të natyrës, dëmtimit të lumenjve, shtratit të tyre deri me përmbytjet që shkaktohen si pasojë por edhe thatësirën për tokat dhe bagëtitë e tyre, aq më tepër kur ngrohja globale po bëhet gjithmonë edhe më kërcënuese.

New Picture (4)

Shoqata Kulturore Atdhetare e fshatit Brataj shfrytëzoi rastin e festës së përvitshme që organizojnë me dt. 20 gusht dhe krahas festës banorët protestuan përpara mediave kundër ndërtimit të HEC -eve në lumin e tyre të trashëguar me shekuj, për shkatërrimin e natyrës dhe bujqësisë, klimës dhe shëndetit të popullatës. Por jo vetëm, ata janë të irrituar edhe për kulturën shumë shekullore të tyre që simbolizohet nga një urë e lashtë 800 vjeçare që zotron edhe statusin Monument Kulture që ruhet nga shteti.

Sipas projektit, kompania koncesionare Shushica Hidropower, do të ndërtojë disa diga mbi lumin Shushica dhe ujin do ta ¨burgosin¨ nëpër tuba për ti marë energjinë hidrike.

Ndërsa për bujqësinë, blegtorinë, vlerat natyrore, historike kulturore ose në fund të fundit  “të zotët e vatanit” siç i thonë ata, nuk i kanë marë në konsideratë. Kjo i revolton së tepërmi banorët dhe ata thonë se do ta ndalojnë me çdo kusht.

Nga një sondazh i hapur, që realizoi nëpërmjet rrjeteve sociale shoqata e fshatit Brataj, rezultoi se 83% u shprehën kundër ndërtimit të HEC-eve madje pjesa 27%  që votuan pro rezultuan se nuk ishin banorë të fshatit.

Në protestë mori fjalën edhe një rapsod popullor, që sipas traditës së zonës thuri bejte:

PO ÇE DUAM DJEPIN
KUR S’ KEMI EVLATIN
PO ASHTU DHE URËN
KUR I THAJMË SHTRATIN ?!

KUSH ËSHTË AJO DORË,
QË NA SHKRUAN FATIN,
TË LEMË SHKRETË TROJET
TË SHPËRNGUL BRATIN ?!

BURRA,                                                                                                                                                      MOS BINI NË GJUMË
PO BËNI KUVEND
E I IPNI DUM ….!

KUSH NGA TË DYJA
U PESHON MË SHUMË
TË BËNI NJË RRUGË,
A TË THANI NJË LUMË …?!

Banorët adresojnë shqetësimin dhe zërin e tyre tek vendimarrësit që të bëjnë kujdes dhe të dëgjojnë sovranin dhe të zotin e vatanit.

Organizatorët e protestës u asistuan edhe nga ekspertët e Rjetit Vizioni i Gjelbër dhe Rrjetit ECIM për problematikën mjedisore të HEC -eve.

Vazhdojnë modelet primitive të prodhimit të energjisë Read More »