Aurora

Basha me pushime/ Përgatit qeverinë hije kundër Ramës, ja emrat

Ditët e fundit, Lulzim Basha ka humbur, për ata që e kërkojnë, kreu i opozitës është zhvendosur me pushime. Kuptohet që edhe lideri i opozitës do të bëjë pushime, ne nuk jemi në Rumani që të bëjmë protesta.

Lideri në mungesë i opozitës fillimisht ka shkuar në vilën e tij në Hollandë ku ka ujitur lulet dhe ajrosur shtëpinë, ndërsa më pas ka filluar të nxihet në diell.

Mësohet se në këto ditë pushimi, pas vaditjes, freskisë në Hollandë dhe çlodhjes që po bën në plazhet dhe resorted ekzotike, kanë dhënë efektet e para te Lulzim Basha. Ai ka përgatitur qeverinë hije të cilën pritet ta prezantojë në shtator.

Shpesh Lulzim Basha bën lista ministrash, për të nxitur strukturat e partisë, duke ju dhënë funksione dhe duke i quajtur ministra, të cilët i vendos përballë qeverisë së Edi Ramës.

Mësohet se qeveria hije e Lulzim Bashës ka disa emra të rëndësishëm dhe ka pësuar shpesh ndryshime. Kjo sipas performancës së secilit politikan rreth tij, por edhe lëpirjes që kanë pranë kunatit apo familjarëve dhe të afërmve të Lulzim Bashës.

Mësohet se ministër i Brendshëm do të jetë Ervin Salianji, i cili pas nxjerrjes së videos së audio-përgjimit me “Babalen”, tashmë e ka të padiskutueshëm këtë post.

Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të jetë ylli në ngjitje, i shkëlqyeri në shkollat britanike, në i papërsëritshmi nga gjithë të tjerët Klevis Balliu.

Ndërkohë një vend të rëndësishëm në kabinetin qeveritar pritet të marrë Tritan Shehu, i cili pritet të jetë ministër i Jashtëm.

Tek Integrimi duket se do të shkojë Kreshnik Çollaku, njeriu i cili po drejton grupin e këshilltarëve të PD-së, në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe po bën betejat me Erion Veliajn.

Më tej mësohet se edhe Oriola Pampuri, një nga dy “Çilistët” e Tiranës, do të ketë një vend në kabinetin e ri qeveritar. Pampuri pritet të marrë drejtimin e ministrisë së Mjedisit.

Nga ana tjetër, Niko Peleshin pritet ta zëvëndësoje Myslym Murrizi. Ka ende emra të tjerë, për shembull flitet që Lulzim Basha në listën e tij nuk e përjashton kurrë Dhurata Çupin, e cila pritet të marrë postin e ministres së Transporteve.

Nga ana tjetër Agron Shehaj do të jetë zv.kryeministër dhe ministër i Financave. Gjithashtu mësohet se Lulzim Basha në këtë listë do të përfshijë edhe disa njerëz nga shoqëria civile, apo aktivistë të ndryshëm. Në kabinetin e tij qeveritar do të ketë edhe emra të cilët pritet të ngelen surprizë.

Mësohet se kjo listë ende nuk i është komunikuar pjesës së ngushtë të stafit të tij, por flitet që në ditët në vijim, Dasada Metaj, kryeredaktore  “Opinionit” të Blendi Fevziut, ta shpërndajë këtë listë në media, ku pritet të shtojë edhe emrin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Kryeministrisë.

Ndërkohë në oborrin bosh të godinës së SHQUP-it, pritet që në shtator të fillojnë përplasjet dhe kjo ka të bëjë me riorganizimin që do të zhvillojë Partia Demokratike.

Ky riorganizim do të masë edhe një herë forcat dhe ndoshta do të rikonfigurojë më tej kabinetin hije të Lulzim Bashës, ku një vend të rëndësishëm pritet të kenë edhe figura si Arben Ristani, i cili mund të marrë postin e ministrit të Mbrojtjes, apo te ministria e Drejtësisë, ku pritet të shkojë Enno Bozdo.

Ndërkohë Fatbardh Kadilli, një nga personazhet e rëndësishëm të Partisë Demokratike, pritet të jetë zv.kryeministër dhe ministër për marrëdhëniet me parlamentin./ Satirë politikebP.s: Mos qeshni, por qani!/Cna.al

Basha me pushime/ Përgatit qeverinë hije kundër Ramës, ja emrat Read More »

Shpenzimet marramendëse të fëmijëve të politikanëve: Nga jahti i djalit të Ilir Metës, te luksi i fëmijëve të deputetëve të PS, PD, LSI dhe Llallës

Në Shqipëri të gjithë e dinë se sa pasuri ka vëllai, kushuriri, krushku e deri tek komshiu që nuk kanë asnjë lidhje gjaku apo miqësie me njëri tjetrin.

“Sporti” më i preferuar i shqiptarëve është ai i bërjes së llogarive financiare dhe gjithçkaje të njeriut që ka afër, përballë apo dhe në fund të botës.

Madje nuk ngurojnë të deklarojnë se “deri më dje ishin pa brekë në bythe dhe tashmë janë milionerë” apo “deri në vitin 1990 të gjithë kishim një prerje, një kostum që shpesh e këmbenim me njëri tjetrin, dhe tani s’dihet ku e kanë pasurinë pa bërë asnjë punë”.

Nuk është thjeshtë zakon shqiptari, por varfëria dhe diferencimi i shpejtë dhe i tejskajshëm ka bërë që gjithkush të bëjë një analizë të vetes, por dhe të njerëzve që e rrethojnë.

I përmendëm këto detaje, të njohura për të gjithë shqiptarët, pasi gjendemi një një situatë verifikimi pasurie dhe Vettingu për politikanët, për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë shqiptarë.

Shpesh organet ligjzbatuese shqiptare ngrenë supet dhe dorëzohen përballë mungesës sipas tyre, të mundësisë për të verifikuar pasurinë e politikanëve shqiptarë, të njerëzve të drejtësisë apo dhe të zyrtarëve të lartë.

Në fakt dhe drejtësia amerikane nuk verifikoi dot me dokumente, prova dhe fakte asnjë lloj krimi të superbosit të mafias amerikane Al Capone, por u përqëndrua tek detajet.

Të gjithë e dinë se Al Capone ra në burg dhe u dënua nga gjykata amerikane thjeshtë dhe vetëm për evazion fiskal, për të mos dalë më me këmbët e veta nga qelia.

Ndaj dhe organet ligjzbatuese shqiptare e kanë shumë të lehtë të verifikojnë pasurinë e politikanëve, zyrtarëve të lartë, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Mjafton që kreu i Inspektoratit të Pasurisë Shkëlqim Ganaj të mos konsumojë një drekë me Ilir Metën në resortet turistike në bregdetin e jugut, por të vihet vetë në krye të punës, pasuria e politikanëve do verifikohet në një farë mase. Thjeshtë sa për të pasur atë ‘detajin’ e Al Capones.

Më konkretisht, resortet turistike tashmë në verë mbahen me paratë që shpenzojnë fëmijët e politikanëve, të prokurorëve, gjyqtarëve, zyrtarëve të lartë dhe bankierëve, Presidentëve dhe ish presidentëve. Pa përjashtuar ata të trafikantëve dhe njerëzve të krimit, të kuptohemi.

Madje ata lëvizin dhe me jahtet e tyre apo të familjeve të tyre, me makina luksoze dhe bëjnë shpenzime marramendëse, duke bërë që plazhet e jugut të dominohen prej tyre. Por dhe të “eskortave” që i shoqërojnë, të cilat që mbahen me para prej këtyre fëmijëve që, fati deshi të kishin prindër me pushtet.

Kështu, mjafton që Ganaj i Inspektoratit të Pasurisë të dalë një xhiro lokaleve luksoze në Dhërmi, Himarë, Ksamil e deri në Sarandë, Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë nuk ka nevojë të shqyrtojë asnjë dokument tjetër për pasurinë e këtyre shtetarëve, njerëzve të drejtësisë dhe zyrtarëve të lartë.

Të bëjë vetëm një shënim, i kujt është ky fëmijë dhe sa shpenzon në një natë, për ta “kryqëzuar” me rrogën e shtetit të këtyre politikanëve, zyrtarëve të lartë, prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë, dhe bëhet një far Vettingu. Duke filluar nga këto detaje të vogla, njësoj si me Al Kaponen në Amerikë para më se pesë dekadash.

Të shohë që djali i Ilir Metës presidentit tonë të “nderuar” dhe Monika Kryemadhit kryetares së LSI, lëviz me një jaht luksoz të familjes, bashkë me miqtë e tij minorenë pasunarë.

Të shohë djalin e deputetit të PS Spartak Braho me pesë makina apo vajzën e deputetit të PS Sadri Abazi. Por dhe djalin i ish deputetit të ndjerë Azem Hajdari dhe gjyqtares Fatmira Hajdari. Azem Hajdari Junior është vetëm 19-vjeç por ka arritur që tani që të depërtojë në botën e fuqishme të Instagramit dhe rrjeteve sociale si një pasunar i ri që bën jetë luksoze.

Të shohë dy djemtë ish ministrit dhe deputetit të LSI Edmond Panariti, të cilët rezultojnë me llogari bankare në Holandë dhe Britaninë e Madhe dhe që bëjnë jetë luksoze andej dhe këndej kufirit. Të shohë jetën luksoze të djalit të deputetit të PD Xhemal Gjunkshi, i cili bën qejf me paratë që i ati rropi nga komandot shqiptare që shkonin në Afganistan, ku për një mision 6 mujor u merrte Xhemali 7 mijë dollarë për person. Nuk e themi ne, e ka thënë ish ambasadori amerikan për DASH në kabllogramet e tij, që janë bërë publike.

Për të mos folur për djalin e Sali Berishës dhe bashkëjetueses së tij Armina Mevlani, që nga 365 ditë kalendarike që ka viti, 260 ditë i bëjnë në resortet turistike më të shtrenjta të botës.

Të shohë dhe djalin e ish-deputetit të PS-së, Ndue Kola, Arnold Kola që aksidentoi vitin e kaluar për vdekje një oficer policie në bulevardin e Kamzës dhe është dënuar me dy vjet burg.

Dhe që nuk i bëri “ujë” syri, pasi ka prapa babain sponsor me lekë. Apo vajzën e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, e cila bën jetë luksoze dhe shpenzime marramendëse, me makina luksoze dhe që tashmë po ia bën “fora” me shoqërinë në bregdetin e jugut.

Por dhe vajza e kryebashkiakut socialist të Tepelenës Tërmet Peçi, e cila si një vajzë minorene që është bën jetë luksi, në makina luksi dhe me shpenzime marramendëse. Me një baba rrogtar kryebashkiak që nuk e kalon rroga e tij 700 mijë lekshin e vjetër në muaj, gjithsesi.

Pa përmendur këtu dhëndërrin dhe vajzën e Qazim Sejdinit apo djalin e ish Guvernatorit të BSH Ardian Fullani, të cilët nuk mbeten prapa në shpenzime marramendëse.

Shumica e prindërve të këtyre fëmijëve janë rrogtarë të shtetit zyrtarisht, por që fëmijët e tyre konsumojnë në një ditë aq sa prindërit e tyre fitojnë minimumi në një muaj.

Këtu të fillojë vettingu për verifikimin e pasurisë, tek fëmijët konsumatorë dhe që bëjnë jetë luksoze, për të mbërritur tek politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë. Thjeshtë të përqëndrohen në këto detaje të vogla, pasi “djalli” në detaje fshihet.

Mund të verifikojnë dhe shpenzimet që këta fëmijë rrogtarësh kanë në një vit shkollë në universitetet më të shtrenjta të botës. Kjo është kollaj fare. Vetëm pak vullnet duhet./Pamfleti

Shpenzimet marramendëse të fëmijëve të politikanëve: Nga jahti i djalit të Ilir Metës, te luksi i fëmijëve të deputetëve të PS, PD, LSI dhe Llallës Read More »

Pas 13 ditësh, vjehrri i Lulzim Bashës i thotë lamtumirë fukarallëkut. Shqiptarët paguajnë 13.1 milionë euro

Fatura prej 13.1 milionë euro që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka detyruar shtetin shqiptar që t’i paguajë vjehrrit të Lulzim Bashës do të krehët më 25 gusht. Paratë do të jetë nga taksat e shqiptarëve sigurisht.

`Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (seksioni i parë), mbledhur si një dhomë e përbërë nga: Gjyqtarë Linos-Alexandre Sicilianos, kryetar, Kristina Pardalos; Ledi Bianku; Aleš Pejchal; Armen Harutyunyan; Pauliine Koskelo; Tim Eicke, gjyqtarë dhe nga: Abel Campos, regjistrar i seksionit, shpall vendimin e mëposhtëm: Çështja ka filluar me kërkesë nr. 10613/16 dorëzuar më 19 shkurt 2016, nga 18 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas Italian, me kërkues të parë Xhuvi Sharxhi dhe kërkues të dytë Xhafer Isufi, të përfaqësuar nga A. Saçuçi, avokat në Romë, ndërsa qeveria shqiptare u përfaqësua nga agjentja e saj, Alma Hicka, Zyra e Avokatit të Shtetit.

Për qeverinë shqiptare, asistuan në seancë: , A. Hysi-këshilltar Ministria e Drejtësisë, R. Hoxha-këshilltar Ministria e Drejtësisë, E. Sadushaj-këshilltar Ministria e Drejtësisë, Këshilltare; Për ankimuesit, assituan: A. Saçuçi, avokat, G. Borgna, avokate, E. Ballanca, këshilltare.

Pas 13 ditësh, vjehrri i Lulzim Bashës i thotë lamtumirë fukarallëkut. Shqiptarët paguajnë 13.1 milionë euro Read More »

“Në Shqipëri nuk ka më këmbë turku, amerikanët do të eliminojnë korrupsionin trefishor Berisha- Meta- Rama”

Politika shqiptare sot, është një politikë e nivelit të dobët, kurse Shqipëria e ka këtë çast kohën historike të reformimit të saj gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Jajnë dy shtete shqiptarë në Ballkan, dhe politika shqiptare nuk din të bëjë asgjë në dobi të gjithëshqiptarizmës ballkanike. Kjo, sepse lidershipi aktual politik nuk është me shqiptarët, por me pushtuesit e territoreve shqiptarë. Njëlloj si në 100 vjet ekzistencë të shtetit shqiptar.

Serbia, pushtuese e madhe territoresh shqiptare, është e mundur në luftë, dhe e trembur, kurse politika shqiptare në Kosovë dhe këtu në Shqipëri, është në nivel të dobët.

 

Po ç’kanë qenë serbët deri në mesjetë? Të gjithë kanë qenë “kalorës të lirë” që e endeshin në Perandorinë Osmane. Nuk ka kombësi etnike serbe. Të gjithë mbretërit serbë kanë qenë shqiptarë. Edhe themeluesi i tyre Karagjergjoviç, nga Klememdi ka qenë, Gjergji i Zi e ka pasur emrin.

Në Manastirin e Hilindarit, në malet e Pindit në Greqi, është bllokuar i gjithë dokumentacioni shqiptar aty. Aty është kurorëzuar Skënderbeu, se manastiri ka qenë nën mbrojtjen e kastriotëve. Në Hilindar nuk lejohet të hyjë kush, se quhet enklava serbe, dhënë Serbisë nga grekët për të fshehur historinë e Shqiptarëve.

Aty, në Hilindar, do të shihni që mbreti i famshëm serb, Stefan Nimani, ka varrin e tij ku mbi të shkruhet: Rex magnum albanesis – mbreti i madh i shqiptarëve. Kurse serbët mburren me të si mbretin e tyre. E kuptoni se ku janë shqiptarët?

 

Të gjitha këto janë histori që nuk mund t’iu hyjë dot lidershipi i korruptuar i sotëm dhe pa dije shqiptar. Por pyetja që duhet të ngrihet këtu është kjo: a do t’i ndihmojë politika amerikanë shqiptarët që të nxjerrin në dritë të vërtetat historike që fshihen në Manastirin e Hilindarit në malet e Prindit në Greqi?

Sepse dihet që, korrupsioni kryeministror shqiptar Rama – Berisha është kundër historisë së Shqipërisë.

 

ll.

Cila është situata aktuale në Shqipëri.

 

Lidershipi i politikës shqiptare në Tiranë, në të dyja krahët, është i korruptuar dhe i kapur në korrupsion. Ky fakt i përplas liderët, që janë patologjikë për pushtetin, me rrezikimin e pushtetit të tyre politik.

Atëherë çfarë mund të presin nga Rama, Berisha dhe Meta shqiptarët kur këta, të kapur në korrupsion, janë gati të luajnë çdo kartë për interesin e tyre vetjak? Asgjë. Vetëm shitjen e interesit kombëtar të fqinjët pushtues.

 

Këtu qëndron në fakt konflikti i sotshëm midis shqiptarëve dhe lidershipit të tyre politik. Por kjo është arsyeja që kryeministri shqiptar Rama, shkon në Stamboll si pashallarët e qëmotit, për të ndaluar tempin amerikan të ristrukturimit të botës shqiptare sipas një koncepti perëndimor të drejtësisë dhe demokracisë që ajo po kërkon të vendosë në Shqipëri. Është naiv, i paaftë dhe me ligësi antishqiptare. Njëlloj si Berisha.

 

Po kjo është fatkeqësia e fundit e Shqipërisë, sepse kjo klasë politike e korruptuar tani është drejt likuidimit të saj të plotë. Ajo ka vdekur, sepse Serbia është mundur në luftë pikërisht për dorëzimin e territoreve shqiptarë të pushtuara prej saj: dhe do t’i dorëzojë. Lira turke dhe Erdogani i Ramës po shikojnë në faliment.

Po Rama me antiamerikanizmin e tij ku ndidhet ndërkaq? Pas Erdoganit, sigurisht, në ecje drejt degradimit politik, por ky do ta ketë procesin e ndëshkimit dhe konfiskimit në Tiranë njëlloj si Berisha Meta dhe Basha.

Nuk kanë shpëtim.

 

lll.

Në një kohë kur politika shqiptare duhej të drejtohej nga aftësia intelektuale, dhe vendosmëria për rivendosjen e prestigjit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor, liderët shqiptarë në Tiranë janë të denatyruar nga korrupsioni.

Si gjithmonë në historinë tonë.

 

Po në Prishtinë? Edhe atje po e denatyron korrupsioni politikën. Veçse në Prishtinë është edhe fenomeni agjenturor serb. Është fenomen i vjetër, por të gjithë këta serbofilë që janë në politikë, kuptohen sapo hapin gojën.

Gjithsesi, në Kosovë situatën e kanë në dorë vetë amerikanët, dhe lidershipi drejtues nuk lëviz dot drejt Beogradit apo Moskës, si këta tanët nëTiranë. Kurse Erdogani me neoosmanizmin e tij që paguhej nga serbët në Prishtinë dhe qytetet e tjerë të Kosovës, tani falimenton, dhe dhe kjo sigurisht që do të ndihet shumë në Beograd.

 

Nga të tërë këta liderë shqiptarë, më guxim patriotik po tregon Ramush Haradinaj. Dhe është kryeministër i përkrahur plotësisht nga Uashingtoni. E kundërta e kryeministrit me ligësi antishqiptare që është në Tiranë dhe mendon që me Berishën dhe Erdoganin do të mundë politikën amerikane në Ballkan.(!)

Por, gjithsesi, duhet theksuar se të gjithë këta kanë kohën kundër dhe realisht nuk mund të bëjnë dot asnjë lëvizje bllokuese.

 

Shqiptarët kishin 200 vjet që po prisnin një kohë si kjo, sepse ka 200 vjet që janë të luftuar me shfarosjen e tyre nga fuqitë e mëdha dhe nga fqinjët e tyre.

Ka qenë një armiqësi e ligë fakti historik që me tendencë keqdashëse Perandoria Osmane, Franca, Rusia dhe serbët e grekët, kanë dashur të eliminojnë zotërit e Gadishullit Ilirik. Ka pasur shumë interesa këtu, por më thelbësorja ka qenë pozicioni gjeografik dhe gjuha shqipe.

 

Më e egër kundër shqiptarëve si etni, deri në vitin 1840, ka qenë Perandoria Osmane, për që nga ky vit dalin në skenë Serbia, Greqia dhe Rusia. Të gjithë bashkë kundër popullit më të vjetër të Europës, që në fakt iu ka dhënë vetë gjuhët e tyre lokale.

Dyzet përqind e gjuhës së sotme greke vjen nga shqipja, e gjithë mitologjia e famshme greke, shpjegohet me gjuhën shqipe; dyzet përqind e popullsisë serbe, ka origjinë nga katolikët shqiptarë, të dhunuar nga Stambolli antikatolik, dhe të fshehur nën suazën e kishës ortodokse serbe.

 

Afër gjysma e Greqisë është me arvanitas që flasin shqip, një përqindje e madhe e tyre, janë katolikë të veriut shqiptar që shpërnguleshin nën suazën e kishës ortodokse greke për të mos braktisur kristianizmin. Si ata të tjerët katolikë e ortodoksë shqiptarë që, për t’i shpëtuar ndjekjes vdektare të turqve, pas vdekjes së Skënderbeut, ikën më tmerr për të shpëtuar kokën dhe fenë. Më shumë se një milionë arbër-shqiptarë ikën në Itali dhe në vendet përreth, në Korsikë deri në Spanjë, por edhe në Greqinë e shkatëruar nga shekujt. Kurse shqiptarë katolikë i ke sot me shumicë në Kroaci e në Mal të Zi dhe në Serbi, por edhe një shumicë ortodokse shqiptare që është shkruar sllave në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Sot, si ndryshim i gjëndjes në favor të shqiptarëve, janë 250 mijë ortodoksë në Maqedoni që janë deklaruar shqiptarë. Edhe në Greqi, në Çamëri, ortodoksët shqiptarë po flasin hapur shqip kudo, në të gjithë qytetet e Çamërisë.

 

lV

Koha e solli më në fund që forcimi i Shqipërisë dhe dalja në histori e Kosovës do të fillojë procesin e rigjenerimit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Ja, mu këtu e zë fillin e vet armiqësia sllavë, greke dhe ruse që kërkon që, me anë të lidershipit politik të korruptuar shqiptar të bllokojë zhvillimin gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Por tani ka rënë përfundimisht e gjithë propaganda serbo-greke që shqiptarët janë turq apo osmanë, se koha i përmbysi. Dalja e Shqipërisë nga izolimi e tregoi qartësisht karakterin perëndimor të ndërtimit shpirtëror shqiptar: bota e zhvilluar pa shqiptarë, të krishterë dhe muslimanë, bashkë në harmoni fetare, dhe provoi shkencërisht që shqiptarizmi i shqiptarëve është qytetërimi perëndimor që dominon njëlloj mbi të tria fetë në shoqërinë shqiptare.

Të gjithë sot janë të qartë që në Shqipëri nuk ka këmbë turku; Të gjithë elitat perëndimore e dinë që gjuha shqipe është një thesar i qytetërimit perëndimor;

Të gjithë historianët e spikatur dhe të gjitha katedrat e historisë në Amerikë e dinë dhe po e shkruajnë që shqiptarët janë populli më i vjetër dhe me rezistent i Europës;

Kurse politika amerikane është afektuar me theks të madh historik në aleanca me Shqipërinë, Kosovën dhe me të gjithë shqiptarët e Ballkanit Perëndimor.

Pikërisht në një kohë si kjo, shqiptarët drejtohen nga korrupsioni i madh dhe atishqiptarizmi.

Kjo ishte një fatkeqësi historike, por që për shumë arsye që kanë të bëjnë me të ardhmen, në këtë aksident historik, shqiptarët po ndihmohen realisht fort nga politika amerikane.

Dhe kjo ndihmë do të vijojnë derisa t’i eliminojnë nga skena të gjithë të korruptuarit e korruosionit kryeministror trefish në Tiranë: korrupsionin Berisha, Meta, Rama.

“Në Shqipëri nuk ka më këmbë turku, amerikanët do të eliminojnë korrupsionin trefishor Berisha- Meta- Rama” Read More »

Plas në LSI, ushtria e hajdutëve tradhton Monikën, nisin përplasjet me ish-drejtorët për…

Nis larja e hesapeve në bandën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Një vit pas largimit nga stani i pushtetit, një sherr masiv dhe i paprecedentë ka përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim, bandën më famëkeqe të hajdutëve në historinë e kombit shqiptar. Pas braktisjes nga këshilltarët bashkiakë dhe disa deputetë, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta po braktisen nga ish-drejtorët hajdutë, të cilët gjatë tetë viteve në pushtet, katër me PD dhe katër me PS, kanë ushqyer me paratë korrupsionit LSI.

Pas largimit nga pushteti, dhjetëra drejtorë dhe ish-drejtorë të LSI kanë ndërprerë çdo kontakt me Monika Kryemadhin. Drejtorët janë larguar për të mos kontribuar më me paratë që kanë vjedhur për partinë, për t’i shpëtuar burgut si dhe për t’u afruar me Partinë Socialiste. Ata po sillen sikur nuk kanë pasur kurrë asnjë lidhje me ndërmarrjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Nuk u janë përgjigjur asnjë thirrje për të marrë pjesë në takimet e partisë dhe as kërkesave për të dhënë para.

Largimi i drejtorëve nga banda e madhe ka tërbuar Monika Kryemadhin, e cila mori drejtimin e LSI, pasi bashkëshorti i saj, Ilir Meta, u bë nga Edi Rama president. Ditët e fundit, Monika Kryemadhi ka nisur një ofensivë ndaj ushtrisë së hajdutëve që e kanë tradhtuar. Monika ka nisur një tur takimesh me strukturat e çdo dege të partisë, duke sulmuar dhe kërcënuar drejtorët që e kanë tradhtuar.

Gjatë dy ditëve të fundit, në takimet me strukturat e partisë në Qarkun e Tiranës, Monika ka sulmuar me emra konkretë drejtorët që e kanë tradhtuar. Në takimin e fundit, Monika ka kujtuar për secilin drejtor, pallatet, pyjet, guroret, paratë cash, postet, pronat, lumenjtë, plazhet dhe favoret e tjera që kanë marrë nga partia. Duke u dhënë një mesazh hajdutëve që vijojnë t’i shkojnë pas, Monika ka kërcënuar hajdutët që e kanë tradhtuar se do të japin llogari për aktin e tyre dhe për mosmirënjohjen.

Lëvizja Socialiste për Integrim është në prag të një përplasje të madhe publike. Pas luftës së ftohtë dhe të nëndheshme me Monikës dhe drejtorëve, konflikti është gati të shpërthejë në publik. Nga ana e tyre, drejtorët dhe ish-drejtorët kanë paralajmëruar Monikën se mund të flasin dhe të rrëfejnë vjedhjet masive në bashkëpunim. Ata kanë kërcënuar Monikën se mund të dëshmojnë për paratë e korrupsionit që i dërgonin çdo muaj asaj, gjatë qeverisjes me PD dhe më pas me PS.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit duhet të survejojnë dhe të përgjojnë takimet e ditëve të fundit të Monika Kryemadhit me hajdutët që i kanë mbetur. Në çdo fjali, Monika Kryemadhi konsumon disa vepra të rëna penale. Në shpërthimin e saj ndaj ish-drejtorëve, Monika rrëfen mekanizmin kriminal të funksionimit të LSI, baza e secilës është plaçkitja masive e pasurive publike./Pamfleti

Plas në LSI, ushtria e hajdutëve tradhton Monikën, nisin përplasjet me ish-drejtorët për… Read More »

Lëreni Edin të pushojë!

Ndërsa Edi Rama ka nisur pushimet, të gjithë opozitarët e tij i kanë filluar një proces në mungesë për dy nga temat madhore që po zaptojnë këto ditë titujt kryesorë të shtypit.

Disa i kërkojnë llogari për ngjarjen makabre të Selenicës, për faktin se vazhdoi vakancat i qetë, për postimet që bëri pas saj, në Facebook, e kështu me radhë. Në krye të frontit të këtij sulmi janë vënë kryesisht figura qëndrore të LSI-së, të cilët përditë e më shumë e shohin si dekoratë për opzitarizmin e tyre, kritikën e kryeministrit, për çdo gjë dhe me çdo kusht.

Aq të fiksuar janë në shigjetimin e kryerilindasit sa shpesh ngjajnë me atë personazhin e anekdodës së Vlorës së vitit ’97 që edhe kur kapi gruan duke e tradhëtuar me dikë tjetër, rifilloi të shante Berishën për këtë të keqe.

Po me të njëjtin sens humori i kishte trajtuar një media pranë qeverisë kritikat që po i bëhen kryeministrit për mos prononcimin ndaj idesë së ndarjes së kufirit. “Hip se të vrava, zbrit se të vrava” ishte njëri prej titujve të kësaj të diele.

Ai i referohej kërkesave këmbëngulëse që po bënin hierarkë të lartë të PD-së, se Rama duhet të prononcohej për deklaratat e Thaçit dhe Vuçiçit, duke harruar se po të njëjtët njerëz, i kanë përsëritur me nerv dhe insistim që të mos bëjë rolin e protektorit të Kosovës dhe as të flasë në emër të saj.

Pa dyshim se, pas gjithë kësaj fushate, me nota që herë janë për t’u mëshiruar dhe herë për të qeshur,  fshihet një sëmundije maniake e politikës shqiptare për të folur për gjithçka dhe për të mabjtur të pushtuar skenën në çdo moment.

Pa dyshim se, ajo është në traditën më të keqe të protagonistëve të partive që e kanë shndërruar në normë, sulmin kundër kundërshtarit, qoftë edhe vetëm se pse ky i fundit merr frymë.

Pa dyshim se, ajo është, në rastet më të shumta, kundërproduktive dhe rrezikon të shndërrohet në boomerang.

Dhe ky është në fakt një nga problemet e të bërit opozitë: shumfishimi i përditshëm i akuzave deri në zhvlerësimin e tyre. Goditja e Ramës për çdo gjë është gati gati e barabartë me mosgoditjen e tij për asnjë gjë.

Dhe Ramën ke shumë se ku ta kapësh. Mjaftojnë temat e mëdha të hajdutërisë, lidhjes me krimin, mbrojtjes së trafikantëve, krijimit të një kaste që po thellon drejt konfliktit civil, betejën mes të pasurve dhe të varfërve, për të qenë një kundërshtar dinjitoz i tij.

Po t’i kërkosh llogari edhe për krimin e një të sëmuri mendor që mund të ndodhë në ç‘do kënd të globit, apo pse për disa ditë të vetme ka vendosur të n’a lërë në paqe dhe të mos na bëjë pis ekranet, kjo nuk është më opozitë, por parodi.

Problemi i dytë i kësaj strategjie politike, për t’a thirrur kryeministrin me çdo kusht në skenë, nuk përbën as një lëvizje pragmatike në interes të qytetarëve.  Rama i takon asaj race të shpeshtë mes liderve tanë, që bëjnë më shumë dëm duke qenë në punë, sesa kur janë jashtë zyre.

Me siguri që Edi i Dhërmiut, që gëzon vilën qeveritare që e ka dizenjuar vetë, është një përdorues më i mirë i Facebookut në orët e zhegut, një baba më i kujdeshshëm për Zahon, një familjar më i qetë dhe një qytetar më i zakonshëm, sesa Rama që do të rikthehet në zyrë, për të firmosur shembjen e teatrit, favoret për pikat e basteve, ndërtimet e reja te garda dhe rrënimin e stadiumit Dinamo.

Prandaj le të mos e thërrasim atë sa më shpejt në skenë. Le t’i gëzohemi edhe disa ditë ekraneve të çliruara të TV-ve dhe le t’i shtyjmë edhe për pak gjëmat që na ka rezervuar shtatori. Edi n’a duhet edhe disa ditë me pushime./Nga Andi Bushati

Lëreni Edin të pushojë! Read More »

Banorët ja bëjnë si burrat, shpërthejnë portën për të shkuar në plazhin e zaptuar të Kakomesë

Ka degjeneruar në përplasje fizike mes banorëve dhe policisë shpërthimi i portës që deri sot i privonte banorët të shkonin në plazhin e Kakomesë.

Banorët e Nivicës janë bërë bashkë për të hedhur poshtë derën që sipas tyre ua ka “vjedhur” plazhin e stërgjyshërve në Kakome.

Sapo kanë hedhur derën, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke i penguar për të rendur në plazh.

Por, sipas medias lokale, “Saranda Web”, banorët janë shprehur të vendosur deri në arritjen e qëllimit të tyre.

Në fakt është jashtë perceptimit logjik se si mund të zaptosh bregun e detit dhe të privosh banorët ta frekuentojnë. Policia në këtë rast duhet të ishte kundër zaptuesit që ka vënë portë e gardh, e jo kundër qytetarëve.

Banorët ja bëjnë si burrat, shpërthejnë portën për të shkuar në plazhin e zaptuar të Kakomesë Read More »

Sallata Verore Me Shalqi Dhe Djathë – Shije dhe Shëndet i Mirë

Shalqini është një nga frutat më të mirëpritur dhe të dashur të verës.

Mënyra më e përhapur e shijimit të këtij fruti është ndarja në copa dhe servirja e ftohtë.

Megjithatë, ka shumë mënyra të tjera dhe interesante për të shijuar këtë frut dhe përfituar vlerat e mrekullueshme të tij.

Shalqini është një frut i ëmbël dhe i pasur me vitaminat A dhe C.

Si rrjedhojë, ai kombinohet shumë mirë si në shije dhe në vlera me djathin e dhisë dhe menten e freskët.

Sallata Me Shalqin dhe Djathë të Bardhë 

Kjo recetë që AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë kërkon djathë dhie të vjetëruar që është pak i fortë dhe me një shije dhe aromë të ndezur e të veçantë.

Por në mungesë të tij mund të përdorni edhe djathë të bardhë të llojeve të ndryshme.

Përbërësit

4 filxhanë me kubikë shalqini

Çerek filxhani me copa djathi dhie

Lëngu i një limoni jeshil

Udhëzimet

Këtë sallatë mund ta servirni në një pjatancë të posaçme ose në pjatë normale.

Mjafton t’i hidhni të gjithë përbërësit në enën e përzgjedhur dhe t’i përzieni me kujdes që të mos prishet forma e kubikëve të shalqinit.

Servireni të ftohtë.

Pse Duhet Të Hani Shalqi Çdo Ditë

Më poshtë mund të mësoni nga AgroWeb.org, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja.

Shëndeti I Zemrës

Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje Për Gjymtyrët

Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.

Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Mbrojtja e Lëkurës

Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.

Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti I Syve

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.

Sheqeri Në Gjak

Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur.

Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut. /AgroWeb.org

Sallata Verore Me Shalqi Dhe Djathë – Shije dhe Shëndet i Mirë Read More »