Aurora

Vlorë – Reforma e ujit, përmirësohet shërbimi ndaj qytetarëve

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Vlorës gjatë këtij muaji po intensifikon punën për rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë të banorëve, si dhe zbatimin e reformës së ujit.

Gjatë ditës së sotme punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Vlorë janë angazhuar në riparimin e një avarie në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Arko Baleno”, si dhe në rrjetin e ujësjellësit pranë Zyrës së Punës, duke rritur edhe cilësinë e furnizimit për banorët.

Në lidhje me reformën e ujit, punonjësit ditën e sotme ishin në zonën e Skelës, ku evidentuan dhe morën masa ndaj debitorëve.

Ndërsa në Orikum po ndërpritet uji i pijshëm për debitorët, si dhe po evidentohen gjithashtu edhe lidhjet e paligjshme. /atsh

Vlorë – Reforma e ujit, përmirësohet shërbimi ndaj qytetarëve Read More »

Vlorë/ DRSH dhe Kryqi i Kuq, aktivitet sensibilizues për dhënien e ndihmës së parë

Dhënia e ndihmës së parë është mjaft e rëndësishme për të shpëtuar jetën e dikujt dhe për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Vlorë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizuan një aktivitet sensibilizues për dhënien e kësaj ndihme.

Sensibilizimi i komunitetit vjen në kuadër të Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, ku këto 2 institucione shpjeguan dhe treguan rëndësinë që kanë 10 minutat e para të ndihmës së shpejtë pas një aksidenti.

Gjithashtu në këtë organizim u shpjegua edhe rëndësia që ka pajisja e çdo automjeti, institucioni dhe familjeje me kutinë e ndihmës së parë, e cila është domosdoshmëri për shpëtimin e jetës në situata kritike, si lëndimet e paqëllimshme të trafikut rrugor, helmimet, djegiet, arresti kardiak, etj. Instruktorë dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq, treguan teknikat e dhënies së ndihmës së parë dhe shpjeguan hap pas hapi hallkat e zinxhirit të masave të menjëhershme dhe jetëshpëtuese.

Qëllimi kryesor i ndihmës së shpejtë është që t’i sigurojë të sëmurit, ose të lënduarit lehtësim të shpejtë të mushkërive dhe perfuzionin sistemik, që të dërgohet sa më parë dhe në gjendje sa më të mirë deri në institucionin më të afërt shëndetësor. /atsh

Vlorë/ DRSH dhe Kryqi i Kuq, aktivitet sensibilizues për dhënien e ndihmës së parë Read More »

Qyteti i Bajram Currit ndryshon pamje, rikonstruktohen fasadat e pallateve

Bashkia Tropojës ka ndërhyrë në rikonstruksionin e fasadave të pallateve, duke ndryshuar pamjen e qytetit dhe përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve.

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj se “një pjesë e pallateve të qytetit Bajram Curri, në të cilat është ndërhyrë me rikonstruksionin e fasadave, gjë që jo vetëm ka përmirësuar ndjeshëm kushtet e banimit të qytetarëve që jetojnë në këto godina, por gjithashtu i ka dhënë një pamje më të bukur qytetit”. /atsh

Qyteti i Bajram Currit ndryshon pamje, rikonstruktohen fasadat e pallateve Read More »

“Air Albania” së shpejti në fluturim

Kompania e parë ajrore shqiptare, “Air Albania” shumë shpejt pritet që të ngrihet në fluturim me një flotë avionësh nga më të mirat.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku vërehen dy gota me logon e “Air Albania” duke shkruar në të “përgatitjet e fundit”.

“Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, pritet që të ofrojë shërbime cilësore në transportin e udhëtarëve nga Shqipëria, duke shërbyer kështu edhe si një mekanizëm për uljen e çmimit të biletave të avionëve për udhëtarët. /atsh

“Air Albania” së shpejti në fluturim Read More »

Gjirokastër/ Rikonstruktohen 8 qendra shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë Gjirokastër po punojnë për përmirësimin e infrastrukturës së qendrave shëndetësore në të gjithë qarkun Gjirokastër.
Rikonstruksionit i janë nënshtruar, qendrat shëndetësore: Petran, Krahës, Lunxhëri, Cepo, ambulancat në lagjet “Dunavat”, “Palorto”, “18 Shtatori” dhe ajo e lagjes “11 Janari”.

Në përfundim të punimeve të gjitha këto qendra do të kompletohen me pajisje bashkëkohore me qëllimin e vetëm, përmirësimin e shërbimit ndaj komunitetit.

Sot, Prefekti i Qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj së bashku me drejtorin z. Shpëtim Novi kanë inspektuar punimet në të gjitha këto qendra shëndetësore dhe ambulanca si dhe janë lënë detyrat që këto punime të kryhen brenda afateve kohore të përcaktuara dhe me standarde cilësore. /atsh

Gjirokastër/ Rikonstruktohen 8 qendra shëndetësore Read More »

Deputeti i PD kundër Kryemadhit: Problemi nuk janë ndërkombëtarët por …

Pas deklaratave të Kryetares së LSI Monika Kryemadhi se ndërkombëtarët kanë “mbyllur sytë” për situatën në vend, ka reaguar dhe deputeti i PD Agron Shehaj.

Sipas Shehaj, problemi i shqiptarëve nuk janë ndërkombëtarët por politikanët e korruptuar në vend të cilët mbajnë peng sistemin e drejtësisë.

REAGIMI I PLOTË:

Problemi i shqiptarëve nuk janë ndërkombëtaret por politikanët e korruptuar.

Vetingu në politikë është i domosdoshëm dhe jo vetëm nuk pengon reformën në drejtësi, por do ta çlirojë atë nga politikanët e korruptuar që sot e mbajnë peng.

Jam i bindur që ndërkombëtarët e mbështesin pastrimin njëherë e përgjithmonë të të korruptuarve dhe atyre të lidhur me krimin përmes vettingut të politikës.A

Deputeti i PD kundër Kryemadhit: Problemi nuk janë ndërkombëtarët por … Read More »

Skandali/ Mikrobe dhe urinë në qumështin e fshatarëve

Qumështi që shitet nga fshatarët 100 lekë për 1.5 litër, i pakontrolluar, me bidonë plastikë të ripërdorur, ka ngarkesë mikrobike deri në 290 herë më e lartë sesa norma e lejuar.

Përgjegjësia është e institucioneve që e lejojnë tregtimin dhe qytetarëve që vazhdojnë ta blejnë. Edhe specialistët konfirmojnë që është i pasigurtë për t’u përdorur. I rrezikshëm për konsumatorin, pasi mund të mbartë edhe sëmundje si bruceloza dhe turbekulozi. Sipas tyre, është e vërtetë që ka raste që i hidhet edhe urina e kafshës për ta shtuar në sasi, pasi densiteti i saj është i njëjtë me atë të qumështit dhe nuk kuptohet kur i kryen analizat.

Për vite me radhë, “Fiks Fare” ka sjellë në vëmendje të publikut rrezikun që vjen nga konsumimi i qumështit të pakontrolluar. Institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë thuajse asgjë për ndalimin e tregtimit të tij. Në të gjitha tregjet e Tiranës, informale ose jo, qumështi shitet nga fshatarët me bidona plastikë jashtë çdo kushti higjeno-sanitar. Por, vazhdimi i tregtimit të tij nuk është përgjegjësi vetëm e institucioneve, AKU-së, por edhe e konsumatorëve që, pavarësisht se e dinë që ky qumësht është i pakontrolluar, vazhdojnë ta blejnë atë.

Jo më larg se dy vjet më parë, Fiks Fare solli me zë dhe figurë se si përdoreshin bidonat plastikë të mbledhura në plehra për të shitur qumësht. Madje, ky ishte kthyer në një biznes fitimprurës për ata që i mblidhnin në kazanë, pasi i shisnin tek tregtarët me 5 lekë bidonin. Por, as ky fakt nuk mjaftoi për të ndërgjegjësuar konsumatorët apo institucionet për ta zhdukur këtë fenomen.

Edhe sot pas dy vjetësh, ky qumësht shitet sërish në çdo cep të Tiranës, i ambalazhuar në shishe plastike të ripërdorura. Gazetarët e Fiksit blenë disa bidonë me qumësht në tregtarë të ndryshëm. Të gjithë e shisnin qumështin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe me bidona të ripërdorur disa herë. Madje, njëri prej shitësve e pranon që nuk mungojnë rastet që i shtohet urina e kafshës qumështit, kjo për shtim të rezistencës së tij.

“E vërtetë, i hedhin urinë që mos të prishet dhe kur e çojnë në baxho, me urinë i ngrihet gradacioni. Ndaj e bëjnë”, i pohon shitësi gazetares së Fiksit. Këto bidona që ata i shisnin për qumësht të freskët dhe pa “hile” u dërguan për analiza pranë ISUV.

Në legjislacionin shqiptar, norma e lejuar e ngarkesës mikrobike është 100 mijë. Pas analizimit të produktit qumësht, 80% e tij rezultoi jashtë normës së lejuar. Madje, shkonte deri 290 herë më e lartë. Fiksi u konsultua me specialisten lidhur me përgjigjet e këtyre analizave. Sipas Prof. Bizena Bijo, që jep lëndën e kontrollit të produkteve me origjinë shtazore në Universitetin e Mjekësisë Veterinare, ky qumësht nuk është i rekomanduar që të tregtohet, pasi pavarësisht temperaturës së vlimit, bakteret rezistente janë një rrezik i madh për sëmundje të shkaktuara nga konsumimi i tij. Bruceloza dhe turbekulozi janë dy sëmundje që transmetohen nga kafsha tek njeriu, nëpërmjet konsumimit të qumështit.

Ajo thekson faktin që këto toksina, nuk shkatërrohen edhe pas vlimit të qumështit në temperatura shumë të larta. Pasi konsumatorët nuk e dinë që duhet zier ndoshta edhe 30 minuta dhe sërish frika ekziston. Ndaj, është e rekomanduar që të mos përdoret qumësht me norma më të larta se 100 mijë. Siç e parashikon edhe legjislacioni.

Specialistja e pranon faktin që fshatarët i hedhin urinën e kafshës qumështit, pasi densiteti i saj me atë të qumështit është i njëjtë. Në rastet kur kryhet analiza e densitetit, rezulton brenda normës. Shtimi i qumështit me urinë është gjithashtu i rrezikshëm për konsumatorin pasi ajo përmban në të sëmundje që mund të transmetohen nga konsumimi i qumështit tek njeriu. Më të rrezikuarit janë fëmijët, të sëmurët, sidomos atyre që i rekomandohet që të pinë qumësht dhe mosha e tretë.

Bisedë me disa nga tregtarët e qumështit të “freskët”

Fiksi-Me sa e ke bidonin?
Shitësi-1 mijë lekë.
Fiksi-Të mos kem merak unë, se kam kalamaj.
Shitësi-Më vjen keq, ne e kemi me klientelë.
Fiksi-Më jep një ti, edhe të marr edhe një atje, të provoj kush më pëlqen. Një bidon njëherë. E di ça kam merak? Bidonat, nga i merrni?
Shitësi-Ne bidonat faktikisht, e do troç? Ne i kemi me klientelë. I jap unë bidonin, më jep bidonin. I kanë me shenjat e veta.
Fiksi-Nuk e përzien me gjë? Thonë që i hedhin edhe urinë lope.
Shitësi-Dëgjo mua tashti. Atë e hedhin…
Fiksi-Që mos të prishet?
Shitësi- Që mos të prishet. E çon në baxho ai ( qumështin) për djathë, ai i vë gradë. Ngre gradacionin.
Fiksi-Urina e lopës e?
Shitësi-Po. Po ti mos e vrit mendjen për mua. Do më kërkosh ti mua, jo unë ty.
Fiksi-Po ai aty? Ma jep dhe ti një bidon. Do t’i provoj, kush më pëlqen do vij të marr.
Fiksi-Një herë në dy ditë vini ju?
Shitësi-Po një ditë po, një ditë jo.
Fiksi-Me sa e ke bidonin e qumështit?
Shitësja-Një mijë lekë zemra. Qumështin e ke special, në radhë të parë i pastër, i kulluar.
Fiksi-Po këto bidonat nga i merrni se te qesja po shoh që qenkan…
Shitësja-Po qesja është vënë në tokë me zemër. Merre pa merak. Hajde më thuaj nesër a pasnesër.
Fiksi-Me sa e ke?
Shitësi-Me një mijë lekë.
Fiksi-Çdo ditë vjen këtu? Që të sjell bidonat e mi se kam shumë siklet.
Shitësi-Ma sill me shenjë.
Fiksi-Mirë, mirë, faleminderit.
Fiksi-Më jep dy bidona.
Shitësi-Merre, vëri shenjën edhe bjeri bidonat. Pasnesër. Një ditë po, një ditë jo.
Fiksi-Vetëm këtë bidonin ke?
Shitësi-Po.
Fiksi-Si kalove? Me sa e ke? E di ça kam merak, ti çdo ditë këtu del apo… si e ke?
Shitësi-Merre me shpirt, i çoj te shpija dhe marr ( bidona) të tjerë. Te shpija, se çoj qumësht te shpija.
Fiksi-E kuptoj.
Fiksi-O nëna me sa e ke bidonin?
Shitësja-Me një mijë lekë.
Fiksi-Ma jep një.
Shitësja-Pa merak fare, unë jam me myshteri ( klientelë). Ja shife bidonat që i kam.
Fiksi-Nga i merr këto bidonat që po marr unë tashti?
Shitësja-Mos ke merak. A kupton, ja shife si i kam bidonat. Bidona uji. /tch

Skandali/ Mikrobe dhe urinë në qumështin e fshatarëve Read More »

ISHP të dhëna alarmuese, personeli shëndetësor në Shqipëri i infektuar nga hepatitet!

Referuar Dokumenti Strategjik dhe Planit të Veprimit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues 2017-2021, hepatiti viral B dhe C, Shqipëria mbetet ende një vend me prevalencë të ndërmjetme deri në të lartë të hepatitit viral B (HBV) në popullatën e përgjithshme, pavarësisht uljeve që kanë ndodhur vitet e fundit. Kjo prevalencë llogaritet të jetë 7-9%, ndërsa prevalenca e hepatitit C (HCV) është në shifrat 1-1.5%

Grupmosha më e prekur rezulton të jetë ajo 25-44 vjeç për të dy tipat e Hepatitit. Grupet më të rrezikuara janë personat që kanë kontakt me personat e prekur me këto sëmundje, personeli shëndetësor, personat që marrin transfuzione të shumta të gjakut, përdoruesit e drogave, MSM, gratë shtatzënë, popullata rome.

Gazeta “Shëndet plus” i është drejtuar me një shkresë zyrtare Institutit të Shëndetit Publik ku e pyet nëse janë bërë studime mbi infektimin e personelit shëndetësor nga hepatitet virale. ISHP është përgjigjur se ka kryer studime mbi këtë grup. E sa u takon të dhënave më specifike, në përgjigje thuhet se:

“Në lidhje me përhapjen e Hepatitit B te personeli shëndetësor, theksojmë se sipas studimeve të kryera nga ISHP prevalenca e HBsAg është 8.1%.

Në lidhje me përhapjen e Hepatit C te personeli shëndetësor theksojmë se sipas studimeve të ISHP prevalenca e antiHCV është 0.6%.”

Kujtojmë se çështja e rrezikut të infektimit të personelit shëndetësor nga hepatitet është prekur para disa vitesh, në doktoraturën e një prej mjekeve nefrologe në QSUT. Në atë kohë ish-shefi i pavijonit të nefrologjisë në QSUT, Nesator Thereska është shprehur se:

“Rreziku i marrjes së hepatiteve nuk e kanë vetëm pacientët, por edhe mjekët dhe infermierët. Me pak fjalë i gjithë personeli i spitalit është i rrezikuar. Këtë nuk e them unë, por po të kryhen analizat e mjekëve dhe infermierëve të gjithë janë të infektuar me hepatitin B dhe C.

“Nuk guxoj të bëj analizat, pasi mund të jem një prej të infektuarve. Është një gjë shumë e rëndë për personelin mjekësor, por duhet ta pranojmë, për aq kohë sa kemi zgjedhur të punojmë këtu,” ka thënë Thereska.

ISHP të dhëna alarmuese, personeli shëndetësor në Shqipëri i infektuar nga hepatitet! Read More »