Aurora

Djali i Fahriut thirrje intelektualëve: Kjo qeveri duhet të iki urgjentisht, të bashkohemi bashkë si asnjëherë tjetër

Djali i Fahri Balliut, Klevis Balliu i ka bërë thirrje të gjithë intelektualëve në vend që të bashkohen me të për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

Deputeti i PD, ka paralajmëruar se në nisje të sesionit të ri politik do të ketë një përballje si asnjëherë tjetër me mazhorancën.

Nuk mund të përsërisim të njëjtat gabime që kemi bërë më përpara. Ndaj sot kjo qeveri duhet të iki urgjentisht, nuk ka kohë as për zgjedhje, as për diskutime politike me ta. Këtu është koha që njerëzit të bashkohen, çdo intelektual dhe çdo njeri që e do këtë vend duhet të bashkohet për t’i bërë ballë kësaj bande”, thotë Balliu.

Ai mendon se tashmë nuk ka kohë pëd diskutime politike por veç për revoltë.

Një gjë është e sigurt se qytetarët do të shohin një kjo qeveri duhet të iki urgjentisht me mazhorancën. Do të jetë një përballje frontale dhe pa asnjë kompromis me mazhorancën sepse kjo mazhorancë nuk përfaqëson sot as klasë politike, as klasë intelektuale, as klasë gazetarie, asnjë lloj klase. Kjo mazhorancë sot përfaqëson krimin e organizuar”, shprehet Balliu.

Djali i Fahriut thirrje intelektualëve: Kjo qeveri duhet të iki urgjentisht, të bashkohemi bashkë si asnjëherë tjetër Read More »

Përse LSI është shpresa e vetme e Berishës!

Nga Mero Baze

Ajo që është e pazakontë në këtë histori, është fakti që udhëheqësi shpirtëror i PD, ka mbetur një gjeneral që ushtarët e vetëm në horizont, shikon forumin rinor të LSI. Dhe nuk duket se ka faj. LSI është një parti shumë më e qartë, më e strukturuar dhe më e gatshme për aksione. Nëse sot do të bënim një bilanc njëvjetor të aksioneve të paralajmëruara të PD dhe fundin e tyre, do ti japim të drejt Sali Berishës.

Vjeshta e vitit të kaluar nisi me stuhinë ndaj Saimir Tahirit pas arrestimit të një bande vlonjatësh në Katania. Tahiri u tërhoq për të mos u bërë ngarkesë politike për PS edhe pse deri më sot, nuk ka ende asnjë fakt nga dosja e famshme e kushërinjve të tij, që ta implikoj atë. Biles personi më i përfolur pse u ekstradua në Itali, e nuk u gjykua në Shqipëri, u lirua nga gjykata italiane. Komsioni heitmor për Tahirin mbeti rrugës dhe PD e harroi për t’u kapur pas një flluske tjetër sapuni që ishte “Babalja”. Pas një inskenimi ordiner në përpjekje për të kapur vëllain e Ministrit të Brendshëm PD dhe vet Basha u investuan personalisht për ta provuar se ajo ishte e vërtet. Sot çështja është në Gjykatë.

Prokuroria ka siguruar dëshmi nga personi që ka inskenuar ngjarjen, ndërsa “Babalja” është në Kosovë i larguar nga vendi për ti shpëtuar drejtësisë. Për të kuptuar se çfarë ishte ajo histori, mjafton të lexoni këto ditë replikat mes Myslym Murrizit dhe Jetmir Olldashit, njëri deputet i PD, e tjetri pjesë e projekteve të shtypit të PD për propoagandë politike. Deputeti më luftarak i Lulzim Bashës, dhe kryetar i PD së Lushnjës, e akuzon njeriun e Bashës që prodhoi çështjen “Babale” si mashtrues që diskretitoi PD me atë çështje. Pra në fund të kësaj historie, Lulzim Basha nuk arriti t’i mbush mendjen, as Myslym Murrizit me “Babalen”.

Kështu pasi u betua nja dy herë që Fatmir Xhafa do kalonte mbi trupin e Bashës për në ministri, e harroi dhe u mor me godinën në krah të Xhafës, Tetarin Kombëtar. Duke i pëlqyer kauza e disa aktorëve për të ruajtur Teatrin e vjetër , PD u investua politikisht në një histori që nuk ka të bëj fare me të. Si një institucion gjobëvënës, ajo filloi sulmet ndaj biznesmenit që do ndërtoj Tetarin përmes një ligji të veçant dhe tashmë nga çështje të aktorëve, e ka kthyer në kauzë të saj. Biles është aq banale sa sheshi para Teatrit, është kthyer si çadra një vitë më parë ku shpalosen refleksione për programin e ri të PD e nuk flitet më për Teatrin.

Me këtë rast gjithë beteja e saj është përqëndruar më shumë kundër Erion Veliaj se sa kundër Edi Ramës. Biles kundër Veliaj, po investohet dhe me incidente të pështira zjarresh të sajuara në çerdhe, me shpresë se do ta dëmtojnë para zgjedhjeve. Kështu që këtë fillim Shtatori, Sali Berisha nuk di se çfarë t’u thotë demokratëve. T’u thotë që Fatmir Xhafa do kaloj për herë të tretë mbi trupin e tyre, ka frikë se ai kalon prap. T’u thotë se Saimir Tahirin do ta fusi në burg gjykata italiane, ajo po liron dhe ata që u akuzuan. T’u thotë që Tetarin s’do ta ndërtojnë, pa kaluar mbi trupin e Salianjit, ka frikë se do kalojnë.

Në këto kushte Sali Berisha të vetmen gjë të qartë që ka parë këto ditë si opozitarë, ka qenë ai kori “këmishkuqëve” të LSI dhe e ka bërë entuziast. Nuk ka faj. Të paktën ka parë diçka që e beson se mund të ndodh. Tek PD me sa duket nuk shikon më asnjë shenjë. Dhe kur s’ke pulën tënde do hash sorrën e botës.

Përse LSI është shpresa e vetme e Berishës! Read More »

‘Para nga qielli’/ Kjo është shenja më me fat për ditën e nesërme

Dashi-Përfitoni nga kjo fundjavë për të kaluar më shumë kohë cilësore në familje, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit keni qenë tepër të zënë me zgjidhjen e konflikteve të vogla në vendin e punës. Merrni disa orë pushim dhe përkushtojuni më shumë fushës së ndjenjave. Sa i përket financave, nesër do t’u bien ‘para nga qielli’.

Demi-Ndonëse mund të ketë tensione të vogla në vendin e punës, do të arrini gjithsesi që të ruani qetësinë dhe të ballafaqoheni siç duhet me bashkëpunëtorët tuaj. Kjo gjë do ju bëjë autoritarë dhe të pazëvendësueshëm për realizimin e një projekti të ri. Kjo e diel ju fton që të tregoni më shumë kujdes për fizikun tuaj.

Binjakët-Kjo fundjavë do të jetë mjaft intriguese dhe pozitive, për gjithë ata që kanë dëshirë të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të rindezin pasionin. Nga ana tjetër tashmë do të ndiheni tejet të motivuar, dhe për këtë arsye edhe situatat më të komplikuara do të rezultojnë mjaft të lehta për tu zgjidhur prej jush.

Gaforrja-Parashikohet një ditë mjaft e lodhshme, ndaj sigurohuni që të krijoni momente pushimi gjatë saj, në mënyrë që ta mbyllni ditën sa më mirë. Parashikohen mundësi shumë të mira për të bërë takime të reja apo për të rindezur sferën e ndjenjave.

Luani-Kjo e diel do ju gjejë mjaft të përfshirë në zgjidhjen e një situate romantike, e cila ju ka turbulluar prej kohësh. Jini më të pavarur dhe mos kini frikë nga vetja juaj. Në punë do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh.

Virgjëresha-Përfitoni nga ky moment për të planifikuar strategji të reja në vendin e punës. Në këtë moment është e rëndësishme që ti kushtoni më shumë vëmendje familjes dhe sferës së ndjenjave. Jini gati për tu përballur me prova të rëndësishme për krijimtarinë tuaj.

Peshorja-Më në fund do të rigjeni spontanitetin dhe ëmbëlsinë në çdo raport ndërpersonal dhe kjo për shkak të rigjetjes së besimit në veten tuaj. Sa i takon dashurisë, kjo është periudha më e favorshme e vitit, gjatë së cilës mund të merrni vendime të rëndësishme. Të papritura parashikohen në sferën profesionale.

Akrepi-Janë ditë të cilat ju shohin mjaft të angazhuar në punë, por kjo gjë nuk do ju pengojë që të arrini rezultate të mëdha. Mos jini pesimist, pasi me bashkëpunëtorë të vlefshëm do arrini rezultate të mëdha. Në dashuri parashikohen surpriza.

Shigjetari-Parashikohen të reja interesante në sferën e ndjenjave, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni vendime të rëndësishme, në mënyrë që të vlerësoni dhe planifikoni të ardhmen tuaj në çift. Në vendin e punës do të ndiheni të vënë në provë, por do të arrini gjithsesi që të merrni rezultate të mira.

Bricjapi-Kjo e diel do ju gjejë mjaft romantik dhe të përfshirë nga emocionet. Ndërkohë tashmë keni gjetur besimin në vete dhe e keni më të lehtë që të hapeni me partnerin/en tuaj. Ndërkohë në vendin e punës duhet të tregoheni më të vendosur.

Ujori-Është një periudhë e cila ju fton që të pushoni më shumë dhe të ruani të gjithë energjitë tuaja, për projekte mjaft intensive dhe të komplikuara. Mos u tregoni shumë krenar, por ndajini përgjegjësitë me kolegët tuaj, lidhur me gjërat që janë më urgjente.

Peshqit-Kjo fundjavë është e rëndësishme për të zyrtarizuar një histori dashurie, e cila ka nisur prej kohësh. Më në fund do arrini të lini mënjanë të gjitha dyshimet që keni patur në të kaluarën dhe do të nisni të planifikoni konkretisht të ardhmen tuaj në çift. Kjo e diel do të jetë mjaft interesante në punë, ku marrëveshjet e reja janë mjaft të favorshme./korrieri

‘Para nga qielli’/ Kjo është shenja më me fat për ditën e nesërme Read More »

Ja sa duhet të peshoni sipas gjatësisë që keni

Shpesh dëgjojmë miqtë tona të ankohen për peshën trupore, ose dhe veten tek dëshirojmë në fshehtësi disa kilogramë më pak. Menjëherë pas këtyre kërkesave jo dhe aq të pazakonta, njerëzit rreth nesh mund të na kundërshtojnë duke u përpjekur të na bindin se për gjatësinë që kemi jemi shumë mirë.

E po mund të themi se si argument qëndron. Pesha trupore duhet të jetë në porpocion me gjatësinë, por nëse nuk e dini se sa kilogramë duhet të peshoni, tabela e mëposhtme do t’ju vijë në ndihmë. As më pak e as më shumë ja sa likogramë duhet të jeni :

1- Nese jeni e gjate 1.50cm, pesha juaj ideale = 45.0 kg. 2 -Nese jeni e gjate 1.51cm, pesha juaj ideale = 45.9 kg.

3- Nese jeni e gjate 1.52cm, pesha juaj ideale = 46.8 kg. 4- Nese jeni e gjate 1.53cm, pesha juaj ideale = 47.7 kg.

5- Nese jeni e gjate 1.54cm, pesha juaj ideale = 48.6 kg. 6- Nese jeni e gjate 1.55cm, pesha juaj ideale = 49.5 kg.

7- Nese jeni e gjate 1.56cm, pesha juaj ideale = 50.4 kg. 8- Nese jeni e gjate 1.57cm, pesha juaj ideale = 51.3 kg.

9- Nese jeni e gjate 1.58cm, pesha juaj ideale = 52.2 kg.10- Nese jeni e gjate 1.59 cm, pesha juaj ideale = 53.1 kg.

11- Nese jeni e gjate 1.60cm, pesha juaj ideale = 54.0kg.12- Nese jeni e gjate 1.61cm, pesha juaj ideale = 54.9 kg.

13- Nese jeni e gjate 1.62cm, pesha juaj ideale = 55.8 kg. 14- Nese jeni e gjate 1.63cm, pesha juaj ideale = 56.7 kg.

15- Nese jeni e gjate 1.64cm, pesha juaj ideale =57.6 kg. 16= Nese jeni e gjate 1.65cm, pesha juaj ideale = 58.5 kg.

17- Nese jeni e gjate 1.66cm, pesha juaj ideale = 59.4 Kg. 18- Nese jeni e gjate 1.67cm, pesha juaj ideale = 60.3 kg.

19- Nese jeni e gjate 1.68cm, pesha juaj ideale = 61.2 kg. 20 Nese jeni e gjate 1.69cm, pesha juaj ideale = 62.1 kg.

21- Nese jeni e gjate 1.70cm, pesha juaj ideale = 62.9 kg. 22- Nese jeni e gjate 1.71cm, pesha juaj ideale = 63.9 kg.

23- Nese jeni e gjate 1.72cm, pesha juaj ideale = 64.8 kg. 24- Nese jeni e gjate 1.73cm, pesha juaj ideale = 65.7 kg.

25- Nese jeni e gjate 1.74cm, pesha juaj ideale = 66.6 kg. 26 -Nese jeni e gjate 1.75cm, pesha juaj ideale = 67.5 kg.

27- Nese jeni e gjate 1.76cm, pesha juaj ideale = 68.4 kg. 28- Nese jeni e gjate 1.77cm, pesha juaj ideale = 69.3 kg.

29- Nese jeni e gjate 1.78cm, pesha juaj ideale = 70.2 kg. 30 -Nese jeni e gjate 1.79cm, pesha juaj ideale = 71.1 kg.

31- Nese jeni e gjate 1.80cm, pesha juaj ideale = 71.9 kg

Ja sa duhet të peshoni sipas gjatësisë që keni Read More »

Gumëzhin Lungomarja, ambiente sportive dhe lojëra për fëmijët me pushime në Vlorë/Foto-Video

Buzëqeshja dhe hareja e fëmijëve i jep jetë çdo natë Lungomares së Vlorës, ku ata kanë një hapësirë të dedikuar për argëtim. Fusha sportive, pjesë e hapësirës publike, por edhe lojërat elektronike të vendosura aty gjatë sezonit janë një destinacion në këto nëte të nxehta të fundgushtit, ku gëzojnë jo vetëm fëmijët.

Gushti ka mbipopulluar Vlorën me mijëra turistë.Qyteti bregdetar plotë ngjyra dhe drita gumëzhin.

Buzë detit, aty ku shëtitorja nis, buzëqeshjet, lojrat dhe argëtimi nuk mungon.

Aty është hapësira e fëmijëve.

Fusha sportive ne formën e amfiteatrit, kinemaja verore, lojrat në lartësi e  makinat elektrike duket se argëtojnë jo vetëm fëmijët. Prindërit janë po kaq të perfshirë. Gjyshërit gjithashtu.

Vogëlushët e ardhur shpesh herë edhe nga jashtë vendit, me buzeqeshje përcjellin emocionet e të qënurit në Vlorë.

Ata listojnë thjesht gjërat që kanë ndryshuar dhe që ju pëlqejnë.

Çdo mbrëmje përgjatë sezonit turistikë këto hapësira të dedikuara kanë pritur mijëra fëmijë që po kalojnë pushimet apo jetojnë në Vlorë.

Gumëzhin Lungomarja, ambiente sportive dhe lojëra për fëmijët me pushime në Vlorë/Foto-Video Read More »

MBI 225 SPECIE SHPENDËSH NË ZONËN PILOT NATURA 2000 LLOGORA, KARABURUN, ORIKUM DHE BRIGJE DETARE.

MBI 225 SPECIE SHPENDËSH NË ZONËN PILOT NATURA 2000 LLOGORA, KARABURUN, ORIKUM DHE BRIGJE DETARE.

Vrojtimet e para rikonfirmojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të kësaj hapësire për biodiversitetin e sidomos për shpendët. Mbi 225 specie shpendësh, më shumë se 2/3 e shpendëve të Shqipërisë janë shënuar deri më sot në Parkun Kombëtar Llogora, Gadishullin e Karaburunit, Lagunën e Orikumit dhe brigjet detare.

Vetëm në pak vende ndodh që në pak minuta të shkosh nga bregu i detit me lagunën e Orikumit në habitatet e larmishme malore të pyllit të pishës, bredhit, rrobullit, kullotat alpine në lartësi mbi 2000 metra

Këto ishin gjetjet e para të ekspeditës së ndërmarrë nga AOS dhe Nexhip Hysolakoj i ARZM Vlorë me mbështetjen e Projektit NaturAL: “Forcimi i kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës – përgatitja për rrjetin Natura 2000”.

Kundroni me ne disa nga habitatet dhe shpendët e vëzhguar gjatë kësaj ekspedite ku do të vecojmë Shqiponjën e malit, Shqiponjën gjarpërngrënëse, Gjeraqinën e shkurtës, Thëllëzën e malit, Fishkëllyesin e madh, Qukapiku e zi etj.

Kjo vizitë e parë do të pasohet së shpejti me vizita të tjera për shpendët shtegtarë një pjesë e të cileve do të unazohen së shpejti në një kamp të përbashket me kolegë hungareze.

Qëndroni me AOS!

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - Albania

MBI 225 SPECIE SHPENDËSH NË ZONËN PILOT NATURA 2000 LLOGORA, KARABURUN, ORIKUM DHE BRIGJE DETARE. Read More »

Skulptura “Vlora”, debat në mediat italiane, flet autorja Ledi Shabani

Artistja shqiptare Ledi Shabani “turpëron” gazetarin italian që e akuzon për braktisje të “Vlorës”. Ajo rrëfen për “Shekullin” se si reagojnë emigrantët shqiptarë para skulpturës kur zbresin nga trageti. Si dhe zbulon disa nga “sekretet” e projekteve të ardhshme

Anila Dedaj

Shqiptarët sapo zbresin nga trageti, drejtohen për të fotografuar anijen më të veçantë të portit të Barit. Afrohen, bëhen kuriozë dhe sapo lexojnë “Vlora” marrin një pamje melankolike. Pastaj lumturohen, pasi kjo është memoria, aty është shqiponja edhe një pjesë e historisë. Bëhet fjalë për “Anijen e shpresës”, skulpturën e artistes Ledi Shabani, që kujton zanafillën e emigrimit për shumë shqiptarë. Edhe pse italianët, ashtu si edhe mediet e vendit fqinjë e kanë mirëpritur duke e cilësuar si “anijen e mirënjohjes”, dikush padrejtësisht e quan monumentin si “të braktisur” apo “të ndryshkur”. Gazetari Daniele Leuzzi, i cili shkoi në “Borderline 24”, me sa duket i painformuar, rrezikon të mbetet i turpëruar pasi artistja shqiptare i argumenton se “Vlora” është e përbërë me materialet më cilësore dhe ajo që ai ka quajtur abandonim, është në fakt “efekti skenik”. Në këtë intervistë për “Shekullin” Shabani shpreh qëndrimin e saj si dhe zbulon dëshirën që “Vlora” të mbërrijë në portin e Durrësit dhe atë të Brindisit.

Mediet italianet kanë shkruar rreth “ndryshkjes” së monumentit “Anija e shpresës”, çfarë po ndodh në realitet me veprën tuaj 20 ditë pas inaugurimit?

Një gazetar i një medie online, fatkeqësisht i painformuar për materialet që janë përdorur për këtë vepër, ka quajtur çelikun e oksiduar, metal. Ndërsa gurin e bardhë të qytetit, Tranin e ka përmendur si mermer. Pra është bërë një artikull i rremë, rreth të cilit kam sqaruar situatën që të përgënjeshtrohej.

Mund të na e shpjegoni se çfarë mesazhi përcillet me një efekt të tillë skenik?

Korten Çeliku që unë kam përdorur është një nga materialet më të përdorura nga arkitektët bashkëkohorë për efektin e saj ekspresiv dhe për kromatizimin karakteristik. Pra, duket si diçka antike, e vjetër falë efektit “të ndryshkut” që reflekton. Dallohet për rezistencën e lartë dhe po ashtu për cilësitë e veçanta estetike të dhëna nga oksidimi i kontrolluar. Ngjyra ndryshon, në fakt, në rrjedhën e oksidimit nga një ngjyrë portokalli fillestare në një ngjyrë të kuqe-kafe. Kalimi i kohës nuk e shkatërron materialin, por përkundrazi jep atë aspekt “të jetuar” që kërkojnë arkitektët dhe projektuesit. Shumë vepra arti janë të realizuara nga artistë, arkitektë, në të gjithë botën dhe po ashtu i shikojmë në pavijone të ekspozitave të EXPO-së kudo nëpër botë.

Ledi, kjo skulpturë për ju është një mënyrë për të lidhur më shumë dy vende si Italia dhe Shqipëria. Si është pritur nga qytetarët e Barit?

Duke pasur parasysh rëndësinë aktuale të temës së emigracionit që tani përfshin gjithë Evropën dhe duke pasur historinë e jashtëzakonshme të Vlorës, ajo menjëherë ngjall interesin dhe miratimin e institucioneve, kompanive dhe profesionistëve që pranuan dhe u bashkuan në kauzën financimin e projektit. Po ashtu qytetarët e Barit na përgëzuan për këtë projekt.

Po shqiptarët çfarë reagimi kanë pasur?

Gjithashtu dhe nga shtetasit shqiptarë u mirëprit kjo vepër që u kujton atyre fenomenin e migracionit. Disa prej tyre zbresin nga trageti dhe afrohen për të bërë një fotografi, si dhe shprehin kureshtje e duan të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Por sapo lexojnë “Vlora”, kujtojnë historinë e së kaluarës. E shikojnë me një pamje të trishtuar, por në të njëjtën kohë lumturohen duke menduar që nga atje filloi udhëtimi për shumë nga ne. Për ne që jetojmë këtu, Italia është bërë si një vendi i dytë “nënë” pavarësisht se familjet tona janë në Shqipëri. E njëjta gjë për Italinë, Shqipëria është rajoni tjetër përtej Adriatikut.

Brenda një kohe të shkurtër po flitet për ty si autorja e skulpturës së “mirënjohjes”?

Kënaqësi e madhe dhe dëshirë për ta ndarë këtë vepër me botën, për të kujtuar për ata që harrojnë lehtë çfarë ndodhi në gusht të vitit 1991. I gjithë qyteti i Barit u mobilizua, duke ndihmuar rreth 20 000 njerëz që vinin nga ana tjetër e detit.

Për ata që ende nuk e kanë dëgjuar mund të thuash diçka më tepër rreth krijimit të kësaj skulpture. Si lindi ideja dhe sa kohë u desh për realizimin e saj?

Nga skica deri në punën përfundimtare, u deshën 3 muaj punë. Zgjedhja e materialeve është studiuar në detaje, duke marrë në konsideratë qëndrueshmërinë e gjatë dhe pastaj zonën ku është vendosur puna. Për erën, diellin dhe ndryshimet e motit, lidha menjëherë idenë e përdorimit të dy materialeve shumë rezistente si guri i Tranit dhe çeliku Korten. Ky projekt, që ishte në parim ideja ime, u mirëprit nga shoqata artistike “Noi che l’arte” dhe autoriteti i portit që e pëlqeu dhe ra dakord. Ideja vjen si rezultat i qëndrimit tim të gjatë në qytetin e Barit, në të cilin, pas viteve të studimit, punës dhe përvojës midis Italisë dhe Shqipërisë, si artiste e ndjeva nevojën të dhuroja veprën që përmbante një mesazh të “Shpresës”.

Nëse do të riktheheshe në kohë do ta realizoje njësoj?

Patjetër që po. Shpresoj që një kopje e atillë të jetë e mundur e të pozicionohet gjithashtu në Durrës, Brindizi etj. Jam shumë e sigurt që do të bënte efektin e vet edhe në këto porte.

Jeni shprehur se mesazhet sociale janë në fokus të punës suaj, cilat janë projektet e ardhshme?

“In cantiere” (Në kantier), kam projekte shumë interesante. Natyrisht disa prej tyre përmbajnë një mesazh të fortë dhe me siguri nevojitet kohë studimi dhe në të njëjtën kohë duhet të kenë vëmendjen e njerëzve të duhur. Projekti i ardhshëm do të doja të kujtonte Kalabrinë. Kjo të mbetet midis nesh. Me siguri projekti do të zbulohet në kohën e duhur./shekulli

Skulptura “Vlora”, debat në mediat italiane, flet autorja Ledi Shabani Read More »

Përfundon mbledhja e qeverisë në Vlorë, ja kur do të bëhen ndryshimet në qeveri

Ka përfunduar mbledhja  e kabinetit të qeverisë Rama në qytetin e Vlorës.

Mësohet se emrat e minstrave që do të vazhdojnë punën apo do të largohen, do të bëhet të ditur në mbledhjen e asamblesë, e cila pritet të mbahet në 1 ose 8 shtator, një datë e papërcaktuar ende.

Në këtë mbledhje të qeverisë ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mësohet se minisitrat kanë paraqitur rezultatet e punës së tyre për 300 ditët e para të qeverisjes “Rama 2”.

Rama nuk ka dhënë “notë” për performancën e tyre, një sinjal I qartë ky se në shtator priten ndryshime në kabinet.

Ndryshimet në qeveri janë paralajmëruar kohë më para, ndërsa pritet thjesht të formalizohen emrat e parë të ministrave që do të lënë postet.

Përfundon mbledhja e qeverisë në Vlorë, ja kur do të bëhen ndryshimet në qeveri Read More »