Aurora

Shkëlzen Berisha ‘sulmon’ policinë: Sekuestron drogën, por nuk arreston shoferin

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni Berisha ka ‘sulmuar’ policinë, duke thënë se kanë sekuestruar drogën, por nuk kanë arrestuar shoferin.

POSTIMI I PLOTË/ Policia që duam. Ndalon ne postobllok makinen me droge por jo shoferin. “Më datë 16. 08. 2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë – Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal”

Shkëlzen Berisha ‘sulmon’ policinë: Sekuestron drogën, por nuk arreston shoferin Read More »

Flasin prodhuesit: Ja si mashtroheni me vajin e ullirit, tregtohet nëpër supermarkete me…

Prodhuesit e vajit të ullirit tregojnë sesi po mashtrohen qytetarët me vajin e ullirit të cilin e blejnë nëpër supermarkete. Silvana Subashi, kryetare e Shoqatës Shqiptare të Vajit të Ullirit, shprehet: “Kostoja e një litri vaj ulliri, nëse është në fabrikë shkon 700-800 lekë litri. Për një litër vaj ulliri na duhen 6-8 kilogramë ullinj”. Subashi vijon shpjegimin: “Ulliri për vaj ka çmim të ndryshëm nga ulliri për tavolinë. Zakonisht shkon nga 80-120 lekë për kilogramë. 650-800 lekë na duhen vetëm ullinj për të arritur në një ekstra të virgjër”.

Por, sa është kostoja e fabrikës së përpunimit? Sipas Subashit, 120 lekë të vjetra. Pra, pa përfshirë ambalazhin dhe krahun e punës, na duhen 800 lekë të reja për një litër vaj ulliri ekstra të virgjër. Ndërsa për prodhuesin i cili e përgatit vajin e ullirit për tregti ka kosto të tjera shtesë. “Nëse do të dalësh në market për një litër vaj ulliri, sigurisht që duhet të ketë taksën që shkon afërsisht 30% e produktit, ke kostot e transportit, kostot e marketingut, etiketimin e të gjitha. Pa 1200 lekë litri, ne nuk mund të gjejmë vaj ulliri ekstra të virgjër”, thotë Subashi.

Ndërkohë, në supermarketet e vendit tonë gjen vaj ulliri ekstra të virgjër 590 lekë për 750 mililitra. A mund të jetë ky vaj ulliri ekstra i virgjër me këtë çmim? “Praktikisht e pamundur. Sepse vetëm kostot e TVSH-së që ka 20% brenda, kostot e transportit dhe kostot e përpunimit i bie shumë. Nëse llogarisim që një litër vaj ulliri vetëm koston e etiketimit e ka 100 lekë. Pjesën tjetër e bëni vetë llogaritjen”, shpjegon Subashi. Pra, vaji i ullirit i cili tregtohet në supermarket si ekstra i virgjër, me një çmim afërsisht 600 lekë të reja, nuk është vaj ulliri ekstra i virgjër.

Flasin prodhuesit: Ja si mashtroheni me vajin e ullirit, tregtohet nëpër supermarkete me… Read More »

Çfarë po ndodh…?! Mali i Zi ‘rreshton’ ushtrinë në kufi me Shqipërinë

Kalimi i emigrantëve klandestinë prej Shqipërisë drejt vendeve të BE ka vënë në alarm Malin e Zi. Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti ka bërë të ditur se prej të enjtes ushtria është vendosur në kufirin me Shqipërinë për të ndaluar kalimin e emigrantëve që vijnë prej zonave të luftës.

“Kufiri do të kontrollohet nga patrulla policore të përziera të Policisë dhe Armatës së Malit të Zi, kryesisht për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, si dhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare” , thuhet në deklaratën për mediat.

Po ashtu saktësohet se nisma është marrë në bazë të vendimit të këshillit të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ndërkohë dhe në Shqipëri është forcuar kontrolli kufitar. Vetëm në datën 8 gusht janë ndaluar 16 emigrantë që ishin nisur prej Sirisë dhe Irakut për të kaluar drejt vendeve të BE. Në të njëjtën zonë në datën 3 gusht janë ndaluar dhe 14 të tjerë.

Pas shoqërimit në komisariat ku japin dëshminë emigrantët dërgohen në qendrën e azilit. Por shpesh dhe prej aty gjenden rrugët për të vazhduar tentativën e kalimit në vendet e unionit.

Për shkak të situatës së krijuar kreu departamentit për mbikqyrjen e kufirit shtetëror të Malit të Zi paralajmëroi në muajin maj ngritjen e një muri me tela. Por që tashmë duket se pengesë do të bëhet ushtria.

Edhe Komisioni Evropian ka marrë në diskutim situatën e krijuar. Për këtë qëllim u propozua dhe prezenca e 30 forcave të Fronteks në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Por dhe mes vendeve të BE debati ka mbetur i hapur. Ku propozimi për shpërndarjen e drejtë të azilkërkuesve dhe ideja e qëndrimit në vendin e parë mbeten molla e sherrit për shtetet më të mëdha të unionit .

Çfarë po ndodh…?! Mali i Zi ‘rreshton’ ushtrinë në kufi me Shqipërinë Read More »

Punoni nga 8 orë pa pushim? Kjo është arsyeja pse duhet t’i ngrini duart lart herë pas here

Mes shumë ushtrimesh fizike, që premtojnë mrekulli, ne do t’ju veçojmë më të lehtin e mundshëm: ngritjen e krahëve lart!

Që tani e tutje bëjeni këtë lëvizje më shpesh gjatë ditës për disa arsye thelbësore:

Liron tensionin e supeve dhe qafës

Kjo vlen për të gjithë ata që duhet të punojnë për orë të tëra të ulur përballë kompjuterit. Me kalimin e orëve do të ndiheni të rënduar dhe të mpirë. Bëjini duart grusht, ngrijini krahët lart dhe ulini përsëri poshtë. Do të relaksoheni!

Përmirëson qëndrimin

Nëse qëndroni shtrembër ngritja e duarve lart është një fillim i mirë për të shpëtuar nga ky zakon i dëmshëm.

Forcon krahët

Një nga pozicionet më të rëndësishme të yoga- s është pikërisht pozicioni që bën të mundur forcimin kryesisht të krahëve por edhe shpatullave.

Lehtëson dhimbjet e shpinës

Nëse keni një problem të kësaj natyre ju e dini se çfarë duhet të bëni. Zbuteni presionin e akumuluar në shpinë duke ngritur krahët lart.

Shmang sindromën e qafës

Sindroma e qafës (text-neck) ka të bëjë me mbajtjen e qafës së përkulur gjatë momentit që qëndrojmë në celular. Jepini mundësi qafës dhe syve të çlodhen. Lëreni celularin për pak minuta dhe realizoni ushtrimin që ju këshilluam.

Punoni nga 8 orë pa pushim? Kjo është arsyeja pse duhet t’i ngrini duart lart herë pas here Read More »

E reja në Lushnje lind fëmijën e 8 në shtëpi: S’kam në plan të ndalem pa bërë 10 fëmijë!

Lulije Abiu është vetëm 31 vjeçe, por deri tani ka sjellë në jetë plotë tetë fëmijë. Ajo është nënë e 5 djemve dhe 3 vajzave, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

Ka qenë 21 vjeçe kur ka sjellë në jetë fëmijën e parë dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk ka abortuar. Bashkëshorti i saj kërkon të ketë dhjetë fëmijë, ndaj, siç thonë, nuk do të ndalen pas fëmijës së tetë.

Siç mëson ABC News, gruaja që jeton në Lushnje e ka sjellë në jetë fëmijën e tetë në shtëpi dhe nuk ka pasur aspak frikë.

Ajo shprehet para kamerave:

“Kjo lindja e tetë ka qenë shumë e kollajtë. E kam lindur në shtëpi dhe unë kam ardhur e lindur këtu”.
Lulija është nga Kukësi, ndërsa bashkëshorti i saj nga Dibra e prej disa vitesh jetojnë në një fshat në Lushnje.

Sa i takon shëndetit të fëmijëve, fatmirësisht të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe Lulija tregon se sekreti qëndron në ushqimin me qumësht gjiri.

E reja në Lushnje lind fëmijën e 8 në shtëpi: S’kam në plan të ndalem pa bërë 10 fëmijë! Read More »

Deputeti i PD-së me 305 m2 vilë dhe tre biznese, në publik derdh lot për të varfrit

Ai është një nga deputetët e opozitës që flet me gjuhë të thjeshtë, dhe vulgare kur vjen puna për varfërinë. Por në fakt, deputeti i PD-së, Myslim Murrizi nuk hyn te varfanjakët e politikës. Mbi pagën, shteti i ka dhënë 1.1 milionë lekë karburant, 464 mijë lekë telefon, 187 mijë lekë pagesa komisioni, 1.1 milionë lekë dieta e fjetje në hotele. “Nuri Beu” i Lushnjës, për popullin “lotë, për vete vilë 305 m2, 3 biznese, 5 dyqane, 8 shtëpi, 12 mijë m2 tokë, 2 makina 100 mijë euro dhe 8 llogari bankare. Nga ndihmës traktorist i dytë në fshat, në pasanik i zonës.

Pasuria e deputetit Myslim Murrizi

  1. Të ardhura nga ndarja e dividentit si ortak i shoqërisë “Justiniani i Parë” me 30%, vlera 515 mijë euro.
  2. Pronar i një makine “Toyota Land Cruiser” blerë më 2014 me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 78 000 euro.
  3. Të ardhura neto nga paga si deputet: 420 593 lekë; rimbursim karburanti 109 333 lekë; rimbursim telefoni 46 467 lekë; honorare nga komisionet parlamentare 18 700 lekë dhe dieta e akomodime 112 875 lekë, në total 707 968 lekë
  4. Bashkëshortja, Shqiponja Ago, pronare me 100 % e një makine “Toyota Rav4” blerë në vitin 2012 me të ardhura nga aktiviteti privat i familjes, 20 500 euro.
  5. Pronar me 100 % i një shtëpie banimi 3 kate me sip. 305.15 m2 plus garazh 93.4 m2 ndërtuar në vitin 2001. Vlera e shtëpisë, vlera 62 640 000 lekë, ndërtuar me të ardhura nga kredia si deputet në 1997-2001, 2 500 000 lekë, shlyer aktualisht; të ardhura nga shitja e shtëpisë 120 m2 në Lushnjë në vitin 2000, vlera 2 800 000 lekë si dhe të ardhurat si deputet.
  6. Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 32 m2, pjesë takuese e shtëpisë por e regjistruar me certifikatë pronësie më vete, rivlerësuar më 20.11.2009, vlera 1 392 000 lekë.
  7. Pronar me 100 % i një shtëpie banimi me sip. 128 m2 blerë në vitin 2012 në Durrës me të ardhura nga aktiviteti privat, 9 541 120 lekë, rivlerësuar më 20.01.2012, 21 197 800 lekë.
  8. Pronar me 50% (pjesë e regjimit martesor 50% me 50% me bashkëshorten) e një shtëpie banimi me sip. 87.71 blerë në vitin 2005 në Kryemëdhenj, Golem, Kavajë, certifikata e pronësisë marrë më 21.08.2017, paguar me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 7 700 000 lekë, rivlerësuar më 21.08.2017, vlera 7 718 940 lekë.
  9. Pronar me 100% i 5 njësive tregtare, me sip. 414.3 m2 në Kavajë përfituar si ortak i shoqërisë “Murrizi 2009” me kontratë dhurimi më 31.12.2014.
  10. Pronar me 100% i 6 apartamentne banimi, me sip. totale 662.37 m2 në Kavajë, përfituar si ortak i shoqërisë ”Murrizi-2009”, me kontratë dhurimi më 28.09.2017.
  11. Pronar me 100% i një toke arë me sip 4031 m2 në Lushnjë përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991, certifikata e pronësisë marrë më 15.12.2004.
  12. Pronar me 100% i një toke arë (vresht) me sip. 500 m2 në Lushnjë përfituar nga ligji 7501 i citit 1991, certifikata e pronësisë marrë më 15.12.2004.
  13. Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 2600 m2 në Lushnjë, përfituar me kontratë dhurimi, certifikata e pronësisë marrë më 14.09.2005.
  14. Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 1000 m2 në Lushnjë, me certifikatë pronësie 30.01.2007, blerë në vitin 2007 me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 500 000 lekë.
  15. Bashkëshortja, Shqiponja Ago, pronare me 100 % e një toke arë me sip. 3200 m2 në Shkumbin, Lushnjë, përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991.
  16. Gjendja cash, 1 432 000 lekë.
  17. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 265 euro.
  18. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 716 lekë.
  19. Viza Card në një bankë të nivelit të dytë, 113 euro.
  20. Vajza, Anxhela Murrizi, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 040 972 lekë.
  21. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në emër të djalit, 1 078 651 lekë.
  22. Gjendja e llogarisë bankare në Union Bankë, 268.4 euro. Gjendja e llogarisë bankare në Union Bankë, 295 518 lekë.
  23. Vajza, Anxhela Murrizi, gjendja e llogarisë bankare në Union Bank, 1 019 300 lekë.
  24. Gjendja e llogarisë bankare në emër të djalit në Union Bank, shtesë nga interesat 11 789 lekë, gjendja aktuale 10 000 euro./korrieri

Deputeti i PD-së me 305 m2 vilë dhe tre biznese, në publik derdh lot për të varfrit Read More »

Dalin përgjimet e deputetit të PS, si e lajmëroi Shullazin për hetimet: E kemi keq punën…

Pas hetimeve qe nisen me iniciative te saj në shkurt të vitit 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij. E mes telefonatave të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëve. Njeri ishte Jurgis Çyrbja, ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Referuar dosjes hetimore rezulton se menjëherë sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.

Ligjvënësi e informon atë, se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt.
“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit.
Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan, të jepte shpjegime ne cilësinë e personit qe kishte dijeni për rrethanat e hetimit, raporton “BalkanWeb”.

Pasi mbaron rrëfimin e tij, pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danit dhe i kërkon të takohen.

Nga ai moment deputeti dhe i dyshuari nuk rezultoi të kenë folur më në telefon. Pak muaj me vone të Çyrbja u ballafaqua në sallën e gjyqit me Shullazin dhe të pandehurit e tjerë duke dhënë dëshminë e tij. Ai foli asokohe edhe për një takim që kishte pasur me Emiljano Shullazin, për çështjen e ish-hotel Vollgës, por nuk pranoi të kishte pasur komunikime me miqtë e tij përmes telefonit, ku i informonte për gjithë sa ndodhte.

Prej atëherë ka kaluar jo pak kohe. Çyrbja vazhdon i qetë jetën parlamentare. Ndërkohë Shullazi dhe miqtë e tij, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të rënda, si gjobëvënie apo shkatërrim prone me eksploziv presin shtatorin për të dëgjuar pretencën e prokurorisë.

Në këto muaj kur vettingu në gjyqësor ka dhënë frytet e para, e pritet që ky proces të nisë edhe në polici, pyetja e madhe që shtrohet është: A ka ardhur koha për vetting në politikë?

Dalin përgjimet e deputetit të PS, si e lajmëroi Shullazin për hetimet: E kemi keq punën… Read More »

Uaau, do vini duart në kokë kur të shihni si ushqehen turistët në Jalë. Këto 3 lokale…

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se i ka vene drynin 3 lokaleve ne Jalë, nje nga zonat me te frekuentuara gjate veres nga turistet si vendas edhe te huaj.

Kjo per shkak te shkeljeve te renda te standarteve te sigurise ushqimore.

Sic njofton AKU, gjatë aksionit që po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”, thuhet ne njoftim.

39294817_1767175466698094_1397341075445645312_n39521780_1767175583364749_4142150641621401600_n39300741_1767175430031431_2520577338060570624_n39294817_1767175466698094_1397341075445645312_n39388046_1767175316698109_4485486388778631168_n39467561_1767175320031442_1497959540577009664_n

Uaau, do vini duart në kokë kur të shihni si ushqehen turistët në Jalë. Këto 3 lokale… Read More »