Aurora

Gati 1 mijë lëkundje vetëm në një muaj… çfarë po ndodh me nën tokën? Sizmologët: Mund të…

Vendi ynë, sidomos zona e Qarkut të Durësit ka qenë e bombarduar nga tërmetet gjatë muajit korrik. Prej 4 korrikut kur u dënua tërmeti më i fortë me 5.1 ballë, deri më 9 gusht, ka pasur të paktën 930 tërmet.

Lëkundja sizmike e 930 është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit. Tërmeti ka qenë me magnitudë të ulët, 3.6 ballë të shkallës rihter. Sipas sizmiologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe.

Pra, vazhdimësia e lëkundjeve sizmike është normale, pasi sa më e vogël të jetë magnituda, aq më shpesh priten të ndodhin. Tërmeti me epiqendër në Kepin e Rodonit, konsiderohet me intesitet të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë. Ai nuk ka pasur lëkundje të tjera pasuese, ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit, një muaj më parë.

Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, sipas sizmiologëve, mund të aktivizohen zona të tjera në vend.

Gati 1 mijë lëkundje vetëm në një muaj… çfarë po ndodh me nën tokën? Sizmologët: Mund të… Read More »

Pensionistët ‘fshatarë” jetojnë më gjatë se ata “qytetarë’

Pensionistët e fshatit e gëzojnë pensionin më gjatë se ato të qytetit.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gratë pensioniste në fshat e gëzojnë pensionin për 27 vite, ndërsa gratë në qytet e gëzojnë pensionin për 25 vite.

Të njëjtat diferenca mësohet të jenë edhe për burrat. Pensionistët burra në fshat e gëzojnë pensionin për rreth 21 vite, ndërsa ata qytetit më pak se 20 vite.

Diferencat e jetëgjatësisë shpjegohen me kushtet më të mira klimaterike të fshatit me më pak ndotje. Ndotja shihet të jetë vitet e fundit shkaktari më i madh i sëmundshmërisë në vend sipas studimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga viti 2014 koha e gëzimit të pensionit është rritur dukshëm për të dyja gjinitë si në fshat dhe në qytet.

Sipas të dhënave mesatarisht koha e pensionimit ishte 24 vite për femrat, teksa shihet se gjatë këtyre katër viteve jetëgjatësia për femrat në qytet është rritur me 1 vit, ndërsa në fshat jetëgjatësia është rritur me më shumë se dy vite.

Jetëgjatësia e shqiptarëve është rritur dukshëm vitet e fundit. Banka Botërore në statistikat e saj për Shqipërinë ka gjetur se në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite.

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik thotë se jetëgjatësia në Shqipëri për vitin 2012 ishte më e ulëta në rajon për femrat (75 vjeç kundrejt 83 vjeç në Greqi, e cila kishte jetëgjatësinë më të lartë në rajon për femrat).

Për sa i përket jetëgjatësisë për meshkujt, në vitin 2012, shifra më ulët haset në Serbi (72 vjeç) e ndjekur nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi (73 vjeç).

Megjithatë raporti i ISHP shpreh nevojën për një regjistrim më cilësor të të dhënave shëndetësore në Shqipëri, sidomos për vdekshmërinë dhe shkaqet e vdekjeve P.sh., një ndryshim pesëvjeçar në jetëgjatësinë e pritshme është baras me një rrezik vdekshmërie dyfish më të lartë në çdo grupmoshë.

Në dekadën e kaluar, vihet re një rritje e qëndrueshme për të dy gjinitë. Megjithatë, gjatë dhjetë viteve të fundit, jetëgjatësia u rrit 4.4 vite te meshkujt, por vetëm 3.1 vite te femrat./Monitor

Pensionistët ‘fshatarë” jetojnë më gjatë se ata “qytetarë’ Read More »

Shqipëria përsëri goditet nga një tërmet i fuqishëm

Shqipëria është goditur këtë të enjte nga një tërmet me magnitudë të dobët pranë Kepit të Rodonit.

Lëkundja me magnitude 3.6 ballë është ndjerë në orët e para të mëngjesit rreth orës 02:37.

Tërmeti është regjistruar 46 kilometra thellësi pranë Kepit të Rodonit. Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Pak javë më parë, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5.3 rihter me epiqendër në Durrës, lëkundje e cila u shoqërua me qindra pas-goditje të forta./infoship

Shqipëria përsëri goditet nga një tërmet i fuqishëm Read More »

“Korrigjim kufijsh”, zbardhet marrëveshja, ja cilat zona do të marrë Serbia nga Kosova

Ish-kryeministri Berisha ka vijuar të shkojë më tej me cështjen e tërësisë territoriale të Kosovës, teksa përmes një postimi në ‘Facebok’ ai tregon se cila është marrëveshja e arritur mes dy vendeve dhe se cfarë do të marrë Serbia. Ish-kryeministri ka publikuar dhe dokumentin në anglisht të Aleksandër Vuçiçit, sipas tij në të cilin flitet “për korrigjim te kufijve midis Serbisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshje win-win midis këtyre dy vendeve”.

Berisha duke iu referuar dokumenti shkruan se Serbia me këtë marrëveshje që synon do të marrë katër komuna, konkretisht: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.

POSTIMI I PLOTË: Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosoves dhe Serbise, eshte thjesht produkt i kuzhines se Beogradit! Te dashur miq, ketu me poshte keni nje dokument te kuzhines se Beogradit, ne te cilen flitet jo per ndarje apo coptim te territorit te Kosoves por per korrigjim te kufijve midis Serbise dhe Kosoves si dhe per marreveshjeëin-ëin midis ketyre dy vendeve.

Sipas ketij dokumenti: 1- “korrigjimi” i kufijve, term qe perdor sot Beogradi dhe argatet e tij ne Prishtine, nenkupton as me shume dhe as me pak se si ti kalojne Republikes se Serbise kater komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.  2- Kjo, sipas kuzhines se Beogrdit do te ishte nje marrveshje win-win, pra qe do te fitonin te dy palet. 3- Ne firmosjen e kesaj marreveshje duhet te jete Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatet e Beogradit qe perpiqen te mashtrojne shqiptaret me spekullime semantike te pregatitura ne kuzhinen e kryeqendres se Serbise dhe te servirura ne takime obskure te argateve te saj shqipfoles albanofob. Ketu me poshte, per cilindo qe ka interes, keni ne anglisht e think tankut te Aleksander Vuçiç! Sb

https://www.ceas-serbia.org/images/2018/CEAS_Study_-West_Side_Story.pdf

“Korrigjim kufijsh”, zbardhet marrëveshja, ja cilat zona do të marrë Serbia nga Kosova Read More »

At Zef Pllumbi: Ja pse jemi vendi ma i prapambetun i Europes !

At Zef Pllumbi: Ja pse jemi vendi ma i prapambetun i Europes !

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën.

Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.

Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . .

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”

At Zef Pllumbi: Ja pse jemi vendi ma i prapambetun i Europes ! Read More »

U “kruajt” me Saimir Tahirin, ndërkombëtaret shkarkojnë prokurorin e Krimeve të Rënda

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit  ka kërkuar  shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda Gentian Osmani, i cili njihet si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Kërkesa për shkarkimin e tij vjen pasi Osmani u konfirmua në detyrë nga KPK pak javë më parë.

Rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Osmani, ONM-ja ia ka paraqitur sot Komisionerëve Publikë. Komisioneri Publik do ta shqyrtojë rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publik.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas raporteve të KPK-së, Osmani nuk kishte probleme me pasurinë, duke u konfirmuar edhe nga DSIK për pastërtinë e figurës dhe përshtatshmërinë për të qënë prokuror. Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit  të Brendshëm, Saimir Tahiri./korrieri

U “kruajt” me Saimir Tahirin, ndërkombëtaret shkarkojnë prokurorin e Krimeve të Rënda Read More »

“E çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi shprehet se Sali Berisha ka pasur lidhje me serbët, por është treguar i kujdesshëm që të mos dalin në pah. Këtë ai e ilustron dhe me faktin se në kohën kur shkeli embargon e vendosur kundër Jugosllavisë, u tha se po e bënte për të ndihmuar kosovarët.

“Unë nuk mund të them sepse Berisha këto lidhje, edhe nëse ka patur, i ka bërë në mënyrë të kujdesshme. Por, duke marrë të gjitha sjelljet e tij, qoftë kjo që po diskutohet sot, thyerja e embargos për Jugosllavinë tregon që ka lidhje. Shiko e ka thënë edhe Bullatoviç, një nga personazhet më kryesorë të asaj kohe. D.m.th bëmat e Berishës tregojnë që ai ka pasur lidhje. Mesa duket ky ka gisht sepse ky ka përfituar nga kjo punë,”- tha Fatos Klosi.

Sipas tij, nëse vëzhgohen deklaratat apo veprimet e ish-kryeministrit, arrin në përfundimin e lartpërmendur. “Për sa kohë veprimet e Berishës, sidomos kjo puna me embargon, kanë qenë në favor të Jugosllavisë në atë kohë, është e qartë që Berisha nuk e ka bërë ashtu siç e kam dëgjuar edhe unë që “e çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”. Broçkull çdo gjë. Po të mos e kisha dëgjuar këtë shprehje unë, do ta kisha harruar vërtetë që Berisha është prononcuar”, u shpreh Fatos Klosi./korrieri

“E çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit” Read More »

Spitali në Vlorë, me apartura të reja në repartin e Radiologjisë

Në kabinetin e Radiologjise, me instalimin e aparateve moderne të radiologjisë dixhitale realizohet e gjithë gama e ekzaminimeve që përmbledh kjo fushë.

Këto ekzaminime përfshijnë ato të sistemit kockor, aspirator, kardiovaskular, të aparatit tretës, urinar etj. E veçanta e këtyre aparateve është doza minimale e rrezatimit dhe cilësia e lartë e imazhit që përftohet.

Me anë të këtyre aparateve dhe mjekët tanë me përvojë, mund të bëhet ekzaminimi i hershëm dhe si rezultat, trajtimi më i hershëm i një sërë patologjish.

Këtu kryhet një numër i madh grafish digitale, duke nisur nga ato më të thjeshtat, si ajo e sinuseve, Rg. e pulmonit (mushkërive), Rg e shtyllës kurrizore, Rg e këmbëve, duarve, etj. Rg e aparatit tretës direkt, Rg për ekzaminimin e zorrës së trashë, Rg për ekzaminimin e zorrës së hollë, Rg e duodenografisë hipotanike, Rg për ekzaminimin e ezofagut për trup të huaj etj.

Spitali në Vlorë, me apartura të reja në repartin e Radiologjisë Read More »