Aurora

Abuzimi me fondet në diplomaci, KLSH: 10 ambasadorë të kthejnë paratë

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon shkelje gjatë Auditimit “Mbi auditimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë financiare”, të ushtruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas raportit final të KLSH rezultojnë “Debitorë të ndryshëm” deri në fund të vitit 2016 në vlerën 489,528 lekë i cili paraqet detyrimet e subjekteve private dhe punonjësve ndaj institucionit. Në total janë 10 subjekteve të cilat nuk kanë derdhur asnjë vlerë nga detyrimi për një periudhë 5 vjeçare.

Raporti thotë se “Në kuadër të zbatimit të projektit të miratuar ‘Përforcimi I kapaciteteve të diplomacisë publike dhe ekonomike të Ministrisë së Punëve të jashtme’, një bashkëpunim i Qendrës së Ekselencës me Ambasadën Zvicerane nga Ministria janë kontraktuar konsulentë të jashtëm për hartimin e artikujve analitikë e studimorë në vlerën e 5,904,100 lekë. Por vlera e studimeve e likuiduar ka kaluar në shpenzime por nuk është paraqitur në aktivet e qëndrueshme të pa trupëzuara”.

KLSH gjeti shkelje edhe në blerjen e automjeteve nga ambasadat e Shqipërisë në Paris, Berlin, Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë. KLSH I kërkon ministrit Bushati që menjëherë të ngrejë brenda kësaj ministrie funksionimin e strukturës së posaçme të prokurimit publik, edhe të sigurimit të mirë përdorimit të fondeve publike dhe të uljes së shpenzimeve procedurale duke rritur eficencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik.

Po ashtu kërkohet që Njësia e Prokurimit për të ardhmen të marrë të gjitha masat, që në regjistrin e realizimit të tenderëve të raportojë vlerën e kontratave duke përfshirë vlerën e tvsh-së. Gjithashtu në regjistrin e realizimit të tenderëve të raportojë çdo tender të zhvilluar sipas procedurave përkatëse. KLSH konstaton në raport se nuk janë lënë gjurmë në asnjë tender se cili nga anëtarët e KVO-ve është specialist i fushës së objektit të tenderit të zhvilluar si dhe anëtarët për anëtarët e NJP-ve, nëse e kanë arsimin e lartë përkatës, siç përcakton rregullorja e prokurimit publik në fuqi.

Në auditimin e kryer nga audituesit e brendshëm, për veprimtarisë financiare të Ambasadës së RSH-së, në Ankara-Turqi, janë konstatuar mjaft mangësi e shkelje në kuadrin e zbatimit të projektit të Qendrës Kulturore Shqiptare në Ankara. Këtë shkelje KLSH rekomandon ti dërgohet pranë organeve të prokurorisë për vlerësim të elementeve penale. Për këtë raport reagoi Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë që vlerëson kundërshtimin me argumente që MEPJ i ka bërë këtij raporti, por në të njëjtën kohë kujton se asnjë punonjës i vendosur në listë pritje – jo për faj të tyre – nuk mund dhe nuk duhet të penalizohet financiarisht.

Detyrimi për të zhdëmtuar arkën e shtetit është në kundërshtim me Kodin e Punës, detyrimet dhe të drejtat e çdo të punësuari në administratën shtetërore, dhe përgjegjësitë duhet të kërkohen vetëm te shkaktarët apo vendimmarrësit. Kujtojmë se, trajtimi dhe implikimi në rrugë gjyqësore individuale për çdo punonjës të MEPJ-së i këtij urdhri do të ishte jo korrekt nga strukturat drejtuese të MEPJ-së, që duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe institucionale për ta ndjekur deri në fund kundërshtimin e këtij urdhri.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të rishikojë vendimin e tij për këtë rast dhe të shmangë proceset e gjata gjyqësore për diplomatët shqiptarë, pasi: personat e ngarkuar nuk kanë bërë një analizë të hollësishme auditive mbi shkaqet, motivet dhe arsyet e vendimit të institucionit për të nxjerrë në listë pritje diplomatët e karrierës.

Abuzimi me fondet në diplomaci, KLSH: 10 ambasadorë të kthejnë paratë Read More »

Horoskopi për sot

Ja shenjat që e kanë ditën ters

Dashi-Diçka që ka kaluar shumë kohë më parë ju mundon fort. Ajo që ju këshillojmë është që të mos mendoni për diçka që i përket së shkuarës, pasi asgjë nuk kthehet. Gjeni kurajën dhe ktheni situatën. Duhet të vini dorë te portofoli për shpenzime të paparashikuara, por që nuk keni zgjidhje.

Demi-Keni disa pasiguri kohët e fundit. Kryesisht ato lidhen me një projekt. Ju duhet t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj. Besimi juaj vlen më shumë se çdo gjë tjetër në dashuri. Bëni kujdes!

Binjakët-Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje kjo e shtunë. Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Limitojini konfidencat tuaja. Tregohuni të guximshëm. Ndërmerrni iniciativa. Dikush që është pranë është ziliqar.

Gaforrja-Kjo e sotmja duket një ditë e mirë për të lindurit e Gaforres. Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike për të ndryshuar diçka në jetë.

Luani-Një ditë jo forte e mirë për Luanët. Kjo pasi pozicioni i Jupiterit nuk është aspak favorizues për ju sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona të cilët ju provokojnë në çdolloj mënyre. Nëse keni lindur ditën e shtunë provoni fatin tuaj.

Virgjëresha-Nuk do të jeni të qetë gjatë kësaj dite. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Mundohuni të bëni ndonjë ndryshim në pamje.

Peshorja-Juve jeni plot ide këtë ditë. Njëra prej tyre, që është e fshehtë mund të jetë ide mjaft e mirë dhe do ta bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Por përpiquni që mos të shpenzoni shumë. Beqarët mund të njohin persona të rinj.

Akrepi-Një ditë me ulje-ngritje kjo e shtunë për të lindurit e kësaj shenje. Ditë mjaftueshëm monotone, por pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët do të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja.

Shigjetari-Duhet të tregoheni të kujdesshëm me ata që ju rrethojnë në punë. Gjeni bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë.

Bricjapi-Një ditë përgjithësisht e mirë dhe me fat kjo e shtunë për të lindurit e shenjës Bricjapi. Sot me shumë fat do të jenë të lindurit e ditës së hënë: mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jini më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka.

Ujori-Një ditë jo fort e mirë dhe me surpriza. Ujorët duhet të jenë gati për të papritura. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë më shumë mund të provokojë grindje.

Peshqit-Duhet të jeni më i qetë. Këshillohet që me partnerin mos të tregoheni kaq shumë pasi në këtë moment ka shumë nevojë për juve dhe dashurinë që i ofroni. Gjatë kësaj dite nuk duhet t’i besoni askujt, pasi tregimi i sekreteve tuaja mund t’ju bëjë subjekt thashethemesh. Kujdes me shpenzimet.

Horoskopi për sot Read More »

Publikohet fotoja e Vera Grabocka kur ishte 18 vjeç, sa shumë ka ndryshuar

Sot ajo është një ndër femrat më të suksesshme në Shqipëri, idhull për shumë personazhe. Ka fituar zemrat e të gjithëve dhe është padyshim një nga të famshmet më të dashura për publikun. Disa nga formatet më të suksesshme si “Dance with me”, “X Factor”, “Your face sounds familiar”, “Në kurthin e Piter Pan”, ka qenë Vera Grabocka që i ka sjellë në Shqipëri e që ju kanë argëtuar çdo mbrëmje.

Po ashtu, Vera është edhe një ndër VIP-at më të komentuar në media, ndonëse vetë ajo është shumë e rezervuar. Ditën e sotme “Tiranapost.al” ka publikuar një foto të rrallë të maturës së vitit 1968. Në foto shfaqet edhe producentja, vajza me flokët me baluke dhe trikon e bardhë, mes maturantëve të tjerë. “Tiranapost.al”, shkruan se foto është realizuar 50 vite më parë kur Vera ishte vetëm 18 vjeç.

Publikohet fotoja e Vera Grabocka kur ishte 18 vjeç, sa shumë ka ndryshuar Read More »

Rama apo Berisha? Kush e fitoi betejën e shikueshmërisë në rrjetet sociale

Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha ishte në ‘Opinion’ në Tv Klan.

Të dyja emisionet u transmetuan LIVE në faqet e Facebook të tyre, por kush e fiton betejën e shikueshmërisë duket qartë.

Rreth 4.5 mijë qytetarë kanë ndjekur “live” Berishën në Facebook, ndërsa shikueshmëria te Rama lëviz nga 1.5 në 2.5 mijë njerëz.

Rama apo Berisha? Kush e fitoi betejën e shikueshmërisë në rrjetet sociale Read More »

Ky 111-vjeçar do t’ju habisë, çdo ditë të jetës së tij ka një qëllim (FOTO)

Henry Tseng ka lindur në Yokohama të Japonisë dhe është 111 vjeç. Ai bën aerobi cdo ditë, duke bërë biçikletë gjysmë ore në ditë, yoga dhe ka një jetë sociale aktive.

Vajza e tij Linda Hsia tregon se kur i ati ishte i ri i pëlqente të notonte dhe të merrej me sporte të ndryshme.

Ajo tregoi: “Prindërit e mi gjithmonë kanë bërë një jëtë të shëndetshme, nuk kanë pirë kurrë alkol dhe cigare”.

Sekreti i jetëgjatësisë së tij qëndron në një diet ushqimore të shëndetshme dhe në të bërit palestër çdo ditë.

Ajo tregoi: “Prindërit e mi gjithmonë kanë bërë një jëtë të shëndetshme, nuk kanë pirë kurrë alkol dhe cigare”.

Sekreti i jetëgjatësisë së tij qëndron në një diet ushqimore të shëndetshme dhe në të bërit palestër çdo ditë.

Ky 111-vjeçar do t’ju habisë, çdo ditë të jetës së tij ka një qëllim (FOTO) Read More »

Rudina plas të radhës: Para se të lindja doja të shkoja…

Vijon të na surprizojë Rudina Magjistari me ato që thotë herë pas here në emision. Ajo ka rrëfyer një ngjarje jo të zakontë ditën e djeshme, e cila ka lidhje me momentin kur do të sillte në jetë të bijën.

Teksa i kishin filluar dhimbjet e lindjes dhe Mia e vogël nuk qëndronte dot më në placentën e së ëmës, Rudina, ndryshe nga nënat e tjera, ka pasur një kërkesë të pazakontë.

Ajo ka dashur që të shkonte në parukeri dhe të krihte flokët, përpara se të lindte e të shkonte në spital. Disi për të qeshur dhe tepër e çuditshme kjo histori…

Rudina plas të radhës: Para se të lindja doja të shkoja… Read More »

“Foto e shkrepur gjysmë ore pas vrasjes së Azemit, shikojeni kush e nxori në pritë”

Ditën e djeshme u mbushën plotë 20 vite nga vrasja e ish-deputetit dhe liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdarit.

Kjo u cilësua edhe si “Vrasja e Shekullit”, ndërsa edhe sot e kësaj dite autorët janë “të paidentifikuar” dhe i akuzuari kryesor është Izet Haxhia.

Publicisti Mero Baze ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me ekzekutimin e Hajdarit, teksa edhe një herë akuzon hapur Sali Berishën dhe Genc Pollon, si dy njerëzit që e nxorën Azemin në rrugë tek vrasësit.

Baze shkruan:

“Shikojeni kete foto. Eshte shkrepur gjysem ore pas vrasjes se Azemit ne Spital Ushtarak. Keta ishin dy njerezit e fundit qe takoi Azemi dhe qe e nxorren ne rruge tek vrasesit. Berisha e nxorri si hakmarrje pse ai kishte pritur babain e vellezerve Haklaj dhe i kishte dorzuar kaseten kompromentuese kunder Berishes, Pollo se e kishte pengesen e fundit neper kembe para se ti turrej Berishes. Shikoni si e shikojne njeri tjetrin, gjysem ore me pas, per te kuptuar nga se jane te shqetesuar”.

“Foto e shkrepur gjysmë ore pas vrasjes së Azemit, shikojeni kush e nxori në pritë” Read More »

Emigranti nga Fieri: Si e krijova aplikacionin juridik “Çaj mali”,në ndihmë të shqiptarëve në Itali

Të gjithë e dimë që marrja e dokumenteve në institucione është një sorollatje dhe duhen ditë të tëra për të mbaruar punë. Por kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Edhe për emigrantët shqiptarë në Itali që duan të marrin nënshtetësinë italiane apo dhe kërkojnë të bëjnë bashkim familjar u duhet të marrin dokumente nëpër institucione të ndryshme. Lidhur më këto proceduara shqiptari Ermir Lushnjari  që prej gati dy dekadash jeton në Itali, ka marrë një nismë shumë interesante duke hapur një aplikacion që quhet “Çaj mali”.

Lushnjari më profesion avokat u bë shtetas italian në vitin 2011 dhe aktualisht punon për gjykatën e Verbanisë. Në një intervistë për tvklan.al na ka rrëfyer gjerë e gjatë sesi lindi ideja për këtë aplikacion, sa ju vjen ai në ndihmë emigrantëve dhe pse është quajtur “Çaj mali”.

Ermiri ka emigruar në Itali si shumë shqiptarë të tjerë, duke ikur në mënyrë ilegale dhe i është dashur të bëjë punë nga më të ndryshme që të ndihmonte familjen e tij. Edhe pse ka qenë i mitur ai ka punuar në lavazh apo transport mobiliesh, pa menduar farë se një ditë do të bëhej një jurist dhe se do të krijonte një aplikacion që do u vinte në ndihmë bashkatdhetarëve të tij, por edhe emigrantëve të tjerë. Edhe mediat italiane nuk kanë hezituar të publikojnë artikuj lidhur me aplikacionin “Çaj mali”, që tashmë është një instrument ndihmës për të marrë nënshtetësinë italiane.

Sa vite keni që keni emigruar në Itali?

Jetoj në Itali nga 1999 dhe gjithmonë kam banuar në Verbania, një qytet që ndodhet në veri të Milanos. Në ato vite në Shqipëri gjendja ekonomike, por edhe rendi ishin në krizë dhe familja ime, si shumë të tjera vendosi të largohet nga Fieri. Kur vajta në Itali mendimi i parë ishte të punoja për të ndihmuar ekonomikisht familjen time dhe të merrja “permesso di soggiorno”.

Punët që keni bërë përpara se të bëheshit avokat?

Në 1999 isha akoma 15 vjeç dhe s’mundet të punoja me kontratë sepse ligji parashikon si moshë për të filluar 16 vjeç. Gjatë kësaj periudhe kam bërë punë të ndryshme si në lavazh apo transportim mobiliesh kur personat ndryshonin banesën dhe i duhej dikush që ti ndihmonte me plaçkat. Në këto raste pata fatin që njihja shumë njerëz të mirë të cilët më këshillonin të studioja në shkollë. Më kujtohet që menjëherë, pasi mora “permeson di soggiorno” u regjistrova në bibliotekë dhe fillova ta frekuentoja në fundjavë.

Hapi tjetër u interesova për të nisur shkollën e mesme dhe kërkova ta bëja me korrespondencë pasi s’mundesha të lija punën. Ndërkohë unë kisha mbushur 16 vjeç dhe fillova të bëja marangozin.

Kur e nisa këtë profesion isha punëtori më i ri i fabrikës dhe kur u largova pas 11 vjetësh isha akoma punëtori më i ri në moshë, por i pari nga përvoja sepse kolegët e mi nuk kishin durim dhe largoheshin nga puna. Për 11 vjet puna dhe gjatë kohës së lirë ose në fund javë studioja, në fillim në shkollën e mesme e më vonë universitet për jurisprudencë.

Kur u regjistrova në universitet, u regjistrova në gjykatë për të bërë përkthyesin ligjor vetëm për të shtunën sepse gjatë javës punoja si marangoz. Më kujtohet një të  shtunë kur unë isha akoma në fabrikë dhe më telefonuan nga gjykata se kishin nevojë për mua. Atëherë mora leje nga puna dhe vajta në gjykatë, pasi mbarova u ktheva në fabrikë që të përfundoja punën e lënë përgjysmë.

Por le të ndalemi, pak tek aplikacioni që quhet “Çaj mali”, çfarë ju shtyu që të ndërmerrnit një nismë kaq interesante?

Një ditë vura re një blog ku shumë të huaj (edhe shqiptarë sigurisht) shkruanin pyetje në lidhje me dokumentet në Itali, si për shembull: bashkimi familjar, marrja e shtetësisë italiane apo dëbimet nga zona Schengen dhe kërkonin një përgjigje. Askush nuk përgjigjej por edhe kur rrallë herë dikush e bënte përgjigjet nuk i shin të plota dhe unë fillova ti përgjigjesha secilit prej tyre. Më vonë ishin ata që më kërkonin informacione online. Aty kuptova që imigrantët kishin shumë nevoja dhe pak shërbime.

Mendova të realizoja një aplikacion për të marrë shtetësi italiane, i cili mos të kufizohej vetëm në dhënien e informacionit por të kryente edhe veprime si për shembull:  monitorimin e praktikës, dërgimi i dokumenteve dhe kërkesave në zyrat përkatëse. Këto janë shërbime që i huaji mund t’i kryej edhe vetëm pa ndihmën e avokatit dhe falas.

Pse vendosët ta quanit “Çaj mali”?

Kisha shumë ide për emrin dhe doja një emër që kuptimi të ishte thjeshtësia dhe dobia e përdorimit. “Çaj mali” i plotëson këto kritere sepse është i thjesht në përgatitje dhe i dobishëm për shëndetit. Edhe në logo e aplikacionit unë përcjell po të njëjtën ide, flamuri i Bashkimit Europian ku në vend të yjeve kam stilizuar lulen e çajit.

Sa kohë ju është dashur që ta vini në punë?

Gati 10 muaj për të marrë lejet përkatëse, por edhe për të përshtatur tekste brenda aplikacionit. “Çaj mali” është një aplikacion juridik dhe s’ka qenë e lehtë të bëhej i kuptueshëm nga të huaj. Sa herë që shkruaja një tekst pyesja imigrantët nëse e kuptonin dhe kështu hap pas hapi i gjithë materiali që po realizoja bëhej i qartë për të gjithë të huajt, shqiptar apo kombësive tjera.

Si duhet t’ju gjejnë emigrantët?

Çdo kush që shkruan në play store ose app store fjalën kyçe “cittadinanza italiana” do dali “Çaj mali”. Ky app ka edhe avantazhin se s’ka nevojë për shumë memorie që të shkarkohet. Nëse kanë pyetje të veçanta më gjejnë edhe në Facebook ose tek web site cajmali.eu

Ju keni thënë që ky aplikacion nuk është vetëm për emigrantët shqiptarë  që do të thotë se aplikacionin tuaj mund ta përdori cilido emigrant nga shtete të ndryshme?

Po çdo emigrant që dëshiron shtetësinë italiane mund ta përdori. Unë brenda aplikacionit kam përdorur një gjuhë të thjesht e kuptueshme edhe nga fëmijët, prandaj app im shkarkohet edhe nga rumun, maroken ose kombësi tjera. Më pëlqen kur nisin komplimentet e tyre përdoruesit e app shkruajnë në gjuhën tyre.

A mendoni se do të keni sukses?

Objektivi im është të ndihmoj personat që kanë nevojë. Dikur ne shqiptarët konsideroheshim qytetarë të serisë B, por sot ne jemi të integruar në Evropë dhe të huajt me kombësi tjera na marrin si shembull për tu ndjekur. Njoh shumë shqiptarë që si mua kanë mbaruar universitetin dhe punojnë nëpër Evropë. Ka edhe sipërmarrës që kanë hapur aktivitete ekonomike dhe kanë punësuar shqiptarë, italianë por edhe të huaj tjerë./tvklan.al

Emigranti nga Fieri: Si e krijova aplikacionin juridik “Çaj mali”,në ndihmë të shqiptarëve në Itali Read More »