Aurora

I kishin dhënë një muaj shpresë, pas 7 vitesh deklaron: Ja ushqimi që më shpëtoi!

“Pas gjashtë muajsh kurimesh shkatërruese të cisteve, vendosa të provoja “kurimin” e një mjeku dietist, nutricionist dhe gastroenterolog. Unë nuk e besoja atë e pranoj, por kur nuk ke alternativë tjetër thua pse të mos e provoj?!

Limoni ka korrigjuar

“Një lëng me tre limona të shtrydhur, pasuar nga tre gota ujë para se të flini. Rezultati ishte mjaft surprizues brenda pak ditëve, nuk ndieja më djegie, gjakderdhja ishte zhdukur dhe të dhënat e analizave ishin të përsosura. A e dini se kërkime të ndryshme kanë treguar se limoni është në gjendje të vrasë qelizat e kancerit, duke demonstruar një efikasitet 10,000 herë më të fortë se kimioterapia?”

Frutat bëjnë mrekulli

“Një limonadë e mirë është një mburojë kundër kancerit. Në limon ka molekula me veti antioksidante të shquara, të afta për të luftuar veprimin e radikaleve të lira, të cilat mund të ndryshojnë strukturën e membranave qelizore dhe të materialit gjenetik (ADN) dhe kështu të hapin rrugën për proceset e formimit të neoplazmës. Përveç kësaj, ato kanë fuqinë për të kufizuar inflamacionin kronik, i cili shpesh është baza e transformimit neoplastik të indeve. Ideali është një lëng limoni në ditë. Dhe një spërkatje me limon e sallatës është një gjest që duhet bërë sa më shpesh”.

Limoni më ka shpëtuar jetën

“Tre mjekë, një kirurg zemre … një muaj jetë … histori e gjatë, por unë jam gjallë pas më shumë se shtatë vjetësh, nuk marr më ilaçe”. “Me pak fjalë pas pranimit, pasi kam bërë tri herë Ecocolordoppler (metodë jo-invazive diagnostike, e cila lejon vizualizimin ultratinguj të enëve kryesore të gjakut dhe studimin e rrjedhjes së gjakut brenda tyre), tre mjekë të ndryshëm dhe një kirurg kardiak më japin nga një muaj deri në një javë jetë. Diagnoza: një nekrozë tashmë ka kompromentuar më shumë se 25% të zemrës … Ju nuk mund të bëni shumë më shumë … Mirupafshim dhe faleminderit! Një i afërm më këshillon të “vë limon”, shkruan Revista Psikologjia. Kështu kam bërë, drejtpërdrejt në zemër: ngadalë kam pasur përmirësime deri në rimëkëmbjen e plotë”. Ka një shije të këndshme dhe mbi të gjitha nuk prodhon efekte të tmerrshme të kimioterapisë. Por interesant është efekti që prodhon tek cistet dhe tumoret.

Studimet mbi llojin e frutave

Në të vërtetë, sipas Institutit Baltimor të Shkencave të Shëndetit, përbërjet e limonit kanë treguar një efikasitet 10,000 herë më të lartë se një nga barnat më të përdorura kimioterapeutike. Studimet me limon janë tretur vërtetë, kështu që ne zbulojmë se limoni është një ndihmë e vlefshme edhe për ata me pak mbrojtje imune sepse mund të “rrisin” prodhimin e rruazave të bardha të gjakut. Gjithashtu, sa i përket trajtimit të diabetit, ky fryt është provuar të jetë një parandalues i shkëlqyer. Sipas Teorisë Biologjike Jonizuese Reams, limoni është i vetmi ushqim anionik në botë, një karakteristikë që do ta bënte atë veçanërisht të dobishëm për shëndetin, falë kontributit të dhënë nga ndërveprimi midis kationeve dhe anioneve, të domosdoshme për prodhimin e energjisë në nivel qelizor.

Egjiptianët e lashtë përdorën lëngun e limonit për të trajtuar pezmatimin e lëkurës.

Ne përfundojmë me një përmbledhje të shkurtër, të efekteve të dobishme të limonit:

Pengon fillimin e osteoporozës

Ribalancon pH e trupit

Përmirëson tretjen

Nxit pushimin

Parandalon ftohjen dhe gripin

Pastron mëlçinë

Eliminon acidet urinare

Promovon aktivitetin e zorrëve

Shkrin gurët e tëmthit, gurët në veshka dhe depozitat e kalciumit që grumbullohen në veshka

Parandalon calcosis urinar

Largon radikalet e lira

Parandalon plakjen qelizore të organizmit

Zvogëlon kolesterolin

Ka veti antibakteriale

Eliminon parazitët e zorrëve

Përforcon enët e gjakut

Rregullon presionin e gjakut

Ka vlera anti-kancerogjene

Promovon prodhimin e energjisë

Nëse një mollë në ditë e mban doktorin larg, çfarë na kushton të rrisim përdorimin e limonit në jetën tonë të përditshme, duke filluar që në mëngjes?

I kishin dhënë një muaj shpresë, pas 7 vitesh deklaron: Ja ushqimi që më shpëtoi! Read More »

Saliu e Meta janë të lidhur me Moskën, “brekushet “ e Erdoganit ranë…, qeshni se dhe për ca kohë do t’i kemi nëpër këmbë këto fakirë zyloanë

Nga Spartak Ngjela

I shoh nëpër portale dhe në FB që shkruajnë për “forcën ruse”. Në fakt, inspiruesit e moshuar që rrinë në midisin e tyre, janë bolshevikët e vjetër që kanë humbur jetën duke pritur rrënimin e Perëndimit. Deri më tani kanë qenë të trembur, por sot disi më ndryshe janë. Në fakt i bashkon këtu optika e tyre orientale, por, më shumë, është dhe frika nga liria individuale perëndimore, sidomos koncepti amerikan.

Me pak kurajë të shtuar duken tani që morën vesh që edhe Saliu e Meta janë të lidhur me Moskën. “Rusia është forcë e madhe ushtarake”, thonë, se e kanë frikë të flasin për ekonominë.
Po cila forcë mor’ fakirë?Ja shifrat: buxheti ushtarak i Shteteve të Bashkuara është 610 miliardë dollarë. Buxheti ushtarak i Rusisë është 66.3 miliardë dollarë. E shihni ku është forca? Po mos harroni se kjo ka qënë diferenca në dekada. Atëherë? Vërtet mendoni se do pushtojë Ballkanin Perëndimor Rusia!? E çuditëshme është se ndër këta të fantaksur, ka dhe ndonjë ambasador shqiptar në detyrë. Edhe Haxhi Qamili ka qenë më realist se këta. Po, le të ushqehen me një shpresë absurde se ua do dhe po ua kërkon psikika.

Gjithë kohës që i ndjek, këta, fakirë në intelekt kanë qenë. Dëshira të kthyera në tregime qesharake, kanë bërë gjithmonë; sepse kjo ka qenë dhe është jeta e tyre. Nuk i duan shifrat dhe kanë në fakt një besim shtazarak kundrejt regresit që përfaqësojnë. Gjithsesi, në llojin e tyre, janë më qesharakë se Zyuloja, por sot nuk ka në Tiranë një Dritëro që t’i stigmatizojë. Po pse, nuk ishin zyloret dhe vetë Zylo Hoxha, që pretendonin se drejtonin botën! Dhe ka shumë nga këta të sotmit që e kanë besuar dhe e besojnë ende. Në fakt ky është besim shtazarak. Në esencë është inat patologjik që shprehet me fjalë apo “mendim” qesharak.

Ja, këta janë: esencialisht, fakirë zyloanë që presin shkatërrimin e Amerikës dhe të qytetërimit perëndimor.  Po sa janë? Ç’e pyet sa janë! Një xhep i vogël që tani së fundi menduan të mundnin Amerikën në Shqipëri me Erdoganin dhe me brekushet e Edi Ramës.(!) Po iu ra dhe Erdogani. Po tani? Do të vijojnë, dhe zakonin e kanë që mblidhen bashkë nëpër kafene dhe “ngrohin” njëri-tjetrin me broçkulla që i servirin si fakte. Dhe ka dekada që shkojnë nga sovjetët te islami radikal e nga islami radikal te rusi, gjithë po me shpresën e shkatërrimit të Amerikës. Po janë, ose përbëjnë rrezik këta për aleancën shqiptaro-amerikane? Asgjë nuk mund të bëjnë. Le që të gjithë kanë frikë të flasin kundër Amerikës, që nga Saliu e deri te Zyuloja i tyre më i fundit.

Shqipëria dhe shqiptarët janë sot në ngjitje.

Po në Kosovë, a ka zylore? Sigurisht që ka, por ata janë me sy nga Beogradi dhe presim edhe ndonjë pagesë. A e patë përgjigjen e Amerikës për kufirin? Ja, tani do të ketë heshtje.
Po pavarësia e Kosovës? Atë do ta firmosë President i Serbisë. Pse? Sepse kërkon ta lërë me kaq humbjen e Serbisë. Ky në fakt ka mend më shumë nga ata që humbën luftën në vitin 1999.
Po Preshave?  Shenjat janë që do t’i bashkohet Kosovës pa asnjë lëshim nga ana e shtetit të Kosovës.

Pse do vijë kjo tërheqje e Beogradit? Sepse duan ta lënë me kaq dorëzimin e territorit shqiptar. Ata e dinë se projekti amerikan ka qenë deri në Nish. Ja ky është përfitimi: duan ta lënë me kaq kapitullimin e tyre.  Kurse Berisha këtu po kërkon destabilizim në shtator, po kështu edhe Meta. Dhe zyloret kanë ngritur veshët. Mendojnë se Saliun dhe Metën do t’i ndihmojnë rusët. Por tani i ka trembur Erdogani me lirën e tij në rënie. Këta tanët ende nuk e dinë faktin që Turqia gjendet mu në zgrip të një krize financiare shumëplanëshe. Po Rama e di. Nuk e di, por do ta mësojë.

“Bashkimi i Rublës ruse dhe Lirës turke, do të mundë Dollarin”, thoshin zyloret tanë nëpër tryeza këto ditë.  Jo mo, këta janë më injorantë se Zyloja. Ore trutharë! Po a e dini ju që dollari sot përfaqëson mbi 60 përqind të rezervës monetare botërore, dhe euro vetëm 20 përqind? Qeshni me këta zylore, se shumica janë në Tiranë: qeshni! se dhe për ca pak kohë do t’i kemi nëpër këmbë.

Saliu e Meta janë të lidhur me Moskën, “brekushet “ e Erdoganit ranë…, qeshni se dhe për ca kohë do t’i kemi nëpër këmbë këto fakirë zyloanë Read More »

Doli zbuluar nga përgjimet, kërkohet arrestimi i deputetit socialist

Pas përgjimeve që implikojnë deputetin e Partisë Socialiste në Durrës me bandën e Shullazit, PD kërkon arrestimin e Jurgis Çyrbjes.

Deputeti i Partisë demokratike, Enklejd Alibeja, ka reaguar pas daljes së bisedës telefonike mes deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, dhe anëtarit të bandës së Emiljano Shullazit.

Alibeaj tha se sot në burg duhet të jetë edhe Çyrbja, i cili nga provat e dala dei tani rezulton se ka bashkëpunuar me bandëm n e Emiljano Shullazit në grabitjen e pronave.

Ja deklarata e Alibeajt:

Çdo ditë që kalon po provon se Edi Radma e qeveris vendin si drejtues i një organizate kriminale, se ligji i dekriminalizimit është një copë letër që nuk zbatohet dhe se vrasësit, përdhunuesit, trafikantët e drogës në parlament i ka zëvendësuar me shërbëtorët e tyre në zyrat e shtetit.

Jurgis Çyrbja, deputet i Edi Ramës në Shijak, është simbol sesi kryeministri i vendit vazhdon bashkëqeverisjen me krimin e organizuar.

Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit.

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja.

Në të dyja rastet, si shërbëtor besnik, deputeti Çyrbja, në atë kohë drejtor i Hipotekës Durrës, e informon Gilmano Danin për veprimet e prokurorisë.

Telefonata e parë u bë prej anëtarit të bandës në krye të Hipotekës menjëherë pas sekuestrimit të dosjes së hotel Vollgës nga prokuroria. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.”- janë fjalët e deputetit Çyrjbja në adresë të Gilmano Danit, i cili ka qenë në përgjim.

Telefonata e dytë mes të dyve është kryer menjëherë sapo ish kreu i hipotekës ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i ka kërkuar takim, Gilmano Danit krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.

Disa muaj më pas, Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore jo vetëm që dëshmoi në favor të Emiljano Shullazit, por ai ka gënjyer drejtësinë, duke pohuar se të vetmin kontakt me Gilmano Danin e ka patur gjatë kohës së rregjistrimit të pronës.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në fillim ish drejtorin e hipotekës së Durrësit, Jurgis Cyrbja, si anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, por, në vend që të ishte në burg bashkë me bosin e tij, Edi Rama e shpërbleu dhe e mori në mbrojtje bandën, duke e bërë Jurgis Çyrbjen deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Sot, kamikazet e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës dhe përsë Jurgis Çyrbja nuk është në burg, njësoj si Emiljano Shullazi.

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria zbatimin e ligjit duke sjellë në Kuvend kërkesën per arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit. ?

Doli zbuluar nga përgjimet, kërkohet arrestimi i deputetit socialist Read More »

Mossss! Zonja Meri ka lajme të këqija/ Ja çfarë e pret këtë shenjë Horoskopi në fundjavë

Planeti “Mars” është sot në kundershtim me Asteroidin “Apollo”, asteroidi i pare qe u zbulua qe futet ne trajektoren e Tokes.

Apollo eshte i vecante nga te gjithe Zotat e lashtesise, vazhdimisht eshte i zhgenjyer nga zgjedhjet qe bene ne jeten personale. “Apollo” perfaqeson driten e shpirtit te vlerave dhe ne kete lufte do perfaqesoj anen e drejte te fitores. Do gjejme nderkohe harmoni, terapi dhe shume trauma te diteve te fundit do lehtesohen qofshin keto personale apo familjare njofton Meri.

Dashi duhet te gjej rrugen e vlerave ne familje dhe pas kesaj te drejtohet ne nje qellim me te larte karriere apo per te tjeret

Demi duhet te plotesoj disa kushte ne arsimimin dhe edukimin e vet perpara se te kaloj ne nje faze tjeter me te rendesishme

Binjaket duhet te qetesojne kerkesat e tyre ekonomike duke bere levizje tte nevojshme dhe jo shperdorime pasi vjen nje moment me i veshtire

Gaforrja duhet te gjej driten e humbur brenda vetes dhe me pas te kete kurajo te mbeshtese idte e veta dhe te perballet ndaj antagonizmit

Luani do kete mundesi te rikuperoj traumat dhe plaget e se kaluares duke u ringjallur per nje perballje dhe ecuri me energjike ne jeten e perditeshme

Virgjeresha duhet te bashkoj forcat dhe inteligjencen me njerzit qe e perkrahin dhe kane te njetin qellim duke eleminuar varesine nga nje ves apo nje njeri

Peshorja do shkeputet nga interesat e vogla dhe personale per te dhene me shume besim kurajo dhe ndihme ndaj atyre qe kane nevoj

Akrepi do gjej terapi dhe sherim nga mbushja shpirterore dhe kontakti me njerez qe i hapi hapesira dhe i tregojne rrugen e zhvillimit

Shigjetari ne luften per te fituar duhet te kuptoj ate qe ka si pasuri si energji dhe si mundesi Prandaj te vleresoj cdo gje qe ka

Bricjapi duhet te gjej rrugen e bashkepunimit dhe te drites pasi syte ja ka erresuar inati hakmarrja dhe antagonizmi

Ujori do kuptoj qe duhet te ndahet nga problemet dhe energjite negative dhe gjithmone i jepet mundesia e nje ndryshimi te madh

Peshqit mund te afrohen dhe te jetojne me njeriun e dashur pasionin errotizmin dhe kete ta bejne per vete dhe jo per te tjeret.

Mossss! Zonja Meri ka lajme të këqija/ Ja çfarë e pret këtë shenjë Horoskopi në fundjavë Read More »

Rinovimi i patentës për vetëm 10 minuta!

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Arben Isaraj ka shpejtuar dje procedurën që duhet të ndjekin shtetasit shqiptar për të konvertuar në shtetin grek lejen e drejtimit të mjetit.
Madje Isaraj ka shpjeguar edhe procedurën për rinovimin e lejes së drejtimit, e cila kërkon vetëm 10 minuta kohë, një raport mjeko-ligjor dhe një fotografi.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se edhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Greqi me patentën shqiptare, por për të realizuar këtë duhet më parë të presim një datë të dytë kur të hyjë në fuqi vendimi.
Sipas Isarajt njohja dhe konvertimi i lejeve të drejtimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit Grek është vendosur me VKM-në Nr. 479, datë më 31.07.2018, është miratuar Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, “Mbi njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit”.

Në një postim në ‘Facebook’ Isaraj bën të ditur se në momentin që shtetasit shqiptar vendosin rezidencën normale në shtetin grek, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin shqiptar, në lejedrejtimin grek, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në shtetin grek, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejedrejtimit shqiptare, në gjuhën greke, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike.

Për konvertimin e lejedrejtimit shqiptar në lejedrejtimin grek, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek. “Në momentin që shtetasit grek vendosin rezidencën normale në territorin shqiptar, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin grek, në lejedrejtimi shqiptare, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të shtetit Shqiptar, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejes së drejtimit greke, në gjuhën shqipe, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e lejedrejtimit grek në lejedrejtim shqiptar, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit shqiptar”-shkruan Isaraj.

MARRËVESHJANë nenin 1 të marrëveshjes parashikohet që secila palë kontraktuese konverton lejet e drejtimit të vlefshme (përveç lejeve të drejtimit të përkohshme, në periudhë prove dhe të llojeve të ngjashme) të lëshuara nga pala tjetër kontraktuese në përputhje me legjislacionin e saj të brendshëm, në rastin kur mbajtësve të lejeve të tilla të drejtimit u është dhënë rezidenca normale në territorin e palës përkatëse kontraktuese.

Palët kontraktuese njohin për drejtimin e mjeteve në territorin e tyre edhe lejet kombëtare të drejtimit të lëshuara nga pala tjetër kontraktuese brenda periudhës së tyre të vlefshmërisë, përveç nëse përmbushen dispozitat e paragrafit të parë të këtijneni.
“Leja e drejtimit e lëshuar nga autoritetet kompetente të secilës palë kontraktuese pushon së qeni e vlefshme për drejtimin e mjeteve në territorin e palës tjetër kontraktuese nga data në të cilën mbajtësit e një leje të tillë drejtimi i jepet rezidenca normale në atë palë tjetër kontraktuese.

Për qëllimet e kësaj marrëveshjeje, termi “rezidencë normale” ka kuptimin që i jepet atij nga legjislacioni i brendshëm përkatës i palëve kontraktuese. Nëse mbajtësi i një lejeje drejtimi të lëshuar nga autoritetet kompetente të secilës palë kontraktuese i është dhënë rezidenca normale në territorin e palës tjetër kontraktuese, autoritetet kompetente të asaj pale tjetër kontraktuese konvertojnë lejen pa kërkuar kryerjen e testeve teorike dhe praktike. Autoritetet kompetente të palës kontraktuese që kryejnë konvertimin kërkojnë një vërtetim mjekësor, i cili vërteton se një person është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike. Për zbatimin e paragrafit të parë të këtij neni, mbajtësit e lejeve të drejtimit duhet të kenë moshën e parashikuar nga legjislacionet e brendshme përkatëse të palëve kontraktuese për lëshimin e kategorisë për të cilën kërkojnë konvertimin”-thuhet nëmarrëveshje.GSH

Rinovimi i patentës për vetëm 10 minuta! Read More »

Lugina e Valbonës, një oaz për turistët gjermanë

Parku Kombëtar i luginës së Valbonës në Shqipëri është një nga pjesët më të bukura të Alpeve shqiptare.

Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë të ditur se vitet e fundit Valbona është kthyer në një oaz për turistët gjermanë të apasionuar për ecje alpine. Deutsche Welle i ka kushtuar një reportazh kësaj pjese turistike, ku vizitorë gjermanë kanë folur për përjetimet dhe bukuritë e natyrës Shqiptare.

“Është natyrë shumë e bukur si dolomitet me male të thepisur. Herën e fundit ishim tek lugina e Jezercës. Një pamje spektakolore me malet dhe liqenet. Jemi të surprizuar se ka më shumë bujtina se para 2 vitesh. Gjatë rrugës mund të blesh plot gjëra për ngrënë dhe për të pirë. Infrastruktura është e mirë”, -shprehet turisti gjerman.

“Ka shumë barinj dhe stane, ku ne kemi blerë djathë, kos dhe qumësht”, -thotë  një tjetër turiste gjermane./atsh

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/1915430705167487/?t=0

Lugina e Valbonës, një oaz për turistët gjermanë Read More »

Inxhinierët e vegjël shqiptarë në Meksikë, për “Lojërat Olimpike te Robotëve”

Disa të rinj shqiptarë të apasionuar pas inxhinierisë, po përfaqësojnë  Shqipërinë në “Lojërat Olimpike të Robotëve”, që kësaj radhe po mbahen në Meksikë.

Pjesëmarrja e Shqipërisë është mundësuar nga FIRST, organizatë jofitimprurëse për inkurajimin e fëmijëve në fushën e STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë), dhe për këtë ofron katër programe të ndryshme.

FIRST Global Challenge është një nga programet në të cilët Shqipëria merr pjesë për herë të dytë. Skuadrat nga çdo vend i botës ftohen në “Lojërat Olimpike te Robotëve”, dhe çdo vit ka një temë të ndryshme që i adresohet një prej 14 sfidave të mëdha, që ka identifikuar Akademia Kombëtare e Inxhinierisë.

Pjesëmarrësit duhet të ndërtojnë një robot, që të kryejë një lojë në lidhje me një nga temat dhe të konkurojnë në aleanca në një fushë loje. Skuadra e Shqipërisë në “FIRST Global Challenge 2017”, u përfaqësua me temën e pastërtisë së ujit.

Kjo ishte hera e parë që flamuri shqiptar u ngrit në këtë event, në Washington D.C. Skuadra arriti të dalë në vendin e 118 nga 160 vende pjesëmarrëse. Këtë vit “lojërat robotike” po mbahen në Meksikë, dhe tema e zgjedhur është: Impakti i Energjisë.

Por, kësaj radhe, skuadra përfaqësuese përballet me disa sfida të reja, sepse, përveç krijimit të robotit, ekipit i duhet edhe ndihma financiare prej 12 mijë dollarësh, nga të cilat, 3 mijë janë për t’u regjistruar dhe për të marrë kompletin me pjesët e nevojshme për robotin, dhe 9 mijë për shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit. /atsh

Inxhinierët e vegjël shqiptarë në Meksikë, për “Lojërat Olimpike te Robotëve” Read More »