Aurora

Nesër është ditë e bekuar! Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi-Sfera profesionale do të jetë mjaft e favorshme, ku mundësitë e ofertave të reja nuk do të mungojnë. Nga pikëpamja sentimentale parashikohet më shumë intensitet në raport me partnerin/en.

Demi-Mund të gjendeni përballë një debati të ashpër në raportin në çift, duke iu bërë që të vlerësoni më thellë raportin me partnerin/en. Në sferën profesionale parashikohet një ditë interesante dhe pozitive.

Binjakët-Të lindurit e kësaj shenje do të jenë tejet të lodhur dhe aspak në humor gjatë kësaj dite. Parashikohet një e martë e mbushur me debate si në sferën e ndjenjave edhe në atë profesionale.

Gaforrja-Kjo ditë do të sjellë rikuperim në sferën e ndjenjave, pavarësisht se situata do jetë disi e komplikuar. Do të ndiheni të lodhur si fizikisht dhe psikologjikisht dhe me ngarkesë sa i takon sferës profesionale.

Luani-Kjo e martë do ju fusë në një fazë rikuperimi në raportin në çift, sidomos nëse keni kaluar një zënkë këto ditë. Nga pikëpamja profesionale, parashikohen disa probleme të cilave duhet t’iu kushtoni më shumë vëmendje.

Virgjëresha-Do të kaloni një ditë e cila do të jetë mjaft e ngarkuar dhe që do ju gjejë të lodhur. Këshillohet që të përqendroheni më shumë në planet për të ardhmen si dhe në përzgjedhjen e partnerit ideal të cilin duhet ta keni në krahë.

Peshorja-Mund të vendosni të programoni hapa të rëndësishëm nga pikëpamja sentimentale, ndërkohë që çiftet më stabël, parashikohen zhvillime të rëndësishme. Nga pikëpamja profesionale situata do të jetë e ekuilibruar.

Akrepi-Do të jeni nën presion në sferën profesionale, ndaj do ju duhet rikuperim forcash dhe energjie. Në raportin në çift duhet të përqendroheni më shumë.

Shigjetari-Duhet të të shfaqni më shumë vëmendje në raportin në çift, duke marrë vendime të rëndësishme sidomos në prani të syve kritikë. Për këtë arsye disa çifte mund të marrin vendim drastik duke u ndarë gjatë kësaj dite.

Bricjapi-Mund të përqendroheni në rikuperimin e një lidhje sentimentale, duke shfaqur më shumë durim në raport me partnerin/en.

Ujori-Mund të përqendroheni në rikuperimin fizik, pas një periudhe stresuese. Do përpiqeni të çoni në një nivel tjetër raportet ndërpersonale.

Peshqit-Duhet të reflektoni më shumë lidhur me përgjegjësitë në raport me një lidhje të kaluar, e cila mund të jetë e rekuperueshme. Mundësi shumë të mira shfaqen edhe në sferën profesionale.

Nesër është ditë e bekuar! Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju Read More »

“Dinë vetëm të ankohen”, Italiani “shkund” të rinjtë shqiptar

Francesco Petitti është një 22-vjeçar nga Milano, i cili ka udhëtuar pothuajse në të gjithë botën.

I riu nga Milano ka treguar, se që në moshë të re e ka adhuruar fotografinë. Më pas, ai studioi në një nga shkollat më të mira të filmit në Toronto.

Pas studimeve 22-vjeçari u përzgjodh për të realizuar në  Rare Earth, një seri dokumentarësh filmuar në të gjithë botën, ku një episod do të jetë edhe për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Tirana Today”,  22-vjeçari italian ka folur edhe për të rinjtë shqiptar.

Ai i ka cilësuar të rinjtë shqiptar, si dembelë dhe që nuk kanë ambicie.

“Jam i bindur që në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, është e vështirë të gjesh një punë. Mirëpo, nëse punon fort dhe i përkushtohesh, me siguri që do të gjesh diçka për të bërë. Mbi të gjitha, nëse njerëzit do të kishin më shumë ambicie ata mund të krijonin punën vetë, ose të kthenin pasionin në profesion”,- ka thënë i riu italian.

“Dinë vetëm të ankohen”, Italiani “shkund” të rinjtë shqiptar Read More »

Zbulohet kush është femra që bën emërimet e punonjësve në administratë

Përtej propagandës së kryeministrit Edi Rama që punësimet në administratë bëhen në bazë konkursesh dhe meritokracie, e vërteta duket se qëndron krejt ndryshe.

CNA.al ka mësuar se të gjitha CV-të e personave që aplikojnë për tu punësuar në administratë më parë kalojnë në zyrën e Blerina Gjylametit, kryetare e PS në Tiranë si dhe koordinatore e Zyrës për bashkëqeverisje në kryeqytet.

Më pas të gjitha CV-të, pasi “filtrohen” në zyrën e Gjylametit, shkojnë direkt në zyrat e ministrave përkatëse.

Gjithcka që reklamohet fort në media nga kryeministri Rama për konkurset për punësimet në administratë është veçse një propagandë dhe falsitet i radhës. Ajo që vendos për këto punësime në fakt nuk duket të jetë meritokracia, por vetë Gjylameti.

Zbulohet kush është femra që bën emërimet e punonjësve në administratë Read More »

Arrestimi i Begos, Policia: Nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Pas debateve të krijuara nga arrestimi i shtetasit Edmond Bego në Greqi, ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit e cila sqaron se Bego nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar e as kombëtar dhe se është liruar nga burgu në vitin 2011.

Sipas Policisë së Shtetit, Bego ka shkuar në mënyrë të përsëritur në Greqi dhe Itali.

Duke ju referuar sistemit TIMS, Policia e Shtetit bën me dije se Bego ka shkuar 3 herë në Itali, në vitin 2017.

Sipas policisë, Bego u arrestua në vitin 2009, ndërsa në vitin 2010 u dënua me 4.4 vite burg. Nga këto ai bëri vetëm 1 vit e 11 muaj burg, ndërsa pjesa tjetër iu konvertua në liri me kusht.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit

Për dy ditë me radhë ka një debat publik, lidhur me ndalimin e shtetasit Edmond Bego në Greqi. Pas verifikimeve të kryera, Policia e Shtetit sqaron se në dosjen e Kërkimit dhe Arshivës së Interpolit, shtetasi shqiptar Edmond Bego, alias Manoli Bego, alias Sajmir Sina, alias Belul Gjatari, alias Mond Bega, 48 vjeç, nuk është në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga autoritetet policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër.

Sqarojmë se më herët, shtetasi Bego është arrestuar në datë 24 dhjetor 2009 në Tiranë për llogari të drejtësisë në Itali, me urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar në vitin 2009, nga Gjykata e Apelit të Torinos.

Nga Prokuroria e Përgjithshme në datë 11 shkurt 2010 në Policinë e Shtetit ka ardhur kërkesa për njohje e vendimit penal italian nr. 1735, datë 22 prill 2008, i formës së prerë të vitit 2009 dhënë nga Gjykata e Apelit Torino, Itali.

Me vendimin nr. 807, datë 15 shtator 2010, Gjykata e Lartë në Shqipëri ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ka dënuar përfundimisht me 4.4 vite burg këtë shtetas. Ai është liruar nga burgu në 24 nëntor 2011, pasi ka vuajtur rreth 1 vit e 11 muaj burgim, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila mbi bazën e kërkesës së të dënuarit ia konvertoi pjesën e mbetur prej 1.8 vitesh burgim, në liri me kusht. Pas këtij vendimi, Policia e Shtetit nuk ka asnjë mundësi tjetër veprimi.

Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, shtetasi në fjalë ka dalje dhe hyrje nga territori shqiptar nga vitet 2013 deri në vitin 2018, edhe drejt Italisë. Ai në territorin italian ka hyrë 3 herë në vitin 2017, dhe në datë 13 korrik në vitin 2018. Bego në datë 8 gusht 2018 ka dalë nga PKK Qafë Botë drejt territorit grek, siç ka bërë edhe më herët në vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, në disa raste në mënyrë të përsëritur.

Pra, për këtë shtetas nuk ka patur asnjë urdhër tjetër ndalimi ndërkombëtar, përveç urdhërit të ndalimit të ekzekutuar nga Policia e Shtetit në vitin 2009, që do të vinte në lëvizje Interpol Tiranën dhe Policinë e Shtetit, apo ndonjë kërkesë nga autoritetet italiane dhe misionet e tyre policore në Tiranë, ndryshe nga sa u deklarua nga subjekti politik Partia Demokratike.

Policia e Shtetit apelon çdokënd t’i drejtohet asaj për informacion të saktë dhe zyrtar, duke shmangur keqpërdorimet për interesa politike të ditës.

Arrestimi i Begos, Policia: Nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Read More »

Raporti i CIA-s për Shqipërinë? MB: S’ka asnjë raport, lajm i pasaktë

Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë lajmin e dalë së fundmi në mediet shqiptare ku flitet për një raport të CIA-s për Shqipërinë.

Ministria e Brendshme bën me dije se nuk ka asnjë raport të publikuar së fundmi në lidhje me situatën në Shqipëri, duke e cilësuar këtë një lajm të pasaktë dhe keqinformues.

Reagim i MB-së për lajmet mbi një publikim të CIA-s

“The World Factbook”, është i publikuar në faqen zyrtare të CIA-s. Ky është një produkt i kësaj organizate që përditësohet në mënyrë të përjavshme dhe përmbajtja është lehtësisht e aksesueshme online. Pra, megjithëse përditësimi i fundit është i datës 14 gusht 2018, theksojmë se ky është një përditësim i “Factbook” si i tërë dhe jo i të dhënave specifike për Shqipërinë.

Aktualisht për Shqipërinë, “Factbook” ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007-2016. Bashkëlidhur me këtë njoftim përcjellim edhe fotot “print-screen” të faqeve përkatëse të “Factbook” sipas viteve.

Spekulimet politike për të prodhuar me çdo kusht lajme negative njollosin dhe cënojnë drejtpërdrejt punën dhe sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ministria e Brendshme ka qenë dhe mbetet e hapur dhe transparente me median duke informuar me korrektesë për ngjarje që kanë të bëjnë me luftën kundër paligjshmërisë e kriminalitetit./atsh

Raporti i CIA-s për Shqipërinë? MB: S’ka asnjë raport, lajm i pasaktë Read More »

SPAK në mbikqyrjen e agjentit të FBI, SHBA- BE zyrë në institucion

Pas gjyqtarëve dhe prokurorëve, është radha e politikanëve. Tani është hapur rruga e ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këto dy organe pritet që të sjellin tërmet në Shqipëri .

Sapo të jetë ngritur KLGJ dhe KLP do bëhen shpalljet për vendeve vakante në këto organe. Fillimisht SPAK pritet të punojë me rreth 10 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa më pas stafi do të shtohet. Ndërkohë Byroja e Hetimit do jetë një tjetër organ, i cili do hetojë vetëm zyrtarët e lartë, pasi SPAK do ketë në vëmendje dhe krimin e organizuar. Në Tiranë kanë mbërritur disa agjentë të FBI dhe ata janë duke trajnuar disa të rinj për t’i bërë anëtarë të Byrosë së Hetimit.

Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra.

Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime. Nga ana tjetër edhe në SPAK , SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj.

Ndërsa Prokuroria e Posaçme do fokusohet te krimi i organizuar dhe te korrupsioni në nivele të tjera. Edhe pse Byroja është organ varësie i SPAK, ajo do funksionojë si në një godinë më vetë dhe do ketë detyra specifike.

SPAK në mbikqyrjen e agjentit të FBI, SHBA- BE zyrë në institucion Read More »

Euro në pikiatë! Vjen lajmi bombë nga tregu valutor

Kjo javë ka nisur me një forcim të monedhës vendase ndaj të gjitha valutave, por që gjithsesi mbetet e frenuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.38 lekë, me një rënie prej 0.11 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kohë kur Banka e Banka e Shqipërisë filloi një ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg me synim frenimin e rënies së euros. Kjo e fundit u nënçmua nga gati 134 lekë që ishte në ditët e para të janarit në 124.17 lekë në fillim qershori, niveli më i ulët në 10 vjet.

Ndërhyrjet e Bankës e rritën euron në ditët e para deri afër 130 lekëve, por me pas kursi u stabilizuar në nivelin e 126 lekëve.

Me fillimin e gushtit, kur tradicionalisht ka ofertë të shtuar nga emigrantët dhe turistët, euro ka shfaqur tendenca nënçmuese, që gjithsesi kanë arritur të mbahen nën kontroll nga Banka e Shqipërisë, e cila ka deklaruar se do të jetë vazhdimisht e pranishme në treg për të frenuar rënien e euros.

Në krahasim me fillimin e gushtit, euro ka rënë vetëm me 0.2 lekë, teksa luhatjet në ulje-ngritje kanë qenë të ulëta.

Mbajtja nën kontroll e euros, në një kohë që ajo ishte e dobët në tregjet ndërkombëtare për shkak të krizës turke, ka bërë që dollari të rritet, me synim ruajtjen e raporteve në tregjet ndërkombëtare, duke u ngjitur deri afër në 111 lekëve një javë më parë, niveli më i lartë që nga janari. Por ditën e sotme edhe monedha e gjelbër ka shënuar rënie, duke u këmbyer me 109.88 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës, 0.32 lekë më pak se të premten.

Ekspertët e kursit të këmbimit, që kontaktohen vazhdimisht nga Monitor, pohojnë se në këto kushte është e vështirë që të bëhen parashikime se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit në muajt në vijim. Nëse do të fillojë një fluks i ri ndërtimesh, kryesisht në kulla, ata presin që të hyjë sërish më shumë valutë në treg, duke ushtruar presion për nënçmimin e monedhës së përbashkët. Kanalizimi i parave informale në ndërtim ishte dhe një nga faktorët që ndikuan rënien e euros në pjesën e parë të vitit, sipas ekspertëve. /Monitor.

Image

Euro në pikiatë! Vjen lajmi bombë nga tregu valutor Read More »