Prestigjozja amerikanë “The Economist” me anë të një reportazhi tregon që lufta e autoriteteve ndaj karteleve të drogës po bëhet thuajse e pamundur. Sipas këtij shkrimi mbi 8 milionë njerëz konsumojnë kokainë, ndërsa listën e vendeve e kryeson Shqipëria ku 2.5% e popullsisë është përdorues i kësaj droge.
Shqipëria ka thyer të gjitha rekordet për drogën dhe tani vjen raporti edhe për kokainën. Rama ka thyer edhe rekordin e Kolumbisë për kokainën që kosnumojnë shqiptarët. Ndërsa shqiptarët janë të parët në botë për përdorimin e Kokainës, kolumbianët janë në vendin e 34-të.
“The Economist” me anë të një reportazhi me titullin “Kokaina, pse kartelet e drogës po fitojnë”, e ka listuar Shqipërinë në krye të listës për konsumin e drogës.
Prestigjozja amerikane tregon se 2.5% e shqiptarëve konsumojnë kokainë dhe arsyeja e këtij fakti është se vendi përdoret si tranzit për kokainën afgane.
Mbi 8 milionë njerëz në të gjithë botën janë përdorues të kokainës dhe vendet më të prekura sipas “The Economist” janë Britania,
Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë reportazh tregohet edhe se sa kushton një kilogram kokaine në disa shtete të globit.
Në Kolumbi 1 kg arrin të shitet për rreth 2.200 dollarë, në Meksikë mund të shkojë nga 12-16 mijë dollar, ndërsa në Europë çmimi i 1kg kokainë mund të kapë vlerën e 55 mijë dollarëve.
Transporti i kokainës, sipas prestigjozes, po bëhet në rrugët e vjetra të kanabisit, por kartelët e drogës kanë gjetur edhe linja të reja, gjë që e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve.
Më tej tregohet se vetëm në Ngushticën e Gjibraltarit transporti i kokainës u rrit me 300%. Ndëërsa 7.7 ton e kokainës kolumbiane ka hyrë në Meksikë dhe SHBA.
“Një rrjet i errët i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, përdorin tani internetin për të blerë dhe për të shitur drogë në mënyrë të fshehur, duke e bërë një luftë të të vështirë për autoritet të cilat nuk mund ta fitojnë kurrë atë”.
“The Economist” thotë se SHBA shpenzon 40 bilion dollarë në luftën kundër drogës, ku arrestohen 1.5 mln qytetarë të lidhur me këtë trafik.
Gjithashtu nga përdorimi i kokainës në 2016 kanë gjetur vdekjen 10 400 persona, një shifër që ka ardhur në rritje të frikshme nga viti në vit.
Shkrimi në “Ëashington Times” ka përfshirë në debatin me Ramës dhe Bashës edhe deputetin socialist Erion Braçe. Basha në reagimin e tij shkruante se populli është ai që do të thotë fjalën e fundit për kokat e krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se Rama ka kapur drejtësinë. Por socialisti Braçe, teksa ironizon qëndrimin e deputetit demokrat në emër të popullit, thotë se drejtësia do të veprojë si buomerang ndaj Bashës, ashtu siç edhe ai vetë e kërkon.
Reagimi i deputetit Erion Braçe:
Kur Lulezim Basha flet ne emer te Popullit, eshte mu sikur Breshka te kendoje e kerceje Rock! Sipas tij, Reforma ne Drejtesi nuk egziston; Sipas tij, Reforma ne Drejtesi egziston vetem per Edi Ramen dhe ambasadoret qe ai ka blere me parate e droges;
Sipas tij, Populli nuk e ha kete dhe Populli shume shpejt do e zhbeje Reformen dhe Drejtesine qe po rithemelohet prej saj! Ky eshte kulmi! Cili popull Lulezim? Ai qe ti e vrave me pushke te shtetit mu ne mes te bulevardit? Per cilen Drejtesi do cohet ky Populli, per kete qe po zhbehet pikerisht sepse me te, Ti, as u hetove e as u gjykove per vrasjet ne Popull?
A e kupton qe nese do ket gjyq te Popullit, pari para tij duhet te jesh Ti, vrasesi serial i kater burrave te varfer e te ndershem?! Sepse jo vetem i dhe amnisti vetes, por nuk le qe te denohej asnje nga vrasesit e tu te skuadres se pushkatimit. Deri ne fund dhe shume shpejt, sic ti e kerkon!
Drejtori i ALUIZNIT, Artan Lame i është përgjigjur akuzës së një qytetari nga Saranda se ka legalizuar dy objekte të paligjshme në Sarandë. Lame hedh poshtë akuzat e qytetarit duke e sqaruar se asnjë nga pretendimet e bëra nuk është i vertetë. “Pra si fillim, asnjë nga këto dy objekte nuk ka lidhje me mua, dmth akuza jote, me emer e mbiemër, bie poshtë e gjitha. Jemi në rregull bashkë? Dhe meqenëse je, apo të paktën ke qenë ushtarak dhe, nga fotografia të shoh që ke një pëllëmbë mustaqe ?, me mirësjellje të kërkoj që, siç më akuzove publikisht, tani edhe të më kërkosh ndjesë gjithashtu publikisht”, shkruan Lame.
Ndërkaq kreu i ALUIZNIT nuk ngurron t’i kërkojë qytetarit ndjesë publike. “Jemi në rregull bashkë? Dhe meqenëse je, apo të paktën ke qenë ushtarak dhe, nga fotografia të shoh që ke një pëllëmbë mustaqe ?, me mirësjellje të kërkoj që, siç më akuzove publikisht, tani edhe të më kërkosh ndjesë gjithashtu publikisht. Kaq si fillim. Të shkojmë më tej. Ta zëmë se më kërkove ndjesë dhe le të merremi me ALUIZNI-n tani. Mirëpo nuk do harruar që Aluizni është veçse hallka e fundit e një zinxhiri të turpshëm përgjegjësish dhe institucionesh që nuk kanë bërë punën e tyre vit pas viti.
Sepse, për sa mund të të duket absurde, të dyja këto objekte janë ndërtuar në truall që është pronë e tyrja (ose më saktë kryesisht pronë e tyrja, se kanë zënë edhe pak pronë shtet). Dmth që e kanë shitur lojën ato institucione që ju kanë dhënë truall në pronësi në pika kaq delikate sa ç’është hyrja e Portit apo lulishtja e Spitalit”, shkruan ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë: PËRGJIGJE E HAPUR NJË LETRE TË HAPUR
Para disa ditësh, një qytetar nga Saranda, z. Arben Seraj, i ka dërguar një letër publike drejtorit Artan Lame me shqetësimet e tij rreth disa legalizimeve. Këtu në vijim përgjigjja e drejtorit Lame, gjithashtu publike. Zoti Arben Seraj, natyrisht që ma dërguan linkun me letrën e hapur postuar në profilin tënd në fb. Për miletin që s’ka nge ta lexojë, po bëj një përmbledhje. Më akuzon me emer dhe mbiemër që unë Artan Lame, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t kam legalizuar në Sarandë dy objekte të paligjshme. Me thënë të drejtën, të gjitha objektet që legalizohen janë të paligjshme, por të themi që qenkan legalizuar në kundërshtim me ligjin e legalizimeve. Në fund, si qytetar më kërkon që të vë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës.
E the tënden Arben? Tani dëgjo timen. Objekti i parë, pra ai në hyrje të Portit nuk është legalizuar, pra rezulton ende sot objekt pa leje. Objekti i dytë, pra ai në oborrin e Spitalit, është legalizuar më 01.06.2013, pra në muajt e fundit të qeverisë Berisha-2. Pra si fillim, asnjë nga këto dy objekte nuk ka lidhje me mua, dmth akuza jote, me emer e mbiemër, bie poshtë e gjitha. Jemi në rregull bashkë? Dhe meqenëse je, apo të paktën ke qenë ushtarak dhe, nga fotografia të shoh që ke një pëllëmbë mustaqe ?, me mirësjellje të kërkoj që, siç më akuzove publikisht, tani edhe të më kërkosh ndjesë gjithashtu publikisht.
Kaq si fillim. Të shkojmë më tej. Ta zëmë se më kërkove ndjesë dhe le të merremi me ALUIZNI-n tani. Mirëpo nuk do harruar që Aluizni është veçse hallka e fundit e një zinxhiri të turpshëm përgjegjësish dhe institucionesh që nuk kanë bërë punën e tyre vit pas viti. Sepse, për sa mund të të duket absurde, të dyja këto objekte janë ndërtuar në truall që është pronë e tyrja (ose më saktë kryesisht pronë e tyrja, se kanë zënë edhe pak pronë shtet). Dmth që e kanë shitur lojën ato institucione që ju kanë dhënë truall në pronësi në pika kaq delikate sa ç’është hyrja e Portit apo lulishtja e Spitalit.
Pastaj, për sa mund të të duket sërish absurde, njëri nga ato dy objekte është edhe me leje ndërtimi, të vitit 1998 (!!!) dhe tek Aluizni ka ardhur se ka shkelur lejen. Pra e paska shitur lojën edhe Bashkia që i ka dhënë leje ndërtimi në vitin 1998, edhe Këshilli i Rrethit që kanë dhënë lejen e sheshit të ndërtimit në vitin 1994 në lulishte. Madje e ka shitur lojën edhe Prefektura e asaj kohe, që ka verifikuar vlefshmërinë ligjore të lejes së ndërtimit dhe i ka dhënë në fuqi.
Pastaj e ka shitur lojën policia ndërtimore (qëndrorja) që ka lejuar të ndërtohet pa leje m’u midis qytetit në të dy rastet. Se njëri është fare pa leje, ndërsa tjetri ka leje për 2 kate e ka bërë 4 kate pastaj. E ka shitur lojën prapë edhe Bashkia dhe inspektoriati i ndërtimit i Bashkisë, që kanë lejuar të ndërtohet pa leje brenda kompetencave të tyre territoiale. Pastaj e ka shitur lojën polici i Portit dhe drejtori i Spitalit që kanë lejuar që në hundë të tyre të ndërtohet pa leje. Pastaj e ka shitur lojën Hipoteka e asaj kohe që ka lejuar të regjistrojë dhe të lëshojë certifikata pronësie me probleme origjine.
Dhe në fuuuund faaare, për njërin prej objekteve, e ka shitur lojën edhe ALUIZNI i kohës së Saliut, që e ka legalizuar në vitin 2013. Me një llaf e kanë shitur lojën të gjithë, po të gjithë ama (përveç meje, që po i ha të thartin kësaj çorbe). Po s’është halli tek halli im, është tek e gjithë historia jonë me pronat përgjatë këtij çerekshekulli, që janë shqyer e çaplyer sa s’ka ku të vejë më dhe jo nga ca alienë që s’dihet se nga na erdhën, por nga ne, nga bashkëqytetarët tanë, nga të zgjedhurit tanë, nga të emëruarit e këtij shteti, nga gjyqtarë, noterë e avokatë, nga police, kontrollorë, inspektorë e zyrtarë, nga miqtë, të afërmit e të njohurit tanë. T’i futim të gjithë brënda? Punë që bëhet, po kush do u japë të hanë pastaj, se kam frikë se mos bëhen më shumë brënda se jashtë!
Ajo që bënë shqiptarët me pronën në këta 28 vjet, s’ka libër e roman që e tregon dot dhe nuk ndreqet më nga fillimi, edhe sikur të ngjallet Ai që vdiq në ‘85-ën. Por të paktën të ndreqim ç’mundemi në këto vite në vijim. Me modesti ta them se pikërisht këtë po përpiqemi të bëjmë. Legalizimi i pronës, pavarësisht se edhe unë kam vërejtjet e mia, është hapi i parë duhur dhe nuk besoj që ka njeri që e vë më në dyshim që ja dolëm ta bëjmë. Bërja e Kadastrës së re nga krei në fund, është një tjetër gjë e domosdoshme dhe në drejtimin e duhur. Jo se merrem unë me këtë punë dhe më ngjan kushedi se ç’është, por realisht, nëse kjo Qeveri do ja dalë të ngrejë një kadastër të besueshme, të saktë dhe të përdorshme nga të gjithë, do t’i japë të ardhmes së vendit themelin e shëndoshë qoftë për ekonominë, qoftë për bujqësinë, e qoftë për paqen sociale, se lanë leshtë njerëzia duke u zënë vëlla me vëlla për një copë tokë e një dhomë shtëpie. Në këtë proces, vullneti është, na duhet vetëm kohë, durim dhe djersë. Të falenderoj dhe pres atë ndjesën që thashë sefte?.
Shëndet,
Artan Lame
Marrëdhëniet e Enver Hoxhës me udhëheqjen jugosllave kanë qenë nga më të çuditshmet. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, Partia Komuniste e Jugosllavisë dërgoi përfaqësuesit e saj në Shqipëri dhe tashmë është i njohur fakti se ata ndihmuan në krijimin e PKSH-së dhe në vendosjen në krye të saj Enver Hoxhën.
Këto marrëdhënie vazhduan edhe pas luftës e madje u shtrinë edhe në sektorin e ekonomisë. Por qëllimi i PKJ ishte që ta kthente ekonominë shqiptare në varësinë e saj e përfundimisht edhe Shqipërinë në një nga republikat e federatës jugosllave.
Prishja e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave u shoqëruan edhe me arrestime, vrasje e pushkatime. Këto marrëdhënie nuk njohën më përmirësim pasi përfundimisht Enver Hoxha u lidh me BRSS dhe vendosi kontakte të ngushta miqësore me Stalinin. Pas kësaj periudhe Jugosllavia u shpall armike e Shqipërisë.
Por vendet fqinjë kanë edhe lidhje territoriale mes tyre. Nëse ndarjet territoriale nuk administrohen si duhet, atëherë paraqesin probleme…
Aktualisht Shqipëria po vuan një nga periudhat më të vështira në sistemin hidroenergjetik. Për shkak të verës së thatë, me temperatura të larta dhe pa reshje, niveli i liqeneve të kaskadës së Drinit që sigurojnë energjinë në vend, ka rënë shumë.
Vite të tilla të thata janë konstatuar edhe gjatë diktaturës. Në verën e një prej viteve më të thata Jugosllavia vendosi të mbyllë portat e liqenit të Ohrit nga i cili furnizohet lumi Drin. Por përgjigja e udhëheqjes komuniste shqiptare ishte i menjëhershëm.
“Nëse Tito mbyll portat e Ohrit për Drinin atëherë unë do të shpoj një tunel në Qafëthanë dhe do ta thaj fare Ohrin”, ka kërcënuar Enver Hoxha.
Ky deklarim nuk ishte i rastësishëm. Burime nga arkivat bëjnë me dije se për këtë qëllim u thirr një grup i specialistëve më të njohur në vend të kësaj fushe të cilëve iu kërkua një studim. Ky studim u përgatit në kohë rekord dhe iu paraqit diktatorit. Sipas këtij studimi, nëse shpohej një tunel në pjesën fundore të Qafëthanës, atëherë ai mund të thante krejtësisht ujin e Ohrit. Uji do të drejtohej për në shtratin e lumit Shkumbin.
Ky kërcënim iu bë me dije qeverisë së Beogradit dhe që nga ai moment Tito as që e çoi nëpër mend që të urdhëronte mbylljen e portave të Ohrit./korrieri
I është përgjigjur menjëherë Lulzim Basha akuzës së kryeministrit Edi Rama se opozita po paguan shkrime në mediat e huaja kundër Vetingut dhe reformës në drejtësi.
“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund👊”,– shkruan Rama me një gjuhë të fortë.
Me të njëjtën gjuhë iu përgjigj edhe kreu i opozitës.
“Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt” shkruan Basha.
Dhurata Sulçe prej 14 vitesh lufton për të gjetur vrasësit e vëllait të saj në Greqi, por betejën e saj të parë e fitoi në Gjykatën e Strasburgut.
Megjithëse familja e Luan Bërdëllimës nuk u informua asnjëherë nga pala greke se çfarë fati patën hetimet ndaj një polici të dyshuar për krimin, përmes monitoruesit grek të Helsinkit ata ngritën padi kundër shtetit grek dhe në vendimin e Strasburgut thuhet se secili nga të afërmit e Luan Bërdëllimës, një emigrant i rregullt në Greqi i vrarë në moshën 36-vjeçare, duhet të dëmshpërblehet nga shteti dhe përpos kësaj shteti grek duhet të ndërmarrë masa për përshtatjen e ligjit të brendshëm.
“Duam që fajtori të gjykohet, mos të lihet i lirë si në këto 14 vitet e fundit. Të hapen sërish hetimet”, thotë Dhurata.
Gjykata e Strasburgut thotë se hetimet paraprake zgjatën mbi 4 vjet dhe gjatë viteve 2005-2006 nuk u ndërmor asnjë veprim hetimor, dhe se dëshmitarët, të cilët u larguan nga frika, nuk u pyetën.
I vetmi i dyshuar u mor në pyetje dy vjet pas vrasjes së emigrantit, por ndonëse çështja kishte të dhëna për një oficer policie, autoritetet nuk treguan zell për ta zbardhur, thotë Gjykata e Strasburgut. “Vëllai im u vra kot, ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar aty”, thotë Dhurata.
Si shkelje evidentohet edhe fakti që familjarët nuk u përfshinë si palë civile. Motra e të ndjerit, edhe pse ishte në listën e dëshmitarëve, nuk u thirr asnjëherë në gjykim. Gjykata evropiane thekson se autoritetet greke ishin të detyruara të informonin kërkuesit për vijueshmërinë e procesit dhe të hetimeve, por edhe tu vendosnin në dispozicion aktet si edhe dëshmitë mbi përfshirjen e një oficeri policie në vrasje.
Pas fitores në Strasburg, Sulçe shpreson edhe në ndihmën e autoriteteve shqiptare për rihapjen e dosjes: “Ministria e Jashtme shpresoj që të bëjë diçka tani sepse atëherë nuk bëri asgjë”./tch
Avokati Spartak Ngjela vijon t’i qëndrojë mendimit se nuk do të ketë shpëtim për të korruptuarit shqiptar. Sipas tij reforma në drejtësi po bën hapat në mënyrën e duhur.
“Të tërë këta jetojnë vetëm në funksion të vizionit ndërkombëtar për drejtësinë shqiptare deri tani. E kanë gabim se nuk e ndalojnë dot. Janë të korruptuar. Asnjë gjë nuk e kanë në dorë shqiptarët” ,shprehet Ngjala në një intervistë për Report Tv.
Sipas tij reforma në drejtësi, “I kap 40% të opozicionit që kanë qenë në pushtet, kanë marrë fund. Nuk i justifikojnë dot pronat, e pamundur. Me reformën në Shqipëri ndryshon lidershipi politik.”
Ngërçi i krijuar në Kushtetuese, sipas avokat Spartak Ngjelës është pozitiv, pasi kjo Gjykatë nuk mund të pengojë dot reformën në drejtësi
Sipas Ngjelës, dështimi më i madh i Ramës është politika e jashtme, ndërsa përsa i përket opozitës, ai thotë që nuk ka besim mes PD dhe LSI.
Lajme jo të mira vijnë nga sinoptikanët për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë fund gushti dhe kryesisht për fundjavën. Duke nisur nga dita e nesërme do të kemi ndryshime temperaturash si dhe reshje shiu. Sinoptikanët kanë parashikuar reshje shiu gjatë dy ditëve të ardhshme.
Ja parashikimi i METEOALB/ MOTI FUNDJAVA: sot dhe nesër, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në pjesën e dytë të ditës kur priten shira të përkohshëm në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër. Dita e diel sjell fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremin Jugperëndimor i cili do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Dita e hënë paraqitet me vranësira dhe shira në gjithë territorin, më të konsiderueshëm në Qendër dhe zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të sjellin rënie të lehtë dhe graduale deri të henën kur pritet një rënie me të paktën 3°C në të gjithë territorin duke bërë që vlerat ekstremale në rang Shqipërie të luhaten nga 9 në 31°C.