Aurora

Befason Bes Kallaku, shfaqet krah për krah me liderin komunist

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka postuar në profilin e tij një foto mjaft interesante.

Në këtë fotomontazh, Besi shihet duke i treguar Kim Jong-ut për domaten dhe shpjegimin e emrit të saj në latinisht, e ndërsa Jong e dëgjon gjithë vëmendje.

“Nigjo mu, domotja osht frut edhe jo perim, ne latinisht i thone “solanum lycopersicum”, edhe mbaje mend se nuk ta perseris mo”, ka shkruar aktori.

Kohët e fundit, Besi ka postuar fotomontazhe me aktorë dhe personazhe të famshëm.

Befason Bes Kallaku, shfaqet krah për krah me liderin komunist Read More »

“Pashë foton e çilimijve të LSI që po trainohen në Jalë, gazi i botës”

Nga Dritan Hila

Tani pashe foton e çilimijve te LSI qe po trainohen ne Jale. Dy korigjime:

1-Pellemba e dores e shtrire, mbeshtetur ne temthin e djthate, eshte pershendetje ushtarake e stilizuar nga mesjeta. Simbolizon mbajtjen e mburojes se syve te armatures se kavalierit lart, qe te shihej fytyra, kur kalonin para tribunes se mbretit.

Trupat paramilitare te partive, kane simbole te marra po nga lashtesia si psh “kemishat e murrme”, kishin huazuar pershendetjen e romakeve, por edhe ata me budallallek pasi ajo nuk ishte pershendetje masive.

Gjithsesi kane ate idiotin e Norvegjise, Anders Breivik qe pasi vrau 84 veta, ne sallen e gjyqit bente nje tip pershendetje te stilizuar nga ai vete. Por nuk mund te kopjojne nje pershendetje qe eshte e ushtarakeve.

Gjithsesi, sa per kulture, te majtet pershendesin me doren e mbledhur grusht mbeshtetur ne temthin e djathte, ose te ngritur lart ne ajer.

2-Partite e majta, perfshire rinine e tyre, ne tubime kendojne “Internacionalen”. Ka qe ju vjen turp, si psh Fresshistat e rinj.

Por sot e kesaj dite ajo mbetek kenga simbol e te majtes dhe Internacionales Socialiste ku aderojne. Me kenge tallava, vetem se behen gazi i botes.

“Pashë foton e çilimijve të LSI që po trainohen në Jalë, gazi i botës” Read More »

I veshur si ushtar e me shkop në dorë, një mesazh i qartë nga Saimir Tahiri nga çatia e Labërisë

Ai vijon të kapë majat për të treguar të gjithëve se ai do të qëndrojë në gjithnjë në krye. Po flasim për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Përmes një foto të postuar pak momente më parë në rrjetin social facebook, ai shihet i veshur si ushtarë, në Majën e Kendrevicës, e ndërsa në dorë mban një shkop.
“Maja e Kendrevices – 2122 m ? Pershendetje nga çatia e Laberise #tepelene #laberi #climbing #kendrevice”, ka shkruar Tahiri.

I veshur si ushtar e me shkop në dorë, një mesazh i qartë nga Saimir Tahiri nga çatia e Labërisë Read More »

Nesër merrni çadrat me vete! Ja çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e nesërme në vendin tonë do të ketë reshje në të gjithë territorin. Sipas shërbimit meteorologjik, reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me stuhi në disa prej zonave malore dhe ato bregdetare.

Ndërkohë nesër parashikohet që të kemi dhe ulje temperaturash në dy ekstreme. Temperaturat maksimale pritet të mos i kalojnë 29 gradët, ndërsa ato minimale, 17 gradë.

Nesër merrni çadrat me vete! Ja çfarë ndodh me temperaturat Read More »

Të moshuarit drejt azileve, 5 kërkesa në ditë tek azili, kostoja 52 mijë lekë

Duket se fati i të moshuarve në vendin tonë është të jetojnë vetëm dhe ky fenomen sa vjen edhe po rritet. Këtë e faktojnë kërkesat në shtim për azil e të moshuarve që kohet e fundit janë shtuar ndjeshëm. Sipas drejtuesve të azilit të Tiranës, çdo ditë paraqiten 3 deri në 5 të moshuar për të marrë informacion në lidhje me procedurat dhe kushtet që duhen plotësuar për t’u regjistruar në këtë institucion përkujdesi. Duke qenë se kapacitetet e tij janë vetëm për 50 persona, koha e pritjes është shumë e gjatë.

72-vjeçarit Hashmet Koboçi i është dashur të presë dy vite për t’u strehuar në azilin e Tiranës. I moshuari, ish-minator, tregon se u detyrua të vinte në azil për shkak se gruaja e braktisi. Ajo zgjodhi të jetonte në Itali me vajzën e saj që ka nga martesa e parë. “Ajo tha do iki në Itali te goca. Do ikësh i thashë, po shumë mirë ik, e mos u kthe më”.
Ai tregon se u përpoq për disa vite të jetonte vetëm por nuk ja doli dot, ndaj dhe kërkonte me ngulm të strehohej në një shtëpi për të moshuarit. Pas një eksperiencë jo shumë të mirë në një instutcion privat, ai prej 5 vitesh jeton në azilin e Tiranës. “Lavatriçe kisha po nuk dija ta përdporja, u thoja ndonjëhërë komshinjve por më vite turp. Për të gatuar nuk dija. Këtu nuk kishte vend, prita nja 2 vjet para se të vija. Ndenja në një azil privat disa kohë, andej nga Dajti. Po ishte keq, mezi ngopeshim me bukë. Kjo këtu jam mirë, po është shtet këtu”.

Hashmeti tregon se për 30 vite ka punuar në minierë dhe kjo gjë i ka sjell pasoja të mëdha në shëndët. Edhe pse ka dëshirë të vizitojë familjarët e tij, ai e ka të pamundur për shkak të problemeve në frymëmarrje. Gruaja dhe vajza e saj, të cilën e ka konsideruar të vetën pasi e ka rritur që kur ishte 3 vjeç, e kanë braktisur. Megjithatë atë e vizitojnë shpesh motrat, vëllezërit por edhe nipat.

“Kam bërë 8 kilometra tunelet e Turielës me makinën suedeze. Por kam probleme me mushkëritë. Kam bombul oksigjeni, ma ka sjellë nipi nga Italia. Vetë nuk shkoj dot t’i takoj, më zihet fryma, por vijnë më takojnë ata”. Ai e konsderon fat faktin që ka mundur të jetojë në këtë institucion, pasi jo të gjithë ata që kërkojnë kanë mundësi të regjistrohen. Sipas drejtuesve të azilit, kosto mujore që përballon shteti për një të moshuar në azil është 52 mijë Lekë në muaj. Ndërkohë që të moshuarit si pagesë mujore lënë vetëm 40 % të pensionit të tyre.

Sistemi i përkujdesit social për të moshuarit përbëhet nga institucione rezidenciale publike dhe jo publike. Shtëpitë e të moshuarve publike janë në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër, Poliçan. Gjithashtu është Qendra Ditore Polivalente në Kamëz dhe disa qendra të trajtimit rezidencial të të moshuarve që janë jo publike. Sipas Shërbimit Social Shtetëror, në tërë sistemin e shërbimeve rezidenciale trajtohen gjithsej 480 të moshuar, nga të cilët 300 janë në qendrat publike dhe 180 në qendrat jo publike.

Të moshuarit drejt azileve, 5 kërkesa në ditë tek azili, kostoja 52 mijë lekë Read More »

Artan Lame u kthehet shqiptarëve: Të paaftë për të ndryshuar, notoni në të njëjtin llum e ndryrësi si në shkrimet e Migjenit

Studiuesi i historisë, publicisti, opinionisti Artan Lame ndërsa na sjell një shkrim të tij në vitin 2011 ku i referohet Migjenit, vjen me një kritikë të fortë për të gjithë shqiptarët. Sipas tij shqiptarët vijojnë të notojnë në të njëjtën llum e ndryësi me përshkrimet e Migjenit duke i veçuar ata si të paaftrë për të ndryshuar.

Nga Artan Lame /  Si sot 80 vjet të shkuara vdiq Millosh Gjergj Nikolla. Po e kujtoj duke risjelle një shkrim të botuar në gazetën Shqip më 31.08.2011.

Po të mos ishte Migjeni. Më të shumtit prej nesh sot, kur ulemi të shkruajmë për varfëri e për mjerim, na pëlqen t’i zbukurojmë shkrimet tona me nga një thënie a frazë të Migjenit. Ndonjëherë, kur ja kemi ngenë të thellohemi, na bën përshtypje dhe e vëmë edhe në dukje se sa të vërteta mbeten edhe sot e gjithë ditën shkrimet e përshkrimet e Migjenit. Në fakt, kjo nuk është ndonjë meritë e Migjenit, por e jona, e shqiptarëve në përgjithësi, që vazhdojnë të notojnë në të njëjtin llum e ndyrësi, të cilën e përshkruante dikur Migjeni. Kështu që nuk ishte Migjeni profeti – shkrimet e të cilit mbeten të vlefshëm edhe sot – përkundër, jemi ne të paaftë të ndryshojmë, duke e lënë këtë vend të vuajë të njëjtat sëmundje dhe duke i bërë kështu të kurdovlefshme vargjet e Migjenit. Nëse ne do ishim francezë a hollandezë, do ja kishim dalë ta ndryshonim fatin e vëndit dhe kështu vargjet e Migjenit do mbeteshin në muze të historisë.

Shkodranët nuk e duan Migjenin. Nuk them për njerëzinë e thjeshtë – ata që heqin e vuajnë për të bukën e gojës dhe për të mbyllur ditën e punës, se këta s’ia kanë ngenë të merren me filozofira e me shkrime – as të sotmit e ca më pak me ata të para një shekulli. Më e holla punë intelektuale që bëjnë këta, është t’u përgjigjen thirrjeve të partive për mitingje dhe të thërresin sa më fort, me shpresë që t’i shohë kryemitingashi. Ndaj, s’e kam fjalën për ata për të cilët shkruante Migjeni, se këta të mjerë, sikur ta dinë se sa u ka kënduar e u ka qarë hallin poeti, do ta shpallnin kryetar partie, meqë tjetër kategori nderimi nuk dijnë.

Migjenin nuk e duan as ata që kanë shkollë, e që i mbajnë për të dijshëm e për elitë të qytetit. As e kanë dashur në të gjallë, e ca më pak e duan sot. Në të gjallë nuk e donin sepse e shihnin si rrezik për veten e tyre, ndërsa sot nuk e duan se janë edhe më injorantë të padijshëm sesa njerëzia e thjeshtë. Njerëzit e thjeshtë, lënda e parë e shkrimeve të Migjenit, nuk i quaj dot injorantë, por thjesht të pakultivuar që jeta dhe hallet nuk u ofruan luksin e diturisë, ndërsa elita është vërtet injorante se, megjithë që u shkollua e u përkëdhel nga fati, mbeti po aq injorante dhe pazot të lartohet moralisht.

Kështu pra siç thashë, shkodranët nuk e donin Migjenin. Të parët e mbi të gjithë, nuk e donin priftat. Kleri shqiptar, e veçan ai katolik, i kish bërë shërbime të paçmuara shqiptarizmës, ruajtjes së gjuhës shqipe e dëshmimit të traditës malësore. Të gjitha këto, i shërbyen fort ëndrrës rilindase të formimit të kombit por, në vitet ‘30 kjo ëndërr ishte realizuar. Shqipëria ishte krijuar, tani duheshin krijuar shqiptarët, siç thoshin përfaqësonjësit e neoshqiptarizmës. Këtu kleri ngeci dhe nuk bëri dot përpara. Konservator për vetë natyrën e vet, kleri vazhdoi të himnizonte shqiptarin trim e kreshnik, të pamposhtur e krenar, që vigjëlonte i ngrysur në malet e paafrueshme; të mbrujtur me kanune e me zakone burrash.

Mirëpo Migjeni e shqeu gjithë këtë fasadë false, të dalë mode dhe të panevojshme në shekullin e ri, duke ju përplasur dhe vënë përpara syve një realitet të turpshëm. Realitetin e malësorit që lyp misër, që shtrin dorën për bukë, të malësores që është gati të shesë trupin, të murgeshës që ofshan, të qytetit që i bishtnon modernizimit, të fëmijës që vuan për bukë ndërsa don të vazhdojë shkollën, të tregëtarit që bën adetet e fesë por mbetet i pashpirt, e gjithë ç’ka tjetër që ende na zukat në kujtesë nga vargjet e tij.

Migjeni me këtë grisje të maskave të kohës së vet, na shpëtoi fytyrën morale përgjithmonë. Nëse ai nuk do kishte shkruar, neve sot do të kishim vetëm poetët që u këndonin Zanave të Malit, ndërsa ndërsa varrezat mbusheshin me fëmijë të vdekur urie. Dhe kur të uleshim të analizonim këtë kundërshti, do të akuzonim paraardhësit se qenë të pashpirt e të pamoral që u këndonin zanave e maleve, ndërsa fëmija s’kishin tullumba e vajzat shisnin nderin.
Migjeni është gati i vetëm midis morisë së shkrimtarëve që denoncuan mjerimin. Ishin edhe një grusht djemsh të dijshëm, përfaqësues të neoshqiptarizmës, por ata qenë më shumë filozofë se sa poetë dhe morali ka nevojë edhe për poezi, pa le pastaj po të jetë “me nji grusht t’fuqishëm”. Sikur të mos qe Migjeni, ne nuk do kishim përfaqësues të brezit të madh të denoncuesve të realitetit; do të qe sikur Franca të mos kishte patur Balzakun apo Anglia të mos kishte Dikensin. Ne e patëm por s’e duam.

Kaq për shkodranët e atëhershëm.
Por edhe shkodranët e sotëm nuk e duan Migjenin. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që gati druhen t’i zënë emrin me gojë; që më tepër se një here kanë dashur t’i heqin emrin nga Teatri; që i kanë thyer bustin, e i kanë harruar varrin midis plehrave të qytetit; që i kanë zhdukur çdo shenjë të ekzistencës së tij në qytetin e Madh të Veriut, shtëpi, dhomë, muze, e gjithshka tjetër.

Sërisht janë edhe priftat, që nuk e duan e s’mund t’ia falin atë ç’ka i bëri ai klerit të kohës kur qe gjallë. Në fakt, Migjeni duhej të konsiderohej si aleat i klerit në përpjekjen e kahershme për drejtësi sociale e barazi shoqërore, por kjo nuk ndodhi as në gjallje të tij e aq më pak sot. Kisha katolike në momente të vështira të shekullit XX, përgjithësisht ja ka dalë të rreshtohet në anën e të dobtëve, duke ju rikthyer vokacionit të shekujve të parë të ekzistencës së vet; por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur gati askurrë në Shqipëri. Kleri shqiptar ka nxjerë plot martirë të fesë si Gjon Gazulli, por ndoshta askurrë martirë të njerëzve, si Romero i Salvadorit.

Zoti më ndjeftë se ndoshta e rëndova dorën pak si shumë mbi kurriz të priftave, kur më shumë se ata, përgjegjësi për këtë harresë ka vargani grotesk që i thonë vetes “zotnit e sotëm të Shkodrës”. Këta, të dal nga hiçi e të bërë zotnij veç prej lekut a prej karriges, as mund të pritet të duan dikë që ju zbulon rrënjët. Për fat, “sikur”-i i vënë në krye të këtij shkrimi, nuk mund të ngjasë, pasi ne e patëm Migjenin. E duam a s’e duam, ai është aty për të treguar me gisht pisllëkun e kohëve.

Artan Lame u kthehet shqiptarëve: Të paaftë për të ndryshuar, notoni në të njëjtin llum e ndryrësi si në shkrimet e Migjenit Read More »

Lobimi i PD/ Prokurorja me dorë të “hekurt” përballë Lulzim Bashës

Ajo është njohur si prokurorja me dorë të hekurt pas vendimit të saj për ish ministrin Saimir Tahiri. Por pas emërimit të saj në krye të Prokurorisë së Tiranës një sërë çështjesh të rëndësishme do të bien në dorën e saj. Po flasim për Elisabeta Imeraj, e cila më 1 gusht 2018 prokurorja e Krimeve të Rënda Elisabeta Imeraj u emërua në krye të Prokurorisë së Tiranës. Tashmë sytë e gjithë opinionit publik janë drejtuar nga kryeprokuroja e re e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila zëvendësoi Dritan Rreshkën e shkarkuar nga Vettingu.

Njëra prej çështjeve të nxehta dhe më të debatuara në opinionin publik është lobimi i PD në SHBA. A do të përdorë dorë të hekurt kryeprokurorja Imeraj, ashtu si në rastin e Saimir Tahirit për ta hetuar këtë rast? Kujtojmë se hetimet kanë nisur pra 11 muajsh. Konkretisht, në muajin Nëntor të vitit 2017, Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike me disa kompani lobimi në SHBA, të cilave u janë paguar nga selia blu 1 milion dollarë për të siguruar mbështetje politike nga Uashingtoni.

“Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin kryesisht për veprat penale të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal, në vijim të publikimeve mediatike mbi kontrata lobimi të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë. Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale”, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë. Prokuroria reagoi pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA, para fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kujtojmë se në muajin Maj 2018, Prokuroria e Tiranës ka dërguar një letërporosi drejt Skocisë për llogari të hetimit të nisur pas dyshimeve të ngritura për mënyrën e financimit të kontratave lobuese të Partisë Demokratike në Uashington. Përmes kësaj letërporosie pala shqiptare ka kërkuar informacion për kompaninë “Biniata Trade”, kompani e regjistruar “Off shore”, por me aktivitet në këtë vend.

Në kërkesën e drejtuar autoriteteve skoceze Prokuroria kërkon të marrë dijeni në lidhje me aksionerët, apo aktivitetin e kësaj kompanie. Kjo letërporosi është e dyta në radhë gjatë këtij hetimi. Më herët prokuroria i kërkoi informacion në rrugë zyrtare SHBA-ve në lidhje me lobuesin Nick Muzin. Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, “Stonington Strategies”, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump. Basha akuzohet se është financuar nga kompani ruse, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompani guaskë me aksionarë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale.

Lobimi i PD/ Prokurorja me dorë të “hekurt” përballë Lulzim Bashës Read More »