Aurora

‘Plumb magjik’ për kancerin e prostatës

Një “plumb magjik” revolucionar që zhduk qelizat tumorale të kancerit ka mundur të trajtojë pacientët që iu kishin dhënë vetëm disa javë jetë. 6 nga 10 pacientët me një formë të avancuar të kësaj sëmundje i janë nënshtruar para 1 viti këtij trajtimi revolucionar.

Trajtimi i jashtëzakonshëm u prezantua në një konferencë të kancerit javën e kaluar, ku ekspertët përshkruan eksperimentin me 30 pacientë me kancer të prostatës, sëmundja e të cilëve kishte përhapur. Ekspertët besojnë se metoda mund të përdoret për të trajtuar me sukses kancerin e prostatës në fazën e hershme, si dhe forma të tjera të kancerit.

Trajtimi i ri përfshin përdorimin e një molekule që ngjitet vetë tek qelizat tumorale të prostatës dhe i zhduk ato. Shkencëtarët besojnë se ky trajtim “i jashtëzakonshëm” mund të ndihmojë edhe për format e tjera të kancerit, si ai i trurit, tiroides dhe veshkave.

 Si funksionon ky trajtim?

Trajtimi i ri përdor molekulat të njohura si antigjenet specifike të prostatës. Këto molekula, të përshkruara si “kali i Trojës”, lëshojnë energji nukleare dhe shkatërrojnë qelizat tumorale.

“Rezultatet janë të jashtëzakonshme”

Drejtuesi i studimit, prof. Giovanni Paganelli, nga Instituti Evropian i Onkologjisë, thotë: “Është një arritje e mirë dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme. Ky është ilaçi më efikas, jo-toksik dhe i vërtetë. Nëse funksionon në fazat e fundit të kësaj sëmundjeje, shanset janë më të mëdha që të funksionojë më mirë në fazat e hershme, dhe ky është hapi që duam të ndërmarrim tani”.

Rezultate janë prezantuar gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Onkologjisë Klinike në Paralimni, Qipro.

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm në mesin e meshkujve, me 47,300 të diagnostikuar në vitin 2015. Një në tetë burra do të diagnostikohet në jetën e tyre

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm në mesin e meshkujve, me 47,300 të diagnostikuar në vitin 2015.

‘Plumb magjik’ për kancerin e prostatës Read More »

Plas “bomba” e sigurimeve, banda “Raiffeisen Bank”, monopol me 1 shoqëri sigurimesh, nis hetimi për “krim financiar”

Monopol politiko-ekonomik, i miratuar nga bandat qeveritare, që dikton tarifat zhvatëse ndaj biznesit dhe qytetarëve
Siç duket, ndërkombëtarët do të kenë shumë punë në Shqipëri, lidhur luftën kundër krimit e korrupsionit, mbasi nuk bëhet fjalë për xhepistë e boksierë rrugësh, por për banda të strukturuara edhe me VKM e ligje të posaçme.

Një vendim “rutinë”, mbajtur i fshehtë prej Autoritetit të Konkurencës, me Nr. 526, datë 14.06. 2018, tregon se shteti është “kapur për fyti” nga korrupsioni, jo vetëm në institucionet dhe aparatçikët e nivelit të fundit, nëpër shkollat e qendrat shëndetësore të ish-komunave, ku vidhet ndonjë shiringë e bisht fshese, por në majën e kupolës shtetërore.

Sipas informacionit që po publikojmë më poshtë, bëhet fjalë për një krim-financiar, që po kryhet “me qetësi e dashuri” nga bankat private, ku qeveria, shoqëritë e privilegjuara të sigurimeve dhe vetë banka-bandat, nëpërmjet skemës së sigurimit të detyrueshëm nga kredidheniet, blerje-shitjet pasurore, nga zjarret, fatkeqësitë natyrore e aksidente të çdo lloji, po “mbjellin, korrin, bluajnë e pastrojnë” miliarda lekë.

Në datën 14.06. 2018, Autoriteti i Konkurencës, ka trajtuar një raport “konfidencial”, të dërguar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që denoncon monopolin e pisët, të sigurimit të pasurive dhe jetës, me urdhër të ish-ministrit Ritvan Bode, me urdhër të ish-ministrit Shkëlqim Cani dhe me urdhër të ministrit aktual Arben Ahmetaj, sipas të cilit, prej 13 vitesh po bëhet vetëm në një bankë dhe vetëm me 1 shoqëri sigurimi.

Lidhur me këtë monopol “lavatriçe” e zhvatëse, që ka bllokuar konkurencën e tarifave të sigurimit, janë ankuar disa banka të tjera e shoqëri sigurimi, mbasi ky pazar klientelist e monopolist, i ka nxjerr jashtë skemës, por së pari, po vepron dhunshëm (diktat) mbi bizneset dhe qytetarët, duke caktuar vetëm 1 alternativë sigurimi, me tarifa të fikuara, pa alternativa të tjera.

Nisur prej këtij skandali, Autoriteti i Konkurencës, me Vendimin Nr. 526, datë 14.06. 2018, ka ngritur grup pune dhe ka urdhëruar, nisjen e procesit “Hetim paraprak, në tregun e ndërmjetësimit në sigurime, nga bankat e nivelit të dytë”, me epiqendër “Raiffeisen Bank”(Bandë).

Nxitje ligjore është bërë, raporti vëzhgues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, përcjellë me Shkresë Nr. 1789 datë 18.05.2018, me objekt: – “Mbi inspektimin e ndërmjetësit në sigurime, mbasi është konstatuar, se kontratat e sigurimit, të ndërmjetësuara nga “Raiffeisen Bank” si ndërmjetës (sekser) në sigurime gjatë vitit 2017 dhe gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2018, janë lëshuar (diktuar) vetëm nga 1 shoqëri sigurimi.

Raporti citon, se “ka dyshime të plota e të arsyeshme”, se ka mes bankës dhe kompanisë së sigurimeve, ka aq “lidhje të forta” e mbështeje nga politika dhe pushteti, sa po sillen abuzivisht me diktat, presione e tarifa shërbimesh sipas qejfit, duke zbatuar kritere të ndryshme, për veprime të njëjta tregtare ndaj palëve, në shërbimin e ndërmjetësimit për sigurimin e jetës dhe pasurive.

Hetimi ka nisur dhe sipas afatit ligjor 3 mujor, në datën 16 shtator 2018, raporti duhet të paraqitet në 5 adresa, 3 prej të cilave janë: Kryeministri, Prokurorja e Përgjithshme dhe një institucion ndërkombëtar, që monitoron qeverinë dhe prokurorinë, në kuadrin e goditjes së krimit ekonomik-financiar në Shqipëri…/Pamfleti

Plas “bomba” e sigurimeve, banda “Raiffeisen Bank”, monopol me 1 shoqëri sigurimesh, nis hetimi për “krim financiar” Read More »

Pojani në “100 fshatrat”, zhvillim turizmit të qëndrueshëm

Edhe pse shpesh identifikohet me Parkun Arkeologjik të Apolonisë, fshati Pojan në Fier ka përfituar pak ose aspak nga ky potencial i rëndësishëm turistik.

Ndaj, nxitja e turizmit të qëndrueshëm rural është një ndër synimet e përfshirjes së këtij fshati në programin “100 fshatrat”. Krahas Pojanit, janë edhe dy fshatra të tjerë (Libofsha dhe Cakrani), të përzgjedhur në kuadër të këtij programi për bashkinë e Fierit.

Lidhja organike që ka Pojani me Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë, i cili mban mbi vete 2606 vite histori qytetërimi dhe kulture, është një bazë e fuqishme për nxitjen e turizmit në gjithë zonën.

I shtrirë pranë sitit të rëndësishëm arkeologjik të Apolonisë, Pojani përmbledh një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit historik, por jo vetëm. Programi “100 fshatrat” parashikon po ashtu nxitjen e agroturizmit në këtë zonë, përmes mbështetjes direkte për sipërmarrjen fermere.

Zbatimi i këtij modeli të ri për zhvillimin rural përmes programit “100 fshatrat” parashikon investime të rëndësishme në infrastrukturë.

Aktualisht, Bashkia e Fierit ka bërë një përmirësim të infrastrukturës rrugore që të çon drejt fshatit Pojan, por investimi pritet të jetë më i plotë dhe pjesë e një projketi kompleks dhe të ndërthurur me të gjithë elementët urbanë.

Më herët, kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi është shprehur për ATSH-në se, “po punohet për hartimin e projekteve të plota që kanë në vetvete shumë plane të detajuara infrastrukturore”.

“Këto projekte nisin nga kanalizimet, ujësjellësi, infrastruktura rrugore, elementët urbanë, planifikimi i hapësirave publike, çlodhëse, gjelbërimin, vend pozicionimet më të favorshme agrokulturore, kultivuese etj, pa harruar dhe trajnimin e banorëve të këtyre zonave nëpërmjet formimit profesional që do t’u duhet për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj turistëve”, tha ai.

Është një projekt madhor, që sipas Subashit, përbëhet nga shumë miniprojekte të tjerë.

“Kemi përcaktuar prioritetet për ndërhyrje për çdo zonë, mbi bazën e të cilave po përgatisim projektet e plota, të cilat do t’i prezantojmë për financim”, tha ai.

Programi parashikon po ashtu nxitje të punësimit përmes mbështetjes direkte për sipërmarrjen fermere.

Ai synon të adresojë sfidat me të cilat përballet sot fshati dhe hapësira rurale për t’i shndërruar ato në qendra të zhvilluara ekonomike nëpërmjet agroturizmit të qëndrueshëm
rural.

Pojani ka rreth 2000 banorë dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 11 km2, nga të cilat 458 ha sipërfaqe toke në fushë dhe 56 ha në kodër.

Banorët merren me bujqësi, blegtori dhe kohët e fundit me vreshtari dhe bletë. Shquhet për tradita të kultivuara myzeqare: të mikpritjes, bujarisë, të kulturës, folklorit, të gatimeve plot shije.

Banorët i përkasin besimit ortodoks, çka duket edhe në kishat shumëvjeçare pranë tij, si ajo e Shën Mërisë në Apoloni. /atsh

Pojani në “100 fshatrat”, zhvillim turizmit të qëndrueshëm Read More »

OSHEE vendos në funksion të plotë fiderin 3 në Radhimë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka vendosur në funksion të plotë fiderin numër 3 të nënstacionit të Radhimës duke furnizuar me energji elektrike zonën.

OSHEE ka ndërhyrë në këtë zonë pas dëmtimit të një prej shtyllave në orët e para të mëngjesit nga një automjet transporti pranë urës së Ivzorit, e cila si pasoj solli ndërprerje të energjinë elektrike.

OSHEE bën me dije se ka stakuar energjinë elektrike në këtë zonë për 1 orë (10-11 të mëngjesit) e cila ishte dhe koha e nevojshme për riparimin e dëmit të shkaktuar.
Tashme zona turistike e plazh Radhime dhe Orikum furnizohet normalisht me energji elektrike./atsh

OSHEE vendos në funksion të plotë fiderin 3 në Radhimë Read More »

Uaa do të habiteni, Shikoni çfarë vallëzimi bën kjo vajzë shtatzëne (Video)

Shumë njerëz që shikojnë këtë video, menjëherë frigohen se çfarë do t’i ndodhë kësaj gruaje, por e vërteta është se do tiu lë me gojë hapur, shkruan revista Kosovarja.

Përveç se vallëzon, ajo ka veshur edhe robat përkatëse për vallëzimin që bën, e që nuk lodhet shumë për kritikat dhe komentimet e njerëzve.Më poshtë mund ta shikoni se si e bën, e që vertetë të lë pa koment.

Uaa do të habiteni, Shikoni çfarë vallëzimi bën kjo vajzë shtatzëne (Video) Read More »

Pas 24 vitesh martesë bëhen me djalë, shikoni si ia vunë emrin

Prizreni, e sidomos familja Kabashi nga Korisha e këtij qyteti, sot ka arsye për të festuar më shumë.Pas 24 vitesh martese, një çift sot u bë me djalë. Dhe, djalit të porsalindur, për ta nderuar 28 Nëntorin e shqiptarëve, prindërit ia vunë emrin Flamur.

Flamuri ka lindur në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku gjendet akoma në këto çaste.

Ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, dhe i bukur tamam si flamuri jonë dhe raca shqiptare.Urime familja Kabashi, urime shqiptarë, jetë të gjatë Flamurit.

Pas 24 vitesh martesë bëhen me djalë, shikoni si ia vunë emrin Read More »

“Ushqimi i mbretërve”/ Nga truri te gjaku, ja arsyeja pse duhet t’i hamë çdo ditë

Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e lashtë.

Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E。

Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj.

Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme.. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.

17 përfitimet nga konsumi i arrave

1. Ushqimi i trurit: Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin.

2. Tepër ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.

3. Vitamina dhe Minerale: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

4. Omega-3: Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për rritjen e qelizave, për imunitetin, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve.

5. Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.

6. Ushqim për flokun: Vaji i arrive përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.

7. Ushqim për lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrive ushqen lëkurën, zbardh rathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën.

8. Për pjellorinë: Arrat përmbajnë kompleks vitaminash B si folate, riboflavinë, thiamine etj. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për guan dhe fetusin. Arrat gjithashtu lehtësojnë shenjat e shtatzënisë dhe zhvillojnë trurin e bebes.

9. Parandalojnë kancerin: Arrat parandalojnë kancerin falë përbërësve si omega 3, antioksidantëve dhe fitosteroleve.

10. Luftojnë diabetin e tipit 2: Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë.

11. Kundër shëndoshjes: Arrat përmbajnë proteina dhe fibra që ndihmojnë për një dietë të shëndetshme.

12. Përmirëson cilësinë e spermës: Arrat janë të pasura në acide linoleike, konsumi i 75g arrive në ditë përmirëson cilësinë e spermës etj.

13. Për shëndetin e kockave: Arrat i bëjnë mirë kockave falë përmbajtjes së acideve omega-3.

14. Për tretjen: Meqënëse arrat janë të pasura në fibra ato janë një ushqim i shkëlqyer për tretjen si dhe lufton problemet me të.

15. Përmirëson gjumin: Gjendra pineale në trup prodhon hormonin melatoninë që përgjigjet edhe për gjumin. Ky hormone gjendet tek arra, duke e kthyer këtë ushqim në një snack të përkryer për përmirësimin e gjumit.

16. Forcon imunitetin: Arrat mbrojnë kundër ekzemës, psoriazës, astmës, dhe artritit reumatoid. Por, ajo që është më e rëndësishme është se arrat përmbajnë acide të shëndetshme që mbështesin sistemin imunitar, duke parandaluar riprodhimin e qelizave kanceroze.

17. Shëndetin e enëve të gjakut: Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë çrregullimin e ritmit të të rrahurave të zemrës, reduktojnë mpiksjet e gjakut, dhe kanë shumë impact në eneët e gjakut. Aminoacidi kryesor arginina ndihmon në elasticitetin e eneëvve të gjakut, duke reduktuar rrezikun për sëmundje zemre.

Arrat janë një ushqim i pazëvendësueshëm që mund të shtohen në sallatë, mund të gatuani pulën me to, mund t’i shtohen kosit etj. Të shijshme dhe të shëndetshme në të njejtën kohë.

Vlerat ushqyese (25.00 gramë arra)

Omega-3 —94.5%,

mangan –42.5%,

Bakër –20%,

Kalori gjithsej (163) 9%.

Pra: arra është një ushqim shumë i mirë për zemrën, trurin dhe gjithë organizmin. Edhe pse në mënyrë të veçantë vlerat ushqyese të arrës janë provuar shkencërisht, gjithashtu njihen edhe dobitë shëndetësore të tyre.

Kështu, arrat janë një ushqim i njohur natyror për funksionimin e shkëlqyer të trurit.

Arrat mund të kultivohen shumë lehtë dhe nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë. Forma e thelbit të arrës i përngjanë në pamje trurit të njeriut. Truri i njeriut është i përbërë nga rreth 60% strukturë yndyrore, prandaj edhe truri ka nevojë për yndyrë Omega 3, e cila e ndihmon trurin të funksionojë siç duhet dhe ta mbajë fluid dhe fleksibël.

Mungesa e Omega 3 në organizimin e njeriut reflekton në këto probleme: hutim, depresion, humbje e kujtesës, aftësi të kufizuara në mësim, aftësi të dobëta në zgjidhjen e problemeve si dhe çrregullime gjatë gjumit.

Përveç Omega 3, arrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë të cilat ndihmojnë për të parandaluar dhe riparuar dëmtimet e trurit për shkak të radikalëve. Arrat me të vërtetë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për të rritur aftësinë tuaj, qartësuar mendjen dhe për të dhënë më të mirën nga truri.

Zbulimet tregojnë se arrat mund të ulin rrezikun e të pasurit një sulm në zemër apo sëmundje tjera në zemër si dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve tjera të mundshme të natyrës kardiovaskulare.

Së fundi, ekspertët
thonë se arrat ose produktet e arrave, mund të jenë një potencial i madh, një ilaç për të ulur kolesterolin e keq në gjak. Në mënyrë që të merrni përfitime nga arrat, atëherë rekomandohet që të konsumoni 7 deri në 9 arra në ditë.

Por, shkencëtarët rekomandojnë që edhe kjo sasi të konsumohet me kujdes sepse përmban kalori dhe për shumë njerëz mund të ndikojnë në shtimin në peshë.

“Ushqimi i mbretërve”/ Nga truri te gjaku, ja arsyeja pse duhet t’i hamë çdo ditë Read More »

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri Hanh nesër në Durrës, zbardhet axhenda

Nesër në qytetin e Durrësit pritet të zhvillohet një takim mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”. Në këtë takim mësohet se do të jetë i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn.

Samiti pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa janë zbardhur dhe disa nga temat e diskutimeve si dhe axhendën.

Disa nga temat e diskutimit do të jenë:

Një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;

Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;

Marrëveshja Roaming;

Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

PROGRAMI I TAKIMIT

09.40 – Ardhja e delegacioneve

09.50 – FOTO Familjare

10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit

12.15 – Konferenca për Shtyp

*Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës

– Fjalë Kryeministri Rama

– Fjalë Komisioneri Hahn

– Pyetje (1 pyetje për secilin kryeministër).

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri Hanh nesër në Durrës, zbardhet axhenda Read More »