Aurora

Faktet pse duhet shkarkuar Fatmir Xhafaj, lufta false e ministrit me bandat kriminale

Shqipëria është shndërruar në arenë lufte mes bandave kriminale e mafioze, ndonëse çdo dy muaj kemi dëgjuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, t’i shpallë luftë krimit të organizuar. Bandat po lulëzojnë dita-ditës dhe po fitojnë gjithnjë e më shumë terren, duke bërë të pamundur ndërhyrjen dhe kontrollin e policisë, e cila deri më tani nuk ka zbardhur asnjë vrasje mafioze të ndodhur kohët e fundit, ku kryesisht është goditur Shkodra.

Qyteti verior, por edhe qytete si Vlora, Durrësi, Elbasani janë tërësisht nën kontrollin e krimit të organizuar dhe mundësia për t’i shpëtuar nga dora e hekurt e kriminelëve thuajse nuk ekziston. Kjo tregon qartë se qeveria dhe ministri Xhafaj e kanë kufizuar luftën ndaj krimit të organizuar vetëm në disa deklarata propagandistike, që tregojnë se Fatmir Xhafaj duhet shkarkuar një orë e më parë nga posti që mban.

Sa herë që lufta ndërmjet bandave shkakton viktima të shumta, Xhafaj takon strukturat e policisë dhe i shpall luftë bandave. Në dhjetor 2017, disa muaj pas ngjarjes, ende të pazbardhur, mes policisë së Elbasanit dhe fisit Çapja, Ministri Xhafaj deklaroi se:

“Çapajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin e merituar.”

Disa muaj më vonë, në prill 2018, Xhafaj sërish i shpalli luftë bandave, duke u shprehur se:

“Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit. Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t’i vënë para përgjegjësisë dhe ligjit. Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë.

Do ua nxijmë jetën! […] Kemi këtu [në Elbasan] dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë e po punojmë për to për t’i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund t’i vëmë para përgjegjësisë penale.”

Të njëjtën deklaratë bëri edhe dje, si përgjigje për krimet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur ditët e fundit në Shkodër. Duke folur nga foltorja e kuvendit, Xhafaj tha se:

“Ne jemi përfshirë në një luftë intenisve me grupet kriminale. Kemi bërë një skanim të plotë të tyre, një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje, as pardje por që e kanë zanafillën me vite të tera me aktivitet intensiv. Gjatë muajit shtator- tator në saj të provave që kemi mbledhur dhe punës intesive që kemi bërë jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminel. Ne do të vijojmë me përgjegjësi luftën pa kompromis ndaj këtyre grupeve krimianale.”

Të gjitha këto deklarata të Fatmir Xhafajt janë vetëm fjalë propagandistike, pasi bandat në të gjitha qytetet vijojnë të godasin në çdo kohë dhe pa ju trembur syri, duke treguar se ata janë aq të fortë sa më parë dhe fjalët e ministirt nuk i kanë trembur aspak. Ata vazhdojnë të fitojnë terren e pushtet, deri sa një ditë mbase do të rrezikojnë seriozisht edhe karrigen e ministrit apo të vetë kryeministrit./Pamfleti

Faktet pse duhet shkarkuar Fatmir Xhafaj, lufta false e ministrit me bandat kriminale Read More »

Forbes publikon listën e shqiptarëve më të pasur, ja kush janë

Revista e njohur ndërkombëtare “Forbes” ka publikuar listën e 10 njerëzve më të pasur në Shqipëri. Gjetjet e një sondazhi për shqiptarët më të pasur në vitin 2018 janë publikuar të martën. Disa prej emrave të përzgjedhur nga sondazhi prej vitesh qëndrojnë në top-listën e sipërmarrësve me kapital dhe fitim më të madh. Anketa u krye nga “Forbes Magazine”, metoda e anketimit u fokusua në dy komponentë kryesorë; fitim i realizuar dhe kapitali. Revista vë në dukje se bizneset që nuk deklarojnë fitimin e tyre janë të pozicionuar më poshtë në listë. Është viti i tretë që bëhet ky studim. Kjo është listat e dhjetë njerëzve më të pasur në Shqipëri për dy vitet e mëparshme, sipas Forbes.

1- Samir Mane 2- Shefqet Kastrati 3- Vasil Naçi 4- Behar Çukaj 5- Tom Doshi 6- Rrok Gjoka
7- Grigor Joti 8- Idajet Ismailaj 9- Vilma Nushi 10- Pëllumb Salillari

Lista e 10 më të pasurve të vendit kryesohet nga Saimir Mane, presidenti dhe pronari i Grupit Balfin një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Shërbimet: Ndërtimi i zonave tregtare dhe industriale, industria minerare, investimet në bujqësi dhe turizëm.

Forbes publikon listën e shqiptarëve më të pasur, ja kush janë Read More »

“Jam shqiptare”, këngëtarja deklaron origjinën në Greqi

Një tjetër këngëtare në Greqi ka deklaruar se është me origjinë shqiptare.
23-vjeçarja Bela Meri, e cila kishte marrë pjesë në X Factor në shtetin grek, tregoi publikisht se është nga Shqipëria, konkretisht nga Korça.

Ajo e ka zbuluar të vërtetën në një studio televizive ku ka folur për karrierën e saj dhe për origjinën.

“Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, u shpreh ajo.

Bela Meri është në fillimet e karrierës së saj në Greqi, megjithatë ka kënduar cover disa këngë mjaft të njohura greke.

Disa muaj më parë, Eleni Foureira deklaroi publikisht se është shqiptare. Ajo është këngëtare mjaft e suksesshme në Greqi dhe së fundmi përfaqësoi Qipron në Eurovizion ku zuri vendin e dytë.

“Jam shqiptare”, këngëtarja deklaron origjinën në Greqi Read More »

Basha i ashpër nga Shkodra, thirrje për aksione radikale

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nisi nga Shkodra mobilizmin e strukturave të Partisë Demokratike për t’iu përgjigjur sfidës jetike të vendit, çlirimit të qeverisë nga krimi. Në takimin me kryesinë e degës së Shkodrës Basha kërkoi që përfaqësuesit e PD të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit – frikën që krimi ka nga Partia Demokratike, e cila ka treguar me vepra tolerancën zero ndaj krimit sa herë ka drejtuar vendin.

“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.”- tha Basha.

Lidhja e qeverisë me krimin, i cili bën ligjin në çdo qytet të vendit, asgjesimi i institucioneve dhe pasiguria e qytetarëve për jetën janë arsyet kryesore që po e çojnë opozitën dhe popullin drejt përballjes si rruga e vetme e mbetur për ndryshimin e gjendjes.

“Prandaj ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.”- tha Basha

Basha i ashpër nga Shkodra, thirrje për aksione radikale Read More »

Rama flet për Zahon: Nëse shkolla do më thoshte se do i heqim celularin, do…

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në familjen Karaj për t’i dhuruar librat dy fëmijëve të tyre Greisit dhe Reit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Rama ka ndarë disa shqetësime me prindërit e nuk ka munguar dhe një bashkëbisedim me fëmijët.
Një nga këto tema ishte dhe ndalimi i celularëve në shkolla. Me sa duket edhe kryeministri ka problemin e celularit me djalin e tij të vogël Zahon pasi tha se nëse do ia kërkonin t’i hiqnin celularin do ishte njeriu më i kënaqur.

“Prindërit kanë hallin kryesor në këtë pikë. Në qoftë se mua shkolla do të më thoshte do ia heqim celularin Zahos, nuk është bërë akoma për shkollë unë do isha njeri më i kënaqur. Sepse është komplet jashtë kontrollit të vetes, jo më të mësuesit dhe tëndit kur është në shkollë. Vetëm keq ka ajo punë, s’ka asnjë të mirë, s’ka asgjë pozitive”, u shpreh Rama.

Rama flet për Zahon: Nëse shkolla do më thoshte se do i heqim celularin, do… Read More »

Vajza e Jozefina Topallit merr post të rëndësishëm në bankën ndërkombëtare

Vajza e ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topallit, Megi ka marrë post të rëndësishëm në bankën ndërkombëtare. Ky lajm bëhet i ditur nga vetë Megi Topalli nëpërmjet një postimi në “ Facebook”.

Postimi:
Si perfaqesuese e Bankes per Zhvillim te Keshillit te Evropes ne Paris, sot mora pjese ne nje nder konferencat me te mira politike, ekonomike, financiare boterore, The Dialogue of Continents Forum: Drifts or Connectivity?

Ne konference mes te tjereve merrte pjese nje nder mendjet me brilante te financave globale Lorenzo Bini Smaghi, Ish kancelari austriak Alfred Gusenbauer, Profesor i Princeton University, Harold James, si dhe guvernatore te bankave me te medha te evropes, perfaqesues te larte te Ëorld Bank, EBRD, ECB, BRICS, etj.

Vajza e Jozefina Topallit merr post të rëndësishëm në bankën ndërkombëtare Read More »

Imami i njohur shqiptar befason me ligjërimin: Femrat i bëjnë meshkujt hajdutë

Imami i njohur, Elvis Naçi, përmes një ligjërate të mbajtur së fundmi dhe të bërë publik në faqen e tij të Facebook-ut, ka befasuar me fjalët e tij.

Ai ka folur për “veprat që na japin lirinë e vërtetë dhe jo lirinë e shkatërrimit dhe të mashtrimit”, ku ndër tjera është shprehur se femrat i çojnë meshkujt drejt vjedhjeve dhe mashtrimeve, pasi ato duan para dhe makina të shtrenjta e kështu i detyrojnë ata të kryejnë të tilla vepra.

Imami i njohur shqiptar befason me ligjërimin: Femrat i bëjnë meshkujt hajdutë Read More »

E frikshme, për 8 muaj u mbyllën 9260 biznese-33 në ditë. Ja pse po e rishikon qeveria buxhetin

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj mbi situatën në vend.

Në një status në “Facebook”, Tabaku nxjerr fakte që sipas saj tregojnë se ekonomia është përkeqësuar, mungojnë investimet e huaja dhe borxhi është rritur. Tabaku llogarit se 60 % e investimeve të huaja, është nga TAP, investim i trashëguar nga PD.

Deputetja e PD tregoi të dhënat zyrtare për rënien e ekonomisë. Sipas saj nga janari në gusht janë mbyllur 9260 biznese ose 33 biznese në ditë. Tabaku thotë se qeveria po e rishikon buxhetin, sepse mungojnë 86 milionë dollarë, ndërsa borxhi publik është rritur ndjeshëm.

Sipas saj, duke llogaritur edhe PPP, borxhi është 83% apo 20% më i lartë sesa kur PS mori qeverinë.

STATUSI I TABAKUT
Nuk shpëtohet ekonomia duke shpresuar në kopje, zoti Ministër!
Ministri Ahmetaj nga rehatia e kolltukut të parlamentit foli sot i shkujdesur për Aktin Normativ dhe arritjet e qeverisë me pushime. Ndër arritjet që ai theksoi me tonin grotesk që shoqëron zakonisht raportimet aspak serioze të ministrisë që përfaqëson, vërehej dhe krenaria e tij për rritjen e disa zërave specifikë. Ndërsa në një miks reagimesh dhe frustimesh për akuzat e vërteta të opozitës u përpoq të justifikohej.
Një nga pikat që ai theksoi më fort në ligjërimin e tij grotesk ishin Investimet e huaja. Pretendimi ishte që investimet e huaja po njohin një rekord mbresëlënës, 210 milion euro pretendon ministri Ahmetaj se kanë sjellë të huajt në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë 2018. Po ta vendosësh ministrin përballë ministrit Ahmetaj të katër muajve më parë do të shohësh të njëjtën eufori për investimet e huaja, të njëjtin entuziazëm për një shifër tjetër. Ky lloj entuziazmi i ngjan atij të një nxënësi të dobët që ka përfituar nga kopja tek një student i mirë dhe ia ka arritur të marrë një notë të mirë jo nga zotësia e tij apo mësimi por nga kopja që ka mundur të marrë për katër vjet e disa muaj. Provojeni largojeni nxënësin e mirë nga banka përpara ministrit dhe shiheni se sa i zoti do të jetë ministri orator dhe entuziast me arritjet e kopjes.

Tani, Banka e Shqipërisë raporton sistematikisht se mbi 60% e Investimeve të huaja, pra vlerës 210 milionë euro që pretendon ministri, është produkt i TAP. Siç i madh dhe i vogël e di tanimë, TAP është një projekt i sjellë në Shqipëri nga qeverisja e PD, një projekt tejet serioz që i ka dhënë hov ekonomisë dhe investimeve në një kohë krize dhe euforie false. Por kjo nuk e pengon ministrin që të gëzohet si një fëmijë edhe kur Komisioni Europian nënvizonte jo më larg se një muaj më parë se “Shqipëria rrezikon që nga njëri vit në tjetrin të përballet me sfidën e zvogëlimit të investimeve të huaja direkte në kushtet kur dy projektet e mëdha të energjisë(TAP dhe Devolli) po kompletohen dhe kur investimet e tjera kanë në bazë burimet natyrore apo janë të patregtueshme.”

Ndryshe nga ministri dhe institucioni që ai përfaqëson, Komisioni Europian ka marrë nën vëzhgim të gjithë programin ekonomik të qeverisë (njësoj si opozita) dhe ka arritur në të njëjtin përfundim si ne si opozitë. Shqipëria rrezikon të përthahet si pasojë e mungesës së projekteve. Udhëtimet em charter sa nga Turqia në vendet ekzotike duket se nuk e kanë ndihmuar as ministrin dhe as qeverinë shqiptare që të sjellin një projekt serioz investimi.

E vetmja arritje personale e ministrit dhe qeverisë lidhet me rënien e kredisë për biznese por rritjen e lejeve të ndërtimit. Shqipëria, në të vërtetë, është vendi I vetëm në botë ku biznesi zhvillohet edhe kur kredia është me rritje negative në lidhje me biznesin. Kjo vjen si pasojë e aftësive të qeverisë për të integruar pastrimin e parave në biznes, për të prodhuar kështu një piramidë që mund t’i zërë nga dita në ditë shqiptarët poshtë. Por, njësoj si me krenarinë e një studenti që ka kopjuar dhe kalon klasën me të, është edhe krenaria e një ministri që rreh gjoksin për mbivlerësimin fallco të lekut. Një mbivlerësim që nuk i shërben askujt, pasi sot leku është në zhdukje, në sensin që shqiptarët konsumojnë më pak. Prova më e qartë për këtë janë bizneset, nga Janari 2018 në gusht 2018 janë mbyllur 9260 biznese, kjo do të thotë se 33 biznese në ditë janë mbyllur nga fillimi vitit deri më sot.

Disa biznese i vendosin fajin konsumit të ulët, të tjerë taksave të qeverisë (përfshirë dhe TVSH-në). Por, edhe këtu ministri duhet mirëkuptuar. Kur ai flet për rritje të konsumit e ka fjalën për rritje të konsumit në sportelet e marketeve të oligarkëve avokat i të cilëve ai është shndërruar. Në këtë aspekt tani për tani ministri ka të drejtë, konsumi tek oligarkët është rritur sikundër edhe mirëqenia e tyre. Çështja është që Shqipëria banohet nga shqiptarët dhe jo nga oligarkët të cilëve ministri i bën yzmetin e përvtishëm në paketat fiskale dhe matrapazllëqet e taksave.

Arsyeja përse qeveria po risheh buxhetin lidhet ngushtë me mosrealizimet e taksave, kjo në fakt ka qenë arsyeja e vërtetë e saj nga 2014 e këndej. Të dhënat e 7 mujorit për të ardhurat referojnë një mosrealizim prej 86 milionë USD, imagjinoni më së paku se sa do rriteshin pensionet realisht për gjithë vitin nga qeveria nëse do të kishim më shumë eficencë?

E frikshme, për 8 muaj u mbyllën 9260 biznese-33 në ditë. Ja pse po e rishikon qeveria buxhetin Read More »