Aurora

Thirrje partive për pranimin e rezultatit, deklaratë e përbashkët nga Borrell dhe Varhelyi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Komisionari për Zgjerim Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët për media u kanë bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Borrel dhe Varhelyi bëjnë gjithashtu thirrje që çdo parregullsi të raportohet te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet kompetente dhe që rastet, përfshirë pretendimet për blerje vote të hetohen.

Deklarata e plotë:

Të dielën, populli i Shqipërisë ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar. Ne i përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan për ta bërë të mundur këtë, pavarësisht kontekstit të vështirë të COVID-19. Zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it.

Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR-it, zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore, ndërsa fushata ishte e gjallë dhe gjithëpërfshirëse. Palët e interesuara patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë dhe një Komision Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar e mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara në të gjitha nivelet. Vëzhguesit raportojnë shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve apo funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike. Ne i inkurajojmë të gjitha palët e përfshira në numërim që të veprojnë me shpejtësi dhe në përputhje me procedurat e vendosura. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë tani funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit të dala nga këto zgjedhje. Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik të respektimit të rezultatit të zgjedhjeve. Çdo parregullsi e pretenduar duhet të sillet menjëherë në vëmendje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoriteteve të tjera kompetente, dhe rastet duhet të hetohen siç duhet, përfshirë blerjen e votës.

Ashtu si me aktivitetet e vëzhgimit diplomatik në ditën e zgjedhjeve nga Delegacioni i BE-së dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare, BE-ja do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet elektorale deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

Shqipëria ka ecur shumë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke treguar këmbëngulje në ndjekjen e reformave të vështira në interes të popullit shqiptar. Periudha e tranzicionit deri në ngritjen e parlamentit dhe qeverisë së re nuk duhet t’i frenojë përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e reformave të nevojshme. Ne do të dëshironim ta shihnim vendin të hynte në fazën tjetër të procesit të pranimit, me mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare për nisjen e negociatave.

Ne presim që parlamenti dhe qeveria e re shqiptare të vazhdojnë ndjekjen me vendosmëri të agjendës së reformave të vendit, veçanërisht në lidhje me shtetin e së drejtës. Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.

/NOA.al

Thirrje partive për pranimin e rezultatit, deklaratë e përbashkët nga Borrell dhe Varhelyi Read More »

Mziu i lumtur: ‘E munda për herë të 9-të Edi Ramën…Kjo qeveri jo vetëm sot por çdo ditë tentoi të ndryshojë votën, dhe ja ka arritur.’

Demokratët kanë festuar fitoren e PD në Dibër të cilët morën 3 mandate kundrejt 2 të PS. Fishekzjarre ka pasur në Dibër fill pas përfundimit të numërimit dhe daljes së rezultatit.

Kandidati i PD, Xhelal Mziu në një prononcim për mediat ka deklaruar se e ka mundur Ramën për herë të nëntë.

Ai thotë se në Dibër PD mund të kishte edhe një mandat të katërt, por qeveria në 10 ditët e fundit tentoi me blerje dhe presione të merrte vota.

Mziu thekson se u tentua të vidhet fitorja e PD në Dibër, por falë frymës së qytetarëve nuk u arrit dot.

”Gëzim i jashtëzakonshëm që në bashkëpunim me votuesit dhe qytetarët e Dibrës, Matit e Bulqizës të marrim një fitore mjaft të mirë e të dhimbshme nga përpjekjet kriminale të kësaj qeevrie për të tjetërsuar votat.”

“Ndihem shumë i lumtur që e munda për herë të 9-të Edi Ramën, dhe protagonistët kryesorë ishin dibranët. Fitorja i dedikohe çdo fituesi që votoi, që votoi nr.9, ndryshimin.”

“Kjo qeveri jo vetëm sot por çdo ditë tentoi të ndryshojë votën, dhe ja ka arritur. Me frymën që u krijua në këto 3 muaj, duke shkuar në çdo qytet, fshat apo shtëpi, ishin të gatshëm për të rr ëzuar këtë qeveri. pse jo dhe për të marrë 4 mandatet, në 10 ditët e fundit u hodh në ofensive për blerje-votash, shantazhe, dhe çdo mjet për të vjedhur fitoren e PD por nuk ja arriti.”

“Shpresoj që në këto pak orë për gjithë Shqipërinë, të trokasë shpresa, fitorja në shtëpitë jo vetëm të dibranëve, por çdo shqiptari. Është e papranueshme të kemi këtë qeveri, që e ka shpopulluar dhe papunësi. Jam shpresëplotë nga votat e panumëruara dhe kjo qeveri duhet të dalë në opozitë, në të mirë të shqiptarëve, duhet të ikë kryeministri që të rikthehen ato gjysmë milion banorë në Shqipëri. Do gjendet një zgjidhje, jam i bindur që votat e qytetarëve do të jenë në kuti dhe do triumfojë shpresa, numri 9, qeveria Basha që ka jo vetëm platformë shpresëdhënëse por është koalicion më i gjerë, për ta shpëtuar shtetin nga një qeveri moniste. Duhet të marrë fund.”- tha Mziu. /NOA.al

Mziu i lumtur: ‘E munda për herë të 9-të Edi Ramën…Kjo qeveri jo vetëm sot por çdo ditë tentoi të ndryshojë votën, dhe ja ka arritur.’ Read More »

Tom Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste

Kryetari i larguar i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka reaguar sërish për vendimin për të djegur mandatin aktual në Parlamentin Shqiptar dhe atë të qeverisë pasardhëse nëse rezulton fitues.

Në një deklartë për Mediat, Doshi u shpreh i bindur se PSD në Qarkun e Shkodrës ka siguruar 2 mandate, ndërsa shtoi se objektivi i tyre është të marrin edhe dy mandate në Tiranë.

I pyetur nëse do të të ishte i gatshëm të bënte një koalicion me Partinë Socialiste, Tom Doshi u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se me Lulzim Bashën nuk do të bëjnë asnjë koalicion.

Sa mandate synoni të merrni në Shkodër?

Tom Doshi: 2, të sigurta.

Po në të gjithë Shqipërinë?

Tom Doshi: Mendojmë edhe dy mandate në Tiranë.

A do të bënit koalicion me Ramën?

Tom Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste.

Po nëse do të kishit ftesë nga Basha?

Tom Doshi: Jo, në asnjë mënyrë.

Tom Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste Read More »

Momenti kur komisionerja i jep gji foshnjes jashtë qendrës së votimit

Procesi i votimit gjatë ditës së sotme ka bërë që shumë persona të qëndrojnë larg familjeve të tyre dhe angazhimeve të përditshme për shkak të orëve të zgjatura në punë.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar momentin e jashtëzakonshëm të një prej komisionereve në Tiranë, të cilën po e priste bashkëshorti i saj me foshnjen në dorë.

Në pamje duket se Morena, e cila ishte komisioneve në qendrën 1875/1 u ul në një prej stolave për t’i dhënë gji foshnjes dhe më pas u kthye sërish në detyrë, tek KZAZ 36 në shkollën “Betim Muco.”

Momenti kur komisionerja i jep gji foshnjes jashtë qendrës së votimit Read More »

Presidenti Ilir Meta takon tre motrat në Vlorë, tregon pse erdhën nga Italia

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme tre motra në Vlorë.

Sipas tij, ato kanë mbërritur nga Italia për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të ditës së sotme.

Meta thotë se ishte kënaqësi të takonte ato që erdhën në Shqipëri për të votuar për vendin në Europë.

“Kënaqësi të takoja tani tre motra, të cilat u kthyen nga Italia, për të votuar për Shqipërinë në Europë”, ka shkruar Meta.

Presidenti Ilir Meta takon tre motrat në Vlorë, tregon pse erdhën nga Italia Read More »

Exit Poll/ Ja kush e merr Vlorën dhe si ndahen mandatet

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.
Nga 12 mandate në qarkun e Vlorës, sipas Exit Poll, Partia Socialiste, nxjerr 8 deputetë Partia Socialiste ka fituar 65%, duke marrë 8 mandate.

Partia Demokratike ka fituar 30.04% të votave, që përkthehen në 6 mandate.
Lëvizja Socialiste për Integrim 3.6% të votave.LSI nuk merr asnjë mandat.

Exit Poll/ Ja kush e merr Vlorën dhe si ndahen mandatet Read More »

Lajm i fundit/ Me së patë në dorë kë rcënon komisionerët, pas mbylljes së qendrës së votimit

Pas mbylljes së votimit është ten sionuar situata në Libofshë të Fierit.

Pas mbylljes së qendrës së votimit një person ende i paidentifikuar ka shkuar me së patë në dorë duke kër cënuar komisionarët.

Ai ka kë rcënuar ata edhe pse ishin mbyllur dyert.

Po licia është nisur drejt vendngjarjes. /NOA.al

Lajm i fundit/ Me së patë në dorë kë rcënon komisionerët, pas mbylljes së qendrës së votimit Read More »

PS thirrje votuesve: ‘Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet’

Zëdhënësja e PS-së për fushatën elektorale Bora Muzhaqi, në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë.

“Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre që deri tani e bënë detyrën e tyre”, tha Muzhaqi.

Muzhaqi është edhe kandidate për deputete në Tiranë.

Deri në ora 17:00, sipas KQZ, 43.56% është pjesëmarrja në rang vendi.

Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve.

Shihet një pjesëmarrje më e lartë e votuesve se në vitin 2017.

Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Dibra me Tiranën mbeten dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 49.63 %% dhe 49.30 %.

PS thirrje votuesve: ‘Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet’ Read More »