Aurora

Protesta e fshatarëve të Brataj në Vlorë: Na rrëmbejnë edhe ujin e pijshëm

Koncesionet e ndërtimit të HEC që përçudnojnë natyrën dhe monumentet e kulturës

Nuk kanë të ndalur ndërtimi i HEC në çdo përrua, por e keqja e madhe është se ndërtuesit të tjera projekte kanë paraqitur, kur kanë marrë koncesionin ose lejen e ndërtimit dhe të tjera projekte zbatojnë në ndërtim, duke devijuar shumë, me qëllim që të përfitojnë sa më shumë me shpenzime më të pakta, pa u bërë aspak merak për dëmet dhe pasojat, jo vetëm në mjedisin përreth, por as për dëmet që u shkaktojnë banorëve.

Banorët e Brataj në Vlorë: Na gënjyen!

HEC që do të ndërtohej në Lumin e Vlorës, në segmentin që kalon në fshatin Brataj, u tha fillimisht, që do të krijonte edhe liqen, i cili do të shfrytëzohej nga banorët, uji nuk do të mungonte. Mirëpo, tani, ndërtuesit e HEC, jo vetëm liqen nuk do të ndërtojnë, por edhe ujë nuk do ketë më, pasi gjithë ujin do ta futin në tubacione, duke tharë krejtësisht edhe lumin.

Protestat e fuqishme të banorëve

Ky devijim i projektit të HEC ka shkaktuar edhe zemërimin e banorëve të fshatit Brataj, të cilët kanë organizuar edhe protesta të fuqishme. ”Nuk shkëmbejmë urën 7-shekullore me përbindësh betoni”, – shprehen banorët në protestën e tyre në Vlorë kundër HEC-eve. Qindra banorë të fshatit Brataj në Vlorë dolën dje në protestë kundër ndërtimit të HEC-it të Gjormit. Vendimi për ndërtimin e një HEC-i në fshatin Gjorm dhe bllokimi i rrjedhës së lumit Shushicë për t’u shfrytëzuar nga HEC-i i ngriti banorët në protestë. Banorët shprehen: Qindra familje të Bratit jetojnë me bujqësi dhe blegtori, pa ujin e lumit fshati s’ka më jetë. Tokat mbahen me ujin e lumit. Ura shekullore e Bratit, monument i mbrojtur, del jashtë funksionit. Banorët po mbledhin firma për të ndaluar ndërtimin HEC-it. Do të shkojmë në gjykatë, nëse nuk ndërpresin ndërtimin.

I keni bërë llogaritë gabim në fshatin Brataj

Petro Stogoi

Ditën e hënë, më datën 20 gusht, në qendër të fshatit Brataj, gjithë banorët e tij, u mblodhën në një tubim proteste, ku shprehën kundërshtimin e tyre për mosndërtimin e një HEC në lumin e tyre. Nuk ka shumë kohë që një grup specialistësh, të dërguar nuk dihet nga kush,(sepse nuk tregonin as emrat dhe as adresat), kanë kryer disa punime studimore për ngritjen e një HEC pranë urës katër shekullore të këtij fshati. Të shqetësuar nga veprimet e këtij grupi të panjohurish, që kishin shkelur në territorin e tyre, disa përfaqësues të fshatit dhe banorë të tjerë organizuan një takim sqarues me ta, ku u njoftuan se bëhej fjalë për ndërtimin e një HEC-i, por që nuk dhanë informacion as për Dikasterin, që u kish hapur rrugën dhe as për firmën që e ka marrë përsipër. Megjithatë, faktet që dolën më pas, vërtetonin që këto veprime paraprake, përgatitnin një investim privat. Në këto rrethana tinëzare, ende të pa sqaruara, por të sigurt se, ky veprim nuk është pa dijeni të Ministrisë Energjetike dhe Ministrisë së Mjedisit, si rrjedhojë edhe të Kryeministrit, u vendos që, fillimisht, të organizohej ky tubim proteste, si sinjal edhe për gjithë ata që e kanë përgatitur këtë brutalitet në kurriz të jetës së banorëve jo vetëm të këtij fshati. Tubimi ishte i qetë, me fjalë burrash, siç është në karakterin e krahinës së Lumit të Vlorës, por të gjithë folësit shprehën vendosmërinë e gjithë bratiotëve kudo ku janë se, kushdo që e ka marrë përsipër këtë nismë, i ka bërë llogaritë gabim. Duke e përcjellë revoltën e këtij fshati edhe nëpërmjet kësaj media, duhet shënuar se në Brataj nuk do të ketë djegie e shkatërrime, por gjithashtu nuk do të lejohet të shkelë asnjë këmbë ndërtuesi që ka marrë përsipër të nëpërkëmbë jetën e tyre. Duhet qenë e qartë se, banorët e këtij fshati të lashtë, u ngulën këtu, për atë lumë, për atë fushë e për ato male, të cilat i ka ruajtur si faktorë të jetesës e mbijetesës së tyre, pa llogaritur sakrificat e shumta e të shumanshme. Në këtë protestë u theksua se padijenia që ka deputeti i tyre dhe mospërfillja e krerëve të pushtetit vendor për mos aprovimin e një ndërtimi të tillë, janë përgjegjësi, që duhet të shqetësojnë edhe Prefektin dhe Kryetarin e Qarkut të Vlorës. Ky tubim mund të jetë fillimi i aksioneve të tjerë, por edhe fundi i kësaj pabesie ngado që vjen, në qoftë se shtetarët dhe përfaqësuesit e popullit do të dinë ta vlerësojnë këtë shqetësim./telegraf

Protesta e fshatarëve të Brataj në Vlorë: Na rrëmbejnë edhe ujin e pijshëm Read More »

Të rinj e të vjetër, bashkë në festën e Brezave në Kuç të Vlorës

Për të 13-in vit radhazi në Kuç të Vlorës u mbajt takimi i brezave siç njihet atje festa e fshatit të njohur në Labëri. Të rinj e të vjetër, ata që jetojnë aty dhe të tjerë të rikthyer u bënë bashkë në organizimin që synon promovimin e potencialeve të turizmit dhe zhvillimit të zonës.

Të rinj e të vjetër u bënë bashkë në festën e Brezave në Kuç të Vlorës.

Bashkë me ta u rikthyen për të festuar edhe banorë që janë larguar nga fshati me të shkuar historike, por dhe qytetarë të Vlorës e turistë .Mes tyre edhe drejtuesit më të lartë lokalë, prefekti e kryebashkiaku i Vlorës.

Këngët polifonike, vallet popullore e humori nga të famshmit parodistë të Vlorës i dhanë gjallëri fshatit të njohur 62 km nga qyteti që shtrihet në 620 metra mbi det.

Por ky takim ishte edhe një moment reflektimi e vlerësimi për bij të zonës por edhe të huaj që vijojnë të japin kontribut për Kuçin.

Festa e Kuçit që këti vit u organizua për të 13 vit radhazi është një prej më jetëgjatave në bashkinë e re të Vlorës.

Festa vijoi deri në orët e vona, duke lënë gushtin e vitit të ardhshëm për takimin e radhës në Kuç./ATA

Të rinj e të vjetër, bashkë në festën e Brezave në Kuç të Vlorës Read More »

Vlonjatet falin në xhamin e plumbit Kurban Bajramin

Besimtaret myslyman në qytetin e Vlorës kanë falur sot Kurban Bajramin. Xhamia e qytetit është mbushur me besimtare, te cilet janë falur për miresi, shendet dhe fat për familjet e tyre. Sapo ora ka shenuar 07:00, ka nisur falja e madhe e kësaj ditë mjaft të rendësishme për besimtaret myslman.

Falja e madhe është ndjekur dhe nga qytetare vlonjat, pavarsisht besimit te tyre fetar. Festa e Kurban Bajramit vijon me pas me dreken e madhe, ku simbolika e festës është berja e një kurbani në shenje falenderimi ndaj Zotit, lutje për shendet, fat dhe miresi.

Vlonjatet falin në xhamin e plumbit Kurban Bajramin Read More »

Syri i ‘Zotit’ shfaqet në qiell! Banorët besojnë në mrekulli

Një video që po qarkullon në internet tregon momentin kur shfaqet “Syri i Perëndisë” në mes të askundit.

Videoja është filmuar në Mongolinë e brendshme të Kinës dhe tregon një formim të reve të formuara në formë të një syri të shndritshëm.

Videoja po shkon viralisht në mediat sociale kineze pasi një banor e filmoi atë në rajonin Hulunbuir. Shikojeni më poshtë:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=i4KkwPzu4sI]

Syri i ‘Zotit’ shfaqet në qiell! Banorët besojnë në mrekulli Read More »

Policia sjell risinë, monitoron me dron ata që shkelin rregullat e qarkullimit (Video)

Policia Rrugore ka sjellë risinë e evidentimit me dron të parakalimeve të gabuara dhe shkeljeve që i bëhen rregullave të qarkullimit.

Sipas policisë, me dron do të monitorohen të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

Në videon e regjistruar nga droni dhe të publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, duket qartë se drejtuesi i mjetit që ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia sjell risinë, monitoron me dron ata që shkelin rregullat e qarkullimit (Video) Read More »

Shqiptarët sherr me grushte në Kuvendin e Preshevës/Video

Salla e Kuvendit në Komunën e Preshevës është kthyer në arenë boksi, ku kryetari i komunës, Shqipërim Arifi është përplasur me këshilltarin e PDSH-së, Shpat Aliu i cili ishte në foltore.

Menjëherë pas këtij momenti situata u agravua edhe më shumë, ku të tjerë persona u përfshinë në konflikt, duke u goditur me grusht me njëri-tjetrin.

Ishte anëtari i këshilltarëve të PDD-së, Rinor Krasniqi, i cili u konfliktua fizikisht me Fatlum Kadriun i cili është përfaqësues i Alternativës Ndryshe.

Shqiptarët sherr me grushte në Kuvendin e Preshevës/Video Read More »

Investimet në shëndetësi, fillon rindërtimi i 7 qendrave të tjera shëndetësore në Gjirokastër

Investimet në sistemin e shëndetësisë kanë bërë që në qarkun e Gjirokastrës të rehabilitohen 22 qendra shëndetësore dhe pika autoambulancash, të cilat janë në shërbim të qytetarëve për të ofruar një shërbim sa më të mirë.

Por investimet sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk kanë përfunduar, pasi po në këtë qark pritet që të rindërtohen edhe qendrat shëndetësore në fshatrat Dunavat, Palorto, në lagjet “11 Janari” e “18 Shtatori”, në Kardhiq, Krahëz e Petran.

“KantieriShëndetësisë”, 22 qendra shëndetësore dhe pika autoambulancash janë rehabilituar vetëm gjatë këtij viti në qarkun #Gjirokastër.
Por nuk ndalemi këtu. Ka nisur puna për rindërtimin e qendrave shëndetësore me standarde bashkëkohore në, Dunavat, Palorto, “11 Janari”, “18 Shtatori”, Kardhiq, Krahëz, Petran. Gjatë vitit 2018 rindërtojmë 80 në të gjithë vendin”, përfundon Manastirliu. /atsh

Investimet në shëndetësi, fillon rindërtimi i 7 qendrave të tjera shëndetësore në Gjirokastër Read More »

Zieni disa banane, pini lëngun para se të flini dhe kjo është ajo që do të ndodhë me trupin tuaj…

Sot ne do të flasim për një recetë natyrale që është e mirë për shëndetin tuaj.

Përbërësit e kësaj recete janë të veçantë. Bananja është një burim i shkëlqyeshëm energjie për trupin. Të pasura me kalium, një mineral që merr pjesë në të gjitha proceset muskulore në trup dhe prandaj shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të zemrës, shkruan ShkodraNews. Dy ushqyes të tjerë të rëndësishëm në banane janë fosfori dhe magnezi.

Fosfor merr pjesë në procesin e tretjes së karbohidrateve, magnezi prodhon energji qelizore dhe është thelbësor për relaksim të muskujve.

Përbërësi i dytë është kanella. Kanella ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe kolesterolit dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, shkruan ShkodraNews. Sipas studimit të kryer në Universitetin e Teksasit, kanella eshte nje “shpresa” për trajtimin e disa sëmundjeve neurodegjenerative, duke përfshirë Alzheimer, Parkinson-it, skleroza e shumëfishtë, tumorin e trurit dhe meningjit.

Hulumtimet kanë treguar se kanella redukton inflamacion kronik i lidhur me këto çrregullime neurologjike, në gratë ndihmon luftën e infertilitetit.

Kanella mund të zvogëlojë përhapjen e qelizave të kancerit.

Kanella redukton simptomat që lidhen me dhimbje nga artriti, si dhe eliminimin e dhimbjeve të kokës dhe lehtësim të migrenës.

PËRBËRËSIT: 1 litër ujë; 2 banane të copëtuara; 2 copë kanellë;

PËRGATITJA: Vendoseni ujin të vlojë me kanellën. Pasi të marrë valë vendosni bananet dhe lërini të vlojnë. Lëreni të ftohet, kullojeni lëngun dhe pijeni. Bananja e lidhur me kanellën lehtëson tretjen, përmirëson gjumin, lufton aneminë dhe diarrenë. Pijeni rreth një orë para se të flini. /Përshtati: ShkodraNews

Zieni disa banane, pini lëngun para se të flini dhe kjo është ajo që do të ndodhë me trupin tuaj… Read More »