Aurora

Motra e Haklajve takon Haxhinë, ndërhyn e dashura: Do jetë i …

Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklaj të vrarë në Tropojë ka vizitur së fundmi në burg Izet Haxhinë, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një komenti në Facebook.

“Ishte shumë kënaqesi dje kur fola me Izet Haxhia! Ishte shumë i qetë dhe pa emocione, më e ashper isha unë qe isha në liri se Izet Haxhia! Por patjeter që nga njëherë njeriu ka ato shqetësimet dhe streset e jetës Izet Haxhia është shumë i ekulibruar dhe ashtu dëshiroj të jetë gjer ne fund të betejës aspak të lehtë por me të drejtën e Zotit”, ka shkruar ajo.

Ndërsa pas këtij komenti ka ardhur edhe një përgjigjë nga e dashura e Haxhisë, e cila ndër të tjera thotë se Izet Haxhia do të jetë i pamëshirëshëm ndaj kujtdo që do t’i dalë përpara të vërtetës.

Komentet e plota:

Motra e Haklajve takon Haxhinë, ndërhyn e dashura: Do jetë i … Read More »

Mrekullia e vajit të hashashit, gruaja shërohet nga sëmundja e rëndë

Një grua 27 vjeçare i ka shpëtuar një sëmundjeje të rëndë në lëkurë duke përdoruru vajin e hashashit.

Cherly Halliburton, është shprehur se 4 vite më parë kur ka lindur vajzën e saj i është shfaqur në lëkurë një lloj ekzeme e cila i ka përfshirë më pas gjithë trupin.

Unë nuk mund të bëja asgjë është shprehur 27 vjeçarja, madje nuk mund të shkoja as në çerdhe të merrja vajzën time, nuk mund të dilja.

Gjithashtu, Halliburton ka shtuar se edhe mjekët nuk kishin më çfarë ti bënin pasi ilaçet nuk kanë dhënë efektet, derisa ajo vendosi të provonte vajin e hashashit.

“E kam marrë CBD (cannnabidiol) në gjendje të lëngshnme dhe menjëherë fillova të dalloja përmirësimin, aq sa tani shkoj të marrë vajzën time nga kopështi e madje të shkoj në punë”, ka thënë 27 vjeçarja.

Mrekullia e vajit të hashashit, gruaja shërohet nga sëmundja e rëndë Read More »

Ish ministri drejtësisë për Vetting-ut e derisotëm: Lojëra të brendshme, bashkë me “të ligjtë” dogjën edhe ndonjë “tyrin”

Ndërsa ka bërë një analizë të fakteve dhe procesit të vetingut të bërë deri më sot, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshkuar sipas tij disa fakte të rënda të këtij procesi. Ai e ka publikuar në rrjetin social facebook atë që ka konstatuar mbështetur edhe në reagimet e personazheve të përfshirë në veting apo edhe reagimin e të huajve, por mbi të gjitha e ka quajtur këtë proces një lojë të brendshme politike.

Disa gjetje të rënda nga Vetting-u i derisotëm
1. Thuajse të gjithë prokurorët dhe gjykatësit që hetuan, akuzuan, gjykuan e dënuam bandat e njohura kriminale në vend, u SHKARKUAN! I zuri vettingu, për të cilin bën moral Taulanti dhe Rilindasit. Meqë Sot po vërtetohen se të dënuarit janë miqtë familjarë te Taulantit, llogjika të thotë se vettingun po e bëjnë të DËNUARIT! Pra nuk është drejtësi, por hakmarrje ndaj drejtësisë! 2. Një “kontakt i pa përshtatshëm” mund të jetë i tillë për dikë, por “burrë i mirë” për dikë tjetër. Ky rregull zbatohet jo vetëm ndaj gjyqtarëve, por edhe për Taulantin me shokët e tij Rilindas. Pra afrimi i “kontatit të pa përshtatshëm”, qoftë edhe indirekt me një gjykatës, që i është bërë beja për ta heqë, është gjë e keqe. Ndërsa kur takohen me Taulantin dhe shokët e tij, ata janë të gjithë “burra të mirë” e madhe edhe “familjarë”! Ndërkohë Taulanti dhe shokët e tij vetëm bëjnë moral për vettingun. Moral bandash, moral padrejtësie, moral sundimi! Moral leshi!

  1. Komisionet e Vettingut, këto të shkallë së parë, jo vetëm që nuk i trajtuan njësoj të vettuarit, por nuk paskan pyetur fare këta të ONM-s! Pra deklaratat që të huajt po kontrollojnë proçesin janë fallse dhe krejt të pa bazuara. ONM vetëm ka protestuar ndaj vendimeve të KPK. SELEKTIV sa më ska ishte ky proces! Qartësisht i kontrolluar nga qeveria. Direkt nga Kryeministria… 4. Bashkë me “të ligjtë” dogjën edhe ndonjë “tyrin”. Kjo u bë për efekt të lojrave të brendshme ndërmjet tyre. Sherri Kryeministri- (krye)Ministri e Brendshme është evident. 5. Askush nga “të pakënaqurit” nga drejtësia, përveç të dënuarve miq të Rilindjes, nuk po e gjen të drejtën. Vettingu ishte një mashtrim i madh në emër të tyre. Në të vërtetë u bë vetëm për t’a vënë nën kontroll të qeverisë. Gjithnjë në emër të popullit! Të atij të pakënaqur me drejtësinë! Tani ta gëzojmë të gjithë drejtësinë POLITIKE!

  2. Pasuria e pa justifikuar ishte loja! Ajo u perdor si një element propagandistik për ta bërë të besueshme ate pisllëk që gatuan. Po kur thonë “ nuk justifikon pasurinë”?! Hahahahahhaha. A thua se te vetën e justifikojnë! 7. Komisioni i Apelimit ka ende një shanc të vendosë drejtësinë mbi procesin, ose të legalizojë drejtësinë selektive, të pa ligjshme dhe të dhunshme të Rilindasve të KPK.

Ish ministri drejtësisë për Vetting-ut e derisotëm: Lojëra të brendshme, bashkë me “të ligjtë” dogjën edhe ndonjë “tyrin” Read More »

Tahiri dhe Xhafaj dështuan me tenderët, Edi Rama i “sfidon”, shpall tenderin 13 mln euro për uniformat e policisë

Kryeministri Edi Rama ka “sfiduar” në mënyrë të hapur dy ministrat e fundit të Brendshëm, Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafën me lëvizjen e fundit. Pak ditë pas u bë shpallja e fituesit të tenderit për uniformat e policisë të kompanisë Gjergjefi, me vlerë 1 mln euro, qeveria ka akorduar plot 13 milionë euro të tjera për uniformën e policisë (veshje dhe këpucë).

Në dokumentet e siguruara nga Tpz.al nuk bëhen të ditura përse kjo shumë kaq e madhe, kur tenderi i parë sapo ka përfunduar. Në dokumente thuhet se autoriteti që po bën këtë tender është Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, një agjenci e cila është totalisht në duart e kryeministrit Edi Rama. Madje, kjo agjenci është ngritur posaçërisht për tenderët e mëdhenj, për të futur duart direkt në tendera. Dhe duket se ia ka arritur qëllimit, pasi tenderët me vlera të mëdha po bëhen nga kjo agjenci.

Të dy ministrat shpallën tenderët, por po kaq herë dështuan. Në muajin prill 2017 ministri Tahiri, i shoqëruar nga kryeministri Rama, dolën krah për krah njëri tjetrit, duke prezantuar në atë kohë uniformat e reja. Në atë kohë u shpall dhe tenderi në Agjencinë e Prokurimit Publik, I cili kishte një vlerë prej 1 292 618 666 (mbi 10 milionë euro). Në këtë tender ishin parashikuar veshje dimërore, verore, uniforma për stërvitje e shërbime, uniforma të vecanta, për grupet e hetimit, për ata që presin qytetarët, për policinë rrugore etj, etj.

Por, në muajin tetor 2017 në Agjencinë e Prokurimit Publik, u shpall një njoftim. Sipas tij, ”Ministria e Brendshme njofton se procedura për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, që u zhvillua më datë 4 prill 2017 anulohet sepse asnjë nga ofertat nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”. Në atë kohë u aludua se Xhafa po sfidonte Tahirin, pasi përveç sekuestrimit të sasive record hashashi, po fshinte të gjitha gjurmët e paraardhësit e tij. Madje, edhe të gjithë tëmirat ekonomike! Më vonë, Xhafa do të shpallte sërish tenderin, por arriti të bënte vetëm dy tendera, me vlerë të vogël, që shkonin deri në 1 milionë euro.

Dhe, kur të dy ministrat dështuan, “timonin” e mori në dorë agjencia e kryeministrit Edi Rama, e cila tashmë ka në dorë nj super tender, që shkon deri në 13 milionë euro. Tashmë, presim si do të vijojnë procedurat e mëtejshme, ndërsa Tpz.al do të vijojë t’i ndjekë, në përpjekje për të hedhur dritë se ku shkojnë paratë e popullit. Duke u ndalur te tenderi, mësohet se procedura e parë është “Blerje uniforma për Policinë e Shtetit dhe aksesorë që e plotësojnë” për vitet 2018,2019 dhe 2020. Fondi limit është 908,973,900 lekë pa TVSH. Mësohet se afati i lëvrimit të mallit është:

– Për sasitë e planifikuara për vitin 2018 afati i lëvrimit do të jetë: 30 ditë, 60 ditë dhe 100 ditë nga lidhja e kontratës, sipas listës së artikujve të përcaktuara në shtojcën 12 të dokumenteve të tenderit. – Për sasitë e planifikuara për vitin 2019 afati i lëvrimit duhet të jetë brenda 15 Prill 2019 2019 dhe pjesa tjetër brenda datës 2 Shtator 2019. – Për sasitë e planifikuara për vitin 2020 afati i lëvrimit duhet të jetë brenda datës 15 Prill 2020 dhe brenda datës 2 Shtator 2020. Ndërkohë, procedura e dytë është “Blerje këpucë për uniformën e Policisë së Shtetit” për vitet 2018, 2019, 2020. Fondi limit është 290,155,500 lekë pa TVSH.

Afati i lëvrimit mallit duhet të jetë: – Për vitin 2018 afati i lëvrimit do të jetë 30 ditë nga lidhja e kontratës. – Për vitin 2019 afati i lëvrimit do të jetë brenda datës 31 Mars 2019 dhe brenda datës 2 Shtator 2019. – Për vitin 2020 afati i lëvrimit do të jetë brenda datës 31 Mars 2020 dhe brenda datës 2 Shtator 2020.

Tahiri dhe Xhafaj dështuan me tenderët, Edi Rama i “sfidon”, shpall tenderin 13 mln euro për uniformat e policisë Read More »

Shqetesohen pedagogët: Një analfabet funksional s’është vetëm i keqi i vetes, por edhe i atyre që e rrethojnë

Shqetësuese shfaqet situata në vendin tonë në kohë kur analfabetizimi funksional po fiton terren në shoqërinë shqiptare. Ai që prej vitit 1978 në Europë dhe vitet e fundit edhe në Shqipëri po përdoret në masë ky term, megjithatë, kjo nuk do të thotë që në vendin tonë ky fenomen nuk ka ekzistuar edhe më herët. 5 vjet më parë, Banka Botërore doli me një raport, sipas të cilit, 57% e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë.

Gazetari kritik Agim Baçi shpjegon: “Nuk është analfabet që nuk shkruan e nuk lexon, por që nuk di kuptimin e asaj që shkruan apo që lexon. Ne e kemi trashëgimi këtë analfabetizmin funksional për shkak se vijmë nga diktatura, ku njerëzit nuk mendonin, por vetëm tundnin kokën. Kjo është pasqyruar më vonë”. Studimi u bazua tek eseja, pra dhënia e mendimit individual për një çështje të caktuar. “Shumica e pedagogëve ankohen për studentë që të kenë mendimin e tyre, thjesht riprodhojnë fjalët”, shton Baçi.

Por, si funksionon një analfabet funksional? / “Nuk kupton atë që i kërkohet, nuk ka aftësinë për të transmetuar siç duhet një problematikë dhe kjo sjell një zinxhir moskuptimesh. Një analfabet funksional nuk është vetëm i keqi i vetes, por edhe i të tjerëve që e rrethojnë”, shpjegon Agim Baçi.

Ku hasen sot analfabetët funksionalë, deri në ç’rangje të shoqërisë dhe jetës publike?/ Baçi përgjigjet kështu: “Po të ishte bërë në moshë më të madhe studimi, gjendja do të ishte më e rëndë. Nuk është rastësi që studimi u krye me nxënës të moshës 15 vjeç, pasi është mosha kur formohet karakteri. Unë mendoj se duhen kthyer sytë tek arsimi dhe formimi individual dhe i njerëzve që dinë të mendojnë vetë”.

Shqetesohen pedagogët: Një analfabet funksional s’është vetëm i keqi i vetes, por edhe i atyre që e rrethojnë Read More »

Korrigjimi i kufijve, Haradinaj kundër Thaçit: Nuk e ka besimin tim, i pakënaqur me punën e …

Çështja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka ndarë edhe qëndrimet e liderëve dhe drejtuesve të Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk e ka besimin e tij për të përfaqësuar Kosovën në dialog dhe hapur tema për korrigjim të kufijve. Haradinaj i pyetur nga gazetarët në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë sot, ka thënë se ai ia ka dhënë besimin e tij Thaçit për të përfaqësuar shtetin në dialog vetëm për të sjellë njohjen e Serbisë për Kosovën.

“Janë dy etapa, njëra është dhënia e besimit te presidenti i vendit me përfaqësuar vendin në një proces për marrjen e njohjes së vendit për të cilën ka besimin tim, në tema të kufijve dhe territoreve nuk e ka këtë besim dhe nuk kuptova se si jam hisedarë e një teme të tillë… Nëse presidenti e shtron një temë të tillë nuk e ka shtruar në emrin tim, as grupit parlamentar as partisë që përfaqësojë”, ka thënë Haradinaj duke iu përgjigje gazetarëve. Haradinaj po ashtu është përgjigjur ndaj pyetjeve në lidhje me paralajmërimet e LDK-së dhe VV-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Ai ka ironizuar me opozitën duke thënë se nuk është i kënaqur me punën e tyre.

”Jam i pakënaqur me punën e tyre si opozitë, shumë opozitë e dobët janë, ne vazhdojmë të kemi mospajtime por edhe punë kryejmë sot kemi pas një mbledhje me 24 tema dhe vazhdojmë punën për të mirën e qytetarëve dhe nuk e shohim problematike nismën e tyre”, ka thënë Haradinaj. ”…LDK dhe VV janë pa guxim politik për me marrë përgjegjësi dhe bëjnë zhurmë në Parlament dhe i ikin përgjegjësisë, e Qeveria i kryen punët e veta që i takojnë me Kushtetutë dhe me ligj”, ka shtuar kryeministri.

Korrigjimi i kufijve, Haradinaj kundër Thaçit: Nuk e ka besimin tim, i pakënaqur me punën e … Read More »

Rrëfimi i At Zef Pllumit, hetuesi i diktaturës që “shkroi” dënimin e tij me vdekje: Vllau yt mishin ta han, por kockën ta len

Dredhitë dhe mekanizmat e hetuesve të komunizmit për të tjetërsuar të vërtetat dhe për të burgosur njerëz të pafajshëm vijnë të përshkruara me mjeshtëri nga At Zef Pllumi. Në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue” ai ka përshkruar një prej hetuesve të periudhës së komunizmit, Shqyri Çoku. Jo vetëm mënyrën sesi funksionin hetuesitë dhe gjykatat, por me përshkrime reale At Zef Pëllumbi na flet edhe për kërcënimet dhe dhunën që ushtronin në dhomat e hetuesisë. Tre fragmentet e mëposhtme janë shkëputur nga libri III “Rrno vetëm për me tregue” i At Zef Pllumit.

Robnia e gjatë/1967¬1989/GJYQET E POPULLIT VAZHDOJNË
Ditën e gjykimit më thirrën shpejt. Dola i veshun e i mathun me ato tesha të reja. Në dhomën e hetuesit ishte vetëm Shyqyri Çoku. Më foli pa u ulë në karrigë. – Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqyit prapë këtu në duert tona vjen. E kupton apo jo? A e ndigjove mbramë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bajmë ma zi se atij në rasë se i përmendë fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojmë ta shajsh publikisht. – Un nuk e kam sha, por vetëm të kam tregue fjalimet e tij fjalë për fjalë. Pse i shkrueve ti në procesverbal? – I shkrova se i the ti.

Gjatë përpilimit të procesverbalit Shyqi (Shyqyri Çoku) më kishte pyetë se si e konsiderojshem un mbylljen e kishave. Iu përgjigja se ishte veprimi ma i gabuem i Pushtetit Popullor, sepse lirinë e fesë e garantonte nji nen i veçantë i Kushtetutës, mbi të cilin ishte perpilue edhe ligji “Mbi komunitetet fetare”. Përveç kësaj në nji prej fjalimeve të Enver Hoxhës, i mbajtun në Rrëshen në vjetin 1954, thohet tekstualisht se “propaganda kapitaliste e revizioniste çirret me të madhe se në Shqipëri nuk ka liri feje, se janë mbyllur kisha e xhamija. Por kur kanë ndodhur këto në Shqipëri? – pyet Enveri. – Këto gjëra mund të ndodhin atje ndër vendet borgjeze, kapitaliste e revizioniste, por jo kurr në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

–I kam thënë ato fjalë me të vërtetë, – iu drejtova Shyqit (Shyqyri Çokut), – por ti e ngarkove me to procesverbalin për me më ngarkue sa ma shumë. – Me të ngarkue sa ma shumë? Ti pate fatin që të mora un, shkodranë. Ti e din fjalën e popullit që thotë: “Vllau yt mishin ta han, por kockën ta len”. E sikur t’ish kenë për ty nji hetues nga jugu? Ik, ban si të duesh e fol si të duesh, para gjykatet je i lirë, veçse përsëri ndër duer tona vjen.

Atëherë thirri me të madhe: – Jonuz, e ke gadi tjetrin? – Zoti hetues. Ju e keni në dorë punën; ata prokurorët e gjykatësit shkë i keni dhe mund i porositni që ta kalojnë atë faqe të procesverbalit e mos të më pyesin aty. – Jo, more jo, na nuk i porosisim ata, por vetëm të themi ty se të duem të mirën. Jonuzi pruni Dom Nikollë Mazrekun duerlidhun. Ja hoq prangat e me ta na lidhën bashkë të dyve.

Te dera pritshin hetuesat Shyqyri Çoku e Dhimitër Shkodrani. Na shoqnuen deri te “kafazi i të pandehurve”. Kisha ishte plot e përmajë me njerëz. Te vendi i elterit kishin ba nji podium për trupin gjykues. Mbrapa podiumit, nalt, ishte shkrue me shkronja tepër të mëdha: “Drejtësia në shërbim të popullit”. Ndërsa pritej trupi gjykues, Shyqi (Shyqyri Çoku) më tha: – Bukur ka dalë ky sallon i rinisë. Iu përgjigja se arkitekt i kësaj kishe ishte kenë Fishta. – E vetmja gja që i mungon asht ngrofja. – Ditë kaq të ftohta janë të rralla. – Sot asht 7 gradë nën zero, – tha Shyqi (Shyqyri Çoku).

Ndërsa ishem ndër këto mendime, mes asaj zhurme popullore, më preku në sup Shyqyri Çoki dhe më tha: – Zef, motra jote asht aty, në bankën e parë. Don ta shikojsh? – Sigurisht që po! Në bankën e parë ishte ulun nji grue zadrimore, nji nuse; përkrah kishte burrin e vet. Shyqi (Shyqyri Çoku) shkoi dhe foli me te. Ktheu dhe më tha: – A asht motra jote ajo? – Jo, nuk e njof. – Nuk e njef? Në ças u veprue: gruen dhe burrin e saj e nxuerën nga salla. Shifej mirë se publiku aty ishte me ftesa.

Shyqyri Çoku më tha: – Ti nuk ke punë me te as me të tjerët që do të flasin. Ndërkaq të tjerët mbas tij, kund gjashtë persona, kërkuen dënimin tim me vdekje. Në të vërtetë, kur e kërkojshin ata, më dukej mjaft i largtë. Të gjithë flitshin me letra në dorë, sikur t’ishin shkrue dikund njeti. Dikur u paraqit nji grue që punonte në spital e kishte ardhë me bluzën e saj të bardhë. Tha se kishte ndigjue nga altoparlantat e radios lokale se këta priftën këtu thane se feja nuk asht kundra shkencës. Si asht e mundun që t’i thotë këto fjalë, mbasi këta vetë, kur janë të sëmundë, vijnë në spital te ne dhe kërkojnë ndihmën e ilaçeve dhe jo të fesë, tha ajo. /Fragment nga libri “Rrno vetëm për me tregue”/ At Zef Pllumi/ LIBRI III/

Rrëfimi i At Zef Pllumit, hetuesi i diktaturës që “shkroi” dënimin e tij me vdekje: Vllau yt mishin ta han, por kockën ta len Read More »

Tangërllëku i madh i shqiptarëve brekëgrisur!

Nga Mentor Kikia

Ky që shikoni në foto është është një plazh, në një qytezë kroate, Podgora quhet. Eshtë një ndër fotot që përhapin agjensitë pomovuese kroate. Tregon një plazh të bukur, në të cilin njerëzit shtrihen nëpër shtrojet e tyre. Nuk ka shezllone, nuk ka lokale, ahengje… thjeshtë natyre, natyre siç e ka bërë natyra…
Në Shqipëri nuk gjen asnjë vend të frekuentueshëm kështu. Sepse kudo kanë mbirë lokale e mejhane. Sepse, ne që deri në 1990, iknim në plazh me trena ngjeshur bark më bark e kurriz më kurriz, me skoda e zisa ngarkuar, befas na hipi një lloj tangërllëku i pashoq.

U krijua shpjet e shpejt klasa e tangërllëksave, që kur shkonik në plazh jo vetëm që nuk e vinin prapanicën në shtroje, por filluan të prenotojnë edhe zhezllone VIP, rrethuar me pëlhura intime, nga ato që kishte thurur dikur vetë Penelopa. Dhe tangërllëku është sëmundje e keqe, është ngjitëse. Sepse nëse e bën njëri këtë, tjetri nuk do të duket më poshtë atij dhe fap, e bën edhe ai. Të shkosh në Dhërmi e të ulesh në shtrojen tënde? Bah, po ta marrin vesh në Tiranë, si do të dalësh në facebook pastaj, ke më surrat?

Dhe këtij tangërllëku, biznesmënt iu përgjigjën fap e fap, me çmime, (edhe si ai i Dhërmiut, një kokërr vezë 8000 lekë) e me lokale në cdo cep. Aq sa sot lufta më e madh që bëhet në plazhe është të gjesh një gur ku të ulesh, pa të kërkuar para “pronari”.
I pafshim hairin tangërllëkut!

Tangërllëku i madh i shqiptarëve brekëgrisur! Read More »