Aurora

Tërmeti në Bulqizë, Ministria e Mbrojtjes: 47 banesa të dëmtuara

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar detaje të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë.

Në deklaratën për mediat, ministria sqaron se “sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan”.

Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj; 8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat si dhe 47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Ministria e Mbrojtjes njofton se specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit, janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Gjithashtu, ministria thekson se specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit./aatsh

Tërmeti në Bulqizë, Ministria e Mbrojtjes: 47 banesa të dëmtuara Read More »

A Dëmtohet Zemra Nga Darka E Vonë – Lexoni Këshillat Më Të Mira

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Koha E Të Ngrënit Dhe Shëndeti  Zemrës

Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit.

Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës.

Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet.

Rrjedhimisht është e llogjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.

Rëndësia E Planifikimit Ushqimor

Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, qëllimet e mira janë të pamjaftueshme.

Sekreti i të zbatuarit një regjim të shëndetshëm ushqimor qëndron tek planifikimi.

Planifikimi i ushqyerjes së shëndetshme, bazohet në katër shtylla kryesore të listuara më poshtë nga AgroWeb.org.

Pazari i Zgjuar

Nuk është e nevojshme që të mbushni frigoriferin dhe dollapët plot e për plot me ushqime.

AgroWeb.org ju këshillon të blini ato që ju nevojiten dhe të mos blini ushqimet kur jeni të stresuar apo të uritur.

Planet Ditore

Është e rekomandueshme që të planifikoni çdo ditë cfarë do të konsumoni në drekë dhe në darkë.

Për shembull, nëse planifikoni që të gatuani mish pule, e nxirrni më parë atë nga frigoriferi për t’u shkrirë.

Kësisoj keni bërë një plan dhe nuk do të tundoheni të porosisni një picë.

Ushqim Me Vete

Merrni ushqim me vete kur shkoni në punë.

Është më mirë dhe më shëndetshëm të merrni një panine ose sallatë të përgatitur në shtëpi, se një produkt të paketuar gjetkë.

Informimi

Nëse jeni dashamirës të të ngrënit jashtë shtëpisë, mbani sytë tek menuja.

Duke qenë të vëmendshëm ndaj përbërësve ushqimorë të një gatimi, do të shmangni kalori të panevojshme.

Koha E Të Ngrënit

Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta.

Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

A Dëmtohet Zemra Nga Darka E Vonë – Lexoni Këshillat Më Të Mira Read More »

Krepa Shtëpie Për Një Mëngjes të Shijshëm, Të Shëndetshëm

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, krepa ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve me shijen e tyre fantastike.

Me mjaltë, çokokrem apo reçel, kombinuar me feta bananesh, biskota, arra e lajthi të thërmuarra. Me djathë të bardhë a kaçkaval, domate, kastraveca e sallatë jeshile.

Janë të panumërta mënyrat e kombinimit të krepave dhe shijes fantastike që ato ofrojnë në çdo kombinim.

Krepat janë ideale për një mëngjes të shëndetshëm, të shijshëm që të bën ta nisësh ditën me humor të mirë, por ato janë ideale gjithashtu edhe për t’u konsumuar në vaktet e ndërmjetme.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një recetë të thjeshtë fantastike në përgatitjen e krepave në shtëpi.

Përgatitja e Krepave në Shtëpi

Përbërësit

500 ml qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

250 gr miell

50 gr gjalpë

Përgatitja

Hedhim në një tas të madh miellin dhe pak kripë.

I përzjejmë bashkë e më pas nisim të hedhim nga pak qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin.

Pasi kemi hedhur gjithë qumështin e brumi ka marrë formë të njëtrajtshme hedhim vezët e rrahura.

Përzjejmë mirë masën derisa të bëhet homogjene.

Më pas, tek masa e përgatitur shtojmë gjalpin të cilin e kemi shkrirë më parë.

AgroWeb.org u sugjeron të bëni kujdes që gjalpin e shkrirë të mos e hidhni të nxehtë.

Trazojini mirë të gjithë, derisa të keni arritur një masë të njëtrajtshme dhe të lëngshme.

Më pas vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr. Përmes një furçe kuzhine lyejeni me pak gjalpë.

Hidhni në qendër të tiganit një garuzhde me brumin e krepave dhe me ndihmën e garuzhdes hapeni brumin në formën e petës në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Lëreni të piqet për 2 minuta dhe me pas kthejeni nga ana tjetër, lëreni dhe dy minuta që të piqet.

Vijoni kështu me të gjitha krepat derisa të mbarojë brumi i përgatitur.

Mbushja e krepave bëhet sipas preferencave.

Mund të mbushet me djathë të bardhë, domate e kastraveca, djathë kaçkavall e ton peshku e gjithashtu për krepa të ëmbla mund të përdorni mjaltë, çokokrem apo reçel të kombinuar me biskota e lajthi të thërmuara./AgroWeb.org

Krepa Shtëpie Për Një Mëngjes të Shijshëm, Të Shëndetshëm Read More »

Pohimi i dhimbshëm: Shqiptarët po bëhen indiferentë ndaj leximit

Shpenzimi i kohës online në rrjetet sociale duket se ka sjellë një indiferentizëm të dukshëm ndaj leximit në Shqipëri. Arlinda Dudaj, drejtuese e shtëpisë botuese “DUDAJ” pohon se ka një largim të dukshëm ndaj librit. “Ka shumë pak të interesuar t’iu afrohen librarive”, pohon ajo. Tek të rinjtë interesi për të lexuar është i pakët. Dudaj këshillon që të jenë shumë të vëmendshëm prindërit dhe sidomos kurrikula shkollore. Është shkolla ajo që duhet të gjejë një rrugë të mesme mes edukimit të dashurisë, por edhe disiplinës që duhet të shtyjë brezin e ri të lexojë.

Si kanë ecur shitjet e librit gjatë këtij sezoni krahasuar me një vit me parë?
Gjatë këtij viti ka pasur një ulje të dukshme të shitjeve të librave. Dallohet një indiferencë e qartë për sa u përket librave dhe leximit në tërësi. Përkundër asaj çka vërehet gjate Panairit të Librit për shembull, ka shumë pak të interesuar t’iu afrohen librarive. Dhe në fakt edhe këto nëpër gjithësi lënë shumë për të dëshiruar. Ka shumë pak librari të denja për ta trajtuar librin ashtu siç ai e meriton të promovohet dhe shitet në fund të fundit. E shoh me dhimbje këtë largim dhe do të preferoja të mendoja qe gjithsesi është i përkohshëm.

A ka një rikthim te libri te të rinjtë?
Pati një periudhë që m’u krijua ideja se qe kështu. Le të themi që ka një komunitet të mirë lexuesish të rinj që komunikojnë mes tyre, qoftë në klube leximi, rrjete sociale, diskutime të hapura, por edhe këto janë shumë sporadike dhe të pakta. Unë jam e mendimit se dashuria për librin kultivohet që në vegjëli. Për këtë duhet të jenë shumë të vëmendshëm prindërit dhe sidomos kurrikula shkollore. Është shkolla ajo që duhet të gjejë një rrugë të mesme mes edukimit të dashurisë, por edhe disiplinës që duhet të shtyjë brezin e ri të lexojë. Në fund të fundit, edhe pse kohët kanë ndryshuar, unë mbaj shumë mirë mend që në shkolla na detyronte ne lexime që në fund të herës hapnin e zbukuronin mendjet tona. Ndaj kurrikula shkollore duhet të përfshijë lexime në mase të gjere që në hapat e para të jetës shkollore.

Cili zhanër preferohet?
Kryesisht letërsia, por edhe libra me karakter historik, më pak shkencor e shumë pak poezi.

Si e parashikoni ecurinë e librit në pjesën e mbetur të vitit?
Mbetem me shpresën dhe optimizmin që kjo rënie të ndalet. Sigurisht ne kemi sjellë disa libra të rinj për periudhën e verës, shkrimtarë tanët që i botojmë rregullisht dhe do të vijojmë me sjelljen e tyre në shqip. Për shembull Dan Brown me “Origjina”, John Grisham me “Bashkëpunëtori”, “Shuma e ditëve” nga Isabel Allende, Sveva Casati Modignani me “Vreshti i Anxhelikës”, “Zogu ogurzi” nga Camilla Lackberg, “Ajo e errëta” nga Enkelejd Lamaj dhe “Ajlen” nga Esmeralda Petrela. Uroj vërtet që lexuesi ti marrë dhe t’i shijojë me gëzimin që vetëm një libër i mirë di ta shkaktojë.
Burimi:Monitor

Pohimi i dhimbshëm: Shqiptarët po bëhen indiferentë ndaj leximit Read More »

Njihuni me pseudonimet e politikanëve shqiptarë, që spiunonin për Sigurimin e Shtetit

Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptarë, prej 22 vjetësh janë kthyer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lidhje me ish-të kaluarën e tyre si ish-spiunë të sigurimit famëkeq të shtetit të diktaturës komuniste shqiptare.

Nga të dy krahët e politikës, gjatë debateve në Parlament janë përmendur lista me pseudonime ish-spiunësh, duke mos lënë jashtë kësaj liste pseudonimesh as krerët e lartë të shtetit e të pushtetit, madje edhe vetë kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit aktual.

Faktikisht, edhe pse në këto 25 vite nuk janë hapur dosjet e zeza të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqipëri, por dhe të krejt strukturave të tjera qëndrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish-sigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit.

Në dosjet sekrete të sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri etj, etj. Pseudonimet që përfliten dhe publikohen në çdo seancë parlamentare prej palëve politike kur ndizet lufta personale mes grupeve e individëve, u përkasin personave konkretë që tashmë janë ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë.

Ja 70 pseudonimet e përmendura këto 22 vite në parlament

  1. Medicina 2. Penicilina 3. Qukapiku 4. Inxhinieri 5. Çiftelia 6. Çorapja 7. Qepa 8. Kodrina 9. Dizenjatorja

  2. Financieri 11. Drita 12. Stilografi 13. I vogli 14. Alfons Ballshi 15. Raketa 16. Profesori 17. Shkrimtari

  3. Dragoi 19. Cigarja 20. Livadhi 21. Dëbora e re 22. Furtuna 23. Luftëtari 24. Snajperi 25. Proletari

  4. Intelektuali 27. Sqepi 28. Doku 29. Bozhuri 30. Plepi 31. Parafabrikati 32. Kitara 33. Ushtari

  5. Gjeli 35. Grepi 36. Shishja e qumështit 37. Serbi 38. Çiklisti 39. Fryma 40. Vesa

 

  1. Greku 42. Malësori 43. Tigri 44. Vinçi 45. Sapuni 46. Diplomati 47. Poeti 48. Urithi 49. Pëllumbi

  2. Stuhia 51. Kastori 52. Ekspertja 53. Oxhaku 54. Bredhi 55. Iriqi 56. Komshiu 57. Osumi 58. Komandanti

  3. Vigjilenti 60. Trimi 61. Kalaja 62. Fshatari 63. Rruga 64. Magazinieri 65. Nata 66. Dallga 67. Kominoshja

  4. Dallga 69. Piktori 70. Xhuxhi/korrieri

Njihuni me pseudonimet e politikanëve shqiptarë, që spiunonin për Sigurimin e Shtetit Read More »

Ja sa lëkundje ndodhën pas tërmetit prej 5.1 ballë, çfarë pritet të ndodhë

Sizmologu Olgert Gjuzi në një intervistë, tha se tërmeti më i fuqishëm u regjistruar në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter.

Sipas tij, lëkundja është shoqëruar edhe me 15 lëkundje të tjera më të ulëta dhe kjo është një shenjë e mirë se mund të mos ketë më lëkundje të forta.

“Rrjeti sizmologjik kombëtar sot ka regjistruar një sërë tërmetesh. Goditja kryesore ishte ajo në orën 17:38, me një magnitudë 5.1 rihter, thellësi 24 km dhe epiqendra 10 km në veri të qytetit të Bulqizës.

Tërmetet e kësaj madhësie shoqërohen me pasgoditje. Deri tani janë regjistruar 15 pas goditje por me një intensitet më të vogël. Nga raportimet, pothuajse e gjithë Shqipëria është prekur nga ky tërmet. Nga raportimet online të qendrës simiologjike për Evropën dhe Mesdheun, ka raportime pothuajse në të gjithë rajonin.

Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe këto tërmete janë të një shkalle mesatare që shpesh gjenerojnë edhe panik tek banorët. Kryesorja është që të ruhet qetësia dhe të rrinë sa më larg objekteve që mund të rrezikohen.

Ajo që është fakt është se vazhdoni aktiviteti me intensitet më të ulët. Kjo është një shenjë e mirë që mund të shkojë drejt normalizimit”, sqaroi Gjuzi.

Ja sa lëkundje ndodhën pas tërmetit prej 5.1 ballë, çfarë pritet të ndodhë Read More »

Dëme të mëdha nga tërmeti, shkatërrohen banesat, familjet mbesin në qiell të hapur

Tërmeti i fuqishëm i pak orëve më parë shkaktoi dëme të mëdha në Veri.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka postuar një status ku tregon gjendjen në disa prej bashkive në Veri. Nga tërmeti, mësohet se kanë mbetur pa banesë shumë banorë, pasi janë dëmtuar nga lëkundjet. Dëmtime të shumta ka pasur në bashkitë Klos, Mat e Bulqizë.

Reagimi i deputetes Çupi:

Në Qarkun e Dibrës paraqitet shqetesuese dhe me pasoja, situata pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Mat.

Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur.

Ka dëme në dhjetra banesa në bashkite Klos, Mat e Bulqize. Kjo situatë kërkon angazhimin URGJENT të autoriteteve ligjzbatuese për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Nga komunikimin me institucionin e Prefektit dhe me Organet e Njesive Vendore përgjegjese , kërkova që strukturat e këtye institucioneve duhet të angazhohen në këtë situatë që të evidentohet cdo banesë apo familje që ka nevojë për strehim apo mbështetje.

Dëme të mëdha nga tërmeti, shkatërrohen banesat, familjet mbesin në qiell të hapur Read More »

Burri goditet nga rrufeja, shpëton mrekullisht. Ja në cilin qytet të Shqipërisë ka ndodhur (emri)

Bilbil Asllani, 60 vjeç, banues në lagjen “Tafil Skendo” raportohet se ka qenë duke dalë nga një lokal kur është goditur nga shkarkesa elektrike, rreth orës 20:00.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:00, është marrë njoftim se pranë një lokali në Kuçovë,  një rrufe ka goditur shtetasin B.A, 60 vjeç, banues në lagjen Tafil Skëndo, Kuçovë. Për pasojë shtetasi i lartpërmendur ka marrë lëndime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat për ndihmën e nevojshme mjekësore, i cili për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

Moti i keq në Kuçovë ka sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa lagje.

Burri goditet nga rrufeja, shpëton mrekullisht. Ja në cilin qytet të Shqipërisë ka ndodhur (emri) Read More »