Aurora

Arta Marku hap dosjen e koncensioneve në shëndetësi, Ilir Beqja nën “shënjestrën” e SHBA që kërkojnë hetim të thelluar. Edhe Manastirliu do të pyetet

Konflikti i interesit që kishte Adriatik Llalla me hetimin e këtyre koncensioneve për shkak të bashkëshortes solli mbylljen në maj të vitit të kaluar.

Kryeprokurorja, nën presionin e organeve ligjzbatuese amerikane dhe mbështetur dhe në këtë fakt do të rikthejë për hetim dosjen “Beqja”.

Kur ka kaluar vetëm një vit nga pushimi i hetimeve nga ana e prokurorisë së Tiranës për koncesionet në shëndetësi, pritet të rihapet sërish dosja e këtij abuzimi që i kalon 500 milionë eurot.

Presioni i organeve ligjzbatuese amerikane ndaj kryeministrit Edi Rama që të lëshojë mikun e tij, ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, por dhe ndaj Arta Markut që të hetojë pa asnjë dallim abuzuesit me paratë e shtetit, ka bërë që hetimi i koncensioneve në shëndetësi të rihapet.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije se hetimi do të startojë brenda vitit dhe se do të merren në pytje jo vetëm ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ish zëvendësministri Klodian Rrjepaj e Ardjana Llallaj, bashkëshortja e ish kryeprokurorit Adriatik Lalla, por dhe ministrja aktuale Ogerta Manastirliu dhe drejtuesit aktualë.

Burimi brenda organit të akuzës bën me dije se shkak për rihapjen e dosjes së koncesioneve në shëndetësi, të pushuar në maj të vitit të kaluar, ka qënë dhe gjykimi se konflikti i interesit që ka përfshirë këtë hetim, ka ndihmuar në pushimin e saj.

Fjala është për përfshirjen e bashkëshortes së Adriatik Llallës, në atë kohë Prokuror i Përgjithshëm në këtë aferë të rëndë të abuzimit me paratë e qytetarëve, ku shtetit i është shkaktuar një dëm prej 500 milionë eurosh.

Në maj 2017, Prokuroria e Tiranës i ka pushuar hetimet për dosjen “Beqja”, në të cilën u verifikuan tre koncesione në fushën e shëndetësisë.

Në përfundim të hetimeve që nisën në dhjetor të vitit 2015 për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, prokuroria e Llallës në atë kohë është shprehur se nuk ka gjetur elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Pas pyetjes për dhjetra zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe dokumenteve të sekuestruara për këtë qellim nga ky dikaster, prokurori u përgjigj se nuk janë kryer veprime të dyshimta përgjatë dhënies me koncesion të:

Kontrollit mjekësor me vlerë 120 milionë euro, as në koncesionin e hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë, si dhe në koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe 145 milionë lekë ishte fondi limit për ilaçin e kancerit.

Dhe për hir të së vërtetës nuk kishte si të hetonte Llalla për abuzim bashkëshorten e tij Ardjana, e cila ka përfituar pjesën e saj sidomos tek “check-up”-i apo kontrolli mjekësor, duke kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në këtë abuzim të përmasave marramendëse.

Ndaj Arta Marku do të rihapë hetimin për këtë dosje dhe tashmë është në fazën e ngritjes së grupit të prokurorëve për ta marrë në shqyrtim atë.

Mësohet se kryeprokurorja e re e Tiranës Elizabeta Imeraj, do të jetë njeriu që do të përcaktojë prokurorët dhe afatet e hetimit të koncensioneve në shëndetësi./Pamfleti

Arta Marku hap dosjen e koncensioneve në shëndetësi, Ilir Beqja nën “shënjestrën” e SHBA që kërkojnë hetim të thelluar. Edhe Manastirliu do të pyetet Read More »

Ky burrë misionar ka zbuluar arsyen pse fëmijët jetimë nuk qajnë, përgjigja të copëton shpirtin

I keni parasysh ato zgjimet e shpeshta gjatë natës për të shkuar pranë fëmijës që qan? Sa herë na ka ndodhur të qëndrojmë zgjuar për shumë net me rradhë si pasojë e kolikave? Po si pasojë e dhimbjeve të veshit? Duket se arsyet që një fëmijë qan, sidomos nëse është i porsalindur janë të shumta. E megjithatë, “Dayna Mager” është përballur me një realitet krejt ndryshe ndërsa ajo ka qënë në një konferencë. Gjithcka që ajo shkruan në lidhje me atë që ka ndodhur është:

“Për mua dhe Matt ishte hera e parë që e linim vajzën tonë Luella vetëm për të shkuar në një konferencë pune. E ndërsa ishim në atë sallë të madhe, një misionar ndau me ne një eksperiencë shumë të trishtë. Gjithcka kishte ndodhur ndërsa ai ishte në një mision në Ugandë ashtu sic kishte qënë edhe dhjetra herë të tjera. Por kësaj rradhe ishte ndryshe, tani i duhej të ecte midis një dhome të mbushur me rreth 100 shtretër brenda secilit ndodhej një bebe e braktisur nga prindërit. Ishte pikërisht në një jetimore! Ajo që e cudiste më shumë ishte fakti që edhe pse ishin rrth 100 të porsalindur zhurma e vetme që dëgjonin veshët e tij ishte qetësia.

Brenda tij lindi pyetja “si ka mundësi”? Ishte e dhimbshme të dëgjonte një përgjigje të tillë “ Pasi i sollën këta fëmijë ata qanë për disa orë dhe më pas ata ndaluan së qari, ndaluan pasi e kuptuan se edhe pse kishin shumë kohë që e bënin askush nuk erdhi për t’i qetësuar! Askush nuk erdhi as për 10 minuta, as për 4 orë dhe ndoshta nuk do të vijë kurrë”! Në atë auditor m’u thye zemra, mu thye zemra dhe i premtova vetes se do të shkoja pranë vajzës time në cdo moment që ajo do të ishte duke qarë, edhe nëse do të ishte ora 02:00 e mëngjesit, edhe nëse do të qante si pasojë e një zgënjimi kur të ishte në moshë të madhe, do të isha gjithmonë për të në cdo moment”!

Dyna Mager ka postuar ne rrjetin social facebook foton me vajzen e saj Luella.

Fati i disa fëmijëve është vërtet tragjik! Dhe ta mendosh se disa prindër kalojnë vitet e tyre të rinisë nëpër klinika fertilizimi duke u përpjekur të sjellin në jetë një fëmijë! Ndërsa në një anë të botës ndodh kjo përpjekje për t’u bërë prind, në anën tjetër ndodh që disa “prindër” brakstisin fëmijën e tyre dhe vazhdojnë jetën sikur ajo shtatëzani të mos kishte ekzistuar kurrë!

Ky burrë misionar ka zbuluar arsyen pse fëmijët jetimë nuk qajnë, përgjigja të copëton shpirtin Read More »

Të pathënat rreth vezëve që aq shumë i hamë, çelësi i gatimit të tyre është…

Studime të ndryshme nga Universiteti i Konektikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën në dy konkluzione mbi nje produkt qe ne e konsumojme shume. I pari ishte se vezët ndër të tjera përmirësojnë nivelin e kolesterolit të mirë dhe përbërjen e kolesterolit të keq.

Studimi i dytë sugjeroi se konsumi i tre vezëve në ditë për 30 ditë me rradhë zmadhonte grimcat e kolesterolit të mirë, por nuk ndryshon asgjë në ekuilibrat e kolesterolit të mirë dhe të keq.

Një gjë e tillë nënkupton se vezët nuk janë faktor në rrezikun e sëmundjeve koronare.

Studime të tjera nuk kanë arritur të zbulojnë lidhje të forta mes konsumit të vezëve, ishemisë dhe sëmundjeve të zemrës.

Në vitin 2013, tetë studime të ndryshme të publikuara në Revistën Mjekësore BMJ, tue cilave u referohet AgroWeb.org konfirmuan se ngrënia e një veze në ditë nuk shkakton as sëmundje zemre dhe as ishemi.

Studimet u bazuan në analizat shëndetësore të gjysëm milionë njerëzve të përfshirë në studim në harkun kohor të tetë dhe njëzet e dy viteve.

Në vitin 2016, shtatë studime të tjera zbuluan se konsumi i më shumë se 7 vezëve në javë e ul rrezikun e ishemisë me 12 përqind.

Shumë studime kanë sugjeruar se diabetikët duhet të tregojnë kujdes me sasinë e kolesterolit dietik por edhe konsumin e vezëve.

Por dy studime shkencore arritën në konkluzion të njëjtë. Vezët janë të sigurta edhe për diabetikët, madje nuk rrisin nivelin e sheqerit në gjak apo të triglicerideve.

Sipas ekspertëve, problemi me vezët qëndron tek përdorimi i yndyrës. Nëse vezët skuqen me shumë gjalpë apo shoqërohen me mishra të përpunuar siç janë salçicet apo sallamrat, atëherë ato rrisin kolesterolin e keq dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org një vezë mesatare ka vetëm 1.5 gramë yndyrë të ngopur, 72 kalori, 70 miligramë sodium.

Një pjatë me vezë, sallam e djathë ka 12 gramë yndyrë të ngopur, 450 kalori dhe 1,290 miligramë sodium.

Studimet klinike nga ana tjetër e kanë patur të pamundur të zbulojnë ndikimin afatgjatë të ngrënies së vezëve. Shkencëtarët janë ende të paqartë mbi mënyrën se si faktorët genetikë apo mikrobioma e stomakut ndërvepron me konsumin e vezëve.

Sidoqoftë, vezët mbeten të mira dhe pa ndonjë efekt madhor negativ në organizëm. Çelësi i suksesit të vezëve qëndron tek mos përdorimi i yndyrës dhe kripës.

Të pathënat rreth vezëve që aq shumë i hamë, çelësi i gatimit të tyre është… Read More »

Byrek me qumësht, ideal për një drekë plot shije

Byreku është një nga ato gatime që nuk të zhgënjen kurrë. Atë mund ta hash në çdo kohë të ditës dhe në çdo vend. Alternativat janë të larmishme: byrek me spinaq, qepë e domate, fasule, gjizë, djathtë, presh, apo qumësht.

Të gjitha kanë veçantinë e tyre dhe të gjithë byrekët janë super të shijshëm. Receta e rekomanduar nga AgroWeb.org bën fjalë për byrekun me qumësht, një ushqim që të bën të lëpish gishtat.

Përbërësit e byrekut me qumësht

Racionet: 4 ose 5

3 filxhanë çaji miell,

2 kokrra vezë

1 pako gjalpë ose vaj ulliri

¾ liter qumësht

1 filxhan çaji niseshte

pak kripë

Udhëzimet

Si fillim duhen përgatitur petët e byrekut.

Në ditët e sotme mund të përdorni edhe petë të gatshme, por e mira e të mirave është që petët t’i përgatisni vetë.

Hidheni miellin e situr në një tepsi.

Hapni një vrimë në mes të tij dhe hidhni ujë me pak kripë.

Përzierjen e brumit fillojeni nga mesi, duke kombinuar ujin me miellin.

Brumin punojeni me duar për 8-10 minuta.

Pasi brumi të ketë marrë formën e duhur, ndajeni në kuleçe dhe mbulojini me napë të lagur.

Lërini të qëndrojnë për 20-25 minuta.

Më pas hapini kuleçët një e nga një duke i spërkatur me pak niseshte.

Kur petët të jenë hapur sa duhet, piqini mbi pllakën e sobës.

Temperatura duhet të jetë mesatare në mënyrë që petët të mos digjen.

Ndërkohë trazoni qumështin, vezët dhe gjalpin e shkrirë.

Në fund të tepsisë vendosni një petë të papjekur.

Spërkateni me masën e qumështit dhe mbulojeni me një petë tjetër të pjekur.

Spërkatini të gjitha petët një e nga një me masën e qumështit, vezëve dhe gjalpit deri sa tepsia të jetë mbushur e gjitha.

Në fund, mbulojeni byrekun me petën e papjekur.

Lyejeni me gjalpë dhe futeni në furrë.

Lëreni byrekun të piqet për rreth 30-40 minuta.

Pas pjekjes hiqeni nga furra, priteni në copa dhe servireni.

Byrek me qumësht, ideal për një drekë plot shije Read More »

‘Jeta është si një kafe …! Fjalët e një mësuesi para nxënësve të stresuar, mësimi më të bukur. Ia vlen ta lexoni

“Dikur një mësues la takim me disa nga nxënësit e tij të mëparshëm për të mësuar se si po ia çonin ata me jetën e tyre. Ai kishte kohë pa i takuar ata dhe mendoi se duhet t’i takonte për të folur mbi jetën.

I pari tha se nuk po ia çonte dhe aq mirë, sepse po haste nëpër vështirësi për t’u ngritur në pozitë në punën që bënte. I dyti tha se një miku i tij kishte blerë një makinë të mirë, ndërsa ai ndihej keq që nuk kishte të ardhura të blinte edhe vetë një makinë të tillë.

Ndërsa në karrigen tjetër ishte ulur një vajzë, e cila u shpreh se dëshironte të ndiqte një master shkencor në administrim biznesi në mënyrë që njerëzit ta merrnin më seriozisht kur kërkonte punë, por nuk ia kishte dalë dot mbanë.

Pastaj profesori ia ktheu: “Dukeni të gjithë të stresuar. Si thoni sikur të bëjmë pak pushim, të marrim disa kafe dhe ta vazhdojmë diskutimin tonë?”. Nxënësit e tij ranë dakord dhe ai solli në tavolinë kafenë dhe disa filxhanë çaji. Disa ishin të thjeshtë, ndërsa disa të tjerë më të bukur. Nxënësit zgjodhën tri filxhanët e mëdhenj dhe të bukur. Mësuesi e vuri re këtë gjë dhe u tha: “Ju të tre zgjodhët filxhanët më të bukur dhe më të shtrenjtë, duke i lënë mënjanë filxhanët e thjeshtë.

Është normale për ju të kërkoni më të mirën për veten tuaj, si dhe zgjidhjen më të mirë për problemet dhe streset tuaja. Mirëpo, duhet të kuptonit diçka. Ju dëshironit kafenë, jo bukurinë e filxhanit dhe një filxhan i bukur nuk ia shton gjë shijen kafesë. Por vëmendja juaj u drejtua drejt bukurisë së jashtme, në vend të kuptimit të brendshëm.

Jeta është si një kafe. Puna, paratë dhe pozita jonë në shoqëri përfaqësohen nga filxhanët. Këto janë thjesht përbërës, tek të cilët ne bazohemi për të jetuar jetën tonë. Mirëpo cilësia e filxhanit nuk e ndryshon dhe as e përcakton cilësinë e jetës që ne jetojmë. Ndonjëherë ne përqendrohemi kaq shumë tek puna, paratë dhe pozita jonë në shoqëri, saqë harrojmë se çfarë ka më tepër rëndësi: Harrojmë esencën, kafenë. Pra, harrojmë të jetojmë jetën. Duhet të mbajmë në mendje gjithmonë se njerëzit e suksesshëm jo gjithmonë janë të lumtur, por njerëzit e lumtur janë gjithmonë të suksesshëm”. / bota.al

‘Jeta është si një kafe …! Fjalët e një mësuesi para nxënësve të stresuar, mësimi më të bukur. Ia vlen ta lexoni Read More »

Përkundër ankesave për çmimet e kripura, Vlora plot me turistë e pushues

Vlora edhe këtë vit nuk mundi t`i shpëtojë kritikave për çmimet e kripura të sezonit veror.

Por kjo nuk i ka penguar aspak pushuesit ta zgjedhin si destinacion për muajt e nxehtë të verës.

Teksa dita kalohet anës detit, mbrëmja i gjen pushuesit në restorante e lokale, ku zgjedhin të shijojnë produktet tradicionale shqiptare.

Ashtu si edhe në qytetet e tjera bregdetare, numri më i lartë i turistëve ka qenë nga Italia dhe Polonia.
Drejtuesit e bizneseve shprehen se sezoni i ka përmbushur pritshmëritë.
Por ka edhe nga ata operatorë turistikë që thonë se shërbimet duhen përmirësuar.

Lungomarja është zona më e frekuentuar nga turistët në Vlorë, ku operojnë rreth 160 biznese, për tu ulur në tavolinat e të cilëve shpesh gjatë mbërmjeve duhet të presësh./oranews

Përkundër ankesave për çmimet e kripura, Vlora plot me turistë e pushues Read More »

Vlorë: Ndryshon pamjen bulevardi “Ismail Qemali”

Në qytetin e Vlorës vazhdon puna për rikualifikimin e bulevardit “Ismail Qemali”, i cili do të ketë një pamje moderne, ku do të dominojë gjelbërimi dhe mjediset shlodhëse dhe argëtuese.
Punimet janë përqendruar në pjesën e parë, nga rrethrrotullimi pranë Lungomares deri në kryqëzimin me rrugën “Petrit Bisha”, ndërsa javën e ardhshme do të fillojë puna në segmentin nga kryqëzimi i “Cipajve” deri te shkolla industriale, transmeton atsh.

Segmenti ku do të punohet është rreth 300 metra. Gjatë punimeve kryqëzimi i “Cipajve” do të qëndrojë i hapur për të penguar sa më pak qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Projekti për rikualifikimin urban të bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë filloi në pranverë të këtij viti.

Ai financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.

Vlorë: Ndryshon pamjen bulevardi “Ismail Qemali” Read More »

NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë

SNMCMG2 (Grupi 2 i Gatshëm i Kundërzbulimit të NATO-s), Forca e NATO-s për Veprim të Shpejtë në Kundërpërgjigje ndaj Minave, zhvilloi këtë javë stërvitje me Flotën Ushtarake shqiptare në Vlorë.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë janë publikuar foto nga stërvitja e përbashkët.

Ndërsa komandanti i SNMCMG2 është shprehur: “Shumë faleminderit për pritjen e ngrohtë në Vlorë. Ishte një vizitë e shkëlqyer dhe e suksesshme në det me flotën ushtarake shqiptare. Faleminderit për kohën e bukur që kaluam me miqtë tanë të ALS Butrinti dhe ALS Orikum”.

NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë Read More »