Aurora

Rama: Nuk ka këmbime me BE-në, por secili të bëjë pjesën e tij

Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama tha se “marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera, pavarësisht forcave politike në pushtet”.

“Duhej të bënim diçka për këta persona që pafuqia europiane i kishte kthyer në të burgosur”, thotë ai.

Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi pozicionin e qeverisë socialiste për të pritur 20 migrantë nga Eritrea që ndodhen në anijen “Diciotti”. Por, ai fton Kontinentin e Vjetër ta zgjidhë këtë çështje.

Si do të transferohen?

”Për këtë çështje po merren agjencitë kompetente. Ne do të bëjmë për ata atë që Italia bëri për ne, eritreasit e atëhershëm, kur na pritën dhe na ushqyen”.

Si kanë qenë negociatat me qeverinë italiane?

“Nuk ka patur asnjë negociatë. Donim të bënim diçka, por hezituam për të evituar mosmarrëveshjet me Romën. Biseda mes ministrave të Jashtëm e zgjidhi këtë gjë. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Europën, por për shumë kohë është lënë vetëm”.

Do të prisni të tjerë?

“Nuk do e zgjidhte problemin. Shpresoj që Europa të zgjohet dhe që secili të bëjë pjesën e tij. E kemi thënë edhe në vitin 2015, shërben një plan europian dhe nuk do të mungojmë. Na e imponon historia, të qenurit europianë dhe shqiptarë”.

Ky gjest do të përshpejtojë hyrjen në BE?

“Nuk ka asnjë këmbim. Nuk e bisedova këtë çështje me Kryeministrin Conte. Këtu bëhet fjalë për jetë njerëzore. Në lojë ka gjëra të rëndësishme që kanë marrë peshë këto ditë”.

Dikur Salvini kritikonte hyrjen tuaj në BE…

“Nuk dua të gjykoj, nuk do të zgjidhte asgjë. Mbi çështjen “Diciotti” ka qenë mirënjohës. Objektivi është një pozicionim i bashkuar europian që sot nuk është”.

Çfarë raporti keni me Romën?

”Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë shumë të mira, pavarësisht nga partitë politike në pushtet. Pa Italinë nuk do të kishim ecur kaq shumë dhe jam i gëzuar që ”eritreasit” e ardhur dje nga Shqipëria sjellin vlera të shtuara në Itali”.

Pse ju intereson Bashkimi Europian?

”Është një pyetje që nuk ia bëjmë vetes: nuk e kemi humbur sensin e historisë, ëndërrojmë një të ardhme më të mirë dhe në një Europë të realizuar sipas shpirtit të Etërve Themelues. Të dalësh nga Bashkimi Europian do të thotë të dalësh nga historia, të ndryshosh Bashkimin Europian është të futesh tek e ardhmja”.

Dje emigronit, sot prisni migrantë…

“Kemi pritur gjithmonë popullatat në rrezik. Kujtoj hebrenjtë në arrati nga nazistët. Kujtoj gjysmë milioni kosovarë në vitin 1999. Kujtoj 3000 iranianët e liruar nga burgjet e Irakut. Kujtoj sirianët e mbërritur këta muaj”.

Ku duhet të përmirësohet Shqipëria?

“Po, në rrugën e europianizimit: kemi bërë shumë, por mbetet ende shumë për të bërë”.

Sidoqoftë, trafiku i drogës është shqetësues…

“Jemi mes atyre që kanë bërë shumë. Por, siç tregon lufta kundër mafias në Itali, kjo është një betejë që zgjat më shumë se seritë e ‘Gomorra’-s”. /atsh

Rama: Nuk ka këmbime me BE-në, por secili të bëjë pjesën e tij Read More »

30 minuta shi përmbytin pazarin e Korçës, ndërhyn zjarrfikësja/Video

Kanë mjaftuar 30 minuta shi që uji të përmbytë pazarin e Korçës. Sot situata ka qenë e vështirë në këtë zonë të qytetit të Korçës, e cila është një nga më të frekuentuarat për biznes e turizëm. Uji ka depërtuar edhe në disa biznese në këtë Pazar.

Është dashur ndërhyrja e një mjeti zjarrfikës, që tërhoqi ujin dhe ktheu zonën në normalitet. Edhe pse në ansamblin e Pazarit janë investuar disa milionë euro, bizneset që kanë vendosur aktivitetin aty, janë përballur me situatë përmbytjeje për të disatën herë gjatë kësaj vere.

Përmbytje ka pasur edhe në zonën para bashkisë, në hyrje të qytetit dhe në afërsi të stadiumit. Shkak për situatën, sipas Bashkisë së Korçës, ka qenë intensiteti i reshjeve, që ka sjellë bllokimin e pusetave të ujërave të shiut./abcnews.al

30 minuta shi përmbytin pazarin e Korçës, ndërhyn zjarrfikësja/Video Read More »

Shqiptari që shkoi të shpëtonte McCain të kapur rob në Vietnam

Një shqiptar nga Kosova i cili prej disa dekadash jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë shumë për senatorin John McCain. Quhet Muharrem Maralusha. Është një nga ata që shkoi ta shpëtonte atë kur si pilot ishte kapur nga forcat armike në luftën e Vietnamit ndërmjet viteve 1968-1970.

Kosovari nga Prizreni ishte njëri nga ushtarët që rrezikoi jetën e tij duke marrë pjesë në operacionin për gjetjen e McCain i cili më vonë do të bëhej senator dhe kandidat për President të Amerikës. Ai ka treguar për këtë aksion për Klan Kosovën.

Pavarësisht se ky aksion nuk rezultoi i suksesshëm McCain shpëtoi i gjallë dhe iu kthye vendit të tij. Nga ata që e kërkuan ishte edhe Maralusha. Kontaktet mes McCane dhe Maralushës vazhduan edhe më vonë.

Ky i fundit thotë se bisedat gati gjithmonë kishin të bënin me Kosovën dhe situatën në Ballkan.
Angazhimi i senatorit republikan për Kosovën vazhdoi edhe pas pavarësimit të saj. Megjithatë sipas Maralushës, McCain donte që shteti i ri të ishte më ndryshe. Pavarësisht kësaj senatori tashmë i ndjerë erdhi në Kosovë e në lidhje me këtë Maralusha.

Shqiptari që shkoi të shpëtonte McCain të kapur rob në Vietnam Read More »

“Me dhimbje, grupi ia doli deri në majë”, Tahiri zbulon se kush e shoqëronte në Tepelenë

Ditën e djeshme ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pushtoi mediat online me foton veshur si ushtar në majën e Kendrevicës në Tepelenë, e ndërsa sot ka zbuluar kush e shoqëronte. Tahiri përmes një postimi në Instastory ka zbuluar se së bashku me 6 persona të tjerë ka arritur të ngjisë malin e Kendrevicës, rreth 2122 metra mbi nivelin e detit.

“Me dhimbje, grupi ia doli deri në majë”, shkruan ai, ndërsa shkrimin e shoqëron me një “fytyrë gazmore”.

“Me dhimbje, grupi ia doli deri në majë”, Tahiri zbulon se kush e shoqëronte në Tepelenë Read More »

Kush zëvendëson kë? Një program i ri i shtohet pasdites në Top Channel

Kush zëvendëson kë? Një program i ri i shtohet pasdites në Top Channel

Lëvizjet e programeve dhe emrave të sezonit të ri kanë nisur të bëhen publike edhe në Top Channel. Krahas programeve të njohura tashmë në ekranin e Top-it, sfidë për të janë edhe transmetimet e reja që do të nisin sezonin e vjeshtës.

Eno Popi ishte ndër të parët moderatorë që, përmes spotit të programit të tij, njoftoi për “Dilema”, programi argëtues game show, që do të nisë së shpjeti në këtë ekran.

Pas tij, edhe Bieta Sulo konfirmoi se do të jetë pjesë e pasdites me “Ftesë për 5”, ndërsa sonte, Top Channel, përmes profilit zyrtar në Instagram, ka njoftuar edhe një program të ri të përditshëm, i cili do të jetë i fokusuar në temat e aktualitetit.

“Top Talk” do të transmetohet çdo ditë në orën 15:45 në Top Channel dhe do të drejtohet nga gazetari njohur i këtij ekrani, Denis Dyrnjaja: “Çdo ditë një ngjarje. Çdo ditë një intervistë. Çdo ditë një i ftuar. Çdo ditë një temë e aktualitetit. Politika, ekonomia, kultura, sporti dhe gjithçka tjetër përballë faktit. Personazhe dhe protagonistë të jetës politike dhe publike në “Top Talk”, çdo ditë në orën 15:45, në Top Channel”- shkruhet në profilin zyrtar të Top Channel.

Po Pop Culture me Dojnën dhe Kelvin? Sipas programit, menjëherë pas lajmeve të drekës në Top, niste Pop Culture, i cili vijonte deri në orën 17.00. Pas tyre, niste një serial për t’ia lënë vendin “Pasdite në Top Channel”. Po tani që menjëherë pas lajmeve nis “Pop Talk” dhe në orën 17.00 nis “Ftesë për 5” me Bieta Sulon, kur do të transmetohet Pop Culture?

Kush zëvendëson kë? Një program i ri i shtohet pasdites në Top Channel Read More »

Vizitorë çekë lundrojnë në kanionet e Osumit

Vijnë për herë të parë dhe befasohen nga bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar të Tomorrit. Pasi vizitojnë qytetin e Beratit dhe muzet e tij të shumtë, turistë çekë udhëtojnë drejt aventurës në kanionet e Osumit. Të orientuar nga grupet e të rinjve të “Smile Albania” dhe të shoqëruar nga ekploratorët e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Beratit, udhëtuan drejt kanioneve me varkat e tyre sportive. Kanionet e Osumit kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e aventurierëve të sporteve të ujit dhe këtë fundjavë ishin vizitorë çekë që u prezantuan me këtë mrekulli natyrore.

Berati ka qenë një nga qendrat më të vizitueshme këtë sezon veror nga turistë të natyrës dhe ata të turizmit kulturor. Nga të dhënat e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat, vetëm gjatë muajit gusht është vizituar nga 15 mijë turistë. “Në 20 ditët e para të gushtit Kalaja e Beratit ka pritur rreth 14669 vizitorë, mes të cilëve 9612 kanë qenë vizitorë të huaj”, thonë specialistët e kësaj drejtorie.

Brenda sipërfaqes së Kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënoja, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur “Fusha e madhe”, etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborri të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bahçesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur Kala. Mbi të gjitha, brenda këtyre mureve ndodhet dhe Muzeu Onufri që është një nga më të vizituarit në kështjellë. Berati, me trashëgiminë e tij kulturore, me historikun, me peizazhin dhe me natyrën befasuese të tij, ishte këtë sezon verorë epiqendra e turizmit të kulturës dhe të natyrës. /atsh

Vizitorë çekë lundrojnë në kanionet e Osumit Read More »

Moti i keq në Vlorë, OSHEE riparon defektet në linjat e tensionit të mesëm

Vendi u përfshi sot nga një mot i keq me reshje intensive që në disa zona u shoqërua edhe me stuhi të fuqishme.

Vlora ishte një prej zonave ku ka pasur erëra të fuqishme gjatë ditës.

Moti i keq ka sjellë pasoja në rrjetin elektrike.

Disa shtylla elektrike në Vlorë janë rrëzuar duke sjellë për pasojë kufizime energjie.

OSHEE bën me dije se grupet e riparimit të avarive ndodhen në terren dhe në zonat ku ka probleme shumë shpejt do rikthehet energjia.

Moti i keq në Vlorë, OSHEE riparon defektet në linjat e tensionit të mesëm Read More »

Fati, paratë dhe dashuria/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi-Orët e para të mëngjesit do ju gjejnë më të gjallë dhe energjik dhe për këtë arsye do të arrini të çoni deri në fund të gjitha ato çështje që i keni lënë pezull gjatë javëve të fundit. Edhe në dashuri mund të riktheheni në lojë, por duhet të jeni të gatshëm që të hapeni pa u druajtur dhe për të treguar anën tuaj më të ëmbël.

Demi-Jini luftarak dhe mos kini frikë që të mbroni mendimet dhe idetë tuaja, pasi vetëm duke u treguar të vendosur dhe autoritar do të arrini të motivoni kolegët tuaj që të ndjekin nismat tuaja. Në dashuri, duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Binjakët-Në këtë moment është e rëndësishme që të bëni më shumë qartësi mendore për të rirregulluar të gjitha angazhimet tuaja, duke i dhënë prioritet çështjeve më urgjente. Në mbrëmje mundohuni të mos lini pas dore dashurinë dhe familjen. Sa i takon investimeve bëni kujdes.

Gaforrja-Mos jini të dekurajuar dhe pesimist, pasi pavarësisht ngadalësimit të një projekti tuaj, i keni të gjitha mundësitë për të arritur rezultate të mëdha. Parashikohen mundësi shumë të mira për të dalë nga rutina juaj e përditshme dhe për të qenë më dinamik.

Luani-Kjo javë do ju gjejë mjaft romantik dhe të gatshëm në dashuri dhe kjo në sajë të konfirmimeve që keni marrë së fundmi nga ana e një personi, të cilin e keni përzemër. Në vendin e punës jini më bashkëpunues, pasi intuita juaj do të rezultojë fituese.

Virgjëresha-Kjo ditë ju fton që të pranoni sugjerimet e miqve dhe kolegëve, pasi në këtë moment do të keni nevojë për ndonjë stimul më shumë për të përmbyllur me sukses një projekt të ri. Vendosmëria që keni do ju lejojë që të forconi të gjitha lidhjet tuaja.

Peshorja-Mundohuni që ta keni mbrëmjen të lirë për tu relaksuar dhe për të kaluar më shumë kohë cilësore bashkë me familjen ose partnerin/en, në mënyrë që të sheshoni largësinë e krijuar. Në vendin e punës nuk do të mungojnë momentet e tensionit, ndaj jini të kujdesshëm ndaj debateve tejet të ndezura të cilat mund të ndikojnë negativisht në humorin tuaj.

Akrepi-Kjo e martë do të jetë mjaft intensive nga pikëpamja emotive, ku do të riktheheni të jeni mjaft tërheqës dhe karizmatik dhe kjo gjë do ju lejojë që të bëni për vete disa persona. Në vendin e punës do të jeni të rrethuar nga aleatë të vlefshëm.

Shigjetari-Shmangni debatet e kota në vendin e punës, sidomos nëse jeni në kërkim të marrëveshjeve të reja, të cilat do ju lejojnë të shprehni më mirë krijimtarinë dhe talentin tuaj. Për të rigjetur ekuilibrin në raportin tuaj, duhet të jeni të gatshëm që të pranoni disa kompromise.

Bricjapi-Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të vini në vijë disa projekte të cilat i keni zvarritur prej kohësh. Këshillohet që të ndiqni disa këshilla të vlefshme nga disa persona që i keni afër, sidomos nëse jeni konfuz në dashuri.

Ujori-Po kaloni një fazë të rëndësishme transformimi, megjithatë duhet të jeni të gatshëm të vini në pah gjithë bagazhin tuaj. Sjellja juaj do të bëjë që të merrni më shumë përgjegjësi në vendin e punës.

Peshqit-Mos lejoni që ankthi dhe nervozizmi juaj në dashuri të përcillet edhe në raporte të tjera delikate, pasi mund të ushqejë tensione shumë të mëdha. Kjo e martë nxjerr në pah guximin në vendin tuaj të punës.

Fati, paratë dhe dashuria/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju Read More »