Aurora

Po bën namin kjo recetë që pasi na e treguan, pula me kos e hudhra do ju lërë pa fjalë

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë. Por me kete recete, me kos e me hudhra, e cila përgatitet në shumë pak minuta, krijon një pjatë të mrekullueshme.

Përbërësit për 4-5 persona

Një pulë mesatare, 2 gota me kos, 6-8 thelpinj hudhër, 2-3 lugë gjelle me vaj ulliri, Kripë, Piper, Majdanoz i grirë

Përgatitja e recetës

Pulën lajeni me ujë të bollshëm, pasi ta keni pastruar, ndajeni në disa copa. Pasi t’i keni kulluar, vendosini në një pjatë dhe spërkatni me pak kripë.

Në një tas hedhim kosin, pak kripë e piper sipas dëshirës, dhe i përziejmë në mënyrë që të formojnë një masë të njëtrajtshme.

AgroWeb.org ju këshillon që në rast se përdorni kos të përgatitur në shtëpi, duhet t’i kulloni lëngun që lëshon vetë kosi. Kjo recetë mund të bëhet me çdo lloj kosi, por më ideali është ai i deles, pasi është dhe më kremoz.

Pasi e kemi përgatitur kosin, kalojmë aty copat e mishit të pulës dhe i përziejmë me një lugë druri.

Në një tavë qelqi ose balte, hedhim vajin e ullirit dhe mundohemi që ta përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. Më pas qërojmë hudhrat dhe mjafton t’i ndajmë në gjysmë.

Masën me kosin dhe mishin e pulës e kalojmë në tavë, aty shtojmë dhe hudhrat e prera.

E vendosim për t’u pjekur në furrë të parangrohur me 220 gradë celsius, përreth 40 minuta, ose derisa mishi i pulës të jetë pjekur plotësisht.

Nëse dëshironi t’i forconi shijen kësaj recete mund t’i shtoni dhe disa feta limoni pasi kanë kaluar 20 minuta nga pjekja.

AgroWeb.org ju sugjeron që kur mishi i pulës të ketë marrë një ngjyrë të artë, ta kthejmë nga ana tjetër, kështu do të piqet uniform.

Para se ta servirni në tryezën tuaj, hidhini sipër majdanozin e freskët, të cilin e keni grirë imët, dhe përgatituni për një shije unike.

Mund të shoqërohet me bukë të thekur apo me sallatë perimesh të stinës për një vakt sa më të lehtë.Agroweb

Po bën namin kjo recetë që pasi na e treguan, pula me kos e hudhra do ju lërë pa fjalë Read More »

Po ju japim 10 arsye fantastike, pse nuk duhet t’i hidhni bustinat e çajit kurrë më, ja për çfarë shërbejnë

Nese i keni perdorur ne shtepi, me siguri ne fund i keni hedhur. Epo gabim. Mbajeni mend! Qeskat e përdorura të çajit kane nje perdorim te gjere në përditshmëri, nga estetika deri tek kujdesi për veshjet.

Pastron fytyrën
Nëse keni lëkurë të acaruar apo të prirur ndaj akneve, ajo që duhet të bëni është që çdo mbrëmje pasi të pastroni lëkurën të aplikoni bustinat e çajit në zonat e irrituara të lëkurë. Preferohet çaji jeshil.

Për sytë e enjtur
Pasi të keni pirë filxhanin e çajit bustinën vedoseni në frigorifer për 20 minuta e më pas vendosini mbi sy. Do të shihni që rrathët e syve do të jenë më pak të dukshëm!

Largon erën e keqe të duarve
Nëse keni prerë hudhra apo qepë, me thikë, fërkojini gishtat te bustina e çajit dhe era e keqe do të largohet nga duart!

Në mënyrë që lulet apo bimët të jeni të lulëzuara gjate gjithë vitit, mos harroni të vendosni një bustinë çaji brenda vazos përpara se të mbillni lulet. Më pas shtoni dheun dhe përbërësit e tjerë.

Nese gjatë depilimit priteni, apo pas heqjes së qimeve lëkura është e irrituar përdorni bustinat e çajit për të ndaluar hemorragjinë. Ato gjithashtu kanë veti anti-inflamatore dhe nuk lejojnë që plaga të infektohet.

Era e keqe që vjen nga këpucët bëhet e padurueshme gjatë verës, për këtë arsye aromatizoni këpucë dhe balerinat tuaja me bustinat e çajit.

Po sikur t’ju propozojmë një scrub të ri? Ai me vaj ulliri, limon, sheqer kaf dhe përmbajtjen e bustinave do heqë qelizat e vdekura dhe do i japë një pamje të freskët fytyrës suaj.

Në qoftë se jeni ekspozuar shumë në diell, mund të hidratoni lëkurën duke përdorur bustina të njomura me qumësht.

Një banjë relaksuese
Hidhni disa qese çaji në vaskën tuaj. Antioksidantët në çaj do të mbrojnë lëkurën kundër radikalëve të lirë.

Shplarës për goëjn
Krijoni një gargar më ujë duke hedhur përsëri qeskat e çajit në një gotë.

Po ju japim 10 arsye fantastike, pse nuk duhet t’i hidhni bustinat e çajit kurrë më, ja për çfarë shërbejnë Read More »

Shpërndajeni, shpëtoni jetë shqiptarësh! Mesazhi që po bën namin në internet

Pas ngjarjes se rende qe ndodhi ne Genova te Italise, ku nga shembja e ures Morandi u shkaktuan dhjetra viktima, e mes tyre edhe dy shqiptare, djem te rinj qe humben jeten teksa shkonin ne pune, nje alarm eshte ngritur edhe ne Shqiperi. Se fundmi ne rrjetet sociale po qarkullon foto e nje ure ne Mal te Zi, ku kalojne shume shqiptare. Po behet apel te shperndahet sa me shume qe te mund te parandalohet ndonje tragjedi tjeter e rende.

POSTIMI NE FB: Achtung. Kjo urë ndodhet fare pranë Shqipërisë, në Malin e Zi, pikërisht në rrugën ku kalojnë shumë shqiptarë çdo ditë vere për të bërë plazh drejt Budvas,pranë fshatit Utjeha, pak km pa hyrë në Tivar (Bari). Shperndajeni,shpetoni jetë shqiptarësh.

Shpërndajeni, shpëtoni jetë shqiptarësh! Mesazhi që po bën namin në internet Read More »

Ana e Errët e çdo shenje horoskopi: Bëhuni gati për më të keqen!

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është e shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi nga astrologia britanike Stella Hyde. Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë edhe anët negative të tyre. Për shembull e dini se mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme. Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë droge. Mësoni anën e errët të shenjës tuaj.

Dashi I papjekur!

Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet!

Adoleshentët e kësaj shenje janë gjithnjë të shqetësuar, kapriçozë dhe kërkojnë të ushtrojnë autoritet të madh. Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë. Mëkati i preferuar që kanë është zemërimi. Janë të lindur për t’u bërë eksplorues dhe zjarrfikës

Demi Kokëderr si dreqi!

Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi fjalën, ashtu mendon Demi.

Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka vënë ndonjëherë vetes në dyshim.

Nga njëra anë janë të sigurtë, solidë dhe të besueshëm. Por e përkthyer në anën tjetër të zodiakut, do të thotë të mërzitshëm, të fiksuar pas parave dhe pa imagjinatë. Fjala Ndryshim dhe Përshtatje nuk janë pjesë e fjalorit të Demit. Mëkati i preferuar është lakmia. Janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Binjakët Arrogant!

Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin! Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar.

Pas njeriut të sinqertë fshihet një manipulator dinak apo një llogaritës situatash, i aftë të identifikojë dobësitë e të tjerëve dhe pastaj ta shfrytëzojë për avantazhin e tij. Përjetësisht të pakënaqur, dhe të papërgjegjshëm për krizat që përjetojnë. Mëkati i preferuar: Të marrin gjithnjë më shumë se i takon. Të lindur për të qenë agjentë zyrash komunikimi.

Gaforrja Acarues deri në luajtje mendsh!

Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë.

Kjo shenjë egoiste e qelbur thjesht nuk i kapërcen dot gjërat që ti mund t’ia thuash edhe me shaka. Më vjen keq Gaforre, por s’na plas fare nëse të bëmë për të qarë.

Të zemëruar, të ndjeshëm, nuk besojnë te asnjë dhe te asgjë, qahen për çdo gjë. Mëkati i tyre i preferuar është dembelizmi. Janë të lindur për t’u bërë drejtorë.

Luani I çmendur për vëmendje!

Kjo shenjë histerike e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të ketë sharm, dinjitet e të gjitha këto gjëra të një “mbreti xhungle”, por kur fillojnë të të tregojnë vendin se kush është Luani e kush është macja, bëhen patetikë. Nëse nuk u kushton rëndësi, thjesht s’të duan afër.

Përveç krenarisë tipike që ka një mbret, janë dhe arrogantë, intolerantë, egoistë dhe kanë nevojë të ndjehen të dashur nga kushdo. Presin që bota të rrotullohet rreth tyre, dhe janë më shumë për krijimin e aleancave se sa shoqërisë së vërtetë. Mëkati i preferuar është krenaria. Janë të lindur për të qenë mbretër.

Virgjëresha Gjykuese e ndyrë!

Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka. Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarte të larta, tepër të larta edhe për veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshëm dhe kanë sjellje “të përsosur” në shoqëri, shpirti u kalbet nga aq shumë gjykime sa bëjnë gjithë kohës.

Pesimistë dhe të kapur shumë pas detajeve në çdo gjë që ndodh rreth tyre. Kanë një bindje absolute që nuk e kanë kurrë gabim, madje dhe po e dinë që janë gabim, vështirë se e pranojnë. Mëkati i preferuar është kotësia. Të lindur për të qenë kontabilistë mjeko-ligjorë.

Peshorja Lëpirëse!

Peshorja thjesht nuk e prish dot me kënd. Përpiqet gjithë kohës të ruajë barazpeshat dhe nuk e thotë kurrë mendimin e vet të vërtetë për dikë, madje nuk ia thotë as vetes. Duket shpesh sikur shkon nga të fryjë era, sepse një Peshore thjesht nuk do ta ketë inat askush. Bah.

E kanë të vështirë të marrin një vendim dhe të gjejnë një rrugë të mesme në çdo gjë. Ndonjëherë djallëzorë dhe shpeshherë të ndryshueshëm, kapriçozë dhe kundërshtues. Mëkati i preferuar është lakmia dhe përtacia. Të lindur për të qenë ekspertë të modës dhe ekspertë komunikimi.

Akrepi Manipulues!

Akrepi ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt, por fakti që është më manipuluesi i horoskopit është ndoshta më e tmerrshmja që ka kjo shenjë djallëzore. I sjellin të tjerët si të duan dhe sikur të mos mjaftonte, nëse largohesh nga gjiri i tyre helmues janë hakmarrës si… epo, hakmarrës si një Akrep. Zot na ruaj nga mllefi i tyre.

Vështirë se mund të gjendet një fjalë e përshtatshme për të përcaktuar anën e errët të një Akrepi, por një ndër to është se janë të korruptuar. Mëkati i preferuar i tyre është lakmia për pushtet, para, status social, dëshirë për hakmarrje. Të lindur për të qenë agjentë sekretë ose analistë ekonomikë.

Shigjetari Presh në dorë!

Një Shigjetar mund të jetë njeri i hapur me të tjerët, por ka prirjen të hapet brinjësh! Përveçse i duket se ka të drejtë gjithmonë, nuk është se përgatitet aq sa duhet për temën që diskuton dhe nuk është aspak njeriu i duhur për të dhënë mend.

Vulgarë, posesivë, gojëndyrë e impulsivë që nuk ndalen para asgjëje. Janë një brez me fat lojtarësh kumarxhinj. Mëkati i preferuar është vjedhja dhe lakmia për ata që janë dominues. Të lindur për të qenë mercenarë dhe politikanë.

Bricjapi Interesaxhi!

Ky karrierist i horoskopit nuk do t’ia dijë aspak çfarë duhet të bëjë që të shkojë aty ku do. Shpesh arrogant, kokëfortë edhe kur dukshëm nuk ka të drejtë, një Bricjap është gati t’i bjerë murit me kokë thjesht sepse ia ka thënë truri, por mund të të marrë edhe ty me vete. Bricjapi joshet nga njerëzit e veçantë, por nëse e bezdis sadopak në planet e tij, do bëjë gjithçka që të të zhdukë.

Kopracë, meskinë dhe të këqinj, nuk falin asgjë dhe kanë një durim mendor deri në kokëfortësi sa vështirë të binde për diçka, tepër ambiciozë dhe që bëjnë gjithçka për të ruajtur statusin e tyre të lartë social. Mëkati i preferuar është lakmia. Janë të lindur për të qenë ekspertë politikë.

Ujori

Shkurt dhe qartë, një person me sjellje jo të qendrueshme Vërtet është shenjë që mbahet për mençurinë dhe logjikën e fortë, por kjo e bën një Ujor të jetë gjykues sa s’ua merr mendja. Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo dhe i duket vetja më i miri i të mirëve. Është kritik i tmerrshëm i njerëzve që i rrinë afër, sa të bëhet ferr.

Duke qenë kaq arrogant, mund të kthehet në një qenie të urryeshme. Askush s’mund ta durojë dikë që vetëm ankohet për injorancën e të gjithëve! Vëzhgues të painteresuar të gjendjes njerëzore, të paaftë për të reaguar me spontanitet, antipatikë dhe manipulues të aftë për të fshehur anët e tyre të errëta. Mëkati i preferuar janë përtacia dhe krenaria. Të lindur për të qenë shkencëtarë.

Peshqit

Njeri pa shtyllë kurrizore! E keni parasysh shprehjen: “Mos u bo peshk”? Epo, Peshqit janë të lindur të tillë. Nuk kanë orientim brenda vetes dhe shkojnë nga t’i çojë rryma. Aq ëndërrimtarë dhe krijues sa janë, aq janë edhe të dobët përpara të tjerëve. Më mirë ikin me vrap se të rrinë e të t’i thonë gjërat në sy. Njohës të mirë të artit manipulues, xhelozë joracionalë dhe e kanë të vështirë të shohin një sipër tyre.

Gjithmonë të zgjuar për t’i kthyer gjërat në favor të tyre dhe gjithmonë u pëlqen të dalin pa dëme nga një situatë e vështirë. Mëkati i preferuar është zilia. Janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë droge.

Ana e Errët e çdo shenje horoskopi: Bëhuni gati për më të keqen! Read More »

Kopsiten dosjet e prokurorëve që hetuan CEZ, 21-janarin dhe Gërdecin. Në vjeshtë nisin spastrimet në sistemin e drejtësisë

Komisionerët e vettingut dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë thelluar përpjekjet për të çuar përpara rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Edhe pse janë pezulluar seancat dëgjimore dhe se shumica e komisionerëve bashkë me përfaqësuesit e ONM janë në krye të detyrës. Mësohet se ata janë duke mbyllur dosjet e listës së dytë prioritare. Një burim pranë KPK i tha gazetës ”SOT” se për këta emra ka nisur procesi i verifikimit që prej muajit janar 2018 dhe tashmë janë kopsitur dosjet për secilin prej tyre.

ONM ka kërkuar që puna të vijojë me ritme të shpejta, ndërkohë që ILDKP, DSIK, KLD, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Tatimet, Doganat, etj, kanë dorëzuar të dhënat për secilin emër. ”SOT” gjithashti ka publikuar edhe listën e plotë të emrave për të cilët është mbyllur verifikimi dhe ajo që bie në sy është se ka emra shumë të njohur. Në shtator do japin llogari përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme.

Të gjithë prokurorët janë angazhuar në hetimin e disa ish-ministrave. Në Prokurorinë e Përgjithshme ka dosje Lulzim Basha, për aferën me rrugën Durrës-Kukës dhe abuzimin me lejet e ndërtimit.

Po ashtu pas tij janë Sali Berisha për aferën e CEZ, Arben Imami për abuzime si ministër i Mbrojtjes, Ridvan Bode, Genc Ruli, e shumë emra të tjerë. Për të gjithë këta u pushuan hetimet nga përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme. Mes emrave të mëposhtëm ka dhe nga ata që kanë hetuar aferën e CEZ, 21 janarin dhe dosje të tjera. Por asnjë prej tyre nuk u ndëshkua dhe prokuroria dështoi. Tani të gjithë do kalojnë në skaner për të parë sesa korrekt kanë qenë me detyrën.

Organet e reja

Fakti që komisionerët e vetingut janë duke punuar, tregon se vjeshta do të sjellë spastrime akoma më të shumta në sistemin e drejtësisë. Pritet që në shtator të vijohet po me 4-5 seanca në ditë dhe deri në fund të vitit 72 emrat e dy listave të dyta prioritare të kenë kaluar në skaner. Por gazeta ka mësuar se ONM po ushtron presion që të ecet sa më shpejt me vetingun me qëllim që të ngrihen organet e reja të drejtësisë. Ndërkombëtarët kërkojnë që KLGJ, KLP dhe SPAK të jenë funksionale para se Bashkimi Europian të japë vendimin për integrimin e Shqipërisë.

Në qershor Brukseli vendos për negociata dhe dy kushtet bazë ishin: Lufta e korrupsionit në nivele të larta dhe ngritja e SPAK. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë negociata vihen në rrezik. Për këtë arsye SHBA e BE janë duke punuar që të mbyllet sa më shpejt vetingu. Momentalisht KLGJ e KLP nuk kanë anëtarë nga apelet dhe ajo që bie në sy është se në emrat që KPK ka mbyllur dosjet, një pjesë e madhe u përkasin gjykatave prokurorive të Apeleve. Nëse vijohet të ketë vakanca, ata që kalojnë vetingun mund të kandidojë për këto organe dhe merr fund ngërçi i krijuar. Çdo ditë e më tepër po jepen sinjale se të korruptuarit nuk do kenë shpëtim./korrieri

Kopsiten dosjet e prokurorëve që hetuan CEZ, 21-janarin dhe Gërdecin. Në vjeshtë nisin spastrimet në sistemin e drejtësisë Read More »

Pronari i televizionit shqiptar tërheq vëmendjen e të gjithëve, pushime në det me komerdare e 2 bodiguardë

Një foto tejet interesante kjo e shkrepur nga Orjar Njusi. Manjati i medias shqiptare Ylli Ndroqi ka marrë pushimet pas një sezoni të ngjeshur me punë dhe po relaksohet në det.

Megjithatë ajo që e bën shumë interesante foton janë dy bodiguardët e Ndroqit të cilët i mbajnë komerdaren në mes të detit pronarit të tyre.

Ndroqi, me syzet e diellit, i shtrirë dhe me njërën dorë vënë pas koke, ndihet i sigurtë dhe i kënaqur krah njerëzve të tij që e ruajnë jo vetëm në tokë por edhe në det./korrieri

Pronari i televizionit shqiptar tërheq vëmendjen e të gjithëve, pushime në det me komerdare e 2 bodiguardë Read More »

Gazetari i ‘përvishet’ keq Metës: Vendi ka nevojë për president, jo për blogger! Ndalesh në Bubq të takosh Ijen e Besit..

“Zoti Meta, vendi ka nevojë për president e jo për blogger….!” Kështu e titullon artikullin e tij gazetari Elkier Bushkolaj drejtuar Presidentit Ilir Meta i cili shkruan se nëse zhbirilon pak profilin e Metës duket sikur je në profilin e një zyrtari te lartë zviceran apo skandinav, ose të një blogger-i amerikan.

“Ju vetë, kur ikni jashtë vendit nga Rinasi, gjeni kohë të ndaloni në Bubq, të takoni Ijen e Besit, por ajo falë nipit të saj nuk ka nevojë për praninë tuaj, sa kanë të moshuarit në azile që t’i vizitoni herë pas here, jo vetëm për Vitin e Ri.

Uroj ta gjeni kohën dhe për të vizituar spitalet, ku do takoni pacientë që nuk kanë asnjë mundësi t’i blejnë ilaçet në farmacinë përballë dhe zgjedhin të ikin në shtëpi me shpresën se me ndihmën e Zotit do t’ia hedhin.

Kur të vizitoni fasoneritë, pyetini punonjëset për rrogat, sigurimet dhe kushtet e punës.

Të flasësh për problemet e këtij vendi duhet një natë e gjatë dhjetori dhe jo një natë e shkurtër me temperature të lartë gushti.

Atë kohë që e gjeni për pushime dhe vizita jashtë vendit, uroj ta rezervoni dhe për të shkuar në “Shqipërinë tjetër”, atë realen që lëngon mes padijes e skamjes me shpresën se e nesërmja do jetë më e mirë”, shkruan Bushkolaj.

E PLOTË:

Nëse do t’i hedhësh një sy profilit në facebook të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duket sikur po lundron në profilin e një zyrtari te lartë zviceran apo skandinav, ose të një blogger-i amerikan.

Në një kohë që mbi 60% e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi që të kalojnë pushimet brenda vendit, Kreu i Shtetit ka nisur prej ditësh vizitat në alpet shqiptare, ku nuk ndalon së publikuari foto, a thua se kemi pak politikanë që me aktivitetin e tyre në rrjetet sociale konkurrojnë dhe “pjeshkat” e shoëbiz-it.

Madje, së fundmi, nga Brezovica na tregon dhe shembuj bashkëjetese mes shqiptarëve dhe serbëve, në një kohë që këta të fundit prej 100 vitesh ushtrojnë terror ndaj popullit shqiptar në Dardani, duke përfituar edhe nga eunukëria e Tiranës Zyrtare dhe Prishtinës Zyrtare.

Ai bën apel për bashkëjetesë me serbët, të cilët në kuadër të shkëmbimit të territorit dhe paqes në Ballkan duan të japin tokë shqiptare për të përfituar po tokë shqiptare në këmbim mundësisht me më shumë pasuri natyrore.

Në një kohë që qeveria nuk njeh limite në arrogancën e saj dhe opozita është kapluar nga gjumi dimëror, pikërisht në mes të gushtit, Presidenti i Republikës, ka detyrimin ligjor dhe moral t’i kërkojë llogari qeverisë për gjendjen ku është katandisur vendi ynë.

Një krim makabër ndodhi në Vlorë dhe Presidenti duhej të ishe atje për ceremoninë mortore, pasi ajo tragjedi nuk ndodhi, as si pasojë e vjedhjes pulave, as e konflikteve për pronën, por si shkak i mosfunksionimit prej vitesh të asnjë hallke shtetërore dhe degradimit të institucioneve të rendit dhe drejtësisë.

Sa për këtë të fundit, ju kujtoj se një javë pas atij krimi monstruoz nuk është prapa hekurave asnjë inspektor policie i zonës, asnjë drejtues poste policie dhe as Drejtori i Policisë së Vlorës, teksa më e pakta do duhej të ishin shkarkuar për t’u bërë shembull dhe për të dhënë një mesazh se shteti është në këmbë.

Krimi sot është më i pushtetshëm se kurrë.
Madje në shumë zona të vendit përcakton edhe drejtuesit e njësive vendore dhe përfaqësuesit në parlament, pak rëndësi ka krahu politik, pasi për të i rëndësishëm është pushteti ekonomik.

Me mijëra familje shqiptare, shpresën e vetme për mbijetesë kanë largimin nga vendi, teksa eksodi i të rinjve është i ngjashëm me atë të viteve 1990.
Ju president, jeni bashkëfajtor për këtë situatë, pasi 3 dekadat e fundit keni mbajtur pozicione të larta në Shtetin Shqiptar, së fundmi postin e presidentit.

Ekonomia shqiptare sot është peng i taksidarëve të shtetit dhe haraçit të gjobëvënësve, ndërsa ata që e paguajnë më shtrenjtë çmimin e këtij çorganizimi të organizuar janë shqiptarët e thjeshtë që kanë zgjedhur të jetojnë me dinjitet në vendin e të parëve.

Sot shqiptarët i paguajnë dritat dhe ujin më shumë se asnjë popull i rajonit, e për ironi të fatit fqinjët blejnë energji elektrike tek ne, dhe jemi ndër vendet më me shumë burime ujore në botë.

Sa për cilësinë e produkteve ushqimore, të mos flasim…; se fermerë e blegtorët shqiptarë i kanë rënë hiles dhe u thonë oligarkëve “s’keni pse shkoni deri në Maqedoni e Bullgari për të marrë produkte bujqësore e blegtorale me hormone, kur mund t’i prodhojmë këtu.”

Karburanti për nga çmimi konkurron vendet nordike, ndërsa sa i përket cilësisë, as shoferët e Afrikës nuk do t’i mbushnin makinat me të, por ne pranojmë se jemi patriotë dhe e kemi produkt Ballshi, ndonëse e paguajmë sikur na vjen nga Venezuela.

Ju vetë, kur ikni jashtë vendit nga Rinasi, gjeni kohë të ndaloni në Bubq, të takoni Ijen e Besit, por ajo falë nipit të saj nuk ka nevojë për praninë tuaj, sa kanë të moshuarit në azile që t’i vizitoni herë pas here, jo vetëm për Vitin e Ri.

Uroj ta gjeni kohën dhe për të vizituar spitalet, ku do takoni pacientë që nuk kanë asnjë mundësi t’i blejnë ilaçet në farmacinë përballë dhe zgjedhin të ikin në shtëpi me shpresën se me ndihmën e Zotit do t’ia hedhin.

Kur të vizitoni fasoneritë, pyetini punonjëset për rrogat, sigurimet dhe kushtet e punës.

Të flasësh për problemet e këtij vendi duhet një natë e gjatë dhjetori dhe jo një natë e shkurtër me temperature të lartë gushti.

Atë kohë që e gjeni për pushime dhe vizita jashtë vendit, uroj ta rezervoni dhe për të shkuar në “Shqipërinë tjetër”, atë realen që lëngon mes padijes e skamjes me shpresën se e nesërmja do jetë më e mirë.

Gazetari i ‘përvishet’ keq Metës: Vendi ka nevojë për president, jo për blogger! Ndalesh në Bubq të takosh Ijen e Besit.. Read More »

Kur Enver Hoxha vendosi ta eliminonte Mehmet Shehun

Ignacio Vidal-Folch

Kur Enver Hoxha vendosi ta eliminonte Mehmet Shehun (në vjeshtën e 1981-shit), në një nga spastrimet periodike paranojake me të cilat kërkonte të imunizohej nga puçet e mundshme brenda pallatit dhe nga spiunazhi i të gjitha fuqive armike të botës, edhe familja e atij njeriu, gjer atëherë të pushtetshëm dhe të frikshëm (që kishte qenë shok i Hoxhës qysh nga vitet e luftës partizane kundër pushtuesve italianë), ra në fatkeqësi, sipas normës së diktaturave të orientalizuara.

Për Mehmet Shehun s’u mor vesh më asgjë. I biri, Bashkimi, hyri në burg, prej ku do të dilte pas vitesh të shumta, me shembjen e botës komuniste, i shndërruar në shkrimtar.

Po çfarë shkrimtari se! Romanet e tij, të shkruara në Barcelonën ku jeton, të gjitha të shkëlqyera, janë të mbrujtura me këto përvoja kafkiane, frymojnë atmosferën toksike që është karakteristike për totalitarizmin e burgjeve, një botë e çuditshme, në kufijtë e marrëzisë së kulluar, dhe shpalosen, duke u mbështetur në përvetësimin e kulturës europiane moderne, përmes dëshirës për të ndriçuar kuptimin e fshehtë të përvojës së tragjedisë dhe përmes një rrugëdaljeje inteligjente.

Sapo është botuar (nga “Siruela”) Angelus Novus, titull (dhe subjekt) që i referohet akuarelit të famshëm të Paul Klee-së, që e ka pasur njëfarë kohe Walter Benjamin-i, i cili, kur u nis të ikte në Shtetet e Bashkuara duke kaluar nga Spanja, ia besoi Georges Bataille-it, pastaj u bë e Theodor Adorno-s, pastaj e Gershom Scholem-it, ndërsa tani ndodhet në muzeun e Izraelit, në Jerusalem.

Benjamin-i ka shkruar (dhe falë atij shkrimi ky akuarel është vepra më e famshme e Klee-së) se engjëlli i hutuar i kësaj tabloje është “engjëlli i Historisë”:

“Fytyrën e mban të kthyer nga e kaluara. Aty ku ne shohim një vargëzim ngjarjesh, ai shikon një katastrofë të vetme, që grumbullon gërmadha mbi gërmadha duke i hedhur te këmbët e tij.

Ai do të donte vërtet të rrinte e të vonohej, t’i zgjonte të vdekurit dhe të mblidhte gjithçka të copëtuar.

Mirëpo, ndërkaq, nga parajsa fryn shakullina e një shtrëngate që përplaset në flatrat e tij, aq furishëm sa ai, engjëlli, më nuk mund t’i mbyllë. Kjo shakullinë shtrëngate e shtyn pandalshëm drejt një të ardhmeje, së cilës ai i ka kthyer shpinën, teksa pirgu i gërmadhave përpara tij lartohet gjer në qiell. Kjo shtrëngatë është ajo që quajmë progres”.

Edhe Shehu është ai Angelus Novus, ai Walter Benjamin që, pas Anschluss-it, pyeste veten “nëse është i mundshëm një konceptim i kuptimshëm i vuajtjes dhe i vdekjes”.

Por, nëse do të thosha që romani i sapodalë është një meditim mbi jetën, veprën dhe vdekjen e parakohshme dhe tragjike të Walter Benjamin-it, lexuesi potencial ndoshta do të sprapsej, ngaqë Benjamin-i është mendimtari më i përmendur nga gjithfarë mashtruesish e snobësh intelektualë në këto tridhjetë vjetët e fundit, një epidemi e vërtetë.

Dhe do të ishte gjynah. Angelus Novus është, gjithashtu, rrëfimi i miqësisë së fortë dhe i bisedave meditative të autorit me një bashkëvuajtës të quajtur Mark Gjoka, tek bëjnë shëtitje në oborrin e burgut të Burrelit, ashtu si grekët e lashtë në Stoa.

Një jetë në robëri dhe e varfër, e thjeshtuar gjer në kockë, si të thuash, por ndoshta pikërisht për këtë përjetohet dhe kujtohet intensivisht, njëlloj sikurse dhimbja e një plage na bën të vetëdijshëm për organin e dëmtuar.

Liria dhe njohja, ndoshta, mund të ndihen më shumë si aspiratë sesa përvojë e arritshme. Mungesa e tyre është prania e tyre.

Ky roman i shkurtër, i përpiktë, mbi miqësinë dhe njohjen (dhe mbi Walter Benjamin-in), portretizim i tre apo katër ritakimeve të Mark Gjokës, të cilin, ashtu si mendimtarin gjerman, liria e priste (duke vështruar sahatin) në Shtetet e Bashkuara, arrin të plazmohet në mënyrë të mahnitshme dhe befasuese si monument i një të burgosuri që, pasi lirohet, bëhet mendim, duke u përpjekur të përfundojë atë punë që engjëlli, i rrëmbyer nga stuhia, me krahë të shqyer, i shtyrë drejt progresit, nuk mundi ta përfundonte.njekomb

Kur Enver Hoxha vendosi ta eliminonte Mehmet Shehun Read More »