Aurora

Si të mbroheni nga virusi i ‘Nilit Perëndimor’

Kufizimi i përhapjes së virusit të ‘Nilit Perëndimor’ është shqetësimi më i rëndësishëm dhe për këtë arsye të gjithë qytetarët duhet që të marrin masa parandaluese.

Duhet të theksohet se për vitin 2018 është raportuar një rritje në incidencën e infektimit të virusit të ‘Nilit Perëndimor’ në nivel evropian dhe kombëtar.

Faktorët kryesorë janë kushtet klimatike këtë vit, me temperaturat e papritura të ambientit gjatë muajve të pranverës dhe reshjet në rritje në fillim të verës.

Virusi i ‘Nilit Perëndimor’ transmetohet tek njerëzit kryesisht duke vrarë mushkonjat e infektuar me zogj migratorë të egër të infektuar. Virusi nuk transmetohet nga personi në person.

Sipas ekspertëve, epidemiologjia e virusit është komplekse dhe për këtë arsye konsiderohet në mbarë botën e paparashikueshme qarkullimi i saj dhe shpërndarja gjeografike e saj në çdo periudhë transmetimi.

75% -80% e personave të infektuar nuk tregojnë simptoma, rreth 20% -25% kanë sëmundje të lehta vetë kufizuese dhe më pak se 1% e personave të infektuar kanë sëmundje më të rëndë, encefalit ose meningjit. Sëmundjet më serioze janë kryesisht në rrezik për njerëzit e moshuar dhe njerëzit me sëmundje kronike themelore. Nuk ka trajtim ose vaksinë specifike për virusin për njerëzit.

Udhëzimet:

Nevoja per marrjen e masave të veçanta për mbrojtjen kundër mushkonjave në të gjithë vendin. Këto masa përfshijnë: rroba të përshtatshme që mbulojnë sa më shumë që të jetë e mundur trupin, përdorimi i ajrit të kondicionuar, heqjen e ujit ndenjur nga pjatat e vazove te luleve ne ballkone

Vërehet përsëri se – për shkak të epidemiologjisë së paparashikueshme të virusit – masa mbrojtëse personale rekomandohet të merren si në zonat e prekura dhe në të gjithë territorin.
Grupet me rrezik të lartë për sëmundje serioze jane (njerëzit e moshuar, njerëzit me sëmundje themelore) duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm në lidhje me respektimin e rreptë të mbrojtjes së mushkonjave.
Për profesionistët e kujdesit shëndetësor: Është theksuar nevoja për vigjilencë për diagnozën e hershme të rasteve, me kontroll të rasteve të dyshimta. Autoritetet lokale dhe autoritetet publike shëndetësore tregojnë nevojën për vigjilencë dhe aktivizim për të zbatuar dhe intensifikuar veprimet parandaluese që synojnë reduktimin e popullsisë lokale të mushkonjave (intensifikimin e projekteve luftarake) dhe informimin e popullatës lokale rreth masave individuale mbrojtja kundër mushkonjave.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Sëmundjet Infektive (ECDC), në vitin 2018, deri më 3 gusht së bashku kanë regjistruar 111 raste të sëmundjes në Bashkimin Evropian, me 51 raste në Itali (2 vdekjeve), 65 raste në Greqi (3 vdekje) dhjetë raste në Hungari dhe shtatë në Rumani, dhe 70 raste janë regjistruar në Serbi (4 vdekje). Ka gjithashtu një rritje të theksuar të incidenteve, në vende të tjera (si Italia dhe Serbia).

Virusi i ‘Nilit Perëndimor’ u shfaq fillimisht në Afrikë dhe tani ka një shpërndarje globale në Amerikë, Evropë, Azi dhe Australi. Në Evropë, qarkullimi i virusit është regjistruar që nga vitet 1960, me epideminë e parë të madhe në 1996-1997 në Rumani. Që atëherë, shpërthime regjistruar në disa vende, kryesisht në Evropën qendrore dhe jugore, ndërsa nga viti 2010 e tutje epidemitë sezonale regjistruar në secilën periudhë të transmetimit, duke virusit një çështje madhore të shëndetit publik në Evropë.

Si të mbroheni nga virusi i ‘Nilit Perëndimor’ Read More »

Qyteti i një prej mendimtarëve më të mëdhenj shqiptarë, kthehet në shembull model për…

Në atë qytet ka lindur një prej mendimtarëve më të shquar shqiptar, Faik Konica. Por, kolonjarët janë sot një prej qyteteve model sa i takon shlyerjes së faturave. Rrjeti i amortizuar prej kohësh ka lënë në thatësirë pjesën më të madhe të zonës por kjo nuk ka ndikuar në ndërgjegjen e qytetarëve.

Juristi i zyrës së ujësjellësit në Ersekë, Toni Pashku shprehet se 96% e abonentëve kanë qëndruar korrekt në shlyerjen e faturave pavarësisht shërbimeve të munguara dhe vështirësive ekonomike.

“Kolonja ka probleme me papunësinë por sërish kolonjarët kanë qenë të rregullt në pagesën e ujit gjithmonë” thotë ai. Për banorët e rrethit të Kolonjës e ardhura e vetme janë bimët medicinale dhe emigracioni.

Qyteti i një prej mendimtarëve më të mëdhenj shqiptarë, kthehet në shembull model për… Read More »

Shpërthen Elton Deda: Unaza e Fierit, kjo njollë turpi e çdo qeverie! Pushime të mbara kampiona…

Këngëtari i njohur, Elton Deda, është shprehur i revoltuar për faktin se prej vitesh, Unaza e Fierit zvarritet dhe nuk po përfundon, duke krijuar një trafik të tmerrshëm.

“Unaza e Fierit! Kjo njolle turpi e çdo qeverie!

Turiste e femije te pafajshem duke u dergjur makinave ne pisk te vapes. Shofere amatore qe e bejne lemsh trafikun. Vetem per nje bypass torturohen njerezit e shkrete.

Perveç kesaj, ka gjithmone nje vend te sqetlla e njerit qe hipen ne ashensorin tim per ata, qe nga makinat me targa te turli vendesh, hedhin letra, kanaçe, shishe uji, pampersa dhe ishalla hidhen dhe vete ndonje dite. Pushime te mbara kampiona”, shprehet ai.

Shpërthen Elton Deda: Unaza e Fierit, kjo njollë turpi e çdo qeverie! Pushime të mbara kampiona… Read More »

Biondja tërbon pushuesit në Dhërmi, i heq të gjitha dhe qëndron e pa shqetësuar… (foto)

Ndonëse në vijën bregdetare të Shqipërisë nuk ka asnjë hapësirë për plazh nudo, kjo nuk i pengon aspak të guximshmit që të ndërmarrin një veprim të tillë. Kjo ka ndodhur në Dhërmi, ku një bionde është fotografuar topless, e pa shqetësuar aspak nga persona përreth.

Biondja tërbon pushuesit në Dhërmi, i heq të gjitha dhe qëndron e pa shqetësuar… (foto) Read More »

Berisha e akuzon për Lindën, Rama nuk duron dhe i kthehet keq ish-kryeministrit

Pas akuzës së ish-kryeministrit Sali Berisha se, bashkëshortja e kryeministrit ka udhëtuar me avion çarter, reagoi zyra e shtypit e Edi Ramës duke e cilësuar shpifje.

Reagimi i plotë

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një lajm të rremë shoqëruar me një video, mbi gjoja një fluturim me charter të zonjës Linda Rama. Problemi nuk është tek zoti Sali që ka bërë atë që gjithnjë ka bërë më shumë se çdo shqiptar, pra ka shpifur! Problemi është se një sërë portalesh, e kanë marrë si zakonisht “derr në thes” videoshpifjen e zotit Sali dhe e kanë publikuar pa bërë asnjë verifikim paraprak. Kjo praktikë copy-paste që i ka kthyer lajmet e rreme në një epidemi digjitale bie ndesh me çdo liri e të drejtë informimi dhe nuk i shërben as interesit publik e as misionit të medias së lirë.

Klikoni ketu per te pare videon

Berisha e akuzon për Lindën, Rama nuk duron dhe i kthehet keq ish-kryeministrit Read More »

Lufta e Krimesë mbushi me lavdi kapedanin Bib Doda

Ajo që e mbushi me lavdi Bibë Dodën, qe lufta Ruso-Turke, që u u quajt ndryshe, Lufta e Krimesë, në vitin 1854.

Bibë Doda me Mirditën, në këtë luftë, mbajtën anën e aleatëve:Turqi, Angli, Francë dhe Piemonte. Me një qëndresë që i dalloi miditasit mes gjithë të tjerëve, Mirdita fitoi një vend të lavdishëm në historinë Evropiane, nderimin e Perandorisë Otomane dhe simpatinë e Francës, e cila që atëherë e mbrapa mbajti nën mbrojtje Mirditën dhe prijësit e saj.

Është koha pra,, kur Bib Doda dhe Mirdita arrijnë kulmin e lavdisë, brenda por dhe jashtë Perandorisë Osmane.

Dom Ndoc Nikaj një nga personalitet më të rëndësishëm të Kulturës dhe Historisë tonë kombëtare në dorëshkrimet e tij të përmbledhura në librin “Kujtime të një jete të kalueme”, përcjell për Bib Dod Pashën informacione tepër interesante:

“Në luftën që u ba në Sebastopull, Bib Doda  si kapidan i Mirditës ishte gjetë aty me trimni…Këtë pjesë historie, më ra ma vonë kur kjeshë i rritun, me e ndigjue me veshë të mij nga tata jem, qi aso kohe, kjo gjetë dhe ai në Sevastopull në shërbim të ushtrisë francezë.

Mirdita që ishte kenë mbrapa me ushtritë turke n’atë ditë e pshtoj ushtrinë turko-frënge me një taktikë lufte të përdonun nga kapidani i tyne Bib Doda, i cili tu vërejt se rust vijshin tue afrue rreshtoi 4000 mirditasit e vet përballë rusëve me shpejtësi të rrufeshme urdhëroi:’Në shpinë mecë.

U larguen njani pas tjetrit dhe të gjithë njiherë ranë në shpinë përdhe. Bataret e pushkëve të rusve kalonin përpjetë nuk mund t’i merrnin ato të shtrimë përtokë, ndërsa ato mbushën pushkët shtrimas në njënën bri dhe porsa ato çojshin kryet pushkatojshin ushtarët rusë që ishin në kambë. Kjo dredhi bëri që të binin në tokë rreth 4000 rusë.

Pasi i eleminuan morën varkat dhe dolën në anën tjetër të Danubit, duke u pritur me brohori prej gjithë ushtrisë sikur mirditasit të ishin Sulltani i Stambollës dhe Napoleoni i Tretë i Francës”. Bib Doda e mirditasit patën nderime të veçanta. Sulltani e emëroi Bibë Dodë Pashën Princ  dhe qeveria turke e njoftoi Pashë e princ të Mirditës”.

Por Turqisë nuk i pëlqeu ky sukses i madh i Bibë Dodës, pasi ai, në fund të fundit, përfaqësonte një krahinë, që nuk i ishte bindur Turqisë dhe shpejt mund ta bënte Mirditën bërthamën e një shteti të pavarur shqiptar.

Gjithsesi për merita të veçanta në Luftën e Krimesë:, Bibë Dodës Turqia qe e detyruar t’i jepte titullin pashë. Ishte hera e parë që një titull të tillë ta merrte një katolik shqiptar. . Më vonë marrëdhëniet e Bibë Pashës, përkëqesohen në vijimësi.

Po pikërisht në këtë kohë Turqia përdori një dredhi. I hoqën mirditasve kostumin kombëtar dhe i dhanë urdhër të vishnin veshjen turke.

Këtë gjë Bibë Doda quajti si fyrje të madhe dhe nuk e pranoi. Aq e madhe u bë ngjarja sa konsulli francez formoi një komision ndërkombëtar i përbërë nga konsulli francez, ipeshkvi i Lezhës si dhe përfaqësues të Qeverisë Turke.

Anëtarët e komisionit për të parandaluar krizën, u nisën për në Orosh, për të takuar Bib Dodë Pashën. U mblodhën në kuvend burrat e Mirditës dhe pasi morën garancitë prej Komisionit Ndërkombëtar, morën vendimin për pezullimin e çdo aksioni luftarak.

(Antologji historike, Gjet Ndoj) /konica.al/

Lufta e Krimesë mbushi me lavdi kapedanin Bib Doda Read More »

Shqipëria ka nevojë për frymë, për energji, për pasion, mendësi, për më shumë dashuri, për më pak fjalë e me tepër punë

Shqipëria ka nevojë për frymë, për energji, për pasion, mendësi, për më shumë dashuri, për më pak fjalë e me tepër punë.

Për njerëz të vërtetë qe nuk duan ta ndukin e rrjepin, por te zhvillojnë e forcojnë këtë vend të bekuar nga perëndia, por të mallkuar nga politika…

Bashkangjituni në këtë faqe e shpërndani këtë mesazh kushtuar vetëm shqiptarëve të ndershëm kudo ata ndodhen !!

Fotografia e Marin MEMA Shqiperia Tjeter

Shqipëria ka nevojë për frymë, për energji, për pasion, mendësi, për më shumë dashuri, për më pak fjalë e me tepër punë Read More »

Ndodh e papritura me motin, shi i rrëmbyeshëm. Ja çfarë pritet …

Moti i keq ka mberthyer vendin dhe pritet qe edhe ditet ne vijim te kete mot te paqendrueshem. Ja parashikimi sipas IGJEUM

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e martë, dt.14) dhe nesër (e mërkurë, dt.15) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Përsëri, në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim).
Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditёs sё sotme.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.14) dhe nesër (e mërkurë, dt.15) mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, të dobëta, deri lokalisht mesatare ne 2 qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasdites së nesërme.

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 32 °C
në vendet e ulëta: 20 / 35 °C
në vendet malore: 15 / 27 °C

ERA
Sot pasdite (e martë, dt.14) dhe nesër (e mërkurë, dt.15) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Ndodh e papritura me motin, shi i rrëmbyeshëm. Ja çfarë pritet … Read More »