Aurora

Fëmija 11-muajsh preket nga një sëmundje e rrallë, por mjekët e QSUT bëjnë mrekullinë/Foto

Një fëmijë që ende nuk ka mbushur vitin u prek nga një sëmundje e rrallë që nuk ishte dëgjuar asnjëherë në Shqipëri. Por, për fatin e mirë të foshnjës 11-muajshe, mjekët kanë arritur që ta shpëtojnë.

Lajmin e ka bere me dije ne nje postim ne rrjetet sociale ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu. “Mjekët e QSUT kanë realizuar një ndërhyrje të suksesshme për sëmundjen Moymoya tek një bebe 11-muajshe. Kjo sëmundje shfaqet shumë rrallë në Europë dhe është rasti i parë i shfaqur në Shqipëri.

B.M tashmë është në fazë rekuperimi dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve të QSUT”, thuhet ne postim.

Fëmija 11-muajsh preket nga një sëmundje e rrallë, por mjekët e QSUT bëjnë mrekullinë/Foto Read More »

Fatos Nano lëshon bomben për Ramen: Ik largohu, nuk je i denjë për…

Ish kryeministri Fatos Nano pas  aktivizimit në rrjetet sociale, nuk mund të qëndrojë larg opinionit politik. Në një reagim të fundit ai shkruan se koha për Ramën kryeministër ka perënduar, duke kërkuar largimin e tij.

“Pushteti të ndryshon, të verbon dhe ndonjëherë të ngadalëson, por duhet ta pranosh gjithmon se kur të vjen fundi, duhet të dorëzohesh  sepse atëherë Shqipëria mund të ecë para. Ti dhe aq sa munde, por nuk je i denjë për ta ndrydhuar më Shqipërinë, je në kohë për t’u larguar, sepse populli humbi besimin në ty”, shkruan Nano.

Por pas këtij postimi interesante janë komentet e ndjekësve në Facebook. Ata kanë shpërthyer në kritika ndaj Nanos, teksa shkruajnë se vetë ai e solli në politikë.

“Ai që e shkatërroi këtë vend, është ai mosmirënjohës që ti solle në politikë”, shkruan një nga komentuesit.

Fatos Nano lëshon bomben për Ramen: Ik largohu, nuk je i denjë për… Read More »

Publikohen dokumentet që fëlliqin Myslym Murrizin, i dënuar për korrupsion, por shikoni kush e shpëtoi

Myslim Murrizi, deputeti-biznesmen i Partisë Demokratike, i cili mburret se pasurinë e tij e ka fituar nga burime të ligjshme, në fakt rezulton se ka krijuar para edhe në forma jo-ligjore, në kohën kur ushtronte funksionin e zyrtarit të lartë në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Madje, ai rezulton i dënuar me 3 vjet burgim për “mitmarrje” nga Gjykata e Apelit të Durrës, dënim i cili i është konvertuar në shërbim prove.

“Boldnews.al” ka siguruar vendimin nr. vendimin nr.3099, date 14.09.2006 të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Durrës, për dënimin e deputetit të sotëm, Myslim Murrizi.

Fabula është e thjeshtë dhe tipike për realitetin shqiptar, ku një zyrtar publik, në këmbim të favoreve administrative, merr para nga personat të gjendur në shkelje.

Myslym Murrizi, në krye të një grupi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në muajin Shtator 2003, ka përfunduar kontrollin në Degët e Doganës Qafë-Thanë dhe Durrës. Nga ky kontroll, ndër të tjera, ështe shpallur debitore shoqëria “Agroteks” sh.p.k. Lushnje, me pronar Qemal Kozare, për nje detyrim doganor, në shumën 627.000 lekë, për praktikat e importit të viçave për vitin 2002 dhe tre mujorin e parë të vitit 2003.

Ka rezultuar se, në fillim të vitit 2004, pra disa muaj pasi kishte përfunduar kontrolli dhe akti përkates ishte depozituar, i pandehuri Myslym Murrizi ka takuar në Durrës të pandehurin Qemal Kozare, prej të cilit ka marrë një shume prej 750.000 lekë të reja. Sipas spjegimeve fillestare të dhëna gjate hetimit nga Qemal Kozare, kjo shumë është marrë për të mbyllur shkeljet e kryera në Doganën e Qafë-Thanës. Më pas, midis Myslym Murrizit dhe Qemal Kozares kanë lindur mosmarrëveshje për faktin se, meqenëse Myslymi nuk e ka mbyllur problemin në Doganën e Qafë-Thanës, i pandehuri Qemal i ka kërkuar të pandehurit Myslym që t’i kthejë lekët e dhëna prej tij.

Më pas, Qemal Kozare, në datën 14.04.2006, i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave, ku, ndër të tjera shkruan se “I kam dhënë bakshish Myslym Murrizit për të mbyllur veprimin e gabuar, nga i cili kishte lindur detyrimi doganor”.

I pandehuri Myslym Murrizi, kur ka marrë dijeni për këtë shkresë të hartuar nga Qemal Kozare, ka bërë kallëzim penal ndaj tij për veprën penale të “Shpifjes për shkak të detyrës”. Mbi bazën e këtij kallëzimi, Prokuroria e Rrethit Tiranë ka nisur procedimin penal. Pas kryerjes të disa veprimeve hetimore, kjo prokurori ka shpallur moskompetencën e saj, duke ia kaluar çështjen për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Durrës, me arsyetimin se duhen të vazhdohen hetime për veprën penale të “Mitmarrjes” për të pandehurin Myslym Murrizi dhe meqenëse vepra penale është kryer në Durrës, kompetente eshte ajo prokurori.

Prokuroria e Durrësit kreu hetimet dhe e dërgoi çështjen për gjykim, ku Murrizi dënohet me 3 vjet burgim, të konvertuar në shërbim prove, për veprën penale të “Mitmarrjes”. Ky vendim lihet në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durrës.

Por çështja gjyqësore nuk përfundon këtu. Myslim Murrizi ushtron rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila, me vendimin nr. 423, dt. 25.04.2007, vendos pushimin e çështjes. Me një argumentim absurd, Gjykata e Lartë pranon ekzistencën e mitmarrjes, pranon edhe faktin që Myslim Murrizi i ka kthyer një pjesë të parave Qemal Kozares, pas presioneve të këtij të fundit për shkak se nuk i kishte “mbaruar punë”, ka administruar edhe mesazhet ndërmjet dy personave, ku flisnin pikërisht për kthimin e shumës që Kozare i kishte dhënë Murrizit dhe, sërish, Gjykata e Lartë ka vendosur pushimin e çështjes.

Në shpjegimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se çështja duhet të pushohet, për faktin se, edhe nëse Myslim Murrizi ka marrë paratë, siç pretendon Qemal Kozarja, ai gjithësesi nuk do të kishte mundësi të ndryshonte rrjedhën e procedurave administrative, për faktin se akti i konstatimit të shkeljeve ishte dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe ai nuk mund të tërhiqej më pas.

Vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Kristaq Ngjela, kryetar, Besnik Imeraj, relator, si edhe anëtarë Fatos Lulo, Ylvi Myrtja dhe Spiro Spiro. Nga kjo pesëshe gjyqtarësh, 2 prej tyre janë larguar për shkak të Vetingut (Besnik Imeraj me dorëheqje dhe Fatos Lulo me shkarkim). Ndërkohë, gjyqtari Spiro Spiro ka qenë kundër pushimit të çështjes ndaj Myslim Murrizit dhe ka kërkuar shpalljen fajtor të tij.

Pra, Murrizi ka “shpëtuar” në Gjykatën e Lartë nga dy gjyqtarë të larguar nga Vetingu dhe me një gjyqtar kundër, gjë që e shndërron vendimin e pushimit në një akt të cënueshëm moralisht, por, pse jo, edhe ligjërisht.

Fakti që vendimi i Gjykatës së Lartë ishte absurd konfirmohet edhe nga argumentat e gjyqtarit në pakicë, Spiro Spiro, i cili është deklaruar tërësisht kundër vendimit të pushimit të gjykimit kundër Myslim Murrizit.

Ja si argumenton gjyqtari në pakicë:

“Nga aktet rezulton se, si Gjykata e shkallës së parë, ashtu edhe ajo e Apelit Durrës, kanë pranuar të provuar se, i gjykuari Q. Kozare, president i shoqërisë tregtare ″Agroteks″ sh.p.k. me qëndër në qytetin e Lushnjës, për të mbyllur një ″problem″ që i kishte dalë në përfundim të kontrollit që ishte ushtruar nga grupi i kontrollit të K.L.SH.-së, në përbërje të të cilit është edhe i gjykuari M. Murrizi (i cili kryente detyrën e përgjegjësit të sektorit për doganat në departamentin sistemit fiskal), i dha në formë mite këtij të fundit, shumën prej 750 mijë lekë. Kanë pranuar gjithashtu të provuar edhe se, pasi ″problemi″ i krijuar në disfavor të tij, nuk u mbyll, i gjykuari Q. Kozare kërkoi t’i ktheheshin të hollat, të cilat mbas disa presioneve (një pjesë e të cilave nëpërmjet telefonit celular), edhe iu kthyhen në fakt nga ana e të gjykuarit M. Murrizi”.

Më tej, gjyqtari Spiro Spiro vijon argumentimin e tij:

“…Vetëm fakti i marrjes dhe kthimit mbas presionit (fakt, ekzistenca e të cilit nuk mohohet edhe nga shumica), përderisa u provua që kjo shumë të hollash iu dha të gjykuarit M. Murrizi në kohë, mbas kontrollit të ushtruar dhe iu kthyen dhënësit të gjykuarit Q.Kozare), jo me dëshirë, por mbas insistimit dhe, për më tepër, presioneve të bëra prej tij, për shkak të ″mospërfundit″ të angazhimit të marrë përsipër për mbylljen e ″problemit″ (fakte këto të pranuara, të provuara nga gjykata mbi bazën e mesazheve të regjistruara në celular), ky fakt duhet të shërbente për shumicën, të paktën, që duke zbatuar nenin 375 të K.Pr.Penale të vendoste lënien në fuqi të vendimeve përsa i përket deklarimit fajtor…”/korrieri

Publikohen dokumentet që fëlliqin Myslym Murrizin, i dënuar për korrupsion, por shikoni kush e shpëtoi Read More »

Biznesmeni la gruan për Zajmina Vasjarin, por komentuesve nuk u dalin llogaritë e viteve për lidhjen e tyre

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura në tregun muzikor, ku ka mbijetuar prej vitesh. Bëhet fjalë për Zajmina Vasjarin, e cila ka festuar 13-vjetorin e vajzës së partnerit. Kjo pasi, para lidhjes së tyre, biznesmeni ka qenë i martuar.

Këngëtarja shihet që i ka organizuar një festë madhëtore për ditëlindje së bashku me të atin. Zajmina Vasjari është një nga këngëtaret më të përfolura shqiptare përsa i përket jetës së saj personale. Ajo ka më shumë se 13 vite në krahët e partnerit të saj dhe vetëm para pak muajsh bënë gjithçka publike. Dyshja janë tashmë edhe prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Khloe.

Mirëpo për ta gjithë ata që se dinë, Biznesmeni Klodian Asllani ka qenë i martuar më parë, dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë një vajzë, Kristel. Kristel sot ka festuar 13-vjetorin e lindjes së saj, dhe babai së bashku me Zajminën i kanë përgatitur një festë surprizë. “Gëzuar ditëlindjen princeshë,”- shkruan Zai krahas fotos së të voglës. Nga ky postim kuptojmë që këngëtarja ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vajzën e partnerit.

Por duke bërë një llogaritje të vogël të viteve, diçka na bie në kundërshtim. Pasi siç thuhet prej shumë kohësh, Vasjari e ka njohur partnerin e saj kur ishte 17-vjeçe dhe kanë më shumë se 13 vite së bashku. Por ndërkohë që vajza e parë e Klodianit ka mbushur sot 13 vjeçe, do të thotë që kur biznesmeni u njoh me këngëtaren ishte ende i martuar?! Nejse, gjëra të tilla ndodhin, rëndësi ka që të jenë të lumtur.

Biznesmeni la gruan për Zajmina Vasjarin, por komentuesve nuk u dalin llogaritë e viteve për lidhjen e tyre Read More »

“The Washington Times” godet sërish qeverinë shqiptare: Vettingu po i jep fuqi absolute Ramës

The Washington Times godet sërish qeverinë shqiptare. Një shkrim tjetër ka pasuar atë për ambasadorin amerikand Donald Lu, për të cilin u tha se ka punuar kundër presidentit Donald Trump dhe ka mbështetur kryeministrin Edi Rama.

Shkrimi mban datën e djeshme, ndërsa kësaj radhe i kushtohet reformës në drejtësi dhe vettingut. Sipas The Washington Times vettingu po zhduk kundërshtarët politikë të Ramës dhe po i jep fuqi absolute duke vendosur pas gjithë kësaj miliarderin George Soros.

Në shkrim thuhet se  gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë te ndershëm janë larguar nga detyra, nëse ata besojnë gjënë e gabuar ose mbështesin partinë e gabuar. “Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, duke u zhvendosur në krye të listave të prodhimit të marijuanës që trafikohet në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës. Drogat e forta janë gjithashtu shumë të përhapura”, shkruan opinionisti.

SHKRIMI I PLOTË
Titulli origjinal: Axhenda devijuese e Soros simbolizohet nga prishja e reformës në Shqipëri
Nga L. Todd Wood – The Washington Times
Reforma në drejtësi dukej si një ide e mirë në Shqipëri, e cila, si shumë vende ish-komuniste, po përballet me pasojat e një trashëgimie dhjetëra vjeçare korrupsioni.

Nuk ka hapësirë të mjaftueshme në këtë rubrikë për të hyrë në detajet e ndërlikuara të kësaj reforme, por ndikimi keqdashës i organizatave dhe këshilltarëve të financuar nga miliarderi liberal hungarezo-amerikan George Soros, është i qartë në Shqipëri, ndërsa zyrtarët shqiptarë përpiqen të rishikojnë sistemin gjyqësor.

“Procesi i reformës” i cili filloi në vitin 2016, i ndihmuar dhe mbështetur nga ekspertë të financuar nga Soros dhe e nxitur fort nga Ambasada e SHBA në Tiranë, në të vërtetë, ka lënë vendin pa gjykata. Në këtë mënyrë, qeveria e tanishme socialiste, e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, ka mundur të miratojë ligje, të cilat nuk kanë thuajse asnjë mundësi kontrolli ligjor, ndërkohe që Prokuroria është mbushur me emërime politike.

Askush nuk e di se kur gjykatat do të plotësohen e do të mund të jenë funksionale si një pushtet i pavarur. Kur në fakt ky ishte i gjithë thelbi i reformës.

Problemi duket se është struktura, që “ekspertët” shtynë popullin shqiptar të besonte. Pas injorimit të shumë paralajmërimeve nga shqiptarët me përvojë në sistemin gjyqësor, u krijua një proces i rreptë verifikimi (vettingu) me supozimin se do të garantonte largimin nga sistemi te gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.

Por shumë pak kandidatë ia kanë dalë procesit të vettingut, duke i lënë gjykatat pa kuorumin e nevojshëm dhe të pamundura për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e veprimeve të qeverisë mbi ligjet e miratuara.

Sa e favorshme për qeverinë!
Procesi i vettingut është përdorur gjithashtu për të zhdukur kundërshtarët politikë nga çdo rol në të gjitha pushtetet, duke ruajtur fuqinë absolute të z. Rama. Natyrisht, gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë te ndershëm janë larguar nga detyra, nëse ata besojnë gjënë e gabuar ose mbështesin partinë e gabuar.

Kur e gjitha kjo kombinohet me ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008, të cilat vendosën që ligjvënësit të mos zgjidheshin më drejtpërdrejt, por u zëvëndësua me një sistem me listë partie, në thelb populli shqiptar u privua nga e drejta për të zgjedhur. Sërish, e gjitha kjo duket se ka qënë rezultati i dëshiruar gjatë gjithë kohës.

Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, duke u zhvendosur në krye të listave të prodhimit të marijuanës që trafikohet në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës. Drogat e forta janë gjithashtu shumë të përhapura. Varësia dhe problemet e tjera të drogës po bëhen normë në një vend me vetëm 2.5 milionë njerëz, që është duke u stërmunduar.

Gjithashtu, Shqipëria është duke u bërë një pikë trafikimi dhe një portë për në Europë për drogat e forta që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Azia Qendrore. Kritikët thonë se ligjet e miratuara në parlament, që nuk janë subjekt i shqyrtimit të një Gjykate Kushtetuese, pasi është jofunksionale, po ndihmojnë në pastrimin e parave të kësaj tregtie droge.

Amerikanët dhe evropianët po injorojnë të gjithë këtë situatë, ndoshta për të shmangur pranimin e dështimit te axhendës Soros/globaliste, e cila pas shumë përpjekjeve për t’u futur, nuk funksionoi në këtë rajon. Ose, ka funksionuar shumë mirë, por rezultati nuk ka qenë ai që duhej për popullin shqiptar.

Socializmi nuk është asnjëherë për njerëzit, por gjithmonë për pushtet. Në fund të fundit, ka të bëjë me marrjen e kontrollit në mënyrat që Marksi i kuptoi qartë. Z. Soros është duke u përpjekur të kopjojë një shabllon të dështuar majtist në të gjithë Ballkanin, duke promovuar një shoqëri me kufij të hapur, e ngjashme me një Jugosllavi të re dhe sigurisht të kontrolluar nga socialistët.

Bashkimi Evropian i ka dhënë shumë rëndësi natyrës së supozuar antidemokratike të reformës gjyqësore në Poloni dhe Hungari, por ka injoruar situatën shumë më të tmerrshme dhe të pandershme, që po ndodh në Shqipëri. Siç dihet, rrezet e diellit janë gjithmonë dezinfektuesi më i mirë.

“The Washington Times” godet sërish qeverinë shqiptare: Vettingu po i jep fuqi absolute Ramës Read More »

Si erdhi në pushtet Vladimir Putin, ç’ndodhi në 1996 dhe roli i SHBA-së

Nderkohe qe zien ende debati per nderhyrjen ruse ne zgjedhjet e fundit presidenciale te SHBA, nje kthim pas ne histori, tregon fakte e te dhena se cfare ka ndodhur ne Rusine e vitit 1996. Ne kohen kur vendi do te zgjidhte pasuesin e Boris Jelcinit dhe si erdhi ne pushtet presidenti Putin.

Nga Stefën Kinzër/ putin

Për një nga fuqitë më të mëdha botërore, ndërhyrja sistematike në politikën presidenciale të një vendi tjetër, është një akt i pastër agresioni. Por kjo ndodhi. Duke u ndodhur në një kryeqytet të largët, krerët politikë ia dolën të siguroheshin që kandidati i favorizuar prej tyre, të fitonte zgjedhjet kundër rivalëve që i frikësonin ata.

Ata ia dolën. Votuesit u manovruan, me zgjedhjen e një presidenti që i shërbeu interesit të fuqisë ndërhyrëse. Ky ishte një projekt i mirë-organizuar, i sponsorizuar nga qeveria, për të shkatërruar vullnetin e votuesve në një vend tjetër – një farë vandalizmi politik shumë i suksesshëm në një shkallë globale.

Ishte viti 1996. Rusia po zgjidhte një president për të pasuar Boris Jelcinin, presidenca katastrofike e të cilit, e kakarterizuar nga kolapsi social post-sovjetik, dhe një luftë e egër në Çeçeni, kishte sjellë një rënie dramatike të popullaritetit të tij.

Presidenti amerikan Bill Klinton, vendosi se interesat amerikane do të shërbeheshin më së miri, duke gjetur një mënyrë për të ri-zgjedhur Jelcinin, pavarësisht nga papëlqyeshmëria e tij e madhe. Jelcin ishte i sëmurë, një i alkoolizuar kronik, dhe shihej në Uashington si tepër i lehtë për t’u kontrolluar. Klinton krijoi lidhje të ngushta me të.

Ai ishte “Kandidati ynë Mançurian”.“Unë e di që populli rus duhet të zgjedhë një president, dhe ne duhet ta vazhdojmë atë ndihmojmë në çdo aspekt”- tha ai. Më vonë, Klinton ishte edhe më kategorik:”Dua që Jelcin të fitojë thellësisht!”. Pas kësaj, burimet publike dhe private të Shteteve të Bashkuara, u vunë në dispozicion të një kandidati presidencial rus.

Një pjesë e planit amerikan ishte publike. Klinton filloi të lavdërojë Jelcinin, si një burrë shteti të klasit botëror. Ai mbrojti taktikat brutale të presidentit rus në Çeçeni, duke e krahasuar atë me Abrahamin Linkolnin për përkushtimin e tij për të mbajtur kombin e bashkuar.

Sa i përket bombardimeve që Jelcin urdhëroi ndaj parlamentit rus në vitin 1993, dhe që shkaktuan vdekjen e 187 personave, Klinton këmbënguli se miku i tij kishte “bërë çmos” për ta shmangur atë. Ai nuk përmendi planin e tij për ta zgjeruar NATO-n deri në kufijtë e Rusisë, dhe nuk tha kurrë asnjë fjalë për shkatërrimin e ekonomisë së dikurshme shtetërore të Rusisë nga kleptokratët e lidhur me Jelcinin.

Përkundrazi, u dha atyre një dhuratë spektakolare. Katër muaj përpara zgjedhjeve, Klinton urdhëroi që Fondi Monetar Ndërkombëtar t’i japë Rusisë një ndihmë prej 10.2 miliardë dollarësh. Jelcini përdori një pjesë të parave për të paguar blerë zgjedhjet, ndërsa pjesa tjetër u zhduk shumë shpejt në llogaritë e bankave të huaja të oligarkëve rusë.

Mesazhi ishte i qartë:Jelcin dinte se si ta trondiste “pemën e parave” perëndimore. Në rast se dikush e ka harruar, Klinton shkoi në Moskë disa javë më vonë, për të festuar me partnerin e tij rus. Oligarkët u rreshtuan në anën e Jelcinit. Diplomatët amerikanë, bënë të mundur që një nga rivalët e tij të braktiste garën presidenciale, në mënyrë që Jelcin të përmirësonte shanset e tij.

Katër konsulentë politikë amerikanë u shpërngulën në Moskë, për të ndihmuar në drejtimin e fushatës së Jelcinit. Fushata u dha atyre 250.000 dollarë në muaj për këshilla, për “metoda të sofistikuara të votimit, kontaktimit të votuesve dhe organizimit të fushatës”.

Ata organizuan grupe fokusimi dhe dizenjuan mesazhe reklamash, me qëllim nxitjen e frikës nga votuesit për trazirat civile. Kur panë një raport të CNN nga Moska, që thoshte se votuesit po anonin drejt Jelcinit, pasi kishin frikë nga trazirat, një nga konsulentët bërtiti në mënyrë triumfale:”Funksionoi! E gjithë strategjia ka funksionuar. Ata janë të frikësuar për vdekje!”.

Jelcin i fitoi zgjedhjet me 54 përqind të votave. Procesi i numërimit ishte i dyshimtë, dhe Jelcini kishte abuzuar rëndë me fondet e fushatës, por grupet amerikane, disa të financuara pjesërisht nga Uashingtoni, nxituan të shpallnin panairin e zgjedhjeve. “The Neë York Times” e quajti atë “një fitore për Rusinë”. Në fakt, ishte e kundërta:një fitore nga një fuqi e huaj, që donte të vendoste kandidatin e saj në presidencën ruse.

Ndërhyrja amerikane në zgjedhjet ruse të vitit 1996, nuk ishte e fshehtë. Përkundrazi, shtypi lavdëronte aftësinë e SHBA-së për të diktuar politikën e një vendi që dikur e kishim frikë. Kur Klinton nxiti FMN-në t’i jepte Jelcinit dhe shokëve të tij 10.2 miliardë dollarë, Uashingtoni pohoi:”Tani kjo është mënyra e drejtë, për t’i shërbyer interesave perëndimore…Është përdorimi i instrumentit politik të butë, por të fuqishëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar”.

Pasi Jelcin fitoi, “Time” e vendosi në kopertinë, duke mbajtur një flamur amerikan. Titulli ishte, “Faleminderit pët shpëtimin:Historia sekrete e ndihmës së këshilltarëve amerikanë në fitoren e Jelcinit”. Historia u bë më vonë një film me titull “Spinning Boris”.

Kjo ishte ndërhyrja e parë e drejtpërdrejtë në zgjedhjet presidenciale, në historinë e marrëdhënieve SHBA-Rusi. Ajo prodhoi rezultate të këqija. Jelcin, i hapi asetet e vendit të tij për një plaçkitje masive. Ai e shndërroi në një djerrinë kryeqytetin çeçen, Grozni. Standardet e jetesës në Rusi, ranë në mënyrë dramatike. Pastaj, në fund të vitit 1999, i rrënuar nga problemet shëndetësore, ai tronditi vendin dhe botën duke dhënë dorëheqjen.

Në aktin e tij të fundit, ai caktoi pasardhësin e tij:një oficer të panjohur të shërbimit sekret me emrin Vladimir Putin. Është një ironi e këndshme, që tregon se sa e pamend mund të jetë ndërhyrja në politikat e një vendi tjetër. Nëse Shtetet e Bashkuara, nuk do të ishin përfshinë në zgjedhjet presidenciale ruse 22 vjet më parë, sot me siguri nuk do të përballeshim me Putinin.

Burimi: “The Boston Globe” Në shqip nga bota.al

Si erdhi në pushtet Vladimir Putin, ç’ndodhi në 1996 dhe roli i SHBA-së Read More »

Ja me cilën shenjë të shkon “muhabeti vaj” në jetë e dashuri

Ndërsa shumë skeptikë e konsiderojnë Zodiakun si “absurd”, studimi i astrologjisë mbështet në të vërtetë nga një numër në rritje studimesh shkencore.

Sipas hulumtimit të publikuar në Nature Neuroscience dhe të kryer në Universitetin Vanderbilt, pozicioni i planetit në kohën e lindjes së personit ndikon në personalitetin e tij/saj. Në këtë studim, shenja e zodiakut të një personi jo vetëm që ndikonte tek personaliteti, por gjithashtu rezulton me ndryshime funksionale të rëndësishme në tru.

Pozicioni i diellit, hënës dhe planeteve në momentin e lindjes tonë ka një ndikim mbi personalitetet tona dhe natyra jonë e lindjes gjithashtu përcakton se me cilën shenjë do të kemi përputhshmëri më të madhe.

Për pjesën më të madhe, shenjat e Tokës përputhen më së miri me shenjat e tjera të Tokës, shenjat e Ujit me shenja të tjera të Ujit, e kështu me radhë.

Atëherë me cilën shenjë të Zodiakut përputheni më së miri?

UJORI

Njerëzit e lindur nën shenjën e Ujorit kërkojnë shumë stimulim mendor, përndryshe ata mërziten me lehtësi. Ata janë shumë të pavarur dhe kanë nevojë për një sasi të madhe kohe në vetmi për të marrë veten.

Ata gjithashtu janë shenja humanitare dhe kujdesen shumë për të ndihmuar të tjerët. Ata janë njerëz që mendojnë përpara se të veprojnë dhe shpesh shihen si shenja e vizionarëve.

Ata kanë nevojë për dikë që do t’i sfidojë ata intelektualisht dhe dikë që t’u ofrojë një bisedë të këndshme.

Ata gjithashtu kanë nevojë për dikë që do ta respektojë hapësirën e tyre gjithashtu dhe natyrën e tyre të pavarur, pasi ata do të bëjnë të njëjtën gjë për partnerin. Një Ujor ka nevojë për një partner imagjinativ, të ndershëm dhe komunikues mbi çdo gjë tjetër.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi: Binjakët, Peshorja

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Luani

PESHQIT

Çdokush i lindur nën shenjën e diellit të Peshqve do të ketë një nivel të lartë krijimtarie dhe do të ketë një natyrë të butë rreth këtyre krijimtarive.

Ata janë shumë të dhembshëm dhe intuitivë dhe e gëzojnë kohën kur janë vetëm në mënyrë që të sjellin imagjinatën e tyre në jetë.

Pavarësisht nga natyra e intriguar e Peshqve, kjo shenjë pëlqen të njihet me njerëz të rinj dhe është mjaft miqësore. Ata janë shumë të ndjeshëm dhe emocionalë dhe u japin të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim.

Në marrëdhënie, Peshqit kërkojnë një lidhje të thellë emocionale dhe do të bëjnë gjithçka për t’u siguruar që partneri i tyre të mbetet i kënaqur në të gjitha mënyrat.

Ata janë shumë besnikë dhe të kujdesshëm për partnerët e tyre dhe presin që ai ose ajo të ofrojë të njëjtin nivel mirësie dhe respekti.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi: Gaforrja, Akrepi

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Virgjëresha

DASHI

Kjo shenjë e merr forcën e jetës nga brirët, pa frikë nga pengesa ose sfida të tjera me të cilën mund të përballen. Ata veprojnë së pari dhe mendojnë më shumë mbi zgjedhjet e tyre më vonë.

Ata kanë një natyrë të vendosur, të sigurt dhe të pasionuar dhe përballen me guxim në çdo situatë. Ata kërkojnë shpejtësi dhe konkurrencë rregullisht dhe rrallë ndalojnë të rimendojnë diçka për shumë kohë.

Shenja e Dashit ka nevojë për ekzaltim dhe spontanitet në një marrëdhënie dhe nuk do të hezitojë të drekojë me partnerin e tij ose të saj me dashuri dhe përkujdesje.

Ata kanë nevojë për dikë që ka të njëjtin pasion për jetën, me një qëndrim këmbëngulës për të goditur.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi: Luani, Shigjetari

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Peshorja

DEMI

Demat janë njerëz me nivel të lartë, të besueshëm dhe praktik, të cilët nuk e lënë një punë të papërfunduar. Ata janë kokëfortë, por ata janë gjithashtu dëgjues të mirë.

Ata janë shumë mbrotjës ndaj të dashurve të tyre dhe nganjëherë mund të jenë posedues të tyre. Shenjat e Demit janë shumë sensualë dhe romantikë në marrëdhënie dhe do të mbeten besnik ndaj jush.

Një Dem ka nevojë për dikë që është i ndershëm dhe i besueshëm, që do të tregojë durim me të dhe do ta vlerësojë punën e lodhshme që Demi bën si dhe natyrën serioze.

Një Demi nuk i pëlqen shumë të flasë, por ka një zemër të madhe dhe kanë nevojë për dikë që do t’u qëndrojë përkrah pavarësisht të gjithave.

Përputhshmëria më e madhe: Virgjëresha, Bricjapi

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Akrepi

BINJAKËT

Binjakët janë konsideruar si një shenjë shumë e paparashikueshme dhe e komplikuar, sepse kurrë nuk do ta kuptoni se cila anë e personalitetit të tyre do të vijë në çdo kohë të caktuar.

Nga njëra anë, kjo shenjë e Zodiakut mund të jetë shumë shoqërore dhe karizmatike por nganjëherë ata humbasin në mendimet e tyre dhe mund të shfaqen si shumë serioze dhe të pashoqërueshëm.

Megjithatë, ata kanë një zemër të madhe dhe një natyrë të butë dhe mund të përshtaten shpejt me çdo situatë. Meqenëse Binjakët udhëhiqen nga Merkuri, i cili përfaqëson mendjen dhe komunikimin, ata kanë nevojë për dikë që mund t’u ofrojë atyre biseda tërheqëse dhe të cilët do t’i stimulojnë dhe t’i sfidojnë.

Ata kanë nevojë për nxitje dhe pasion në një marrëdhënie që ajo të funksionojë për një kohë të gjatë.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi: Peshorja, Ujori

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Shigjetari

GAFORRJA

Gaforret mund të duken shumë komplekse dhe të vështira për t’u njohur, por nën guackën e tyre të ashpër, ata kanë një botë të tërë që jeton brenda tyre.

Shenjat e Gaforres kanë një natyrë shumë të thellë, emocionale, por ato janë gjithashtu disa nga njerëzit më krijues dhe më me imagjinatë që do të takoni ndonjëherë.

Ato kujdesen shumë për miqtë dhe familjen e tyre. Janë shumë besnikë dhe kërkojnë një partner që nuk do t’i tradhtojë dhe të cilët gjithashtu do të jenë të durueshëm me ta, ashtu siç kanë nevojë Gaforret për t’u hapur me ta.

Gaforret kanë nevojë për dikë që është po aq i thellë dhe kompleks dhe nuk shkojnë mirë me partnerët e cekët ose sipërfaqësorë.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi: Akrepi, Peshqit

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Bricjapi

LUANI

Luanët janë liderë të lindur dhe adhurojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Ata janë të ngrohtë, të dashur, të gëzueshëm dhe të pasionuar dhe nuk do të ndalen nga asgjë për të arritur qëllimet e tyre.

Luani është një shenjë e lidhur drejtpërdrejtë me Zodiakun, kështu që kurrë nuk do t’ju duhet të mendoni se çfarë mendojnë apo ndiejnë sepse ata do të vijnë menjëherë dhe t’ua tregojnë.

Ata kanë nevojë për një partner me një nivel të lartë ambicie, një ndjenjë të mirë humori dhe një pikëpamje optimiste për jetën.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi: Dashi, Shigjetari

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Ujori

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat kanë një natyrë shumë analitike, të vështirë dhe praktike. Ato i vëzhgojnë gjërat deri në hollësitë më të vogla dhe kanë një qasje shumë më metodike ndaj jetës.

Kjo shenjë e zodiakut nganjëherë mund të mendojë shumë, megjithatë kështu gjen shpesh zgjidhje për problemet. Ato janë shumë besnike ndaj një marrëdhënieje dhe kanë nevojë për dikë që do të jetë porsi ato.

Janë të përkushtuar ndaj partnerit të tyre dhe duhet të ndihen të rëndësishëm dhe të kërkuar nga të dashurit e tyre.

Ato nuk e shfaqin shumë dashurinë dhe emocionet, por kujdesen për partnerin e tyre. Ata kanë nevojë për dikë me një qasje të drejtpërdrejtë dhe praktike ndaj jetës.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi: Demi, Bricjapi

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Peshqit

PESHORJA

Peshoret kanë një qasje shumë bashkëpunuese dhe paqësore në jetë dhe e urrejnë të qenit vetëm. Ato e shijojnë një diskutim të mirë me njerëz interesantë dhe mrekullohen nga artet dhe çdo gjë e bukur.

Shenjat e Peshores kanë nevojë për ekuilibër dhe simetri në jetën e tyre në mënyrë që të ndjejnë më të mirën prej vetes dhe ndihen më në nivel kur janë në skuadra apo grupe.

Ata gjithashtu e urrejnë pabarazinë dhe padrejtësinë dhe do ta ngrenë zërin për këdo që diskriminohet.

Ata kanë nevojë për një partner që e shijon gjithashtu paqen dhe harmoninë në jetë dhe që veprojnë me qetësi.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi: Binjakët, Ujori

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Dashi

AKREPI

Akrepat kanë një sjellje të qetë dhe të mbledhur dhe i mbajnë shumë mirë sekretet. Këto shenja janë miq të mrekullueshëm sepse janë njerëz shumë të besueshëm.

Ata kanë një natyrë misterioze dhe zakonisht nuk i shprehin emocionet e tyre. Ata janë të shkathët dhe të pasionuar dhe kanë një nivel të lartë të krijimtarie.

Ata janë njerëz shumë sensualë, por kanë nevojë për një partner i cili do të jetë i durueshëm me ta sepse ata duan kohë që t’i besojnë partnerit të tyre. Akrepat gjithashtu kanë nevojë për dikë inteligjent dhe të sinqertë, i cili nuk do të mbajë sekrete prej tyre.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi:Peshqit

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Demi

SHIGJETARI

Shigjetari ka nevojë për liri dhe për të dalë, gjithashtu nuk reagojnë mirë kur u thuhet se çfarë duhet të bëjnë. Ata janë kureshtarë për jetën dhe e kanë në natyrë të hapen me të tjerët.

Ata i shijojnë shumë udhëtimet, sepse kanë nevojë për lëvizje të vazhdueshme në kërkim të kuptimit të jetës. Ata janë shumë filozofikë, por shprehin veten shumë mirë.

Shenja e Shigjetarit është e gjallë dhe humoristike, kështu që ata kanë nevojë për dikë që është i hapur dhe me zemër të mirë. Ata kanë nevojë për një partner të ndjeshëm, ekspresiv dhe aventuresk.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi: Dashi, Luani

Përputhshmëria më e mirë në lidhje: Binjakët

BRICJAPI

Bricjapi është shenja më punëtore dhe më e përkushtuar. Ata janë njerëz shumë seriozë, të disiplinuar dhe kanë një etikë të fuqishme pune që u mundëson atyre të arrijnë shumë në karrierë.

Ata janë shumë të pavarur dhe kokëfortë dhe nuk i lejojnë të tjerët t’u tregojnë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ata ndonjëherë mund t’i urdhërojnë njerëzit përreth dhe t’i imponojnë idetë e tyre tek të tjerët nëse nuk janë të kujdesshëm, por janë njerëz shumë besnikë dhe bujarë nën pamjen e tyre të ashpër.

Ata kanë nevojë për një partner të ndershëm dhe të ndjeshëm, i cili mund ta balancojë qëndrimin e tyre kokëfortë.

Përputhshmëria më e madhe në përgjithësi: Demi, Virgjëresha

Përputhshmëria më e mirë në marrëdhënie: Gaforrja

Ja me cilën shenjë të shkon “muhabeti vaj” në jetë e dashuri Read More »

Ministrat japin sot llogari para Ramës, ja për çfarë do raportojnë. Të gjithë në provë…

Të gjithë ministrat e qeverisë do të raportojnë sot para kryeministrit Edi Rama mbi ecurinë e punës së deritanishme për institucionet që ata drejtojnë.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në vilën qeveritare në Vlorë, kabinetin e ministrave, të cilët do të vazhdojnë raportimin e tyre, mbi analizën e këtij viti të parë të punës së qeverisë si dhe mbi realizimin e detyrave dhe objektivave.

Por edhe pse ky takim do të jetë larg vëmendjes së mediave, pasi kryeministri do të jetë vetëm me anëtarët e qeverisë, gazeta ka mësuar detaje se për çfarë çështjesh do të raportojë secili emër.

Mësohet se ministrat i kanë përgatitur raportet e tyre qysh para një muaji dhe se do të raportojnë mbi të gjitha arritjet e deritanishme.

Kështu, Ministria e Brendshme, do të raportojë sot para kryeministrit Rama, për bilancin e luftës antikorrupsion; çështjen e kanabisit; mënyrën sesi është menaxhuar çështja e azilkërkimit etj.

Por krahas këtyre çështjeve, ministri Fatmir Xhafaj sipas “Sot” do të parashtrojë para kreut të qeverisë edhe ecurinë e procesit të vetingut në polici deri më tani.

Krahas këtyre arritjeve Xhafaj do të pasqyrojë gjithashtu edhe numrin e ligjeve dhe projektvendimeve që dikasteri që ai drejton i ka paraqitur Kuvendit për miratim.

Kriter ky që do të duhet ta pasqyrojnë të gjithë ministrat. Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të raportoj para kryeministrit ecurinë e deritanishme të skemës ekonomike në të gjithë qarqet e vendit. Manastirliu do të raportoj gjithashtu edhe bilancin e investimeve në qendrat spitalore.

Ndërsa, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sipas informacioneve, do të pasqyrojë para kryeministrit, të gjithë bilancin e ecurisë së rritjes ekonomike në vend si dhe masat që janë marrë për të mundësuar uljen e mëtejshme të borxhit publik.

Kurse ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të pasqyrojë ecurinë e procesit të vetingut deri më tani.

Por raportimi para kreut të qeverisë, duket se do të vërë në “gijotinë” fatin e disa ministrave. Kjo për faktin se kryeministri ka paralajmëruar ndryshime rrënjësore në kabinetin qeverisës, gjatë Asamblesë, nëse nuk përmbushen objektivat e vendosur.

Gjatë ditës së sotme ministri Bushati do të raportojë para kreut të qeverisë ecurinë e deritanishme të procesit “Screening”. Bushati do të pasqyrojë gjithashtu edhe ecurinë e marrëveshjes me Greqinë.

Ndërsa sa i takon, ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknurit, ky i fundit sipas informacioneve, do të bëjë një bilanc para kryeministrit mbi masat e marra për riparimin e rrugëve të amortizuara; çështjen e statusit të naftëtarit si dhe një sërë çështjesh të tjera.

Ndërkohë nga ana tjetër, ministrja Xhaçka, e cila arriti të binde aleancën e NATO për të ngritur një bazë ushtarake në Shqipëri, do të raportoj për ecurinë e modernizimit të Forcave të Armatosura.

Ndersa ministrja Lindita Nikolla do të pasqyrojë parë kreut të qeverisë nismën më të fundit të MAS për sigurimin e librave falas për të gjithë nxënësit.

Kurse ministri Turizmit, Blendi Klosi do të pasqyrojë raportin e numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë kësaj vere/korrieri

Ministrat japin sot llogari para Ramës, ja për çfarë do raportojnë. Të gjithë në provë… Read More »