Aurora

A ja pati me ‘hile’ partia Majkos?/ Reagon Majko pas zgjedhjeve: ’19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport’

Ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili kandidonte për deputet në qarkun e Tiranës, ku PS mori 18 mandate, mbeti jashtë Kuvendit.

Majko ka reaguar në lidhje me zgjedhjet duke thënë se fushatën për numrin e tij personal e kaloi në plan të dytë. Ai thotë se “rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.”

Nuk hezitoi që të përmendte një shprehje të babait për faktin se PS nuk arriti të siguronte 19 mandate në Tiranë, duke thënë: “Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë, 19-ta kërkon leje për t’u ulur në aeroport!”

Reagimi i plotë i Majkos:

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim! Pandi Tiranë 30 Prill 2021.

/NOA.al

A ja pati me ‘hile’ partia Majkos?/ Reagon Majko pas zgjedhjeve: ’19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport’ Read More »

Gj ykata e Hagës merr vendimin për Thaçin,Veselin,Selimin dhe Krasniqin

Paneli i Gjy katës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për lirim të përkohshëm.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie në faqen zyrtare të Dhomave Speciale, duke thënë se kërkesa është refuzuar në tërësi dhe se Veseli ka kohë prej 10 ditësh ta publikojë të redaktuar të replikës ndaj këtij vendimi, shkruan Gazeta Express.

“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.

“Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit e mohon ankesën në tërësi dhe urdhëron Veselin që të paraqes një version publik të redaktuar të replikës përbrenda 10 ditëve”, thuhet më tej.

Gj ykata e Hagës merr vendimin për Thaçin,Veselin,Selimin dhe Krasniqin Read More »

Pini ujë, mjalt dhe limon esëll në mëngjes për imunitet të fortë

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një dozë të fortë të vitaminës C. Ai përbën një kurë ideale për një fillim të mbarë të ditës, sidomos për ata që kanë probleme me tretjen. Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe antioksidantëve.

Uji me limon rekomandohet të pihet që në mëngjes por edhe gjatë gjithë ditës. Nëse ai kombinohet me mjaltin ofron përfitime të dyfishta, veçanërisht nëse pihet esëll.

Përfitimet e ujit të ngrohtë me limon dhe mjaltë esëll

Nëse pihet esëll çdo ditë dhe pak i ngrohtë, ky lëng ofron shumë vlera dhe përfitime për trupin nga koka tek këmbët.

Imuniteti

Kur njeriu konsumon ujë me limon dhe mjaltë në mëngjes, imuniteti i tij është më i fortë dhe mund të përballet mjaft mirë me kërcënimet e ndryshme të baktereve gjatë ditës. Kjo ndodh falë antioksidantëve dhe vitaminës C.

Ulja e Kolesterolit

Konsumi i kësaj pijeje në mëngjes me stomak bosh ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Një gjë e tillë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të pengojë shumë probleme kardiovaskulare.

Mbipesha

Limoni ka aftësinë të djegë depozitat dhjamore ndërkohë që mjalti ka aftësi ngopëse. Ky kombinim është i duhuri për njerëzit që duan të bien nga pesha në mënyrë të shëndetshme.

Plogështia

Kjo pije është shumë e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. E gjithë kjo pasuri vlerash i jep organizmit shumë energji. Mjalti në veçanti ndihmon në largimin e plogështisë dhe lodhjes. Kjo pije rekomandohet kundër disa sëmundjesh. Ajo ndihmon në trajtimin e azmës, bronshitit si dhe parandalon shumë sëmundje që rrezikojnë rrugët e frymëmarrjes. Uji me limon dhe mjaltë ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi por edhe përmirëson lëvizjen e zorrëve duke penguar konstipacionin.

Si ta përgatisni ujin me limon dhe mjaltë

Për këtë pije ju nevojitet një gotë me ujë të vakët. Në të duhet të shtoni lëngun e dy limonëve dhe një lugë gjelle me mjaltë. Përziejini mirë dhe pijeni lëngun esëll. Në pak ditë do të vëreni që jeni më energjikë dhe do të ndiheni më shëndetplotë. Ketë trajtim mund ta përdorni 2-3 herë në javë. /NOA.al

Pini ujë, mjalt dhe limon esëll në mëngjes për imunitet të fortë Read More »

Komiteti teknik merr vendimin për mësimin në gjimnaze

Së shpejti maturantët do t’i rikthehen mësimit në klasa.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha në mbledhjen e sotme se do t’i propozojë ministrisë së Arsimit që mësimi për nxënësit e gjimnazit të zhvillohet në klasa.

“Duke parë këtë situatë, Komiteti mendon që t’i propozoj ministrisë së Arsimit, që sa i përket procesit arsimor parauniversitar ta kalojë nga kombinimi në prezencë në klasë duke ndjekur protokollet”, tha Rakacolli, duke nënvizuar se nuk do ketë ndryshim të masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Rakacolli bëri një panoramë edhe të procesit të vaksinimit në vend.

“Sic shihet nga këto shifra dhe nga këto analiza Komitetin e Ekspertëve ka arritur në konkluzionin se situata ka vijuar të mbetet qëndrueshme, por kemi parasysh këtë tendencë të rritjes të të shtruarve në spitale ashtu sikurse edhe në ata që kanë pasur nevojë të thërrasin 127. Të shpresojmë që kjo situatë mos rëndohet.

Vaksinimi ka ecur me ritme të mira. Ka mbaruar vaksinimi me dy doza i personelit mjekësor dhe një pjesë e mirë e arsimtarëve. Janë vaksinuar policët. Ka vazhduar vaksinimi i grupeve të riskut. Pra, vazhdojmë të jemi nga vendet e para sa i takon vaksinimit në Ballkan, duke lënë prapa edhe Kroacinë”, tha Rakacolli. /noa.al/

Komiteti teknik merr vendimin për mësimin në gjimnaze Read More »

Sa vota individuale mori?A do të jetë Gramoz Ruci deputet?

Gramoz Ruçi, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, e drejtues politik i qarkut të Fierit për Partinë Socialiste ka kaluar pragun e 10,001 votave.

Ruçi mori mbi 10 mijë vota, duke arritur të marrë mandatin e deputetin edhe pse ishte i dhjeti në listën e PS për këtë qark.

Në fakt, do të ketë fillimisht një vendimmarrje të KQZ për të zëvendësuar Bashkim Finon, i cili humbi jetë pak kohë më parë, e më pas ripozicionim në listën fituese të PS.

Megjithatë, Gramoz Ruçi, mësohet se do të jetë deputet por vështirë se mund të rikthehet në krye të Kuvendit.

Gjashtëmbëdhjetë mandatet e Fierit janë ndarë: 9 për Partinë Socialiste, 6 për PD dhe 1 për LSI.

Tre kandidatët e tjerë që tani kanë thyer herësin, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi në listën e PS-së në Tiranë si dhe Luçiano Boçi i PD-së në Elbasan.

Shumë afër thyerjes së herësit është edhe Agron Kapllanaj i PD në qarkun e Fierit.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët është mbyllur zyrtarisht në 5 qarqe si në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. /NOA.al

Sa vota individuale mori?A do të jetë Gramoz Ruci deputet? Read More »

Zëdhënësi i Presidentit: ‘Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm të mbajë fjalën’

Përpara se Shqipëria të shkonte në zgjedhje, Presidenti Meta doli me një deklaratë të fortë duke thënë se do të jepte dorëheqjen nëse mazhoranca do të merrte 71 mandate, në mënyrë demokratike.

Sot, që Edi Rama u konfirmua si Kryeministër me 74 mandate, Ilir Meta thotë se nuk do të japë dorëheqjen.

Fillimisht këtë e tha vetë, dhe më pas zëdhënësi i tij e përforcoi.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!

Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE”, shkroi Tedi Blushi në Facebook. /noa.al/

Zëdhënësi i Presidentit: ‘Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm të mbajë fjalën’ Read More »

Basha: ‘Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat mbrëmjen e sotme, duke thënë se zgjedhjet e 25 prillit ishin një ma sakër elektorale.

Basha fajësoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se ka përdorur para të pi sta për fushatë.

Basha tha nga selia e PD-së se formacioni që drejton është më i vendosur se kurrë që të vazhdojnë bet ejën.

“Këtë herë kjo nuk mjaftoi. Zgjedhjet nuk kishin të bënin me demokracinë. Hymë në beteje jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që njëri gjithçka që të shkatërronte garën. Th yen kushtetutën. Dhjetra mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe të votës. Duke shk atërruar vullnetin e njerëzve. Përdorën milionat e koncesioneve, vodhën të dhënat e qytetarëve, kë rcënuan administratën. Bënë edhe më të madhe mas akrën elektorale. Edi Rama vazhdon që të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të Kri mit, si Tom Doshi. Pavarësisht kësaj sollëm një arritje të madhe e të jashtëzakonshme. Ne u bëmë më të fortë. Jemi më të vendosur se kurrë. Jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë. Do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do vazhdojmë për betejën. Mision ynë është më i madh se të gjithë.”, tha Basha.

Basha: ‘Kushdo se mendon se do të dorëzohemi. Nuk na njeh mirë’ Read More »

Shkrimtarja Flutura Açka shpreh me vargje zhgënjimin pas h umbjes së zgjedhjeve: ‘Pse je n’trishtim Atdhe’

Shkrimtarja Flutura Açka, kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit, nga lista e Partisë Demokratike, nuk e ka fshehur zhgënjimin për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa numërimi është mbyllur në Elbasan, PS ka pretenduar për të fituar mandatin e 9-të, por deri tani ka të sigurt tetë mandate, kundrejt 6 mandateve që ka fituar PD-ja.

Me një foto të zymtë nga qyteti, në një postim në Facebook, përmes disa vargjeve Flutura Açka është shprehur:

Pse je n’tr ishtim Atdhe?

Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë,

i prenë biletat për në udhë botë,

e ho rrat cigaren ma shuajnë në shpinë!

Shkrimtarja Flutura Açka shpreh me vargje zhgënjimin pas h umbjes së zgjedhjeve: ‘Pse je n’trishtim Atdhe’ Read More »