Aurora

Shqipëria goditet nga tjetër tërmet, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Nuk kane te mbaruar lekundjet e termeteve ne vend. IGJEUM raporton se ka regjistruar nje tjeter lekundje termeti pak pas mesnate.

Sipas te dhaneve, termeti u regjistrua ne oren 00:07 te dates se sotme dhe kishte epiqendren ne Fushe Kruje.

Ai nuk eshte ndier shume, pasi per fat ka pasur nje magnitude te vogel, 1.3.

termet

Shqipëria goditet nga tjetër tërmet, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë Read More »

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të përdoruesve të kokainës në botë

Shqipëria zë vendin më të lartë për konsumimin e kokainës më shumë se çdo vend tjetër në botë në raport me numrin e popullsisë, kjo edhe për shkak se vendi ynë është një rrugë e rëndësishme e trafikut të drogës afgane.

Një fakt i tillë është publikuar nga The Economist përmes një video të publikuar, ndërsa thekson se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re.

Ndërkohë, kartelet e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliard dollarë në vit.

Ndërkaq, bëhet me dije se prodhimi dhe furnizimi global i llojit të kokainës është në rritje.

“Rreth 18 milionë njerëz e përdorin atë në të gjithë globin dhe bota online e ka bërë atë më të aksesueshme më shumë se kurrë më parë”,- citohet nga materiali video.

Gjithashtu, theksohet se Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsumuesit më të mëdhenj. Por përqindja e konsumimit të drogës në Shqipëri është më e lartë se në çdo vend tjetër, kjo edhe për shkak se është një rrugë e rëndësishme e trafikut të kokainës Afgane.

Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës së Jugut. Kolumbia është e 34-ta në rënditje për konsum, por është gjithashtu prodhues dhe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës në botë. 1kg në xhunglat e Kolumbisë shkon rreth 2200 dollarë, ndërsa në Meksikë arrin 12-16 mijë dollarë. Ndërsa në Europë shkon 53-55 mijë dollarë 1.kg. Bandat e krimit të organizuara po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë. Gjithashtu edhe linjat/rrugët e vjetra të kanabisit po përdoren për transport kokaine.

Si, p.sh, brigjet e Gjibraltarait, të cilat vitin e kaluar trafikuan 300% me shumë. Për këtë përdoren edhe metoda si ato me nëndetëse të ndërtuara në mënyrë gjysmë artizanale, siç ishte rasti i nëndetëses që transportonte 7.7 ton kokainë nga Kolumbia në Amerikën Qëndrore dhe Meksikë. Tashmë trafikantët kanë qasje edhe në sistemet e monitorimit në mënyrë që t’i shmnagen detektimit të tyre. Masat globale janë rritur, por gjithashtu është rritur edhe prodhimi global i drogës. Amerika shpenzon 40 milionë dollarë çdo vit në luftën kundër drogës, ku ndalohen rreth 1.5 milionë qytetar, nje e treta e të cilëve burgosen. Por ligjet e forta kundër drogës po ndikojnë në mënyrë jo të barabartë tek të varfërit.

Toleranca zero ndaj drogës ka ndikuar pak në varësinë ndaj saj, ku niveli i overdozave është më i larti në botë. Një rrjet i errët i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës,  përdorin tani Webin për të blerë dhe shitur drogë në mënyrë të fshehur, duke e bërë luftën ndaj drogës të vëshitirë për autoritet të cilat nuk mund t’a fitojnë luftën.

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të përdoruesve të kokainës në botë Read More »

10 qentë që ngjajnë me disa personalitete të famshme (Foto)

Këta qenë të kujtojnë disa nga njerëzit më të famshëm në botë. Çdo qen në këtë fotografi është versioni kafshë i çdo të famshmi.

Nga John Travolta deri tek Putini, shumica e tyre kanë ngjashmëri të pabesueshme me disa të famshëm, transmeton lajmi.net.Më poshtë sjellim 10 prej këtyre qenve që në shikim të parë duken si disa të famshëm:

Samuel L. Jackson

Richard Branson

John Travolta

Vladimir Putin

SnoopDogg

Lady Gaga

Harrison Ford

Brad Pitt

Ron Perlman

10 qentë që ngjajnë me disa personalitete të famshme (Foto) Read More »

Mushkonjat i kemi rrotull! Si të ruhemi nga rreziku i virusit të Nilit /KËSHILLA

Alarmi për virusin e Nilit Perëndimor që shpërndan ethet vdekjeprurëse dhe ka ngritur në këmbë Evropën, ka mbërritur më në fund tek Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, e cila i është përgjigjur thirrjes së Organizates Boterore te Shendetesisë që qeveritë të marrin masa.

Ministria e Shëndetësisë ka pulikuar masat e mëposhtme në rrjetet sociale, për popullatën, me shënimin në fjalë:

“Transmetimi i infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara.  Disa nga masat që duhen marrë për t’u mbrojtur nga mushkonjat:

Mushkonjat i kemi rrotull! Si të ruhemi nga rreziku i virusit të Nilit /KËSHILLA Read More »

Të 6-ët në botë! Nuk do e besoni sa cigare në vit pi një shqiptar mbi 16 vjeç!!!

Shqipëria renditet vendi i gjashtë në botë për konsum të lartë të cigareve për frymë.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga tobaccoatlas.org, konsumi i cigareve për personat mbi 16 vjeç ishte 2,492 fije për person për vitin 2016, duke u renditur kështu ndër vendet me konsumin më të lartë në botë. Në Ballkanin Perëndimor konsumin më të lartë të cigareve, ku një person mbi 16 vjeç pi mesatarisht në një vit mbi 2000 cigare është Maqedonia dhe në vend të dytë Shqipëria.

Sipas tobaccoatlas.org konsumin më të ulët të cigares në rajon e ka Mali i Zi me 1101 cigare. Më pas renditet Bosnje dhe Hercegovina ku konsumi i cigares është 1767, e ndjekur nga Serbia me 1899 cigare.

Në të gjithë botën është përllogaritur se janë konsumuar rreth 5.7 trilionë  cigare. Edhe pse konsumi ka rënë lehtë në vitet e fundit, ecuria e kësaj industrie është e pasigurt.

Pavarësisht angazhimit të industrisë së duhanit për të pasur një shoqëri që konsumon sa më pak atë, në disa prej shteteve të botës vijon të bëhen fushata marketingu, ndërsa rënia e konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Brazil, lidhet me implementimin e ligjeve të forta për të reduktuar konsumin e tij.

Sipas analizës së kryer nga tobaccoatlas.org. konsumi i cigareve parashikohet me rritje në shumë prej vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme si pasojë e zhvillimeve dinamike ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të popullsisë.

Vendet me konsumin më të lartë në botë

Vendi me konsumin më të lartë të cigares në botë është Andorra, ku sipas të dhënave konsumi i cigares për popullsinë mbi 16 vjeç në 2016 ishte 6398 cigare, pasuar nga Luksemburgu me një konsum prej 6330 cigare.

Më pas me një diferencë të konsiderueshme, renditet Bjellorusia ku konsumi i cigareve për frymë sipas të dhënave të tobbacoatlas.org llogaritet 2911 cigare.

Ndërsa vendet afrikane dhe një pjesë e vendeve të Amerikës Latine janë ato që kanë konsumin më të ulët, sikurse vërehet edhe nga harta.  /Monitor

 

Të 6-ët në botë! Nuk do e besoni sa cigare në vit pi një shqiptar mbi 16 vjeç!!! Read More »

Gjethet e Manaferrave – Si T’i Përdorni Për Zemër dhe Kocka të Forta

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore.

Manaferrat shqiptare janë ndër frutat më të preferuara. Në vendin tonë, shumica e manaferrave mblidhen në natyrë.

Së fundmi falë kërkesës së lartë të tregjeve të huaja, janë ngritur një sërë fermash bujqësore që kultivojnë manaferra.

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore.

Edhe gjethet e saj ofrojnë shumë vlera duke qenë se janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidantë.

Vlera si kurë bimore

Këto gjethe konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore. Në shumë zona të Shqipërisë, gjethet e manaferrave kanë përdorime të ndryshme.

Të dhënat e ekspertëve të AgroWeb.org tregojnë se këto gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e një sërë problemesh shëndetsore.

Lëngu dhe çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera.

Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës. Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza.

Fibra dhe magnezi tek manaferrat kanë një ndikim të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, rregullojnë tensionin e gjakut dhe parandalojnë aritminë.

Një tjetër vlerë e çajit të manaferrës është mbrojtja e kockave.

Ky çaj përmban minerale të dobishme siç janë kalciumi dhe magnezi të cilat janë thelbësore për mirëmbajtjen e kockave.

Ekspertët e AgroWeb.org konfirmojnë se kalciumi tek manaferrat forcon kockat ndërkohë që magnezi ndihmon në përthithjen e këtij minerali por edhe të kaliumit.

Kalciumi tek manaferrat i bën kockat më të forta dhe mbron funksionet e qelizave.

Vlerat për organizmin

-Trajton problemet me tretjen

Disa studime kanë treguar se fibra e tretshme dhe e patretshme që gjendet tek manaferrat dhe gjethet është dobishme për sistemin tretës. Fibrat stimulojnë përthithjen e ujit në zorrën e trashë.

-Mbrojtja dhe trajtimi i syve

Pirja ditore e çajit të manaferrës dhe gjetheve të tij është një zakon i mirë për mbrojtjen e shëndetit të syve. Përbërësit e tyre janë të dobishëm në pakësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

-Trajtimin e çrregullimeve të lëkurës

Çaji i manaferrës dhe gjetheve të saj përmban antioksidantë, por edhe vitaminat E dhe C. Siç e dini, vitamina E luan rol kryesor në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pakësimit të rrudhave.

-Stimulimi i funksioneve të trurit

Çaji i manaferrës është i dobishëm në përmirësimin e funksioneve njohëse të trupit dhe trurit.

-Antioksidantët

Frutat e pyllit kanë në përgjithësi nivel të lartë antioksidantësh. Çaji i manaferrës është gjithashtu i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë trupin në një sërë mënyrash.

Përpunimi i gjetheve të manaferrës

Merrni 5-6 gjethe manaferre dhe lajini mirë.
Ziejini në 100 ml ujë
Kullojeni lëngun dhe ekstrakti i gjetheve të manaferrës është gati për përdorim/nekomb

Gjethet e Manaferrave – Si T’i Përdorni Për Zemër dhe Kocka të Forta Read More »

KUSH PO E TRADHTON SOT GJERGJ KASTRIOTIN?!

Nga Marin Mema

Në datën 6 maj shënohet 613 vjetori i lindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Por nëse vepra e tij në mbrojtjen e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet e pavdekshme, sot nuk i kthehet me të njëjtën monedhë. Por jo vetëm kaq…

Patjetër që mund ta keni parasysh Lisusin e lashtë, një ndër qendrat më të rëndësishme ilire. Të shumë janë ata që ia njohin vlerat, historinë dhe atë çka mbart mbi vete. Një pjesë e mureve të tij, konkretisht pjesa e poshtme që gjendet në krah të memorialit të vendvarrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut përdoret sot më shumë si një banjë publike.

Kjo gjë përbën një skandal të vërtetë po të marrim në konsideratë çfarë rëndësie do të kishte një sit i tillë në realitetin ku duam të integrohemi, e mbi të gjitha për identitetin tonë kombëtar.

Përdhosja e vlerave kulturore tashmë është një modë në Shqipëri, por më keq akoma, rasti konkret përbën një turp! Të rëndojë mbi muret simbol të përpjekjeve për liri kjo indiferencë dhe papërgjegjshmëri, është vërtet e tepërt…

Sikurse mund të vihet re në foto gjendja është e turpshme dhe pavarësisht turistëve të shumtë asgjë nuk ndryshon… Kushdo që vjen në krah të memorialit gjen këtë gjendje. Ndërkohë turpi që bie mbi kurrizin e “kushedi se kujt” thellohet edhe më tej kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga përvjetori i lindjes së heroit kombëtar edhe vetë memoriali është i dëmtuar. Mbulesa dhe muret e memorialit janë të rrënuara ndjeshëm ndërsa probleme ka dhe me parkun arkeologjik përreth tij, i cili po njësoj përdoret si tualet publik në disa zona.

Një lajm i mirë në fakt ka ardhur, projekti për restaurim është miratuar në 10 prill me një vlerë 384 milionë lekë të vjetra, por nuk dihet data e fillimit të punës.

Deri atëherë gëzuar për Gjergj Kastriotin! Dashtë Zoti gjeni kohën ta pastroni , restauroni dhe t’i bëni nderet që i takojnë heroit tonë kombëtar duke i dhënë fund  mynxyrës në të cilën e keni braktisur këtë vend.
EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY, NGA MARIN MEMA

KUSH PO E TRADHTON SOT GJERGJ KASTRIOTIN?! Read More »

Si e ka kuptimin njeri nga kuajt e Akilit

Një nga kuajt e Akilit ka kuptimin në shqip kalë pullë-bardhë, nuk ka dyshim për origjinën ilire,në gjuhën baritore të Greqisë veriperëndimore, ka shumë fjalë të tilla, kështu, barz , dhi ngjyrë gri, dhe shyt, kafshë pa brirë, janë fjalët shqiptare.Në gjuhën shqipe balë, ka kuptimin kalë pullë-bardhë.

Në fakt, nuk ka shumë dyshim se këto fjalë e kanë origjinën prej kolonëve ilirë në bregdetin lindor të Italisë.

Fjala greke e huazuar, balios, duhet të jetë futur në greqisht përmes vllahishtes. Në gjuhën baritore të Greqisë veriperëndimore, ka shumë fjalë të tilla. Kështu, barz (Grq. μπαρτζος), dhi ngjyrë gri, dhe shyt (Grq. σιουτος), kafshë pa brirë, janë fjalët shqiptare…

Numri i fjalëve që përmbajnë rrënjën ilire bal, në mënyrë të specifikuar e ‘bardhë’, është mbresëlënës. Gjithashtu fakti se ballë në shqip, “balli” (shënim: këtu autori bën shpjegim me ‘forehead’ në ang.), korrespondon dhe fonetikisht dhe semantikisht më fjalën Sanskrite bhálam, që do të thotë gjithashtu ‘balli’…

…(ai) citon Höeg, si burim të informacionit të tij, se Sarakaçanët nomadë dhe popujt e tjerë pastoralë të Ballkanit verior përdorin baliŭ/baliă për të treguar një dele me pamje të bardhë. Për të mbështetur origjinën ilire ai citon fjalën shqipe balë “kalë me pullë të bardhë në ballë’.

βαλίος / βαλίός homerike. Nga ana tjetër, baliŭ në gjuhën vllahe duhet të ketë qenë e huazuar nga gjuha shqipe dhe jo nga ajo Latine – më saktë nga Oskane/Umbriane – badius / * balius. Në fakt, nuk ka shumë dyshim se këto fjalë e kanë origjinën prej kolonëve ilirë në bregdetin lindor të Italisë.

Titulli: Glotta: zeitschrift für griechische und lateinische sprache…,
Volume 78, Issues 1-4
Artikulli: “Akhilleus’ Horse Balios: Old and New Etymologies,” Glotta Fall Issue 2004, pp. 1-14
Nga: Apostolos N. Athanassakis, Santa Barbara
Autori i botimit: Paul Kretschmer, Wilhelm Kroll
Botues: Vandenhoeck und Ruprecht, 2002

Vandenhoeck und Ruprecht, 2002 – Foreign Language Study
1909-1934 include section: Literaturbericht für das jahr 1907-1932.

Nga i njëjti autor:
“Some Illyrian Elements in the Myth of Achilleus” In Greek, summary in English, Proceedings of the Ninth International Congress of Odyssean Studies (Ithaca, Greece 2000) pp. 1-21

Apostolos Athanassakis
Professor of Classics (and holder of the Argyropoulos Chair in Hellenic Studies). With the exception of a guest appointment at the University of Crete 1984-1986 where he served as Head of the Humanities Division, he is now completing close to thirty years of service to the Department of Classics at UCSB. Much of his work is in the language of Homer and Hesiod/njekomb

Si e ka kuptimin njeri nga kuajt e Akilit Read More »