Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër.
Kryedmeokrati është pritur nga qindra qytetarë me thirrje “Rama ik” .
Prej disa ditësh kreu i dmeokratëve ka nisur turneun e takimeve në qytete. Në të njëjtën formë Basha është pritur edhe në qytete të tjera të vendit.
Basha e cilësoi si të jashtëzakonshme pritjen e sotme në Shkodër.
Ai tha se Shkodra ka qenë mjë frymëzim për të.
Nga Shkodra Basha foli për programin e PD-së, duke vënë theksin tek arsimi.
“Rama lekët ua dha paratë oligarkëve. Ne do të subvencinojmë tarifat e studentëve për një arsim më cilësor.”
Kreu i PD-së takoi dhe bisedoi me qytetarë të ndryshëm, ku premtoi ndihmë për bizneset që kanë nevojë si kudo në këtë kohë pandemie, si dhe për qytetarët në nevojë, të cilët shtoi se kanë mbetur në mëshirë të fatit.
“Kriza shkoi edhe më keq gjatë pandemisë, se në Maqedoninë e Veriut he Kosovë, sepse Rama iu dha paratë pesë personave. Ne kemi programin me pesë pikë, për të ndihmuar njerëzit”.
Lideri i PD-së foli për disa nga prioritetet që tha se do të vihen në zbatim, menjëherë pas ardhjes në pushtet, pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Edhe 40 ditë kanë mbetur nga ndryshimi”, tha Basha.
Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Turqisë.
Autoritetet turke kanë njoftuar se për të udhëtuar drejt këtij vendi duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.
Sipas njoftimit, pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi.
Njoftimi i plotë:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë
Sipas njoftimit të autoriteteve turke, pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi (përveç atyre që janë tranzit dhe nën moshën 6 vjeç), duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë në faqen: https://register.health.gov.tr/
Formulari plotësohet 72 orë përpara udhëtimit dhe duhet të paraqitet në format elektronik ose të printuar gjatë Check-in.
Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi, njoftojnë autoritet Turke.
Muaji mars mban festën e Ditës së Verës, e quajtur dhe “festa e luleve”, që tashmë ka marrë përmasa të mëdha në gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore. Festa zakonisht nis gjallërinë e saj mbrëmjen e 13 marsit për të vijuar gjithë ditën e 14 marsit, deri në perëndim të diellit. Më poshtë po rendisim disa nga gjërat që ndoshta nuk i dini lidhur me këtë festë.
Origjina e Ditës së Verës vjen nga lashtësia. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM‐it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet gjithmonë më 14 Mars.
Dita e Verës, e njohur si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës, është sot festë kombëtare dhe festohet kombëtarisht si e tillë.
Mëngjesi i 14 marsit – Të gjithë zgjohen me të njëjtën lutje: Inshalláh është kohë e mirë! Rituali vijonte me përgatitjen nga i zoti i shtëpisë të pjatave për të bërë kamë (këmbë) te të afërmit etj. Këtu hynin pilafi me gjel, ballakume ose revani, vezë të ziera, arra, palë dhe 2-3 bisqe me lule, zakonisht lule misiri, që në Elbasan çelin herët.
Kulti i kësaj dite të shenjtë “tempullin” e vet e ka pasur qëmoti në trevat e Elbasanit, pasi në këto anë ndodhej faltorja e Zanës së Çermenikës (Diana Candaviensis). Në kohët e lashta perëndesha Diana mbahej si hyjnesha e gjuetisë, pyjeve dhe e gjithë natyrës. Ajo adhurohej jo veç në hapësirat ilire, por në mbarë brigjet mesdhetare. Statuja të saj janë gjetur jo veç në Apolloni, por dhe në brigjet e Afrikës Veriore e në Azi të Vogël.
Fakti që një festë mistike e natyrës, u ruajt në qytetin e Elbasanit dhe u përcoll “e pastër” deri më sot, pavarësisht tallazeve historike, ideologjike e fetare, përbën një krenari dhe pasuri gjithëkombëtare.
Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.
Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.
Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars). /noa.al/
Politikanët kanë uruar sot për Ditën e Verës. Duke publikuar një foto në natyrë, Presidenti Meta shkruan:
“Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm! Gëzuar Ditën e Verës”.
Për kryeparlamentarin Ruçi, kjo festë është e kufizuar për t’u organizuar sipas traditës, për shkak të pandemisë.
“Dita e Verës, për herë të dytë, festohet në stinë të vështirësuara nga pandemia. Por kjo e keqe që ka goditur planetin dhe Shqipërinë, gjithashtu, na ka kufizuar fizikisht dhe materialisht, por jo shpirtërisht. Pandemia nuk depërton dot në zonat e jetës shpirtërore, të cilat janë të mbrojtura nga dashuria për jetën, prirjen për lumturi dhe besimi se në të ardhmen me ditë më të mira.
Le të gëzojmë bashkarisht këte ditë, të mblidhemi rreth tryezës brenda vatrava familjare dhe të urojmë e besojmë se pas kësaj Vere, pandemia do të jetë një kujtim”, shkruan Kryetari i Kuvendit.
“Gëzuar Ditën e Verës”, ka qenë urimi i shkurtër i Kryeministrit Rama.
Festa është uruar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha
“Gëzuar ditën e verës qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë”, shkruan Basha. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama tha sot se “lista e opozitës me 17 emra është fakti i një çoroditje dhe çorganizimi dhe tallje brenda për brenda”.
Në takimin që zhvilloi sot në Vlorë, me kandidatët për deputet të PS-së, për qarkun Vlorë, Rama vuri në dukej se në listën e kandidatëve për deputetë, PD-ja nuk ka asnjë banor nga Vlora.
“Asnjë banor Vlore në skuadër”- u shpreh Rama.
“E kam thënë dhe e përsëris si mundet t’i ofrohet Vlorës, Leskua si komandant një njeri që është i njësuar plotësisht me alkoolin me degradimin me shpërfytyrimin e personit publik. Një njeri i cili, si kryetar i KLSH-së zhvillonte mundje të lira nëpër lokale lartë e poshtë nëpër Shqipëri. Një njeri që nuk ka lidhje me Vlorën dhe me të ardhmen e Vlorës, por vetëm me një nga fosilet e kësaj ekspozite fosilesh që ka prezantuar PD dhe akoma më keq, si mund t’i thuhet Vlorës votoni ju, për njerëz që nuk banojnë fare në Vlorë”, tha Rama.
“Kush është deputeti që do të rrijë këtu në Vlorë dhe do të dëgjojë hallet e njerëzve. Kush do të jetë deputeti që do të rrijë këtu në Vlorë dhe do të përfaqësojë, pikërisht atë urë, që ne e kemi forcuar edhe më shumë mes Tiranës dhe komuniteteve në Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë. Asnjë banor Vlore në skuadër, ndërkohë që disa prej tyre janë futur atje tek 17 –ta për t’ju thënë se jeni edhe ju. Këto janë të rëndësishme për të bërë një dallim edhe më të madh. Por jam i bindur që edhe sikur lista e tyre të ishte pak më serioze, në Vlorë nuk duhet votuar majtas djathtas. Në Vlorë duhet votuar drejtë që do të thotë të votosh për Vlorën. Ne jemi mekanizëm nuk jemi qëllim. Vlora është qëllim. PS është mekanizëm për të realizuar qëllimin dhe vota jepet për qëllimin duke vënë në funksion të qëllimit mekanizmin e duhur. Si mund të merret ajo makinë pa rrota, që kanë sjellë këtu me ngjyrë blu për të vazhduar këtë rrugëtim në një moment kaq deciziv për vendin në përballje me pandeminë, me tërmetin dhe pasojat e tij dhe në kërkim të progresit të vazhdueshëm kur s’ka kohë për pushime asnjë sekond, dhe jo më për të ngecur në llucë e për të lënë kohën të na marri përsëri përpara. Në vend që ne si shoqëri të ecim me kohën”- deklaroi kryeministri./atsh