Aurora

Ramës i “pret timoni” shtrembër e i nxjerr makina “tym”, të ndërroj urgjent 2 “gomat e para” Ahmetaj-Xhafaj dhe “marmitën” Nikolla

Në fushatën elektorale të qershorit 2017, kur Edi Rama veshi brekushet dhe doli nëpër Shqipëri, duke kërkuar pushtetin i vetëm, me lutjen “na i jepni atë shejtan votë, që të mos kemi shejtanin në prehër”, deklaroi se e donte “timonin vetëm”, që gjatë mandatit 2017-2021, të mos ia ndryshonte njeri drejtimin punëve, duke lënë të nënkuptonte, të mos kishte në qeverisje krye-hajduten LSI.

Prej 1 viti, “rilindja” e ka “makinën” e pushtetit vetëm, Edi Rama e “ka timonin” vetë, por punët po i ecin drejt humnerës ekonomike, me popull që po ikën “fshatçe” e që përgjërohet për bukë, duke e kthyer Shqipërinë, në një xhungël me mungesë të plotë sigurie publike e sigurie kombëtare.

Aktualisht, nuk kemi qeveri, por bandë. Nuk kemi qeverisje por bastisje. Nuk kemi kyeministër, por kryebanditë. Nuk kemi ministra, por “minj”, që brejnë përditë ekonominë e financat kombëtare. Nuk kemi pushtet kushtetues, por pushtet krimi.

Banda e “rilindjes” është mbledhur në një hotel, ku do të paraqesin 5 raporte llogaridhënëse para popullit, por me dyer të mbyllura, brenda shpellës ku janë mbledhur vetëm kryehajdutët shkatërrues të këtij vendi, që duhet të japin llogari para ligjit.

Kjo mbledhje asambleje është falsiteti radhës, se gjoja “byroja është e shqetësuar për situatën e do të mpreh edhe njëherë shpatën”!

Po kush e krijoi krizën ekonomike, borxhet, vafërinë, pasigurinë, 700 mijë të papunët, 185 mijë fëmijët që nuk shkojnë në shkollë, 13 ministrat që vjedhin hapur, 200 milionë eutot që ikin jashtë shtetit çdo vit, 10 oligarkët që kanë zhvatur HEC-et, rrugët, shëndetësinë, turizmin, ilaçet, bankat?

Kryeministri e di mire cilët janë kryehajdutët, mbasi prej tyre merr 30%-in, ndaj dhe “timoni” po i ecën shtrembër.

Ai e lejon vetë këtë “devijim” timoni”, duke e çuar qeverisjen e punëve në greminë, tamam si ata shoferët e fatorinot, që pasi kanë plaçkitur makinën dhe pasagjerët e lëshojnë qëllimisht, në humnerë.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shtrembër në financat kombëtare, prej ministrit mësues katundi e “Piton” korrupsioni, Arben Ahmetaj, që ka instaluar një sistem financiar, me bazë e kulm korrupsionin gjigand, duke zhvatur me shpejtësi fondet publike e zhytur vendin në borxhe “mal”, aq sa vetëm për vitin 2018, janë marrë 32 milionë euro borxhe të huaja, për ndihmën ekonomike e asitencën sociale, me afat vitin 2045.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shtrembër në Policinë e Shtetit, duke e kthyer atë në turmë me 13 mijë policë “kukulla” para krimit, sepse ministri Fatmir Xhafaj është “manekin” i krimit, që i di bazat dhe krerët e bandave, por nuk mund t’i luftojë dot, mbasi i ka “kolegë e ortakë” të vëllait trafikant.

Me ata, Fatmir Xhafaj para e pasi është graduar ministër, ka bërë dhe orgji të shpeshta në Vlorë. Pogradec, Sarandë, Korçë, Elbasan, Shkodër, Fier me dhuratë një vilë në bregdetin e  Vlorës, 1 në Golem, 1 në Greqi e një në Pogradec, ku shjon me një super “JEP”, të falur prej tyre, madje edhe me “ftesa vëllazërore” në shtete, ku bandat kanë “selitë e tyre” të rrjetit ndërkombëtar.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shrembër në arsim, sektor që është gjetur “pluhur” në vitin 2013 e prej 5 vite nën drejtimin e hajdute-analfabetes Lindita Nikolla është bërë “blozë” korrupsioni, ç’organizimi e paaftësie.

Kryeministrit Rama, që të mos i marrë “timoni” shtrembër dhe të mos vazhdojë, t’i nxjerr “tym” makina e qeverisjes, fillimisht duhet të ndërroj urgjent, 2 “gomat e para”: Arben Ahmetaj e Fatmir Xhafaj dhe “marmitën” Lindita Nikolla…/Pamfleti

Ramës i “pret timoni” shtrembër e i nxjerr makina “tym”, të ndërroj urgjent 2 “gomat e para” Ahmetaj-Xhafaj dhe “marmitën” Nikolla Read More »

Deputeti i PS, i përgjigjet Ramës: Arrogant, po i shton hallet e njerëzve…

Deputeti i Laçit, Gjetan Gjetani është përjashtuar sot nga Edi Rama gjatë një fjalimi live të tij.

Vetëm një ditë më parë, Gjetani ka akuzuar policinë e shtetit për paaftësi dhe ka kërkuar që qytetarët të dalin në protesta.

Pas një reagimi të shkurtër në mesditë, deputeti Gjetan Gjetani i është përgjigjur publikisht Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Gjetan Gjetanit në Facebook:

Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, eshte nje vendim i padrejte. Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje.

Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin.

Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye.

Deputeti i PS, i përgjigjet Ramës: Arrogant, po i shton hallet e njerëzve… Read More »

Senida Mesi merr postin e lartë, do të përzgjedhë njerëzit që do të emërohen në qeverisje

Edi Rama bën disa lëvizje në kupolën e PS-së, ku thelbi i tyre duket se është emërimi i numrit dy të qeverisë në postin më të lartë që do të përzgjedhë njerëzit që do të emërohen në qeverisje dhe në krye të PS-së.

Senida Mesi është emëruar sekretare për burimet njerëzore, post që nuk ka ekzistuar deri tani në PS, por që ex officio e ka pasur Taulant Balla.

Lëvizja tjetër e rëndësishme në krye të PS-së është afrimi i Arben Pëllumbit, të birit të ish numrit dy të PS-së, Servet Pëllumbi në postin kyç të organizimit, post që deri tani e ka mbajtur Bashkim Fino.

Ky i fundit është vendosur në një post honorifik si numri dy i Asamblesë Kombëtare, një rol që i përshtatet një figure të vjetër dhe mbi palët por jo ekzekutive.

Musa Ulqini, i cili mbante postin e sekretarit për marrëdhiet me koalicionin dhe burimet njerëzore është larguar fare nga kryesia.

Kurse Ilir Beqaj është afruar prapë në kryesi, duke i dhënë postin e Sekretarit Dixhital që e ka mbajtur Alfred Peza.

Ky i fundit, i cili nuk është deputet, tani do të jetë një lloj zëdhënësi i PS-së, që do të mbajë relacionet me mediat dhe shoqërinë civile.

Është afruar Teuta Voda, numri dy i drejtësisë, i cili është “Ministrja e Jashtme” në hije e PS-së si sekretare e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndërkaq, Petro Koçi, ka hedhur një hap drejt kupolës së PS-së, duke u emëruar zv.sekretar për bashkëqeverisjen, post që do të vazhdojë ta mbajë Erisa Spiropali.

Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, të cilët kanë poste kyçe në Kuvend; njëri kreu i Komisionit të Ligjeve dhe tjetra nënkryetare e Kuvendit janë kooptuar në kryesi, çka i jep më fuqi vendimarrëse. /Pamfleti

Emrat

Bashkim Fino- zgjidhet nen kryetar i asamblese kombetare te PS; Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj zgjidhen anetare te rinj te kryesise se PS; Arben Pellumbi  Sekretar per organizimin; Shpat Kolgega Zv.Sekretar per organizimin; Blerina Gjylameti-Sekretare per org elejtoral

Ermira Rusi zv Sekretare per org elejtoral; Senida Mesi-Sekretar per burimet njerezore; Ilir beqja sekretar digjital; Laert Duraj-Sekretar per emigracionin ; Elisa Spiropali-Sekretare e bashkëqeverisjes

Petro koci zv Sekretar  i bashkëqeverisjes; Bledi Çuci– Sekretar per ceshtjet zgjedhore; Teuta Vodo-Sekretar per marredheniet nderkombetare; Alfred Peza– Sekretar per marredheniet me mediat e shoqeri e civile

Senida Mesi merr postin e lartë, do të përzgjedhë njerëzit që do të emërohen në qeverisje Read More »

Arta Marku hidhet në sulm, urdhër të gjithë vartësve të saj: Brenda shtatorit bëni gati listën me ‘kokat’ e krimit, masa për kapjen e tyre

Kryeprokurorja Arta Marku ka mbledhur sot të gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit në vend, në kuadër të situatës kriminale, ku ju ka kërkuar vartësve të saj të bëjnë gati listën me ‘kokat’ e krimit brenda muajit shtator.

Mbledhja është zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku Marku ka kërkuar rritjen e bashëpunimit me policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, vëmendje të veçantë për kryeprokuroren Marku kanë marrë dhe dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve.

‘Shqiptarja.com’ mëson se gjatë mbledhjes Arta Marku u ka kërkuar drejtuesve të prokurorive të paraqesin brenda muajit shtator listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre.

Për më tej, Kryeprokurorja u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive detyrimin ligjor për raportimin dymujor të gjendjes së kriminalitetit në rrethet përkatës.

Arta Marku hidhet në sulm, urdhër të gjithë vartësve të saj: Brenda shtatorit bëni gati listën me ‘kokat’ e krimit, masa për kapjen e tyre Read More »

Drama e 34-vjeçarit: Jeta ime është ferr, jam shkatërruar, më shpëtoni! (Video)

Gjithçka nisi 9 vjet më parë, me injektimin e dozë së parës që e rrëmbeu në vorbullën e zezë dhe e futi në një rrugë pa krye. Sot, ai është  34 vjeç e po lufton fort për të ardhmen me shpresën se do të kthehet sërish në jetën e mëparshme. Mund ta gjesh çdo ditë në qendrën Aksion Plus në kryeqytet pranë së cilës po merr trajtim të rregullt me metadon prej 3 muajsh. Sapo merr medikamentin “shpëtimtar”,  i riu fillon të rrëfejë kalvarin e gjatë të vuajtjeve, luftën për mbijetesë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të dalë përfundimisht nga bota e drogës.

Sa vjeç je dhe kur e ke filluar drogën?
Jam 34 vjeç dhe kam filluar konsumimin e lëndëve narkotike që 17 vjeç. Si fillim ka filluar hashashin, në 2009-ën kam filluar heroinën.

Ku e gjen heroinën, në cila zona të kryeqytetit?
E blej heroinën. Ka gjithandej. Një dozë është 10 mijë lekë. Një gram është 30 mijë lekë. E gjejmë, e kërkojmë kudo të jetë. Po ka.

Po paratë për ta blerë ku i gjen?
Po duke i lypur shokut. Këtu kam gënjyer njerëzit e njohur.

Gjatë kësaj kohe që je përdorues droge ke pasur probleme me drejtësinë?
Po kam pasur, kam qenë i dënuar. Kam përfunduar 3 herë në burg. Njëherë për dorezë dhe 2 herë për vjedhje.

Çfarë të shtyu?
Droga, duke konsumuar ilaçe, i pavetëdijshëm.

Për të riun, bashkëjetesa me drogën është ferri vetë, përpos faktit që duhet të luftojë i vetëm për jetën e tij. Prindërit e 34-vjeçarit kanë ndërruar jetë, ndërkohë që tregon se i ka shkëputur marrëdhëniet me motrën, vëllain e gjithë të afërmit e tjerë. Shoqëria e tij e vetme janë përdoruesit e heroinës.

“Ferr. Ngrihem në mëngjes, hap sytë s’kam njeri. Direkt mendja ku do më shkojë. Tek droga. Skam njeri, vetëm muret e shtëpisë. I vetëm. Pa drita, pa bukë, pa njerëz. Në 2011 më arrestojnë me një dorezë hekuri, në atë kohë më vdes mamaja, unë isha në burg. Nuk arrita ta varrosja, as ta shihja. Kur më vdiq mamaja atë kisha. Unë aty kalova në depresion. Mendova se jeta ime ishte vetëm kaq. E vetmja mënyrë ishte heroina që të harroja çdo gjë. Tani jetoj vetëm, nuk kam asnjë.

A ke motër ose vëlla?
Kam edhe motër edhe vëlla. Janë të martuar, nuk jam ngatërruar me ta. Nuk komunikoj. Nuk kam asnjë lloj ndihme. Unë jam shkatërruar, jam ndarë nga njerëzit e mi. Nuk ka faj asnjë.

A ke punuar më parë?
Kam punuar motorrist, kur ka qenë pa patentë dhe ka qenë më ndryshe, nuk pija heroinë. Nuk pija se e mbushja ditën, ikja punoja 12 orë. Ikja në mëngjes dhe vija në darkë dhe u largova. Kur u bë kjo e patentave, u detyrova, se unë skam ndihmë, skam përkrahje. Dhe u ktheva se tek lagjja ime pothuajse të gjithë e pinë”.

Ai dëshiron të jetojë si më parë, të ketë një familje dhe të punojë sërish, duke e lënë pas të shkuarën e hidhur. Duke kërkuar nga shteti një trajtim të specializuar mjekësor dhe një rehabilitim total, 34-vjeçari iu bën thirrje të rinjve që të mos bien pre e drogës pasi pasojat mund të jenë fatale.

“Nuk më mjafton vetëm trajtimi i metadonit. Më duhet një shtrim, një trajtim mjekësor. Nëse del dikush e të më ndihmojë. Unë shtrohem. Kush është i mundur të më ndihmojë, do bënte mirë. Ju lutem ju bëj thirrje brenda mundësive, në radhë të parë shtetit e secilit individ, ju lutem më ndihmoni të largohem nga droga e të bëj jetë normale si gjithë të tjerët. Kam gabuar, e di por çdo njeri mund të gabojë. Kjo nuk është jeta, këtu vdes. Isha pjesë e kësaj por ju lutem kushdo me qenë të më japë një dorë të kthehem në jetë. Shpëtoni një jetë njeriu se si puna ime janë shumë të tjerë. I bëj thirrje gjithë të rinjve, ju lutem mos bini viktimë e drogës , se do humbni prindërit, do humbni familjen dhe do katandiseni si unë dhe si shumë të tjerë nga droga”.

Aktualisht rreth 550 persona të varur nga heroina trokasin për të kërkuar ndihmë në dyert e organizatës jofitimprurëse, “Aksion plus” në kryeqytet, por dhe në degët e saj nëpër rrethe. Shifrat zbardhen për Neës 24 nga drejtori i kësaj qendre, Genci Muçollari. Ky i fundit thekson se kostot për çdo pacient shkojnë rreth 1 euro në ditë, përfshirë ilaçin metadon dhe seancat këshillimore.

“Në Tiranë bëhen rreth 200 persona, 182 persona, ndërsa bashkë me rrethet shkon numri 550. Po këtu të kemi parasysh që janë dhe ata që janë në burgje ose që kapen në komisariatet e policive dhe numri po vjen gjithnjë në rritje. Statistikat flasin për një numër nga 40 mijë deri në 50 mijë të të gjitha llojeve të drogave që mund të kenë përdorur edhe një herë por 6 mijë-7 mijë prej tyre janë persona që janë problematikë. Ndodh sepse këtu ka fluks drogash që qarkullojnë, që trafikohen etj etj.

“Kostoja është vërtetë e ulët dhe shtetit duhet të investojë dmth është një kosto shumë fitimprurëse. Nëse ti investon 1 euro për një person të tillë ti mund të fitosh nga 10 deri në 15 euro”, thotë Muçollari.

Muçollari bën thirrje për më shumë ndihmë financiare nga shteti për këta përdorues, të cilët nëse nuk marrin dozën e metadonit, rrezikojnë që t’i kthehen sërish rrugës së drogës.

“Në kushtet e shtetit tonë ku nuk ka investime të fuqishme në këtë fushë edhe një qendër që ishte është e mbyllur, metadoni është vetëm një hallkë e njuë zinxhiri të gjatë shërbimesh. Kështu që në mungesë të këtij sistemi shërbimesh shumë prej klientëve shkojnë nëpër vende fqinje. Kemi pasur dy raste në qendrën tonë që në mungesë të metadonit, pasojat kanë qenë të dëmshme, një rast preu damarët e duarve, ndihej keq. Shpresoj që të gjendet zgjedhje si të sigurohet metadoni sepse me fonde e projekte të huaja nuk mund të zgjasë shumë.

 

Drama e 34-vjeçarit: Jeta ime është ferr, jam shkatërruar, më shpëtoni! (Video) Read More »

Denoncimi/ “Miku i Fatmir Xhafës terrorizon Pogradecin, u vë gjoba bizneseve”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Pogradeci që tregon një rast gjobëvënie, ku njerëz pranë zyrtarëve të lartë ju vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve duke i kërcënuar, se nëse nuk paguajnë atëherë kanë marrë fund.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:
Miku i Xhafës së Drogës terrorizon transportin në Pogradec!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“I nderuar doktor te pershendes.Jam nje qytetar nga pogradeci dua te ngre nje shqetesim ne lidhje me nje kriminel nje luftetar i isisit qe me gjoba dhe presione ka pushtuar Pogradecin ku ju fut me ane te dhunes njerezve te ndershem ne nje shoqeri autobuzesh ju mori aksionet dhe vazhdon ti terorizoje akoma ku ju mbledh leke te gjithe furgonave dhe autobuzeve pa asnje te drejte ligjore por asnje nuk flet dhe ankohet se kane frike se ky ordiner ka mbeshtetjen e policise ka pushtuar gjysmen e plazhit te Pogradecit me shezllona .Jeta ne kete vend eshte bere e pa perballushme.Flitet se ai esht mik dhe ka mbeshtetjen e Xhafes. Erjon Llapushi quhet ky plere. Anonim”

Denoncimi/ “Miku i Fatmir Xhafës terrorizon Pogradecin, u vë gjoba bizneseve” Read More »

Vetting në politik? Rama presion Bashës: I ndajmë me libër shpie të gjitha, kujt i mungojnë faqet të qepë gojën e të ikë nga politika

Nga Asambleja e Partisë socialiste , Edi Rama ka komentuar edhe nismën e propozuar nga Partia Demokratike për “Vetting në politikë”.

“Jam shumë dakord, të bëhet vettingu sepse në Shqipëri politikanët kanë dalë jashtë çdo kontrolli se s’ka pasur drejtësi, kanë dalë pa u lagur me raporte mjekësorë se ska pasur drejtësi. Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë, jam gati, çështja është që të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthejë mbrapsht këtë reformë. Ai vettingu tjetër të vazhdojë, këtë që i lindi në zemër Lulit unë jam gati ta bëjmë dhe ta fillojmë, nuk besoj që një komision bipartizan të merret me këtë, se do ishte një arsye më shumë që njerëzit të ikin nga Shqipëria”, ka thënë Rama duke ironizuar kreun e PD-së, i cili është akuzuar se ka përdorur raporte mjekësore për të djegur afatet e gjyqit për lekët e Rrugës së Kombit.

Kryeministri theksoi se është plotësisht dakord që vettingu në politikë të nisë sa më parë dhe për këtë u shpreh se ka angazhuar disa deputetë për ta diskutuar me Partinë Demokratike.

“Kam ngarkuar Taulant të komunikojë me Spahon, kam ngarkuar Don Agacon me Bylykbashin. Thllanzat dhe zogjtë e tjerë do fluturojnë njëherë e mirë nga ajo fole. Jam gati që nesër të ulem me Lulin, ai do thotë nuk ulem, unë do ta zgjoj, por nuk ka rëndësi kjo, por që ai të bëje punën. T’i ndajmë me libër shpie të gjitha, kush i ka me faqe që mungojnë ta fusë në sqetull e të mos merret me politikë dhe të qepë gojën” , ishte masazhi i Ramës për Bashën.

Vetting në politik? Rama presion Bashës: I ndajmë me libër shpie të gjitha, kujt i mungojnë faqet të qepë gojën e të ikë nga politika Read More »

Ndryshimet në sekretariat, Rama i beson post Bashkim Finos e Alfred Pezës

Janë zbardhur disa nga ndryshimet në sekretariat sekretariatin e PS. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura nga Asambleja e PS bëjnë me dije se Bashkim Fino është nënkryetari i Asamblesë.

Ulsi Manja dhe Felaj u zgjodhën në kryesinë e Partisë. Arben Pëllumbi, sekretar organizativ, ndërsa Blerina Gjylameti nuk lëviz, sekretare për koordinimin elektoral. Ilir Beqja, sekretar për koordinimin digjital.

Senida Mesi dhe Laert Dulaj Sekretarët kalojnë automatikisht anëtarë të rinj kryesie. Sekretar i marrëdhënieve me Mediat, Alfred Peza.

Ndryshimet në sekretariat, Rama i beson post Bashkim Finos e Alfred Pezës Read More »