Aurora

Rama: Nuk ka këmbime me BE-në, por secili të bëjë pjesën e tij

Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama tha se “marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera, pavarësisht forcave politike në pushtet”.

“Duhej të bënim diçka për këta persona që pafuqia europiane i kishte kthyer në të burgosur”, thotë ai.

Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi pozicionin e qeverisë socialiste për të pritur 20 migrantë nga Eritrea që ndodhen në anijen “Diciotti”. Por, ai fton Kontinentin e Vjetër ta zgjidhë këtë çështje.

Si do të transferohen?

”Për këtë çështje po merren agjencitë kompetente. Ne do të bëjmë për ata atë që Italia bëri për ne, eritreasit e atëhershëm, kur na pritën dhe na ushqyen”.

Si kanë qenë negociatat me qeverinë italiane?

“Nuk ka patur asnjë negociatë. Donim të bënim diçka, por hezituam për të evituar mosmarrëveshjet me Romën. Biseda mes ministrave të Jashtëm e zgjidhi këtë gjë. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Europën, por për shumë kohë është lënë vetëm”.

Do të prisni të tjerë?

“Nuk do e zgjidhte problemin. Shpresoj që Europa të zgjohet dhe që secili të bëjë pjesën e tij. E kemi thënë edhe në vitin 2015, shërbën një plan europian dhe nuk do të mungojmë. Na e imponon historia, të qenurit europianë dhe shqiptarë”.

Ky gjest do të përshpejtojë hyrjen në BE?

“Nuk ka asnjë këmbim. Nuk e bisedova këtë çështje me kryeministrin Conte. Këtu bëhet fjalë për jetë njerëzore. Në lojë ka gjëra të rëndësishme që kanë marrë peshë këto ditë”.

Dikur Salvini kritikonte hyrjen tuaj në BE…

“Nuk dua të gjykoj, nuk do të zgjidhte asgjë. Mbi çështjen “Diciotti” ka qenë mirënjohës. Objektivi është një pozicionim i bashkuar europian që sot nuk është”.

Çfarë raporti keni me Romën?

”Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë shumë të mira, pavarësisht nga partitë politikë në pushtet. Pa Italinë nuk do të kishim ecur kaq shumë dhe jam i gëzuar që ”eritreasit” e ardhur dje nga Shqipëria sjellin vlera të shtuara në Itali”.

Pse ju intereson Bashkimi Europian?

”Është një pyetje që nuk ia bëjmë vetes: nuk e kemi humbur sensin e historisë, ëndërrojmë një të ardhme më të mirë dhe në një Europë të realizuar sipas shpirtit të Etërve Themelues. Të dalësh nga Bashkimi Europian do të thotë të dalësh nga historia, të ndryshosh Bashkimin Europian është të futesh te e ardhmja”.

Dje emigronit, sot prisni migrantë…

”Kemi pritur gjithmonë popullatat në rrezik. Kujtoj hebrenjtë në arrati nga nazistët. Kujtoj gjysmë milioni kosovarë në vitin 1999. Kujtoj 3 000 iranianët e liruar nga burgjet e Irakut. Kujtoj sirianët e mbërritur këta muaj”.

Ku duhet të përmirësohet Shqipëria?

”Po, në rrugën e europianizimit: kemi bërë shumë, por mbetet ende shumë për të bërë”.

Sidoqoftë, trafiku i drogës është shqetësues…

”Jemi mes atyre që kanë bërë shumë. Por, siç tregon lufta kundër mafias në Itali, kjo është një betejë që zgjat më shumë se seritë e ”Gomorra”-s.//atsh

Rama: Nuk ka këmbime me BE-në, por secili të bëjë pjesën e tij Read More »

Të huajt në aksion, pastrojnë plazhet shqiptare

Alice është një blogere e njohur angleze që prej disa kohësh jeton në Tiranë. Ajo erdhi për tri ditë në Shqipëri dhe vazhdon të qëndrojë prej muajsh këtu, e dashuruar me vendin tonë.

Këtë të diel ajo së bashku me persona të tjerë e kaloi në plazhin e Durrësit. Jo duke pushuar, por duke pastruar mbetjet e hedhura vend e pa vend nga pushuesit ditorë.

“Po bëjmë punë vullnetare. Ne jemi anglezë, amerikanë, gjermanë, austriakë dhe shqiptarë, dhe nuk jemi këtu vetëm për të pastruar, pasi brenda 2 javësh mund të kthehet sërish në gjendjen e mëparshme, por dhe për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe ndryshuar mentalitetin e të hedhurit vend e pa vend mbeturinat. Ata na shohin e reflektojnë”, u shpreh Alice.

Shumë nga ata që po pushonin në plazhin e vogël të Currilave paraditen e sotme, teksa shihnin grupin që pastronte, kanë kujtuar aksionet e detyruara vullnetare të së dielës në vitet e monizmit. Të tjerë, ndonëse të paktë, iu bashkuan grupit për pastrimin e plazhit nga plastika dhe mbetjet e tjera urbane.

“Një grup turistësh që u ndjenë keq teksa na panë të punonim, u bashkuan me ne. Ne shpresojmë që edhe qeveria dhe pushteti vendor gjithashtu të reagojnë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Njerëzit hedhin plastikën kudo, pa menduar ku përfundon. Ajo përfundon në det dhe rrezikon gjallesat detare. Peshqit e hanë dhe ne hamë peshqit. Është një situatë e keqe”, shprehet blogerja e njohur.

Nën moton “të bësh gjëra të vogla, me shumë dashuri”, ky grupim shoqëror synon ta shtrijë vullnetarizmin drejt qytetit të Beratit dhe liqenit të Shkodrës për periudhën në vazhdim, duke përcjellë përmes punës mesazhe të rëndësishme për të gjithë ne, në mbrojtje të mjedisit dhe jetës së përbashkët në komunitet./Top Channel

Të huajt në aksion, pastrojnë plazhet shqiptare Read More »

Shqiptarët solidarizohen/19-vjeçari i sëmurë me kancer,shtrohet në spitalin e Romës

Ronaldo Kasaj, 19 vjeçari nga Vlora që u diagnostikua me kancer dhe që mjekët e QSUT-së e çuan jashtë vendit për kurim ka ende nevojë për ndihmën tonë.

Mundësitë ekonomike të familjes së tij janë të pakta, dhe për momentin falë ndihmës së disa shqiptarëve që jetojnë në Itali janë mbledhur paratë që ai të shtrohet në spital.

Ka qenë aktivisti Adriatik Lapaj ai që ka dhënë lajmin për të riun vlonjat:

Miq,

falë solidaritetit dhe angazhimit tuaj mbrëmë natën Ronaldo Kasaj është shtruar në spitalin Agustino Gemeli në Romë.

Ka qenë një shqiptar me banim në Milano që ka bërë të pamundurën duke orjentuar familjen dhe duke bërë procedurat. Nga postimi te Nisma Thurje me dhjetëra bashkëkombas janë interesuar te të afërmit. Një hap i vogël por me rëndësi pasi Ronaldo 19 vjeçar mori shpresë, dje natën vonë ndjeu dorën dhe ndihmën e vëllezërve dhe motrave të vendit amë. Atij dhe familjes së tij i duhet ndihmë ekonomike në vazhdim pasi janë ekonomikisht të pamundur fare.

Kontakt i babait të Ronaldos: +355684638855.

Një falenderim i madh për këdo u bashkua qoftë dhe me një share duke bërë të mundur që solodariteti të shpërndahet e halli të njihet.

Një falenderim për popullin Italian dhe shtetin Italian që edhe pse pa asnjë detyrim ndaj shtetasit të huaj, vendosi ta pranojë dhe të kujdeset për njeriun pavarësisht origjinës dhe faktit që nuk ka paguar taksa në atë shoqëri!

P.s Edi, ti dhe ju qofshi! Ndjej vërtet një refuzim të madh për modelin që përfaqësoni. Jeni një grusht pengmarrësish që keni 30 vite që e degraduat këtë vend. Zoti vëntë dorë o populli im i vuajtur!

Shqiptarët solidarizohen/19-vjeçari i sëmurë me kancer,shtrohet në spitalin e Romës Read More »

Zbulohet pakti i fshehtë Rama-Basha, vendimi në hije që ju jep pushtet absolut kryetarëve të partive

Komicioni i Venecias ka zbuluar një pakt të fshehtë të arritur nga PS dhe PD për të mos prekur sistemin zgjedhor aktual proporcional kombëtar, që ju garanton kryetarëve të partive pushtet absolut mbi zgjedhjen e kandidatëve.

Partia Socialsite dhe Partia Demokratike vazhdojnë të drejtojnë vendin nën petkun e njëra-tjetrës, paçka se sulmojnë e akuzojnë pafund palët. E gjitha është vetëm një shfaqje politike dhe pritet që dyshja Rama-Basha të dalë hapur në koalicion. Komicioni i Venecias ka zbuluar një pakt të fshehtë të arritur nga PS dhe PD për të mos prekur sistemin zgjedhor aktual proporcional kombëtar. Fakti është konfirmuar nga eksperti i Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan, i cili po asiston Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

‘Panorama’ shkruan se në raportin e hartuar nga eksperti zgjedhor konfirmohet fakti se PS-ja dhe PD-ja kanë kërkuar nga ndërkombëtarët asistencë për t’u dhënë të drejtën qytetarëve që janë jashtë vendit të votojnë, por me kushtin taksativ për të mos prekur sistemin aktual zgjedhor.

“Si Partia Socialiste (në qeveri), ashtu dhe Partia Demokratike në (opozitë) e mbështesin nevojën e miratimit të ndryshimeve në ligjin zgjedhor, që do t’u jepte mundësi qytetarëve shqiptarë që janë jashtë shtetit në ditën e zgjedhjeve të marrin pjesë në votim. Vullneti i vendosur politik, i PD dhe PS është, në të njëjtën kohë, që të vazhdojnë ta mbajnë sistemin aktual zgjedhor dhe sistemin e shpërndarjes së mandateve siç është”, thekson raporti i ekspertit të Komisionit të Venecias.

Sistemi aktual proporcional kombëtar u garanton kryetarëve të partive pushtet absolut mbi zgjedhjen e kandidatëve. Sistemi zgjedhor u jep të drejtën krerëve të partive që të hartojnë listën e kandidatëve në çdo zonë zgjedhore dhe renditjen tyre në bazë të preferencave. Po ashtu, ligji elektoral aktual favorizon partitë e mëdha, pasi zgjedhja e deputetëve bëhet në bazë të një formule matematike, e cila diskriminon partitë e vogla dhe ato parti që garojnë jashtë koalicioneve. Po ashtu, ndryshimet në Kodin Elektoral të vitit 2009 penalizojnë dhe kandidatët e pavarur, të cilëve u “nxihet jeta”, duke mbledhur firmat e qytetarëve për të garuar në zgjedhje.

MODELET

Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë kryer një studim të rasteve të votimit në distancë të emigrantëve, duke dalë në konkluzionin se janë pesë variante të tilla. Iurie Ciocan, në raportin e tij thekson se: “Mes këtyre procedurave, mund të dallojmë: – votimi personalisht në qendrën e votimit në misionet diplomatike dhe misionet konsullore ose në vendet e tjera jashtë territorit të vendit përkatës me miratimin e shteteve. – Votimi nga jashtë vendit duke përdorur mjetet elektronike, duke përfshirë votimin me faks. -Votim përmes përfaqësuesit ligjor. – Votim me postë.

Në rrafshin ndërkombëtar janë kristalizuar metoda të ndryshme të pjesëmarrjes në votim nga jashtë vendit, të cilat parashikohen në ligjet kombëtare dhe varet shumë nga sistemi zgjedhor në fuqi, niveli i kulturës politike, niveli i besimit në institucionet shtetërore dhe niveli i besimit reciprok mes aktorëve politik të përfshirë”.

Zbulohet pakti i fshehtë Rama-Basha, vendimi në hije që ju jep pushtet absolut kryetarëve të partive Read More »

Rama flet për herë të parë për ndryshimin e kufijve në Kosovë: Merrni fjalë e…

Deri tani, Edi Rama ka refuzuar të bëhet pjesë e idesë për shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbinë. Gjatë konferencës për shtyp të kryeministrave të Ballkanit në Durrës, Rama u përgjigj përmes fjalëve të komisionerit Hahn që në fakt nuk dha një përgjigje.

Komisineri Hahn në përgjigjen e tij tha se është ende herët për të folur për këtë çështje, pasi sipas tij do të ketë dhe takime të tjera që do të diskutohen. “Nuk mund të flas në këtë moment, pasi çështja është ende në diskutim, do të ketë dhe takim tjetër në Bruksel, ku do të shihet më qartë kjo çështje”, ishte kjo përgjigja e Hahn.

Ndërkohë që Rama refuzoi që të jap një përgjigje të tijën, por tha se është dakord me ato që tha Hahn. “Merreni përgjigjen e Hahn dhe përktheheni në shqip, dhe në fund vendosni nënshkrimin tim. Kjo është përgjigja ime”, u shpreh Rama.

Rama flet për herë të parë për ndryshimin e kufijve në Kosovë: Merrni fjalë e… Read More »

Lotari Amerikane, shqiptarët thyejnë sërish rekord. Ja sa është numri i aplikuesve për këtë vit

Të jetojnë në SHBA mbetet një prej ëndërrove më të mëdha për shumë shqiptarë. Për këtë arsye rreth 17% e shqiptarëve mbi 20 vjeç kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane ose e thënë në shifra janë 367 mijë persona. Kjo bën që Shqipëria të renditet e para në Europë me përqindjen më të lartë.

Krahasuar me vitin 2007, numri i shqiptareve që aplikuan për Lotarinë Amerikane është dyfishuar, nga 173 mijë shqiptarë që aplikonin në 2007-n, në 2018 numri i aplikimeve kapi shifrën rekord prej 367 mijë, sipas statistikave të Departamentit amerikan të Shtetit .

Rritja e aplikimeve në Lotarinë Amerikanë ka qenë e lartë, veçanërisht pas vitit 2013 sikurse shikohet edhe nga grafiku. Sipas analizës së Peë Research Center mbi aplikimet për Lotari Amerikane, në disa prej vendeve një pjesë e konsiderueshme e popullsisë aplikoi. Në Libi rreth 15% e qytetarëve aplikuan për programin, por edhe vende të thera të Afrikës kishin të njëjtën përqindje aplikimi. Në Sierra Leone rreth 14% e popullsisë aplikoi ndërsa në Gana vetëm 8%.

Në Europë vendet me përqindjen më të lartë që kishin aplikuar në programë ishin vendet e lindjes, ku Shqipëria mbante rekordin. Sipas të dhënave të Pee Research Center, pas Shqipërisë renditet Moldavia me 11% të popullsisë, Armenia me 9%. Ndërsa në Azi vendet që kryesojnë janë Uzbeksitani me 7% dhe Nepali me 4%. Gjatë 2017-s më shumë se 22.4 milionë njerëz aplikuan në të gjithë botën në programin e vizave amerikane, i cili jep rreth 50 mijë Green Cards, apo leje qëndrimi të përhershme nëpërmjet një sistemi lotarie.

Numri i aplikantëve thuajse iu afrua rekordit të vitit 2016 ku në të gjithë botën aplikuan 23 milionë njerëz, kryesisht për shkak se administrata Trump tha se do ta hiqte programin. Që nga 2005, më shumë se 200 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, e cila kërkon që të diversifikojnë shtetësinë e popullsisë emigrante duke dhënë viza për emigrantët. Vetëm 8 shtete kanë të paktën nga 1 milion aplikantë në 2016, duke u përgjigjur për më shumë se gjysma e totalit: Si Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepal, Etiopi dhe Sierra Leone.

Lotari Amerikane, shqiptarët thyejnë sërish rekord. Ja sa është numri i aplikuesve për këtë vit Read More »

Rama me sytë nga qielli, për çfarë ju lut Zotit para Samitit në Durrës? Detajet që s’u panë

Rama duket me sytë nga qielli, sikur po i lutet Zotit për diçka, para se të nisë samiti. Në fakt, nuk e dimë çfarë ka menduar Rama teksa i është lutur Zotit, por sot qielli ishte i nxirë dhe binte në shi, e ndoshta kjo ka qenë një arsye pse sytë e kryeministrit i janë drejtuar qiellit.

Kryeministri Edi Rama priti sot homologët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e mbajtur në Durrës, ku u diskutuan shtyllat kryesore të rrugës për në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit me miqtë e rajonit nuk kanë munguar dhe momentet delikate për kryeministrin Rama.

Në një foto të shkrepur nga Report Tv, Rama duket me sytë nga qielli, sikur po i lutet Zotit për diçka, para se të nisë samiti. Në fakt, nuk e dimë çfarë ka menduar Rama teksa i është lutur Zotit, por sot qielli ishte i nxirë dhe binte në shi, e ndoshta kjo ka qenë një arsye pse sytë e kryeministrit i janë drejtuar qiellit.

Gjithashtu, para samitit nuk kanë munguar dhe detaje të tjera, siç ishte takimi i Ramës me Haradinajn, ku kryeministri shqiptar i kërkon homologut të heqë kollaren, apo dhe takimi i tij i veçantë me kryeministrin e Malit të Zi, ku Rama sishet që e kap për krahu.

Rama me sytë nga qielli, për çfarë ju lut Zotit para Samitit në Durrës? Detajet që s’u panë Read More »

Intervista/ Rama zbulon prapaskenat, por në fund gazetari italian i kujton diçka të hidhur

Në një intervistës për gazetën italiane “Corriere della Sera”, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka folur për vendimin e pranimit të 20 emigrantëve nga anija e bllokuar në Katania. Rama thotë se vendimi është humanizëm për emigrantët dhe solidaritet për Italinë.

Si do të transferohen? Lidhur me këtë po merren strukturat përkatëse. Ne do të bëjmë për ata atë që Italia bëri për ne, eritreanët e kohës, kur na pritën.

Si ishin negociatat me qeverinë italiane? Nuk kishte asnjë negociatë. Donim të bënim diçka, por ne hezitonim të shmangnim keqkuptimet me Romën. Shkëmbimi midis ministrave të Jashtëm e ka zgjidhur këtë. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Evropën: por për një kohë të gjatë ajo është lënë vetëm.

A do të mirëprisni të tjerë? Kjo nuk do ta zgjidhë problemin. Shpresoj që Evropa të zgjohet dhe se të gjithë do të bëjnë pjesën e vet. Ne e thamë në vitin 2015: kemi nevojë për një plan evropian dhe nuk do ta humbasim thirrjen.

A do të përshpejtojë ky vendim anëtarësimin në BE? Nuk ka asnjë shkëmbim. Unë nuk u mora me këtë çështje me Kryeministrin Conte. Këtu është fjala për jetë njerëzore. Behet fjale per gjëra të rëndësishme që për fat të keq kanë humbur rëndësinë në këto ditë.

Kohë më parë Salvini kritikoi hyrjen tuaj në BE … Nuk dua të gjykoj, nuk do të zgjidhte asgjë. Per ceshtjen “Diciotti” ishte mirenjohes.  Qëllimi është një pozicion i unifikuar evropian që për fat të keq nuk është sot.

Cila është marrëdhënia juaj me Romën? Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, pavarësisht nga forcat politike në qeveri. Pa Italinë ne nuk do te kishim shkuar kaq perpara dhe jam krenar te shoh qe “eritrei” e ardhur dje nga Shqiperia sollen vlera te shtuara ne Itali.

Përse jeni të interesuar në BE? Kjo është një pyetje që ne nuk e bëjmë: ne nuk kemi humbur kuptimin e historisë, ne ëndërr për një të ardhme më të mirë në Evropë sipas frymës se etërve themelues. Të dalësh nga BE do të thotë të largohesh nga historia, ndryshimi i BE-së është te hysh në të ardhmen.

Ku duhet të përmirësohet Shqipëria? Po përshkruajmë rrugën e europianizimit. Kemi bërë shumë, por mbetet ende shumë për të bërë.

Trafikimi i drogës, megjithatë, shqetëson …Ne jemi ndër ata që kanë bërë më shumë. Por siç tregohet nga lufta kundër mafies në Itali kjo është një betejë që zgjat më shumë se seria “Gomorra”.

Intervista/ Rama zbulon prapaskenat, por në fund gazetari italian i kujton diçka të hidhur Read More »