Aurora

Kjo histori e vërtetë shqiptare, që flet shumë për karakterin dhe moralin, ruhet në Bibliotekën e Kongresit në Uashington

Këto dy motra të varfra kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë.

Në kryeqytet pjesa më e madhe e fshatarëve vinin për të gjetur derman.

Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan si shpërblim për vizitën dhe për ilaçin.

Ishte koha kur në Shqipëri ekzistonte një krizë e rëndë ekonomike. Njerëzit vdisnin rëndom nga varfëria dhe kriza  kishte pllakosur gjithë Shqipërinë.

Luftërat e gjata, tranzicioni  i vështirë politik dhe grindjet e një pasnjëshme të qeverive shqiptare, jostabiliteti dhe ndërhyrja e vazhdueshme e fuqive të huaja thuajse e kishte kthyer në kolaps situatën shqiptare. Në qytet gjendja ishte tragjike.

Në fshat ishte pak më ndryshe.

Me gjithë prapambetjen që ekzistonte në fshatin shqiptar, duke u marrë me ekonominë e tyre familjare gjendja ishte disi më ndryshe.

Dhe siç ka qenë gjithnjë zakon në Shqipëri që mjeku është konsideruar si perëndi dhe është stimuluar, vajzat e varfra fshatare kishin marrë ca gjëra të pakta me vete.

Kur mjeku i tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.

Kjo histori e vërtetë  shqiptare që flet shumë për karakterin dhe moralin, së bashku me fotografinë ruhet në Bibliotekën e Kongresit në Uashington.

Një histori e vërtetë prekëse që gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, kontribuues jo vetëm në gazetari por dhe në historinë shqiptare, me kujdesin e veçantë i boton herë pas here në faqen e tij në rrjetet sociale.

Ishte një histori e vërtetë shqiptare, e atyre viteve të vështira që menduam t’a ndajmë me lexuesit e njekomb.foto-new-10129

Kjo histori e vërtetë shqiptare, që flet shumë për karakterin dhe moralin, ruhet në Bibliotekën e Kongresit në Uashington Read More »

Intervista ekskluzive e Ismail Qemalit në Vjenë (1912): “Ne nuk kërkojmë autonomi, por pavarësi”

Letër nga Vjena

Ismail Qemali dhe çështja shqiptare,

Vjenë, 21 nëntor.

Ismail Qemal Beu, një nga udhëheqësit më të padiskutueshëm të Kombit Shqiptar, u ndal për disa ditë në Vjenë. Ai erdhi nga Budapesti, ku politikanët hungarezë i rezervuan një mikpritje të ngrohtë dhe ku personazhet zyrtare të monarkisë, pa u distancuar nga rezerva diplomatike e imponuar prej rrethanave, nuk i fshehën atij simpatinë dhe interesin e tyre për çështjen që ai mbron. Ai, me gjithë këmbënguljeve të tij, nuk arriti të takonte dukën Bertchold; gjithsesi atë e vunë në kontakt me disa zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Momenti i vizitës së tij në Budapest rastisi, për më tepër, në kulmin e krizës austro-serbe : çështja e konsujve shqetësonte opinionin publik, tashmë i pakënaqur me qëndrimin e papajtueshëm të Serbisë për çështjen e porteve. Ismail Qemali gjeti në Austro-Hungari një atmosferë të favorshme për projektet e tij : ai dukej disi i shqetësuar dhe nervoz.

“Po largohem sonte, më tha ai, për Trieste. Një anije austriake do të më çojë në Durrës, ku shpresoj të arrij para se të mbërrijë ushtria serbe. Nuk ka më kohë për të humbur. Miqtë e mi dhe unë do të përpiqemi të organizojmë një komitet mbrojtës në vend, një lloj qeverie të përkohshme. Por, duhet më në fund që Evropa të dalë nga indiferenca e saj dhe të manifestojë me anë të akteve interesin që dëshmon se ka për çështjen tonë të pafat. Në Austri, në Gjermani, si edhe në Francë dhe Angli, opinioni publik është në favorin tonë; e drejta jonë njihet unanimisht dhe ruajtja e pavarësisë sonë duket se është në përputhje jo vetëm me parimet e diplomacisë evropiane, por edhe me interesat e fuqive të mëdha. Çfarë po pret Evropa për të na mbështetur? Do të jetë e padobishme shpallja e të drejtës së kombit tonë për ekzistencë dhe autonomi kur ne nuk do të ekzistojmë më. Qëllimi i serbëve është i qartë: ata djegin, masakrojnë gjithçka gjatë rrugës së tyre; nuk u mjafton pushtimi i Shqipërisë, ata duan të shfarosin shqiptarët”.

Ismaili i moshuar uli kokën dhe heshti për disa çaste, pastaj rifilloi:

“Ne nuk mundemi, nuk duam të bëhemi sllavë. Nga të gjitha kombet që popullojnë Ballkanin, i yni është më i vjetri. Është e vërtetë se ne nuk jemi shumë të civilizuar: kemi vuajtur kaq shumë! Por, a është kjo një arsye që një pemë, për shkak të mungesës së kujdesit, të pritet se nuk ka lulëzuar? Ne ishim të parët, pas vitit 1908, që u ngritëm kundër pretendimeve tiranike të qeverisë xhonturke. Duke kërkuar atëherë reforma dhe një trajtim më të drejtë, duke protestuar kundër kërkesave të papajtueshme me zakonet dhe kushtet tona, ne nuk mbronim ekskluzivisht vetëm të drejtat e racës sonë, por edhe ato të të gjitha kombësive: programet tona asokohe dëshmojnë për këto qëllime. Përpjekjet tona nuk patën sukses: ata u shtypën nga represionet më të padrejta dhe të dhunshme.

Popujt e Ballkanit u bashkuan; ata morën përsipër çështjen që ne tentuam të mbronim. Dhe sot që ata triumfojnë, veprimi i tyre i parë është që të kthehen kundër nesh ! Ata i njohin qëllimet tona, të cilat nuk janë armiqësore ndaj tyre: ne i konsideronim si aleatë. Ata e dinë se ne nuk do të ndjekim asnjë plan zgjerimi dhe propagande; ne kërkojmë vetëm një gjë : që të na lënë të jetojmë në territorin ku gjendemi. Dhe këtë pretendim, ne do ta mbështesim deri në fundin më ekstrem. Ne nuk do të lejojmë as aneksimin, as ndarjen dhe as zhytjen e popullit tonë në rrjedhën e një popullsie të huaj. Çështjet e gjetjes së formulës politike apo ajo për krijimin e një qeverie janë dytësore, dhe, në kohën e tashme, na shqetësojnë pak. Pika thelbësore është që tani e tutje ndjenja kombëtare mbizotëron mbi të gjitha ndjenjat e veçanta, preferencat politike ose rivalitetet konfesionale. Katolikët, ortodoksët, myslimanët, të gjithë shqiptarët janë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat e kombit dhe pavarësinë e Shqipërisë”.

Ismail Qemali pati përdorur gjatë bisedës fjalët “pavarësi” dhe “autonomi”. E pyeta nëse shqiptarët tashmë ishin të qartë për synimet e tyre. Ai bëri një gjest apatik:

“Çfarë vlere ka të luash me fjalët? – tha ai. Askush nuk e kishte dëshiruar më shumë se unë rigjenerimin e Perandorisë Osmane; askush nuk ishte më i vendosur se unë për të sakrifikuar shumë, gjithçka që ishte e mundur për të sakrifikuar, që Turqia të bëhej një shtet modern, i qeverisur dhe i administruar mirë, i qëndrueshëm dhe i fortë. Ne jemi rebeluar vetëm kundër abuzimit të pushtetit nga një parti, e cila paragjykonte të drejtat tona dhe kishte për qëllim të na shtypte si komb. Kjo parti, tashmë, ka shkatërruar Turqinë: çfarë do të mbetet në Evropë nga Perandoria Osmane? Nuk bëhet më fjalë për një Shqipëri autonome që i nënshtrohet sundimit të Turqisë. Lidhjet me një provincë të izoluar dhe të largët nga Perandoria do të ishin artificiale dhe të vështira për t’u mbajtur. Ne nuk kërkojmë autonominë, por pavarësinë : një pavarësi që nuk kërcënon askënd dhe madje u ofron disave garanci”.

Ismail Qemali e dinte se para se të shkoja për ta takuar, kisha takuar Hysen Xhahidin, ish-drejtorin e Taninës, i cili, duke u larguar nga Kostandinopoja, si arsye e kërcënimit të një dënimi, kishte gjetur strehim në Vjenë. Ai më pyeti se çfarë mendonte Xhahidi për ngjarjet dhe si e parashikonte të ardhmen. Unë nuk i fsheha se u befasova nga optimizmi i tij. Ai nuk kishte humbur asgjë nga entuziazmi dhe besimi i tij i mëparshëm. Përvoja që kishte dështuar në Evropë do të ripërtërihej në Azi, ku ajo kishte një shans më të mirë për të pasur sukses. Atje, asnjë besdisje, asnjë pengesë. Armenët nuk mund të përbënin një rrezik : ata kishin aq shumë interesa të përbashkëta me turqit ! Arabëve do t’u jepej një autonomi e gjerë. Progresi do të arrihej pak nga pak. Vendi do të organizohej, do të bëhej i begatë.

“Ëndrra! – tha Ismaili. Asnjë realitet, kaq brutal dhe i tmerrshëm sa është, nuk do të zgjojë këta njerëz ! Ata kanë shkatërruar, nga gabimet dhe arroganca e tyre, situatën më të bukur e më të pashpresë në botë. Çfarë simpatie dhe besimi gëzonte Turqia në Evropë pas revolucionit! Fakti ishte i papritur, dukej se u shfaq një fuqi jetike dhe energjitike me burime të pazbuluara. Evropa në tërësi i besoi Turqisë së re dhe i ofroi ndihmën e saj. Ata nuk kuptuan dhe shfrytëzuan asgjë. Sa herë kam provuar t’u hap sytë, u lutesha atyre që të mos shpërdornin avantazhet e një situate unike, të cilën vendi nuk do ta gjejë më kurrë; Nuk do të përfitonin vetëm ata, por e gjithë Perandoria. Për disa muaj, ata u tjetërsuan nga të gjithë: fuqitë e mëdha, që u trajtuan me një mëndjelehtësi të pabesueshme, na kthyen shpinën ; në brendësi të Perandorisë, kombësitë e kërcënuara prej një politike të verbër dhe brutale, menduan të shkundnin zgjedhën që u bënte ekzistencën e tyre të pamundur. Rezultati i gjithë kësaj është historia e këtyre ditëve të fundit: pa dyshim, që ende nuk u duket mjaft e qartë”.

Ismail Qemali, ndërsa isha gati t’i them lamtumirë, këmbënguli përsëri me shpresën se do të shihte Fuqitë e Mëdha të Evropës, të mbështesnin, në mënyrë efektive, kërkesat e Shqipërisë. Ai dukej shumë i kënaqur me aranzhimet që pati në Austro-Hungari, shumë më pak me ato që shtypi italian shkruante prej disa ditësh. “Shtypi, i thashë, nuk e përkthen gjithmonë mendimin e qeverisë”. Ismaili tundi kokën dhe nuk u përgjigj. – M. P.

Intervista ekskluzive e Ismail Qemalit në Vjenë (1912): “Ne nuk kërkojmë autonomi, por pavarësi” Read More »

Qytetarët njëzëri pas masakrës së Selenicës: Të rikthehet dënimi me vdekje! (VIDEO)

Masakra e Selenicës ka rikthyer debatin nëse duhet ashpërsuar legjislacioni për personat që kryejnë krime monstruoze. “News24” mori mendimin e qytetarëve, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri.

“Duhet të jetë dënimi me vdekje. Çfarë është kjo? Armëmbajtje pa leje që të bëjnë pazar, gjykatësit dhe prokurorët? Nuk e shef se çfarë po bëhet për vendimet në drejtësi. Duhet të jetë sepse nuk do guxonin të merreshin me shumë gjëra. Jo, pse do riktheheshe ne diktaturë, do e mbash derën pa çelës… Unë kështu mendoj dënimi me vdekje duhet te jetë kapital, është problem tjetër nëse nuk duan qeveritarët, atëherë ata e kanë problemin e familjeve te tyre”, thotë një qytetar.

Çfarë thonë qytetarët e tjerë:

“Unë atë të masakrës së Selenicës e dënoj me vdekje”.

“Këtu duhet të ketë ligj me pushkatim dhe varje, pse Amerika nuk e heq për vete duhet të jetë për kriminelët”.

“Ndëshkime të rënda duhet të ketë për monstra të tilla”.

“Atë ta dënosh me vdekje, është një masakër që s’ka bërë vaki ndonjëherë në botë, s’më ka zënë gjumi për atë fëmijë 6 vjeç dhe vajzën 17 vjeç”.

A duhet ashpërsuar legjislacioni për armëmbajtjen pa leje?

“Po, 10 vjet, 20 vjet”.

“Absolutisht, duhet të veprojë shteti dhe në mënyre sa më urgjente. Nuk ka bërë vaki në Shqipëri të vriten 8 persona nga një pjesëtar i familjes, nga një gen, nga një gjak, e jashtëzakonshme”.

“Për mua ata që kanë armë janë kriminel, për çfarë e mbajnë armën ata? Për të vrarë, për të vjedhur”.
“Duhet te ketë dënime më të ashpra, me varje… s’duhet të ekzistojë arma fare”.

“Ata që mbajnë armë të futen brenda”.

“Duhen dënime maksimale fare pa gjykata fare, jo të paguajnë lekë e të dalin, 15 vjet, 20 vjet, 15 vjet burg”.

Pasiguria për jetën është arsyeja kryesore sepse shqiptarët kërkojnë rikthimin e dënimit kapital.

“Kam frikë, për fëmijët më tepër”.

“Nuk ndihem shumë i sigurtë, dita ditës po e shohim çfarë bëhet”.

“Jo, fare…”

“99 përqind nuk ndihem i sigurtë”.

“Në Shqipëri? Jo! Me tepër jashtë shtetit, madje më shumë siguri ka në Kosovë se në Shqipëri”.

“Çdo gjë mund të ndodhë, kalon një i çmendur në rrugë dhe të vret, si të ndihesh i sigurt, nuk ka asnjë shpresë”.

Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri, u aplikua në maj të vitin ‘92, për masakrën e Libofshës. Dy vëllezër u varën publikisht në mes të qytetit, pasi ekzekutuan gjatë një grabitje me armë 5 anëtarë të një familje mes tyre edhe një foshnje 8-muajshe. Edhe pse nuk pati më dënime kaq të rënda, dënimi me vdekje u shfuqizua nga legjislacioni shqiptar në vitin 2000 pas nënshkrimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut./news24

Qytetarët njëzëri pas masakrës së Selenicës: Të rikthehet dënimi me vdekje! (VIDEO) Read More »

Punonjësi i sigurisë dhunoi udhëtarët me tabela sinjalistike, flet italiani pas tmerrit në Portin e Durrësit: Do ta padisim kompaninë GNV!

Pas ngjarjes së papreçedentë të ndodhur dje në portin e Durrësit, ku dhjetëra pasagjerë të linjës Bari-Durrës kanë qëndruar me orë të tëra në pritje të tragetit të kompanisë GNV dhe askush nuk u kthente përgjigje për vonesën, pasagjeri italian Enzo Ricco ka zbuluar për Faxnews, edhe tmerret që ka përjetuar.

Në lidhje me Skype, Ricco zbulon edhe sesi nisi sherri  që bëri bujë në të gjitha mediat, ku udhëtarët u përplasën me personelin e sigurisë së GNV.

Siç rrëfen ai, udhëtarët pas pritjes së gjatë në temperatura të larta, nuk patën asnjë informacion nga ana e personelit të kompanisë GNV.

Ricco zbulon se vonesat dhe kaosi kishin mbi tre ditë që shoqëronin kompaninë GNV, jo vetëm në portin e Durrësit, por edhe në Bari, dhe pa informuar udhëtarët që diçka e tillë do të ndodhte.

“Ishte diçka që nuk shkonte. Askush nuk po na jepte informacion se çfarë po ndodhte. Na dërguan në një anije tjetër dhe më pas na zbritën dhe informacionet mungonin.

 Kemi kërkuar informacione te kompania GNV dhe na thanë që anija do të nisesj normalisht. Kishte familje me fëmijë dhe të moshuar dhe ne kërkonim informacione. Dhe në pyetjet tona mjaft miqësore, kishte  reagim të ashpër dhe ofendime nga ana rojeve të sigurisë.

Na thanë që kjo vonesë vijon prej tre ditësh, që nga Bari dhe në Durrës, dihej që anijet nuk mund të niseshin dot në orar”, u shpreh ai për Faxnews.

Duke komentuar  edhe incidentin, që qarkulloi përmes një video në rrjetet sociale, ai u shpreh se e gjitha ngjarja nisi si pasojë e ofendimëve nga ana e personelit të sigurisë së kompanisë GNV, të cilët nuk morën parasysh se mes të prezentëve kishte fëmijë, gra dhe të moshuar.

“Pasgjerët nuk thanë asnjë fjalë ngacmuese. Rojet e sigurisë filluan të flisnin me fjalë të pisëta dhe të na kërcënonin. Një roje mori sinjalistikat dhe filloi të na gjuajë. Pas incidentit filluan të silleshin mirë ushqimet dhe pijet ishin falas. Një pasagjer që u konfliktua u thirr nga stafi i anijes” u shpreh ai.

Pavarësisht se ngjarja zgjati mbi 35 minuta, policia siç zbulon Ricco ndërhyri me vonesë.

“Policia erdhi me vonesë, kërkuam ndërhyrjen e policisë që nga fillimi por ata erdhën me vonesë. E gjithë sherri ka zgjatur 35 minuta, më pas policia ka ardhur me vonesë. Është e panejoshme që të ndodhte diçka të tillë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, shtetasi italian zbulon se nuk do të mungojë një padi kundrejt kompanisë GNV, e cila tentoi edhe t’ia hedhë fajin shqiptarëve për incidentin, ku në fakt ishte përgjegjësi e personelit.

“Të gjithë personat që kemi njohur këtu ishin shumë të komunikushëm, kjo ishte e panevojshme.Kjo nuk kjo ka lidhje me Shqipërinë. Kompania tentoi t’ia hedhi fajin shqiptarëve nuk është e vërtetë. Do ta padisim kompaninë GNV”, tha Enzo Ricco./faxnews

 

Punonjësi i sigurisë dhunoi udhëtarët me tabela sinjalistike, flet italiani pas tmerrit në Portin e Durrësit: Do ta padisim kompaninë GNV! Read More »

Fotogaleri/ Vendet më misterioze në botë, që janë të ndaluara rreptësisht të vizitohen

Fotoja e parë i përket bankës më të madhë të farave të bimëve në Norvegji. Ajo është ndërtuar si bunker, kushton 39 euro dhe mund t’i rezistoje termetit apo një lufte nukleare.

Fotoja e dyte lidhet me ishullin e Veriut Sentinel në Indi është e ndaluar kategorikisht për turistët. Dy peshkatarë që zbritën gabimisht në këto brigje janë vrarë nga banorët indigjenë.

Më pas vijohet me Portën e Plutonit në Turqi, Metroja 2 në Rusi e ndërtuar gjatë kohës së Stalinit është gjithashtu e ndaluar të përdoret nga banorët në atë zonë. Shpellat e Lascaux, Francë janë një tjetër mrekulli që nuk mund të vizitohet. Ishulli i Poveglias në Itali që po shkatërrohet nga erozioni është po ashtu I ndaluar.

Një foto tjetër flet për ishullin e Queimada Grande, në Brazil që ndryshe njihet edhe si ishulli i gjarpërinjve. Nuk lejohet gjithashtu në Fukushima Japoni. Mauzoleumi i Perandorit të Parë, Kinë është gjithashtu i ndaluar për tu vizituar.

Së fundmi, vijnë si të ndaluara edhe arkivat sekrete të Vatikanit që mbajnë një mijë vjet dokumente në 53 mijë rafte, të rreshtuar përgjatë 80 kilometrave të ndara në dy kate.

banka e farerave te bimeve Norvegjiishulli Indi dyPorta e Plutonit tremetroja kater Rusishpellat pese Franceishulli i Poveglias gjashteishulli i gjarperinjve shtatefukushima tete ja;ponimauozelumi nenete Kinaarkivat dhjete Vatikanishulli i mallkuar

Fotogaleri/ Vendet më misterioze në botë, që janë të ndaluara rreptësisht të vizitohen Read More »

Kryesore, Politike Sali Berisha ka firmosur e çuar në prokurori 28 dosje krimesh të Ilir Metës-kryeministër më 1999-2000, por asnjë nuk u hetua

Prokuroria po nxjerr nga “sënduku” dosjet (RE)LIKE, i kanë kërkuar agjencitë e huaja anti-korrupsion
JA DENONCIMET, OBJEKTI DHE NUMRI FAQEVE PËR SECILIN

  1. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 29 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka punësuar në polici 35 persona në kërkim nga drejtësia për krime të rënda ekonomike e njerëzore, 4 nga të cilët në poste drejtuese dhe gjithashtu 124 të tjerë në sektorët e krimit, të skeduar si “persona me precedentë e aktivitet penalë në hetim”.

  2. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 17 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka blerë 31 pasuri të patundëshme, duke përdorur kryeadministratorin e firmave piramidale Farudin Arapi, të cilit i ka firmosur zhdukjen e dosjes së 1.2 milionë dollarëve që ka përfituar nga këto firma nëpërmjet motrës së tij Pranvera Arapi, shoqërisë “Iniciativa Turistike Mimoza” shpk, në bashkëpronësi 40% me firmën piramdiale “SILVA”.

  3. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 11 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, urdhëron tërheqjen nga banka dhe zhdukjen pa adresë, të 500 mijë USD taksë solidariteti e policisë, mbledhur në pikat e kalimit të kufirit.

  4. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 22 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos dokumentacion fals, për të ligjëruar zhdukjen e 530 milionë lekëve donacione në Ministrinë e Punës, akorduar për politikat kombëtare të nxitjes së punësimit.

  5. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 43 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktive, 13 milionë dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset Tiranë-Durrës dhe Fushë Krujë-Elbasan.

  6. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 8 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos vjedhjen prej ortakëve të tij, të 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA, duke plotësuar dokumente false që në Portin Durrës, me proces-verbal fals, sikur u hodhën në det si “mall i skaduar”.

  7. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 19 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka vjedh 250 milionë lekë nga buxheti i shtetit, realizon blerje false vagonësh austriakë, te cilët janë kategoria “skrap”, firmos shitjen e tyre për shkrirje.

  8. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 22 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos dhe lejon firmën polake “Gdansk” në Portin Detar Durrës, të shes kapitalet shqiptare tek “KURUM” dhe të largohet pa shlyer borxhin 11 milionë USD ndaj arkës së shtetit.

  9. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 113 faqe: Kryeministri Ilir Meta, miraton skemën e privatizmit të “TELEKOM”, me vlerë të paracaktuar të shitjes 600 milionë lekë, baraz me të ardhurat financiare të 3 muajve punë me të ardhura rutinë të TELEKOM.

  10. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 53 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, akuzohet si organizator i zhdukjes nga Banka e Kursimeve, të 185 milionë USD depozita, të ngurosura nga llogaritë e firmave piramidale.

  11. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 134 faqe: Kryeministri Ilir Meta, i jep pa asnjë studim 2.2 milionë USD fond nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane “Citaroil”, për rikonstruksionin e sektorit të shpim-kërkimit të naftës në Patos.

  12. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 48 faqe: Kryeministri Ilir Meta, mbulon skandalin e 200 mijë palë këpucëve të blera prej ushtrisë dhe të 12 milionë USD mallra ushqimorë e veshmbathje për ushtrinë, me cilësi me process-verbal si “mall jashtë përdorimit”, kërcënon me vrasje dhe largon dhunshëm nga detyra, publikuesin e aferës, Komandantin e Bazës Furnizimit të Ushtrisë, Gjeneral Aqif Cikalleshi.

  13. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 15 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur pa tender, blerjen e 45 veturave qeveritare, me çmim 10 herë më të larta se tregu i lirë.

  14. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 12 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet nga Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, mbasi ka mundësuar nxjerrjen jahstë Shqipërisë, të 43 perosanve në kërkim e me precedent penalë, duke i përfshirë në delegacionet qeveritare të çdo niveli.

  15. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 83 faqe: Kryeministri Ilir Meta, urdhëron kalimin në llogarinë “Humbje” të 500 milionë lekëve nga buxheti i shtetit, akorduar si fonde rikonstruksioni për Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës, që nuk u krye.

  16. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 13 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos përdorjen për dieta e shërbime të Këshillit të Ministrave, të 750 mijë USD, akorduar nga PNUD, për reformën në Pushtetin Lokal.

  17. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 36 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, mbulon abuzimin 520 milionë lekë, bërë me tenderat fiktivë në prodhimet filatelike në Ndërmarrjen Posta Shqiptare, dënohet me burg nga drejtorja Liza Hoxha, ndërsa udhëruesi me shkrim Ilir Meta, nuk u hetua.

  18. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 57 faqe e skica grafike: Kryeministri Ilir Meta, organizon grabitjen e rezervës së floririt Thesar Shtetëror, duke hapur tunelin në Kërrabë dhe duke bllokuar trajtimin e çështjes në mbledhjen e qeverisë dhe parlament.

  19. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 6 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur blerjen pa tender dhe me çmim tepër të lartë, të energjisë elektrike nga importi, me abuzim 35 milionë USD.

  20. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 20 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur 800 milionë lekë reklama publicitare, të përvetësuara nëpërmjet llogarive e dokumentacionit të falsifikuar, në bashkëpunim me Drejtorin e Televizionit Publik Shqiptar.

  21. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 17 faqe: Ish-Kryeministri Ilir Meta, akuzohet publikisht nga kryeministri Fatos Nano, se ka firmosur abuzimin 600 milionë lekë për buxhetin e SHISH, justifikuar me pagesa fiktive të agjentëve te rekrutuar.

  22. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 26 faqe: Kryeministri Ilir Meta, në bashkëveprim me kunatin e tij Drini Kryemadhi, Drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor (patenta-targa), fut dhe pajis me letra shqiptare, makina të vjedhura e të trafikuara jashtë shtetit.

  23. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 8 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka abuzuar me 2 milion USD, në tenderin rikonstruksion trotuare, kanalizime, ndriçim e gjelbërim, në lagjen Kombinat në Tiranë, duke përdorur bashkëshorten e tij, deputeten e zonës Monika Kryemadhi.

  24. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 17 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka urdhëruar me shkrim, skandalin e vjedhjes 3 milionë USD, nëpërmjet tenderit fiktiv “Blerje bazë material” për KESH.

  25. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 5 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka udhëruar policinë, të manipulojë provat, për 2 punëtorët e vrarë me shpërthim dinamiti, të 4 punëtorëve në guroret e tij në Malin e Dajtit dhe në malet e Skraparit.

  26. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 7 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin në protestën e Tropojës, duke vrarë më 29 nëntor 2000, aktivistin e PD Syl Lushaj.

  27. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 11 faqe: Kryeministri Ilir Meta, organizon treg-trafikun e pllakave të gurit e mermerit Shqipëri-Greqi, nuk paguan detyrimet fiskale, bashkë me ngarkesën e gurit, ushtron dhe trafik droge.

  28. Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 4 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka shkatërruar rrjetin e Ujësjellësit të Bogovës-Skrapar, me shpërthimet në biznesin e guroreve dhe me urdhër të tij, janë akorduar 130 milionë lekë nga buxheti i shtetit, për ta riparuar./Pamfleti

Kryesore, Politike Sali Berisha ka firmosur e çuar në prokurori 28 dosje krimesh të Ilir Metës-kryeministër më 1999-2000, por asnjë nuk u hetua Read More »

100 fshatrat “mbërrin” në Theth, ja problematikat që banorët duhet t’ja përplasin qeverisë e jo të dëgjojnë propaganden

Me 18 gusht ne piken turistike te Thethit do te mblidhet akademia e 100 fshatrave, e krijuar nga qeveria shqiptare per zhvillimin e ketyre njesive vendore te perzgjedhura per vlerat turistike, historike dhe kulturore.

Çdo gje per qarkun Shkoder, nis nga ajo qe me te drejte eshte cilesuar si perla e alpeve, zona e cila ne vitet e fundit ka njohur edhe bumin turistik, siç eshte Thethi. Kjo akademi vjen si nje mundesi per te ofruar informacion dhe asistence per çdo nisme per te investuar ne fushen e agroturizmit dhe perfaqeson nje rrjet bashkepunimi mes qeverise dhe botes universitare, per projektet e programit kombetar te rilindjes rurale ne funksion te 100 fshatrave te perzgjedhur per t’u kthyer ne destinacione te reja turistike.

“100 fshatrat” do te ktheje ne pole zhvillimi dhe destinacione te mirefillta turistike keto zona per t’i dhene hov nje zhvillimi ekonomik dhe social aty ku deri sot kjo duket e pamundur. E natyrisht qe ne kete takim qe do te mbahet ne Theth, per here te pare ndoshta ne menyre te drejteperdrejte banoret kane mundesi ti parashtrojne problematikat qe kane perfaqesuesve te qeverise, e te kerkojne me insistim te marrin nje pergjigje lidhur me afatet se kur do ti jepet zgjidhje asaj se cfare kerkojne.

Natyrisht qe qeveria do te shkoje atje per te prezantuar idete e saj, por se pari banoreve te Thethit duhet tu jape zgjidhje per çeshtjen e pronesise, pasi asnje prej bujtinave dhe pronareve te tokave ne kete fshat nuk kane çertefikatat e pronesise, qe jane kyçe si per zhvillimin e tyre, ashtu edhe per perfitimin e granteve, apo ne rastin me te keq te marrjes se nje kredie, nese duan te zgjerojne aktivitetin.

Problemi i dyte per kete fshat turistik qe e ka marre kete patente perpara se te kujtohej qeveria, eshte ai i energjise elektrike, pasi rrjeti i amortizuar dhe degradimi qe ka pesuar HEC i Nderlysajve, ben qe keto familje ne te shumten e kohen te jene pa energji elektrike, e te detyrohen te perdorin gjeneratoret.

Zgjidhja e trete eshte rruga qe shume eshte premtuar deri me tani, por ende asnje punim nuk ka nisur. Me pas qeveria sebashku me pushtetin vendor duhet te mendoje per mirembajtjen e tyre dhe krijimin e modeleve konkuruese, e pse jo nderlidhese me pjesen tjeter te kurores se Alpeve qe shtrihen ne Tropoje, Kosove, e Mal te Zi. Shkodra ka disa fshatra qe perfitojne nga ky program qeveritar, e ku ne mase te gjithe kane thuajse problematika te peraferta, qe duan nderhyrje ne kohe./ShkodraNews

100 fshatrat “mbërrin” në Theth, ja problematikat që banorët duhet t’ja përplasin qeverisë e jo të dëgjojnë propaganden Read More »

Do të na uroni për këtë këshillë: Mos blini kurrë bukë të prerë, ka arsyeja

Shoqata e Prodhuesve të Bukës Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, siç jemi mësuar ta marrim atë zakonisht në dyqanet e bukës, por të shitet si një e plotë. Z.Nela përse rekomandohet një gjë e tillë?

“Për arsye sepse buka kur del nga furra krijon një kore të vetën. E cila kjo kore nuk lejon që të hyjnë agjentët e tjerë mikrobi ose diçka tjetër. E dyta në qoftë se ne do ta presim këtë do të hyjnë shumë mikrobe brenda. E treta kjo bukë duhet të rrijë mbi 4-5 orë të kullojë, ai klienti vjen thotë më jep një bukë të ngrohtë.

Buka e ngrohtë pritet, pasi ka marrë miliona mikrobe brenda. Në qoftë se një bukë pritet, pjesët e sharrës mbajnë mbetje dhe duke mbajtur mbetje dhe të gjitha mbetjet rrinë tek faqet e bukës. Nuk pranon mikrobi të hyjë këtu, sepse është e pjekur është kore e fortë. Ja do ta presim një bukë për ta parë se si funksionon. Shiko sa foje sharre mori.

Shiko çfarë ndodh, kjo është shumë bukë e mirë dhe mori gjithë këto mikrobe, e vumë këtu ( mbi sharrë ) në do të përdorim qesen, e vumë në qese pastaj do e marrim dhe do e vendosim tek letra. Letra ka pjesën e vet, pastaj do e kapi goca ka disa prekje me dorë të paarsyeshme. Ne si shoqatë mundohemi t’i themi konsumatorit “merr bukë të pa prerë””, shprehet kreu i shoqatës së prodhuesve të bukës, Avni Nela.

Do të na uroni për këtë këshillë: Mos blini kurrë bukë të prerë, ka arsyeja Read More »