Aurora

4 metra i gjatë, zbulohet kallamari “përbindësh”

Një kallamar aspak normal nga përmasat që ka është zbuluar në brigjet e Wellington-it, në Zelandën e Re.

Kjo krijesë e cila ishte 4 metra e gjatë, është zbuluar nga tre vëllezër, të cilët kishin dalë për një zhytje në mëngjes.

Daniel, Jack dhe Matthew Aplin ishin duke u zhytur, kur u përballën me kallamarin “përbindësh”. Ata thanë se kishin parë peshkaqenë gjatë zhytjes, nuk kishin parë kurrë një kallamar të kësaj madhësie.

Pas zbulimit të kësaj krijese ata kontaktuan me Institutin Kombëtar të Ujit dhe Kërkimeve, të cilët e morën kallamarin për studim.

4 metra i gjatë, zbulohet kallamari “përbindësh” Read More »

Shenja më e përkëdhelur dhe më e favorizuar nga horoskopi i shtatorit

Mendja e Virgjëreshës është e ngacmuar tashmë, falë Uranit në shtëpinë e udhëtimit, arsimit dhe dijeve. Njerëz dhe ngjarje të reja do të hyjnë në botën tuaj, prandaj hapni sytë për mundësitë që s’i keni eksploruar ende.

Hëna e re e datës 9 starton ide të reja, duke ju bërë të ndiheni plot energji për të ardhmen. Do të filloni të rimendoni ritualet tuaja të shëndetit dhe palestrës rreth datës 10 kur Marsi të shkojë në Ujor. Meqë ra fjala, duke qenë se nuk jeni shumë tip palestre, pse nuk provoni një klasë yoga ose një aplikacion?

Shenja më e përkëdhelur dhe më e favorizuar nga horoskopi i shtatorit Read More »

Ja si shprehej Fishta për myslimanët shqiptarë

Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan Musliman
Atherë…
Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë
– At Gjergj Fishta

Kjo foto është bërë më 31 dhjetor 1940. Është dita e varrimit të poetit tonë të madh Gjergj Fishta, kur procesioni në nderim të At Gjergji Fishtës po del nga kisha e fretërve dhe kalon aty ku sot është pedonalja. Poeti i madh u varros në kishën ku shërbeu.
Kjo foto është bërë më 31 dhjetor 1940. Është dita e varrimit të poetit tonë të madh Gjergj Fishta, kur procesioni në nderim të At Gjergji Fishtës po del nga kisha e fretërve dhe kalon aty ku sot është pedonalja. Poeti i madh u varros në kishën ku shërbeu.

Pikërisht në ditën e vdekjes së këtij poeti të madh të kombit që i përkiste besimit katolik kryemyftiu i Shkodrës u shpreh:”Nuk e di se si mbas kësaj dite të zezë, mbi Shkodër mund të lindë dielli përsëri”.

Poeti i madh shqiptar Fishta në çdo festë të besimit musliman lidhte një varg llampash me ngjyra që nga Kisha e fretërve e deri tek xhamia në piacë.

Kjo tregon se përjetësisht mes krerëve të besimeve fetare në Shqipëri gjithnjë ka ekzistuar një harmoni e mrekullueshme fetare./njekomb

Ja si shprehej Fishta për myslimanët shqiptarë Read More »

Hapet Shkolla Shqipe në Teksas

Në Dallas Teksas të SHBA-ve do të hapet shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Komuniteti shqiptar në këtë vend ka bërë të ditur se ceremonia e hapjes do të mbahet më 9 shtator të këtij viti.

Klasët e saj janë bërë gati me motive kombëtare, ndërsa nxënësit që do të regjistrohen duhet të jenë pesë vjeç.

Regjistrimi i nxënësve online veçse ka filluar, ndërsa me 2 shtator do të bëhet edhe regjistrimi në lokalet e Komunitetit në Carrollton Teksas.

Ditë me parë në Prishtinë, Ministri i Diasporës Dardan Gashi u zotua për mbështetje të Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane në Texas, posaçërisht ndaj Shkollës Shqipe. Gashi, gjatë takimit që pati më anëtarin e bordit të komunitetit, Hysen Zeqaj, me kënaqësi pranoi kërkesën për përmbushjen e nevojave të shkollës me materiale shkollore, kulturore, shkencore.

Hapet Shkolla Shqipe në Teksas Read More »

“Lovely Planet”, pamje mahnitëse nga Alpet shqiptare

Alpet Shqiptare po mahnisin gjithnjë e më shumë turistët e huaj, duke u kthyer me shpejtësi në një destinacionin e tyre të preferuar.

Turistët që zgjedhin Alpet Shqiptare dhe Luginën e Valbonës për të shijuar bukurinë dhe klimën e mrekullueshme të tyre, po shtohen dita ditës.

Në kërkim të shtigjeve të pashenjuara, kompania mediatike e sporteve ekstreme dhe aktiviteteve outdoor, Teton Gravity Research, pjesë e Lonely Planet, ka vizituar Shqipërinë dhe ka prodhuar këto pamje mahnitëse të Alpeve tona.

Turistët që zgjedhin Luginën e Valbonës dhe Alpet Shqiptare për të kaluar pushimet e tyre, do të kenë informacionin e domosdoshëm për këtë destinacion, aktivitetet, shërbimet dhe pikat me interes për t’u vizituar.

Duke nisur nga data 1 Gusht, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur Zyrën e Informacionit Turistik në Valbonë. Po ashtu FSHZH ka kontribuar ne hartimin e Masterplanit të Alpeve, dokumenti strategjik i zhvillimit të rajonit për 15 vitet e ardhshme, ndërsa ka nisur investimet e para bazuar në këtë dokument.

Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8% të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe.
Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat:

Blloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezercës 2694 m, më e larta në Alpet dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit.

Malësia e Madhe shtrihet në veriperëndim të Alpeve. Në përbërje të saj ka kurrize malore, blloqe e male të larta (Bjeshkët e Namuna me Iartësi 2400 – 2500 m) si dhe disa pllaja të larta (Velecik – Bridashe) dhe disa lugina: e Vermoshit, e Cemit, e Përroit të Thatë etj.).

Lugina e Shalës është ndër më të mëdhatë në Alpet Shqiptare. Përgjatë saj ndërthuren zgjerimet, në të cilat janë vendosur qendrat e banuara (Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, që në disa raste marrin formën e kanioneve.

Kurrizet malore midis luginës së Shalës e Valbonës, që ndahen nga lugina e Currajt, kanë reliev të ashpër me plot maja të ashpra dhe të thepisura dhe bimësi të dendur pyjore.
Lugina e Valbonës, një luginë tjetër e madhe e Alpeve, ka formën e një harku të madh. Përgjatë saj ndërthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh në formën e kanioneve. Në zgjerimet janë vendosur qendrat e banuara si: Ragami, Valbona, Dragobia etj.  Parku Kombëtar i Valbonës shtrihet në 8,000 m hektarë dhe kosiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.

Malësia e Gashit përmendet për relievin e ashpër me forma të shumta akullnajore, në të cilat ka liqene të vogla, por me bukuri të rrallë, pyje dhe kullota të pasura.

Parku Kombëtar i Thethit. Ndodhet në një distancë prej 70 km nga qyteti i Shkodrës në zemër të alpeve shqiptare. Parku në fjalë ka një sipërfaqe prej 2.630 hektar dhe shtrihet në një lartësi që varion nga 600 – 2.570 metra mbi nivelin e detit.

Razma është një prej pikave turistike malore më të frekuentuara nga qyteti i Shkodrës. Zona është e rrethuar me pyje pishe dhe mënshteke. Ajo nuk bllokohet nga dëbora ndaj mbetet e vizitueshme gjatë gjithë vitit. Këtu ofrohet akomodim, ndërsa aktivitetet kryesore janë sportet dimërore, ekskursionet, ngjitjet etj.

Vermoshi ndodhet në një distancë prej 95 km larg nga qyteti i Shkodrës dhe pikërisht në ekstremin më verior të Republikës së Shqipërisë. Kjo zonë quhet krahina e Kelmendit./atsh

https://www.facebook.com/albaniandf/videos/1920819961555751/?t=0

“Lovely Planet”, pamje mahnitëse nga Alpet shqiptare Read More »

Ethet e Nilit Perëndimor, takime informuese me qytetarët

Instituti i Shëndetit Publik është në komunikim të vazhdueshëm me Kabinetet e Promocionit të Shëndetit në Drejtoritë e Shëndetit Publik të rretheve, për të mbështetur punën e tyre për rritjen e shkallës së informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit lidhur me ethet nga virusi i Nilit Perëndimor.

Drejtoria e Shëndetit Publik Pukë, Kabineti i Promocionit dhe Edukimit Shëndetësorë, vazhdon fushatën për informim edhe pse nuk ka raste të Virusit të Ethes së Nilit Perëndimor.

Konkretisht : U zhvilluan aktivitete informuese në zonën e Liqenit, e cila është një zonë që frekuentohet nga grupmosha të ndryshme si vend relaksues dhe mund të jetë një vend potencial për zhvillimin e mushkonjave.

Gjithashtu u bë aktivitet në lagjet e Qytetit Pukë, ku u informuan banorët që të bëjnë kujdes me grumbullimin e ujrave në bodrumet e pallateve, si vend ku mund të krijohen larvat e mushkonjave.

Kjo fushatë do të zhvillohet gjatë periudhës Gusht- Shtator 2018 në të gjitha qytetet e vendit. /atsh

Ethet e Nilit Perëndimor, takime informuese me qytetarët Read More »

SHENDETESI – Një studim i ri tregon padobinë e omega-3

Shtesat me Omega-3, acide organike që gjenden tek peshqit dhe që rekomandohen për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, në të vërtetë nuk i mbrojnë personat e sëmurë me diabet që të preken nga kjo sëmundje, sipas një studimi britanik, që i shtohet disa studimeve të tjera të kryera për këtë qëllim.

Më tepër se 15.000 persona të cilët vuajnë nga diabeti, por jo nga sëmundje kardiovaskulare, morën pjesë në këtë studim të kryer në Britaninë e Madhe, nën drejtimin e disa shkencëtarëve të universitetit të Oksvordit dhe i financuar nga fondacioni British Heart. Rezultatet u publikuan të dielën në revistën më prestigjoze mjekësore të SHBA-së, New England Journal of Medicine.

Gjysma e pjesëmarrësve në studim u trajtuan çdo ditë me nga një kapsulë Omega-3, ndërsa pjesa tjetër mori, pa iu bërë e ditur, një kapsulë placebo, që përmbante thjesht vaj ulliri.

Pacientët u ndoqën mesatarisht për pak më tepër se shtatë vjet.

Studimi është edhe më i rëndësishëm, pasi numri i pjesëmarrësve në të është shumë i madh, më shumë se 15.000 veta. Përveç kësaj, pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë rastësore në dy grupe, që është metoda më e rreptë për të vëzhguar efektin e mundshëm të një trajtimi të dhënë.

Rezultati është se numri i atakeve kardiovaskulare të rënda, kancereve apo vdekjeve ishte pothuajse i barabartë në të dy grupet. Nuk kishte asnjë dallim të rëndësishëm statistikor ndërmjet të dyve.

Këto rezultate tregojnë se marrja e omega-3-it çdo ditë nga diabetikët nuk e ul rrezikun që ata të preken nga sëmundje kardiovaskulare.

Një analizë e 10 studimeve ku u përfshinë 78 000 persona, e botuar në revistën JAMA Cardiology në janar 2018, doli në përfundimin se omega-3 nuk i parandalon sëmundjet kardiovaskulare tek personat e rrezikuar, dhe jo vetëm diabetikët.

Edhe në vitet 2012, 2010 dhe më parë janë kryer studime që ishin në të njëjtën linjë. Por dyshimi mbeti për studimet që nuk testuan sipas një metode rastësore me placebo (shën i përkth. Substancë pa asnjë efekt, që përdoret vetëm për të vëzhguar reagimet psikologjike të të sëmurit)./atsh

SHENDETESI – Një studim i ri tregon padobinë e omega-3 Read More »