Aurora

Delfinët nuk e “lëshojnë” anijen me turistë në Sarandë(VIDEO)

Një tufë delfinësh kanë qenë miq të udhëtimit të një grupi turistësh përgjatë detit Jon këto ditë të nxehta.

Një kamerat amatore e sjell nga turistët të cilët udhëtonin me një anije turistike kanë filmuar delfinët që po lëviznin në të njëjtin drejtim me anijen, duke i shoqëruar ata gjatë udhëtimit në afërsi të Kepit të Qefalisë, pranë gjirit të Kakomesë.

Turistët kanë mbetur të mrekulluar nga spektali i ofruar prej delfinëve të cilët kanë qenë shumë miqësor gjatë kohës që shoqëronin anijen./report tv

Delfinët nuk e “lëshojnë” anijen me turistë në Sarandë(VIDEO) Read More »

Shkëmbim territoresh’ të Kosovës shpërthen deputeti i PD: E gatuar nga Rama, kundërmon tradhëti, Thaçi masha

Një reagim i ashpër vjen nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrigjimin territorial të Kosovës. Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ bën akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, që nuk iu është bashkuar reagimeve për këtë debat. Ai drejtoi gishtin ndaj kreut të qeverisë, me pretendimin se Rama fshihet pas deklaratës së Thaçit, ndërsa sipas tij presidenti kosovar është vetëm ‘masha’. Teksa përdor disa fjalë në sllavisht nga ‘Provokacija’ tek ‘Uklanjanje breča’, demokrati ironizon Ramën, ndërsa e cilëson atë si ‘lideri rajonal’. Boçi tha se kjo ishte një tradhëti kombëtare, që pas saj fshihej Rama, ndërsa flet për skenarë të copëzimit të Kosovës.

REAGIMI I BOÇIT 
Nga PROVOKACIJA tek UKLANJANJE BREČA
PROVOKACIA nuk ka nevojë për përkthim, pasi është përdorur rëndom. Ndërsa UKLANJALE BREĆA fjalë për fjalë do të thotë “HEQJA E BREKËVE”. Zgjodha përkthimin literal në mungesë të shprehjes së duhur frazeologjike. Të dy nocionet janë sjellë për të shënuar pikat ekstreme të një rrugëtimi të turpshëm të kryeministrit më të dështuar shqiptar, në çështjen e KOSOVËS e jo vetëm. Sot, megjithë debatin intensiv, “lideri rajonal”- togfjalësh me të cilin e qesëndiste dhe e miklonte njëkohësisht Vuçiç – po hesht.

Po kërkon se e si të qëndrojë larg e të duket duarjashtë. Ndërkohë po hesht dhe sepse nuk mund të flasë për atë çka vetë ka gatuar dhe që kundërmon tradhëti. E në këtë histori Thaçi duket të jetë vetëm masha, mbajtësi i së cilës është ky Ramë. Padyshim përgjegjësi shtetëror është Thaçi, por përgjegjësi kombëtar është Rama. Pa Tiranën ishte e pamundur që Beogradi të kalonte në Prishtinë.

Projekti i sotëm i dorëzimit të Veriut të Kosovës, i kamufluar nën përcaktimin “shkëmbim territori”, nuk është as i ri dhe as i befasishëm. Përgatitja e tij nisi që kur nën një aureolē ndërkombëtare, Rama kaloi portën “e ndaluar” të vizitës në Beograd në nëntor 2014. I bojatisur nga “ustallarë” me një skenar perfid, përtej diplomacisë ai pati si episod PROVOKACIJA-n e famshme, “Kosova e pavarur, është tashmë një realitet”, që po ta lexosh sot të detyron një nënqeshje të fortë ironike. E ç’nuk kemi dëgjuar në atë kohë për këtë “trimëri”.

U përdorën aq elozhe, aq epitete, aq emfazë ligjërimore nëpërmjet zyrës së propagandës, sa nxjerrja e zorrëve ishte me e pakta. Gjithçka u ndërtua për të zhvlerësuar, sado pak, faktin e një realiteti të sanksionuar, autorë të cilit ishin dyshja Bush-Berisha, dhe për të ndërfutur aty realitetin e sotëm Rama-Vuçiç, të copëtimit të Kosovës. Skenari funksionoi dhe të fituar dolën të dy. Dhe Rama personalisht dhe Vuçiç. Rolet ishin ndarë e përcaktuar. Madje shpërblimin për këtë rol e morën dhe me mbështetje për zgjedhjet e ardhshme. Serbia ju gëzua dhe një përfitimi ekonomik ekzemplar me rrugën Nish-Beograd, pak më vonë. Ndërsa Rama u përcoll me një të kënduar “O Sole mio” i Ballkanit, si përqeshje e sinqertë dhe e gëzuar serbe nga Daçiç.

Dhe vërtet dielli ja kishte ndihur dhe për serbët, përderisa “faktori” i stabilitetit në rajon, “karikatura” e shqiptarëve e veshur shik, kishte pranuar me qef “UKLANJENJA BREČA-n”. Që shqip-shqip quhet as më shumë e as më pak TRADHËTI KOMBËTARE, për të mbajtur në dorë brekët e pushtetit.
E kjo “heqje brekësh” sot është duke u shpërfaqur nē gjithë dimensionin e saj të nguljes së thikës pas shpinës së kombit.

Shkëmbim territoresh’ të Kosovës shpërthen deputeti i PD: E gatuar nga Rama, kundërmon tradhëti, Thaçi masha Read More »

DENONCIMI/ Tirana shumë shpejt me një tjetër stadium me kullë

Një kullë e re do të ngrihet në Tiranë së bashku me një stadium të vjetër i cili do të rikonsturktohet. Ka qënë këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë një denoncim në lidhje me stadiumin “Selman Stërmasi”, të cilin ai e quan me emrin e vjetër stadiumi “Dinamo”. Çollaku thotë se ky stadium shumë shpejt do të prishet dhe do të ndërtohet një tjetër me kullë, si ai i “Arenës Kombëtare” që është afër përfundimit.

REAGIMI I Këshilltarit të PD/ Nje Kulle e Re ne Tirane !!! Shume shpejt Tirana do te kete nje Kulle Tjeter me Stadium. Bashkia dhe Rilindja ia kane vene syrin stadiumit “Dinamo”. Do ta shembin dhe do te ndertojne nje Kulle me Stadium perreth. Grupi i punes ,”konfidencialisht”,ka filluar pune. Proceduren e njihni. Thase me euro per tu pastruar. Zgjidhet biznesi i sigurte. Propozohet PPP (si puna e Teatrit). Fillon propoganda denigruese dhe socrealiste per Tiranen e Re. Behet ligj special ne parlament. Fillon ndertimi,pastrohen eurot. Tirana ka nje kulle me shume. Te gjthe jane te lumtur. Dhe mos harroni…pas nje viti,Votoni prape Rilindjen.

DENONCIMI/ Tirana shumë shpejt me një tjetër stadium me kullë Read More »

Akademia e Policisë, qytetari: Mos u lodhni, fitues vetëm anëtarë të FRESH

Një tjetër skandal në rradhët e Polisë së Shtetit vjen si denoncim nga qytetarët. Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook, ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se konkurrimi në akademinë e shtetit, është mashtrim, pasi lista e fituesve është plotësuar më herët nga anëtarët e Fresh të PS-së.

Postimi i Berishës
Kjo eshte narokpolicia e ardhshme e narkopartise! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb “Prsh doktor Berisha. Mora vesh nga socialiste te flakte te forumeve rinore te ps se konkurimimi per akademin e policise qe do filloj se shpejti eshte mashtrim i madhe. Do dalin 150 fitues dhe nga cdo qytet po strukturat drejtuese vendore te ps po plotesojne listat me antare e fresh. Pra duhet te jesh antar i ps qe te fitosh konkursin pavarsisht nese je i afte a jo. Behe publike ta marrin vesh te gjithe ata njerez te ndershem qe duan te konkurojne qe mos te lodhen kot. Anonime dhe respekte”

Akademia e Policisë, qytetari: Mos u lodhni, fitues vetëm anëtarë të FRESH Read More »

Vetëm qumësht dhe hudhra, ja çfarë shëron kjo recetë e çuditshme

Për një shëndet të mirë dhe pa ilaçe farmaceutike.

Kjo recetë e publikuar në artikull  bën mrekulli me këto sëmundje dhe është fare e thjeshtë. Kërkon vetëm 3 përbërës që gjenden në çdo familje. Përveç se është e thjeshtë ajo nuk ka shumë kosto.

Qumështi me hudhër ndihmon në shërimin e astmës, pneunomisë, bronkitit dhe sëmundjeve tjera. Përbërësit: Dy gota qumësht, 8  hudhra, një gotë ujë. Hapi i parë që duhet të bëni është të pastroni dhe t’i qëroni hudhrat dhe në një tas t’i hidhni qumështin dhe ujin, pastaj ia shtoni hudhrat dhe i zieni, por pa i përzier.

Kjo pije duhet të përdoret e nxehtë dhe preferohet të konsumohet para gjumit.

Ekspertët thonë se kjo pije ndihmon në rastet e astmës, kollës, pagjumësisë,  tuberkulozit etj. Qumështi përshtatet në mënyrë të përsosur me vetitë mjekësore të hudhrës, pasi që është antibakterial dhe ndihmon në heqjen e toksinave./korrieri

Vetëm qumësht dhe hudhra, ja çfarë shëron kjo recetë e çuditshme Read More »

Përlot mjeku shqiptar në Amerikë! Çdo vit sjell ilaçe falas për shqiptarët

Mario Ademaj ishte vetëm 17 vjeç kur mori vendimin për profesionin e jetës së tij. Ai nuk e kishte menduar se do të kthehej në Shqipëri për të bërë profesionin e mjekut, ardhur si dëshirë, pas  sëmundjes së rëndë të të atit, nga nevoja që ai kishte, prej së cilës arritën të fitonin vetëm 7 vite më shumë jetë. Mario jeton në Kaliforninë e largët së bashku me familjen dhe së fundmi bashkëshorten e tij, Artën.

Ai është shpërngulur rreth 20 vite më parë në Amerikë, si shumë shqiptarë me llotarinë amerikane. Por, sot, teksa shumë prej tyre kanë krijuar jetën stabilitetin dhe janë përshtatur me ëndrrën e madhe, Mario ka një amanet për të përmbushur. Të jetë mjek dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë. Ai ka vendosur ta bëjë këtë gjë në Shqipëri. Për 4 vite rresht ai vjen në atdhe dhe viziton njerëzit falas, duke u bërë një shembull konkret i asaj që thotë.

Isha në shkollën e mesme kur fillova mjekësinë për herë të parë dhe në atë moment babi im u sëmur me kancer pankreasi e për familjen tonë, që po jetonim ëndrrën amerikane atje në Amerikë ishte një gjë që na vuri shumë ne siklet. U gjendëm në një pozicion shumë të vështirë. Patëm një komunitet shqiptaro amerikan që na dha pak ndihmë për të krijuar dhe lidhje me spitalet dhe ishte ai moment që më tregoi se duhej ta bëja si qëllim të jetës time të punoja me popullsinë si punuan ata njerëz me mua kur isha në nevojë.

Shikoni videon:

Përlot mjeku shqiptar në Amerikë! Çdo vit sjell ilaçe falas për shqiptarët Read More »

Trondit Zylfie Haklaj: Ja si Sali Berisha punoi kundër Kosovës

Kosova është rikthyer edhe një herë tjetër në vëmendjen e opinionit publik pas deklarimit të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh. Ky zhvillim ka bërë që Zylfie Haklaj motra e katër vëllezërve Haklaj të vrarë të risjellë në vëmendje të shqiptarëve rolin e tropojanëvë dhe të familjes Haklaj në luftën për liri të Kosovës.

Ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” Zylfie Haklaj rrëfen se çfarë ajo di për vrasjen e një njeriu të rëndësishëm për UÇK siç ishte Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, i njohur me emrin “Mërgimi”, si dhe për vrasjen e mjekut Hazir Malaj. Zylfie Haklaj ngre disa pikëpyetje për rolin e Sali Berishës gjatë luftës së Kosovës.

Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Ajo akuzon ish-presidentin e asaj kohe se ka punuar kundër luftës çlirimtare të kosovarëve. Gjithashtu Zylfie Haklaj jep arsyet se përse sipas saj u vra i vëllai Shkëlqim Haklaj.

Në këtë rrëfim të ri për “Shqiptarja.com” Zylfie Haklaj tregon një ngjarje që lidhet me Suedinë ku ajo jeton. Zylfia tregon se vetë Sali Berisha përmes njerëzve të tij njoftoi shtetin suedez se ajo kishte lidhje me një “kriminel lufte” i cili ishte Ramush Haradinaj.

Haklajt, Berisha dhe Kosova

Në fillim të këtij rrëfimi të ri, Zylfie Haklaj thotë se “në të gjitha kohërat, Shqipëria ka patur figura te ndritura, po ashtu edhe në demokraci, siç është Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe shumë figura të tjera të cilët ja rrisin nderin dhe vlerat kombit shqiptarë”.

Por fatkeqësisht pohon ajo, disa politikanë të vetëshpallur si personalitete kombëtare, siç është tradhtari i kombit Sali Berisha, janë krimi dhe turpi i kombit, i cili na quajti ne të lidhur me serbin dhe me Bin Laden, por koha e vërtetoi të kundërtën, se në të vërtetë është vetë Saliu vegël dhe shërbëtor i qarqeve më të rrezikshme e kriminale me përmasa botërore.

Më tej Zylfie Haklja tregon për rrolin e familjes së saj para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ajo thotë: Familja Haklaj nuk ka bërë kurrë pazare në kurriz të çështjes kombëtare, por përkundrazi familja jonë ka dhënë ndihmën, mbështetjen dhe përkrahjen e saj gjatë të gjitha kohëve për sa i përket çështjes shqiptare të Kosovës.

Këtë Zylfie Haklaj e ilustron me disa të dhëna që lidhen me të vëllain.

“Halili, vëllai ynë ka dhënë kontributin e tij që përpara 1990, i cili ka patur lidhje me Grupin e Rezistencës, ku bënte pjesë edhe Mentor Kaci, i cili është nga Gjakova dhe një nga anëtarët e grupit të rezistencës. Grupi i rezistencës u dekonspirua dhe të gjithë anëtarët e saj u arrestuan nga shteti serb dhe njëkohësisht edhe vëllai ynë Halili u dënua në mungesë në gjykatën e Pejës, nga shteti serb me 8 vite burg.”

Sipas saj ka një kontrast shumë të thellë mes familjes Haklaj dhe vetë Sali Berishës për të cilin thotë: “Saliu, një antikombëtar i vërtetuar, i cili përçau dhe nxitësi i vëllavrasjes, ja se si shprehet përpara tropojanëve në mitingun e 22 qershorit 1997.

”Do të shfarosim komunizmin, do të çrrënjosim komunizmin, farën e serbit, farën e përçarjes, farën e ndasive kombëtare”. Ata që duan të marrin vota me serbin, do ta paguajnë shumë shtrenjtë votën e serbit. Vëllezër, unë kam besim të madh te ju, asnjë votë serbit, asnjë votë serbit, votat demokracisë, votat Shqipërisë. “Nisi njerëzit që tani, se ajo është kategorike. Nuk dal nga Tropoja pa e marrë me vete atë unë” (Urdhëron serish eskortën e tij Berisha. Gjatë kësaj kohe për Shkëlqim Haklajn.”

Zylfija tregon se në qershorin e vitit 1997 deri në janarin e vitit 1998, Fatmiri, vëllai saj ka qenë kryetar i Komitetit të Shpëtimit në Bajram Curri, dhe gjatë kësaj kohe ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë ku ishte përfshirë nga kaosi dhe terrori nuk pati asnjë vrasje, dhe Fatmiri në prag Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri 1998, i uron popullit tropojanë një vite sa më me pak dhimbje ku ju kërkon ndihmë dhe mbështetje të gjitha forcave politike pikërisht me këto fjalë.

”Me këtë rast kërkojë nga të gjitha forcat politike, nga të gjithë qytetarët e rrethit të Tropojës, nga shoqatat që të na ndihmojnë në vendosjen e rendit dhe të qetësisë publike”. Ky ishte mesazhi Fatmirit.

Vrasja e Shkëlqim Haklajt

Por Saliut i interesonte pikërisht destabilizimi i kësaj pjese të Shqipërisë, thotë Zylfija  ndaj ai organizoi atëherë vrasjen e Shkëlqimit, më 5 janar 1998, në mënyrë që të largonte Fatmirin si drejtues komisariati dhe duke nxitur vëllavrasjen destabilizoi edhe Tropojën. Në këndvështimin e Zylfie Haklajt këto veprime të Saliut ishin direkt në ndihmë të shtetit serb dhe kundër interesave kombëtare. Gjatë kohës së regjimit të Saliut kanë ndodhur shumë arrestime thotë ajo dhe fatkeqësisht edhe vrasje të personaliteteve shqiptare të Kosovës në Shqipëri.

Për këto vrasje ajo thotë: “Vrasja e këtyre personaliteteve me përmasa kombëtare të cilët janë vrarë në tokën mëmë, Saliu nuk ka bërë asnjëherë ndonjë akuzë apo ndonjë denoncim ndaj politikës ose personave të veçantë. Por cila është arsyeja që Saliu ka arrestuar edhe personalitete shqiptare të Kosovës me përmasa kombëtare dhe pse ai nuk është prononcuar ndonjëherë për krime të kryera në tokën mëmë kundër këtyre personaliteteve?”

Vrasja e Ilir Konushevcit

Në fillimin e majit të vitit 1998, kur gjërat që lidheshin me forcimin e strukturave të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin në pikun e vlimit, rrugës për në Tropojë, në një pritë të mirë-organizuar, u vranë dy nga drejtuesit kryesorë të strukturave të logjistikës, Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, i njohur me emrin “Mërgimi”, si dhe mjeku Hazir Malaj, burrë i shquar, i vënë krejtësisht në shërbimin e luftës për lirinë e Kosovës.  Zylfie Haklaj rikujton me detaje ditën kur ndodhi kjo vrasje.

“Në maj të vitit 1998, në Miliska të rrethit të Pukës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, ku janë vrarë Ilir Konushevci, i cili ka qenë një ndër themeluesit e UÇK dhe të logjistikës së saj dhe mjeku tropojan Hazir Mala, i cili po i shoqëronte autoritetet e UÇK për në Kosovë. Kjo çështje nuk është zbardhur edhe sot e kësaj dite. Kush fshihet pas kësaj vrasjeje dhe cilat janë arsyet e mos zbardhjes së saj? Kjo vrasje është një njollë e zezë për tokën mëmë dhe një tradhti ndaj çështjes kombëtare, ndaj kërkojmë me forcë që kjo çështje me përmasa kombëtare të hetohet me profesionalizëm dhe të ndëshkohen autorët e ngjarjes, sepse ky është edhe një detyrim ligjor e moral ndaj çështjes shqiptare të Kosovës. Nëqoftëse çështja është e komplikuar, mund të kërkohen ekspert të huaj për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj vrasjeje misterioze, por edhe shumë të përfolur. Kjo vrasje nuk duhet të jetë pa autor, sepse nëna nuk vret bijtë e saj”.

Akuzat e Berishës për Ramush Haradinaj

Zylfie flet edhe për kohën kur mbërriti në Suedi dhe tentativat e shtetit shqiptarë për ta ekstraduar. Se çfarë ndodhi ato vite ajo thotë: “Kur u ndalova në shtetin suedez për llogari të Saliut, më pyeten se ku kisha qëndruar deri atëherë kur u paraqita këtu, dhe kush më kishte mbajtur mua, dhe veç kësaj autoritetet suedeze më pyetën nëse e njihja Ramush Haradinaj dhe çfarë lidhjesh kisha unë me të. Ku ata me vendosën në tavolinë një letër me emrin e Ramushit, duke me thënë që ne kishim lidhje me kriminelet e luftës.

Unë pohova se nuk e njihja personalisht Ramushin, por në mënyrë indirekte, sepse ne njiheshim me shumë njerëz nga Kosova që ne i kishim strehuar dhe ndihmuar në mënyrë humanitare edhe bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të Ramushit. Ju pohova që Ramushi është Hero i Luftës ku më datën tre prill 2008, ai kishte marrë pafajësinë, në Gjykatën e Hagës. Ja deri ku kishin arritur mashtrimet e denoncimet e pa baza e të paskrupullta të Saliut, i cili i quante heronjtë e çështjes kosovare, kriminel lufte dhe mua bashkëpunëtore të kriminelëve.

Unë e di që Ramush Haradinaj dhe Luan Haradinaj kanë qenë një ndër figurat  më të njohura të luftës së Kosovës, por siç duket Saliu nuk e di këtë, ndaj e quan Ramush Haradinajn kriminel lufte ashtu siç pretendojnë serbët. Ju lutem që të dy shteteve shqiptare që të kërkojnë dokumentet që Saliu i ka dërguar shtetit suedez për ekstradimin tim, ku veç shpifjeve, mashtrimeve e manipulimeve për mua ai ka shpifur edhe për autoritete shqiptare me përmasa kombëtare, të cilët i kanë dhënë gjak dhe ditë nga ditët e tyre çështjes shqiptare të Kosovës.

Kjo tregon se Saliu jo vetëm, vret, mashtron e manipulon prova e fakte, por ai bënë edhe punën e armikut dhe vihet në shërbim të tij duke i quajtur të mirëqena ato që thotë Serbia”./korrieri

Trondit Zylfie Haklaj: Ja si Sali Berisha punoi kundër Kosovës Read More »

Guvernatori Sejko, prej 4 vitesh refuzon deklarimin e pasurisë, Ilir Meta pengon ILDKP ta ndëshkojë, ja “thesari” i tij

Prej 54 muajsh në detyrë, nuk po çon në prokurori “dosjen e zezë” të ortakut të tij në biznese, Ardian Fullanit

Gentjan Sejko, Guvernator i Bankës s Shtetit Shqiptar, pasuria:

1) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 104 m2 në Tiranë, blerë nga prindërit më 11.07.2007 për 5 500 000 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010. 2) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 65 m2 në Tiranë, blerë nga prindërit më 11.07.2007 për 3 000 000 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010. 3) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 70.2 m2 në Tiranë, përfituar nga prindërit me privatizim të vitit 1993 dhe vlerësohej për 56 242 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010.

4) Bashkëpronar me 50% i një ap.banimi me sip. 136.86 m2 në Durrës, blerë më 28.08.2013 për 103 000 euro, pjesë e regjimit martesor. 5) Pronar i truallit me sip. 238.7 m2 në Durrës, mbi të cilën është ndërtuar ap.banimit me sip. 136.86 m2, 442 375 lekë. 6) Bashkëshortja, bashkëpronare me 25% e një ap.banimi me sip. 69 m2, përfituar me blerje më 16.12.1996, 1 700 000 lekë.

7) Bashkëshortja, bashkëpronare me 25% e një trualli me sip. 4 420 m2 në Sarandë, trashëguar nga familja e babait. 8)Pronar me 100% i një depozite bankare me afat 12-mujor, 260 000 euro, pjesë e regjimit martesor. 9) Bashkëpronar me 50% së bashku me nënën i një depozite bankare me afat 12-mujor, 75 000 dollar. 10) Pronar me 100% i një depozitë elastike, 37 532 euro. 11) Pronar me 100% i një llogarie bankare, 145 438 lekë. 12) Kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 21.09.2006 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet, interes 5.6% dhe këst mujor 341 euro.

13) Kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 17.09.2008 me principal 52 000 euro, afat shlyerje 18 vjet, interes 2.06% dhe këst mujor 280 euro. 14) Kartë krediti e papërdorur me limit 4 000 euro. 15) Kartë krediti së bashku me bashkëshorten e papërdorur me limit 325 425 lekë. 16) Bashkëshortja, pronare me 100% e një llogarie bankare, 2 000 euro.

17) Bashkëshortja, pronare me 100% e një llogarie kursimi, 1 168 euro. 18) Bashkëshortja, pronare me 100% e një veture tip Renault Clio, blerë në vitin 2005, 4 000 euro. 19) Të ardhura nga paga si Guvernator i BSH, 5 487 032 lekë. 20) Të ardhura nga dieta për udhëtime e qëndrime jashtë vendit nga Banka e Shqipërisë, 7 790 euro. 21) Të ardhura nga dieta nga misioni në FMN, 1 000 dollarë.

22) Të ardhura interesa nga depozitë bankare dyemërore (Gent dhe Lutfije Sejko), 2 811 euro. 23) Të ardhura interesa nga depozitë bankare dyemërore (Gent dhe Lutfije Sejko), 1 022 dollar. 24) Të ardhura nga honorare si Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës Shqipërisë, 2 482 881 lekë. 25) Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime pranë Tirana Bank, 4 105 405 lekë. 26) Gjendje depozitë bankare dyemërore Gent dhe Lutfije Sejko, shtuar me 2 811 Euro ku burimi i shtesës është interesi bankar nga depozita me deklarim fillestar 260 000 Euro .

27) Gjendje depozitë bankare dyemërore Gent dhe Lutfije Sejko shtuar me 55 052 dollar ku burimi I shtesës është paga vjetore, një pjesë e llogarisë rrjedhëse dhe interes bankarë vjetor . 28) Gjendje llogari bankare, shtuar me 15 565 euro. 29) Gjendje depozitë bankare elastike, pakësuar me 39 395 dollar të kaluar tek depozita dyemërore në Usd. 30) Gjendje llogari bankare ku kalon paga, shtuar me 480 983 lekë. 31) Kontratë sipërmarrje për blerje ap. banimi me sip. 209 m2 në Tiranë, për të cilën është paguar kësti i parë prej 87 780 euro përmes kredisë së marrë dhe janë ende pa paguar 204 820 euro, pjesë e regjimit martesor.

32) Bashkëshortja gjendje e llogarisë bankare shtuar me 5 035,80 Euro 33) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, pakësuar me 5 038 euro. 34) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, pakësuar me 400 022 lekë. 35) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, shtuar me 466 441 lekë.

36) Shlyer tërësisht një kredi në banke të nivelit të dytë me vlerën 80 000 euro me afat 15 vjeçar e filluar në datën 21.09.2016 me interes 5.6% me këst mujor 341 euro për të cilën në vitin 2016 është shlyer e gjithë pjesa e mbetur prej 21 253,46 euro ku 20 097, 95 euro është principali i shlyer dhe 976,25 euro është interesi. 37) Shlyer gjatë vitit 2016 shuma 3 871 euro për një kredi me vlerë 52 000 euro me afat 18 vjet, filluar në shtator 2008 me interes 2.06% dhe këst mujor 280 euro e ku detyrimi I mbetur në datën

31 dhjetor 2016 është 28 475 euro. 38) kredi e marrë nga Banka e Shqipërisë për blerje apartamenti me shumë 11 400 000 lekë e afat 30 vjeçar e disbursuar në datën 20.07. 2016 dhe me datë për fillim pagese më 20.08.2018 ku interesat në 30 vjet janë 818 985 lek. 39) Shlyer shumën 91 171,99 lekë një kartë kreditit VISA Card në emër të të dy bashkëshortëve me limit përdorimi në shumën 325 425 lekë. 40) Detyrim për ti paguar shoqërisë ndërtuese vlerën e apartamentit të pronotuar sipas kontratës së sipërmarrjes së datës 30.06.2016 ku vlera totale e detyrimit 204 820 euro./Pamfleti

Guvernatori Sejko, prej 4 vitesh refuzon deklarimin e pasurisë, Ilir Meta pengon ILDKP ta ndëshkojë, ja “thesari” i tij Read More »