Aurora

Nuk ja u pret mendja! Fiku nuk është frut, do habiteni çfarë fshihet pas krijimit të tij

Një term i thjeshtë; fiqtë teknikisht nuk janë fruta-ato janë një lule e përmbysur. Fiqtë nuk kanë lule si mollët apo pjeshkat. Lulet e tyre lulëzojnë brenda lëkurës, të cilat më pas shndërrohen në frutat që hamë.
Çdo lule, prodhon një farë të vetme me një bërthamë e quajtur “achene’ dhe fiku është i përbërë nga shumë të tilla. Kur hamë një fik, me të vërtetë po hamë shumë fara.

Por, kjo nuk është më e veçanta. Brenda “lules” së fikut është e domosdoshme të kryhet një pllenim i veçantë dhe në këtë rast, bletët nuk hyjnë në punë, si një nga krijesat me rolin më të rëndësishëm në botë. As era nuk shërben në këtë rast.

Punën e bën një grerëz e veçantë e cila nuk jeton dot pa fikun dhe as fiku nuk jeton dot pa të. Ajo çfarë bën grerëza janë larvat që lë ajo tek fiku dhe kështu bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, ndryshe quhet marrëdhënie reciproke.

Grerëza femër hyn në një fik mashkull për të shtruar vezët e saj. Pasi grerëza hyn, ajo humbet krahët dhe nuk mund të dalë.

Por, lëshon vezët dhe lë pasardhësit e saj. Nga ana tjetër, grerëza mashkull është i lindur pa krahë me synim për t’u kryqëzuar me pasardhësit femër, teknikisht motrën e tyre dhe ai gërmon një tunel nga fiku. Për pasojë, ata dalin duke marrë me vete edhe polenin.

Nëse hyn aksidentalisht në një ‘lule’ fiku femër, femra vdes por nuk mund të lërë vezët e saj. E megjithatë, edhe këtu e ka dhënë kontributin e vet pasi ka pllenuar lulen duke na dhuruar fiqtë e shijshëm.

Mos u shqetësoni, pasi të mendoni se po hani njëkohësisht edhe një grerëz të ngordhur. Fiku përdor një enzimë të veçantë e quajtur “ficin” e cila e kthen grerëzën në proteina. Shihni videon se si kryhet ekzaktësisht pllenimi.

Nuk ja u pret mendja! Fiku nuk është frut, do habiteni çfarë fshihet pas krijimit të tij Read More »

I fali me zemër të gjithë ata që më kanë bërë keq

Xherardo Nikjari

Ata vdiqën si të krishterë duke qënë deri në fund për Shqipërinë e shqiptarëve dhe jo të tradhëtarëve. Sigurisht që leximi i atyre që masakruan u torturuan dhe u vranë na mbush me dhimbje, dhe do të jetë një ngjarje që do të përndjekë ndërgjegjjen e çdo shqiptari. Martirët e Shqipërisë vuajtën martirizimin më të lartë për Fe dhe Atdhe. Le të jetë flijimi i këtyre njerzve dhe i shumë të tjerë një frymëzim për brezat e rinj të Shqipërisë për t’i qëndruar besnik idealeve të shenjta të Atdhe-dashurisë dhe Fesë.

Gjelosh Lulashi: Besimtar i thjeshtë, laik i lindur në Shosh, me 2 shtator 1925. Ishte oficer ushtarak i spitalit të Shkodrës. U arrestua dhe pushkatua me 4 mars 1946. I forcuar dhe hero deri në fund, tha këto fjalët e fundit: “Thoni babës të më falin se e kam trazue. Nanës të fala dhe ti mi puthin vëllaznit. Borxhat që kam mbetë të mi paguajnë prindërit. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë bërë keq. Rroftë Shqipërija.”

Pader Daniel Dajani: U lind në Blinisht ë Zadrimës në vitin 1906. Pas shkollës fillore në fshatin e tij shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë. U arresua me pader Faustin. Një meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm u torturua tmerrësisht, fjalët e tij të fundit qenë: “I fali ata që më kanë bër keq jam kondend se po vdes i pafaj më mirë se fajtuer. Ti japin prindërit (far e fisi) Dom Zef Shllakut pare për të thanë dy meshë.”

Pader Giovanni Fausti: I lindur në Bronzzo di Brescia me 19 shtator. Studioi në qytetin e vet, në seminarin ipeshkvor. Ai hyri në shoqërinë e Jezuitëve dhe erdhi në Shqipëri. Një përson me kulturë të gjerë, u arrestua me 31 dhjetor 1945. Ndërsa po e shpinin drejt pushkatimit, forconte vetveten dhe të tjerët, ai forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmistit: “Të shkojmë në shtëpinë e Zotit”. Fjalët e fundit qenë:

“Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën t’eme dërgoni shëndet Jezuitëve, Xhakojve, Apostolikëve dhe Arqipeshkvit. Rroftë Krishti Mbret.”

Giovanni Fausti

Mark Çuni: I lindur në Rranxa të Bushatit, afër Shkodrës në vitin 1919. Pas arsimit ai filloi vazhdoi studimet në Seminarin Papnor Shqiptar. Qe themelues klandestin i një organizimi politik “Bashkimi Kombëtar” brenda semnarit. Eprorët e tij nuk e dinin këtë. Ishte njeri i zellshëm dhe guximtar. I pushkatuar me 4 mars 1946 fjalët e tij të fundit qenë: “I fali të gjithë ata që më kanë gjykuar, dënuar, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. Ti thoni nanës se i kam Ludovik Rashës 15 Napolona borxh dhe t’ja pagujë. Rroftë Krishti Mbret- Rroftë Krishti Mbret-Rroftë Shqipëria.”

Qerim Sadiku: I lindur me 12 shkurt 1919 në Vuthaj, një fshat afër Shkodrës, në zonën malore. U arrestua me 3 dhjetor 1945 dhe duroi torturat me guxim të madh. U dënua me vdekje me 4 mars. Fjalët e tij të fundit qenë: “I fali të gjithë ata që në ç’do kohë mund të më ken ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënuar me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti Mbret-Rroftë Shqipëria.”

Referencat

Mesha e Shenjtë dhe Riti i Lumnimit të nderuarve Shërbëtorë të Hyjit.

Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare (1944-1990).

I fali me zemër të gjithë ata që më kanë bërë keq Read More »

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, kamp internimi; ja sa burra e gra vuajtën dënimin, si jetonin e ushqeheshin

Kastriot Dervishi

Kështjella e vjetër e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në Porto Palermo u përzgjodh si vend i mirëizoluar fillimisht për rreth 200 të internuar. Më parë, kjo kështjellë u përdor si vend internimi kundër përkrahësve të Ahmet Zogut nga qeveria e Fan Nolit në gjysmën e dytë të vitit 1924.
Funksionoi si kamp internimi gjatë vitit 1950. Të internuarit u sollën nga kampi Lozhanit (ku punohej për hapje rruge) dhe i Tepelenës. Nuk ishte problem vetëm fjetja në natyrë, por edhe errësira e uji i pijshëm me përmasë të lartë kripe. Ajo pak bukë që jepej, gatuhej brenda kalasë.
Të internuarit qëndronin nëpër bodrumet e kalasë, të cilat shërbenin edhe si vend torturash.
Jepej ushqim nga 200 gram bukë në ditë shoqëruar me pak marmelatë e margarinë disavjeçare të prishur. Gatuhej supë për 200 persona me 5 kg fasule. Uji kullonte vazhdimisht nga tavanet e nga çatia, lagështia ishte e madhe dhe sëmundjesjellëse, ndërsa nga dritaret drita nuk futej fare.
Veçantia e kampit ishte se kur u zhvendosën të internuarit, asnjë prej tyre nuk shihte nga sytë, pasi kishin qëndruar në errësirë për një kohë të gjatë, duke provuar një nga torturat më të vështira për njeriun. Të internuarve iu kthye shikimi vetëm pasi iu dhanë qepë për të ngrënë. Një sezon të internuarit e këtij kampi që komandohej nga Paskal Andoni janë përdorur për vjeljen e ullinjve në Himarë.
Rastësia shpëtoi të internuarit nga tmerri i mëtejshëm i këtij kampi. Kjo ndodhi kur një anije italiane, në rrezik mbytjeje, u vendos pranë vendit të kampit. Duke kujtuar se një veprim i tillë mund të çonte në të ardhmen në arratisjen masive të të internuarve, në fund të vitit 1950 qeveria komuniste e mbylli kampin.
Në këtë kohë, në kampet dhe burgjet e Shqipërisë sëmundjet më të përhapura ishin dizenteria (sidomos në Tepelenë) dhe zgjebja (sidomos në Valias), ndërsa sifilizi dhe dizenteria ishin mbizotëruese në burgje dhe në Porto-Palermo. Vetëm në vitin 1950, sipas të dhënave zyrtare, vdiqën 53 të internuar në të gjithë kampet.

Të dhënat e siguruara për të internuarit në kampin e Porto Palermos
– Janar 1950: 98 burra, 64 gra, 36 fëmijë
– Shkurt 1950: 83 burra, 61 gra, 37 fëmijë
– Mars 1950: 92 burra, 63 gra, 36 fëmijë
– Prill 1950: 98 burra, 66 gra, 36 fëmijë
– Maj 1950: 91 burra
– Qershor 1950: 92 burra
– Korrik 1950: 98 burra
– Gusht 1950: 98 burra
– Shtator 1950: 128 burra
– Tetor 1950: 140 burra

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, kamp internimi; ja sa burra e gra vuajtën dënimin, si jetonin e ushqeheshin Read More »

Konsumi i alkoolit, çfarë mund t’i bëjë shëndetit tuaj

Shumë prej nesh pëlqejnë të konsumojnë ndonjë gotë alkool, por janë të shumtë edhe ata që pinë shumë.

Në të gjithë botën, çdo person mbi 15 vjeç, konsumon 13.5 gramë alkool të pastër çdo ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Duke marrë në konsideratë se afro gjysma e botës nuk pi fare, kjo bën që gjysma tjetër ta teprojë pak. Ndërsa shumica preferojnë likeret, amerikanët preferojnë birrën.

Por, këta të fundit janë pesha të lehta për sa i takon konsumit të alkoolit bazuar në të dhënat e OBSH. Vendet e evropës lindore si Lituania, Bjellorusia, Çekia, Kroacia dhe Bullgaria, kryesojnë renditjet.

Në fakt, për sa i takon sasisë së alkoolit që konsumohet nga mbi 15 vjeçarët, SHBA renditet e 36, Austria e gjashta, Franca e nënta dhe Irlanda e 15 ndërsa Britania e Madhe e 18.

Vendet Arabe të Lindjes së Mesme, janë ato që konsumojnë më pak alkool, kjo edhe për shkak të besimit të tyre fetar. Ndërkohë, konsumi i alkoolit sipas ekspertëve, shkakton një sërë problemesh.

Edhe nëse nuk je i shqetësuar nga kilogramët e tepërt, mund të shokohesh nga numri i kalorive boshe që merr nga konsumi i alkoolit.

Vetëm një birrë e lehtë, sjell rreth 100 kalori, shoqëruar kjo në një plan afatgjatë me kilogramë tepër. Konsumi i alkoolit sipas ekspertëve është i lidhur edhe me një rrezik të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, rritje të presionit të gjakut, dëmtim të veshkave etj dhe sipas disa studimeve, edhe një gotë alkool në ditë mund të shkurtojë jetën.

Ndërkohë që alkooli ka lidhje edhe me diabetin e mund të ndikojë tek humori dhe memoria./njekomb

Konsumi i alkoolit, çfarë mund t’i bëjë shëndetit tuaj Read More »

Vaji i kokosit, ekspertët: Një helm i pastër

Vaji i kokosit është një nga ushqimet më të këqija që mund të konsumonin ose një helm i pastër…paralajmërimi vjen nga një profesore e universitetit prestigjoz të Harvardit, Karin Michels.

Vaji i kokosit, është bërë gjithnjë e më i përdorshëm vitet e fundit me mbrojtësit e ushqimit të shëndetshëm që pretendojnë se ai është më i shëndetshëm se format e tjera të yndyrës.

Disa persona madje, zgjedhin të hedhin edhe një lugë vaj kokosi në kafenë apo lëngun e tyre të frutave për shkak të përfitimeve të supozuara shëndetësore. Vaji i kokosit madje ka zëvendësuar edhe vajrat e tjera në gatim ndërkohë që njerëzit zgjedhin që tia ofrojnë atë edhe kafshëve të tyre shtëpiake.

Sidoqoftë, Michels, nuk është e vetmja që e kritikon atë. Edhe pse jo fuqishëm, institucione të tjera kanë paralajmëruar kundër mbi konsumimit të tij. Fondacioni britanik i zemrës thotë se nuk ka mjaftueshëm kërkime që të japin një përgjigje përfundimtare nëse vaji i kokosit është apo jo më i mirë për njeriun krahasuar me yndyrnat e tjera.

Ai thotë se zgjedhja më e mirë do të ishte ajo për yndyrnat më të pangopura si vajo vegjetal apo ai i lulediellit. Vaji i kokosit është një yndyrë 86 për qind e ngopur, një e treta më shumë se gjalpi.

Sasi të tepruara të yndyrnave të ngopura shkaktojnë rritje të kolesterolit që mund të çojë edhe në arterie të bllokuara dhe sëmundje zemre. Fondacioni thotë madje se duhet këmbyer gjalpi, dhjami, vaji i kokosit dhe i palmës me sasi të vogla yndyrnash si ulliri, lulja e diellit etj.

Vaji i kokosit, ekspertët: Një helm i pastër Read More »

Të rinjtë nga Shqipëria: Kosova është gjaku im që nuk falet

Ditën e sotme Zv. Kryetari i LSI Luan Rama ka folur për herë të parë për çështjen e rishikimit të kufijve të Kosovës me Serbinë.

Rama është shprehur se kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash por janë kufij gjaku të vendosur me luftë, kufij zemrash që askush nuk mund t’ i nxjerr në tregun politik.

Menjëherë pas deklaratës së Luan Ramës, të rinjtë e LRI kanë reaguar duke shkruar “Kosova është gjaku im që nuk falet”, vargje të poetit Ali Podrimja, të cilat u interpretuan dhe nga deputeti gjatë bashkëbisedimit me ta.

Gjithashtu, kujtojmë se Luan Ramës në vitin 2016, shteti i Kosovës i ka dhënë atij çertifikatën “ Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”

Të rinjtë nga Shqipëria: Kosova është gjaku im që nuk falet Read More »

“Rana e Hedhur”, perla e Shëngjinit me plazhe të pastra dhe shëruese

Turizmi mbetet prioritet për Bashkinë e Lezhës dhe këtë verë bregdeti është çdo ditë e më i pastër.

Drejtoria e shërbimeve publike të Lezhës po vijon çdo ditë punën për pastrimin e plazhit publik te Rana e Hedhur.

Rana e Hedhur ndodhet fare pranë qytetit të Shëngjinit në veriperëndim të portit detar.

Vendasit e quajnë kështu sepse rrymat detare dhe era e kanë grumbulluar rërën në këtë gji të vogël detar në formë xhepi.

E veçanta është se ky grumbull rëre është i pastër dhe i veçuar nga plazhi i madh dhe është një plazh shkëmbor.

Ky plazh i vogël ka një shtrirje rreth 500 m i gjatë dhe rreth 100 m i gjerë.

Është një plazh me vlera kurative për shkak të pastërtisë së rërës dhe ambientit. Pushues të shumtë vendas dhe të huaj preferojnë të pushojnë aty.

Rruga që të çon drejt rërës së hedhur është një rrugë e kalueshme fal edhe bizneseve që kanë aktivitetin e tyre në këtë zonë.

“Rana e Hedhur”, perla e Shëngjinit me plazhe të pastra dhe shëruese Read More »

400 milionë euro pensione për emigrantët, media italiane zbardh shifrat: Ja sa shqiptarë përfitojnë!

Një media hedh dritë mbi shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në Itali, ku sipas të cilës pjesa më e madhe e të ardhurave shkojnë për  emigrantët dhe kryesisht për shqiptarët.

Në një studim interesant të Il Sole 24 Ore, i bazuar në një nga gazetat më të rëndësishme kombëtare, hedh dritë në të dhëna që ende nuk janë zbuluar deri më sot, në lidhje me shpërndarjen e pensionëve. Vitin e kaluar INPS ka shpenzuar më shumë se 400 milionë euro për ndihma sociale për emigrantët. Numri i përgjithshëm i të huajve është rreth  70 mijë.

Pjesa më e madhe e tyre (54 mijë) janë shtetas nga vende të tjera  që nuk i përkasin BE-së. Pjesa tjetër e rëndësishme e tortës, të përfaqësuara nga të huajt vijnë nga vendet e Europës Lindore , të cilat korrenspendojnë me 16 mijë  persona.

Mesatarisht secili prej tyre merr një pagesë mujore prej 453 eurosh. Krahasuar me 2015-ën rritja e shpenzimeve për ndihmat sociale për emigrantët është rritur me 9 %.

Komuniteti më i madh i emigrantëve që marrin ndihmë sociale nga INSP në Itali është ajo e shqiptarëve. Nga rreth 70.000 njerëz , 15.566 prej tyre i përkasin nacionalitetit shqiptar.  Grupi i dytë më i madh përfaqësohet nga shtetasit rumunë , numri i të cilëve arrin 11.611.

Në vendin e tretë është komuniteti maroken, numri i të cilëve arrin në 10 mijë persona. Ndërsa më pas vijnë filipinasit, polakët dhe bullgarët. Për të përfituar ndihmën sociale nga Inps,emigrantët duhet të kenë jetuar në Itali, në një total prej 10 vitesh dhe qëndrimi i tyre të jetë i vazhdueshëm

400 milionë euro pensione për emigrantët, media italiane zbardh shifrat: Ja sa shqiptarë përfitojnë! Read More »