Aurora

Shefi i rendit në Delvinë lë nam, godet me shkop vartësit ndërsa ia merr valles (video)

Shefi i Rendit në Delvinë është filmuar në një situatë aspak të këndshme i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit. Ai ndodhet bashkë me disa persona të tjerë dhe ndërsa mban një shkop në dorë po udhëheq valle tradicionale të zonës. Videoja , e cila disponohet edhe nga ABC Neës, shfaq në disa momente të siklitshme të gjithë efektivët.

Me një shkop druri në dorë ai udhëheq vallen tradicionale të zonës, bashkë me disa nga vartësit e tij. Ndoshta është një gëzim familjar ose shefi ndodhet jashtë orarit të punës, por për një drejtues policie është e papranueshme të ndodhet në një gjendje të tillë kur është i veshur me uniformen e Policisë së Shtetit “Policët që duam” duhet të jenë pa bark të fryrë. Shefi e plotëson këtë kriter. Por paska ca dëshira të tjera.

Folklori, vallja e me to bashkë edhe pak raki. Ja, ky qengj largohet nga valleja e ahengut të improvizuar. Me siguri do t’i bashkohet më vonë tryezës, por i shkuar në hell. Prandaj dhe shfaqet për disa sekonda e vetmja femër. Këto skena i kemi parë te filmi, “Përrallë nga e kaluara” bazuar në veprën e Çajupit.

Megjithëse një shekull më parë, tradita ruhet. I njëjti version i komedisë shfaqet edhe në ditët e sotme. Këtë herë, me njerëz realë dhe me drejtues të policisë vendore të Delvinës. Si punonjës policie do dhe rregull. Nuk i pëlqen dridhja e vitheve të kolegut, prandaj një përkëdhelje me shkop e bind se valleja do ecë sipas ritmit dhe zakonit.

Shefi i “detyron” nën kërcënimin e shkopit të gjithë vallëtarët të ulen  përtokë. Njëri del nga rrjeshti dhe  shkopi për këtë punë është. Por tani është tepër vonë, vallja ka kaluar në “Kala Dibrançe”. Fundja pse jo?! Edhe ajo e traditës është.

Shefi i rendit në Delvinë lë nam, godet me shkop vartësit ndërsa ia merr valles (video) Read More »

Mosss / Momo, vjen në çdo telefon dhe kompjuter. Mos e pranoni. Është mashtrimi i ri që ju vë në rrezik

Nëse ju vjen një njoftim nga kjo lojë e quajtur “Momo” dhe me fotografinë e kësaj kukulle, refuzojeni!

Teksa ska kaluar shumë kohë kur loja e rrezikshme “balena blu” që përfundonte me vetëvrasje, u popullarizua së tepërmi dhe autorët synonin adoleshentët si targetgrup, një tjetër lojë virtuale e ngjashme po qarkullon së fundmi.

Një karakter kukull, i quajtur “Momo”, i përdorur në këtë lojë të re, synon fëmijët. Por si funksionon kjo lojë? “Momo” është një sfidë që inkurajon fëmijët të shtojnë një kontakt në Whatsapp. Ky kontakt i ri do t’u dërgojë vazhdimisht imazhe të dhunshme dhe hapi i fundit i lojës përfundon me vetëvrasje. Kjo lojë u krijua pas një fotografie të një skulpture femër që qarkullonte në internet.

Skulptura, me karakteristika groteske, u krijua nga një artist japonez i kukullave, Midori Hayashi. Kukulla “Momo” ka sy të mëdhenj, një karakteristikë kjo e dukshme. Pavarësisht krijimit të kësaj kukulle, artisti Midori nuk ka lidhje me këtë lojë të rrezikshme që qarkullon. Kjo sfidë që ka futur në “rrjetën e saj” tashmë fëmijë në SHBA, Argjentinë, Francë, Meksikë e Gjermani, mund të lidhet me vdekjen e një 12-vjeçareje nga Argjentina. Autoritetet e Buenos Aires po hetojnë lidhjen mes vdekjes së vajzës dhe kësaj loje të quajtur “Momo”.

Sipas mediave botërore, thuhet se 12-vjeçarja kishte postuar selfie duke bërë disa sfida përpara aktit të vetëvrasjes. Autoritetet e shteteve të tjera janë të shqetësuara për dëmet që mund të shkaktojë kjo lojë e re e rrezikshme, pasi vazhdon të qarkullojë në mediat sociale, si Whatsapp. Prindërit këshillohen që të kontrollojnë vazhdimisht telefonin dhe rrjetet sociale të fëmijëve të tyre.

Mosss / Momo, vjen në çdo telefon dhe kompjuter. Mos e pranoni. Është mashtrimi i ri që ju vë në rrezik Read More »

“Edhe mjeku nuk e identifikon dot”, rreziku nga virusi që po përhapet, Pipero: Kujdes se…

Pak ditë më parë, meningokoku ishte virusi vdekjeprurës i Meningitit i cili i mori jetën një vajze 17 vjeçare. E pas ketij rasti, mjeket bejne apel si të mbrohemi nga kjo sëmundje dhe tregojne janë shenjat e para të saj.

Ndaj sëmundjes së Meningjitit shkaktuar nga virusi i menigokokut bëhet shumë pak pasi sëmundja nuk lë kohë për të vepruar. Kjo ishte edhe një nga arsyet përse një 17 vjeçare humbi jetën vetëm pak ditë më parë. Në një intervistë për Report Tv mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se të gjithë janë të ekspozuar nga meningjiti, i cili për fat të mirë është më i thjeshtë për tu menaxhuar se sa meningokoku.

“Ka shumë njerëz që e kanë dhe e mbartin meningokun, në hundë kryesisht dhe gjatë tështimës prekjes me duar mund të na japin neve. Ndërkohë personi që e ka nuk zhvillon asnjëherë sëmundje, tek ne, që mund të mos kemi mbrojtje imunitare zhvillohet meningiti”.

Mjeku thotë se duhet të kemi kujdes për kushtet higjenike. Por cilat janë shenjat e meningitit?

“Është shumë e vështirë që një qytetar apo edhe mjeku i familjes ta identifikojë këtë sëmundje, është shumë e shpejtë. Shenjat e para janë dobësia e përgjithshme, temperatura e lartë, dhimbja e kokës dhe errësimi i ndërgjegjes dhe krahas kësaj disa njolla në lëkurë”.

Mjeku Pipero bën me dije se meningiti konsiderohet emergjent dhe nëse pacientët shohin të tilla shenja duhet të paraiteten menjëherë te mjeku.

“Edhe mjeku nuk e identifikon dot”, rreziku nga virusi që po përhapet, Pipero: Kujdes se… Read More »

Tërbohen “99-shat” e FSDKSH, me 299 milionë lekë të ilaçeve të rimbursueshme, blejnë makina dhe mobilje zyrash

Mund të duket çudi, por ka ndodhur para 3 ditësh, që brenda 2 njoftimeve për tendera, të bëra nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), të ketë dy skandale të rënda, që lidhen me falsitetin e datave reale të zhvilimit të tenderëve dhe përdorimin për blerje mobilje zyrash e makinash, të fondeve të ilaçeve të listës së rimbursushme.

Drejtori i FSDKSH Eduard Ahmeti, ish drejtor i Agjencisë së Prokurimeve Publike (kontrollit të tenderëve), ka fimosur dy tendera me vlerë totale 299 milionë lekë, për blerje mobiljesh zyre dhe blerje automjetesh, ndërkohë që ky fond është i paracaktuar nga Ahmetaj i ministrisë së financave, për ilaçet e listës së rimbursimit.

Në tenderin e parë, drejtori FSDKSH ka hequr 96 milionë lekë nga fondi i ilaçeve dhe i ka akorduar për blerje mobiljesh zyre, ndërsa në tenderin e dytë, ka hequr mbi 200 milionë lekë, për blerje automjetesh.

Por skandali nuk përfundon me kaq, mbasi sipas njoftimit zyrtar të FSDKSH, 2 tenderët janë shpallur në Buletinin e APP të datës 6 gusht 2018, për t’u zhvilluar në datën 31 korrik 2018 dhe në fakt, shefat e FSDKSH i kanë hapur ofertat e paraqitura, në datën 31 korrik ora 10.00 për tenderin e blerjes së mobiljeve dhe në orën 12.00, për tenderin e blerjes së makinave

Por, cili është ai “ekspert”, që mund ta sqaroj këtë histori pazaresh e falsitetesh të shefave të FSDKSH, të emëruar “me “konkurs e CV anti-korrupsion” nga kryeministri, që për një tender të zhvilluar 1 javë më parë, njoftimin për ta zhvilluar e bëjnë… 1 javë prapa!

Njoftimi për blerje automjetesh

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Adresa Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë Personi i kontaktit për këtë procedurë prokurimi është: Elkonis Buhaljoti, e-mail: [email protected] 3.Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-81476-07-31-2018

Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje Automjetesh”Fondi limit: 16,792,000 (gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë pa tvsh Kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin: 3 (tre muaj nga lidhja e kontratës) Afati kohor për dorëzimin e oferta-kërkesave për pjesëmarrje: 31/08/2018, ora: 12:00 Njoftimi për blerje mobiljesh

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Adresa Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë Personi i kontaktit për këtë procedurë prokurimi është: Elkonis Buhaljoti, e-mail: [email protected] 3.Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-81425-07-31-2018

Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Shpenzime për pajisje zyre” Fondi limit: 8,014,201.2 (tetë milion e katërmbëdhjetë mijë e dyqind e një pikë 2) lekë pa TVSH Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: për një periudhë prej 2 muajsh duke filluar nga lidhja e kontratës Afati kohor për dorëzimin e oferta-kërkesave për pjesëmarrje: 31/08/2018 ora 10:00/korrieri

 

Tërbohen “99-shat” e FSDKSH, me 299 milionë lekë të ilaçeve të rimbursueshme, blejnë makina dhe mobilje zyrash Read More »

Lungomare kthehet në një skenë madhështore argëtimi dhe mikëpritje

Vlora sonte kthehet në një vend feste. Mbrëmjen e sotme, Lungomare do të kthehet në një skenë madhështore argëtimi dhe mikëpritje për vizitorët e shumtë që po kalojnë pushimet verore atje.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në një prononcim për mediat ka dhënë disa detaje për festën ku është shprehur se ,” eventi do të mbahet në në Lungomare, me një tavolinë të madhe të shtruar përgjatë gjithë Lungomares duke filluar nga ora 21:00 e mbrëmjes. Gjithashtu, në këtë festë do të performojë dhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili është i ftuar special i kësaj mbrëmje. Kjo mbrëmje do t’i tregoi të gjithë pjesëmarrësve dhe mirëpritjen vlonjate”.

Leli shtoi se ”aktivitete do të ketë dhe në zonën e plazhit dhe do të jetë një super event dhe fal bashkëpunëtorëve dhe sponsorëve të shumtë. Sot është dita që unë të ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës të bëhen pjesë e këtij eventi, të argëtohemi të gjithë së bashku deri në orët e para të mëngjesit duke shijuar ritmet e muzikës”.

Në fund, Leli tha se,”kjo festë është gjithashtu është një iniciativë e bashkisë së Vlorës për të promovuar bizneset. Të gjithë bizneset janë pjesë e kësaj feste. Turizmi nuk është vetëm plazh, diell dhe restorante të mira, por është dhe argëtim. Mbrëmja e sotme, do të promovojë një vlerë të shtuar të argëtimit për të gjithë ata që vizitojnë Vlorën këtë sezon”, përfundoi ai./atsh

Lungomare kthehet në një skenë madhështore argëtimi dhe mikëpritje Read More »

SONDAZHI -Interes i jashtëzakonshëm nga turistët suedezë për Shqipërinë

Operatori i parë turistik në Skandinavi, “Apollo” ka filluar të zhvillojë fluturime direkte që në maj drejt Shqipërisë së paeksploruar. Interesi ka qenë i jashtëzakonshëm, madje shtatë në dhjetë suedezë shprehen se po planifikojnë të bëjnë një udhëtim të tillë. Shqipëria ndodhet gjithashtu edhe në destinacionet më interesante për vitin 2018 të revistës që i dedikohet udhëtimeve “Vagabond”.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Apollo” bashkë me kompaninë e sondazheve “Sifo”, arsyet kryesore përse suedezët duan të udhëtojnë në Shqipëri janë: (1) se është një alternativë e lirë; (2) për natyrën e bukur me male të larta dhe plazhe të pastra; (3) kombinimi mes një historie emocionuese, diellit dhe plazhit.

“Ka shumë interes për Shqipërinë si një vend shumë argëtues dhe nuk është për t’u habitur. Shqipëria me të vërtetë është një destinacion emocionues dhe udhëtimet tona të mëparshme në jug të Shqipërisë kanë qenë një sukses i vërtetë! Madje, këtë vit hapëm një linjë fluturimi direkte dhe një destinacion të ri. Resorti në Durrës, do e bëjë Shqipërinë një destinacion me peshë në të ardhmen”, thotë Peter Browall, drejtori suedez i “Apollo”.

Të rinjtë dhe familjet me fëmijë janë më të interesuarit

Sipas këtij sondazhi, janë kryesisht grupet e të rinjve, me moshë nga 18 në 44 vjeç dhe familjet me fëmijë që janë më të interesuara në këtë destinacion të ri dhe të paprekur.

Në këto grupe, 8 nga 10 thonë se po planifikojnë të shkojnë për pushime në Shqipëri.

Për më tepër, 10% e atyer që për përdorin udhëtimet me çarter shprehen se janë ndër të partë që interesohen të njohin Shqipërinë. /atsh

SONDAZHI -Interes i jashtëzakonshëm nga turistët suedezë për Shqipërinë Read More »

Rritja e konsumit dhe e investimeve private, ulet papunësia në vend

Përshpejtimi i ritmit të rritjes ekonomike në tremujorin e parë të vitit pasqyroi rritjen e shpejtë të prodhimit të energjisë elektrike, në përgjigje të kushteve të mira hidrike.

Kështu vlerëson Banka e Shqipërisë në raportin tremujor të politikës monetare.

Në terma më afatgjatë, zgjerimi i aktivitetit ekonomik u bazua te rritja e konsumit dhe e investimeve private, ndërkohë që deficiti i shkëmbimeve tregtare me jashtë u rrit dhe politika fiskale vijoi të mbetet në kahun konsolidues.

Të dhënat e tërthorta sugjerojnë se këto tendenca zhvillimi janë mbartur edhe në tremujorin e dytë.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është shoqëruar me rritjen e punësimit dhe rënien në 12.5% të normës së papunësisë.

Kjo normë përbën nivelin më të ulët historik të papunësisë të regjistruar në Shqipëri dhe sugjeron një përdorim gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese në vend.

Në përgjigje të saj, INSTAT-i raporton se paga mesatare reale u rrit me 2.3% në tremujorin e parë, çka përbën një premisë pozitive për forcimin gradual të presioneve të brendshme inflacioniste./atsh

Rritja e konsumit dhe e investimeve private, ulet papunësia në vend Read More »

Pastrohet lumi Devoll pas 30 vitesh, evitohen përmbytjet

Në një gjatësi prej rreth 1 km në të dyja anët e lumit Devoll në Maliq po ndërhyhet për pastrimin e inerteve dhe mbeturinave, një ndërhyrje kjo e para pas rreth 30 vitesh, që ndikon në shmangien e përmbytjeve në këtë zonë.

Në një prononcim për ATSH-në, Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topciu u shpreh se “kjo është një punë që po bëhet nga Bordi Rajonal i Korçës dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm situatën nga përmbytjet në stinën e dimrit”.

Por sipas tij, ndërkohë nevojitet një investim kapital për thellimin e lumit në një gjatësi prej 4 km poshtë urës së vjetër, një zonë shkëmbore kjo, për të cilën është çuar propozimi në Ministrinë e Bujqësisë.

Një tjetër ndërhyrje që nevojitet përveç thellimit të lumit, është edhe vendosja e hidrovorit. Të dyja këto investime, sipas Topçiut, do të evitojnë përfundimisht rrezikun e përmbytjeve në këtë zonë.

“Pastrimi në të dy krahët e urës së vjetër të Maliqit ishte një investim i kërkuar prej vitesh nga ana jonë, dhe që ndikon drejpërdrejt në evitimin e përmbytjes së fushës, që ka qenë problem prej vitesh”, tha Topçiu për ATSH-në.

Sipas tij, për 25-30 vjet nuk është bërë asnjë ndërhyrje për pastrimin e lumit.

“Në kohën e dimrit, sasia e ujit që vinte deri aty kthehej mbrapsht për shkak të mbushjes nga inertet dhe mbeturinat dhe sillte përmbytjen e fushës së Maliqit.

Ndërhyrja do të reduktojë rrezikun nga përmbytjet të kësaj fushe, por edhe do të ndikojë në nxitjen e prodhimin bujqësor të zonës. /atsh

Pastrohet lumi Devoll pas 30 vitesh, evitohen përmbytjet Read More »