Aurora

Speci djegës ‘vrasës’ i kancerit, zbuloni efektet mahnitëse që sjell konsumimi i tyre

E dimë që specat djegës nuk janë ushqimi juaj më i preferuar por konsumimi i tyre sjell shumë benefite në shëndetin tuaj. Konsumimi i specave djegës është shumë i dobishëm pasi na ndihmojnë kundër sëmundjes së migrenës dhe dhimbjes së kokës.

Capsaicina është kimikat që i bën specat të jenë djegës. Ajo është e njohur se pengon një neuropeptide kyç, substancën P që është çelësi i transmetimit të dhimbjeve në tru.
Konsumimi i specave djegës parandalon dhe lehtëson dhimbjet e kokës nga senoziti dhe migrena, pasi nxitin sekrecionet që ndihmojnë në pastrimin e mukozës nga hunda.

Ato gjithashtu përmbajnë veti antibakteriale që ndihmojnë për të luftuar infeksionet kronike të sinozitit.
Specat djegës luftojnë dhe sëmundjen e tmerrshme të kancerit pasi Capsaicina, jo vetëm shkakton djegie në gjuhë, por drejton qelizat e kancerit të prostatës për të vrarë veten.

Speci djegës ‘vrasës’ i kancerit, zbuloni efektet mahnitëse që sjell konsumimi i tyre Read More »

Anija me emigrantët e bllokuar në Itali, Shqipëria do të marrë 20 refugjatë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati  me anë të një postimi në Twitter ka bërë me dije se Shqipëria do të marrë një pjesë të refugjatëve të bllokuar në Catania.

Pas një kërkesë të ardhur nga qeveria italiane, burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se Shqipëria do të marrë  20 nga 150 refugjatët e bllokuar në portin italian.

Ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithnjë këtu, nga ana tjetër e një deti, ku dikur ishin ne ata eritreanët, që vuajnë prej ditësh e netësh në mes të detit, në pritje që të zgjohet Evropa! Dje Italia na shpëtoi. Sot jemi gati të japim një dorë.

Anija me emigrantët e bllokuar në Itali, Shqipëria do të marrë 20 refugjatë Read More »

Viti 2018, rriten vjedhjet e lokaleve e banesave

Në tremujorin e dytë të vitit 2018 është evidentuar rritje e numrit të vjedhjeve të lokaleve të tregtisë dhe të banesave, ndërkohë që ka shënuar ulje vjedhjet përmes shpërdorimit të detyrës. Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statistikave.  Në raportin mbi krimet kundër pasurisë INSTAT bën me dije se numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e dytë 2018, është 144, duke shënuar një rritje me 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e dytë 2018, është 304, duke shënuar një rritje me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë janë evidentuar 22 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, 7 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Ndërkaq, numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 23, duke shënuar një rënie me 11 vepra, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Kjo grup-vepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjen. ScanTV

Viti 2018, rriten vjedhjet e lokaleve e banesave Read More »

Rama në stadiumin e Juventusit për të parë Ronaldon

Ajo që përflitej rezulton e vërtetë. Kryeministri shqiptar Edi Rama e la me urgjencë mbledhjen informale të qeverisë në Vlorë për të parë ndeshjen me Lacios dhe Juventusit në Torino. Tifozi i flaktë i bardhezinjve është parë të bisedojë me presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli në Juventus Stadium.

Ishte deputeti i PD-së, Edi Paloka që fillimisht shkroi në Facebook se kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes me ministrat ne Vlore ka mbërritur në Rinas me helikopter dhe prej andej, me një avion charter është nisur drejt Torinos.

“Pak minuta më parë, ekzaktësisht me 13.44, kryeministri i vendit me te varfër në Evropë, pasi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar është nisur për në Torino me një charter tip Cesna 550, të Serbisë YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne orën 18.00. Kushdo qe e ka mundësinë, gazetare ose jo, le ta verifikojë” – shkruan Paloka.

Vetëm kohët e fundit Rama është shfaqur si tifoz i Juventusit pasi në të kaluarën ka bërë tifo për Interin. Meqë nuk e ka sqaruar ndonjëherë këtë kalim, i mbetet vetëm të tregojë se me cilat para pagoi avionin charter, pasi për vendin VIP në tribunën e Juventusit do të thotë se ishte “i ftuar”.

Rama në stadiumin e Juventusit për të parë Ronaldon Read More »

Shembet palma në Bulevardin e Vlorës, rrezikohet jeta e kalimtarëve/Video

Një palmë gjigande është rrëzuar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës duke rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarëve.

Teksa puna për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë- Skelë është ndërprerë për të rinisur në vjeshtë, palmat e dëmtuara në Bulevardin Ismail Qemali, vijojnë të shemben duke rrezikuar jo vetëm automjetet e parkuara përbri bulevardit, por edhe jetën e qytetarëve të Vlorës.

Është një gjatësi rreth 2 km me palma të dëmtuara. Mesditën e sotme një tjetër palmë e kalbur është rrëzuar, në një zonë ku ka prani të fëmijëve që luajnë si dhe kalimtarë të shumtë. Si pasojë e rënies së palmës fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme./faxweb

https://youtu.be/iova50UpiQ8

Shembet palma në Bulevardin e Vlorës, rrezikohet jeta e kalimtarëve/Video Read More »

Çfarë po ndodh me Saimir Tahirin? Deri tani prokuroria…

Hetimi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duket se do zgjasë formalisht edhe pas muajit tetor, kohë kur përfundon afati i hetimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij. Megjithatë muaji shtator pritet të jetë deçiziv për fatin e hetimit. Prokurorët e çështjes kanë dalë në punë edhe në gusht, por ende “nuk po gjejnë” asgjë komprometuese.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive te mbërritura nga Greqia dhe janë në pritje të informacioneve të dy letër-porosive të dërguara në Itali dhe një tjetre në Mal të Zi. Në këto dy vende, Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të.

Ndaj ish-ministrit prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale. Por deri tani, pas gati 10 muaj hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Edhe për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, nuk janë gjetur pasuri të pajustifikuara. Megjithatë janë duke u kryer edhe disa veprime të tjera hetimore për të dalë në një konkluzion përfundimtar./korrieri

Çfarë po ndodh me Saimir Tahirin? Deri tani prokuroria… Read More »

Donald Lu, trazirat e vjeshtës dhe balloja e prangave të shtatorit

Donald Lu ka tronditur ethshëm politikanët shqiptarë. “Armiku” i politikanëve të korruptuar është rithyer me një deklaratë të fortë, pikërisht në momentn kur “shpirtrat e trazuar” filluan të gjejnë pak paqe, në pritje të diplomates së re.

“Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë”,pasi SPAK do të ngrihet së shpejti, së bashku me organet e reja të drejtësisë. Ai dha recetën: gjyqtarët e Apelit që i shpëtojnë vettingut do të propozohen për në KLGJ, ndërkohë që prokurorët e pastër për në KLP. Menjëherë pas kësaj zgjidhet pasardhësi i Arta Markut, që sipas gjasave do të jetë një proces ku opozita do të hyjë në lojë.

Por pse u rikthye fuqishëm e një fjalim tipik të tij në këto ditë të nxehta gushti ambsadori Lu?

Sipas një analize Te Sheshi, mosbesimi i Bashës ndaj Arta Markut, duket është marrë parasysh dhe i është dhënë një shans, që sipas gjasave është i fundit për kryetarin e PD-së. Basha duhet të hyjë në proces për të propozuar, mbështetur dhe votuar një kryeprokuror të pastër dhe të dakortësuar nga palët, por me kusht që ai do të jetë kryemenaxheri i stinës së re të drejtësisë.

Nga ana tjetër, Lu bëri të ditur qartë se SPAK apo Prokuroria Speciale që do të merret me politikanët, do të jetë një trupë që nuk duket se do të kalojë nga kompromisi politik por vetëm nga kriteret ligjore e profesionale.

Mesazhi i ambasadorit Lu dje ishte shumëdimensional, pasi foli edhe për të treguar se ai është i ngarkuar nga qeveria e Presidentit Trump, deri sa në Tiranë të vijë ambasadori i ri, apo të paktën deri në fund të këtij viti.

Shkurt: i ngriu buzëqeshjen atyre që bërtitën “Uraaaa..” për ikjen e tij.

Dhe dalja e Lu-së ndodhi pikërisht pas rifreskimit të të dhënave të CIA-s ku bëhej e qartë se në Tiranë ambasador është pikërisht ai, Lu-ja.

Ky i fundit, këtë mesazh duket e theksoi fort ndaj atyre qarqeve që kanë thirrur për largimin e tij. “Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë”…mesazh që paralajmëron se më shumë se trazirat e vjeshtës, do të jetë balloja e prangave të shtatorit./korrieri

Donald Lu, trazirat e vjeshtës dhe balloja e prangave të shtatorit Read More »

‘Ushtria e hienave’ joshin të rinjtë në Jal dhe i përdorin fëmijët si ‘armë’ kundër bashkimit Rama-Basha

Monika Kryemadhi ndodhet prej ditësh në ‘ethe dhe në ankth’ nga frika e humbjes së radhës në zgjedhjet lokale të 2019. Një ditë më parë u raportua se Rama po mendon mundësinë e bashkëqeverisjes me Bashën dhe kjo duket se nuk po përtypet nga Monika, e cila ka nisur mobilizimin e partisë së saj, që nuk duket të jetë më shumë se një grusht. Mes frikës dhe panikut, dhe pa asnjë mbështetje, Monika duket se ka gjetur shpëtim te një grusht të rinjsh, të cilët i ka mbledhur reth vetes dhe po i përdor si ‘ushtarë’ për qëllimet e saj politike.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale dhe në media duken një grup të rinjsh mes të cilëve ka edhe shumë fëmijë të mobilizuar nga vetë Kryemadhi në kampin e LRI, që i shkojnë pas ‘hienës’ me idetë e saj kundër qeverisë. Kjo tregon se Monika nuk kursen as të rinjtë, kur vjen puna për interesat e saj.

Por situata rëndohet edhe më shumë, kur kjo video të rinjsh shpërndahet edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i bashkohet grupit të hienave Meta-Kryemadhi, të zënë në panik nga frika e humbjes së madhe që i pret. Berisha duket sikur i bën ‘iso’ kryetares së LSI dhe i bashkohet skandalit të saj, për t’i dhënë mbase pak zemër, pasi të dy e dinë sa të pavlerë janë për politikën shqiptare dhe sa pak i shërbejnë asaj.

Monika dhe Berisha po bëjnë gati ‘armët’ për të rrëzuar qeverinë, por në fakt kanë zgjedhur ‘armët’ dhe rrugën e gabuar, duke përdorur dhe duke u tallur me të rinjtë dhe fëmijët, që për vendet evropiane ku inspirojmë të shkojmë janë e ardhmja, ndërsa për këta dy politikanë mizorë po kthehen fatkeqësisht në një tufë ‘bagëtish’.

Siç mund të shikoni, videoja e mësipërme që Mona dhe Berisha i bëjnë jehonë, të fut tmerrin dhe dridhmat, vetëm nga fakti se si ‘urdhërohen’ të rinjtë e fëmijët të bëjnë çfarë thotë kryetari, të gërhasin njëzëri kundër qeverisë, si në kohën e Enver Hoxhës, ku e gjithë turma ishte e detyruar t’i shkonte pas demagogut. Kjo nuk është mënyra për të fituar pushtet dhe as simpatinë e njerëzve, rinia është e shenjtë, është e ardhmja e një vendi, nuk mund të përdoret, të mbushet me negativitet e urrejtje, por për politikanët tanë pak rëndësi ka kjo.

‘Ushtria e hienave’ joshin të rinjtë në Jal dhe i përdorin fëmijët si ‘armë’ kundër bashkimit Rama-Basha Read More »