Aurora

Meta: Mos u merrni me ‘sh ashka’ për shkarkimin tim, por me he timin e kr imeve zgjedhore

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për nismën e shk arkimit të iniciuar nga PS duke e cilësuar si ‘sh ashkë’.

Meta thotë se momentalisht të gjithë duhet të përqëndrohen tek përmbyllja e procesit zgjedhor pasi asgjë s’ka përfunduar.

Ditën e sotme PS me 50 firma konkretizoi nismën për shkarkimin e Presidentit për shkelje kushtetuese para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Ndërkohë Meta kërkon që të he tohen kri met zgjedhore.

STATUSI NGA ILIR META

Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!

Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.

Mos u merrni me “sha shka”, por me he timin e kr imeve zgjedhore!

/NOA.al

Meta: Mos u merrni me ‘sh ashka’ për shkarkimin tim, por me he timin e kr imeve zgjedhore Read More »

Arbana Osmani merr surprizën më të bukur këtë fundjavë, kush e befasoi moderatoren

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë me familjen në Bogë.

Atje ajo është surprizuar nga vogëlushi Jon, i cil ia ka bërë ditën më të bukur.

Ai ka mbledhur lule për të dhe ia ka dhuruar.

Arbana ka publikuar një foto në rrjete sociale krahas së cilës ka shkruar “Gjejeni kush i mblodhi lulet më të bukura për mua këtë mëngjes”.

Më pas moderatorja ka ndarë një video të vogëlushit me lule në duar, duke treguar se ai fshihet pas surprizës.

Arbana Osmani merr surprizën më të bukur këtë fundjavë, kush e befasoi moderatoren Read More »

Pas h umbjes së motrës u mbyll në vetvete, këngëtari i njohur i realizon djalit ëndrrën e madhe

Hu mbja e familjarëve dhe njerëzve të dashur është një nga dhi mbjet më të mëdha që mund të përjetojë dikush në jetë. Në programin “Dua të të bëj të lumtur”, kanë qenë të shpeshta historitë ku familjarë apo të afërm ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin për të lehtësur këtë dhi mbje. E tillë ishte dhe historia që u trajtua mbrëmjen e sotme, ajo e Marios, djalit nga Korça të cilit jeta i ka dhënë një god itje që nuk e ka kaluar edhe në ditët e sotme. Në studio kishte ardhur nëna e Marios, Olgerta e cila ndau me ne historinë e dhi mbshme të familjes së saj. Ajo kishte sjellë në jetë tri fëmijë, Marion dhe dy vajza më të vogla. Fatk eqësisht disa vite më parë, njëra prej vajzave, Erini pas një l ufte të gjatë me një sëmundje të rëndë kishte hu mbur be tejën dhe kishte ndëruar jetë.

Erini vu ante nga k anceri, dhe ishte detyruar që edhe pse në moshë shumë të vogël t’i nënshtrohej operacionit të saj të parë, në Athinë, të cilin e kishte kaluar me sukses.Vogëlushja i ishte nënshtruar një operacioni të dytë, por fatke qësisht në moshën 8- vjeçare kishte nd ërruar jetë. Mario, asokohe 13 vjeç fillimisht nuk e dinte për fatkeq ësinë e ndodhur dhe ishte informuar rastësisht nga banorët e fshatit të cilët vinin në shtëpi për të ngu shëlluar familjen.

Për Marion, kjo hu mbje kishte qenë një go ditje e madhe, nga e cila edhe pse kanë kaluar disa vite akoma nuk e kishte marrë veten. Olgerta, nëna e tij rrëfeu se gjatë gjithë kësaj kohe nga lëndimi i thellë, Mario ishte mbyllur në vetvete dhe i vetmi moment që i falte paqe ishin vizitat pranë v arrit të së motrës. Për këtë arsye ajo e ka ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i kërkuar që ta ndajë dhi mbjen së bashku me të dhe për ta motivuar qëtë vazhdojë jetën me gjithë ngjyrat dhe pozitivitetin që e karakterizon.“Mario e di tepër mirë se sa shumë rëndësi ka për ty Erini, por dua të të them që je drita e syve të mi. Dua që të bëhesh i fortë për motrën tjetër dhe të lutem ndiq ëndrrat e tua. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë dh imbje!”,- ishte mesazhi i Olgertës për Marion.

Nga ana tjetër e studios Mario i përl otur rrëfeu se sa e vështirë është për të të pranojë dhi mbjen e hu mbjes së motrës. “Ka kaluar shumë kohë, por dhi mbja që kam është tepër e madhe. Nuk kam folur më asnjë për këtë ngjarje, vetëm flas me motrën tek va rri i saj.”,-u shpreh Mario.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar një surprizë të veçantë për Marion, duke i sjellë këngëtarin tepër të dashur për publikun, Stinen. Ai nëpërmjet fjalëve të tij të ngrohta, nxiti Marion të vazhdojë të ndjekë ëndrrat e tij për tu bërë këngëtar dhe i tha: Mario bëhu i fortë dhe ndiq ëndrrat e tua. Këngën që i ke dedikuar motrës do ta realizojmë së bashku, duke i bërë dhe një videoklip. Sot unë jam miku yt dhe mbështetësi yt më i madh.

Pas h umbjes së motrës u mbyll në vetvete, këngëtari i njohur i realizon djalit ëndrrën e madhe Read More »

‘Harruam që ai kishte skenaret e veta, jo të opozitës’/ Kandidatja e LSI akuzon Bashën për h umbjen

Humbja në zgjedhjet e 25 prillit duket se ka përçarje jo vetëm brenda PD-së, por edhe mes koalicionit me LSI.

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj a kuzon Partinë Demokratike për hu mbjen. Sipas një postimi në rrjet sociale, ajo thotë se Basha kishte skenarët e tij dhe jo të opozitës, dhe këtu i referohet dje gies së mandateve.
Konstatimit të një prej ndjekësve nëse gabimi më i madh është ikja nga Parlamenti dhe shkaku i largimit i hapi rrugën për gjithçka, ajo përgjigjet:

“Jam shumë dakort me ty. Unë kam gabuar e para sepse kam qenë pro atij vendimi, por harruam që Basha ka skenaret e veta jo të opozitës”.

‘Harruam që ai kishte skenaret e veta, jo të opozitës’/ Kandidatja e LSI akuzon Bashën për h umbjen Read More »

Mesisa feston 1 milion shikime të këngës pas Për’puthjes me andin

Me siguri, Vaçe Zela, Parashqevi Simaku dhe zërat më të mirë që ka njohur muzika shqiptare ndër vite, por edhe kompozitorë dhe autorë të njohur tekstesh, do të kishin dhënë dorëheqjen, nëse do të ishin njohur me suksesin e fundit.

Sot publiku ‘ushqehet’ me vlera që shiten edhe si artistike, një fenomen që kërkon medoemos ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës si dhe faktorë të tjerë, para se të jetë vonë.

Gjithsesi, ish-konkurentja e “Për’puthen”, Melisa publikoi këngën “Leje”, një ditë më parë, ku protagonist në videoklip ishte edhe konkurenti tjetër, Andi.

Nëpërmjet kësaj kënge, Melisa bëri publike marrëdhënien e saj me Andin.

Sot, pasi ka arritur një milion shikime në “Yutube”, Melisa poston një foto në çift, ku Andi e mban në krahë dhe shkruan, “Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tashmë mund t’i tregoj botës sa shumë të dua! Ose, mbase vetëm për këngën, sepse ti je bota për mua”.

Në fakt, që kur ata ishin konkurentë në “Për’puthen”, fansat ishin të bindur se ka diçka mes tyre, bazuar te vendet e njëjta që frekuentonin dhe veshjet që shkëmbenin me njëri-tjetrin.

Në videoklipin e këngës, Melisa flirton me Andin, teksa ky i fundit shfaqet me një vajzë tjetër. Por, në fund ndjenjat fitojnë (sipas tekstit) dhe ata shkëmbejnë puthje të zjarrta mes tyre./NOA.al

Mesisa feston 1 milion shikime të këngës pas Për’puthjes me andin Read More »

Ironia e avokates: ‘Deri sa gra marrin këta sheikët?! Pyes për një shoqe që të vendosi emrin në listën e pritjes’

Avokatja Enida N. Bozheku është tallur me investimin mbi 2 miliard euro për Portin e Durrësit, që qeveria e ka premtuar si një nga investimet më të mëdha në rajon.

Investimi i miliarderit nga Dubai u transmetua sot edhe nga CNN arab dhe kronika u publikua nga kryeministri Edi Rama.

Enida Bozheku, ironikisht thotë se deri sa gra marrin këta sheikët?!

“Pyes për një shoqe që të vendosi emrin në listën e pritjes!”, thotë ajo, ndërkohë që ka shumë vajza shqiptare, që kohët e fundit thuhet se punojnë në Dubai dhe paguhen shumë mirë.

Avokatja reagoi pasi Kryeministri Edi Rama shpërndau në Facebook intervistën e dhënë për CNN nga Mohamed Alabbar, drejtor i kompanisë Emaar Properties që do të ndërtojë Portin e Durrësit.

“Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut, në CNN”, shkroi Rama.

Alabbar thotë gjatë intervistës se do të jetë i pari që do të shkojë në Shqipëri për të investuar, pasi Europa e re është shumë tërheqëse, duke veçuar ato që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre viteve.

Postimi i plotë i Enida Bozhekut:

Kënaqësia me te cilen fliste CEO i Elmar per investimet ne Shqiperi, ferkimi i duarve tek shpjegonte ëndërrën e tij dhe shkëlqimi i syve, te jepte “shpres” se fati ynë doli përmes arabëve. Sa kaq, edhe pse gazetari CNN i meshoj fort faktit se ne njihemi per: vend i ko rruptuar, t rafikantesh dhe larg qasjes europiane. Investitor strategjik – me dalje në detin e “Europës se re” – për botën arabe. Dikur ishte rruga e mëndafshit qe lidhte lindje – perëndim. Ndërkoh, presim edhe BE si do e presi, por ne do rilindim me lindjen e mesme. Botë te reja kryqezohen ne rrugtimin e zhvillimit te ri post industrial, tashme, teknologjik! Deri sa gra marrin keta sheiket?! Pyes per nje shoqe qe te vendosi emrin ne listën e pritjes!
/NOA.al

Ironia e avokates: ‘Deri sa gra marrin këta sheikët?! Pyes për një shoqe që të vendosi emrin në listën e pritjes’ Read More »

Rikthehet më 4 maj Kuvendi, kush janë deputetët që shijojnë seancat e fundit

Të martën e 4 majit do të jetë dhe seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku fituese u shpall Partia Socialiste me 74 mandate, PD u rendit e dyta me 59 mandate, LSI që siguroi vetëm katër mandate dhe PSD me 3 mandate.

Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi ka firmosur urdhëresën që iu është drejtuar deputetëve aktualë të Kuvendit të cilëve iu kërkohet që të marrin pjesë në seancën e të martës për të miratuar 12 akte normative.

Sipas urdhëresës këto akte lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë etj.

Në rend të ditës janë edhe 12 dekrete për kthim ligji nga kreu i shtetit, Ilir Meta duke nisur që nga Vettingu në Polici, Garda dhe SHÇBA.

Ndërkohë në këtë seancë plenare do të jenë të pranishëm dhe deputete humbës të opozitës parlamentare të cilët dështuan në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputetët te opozitës që nuk pranuan të di gjnin mandatet me shumicën e kolegëve të tyre, kanë h umbur be tejën në zgjedhje. Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Kostaq Papa, Andi Përmeti e Kujtim Gjuzi, do të shijojnë tashmë seancat e fundit plenare në statusin e deputetit.

Në këto zgjedhje deputetet e opozitës parlamentare që zgjodhën që të qëndrojnë në kuvend dhe jo të djegin mandatet, kanë dështuar në zgjedhje dhe nuk kanë mundur që të sigurojnë një mandate për në Kuvend. Ndërkohë Ralf Gjoni është një tjetër deputet i opozitës parlamentare që nuk do të jetë më pjesë e kuvendit, pasi ai u tërhoq dhe nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sa vota morën në zgjedhje.

Rudina Hajdari 523 vota kandidate në qarkun e Elbasanit

Myslym Murrizi 57 vota kandidat në qarkun e Elbasanit

Kujtim Gjuzi 3 vota kandidat në qarkun e Durrësit

Andi Përmeti 128 vota kandidat në qarkun e Korçës

Kostaq Papa 13 vota kjandidat në qarkun e Tiranës

Selami Jenishehri 13 vota kandidat në qarkun e Tiranës.

Noa.al

Rikthehet më 4 maj Kuvendi, kush janë deputetët që shijojnë seancat e fundit Read More »

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi tregon pse nuk merr më pjesë në festival

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime”, ku ka folur më gjatë për jetën e saj private dhe profesionale.

Ajo që na ka bërë më shumë përshtypje është fakti që ajo ka hequr dorë nga festivalet. Mariza shprehet se ka më tepër për të dhënë sesa një këngë në festival.

Mirela Milori: Je tërhequr nga festivalet, pse kjo vendimmarrje sepse je shumë e re për të thënë kështu?

Mariza Ikonomi: Jam tërhequr për momentin, sepse unë mendoj që kam shumë më tepër për të dhënë sesa vetëm një këngë në festival. Ka ardhur momenti që gjithë këngën e mia, dua t’i përmbledh, ka shumë këngë të tjera që i kam kompozuar dhe akoma nuk i kam nxjerrë. Një prej tyre është edhe kënga “Dua të jetoj” që është bërë në kohë pandemie të cilën e publikova në 31 Dhjetor. Ka shumë këngën që nuk mund të përfshihen vetëm në një festival dhe plus konkurrenca është pak e lodhshme.

Mirela Milori: Të lodh më shumë ajo konkurrenca në skenë, apo ajo konkurrenca prapaskene?

Mariza Ikonomi: Konkurrenca në skenë nuk më lodh se prekja e skenës është i vetmi vend që mua më bën të ndihem e sigurt sikur bota është e imja. Kurse prapaskenat, janë disa gjëra që nuk mësohesh dot.

Mirela Milori: Cili ka qenë episodi që të ka dhembur më shumë?

Mariza Ikonomi: Ja pjesa “Ku është dashuria” për shembull, ka qenë një këngë vërtet për t’u vlerësuar dhe nuk e mori atë vlerësim që duhej. Telefonatë zemrash ka qenë një nga këngët që vërtet mori çmimin e publikut, por nuk mori prapë vlerësimin që duhej. Megjithatë unë nuk jam shumë për pjesën e çmimeve, çmimet ditët e sotme për mua nuk kanë vlerë. Nëse dikur kanë qenë një lloj stimuli, tashmë jo dhe koha tregon që jo gjithmonë kënga që merr çmimin e parë është kënga që mbetet siç janë edhe këngët që po përmendja. Mendoj që festivali është një lloj promovimi për artistët e rinj, për ata që dalin për herë të parë. /tvklan.al

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi tregon pse nuk merr më pjesë në festival Read More »