Aurora

Lojës i ka dalë boja, Bego është i “kuq, blu, mavi”, PD i ka dhënë HEC-e, LSI miniera e gurore, PS tendera

Edmond Bego trafikanti i përfshirë në politike dhe që ka rindezur akuzat mes partive se i kujt është ai, rezulton se ai përfaqëson aq ngjyra politike sa ka edhe emra. PD akuzon PS dhe “politologun” e saj Balla, se Bego është mbështetur me biznese nga kjo parti. PS deklaron, se ka marrë tendera edhe nga pushteti i PD, ndërsa LSI është e zgjuar e po hesht, mbasi e di që i ka dhënë leje mjedisore, koncesione rruge, minerare e ujore dhe male për gurore, me firmat e Ministrisë së Mjedisit, të Transportit, të Bujqësië e të AKBN!

Nga të dhënat e një investigimi që ka bërë “PAMFLETI”, rezulton se ish-trafikanti Bego, përfaqëson aq ngjyra partiake, sa ka edhe emra, mbasi sipas pasqyrës së aktivitetit të tij si biznesmen i çdo sektori, Edmond Bego e ka nisur biznesin qysh në kohën kur ka qenë kryeministër Ilir Meta, ka vazhduar në pushtetin Berisha-Xhuveli, ka shtuar llojet e aktiviteteve dhe numrin e tenderëve në pushtetin Berisha-Meta, ka zgjeruar zonat e kontrollit dhe kooperimet koncesionare në pushtetin Rama-Meta, ndërsa prej 1 viti po vazhdon të jetë me bizense vetëm me Ballën, brenda pushtetit “Tepsia vetëm”.

Prandaj, të (ç)nderuar “agallarë” e batakçinj të “krye-kurvës” politikë shqiptare, mos bëni sikur ziheni, për të na bindur se cilit batak korruptiv e kriminal partiak, i përket ish-trafikanti Edmond Bego, mbasi faktet e bizneseve dhe lirimit të tij nga burgjet, tregojnë se si gjithë “babalet” e tjerë që janë përdorur në këto 26 vite prej jush, edhe ky Bego është i “kuq, blu e mavi”.

Faktet shkresore, tregojnë se PD i ka dhënë licenca e miliarda lekë tendera e koncesione dhe e ka liruar disa herë nga burgu. LSI i ka dhënë leje mjedisore, licenca për miniera e grurore dhe ka lobuar e “promovuar” uljen e dënimit të tij. PS i ka dhënë e po i jep tendera energjie e rrugësh dhe i ka rinovuar licencat, që i kanë dhënë pushtetet PD-LSI e PS-LSI, si dhe ka heshtur, kur është dënuar sikur ka shtypur një pulë në rrugë.

Lojës tuaj, me gjoja luftë ideologjike, me anti-korrupsion e anti varfëri, tashmë i ka dalë boja, mbasi këta janë “trimat” e çdo pushteti, siç janë oligarkët Ulaj, Allajbeu, Fusha, Nushi, Leka, Naçi e lukuni përfitues koncesionesh, që ju ndërtojnë vilat, ju mbushin llogaritë bankare, ju shkollojnë fëmijët jashtë shtetit, ju blejnë makinat luksoze, ju financojnë pushime luksoze dhe ju pastrojnë miliardat, që zhvasni bashkërisht me rotacion e ortakëri pushtetesh.
Ja disa fakte 1. Edmond Bego me firmën “Inerte Ekspres”, sponsor i Bashkisë Tiranë, në investimet komunitare në 3 kopështe fëmijësh, në 13 lyrje fasadash e në 10 aksione mbjellje pemësh, së bashku me firmat “Proper Pizza”, “Telebingo Shqiptare” dhe “Klinika Balikci” 2. Edmond Bego me firmën “S.G.B”, evadim mbetjesh inerte në mjediset dhe rrugët e qytetit të Tiranës pas punimeve të kryera prej bashkisë “Basha” e “Veliaj”3. Edmond Bego me firmën “Poëer Trade Albania”, punime në rrugët nacionale në pushtetin “Berisha-Meta”

  1. Edmond Bego, leje minierare kromi Nr. 479/2, datë 25.04.2017, “Zona e Re” Batër, Horizonti 1240-1280, Shtyrje afati me Akt-Miratim: Pr.MEI 2038/2, datë 25.04.2017, për Shfrytëzim Kromi, adresa e firmës: Lagjia Nr. 2, ish-ofiçina Mekanike, Librazhd 5. Edmond Bego, Leje gurore Nr. 586, datë 15.12.2000, Fund Fushë-Këkes, Hotolisht Librazhd. 6. Leje minierare Nr. 1514, datë 22.04.2014 (shfutëzim Kromi), adersa e biznesit: Rruga “Ferit Xhajko”, Nr. 56/1, Apart. 3, Tiranë

  2. Edmond Bego me firmën “Inerte Ekspres”, Leje minerare gurore Nr. 1416, datë 08.09.2009, zona Kodra e Shulcit, Mamurras, Kurbin, adresa e biznesit: Njësia Bashkiake Nr. 2, Rr. “Faik Konica”, Pallati AL-Gi, Nr. 1, Kati I, Ap. 3, Tiranë 8. Edmond Bego me firmën “Inerte Ekspres”, Leje minerare gurore Nr. 1746, datë 30.03.2015, zona Kosovë-Komuna Fierzë-Elbasan./korrieri

Lojës i ka dalë boja, Bego është i “kuq, blu, mavi”, PD i ka dhënë HEC-e, LSI miniera e gurore, PS tendera Read More »

Erjon Braçe nuk duron më, ia kthen ashpër Bashës: Deri në fund dhe shumë shpejt, siç ti e kërkon!

Shkrimi në “Ëashington Times” ka përfshirë në debatin me Ramës dhe Bashës edhe deputetin socialist Erion Braçe. Basha në reagimin e tij shkruante se populli është ai që do të thotë fjalën e fundit për kokat e krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se Rama ka kapur drejtësinë. Por socialisti Braçe, teksa ironizon qëndrimin e deputetit demokrat në emër të popullit, thotë se drejtësia do të veprojë si buomerang ndaj Bashës, ashtu siç edhe ai vetë e kërkon.

Reagimi i deputetit Erion Braçe:
Kur Lulezim Basha flet ne emer te Popullit, eshte mu sikur Breshka te kendoje e kerceje Rock! Sipas tij, Reforma ne Drejtesi nuk egziston; Sipas tij, Reforma ne Drejtesi egziston vetem per Edi Ramen dhe ambasadoret qe ai ka blere me parate e droges;

Sipas tij, Populli nuk e ha kete dhe Populli shume shpejt do e zhbeje Reformen dhe Drejtesine qe po rithemelohet prej saj! Ky eshte kulmi! Cili popull Lulezim? Ai qe ti e vrave me pushke te shtetit mu ne mes te bulevardit? Per cilen Drejtesi do cohet ky Populli, per kete qe po zhbehet pikerisht sepse me te, Ti, as u hetove e as u gjykove per vrasjet ne Popull?

A e kupton qe nese do ket gjyq te Popullit, pari para tij duhet te jesh Ti, vrasesi serial i kater burrave te varfer e te ndershem?! Sepse jo vetem i dhe amnisti vetes, por nuk le qe te denohej asnje nga vrasesit e tu te skuadres se pushkatimit. Deri ne fund dhe shume shpejt, sic ti e kerkon!

Erjon Braçe nuk duron më, ia kthen ashpër Bashës: Deri në fund dhe shumë shpejt, siç ti e kërkon! Read More »

Pse të lexojnë shqiptarët, kur “elita” jonë janë Fari Balliu, maskarenjtë, hajdutët, palaçot?!

Nga Ilirjan Blloshmi

Sipas një studimi mbi 1 milionë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër për vitin që lam pas. Ky studim bëri që “elita jonë” të vërë duart në kokë. Me pretendimin se gjithmonë e më shumë shqiptarët po bëhën analfabetë.

Vluan shkrimet, opinionet, emisionet nëpër studio televizive. Të gjithë thonin se kjo është cmenduri. Pasi sipas këtyrë gjithologëve që të llafosurën e kanë për profesion, e profesion s’kanë. Fajin e kanë si fillim familjet dhe më pas shkollat.

Mosha 25-vjeç është një moshë që sapo ke mbaruar fakultetin dhe deri në këtë moshë në një mënyrë ose në një tjetër ke qënë i lidhur me librin. Pasi ke marrë diplomën duhet të vish vërdallë për të gjetur një punë. Në të shumtat e rasteve të pi ujë miku sesa diploma.

Por nuk është kjo e vetmja arsye që shqiptarët i janë larguar librit, ka shumë arsye të tjera. P.sh një 25 vjeçar apo dhe një 30 vjeçar, nëse ka ndjekur emisiont politike ose ato jo politike në Shqipëri ka parë të njëjtat fytyra. Këta janë “mësuesit” e kombit, të gatshëm për të ligjëruar pafund për çdosend. Duket sikur dinë çdo gjë, janë gati të thonë “shikomëni mua sa i dijshëm jam”.

Dje lexova një intervistë të Rudina Seserit të dhënë për Forbes. Historia e suksesit të saj vlersohet nga Amerikanët, por jo nga Shqiptarët. Një nga miqtë që kam në fb e kishte shpërndarë intervistën e Rudinës. U bëra kurioz dhe po lexoja komentet e shqiptarëve. E dini si ishin?

“Kjo kishte zëri shumë acarues”, “kjo nga hici u bë deputete”, “këtë e ka bërë mut Genc Ruli nëpër debate”. Askush nuk thonte një fjalë të mirë për arritjen e saj.

Shqiptarët nuk lexojnë sepse e dinë që një që lexon nuk ka të ardhme në Shqipëri. Një që lexon nuk mund të ketë një rrugë të hapur në Shqipëri. Kjo vjen nga fakti se ne na është ngulitur në kokë ai që ka mik bën hajër.

E si mund të fromojmë opinione të mirëinformuar kur gjith’ ç’dëgjomë e ç’lexojmë është produkt i narcistave të vegjël, që kërcejne pupthi çdo rast që ju jept mundësia. Fjala vjen flet për seksin Fari Balliu, cështja e Trump i ftuar Fari Balliu, çështja Soros Z.Balliu në studio. Kozmosi, elektorne, protone, neutrone, harpsira, galaktika. Flet analsiti Fari Balliu.

Kjo bën që shqiptarët mos lexojnë, mos edukohen, sepse për çdo gjë këshillat na i jep Fariu&co. E pra ç’na duhet libri, shkolla, edukimi kur të pashkollët, alldaukët, maskarenjt, hajdutët, palaçot, mashtruesit, janë sot “elita” jonë.

Pse të lexojnë shqiptarët, kur “elita” jonë janë Fari Balliu, maskarenjtë, hajdutët, palaçot?! Read More »

Shteti merr masa për të mbledhur borxhin me fortë, 21 mijë biznese rezultojnë me detyrime

Ekonomia e një vendi pasqyrohet nga gjendja e bizneseve. Fakti se 21 mijë biznes janë në borxh me shtetin tregon se, gjendja është e rëndë për të mos thënë kritike. Lista e bizneseve debitorë është publikuar nga Tatimet, ku thuhet se detyrimet do të mblidhen me forcë.

Mbi 21 mijë ka shkuar numri i bizneseve ndaj të cilave administrata tatimore ka vendosur barrë hipotekore dhe siguruese për shkak se figurojnë debitore ndaj fiskut. Lista e gjatë është bërë publike ndaj drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dhe ne të figurojnë subjekte tregtar nga të gjitha qytete e vendit. Barre hipotekore dhe siguruese, është fillimi i procedurave për mbledhjen me force te detyrimeve. Në krahasim me fillim vitin lista është shtuar me mbi 4300 subjekte.

Njoftimi i tatimeve bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet. Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga lista e debitorëve

Shteti merr masa për të mbledhur borxhin me fortë, 21 mijë biznese rezultojnë me detyrime Read More »

Në 7 muaj, 3 milionë turistë të huaj në Shqipëri

Shqipërinë e zgjodhën si destinacion pushimesh 20 mijë polakë më shumë se një vit më parë. Për numrin e rritjes polaket janë në vendin e parë me 78 mijë. Shifrat e shtatë muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë të huaj. Grupi më i madh i pushuesve në Shqipëri vijojnë të mbeten shtetasit nga Kosova.

Pushuesit polake janë ato që kanë rritjen më të madhe në numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për janar-korrikun e këtij viti.

Mbi 33 përqind është rritja vjetore e pushuesve polakë, të cilët sipas INSTAT llogariten në mbi 78 mijë për 7 mujorin e 2018.

Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe integrimi i i tij me rrjetin e agjencive ndërkombëtar ka bërë që pushuesit të mos vijnë vetëm spontanisht, por edhe në mënyrë të organizuar.

Nisja e sezonit ka qenë pak e vakët, por gjithçka është rikuperuar në 2 javët e fundit të korrikut dhe gjatë gushtit thotë menaxherja e një rrjeti hotelesh.

Në rrugën e plazhit të Durrësit mëngjesin e së premtes kishte trafik të rënduar. Automjete të shumta nga vendi dhe rajoni i janë drejtuar plazheve për të pushuar edhe këtë fundjave të nxehtë gushti, po trafiku i ngarkuar e kthen në një sfidë të vërtetë udhëtimin. Ashtu si në shifrat e INSTAT turistët polakë dominojë me plazhin e Golemit.

Si numër të përgjithshëm kosovarët zënë vendin e parë me mbi 911 mijë vizitorë.

Për t’u rikthyer tek shifra numri të huaj të hyrë në vendin tonë në 7-mujorin e 2018-s është gati 3 milionë me një rritje prej 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë./tch

Në 7 muaj, 3 milionë turistë të huaj në Shqipëri Read More »

Përdoruesit e kokainës rriten në mënyrë të frikshme, çdo ditë në spital paraqiten…

Pas një raporti të revistës “The Economist” që e rendiste Shqipërinë të parën sa i takon përdorimit të kokainës, kjo gjë konfirmohet nga mjekët. Sipas mjekëve toksikologë çdo ditë paraqiten 2 raste që kërkojnë ndihmë për shkak të përdorimit të drogë së fortë.

“Nëse do i referohemi një dhjetëvjeçari, nga 2008 deri ne 2018 kemi një rritje galopante të përdoruesve të kokainës në Shqipëri, që në shumicën e rasteve janë me mbidozë nga kokaina, por ka edhe raste që trajtohen që janë përdoruesit e rregullt që kanë një kohë pa marrë kokainë dhe bëjnë atë fazën e mungesës së kokainës në trup”, thotë mjeku toksikolog Alert Drishti.

Vetëm gjatë një viti, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza paraqiten rreth 750 përdorues droge për të marrë ndihmë mjekësore. “Në 2017 kemi pasur rreth 700 raste të trajtuara në Urgjencën e spitalit në QSUT dhe rreth 42 raste të trajtuara në pavionin tonë në toksikologji”.

Nuk mungojnë edhe adoleshentët nën 18 vjeç që kanë varësi nga kokaina. “Si grupmoshë, është ajo aktive për punë, rreth 90 përqind e përdoreusve ështët nga mosha 18-40 vjeç, por ka raste të veçanta edhe të atyre nën 18 vjeç. Si gjini përdorues më të lartë gjen ajo mashkullore. Nuk ka një ndarje kategorike pasi gjen në çdo kategori përdorues kokaine”.

Një pjesë e mirë e përdoruesve paraqiten në spital pasi bien në kontakt për herë të parë me kokainën, i cili njihet si grupi i eksperimentuesve. Megjithatë mjekët sqarojnë se shumica e përdoruesve të drogave shkojnë rrallë në urgjencë. Kjo tregon se numri i përdoruesve është mjaft më i lartë se rastet e regjistruara. /TV Klan

Përdoruesit e kokainës rriten në mënyrë të frikshme, çdo ditë në spital paraqiten… Read More »

Peticion kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Shushicë

PETICION POPULLOR I BANOREVE TE FSHATIT BRATAJ

“Peticion kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Shushicë”.

Ky peticion I drejtohet: Kryeministrisë,Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjisë, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Selenicë, Prefkturës Vlorë.

Me anë të ketij peticioni kërkojmë të ndalohet dhënia e kontratës me koncesion për ndërtimin e hidocentraleve mbi lumin Shushicë. Në mbrojtje të së drejtes tonë qytetare që na e jep ligji, ne kërkojmë si komunitet që mbi lumin Shushica mbi vendin i quajtur “Ura e Bratit” të mos ndërtohet diga e mbledhjes së ujit dhe ndërtimi i nje HEC-i- i dhënë me koncesion.

Për arsyet e mëposhtme:

1) Diga ngrihet pikërisht 150 m. mbi urën e shek. XIV e cila është monument kulture dhe duhet të ruhet nga shteti dhe direkt në krahun tjetër të urës është siti arkeologjik i Ledhes pra vendbanimi i hershëm i fshatit Brataj.

2) Tharja e ujit në lumë gjatë sezonit te verës duke e futur atë në tuba dhe devijuar nga shtrati ekzistues i lumit.

3) Shkatërrimi ekosistemi rreth tij, e sidomos zhduken speciet e peshkut si Krapi, Qefulli,Trofta ,etj.

4) Duke qenë një vend me potencial dhe premisa turistike , ky plan ndikon negativisht në natyrën e virgjër të kësaj zone dhe në shkatërrimin e turizmit natyral , historik e tradicional.

Banorët nuk kanë asnjë avantazh nga ky ndertim dhe për më tepër nuk e dëshirojnë një gjë të tillë që të prish vendin e tyre dhe një histori mijravjeçare te jetës së tyre të lidhur me këtë lumë. Pra komuniteti I thote JO, çfarëdo tentimi të autoriteteve qëndrore që tu japin leje operatorëve të interesuar.

Bashkojuni kësaj lëvizje duke firmosur këtë peticion.

Antarë të komunitetit Brataj

Peticion kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Shushicë Read More »

Romana Vlahutin pak ditë para largimit nga vendi jep mesazhin e fortë: Di të them se…

Romana Vlahutin ka reaguar në një kohë kur po flitet se reforma në drejtësi është një investim i Soros dhe ambasadës amerikane në Tiranë. Ambasadorja e BE-së e cila është në prag largimi, u nderua me titullin e “Qytetares së Nderit në Vlorë” ditën e sotme, ka deklaruar se reforma nuk zhbëhet.

“Mendoj që e kam lënë në vijën e moskthimit, kjo ka qenë një reformë kushtetuese, tani është një realitet. Ajo çfarë është bërë në pak vite në këtë vend, në vendet  e tjera është dashur dekada të arrihet. Ky është investim për të ardhmen. Di të them që askush nuk mund të zhbëjë Reformën në Drejtësi.”

Romana Vlahutin pak ditë para largimit nga vendi jep mesazhin e fortë: Di të them se… Read More »