Aurora

Lëkura e fytyrës / Sekretet e rinisë së përjetshme

Kur vjen puna tek lëkura disa njerëz janë të bekuar nga natyra e ca nga genet e mira.

Lëkura, është ajo që na përfaqëson në pamje të parë dhe kërkon shumë mirëmbajtje dhe ushqim.

Stresi, ndotja mjedisore dhe faktorë të tjerë ndikojnë në përkeqësimin e saj.

Një lëkurë e pastër, me shkëlqimin që të jep shëndeti i mirë nuk ka të paguar.

Por përse të paguash shumë kur mund të provosh këto çajra të rëndësishëm bimorë të cilët përmbushin nevojat më bazike të lëkurës.

Shëndeti dhe bukuria e lëkurës nisin pikë së pari tek ushqimet që konsumoni.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët, polifenolët dhe substancat kundër inflamacionit përmirësojnë dhe mirëmbajnë shëndetin e lëkurës.

A ka një produkt ushqimor që i përmban të gjitha këto?

Patjetër që po. Ai është çaji.

Lëkura e fytyrës dhe çajrat

Ekspertët janë dakord me idenë se antioksidantët tek çaji luftojnë radikalet e lira që sulmojnë shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Këto antioksidantë e mbrojnë lëkurën edhe nga dëmet e rrezeve ultravjollcë dhe faktorët agresivë të ambientit.

Më poshtë do të gjeni një listë nga AgroWeb.org me çajrat më të mirë për lëkurën.

Çaji i Zi

Çfarë bën: Çaji i zi është plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale si magnezi, kaliumi dhe zinku.

Të gjitha këto parandalojnë shenjat e plakjes, shfaqjen e kancerit dhe inkurajojnë rigjenerimin e qelizave.

Si ta përdorni: Çajin e zi mund ta mbani në ujë të valuar për 10 minuta.

Më pas mund të shtoni disa gjethe mente dhe t’i lini së bashku për 45 minuta.

Pasi e keni kulluar, zhysni një napë të pastër dhe me të lyeni lëkurën për të hequr çdo gjurmë inflamacioni ose problemi.

Nëse keni sy të enjtur, kafeina tek çaji ju vjen në ndihmë.

Mund të vendosni bustinat e çajit të zi në pjesën e rrathëve të syve përpara se të vendosni kremin.

Çaji kamomil

Çfarë bën: Ky është çaji më i mirë bimor kundër sëmundjeve të lëkurës, akneve, irritimeve apo përtharjes.

Kamomili përmban flavonoidë dhe terpenoidë që e zbusin dhe e ushqejnë lëkurën e fytyrës.

Si ta përdorni: Nëse e vendosni në lëkurë, çaji do e ushqejë, do largojë skuqjet dhe irritimin thonë ekspertët.

Pasi çaji të ketë zier përdorni një napë dhe vendoseni në zonat më problematike të lëkurës.

Çaji jeshil

Çfarë bën: Çaji jeshil po përfshihet në shumë produkte kozmetike dhe ushqimore.

Çdo gllkënkë e këtij çaji ju ushqen me antioksidantë. 15-20 përqind e përmbajtjes së çdo gjetheje përbëhet nga katekina, një antioksidant i fuqishëm.

Ky antioksidant largon radikalet e lira dhe shmang shenjat e plakjes.

Çajin pijeni rregullisht çdo ditë, thonë ekspertët.

Si ta përdorni: Mbushni dy lugë me gjethe të çajit jeshil dhe hidhni sipër tyre tre lugë me ujë të nxehtë.

Lërini për pak minuta.

Në një tigan të vogël të thellë hidhni një filxhan me vaj arre kokosi.

Kur të jetë shkrirë shtoni gjethet e çajit dhe disa pika nga një vaj esencial që ju përshtatet më shumë.

Uleni temperaturën dhe lërini të gjithë përbërësit të ziejnë ngadalë për 30 minuta.

Më pas kullojeni lëngun dhe futeni në frigorifer për 30 minuta të tjera.

Më pas futeni në një mikser dhe përzijeni për 3-5 minuta.

Ky krem zbutës mund të përdoret për 2 javë.

Xhenxhefili

Çfarë bën: Xhenxhefili ka një ndkim zbutës dhe qetësues për lëkurën sepse lufton inflamacionin.

Si ta përdorni : Thjesht duke nuhatur aromën e xhenxhefilit gjatë zierjes do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe transferimin e oksigjenit.

Qërojeni dhe grijeni dhe ziejeni në ujë bashkë me pak lëng limoni dhe mjaltë.

Ekspertët rekomandojnë konsumimin e një luge gjelle me xhenxhefil të freskët e të grirë çdo ditë./AgroWeb.org

Lëkura e fytyrës / Sekretet e rinisë së përjetshme Read More »

Omletë me Spinaq Për Një Mëngjes Plot Shije e Shëndet

Spinaq dhe Vezë – dy burimet më të fuqishme të hekurit dhe proteinave, bazike për mirëqenien e organizmit në një pjatë të vetme në vaktin më të rëndësishëm të ditës: atë të mëngjesit.

Një mënyrë fantastike për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë, për të nisur ditën mbarë me energji dhe shëndetshëm.

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori. Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori.

Spinaqi është një nga barishtet më të kërkuara dhe më të përdorura nga konsumatorët.

Ai njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.

E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Më poshtë AgroWeb.org sugjeron përgatitjen e një recete të thjeshtë por të pasur në vlera të omletës me spinaq dhe djathë të bardhë.

Omleta me Spinaq

Përbërësit

(Përbërësit e kësaj recete janë për dy persona, sasia përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuhet)

Dy – tre kokrra vezë

Pak qumësht

Një tas mesatar me spinaq të freskët

Djathë i bardhë i thërmuar

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Pak hudhër (Sipas dëshirës)

Përgatitja

Pastrojmë me ujë të bollshëm spinaqin, e këpusim disa herë me dorë dhe e vendosim në një tigan mesatar të zjejë me ujin e tij për disa minuta derisa uji të avullojë.

Nga ana tjetër, vezët i rrahim në një tas bashkë me qumështin, shtojmë spinaqin e zjerë, kripën dhe piperin.

I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i hedhim në tigan, ku kemi hedhur më parë pak vaj ulliri.

Pasi piqet njëra anë e omletës, e kthejmë nga ana tjetër.

Pasi është pjekur nga të dyja anët, e heqim dhe e kalojmë në një pjatancë ku sipër i hedhim djathë të bardhë të thërrmuar dhe sipas preferencës pak hudhër të grirë gjithashtu./AgroWeb.org

Omletë me Spinaq Për Një Mëngjes Plot Shije e Shëndet Read More »

Vlorë- Punonjësit e prefekturës i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut

Punonjësit e Prefekturës së qarkut Vlorë iu bashkuan sot nismës së Kryqit të Kuq, për dhurimin e gjakut nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”!

Prefekti Flamur Mamaj dhe të gjithë punonjësit e shëndetshëm kanë dhuruar gjak, konform të gjitha rregullave dhe parametrave të paracaktuara.

“Kjo iniciativë duhet përshëndetur dhe përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje gjithë punonjësve dhe institucioneve jo vetëm në qytetin e Vlorës , por edhe në qark, në shenjë qytetarie dhe respekti ndaj jetës, të dhurojnë gjak! Është gjesti më fisnik që mund ta bëjë kushdo”, u shpreh prefekti Mamaj.

Sipas tij, akti i dhurimit të gjakut duhet kthyer në traditë.

Dhurimi i gjakut ndikon pozitivisht në shëndetin e dhuruesit./atsh

Vlorë- Punonjësit e prefekturës i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut Read More »

Përkujtohet dalja partizane e 68 vajzave fierake, rast unikal

Në Fier u përkujtua sot dalja partizane 75 vjet më parë, e 68 vajzave nga ky qytet, që u konsiderua si një rast unikal në Shqipëri, Ballkan dhe në Europën e pushtuar nga nazifashistët.

75 vjet më parë, më 14 shtator 1943, gjashtëdhjetë e tetë vajza nga qyteti i Fierit, u hodhën në ilegalitet dhe dolën partizane.

Kjo ishte një ngjarje e madhe për një qytet që atëherë kishte rreth 6 mijë banorë.

I pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të daljes partizane të 68 vajzave fierake ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të frymëzuara nga ideali i lirisë, vajzat studente e nxënëse, punëtore e shtëpiake, u nisën nga shtëpitë e tyre dhe u drejtuan për në zonat e çliruara nga partizanët për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Shqipërisë.

Në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të këtij akti sublim ishin të pranishëm edhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, pasardhës të vajzave partizane dhe drejtues vendorë./atsh

Përkujtohet dalja partizane e 68 vajzave fierake, rast unikal Read More »

DRSH Vlorë, vijon vizitat në familje

Pacientët të cilët e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore për të marrë mjekimin ose ndihmën e duhur, tashmë e kanë një zgjidhje duke e marrë atë falas në shtëpitë e tyre.

Drejtoria Rajonale Shëndetësore në Vlorë, vijon vizitat në familje për të qenë sa më afër pacientëve me aftësi lëvizëse të kufizuara.

Stafi i DRSH, Vlorë ishte sot në familjet e qendrës shëndetësore Kotë, duke dhënë shërbime për pacientët si: Hemiparezë Post Avc,Tetraplegji, IKK, Insuficiencë Renale, etj.

“Vëmendje, ngrohtësi, shërbim shëndetësor i ofruar me buzëqeshje dhe dashuri”, shkruan DRSH Vlorë. /atsh

DRSH Vlorë, vijon vizitat në familje Read More »

“AIR ALBANIA”, Rama: “Çelësi” në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit

Gjatë ceremonisë së uljes së avionit të parë “Lasgushi” të kompanisë shqiptare “AIR ALBANIA” Kryeministri Edi Rama, theksoi se kompania “AIR ALBANIA do të jetë një “çelës” në përmbushjen e objektivit, që brenda vitit 2025 Shqipërinë ta vizitojnë 10 milionë turistë.

“Bëhet fjalë për një fluturim të qëndrueshëm e të vazhdueshëm, që do t’i japë mundësi kësaj kompanie që të jetë “çelës” jo vetëm në funksion të një shërbimi dinjitoz për shqiptarët që kanë dhe mbeten të detyruar që të fluturojnë me avionë të plakur dhe me shërbim krejtësisht të pamerituar, por edhe si një “çelës” të strategjisë tonë të zhvillimit të turizmit, në funksion të objektivit për të arritur në 10 milionë turistë deri në vitin 2025. “AIR ALBANIA” është një ndërmarrje e mundimshme, sepse është dashur dhe nuk diskutohet, që pa iniciativën dhe mbështetjen bujare të Presidentit Erdogan, ne nuk do të ishim këtu dhe pas marrjes së këtij vendimi rruga nuk ka qenë e lehtë. Dëshmitarët që kam në krah mund të tregojnë shumë nga u nisëm kur aplikuan dhe as që e kanë imagjinuar që sa shpejt do të vinte kjo ditë, që do të ishin të veshur me kostumet e kompanisë sonë të flamurit kuqezi”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te puna e vështirë që është dashur për ngritjen e kësaj kompanie, duke theksuar se shteti shqiptar do të jetë aksioner kryesor në këtë kompani për të garantuar të drejtat e shtetasve shqiptarë.

“Për të ndërtuar të gjithë modelin pavarësisht eksperiencës dhe vullnetit të “TURKISH AIRLINES” është dashur punë dhe mundim, janë dashur orë të tëra pune. Sot, nuk kemi një kompani që ka thjesht një emër që na përfaqëson të gjithëve, por kemi një kompani ku përveç “TURKISH AIRLINES”, që është partneri i minorancës, shteti shqiptar është drejtpërdrejt aksioner, si një garant dhe njëkohësisht si një kompani për të përfaqësuar interesat e të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe të gjithë atyre që kanë pasaportën e këtij vendi, por edhe e të gjithë shqiptarëve që do ta përdorin “AIR ALBANIAN”, – theksoi Rama.

Avioni i parë i “AIR ALBANIA”, i cili do të quhet “Lasgush”, do të fillojë nesër fluturimet drejt Stambollit. /atsh

“AIR ALBANIA”, Rama: “Çelësi” në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit Read More »

Rikonstruktohet gjimnazi “Halim Xhelo” në Vlorë/Foto

Viti i ri shkollor që nis më 17 shtator e gjen tërësisht të rikonstruktuar gjimnazin “Halim Xhelo”, në Vlorë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli shprehet se “falë investimit të kryer nga bashkia janë siguruar kushte bashkëkohore dhe ambiente tërësisht të reja”.

“Kushte bashkëkohore dhe ambiente tërësisht të reja me laborator modern dhe palestër të re në gjimnazin “Halim Xhelo”, në Vlorë”, – shprehet Leli.

Ai siguroi se investime të tjera do të vijojnë në shumë shkolla të qytetit të Vlorës.

Rikonstruktohet gjimnazi “Halim Xhelo” në Vlorë/Foto Read More »

Sezoni turistik, OSHEE përgjysmoi defektet dhe rriti cilësinë e furnizimit me energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka kryer analizën e menaxhimit të situatës së furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit turistik qershor-gusht 2018.

Nga të dhënat e analizuara, krahasuar me sezonin veror të një viti më parë, kompania OSHEE ka përmirësuar me 50% treguesit e performancës së rrjetit siç njihet ndryshe SAIDI dhe SAIFI.

Pavarësisht se ky sezon turistik u shoqërua me mot jo të mirë, çka solli probleme në rrjetin shpërndarës, nga ana e OSHEE u morën masa që në fillim të nisjes së sezonit turistik nga Divizioni i Shpërndarjes në kompaninë OSHEE, tw cilwt kanë ofruar një furnizim më të mirë me energji elektrike të zonave bregdetare të Velipojës, Shëngjinit, Rrilës, Durrësit, Divjakës, Vlorës, Himarës dhe Sarandës, brenda parametrave optimalë në përputhje me rregulloren e cilësisë.

Kryerja e punimeve të planifikuara që në fillim të këtij viti si: Rikonstruksioni i rrjetit (remontet) , Investimet në NST, fidera, shtylla dhe kabina  organizimi i gatishmërisë me 1800 punonjës kanë dhënë impak në përmirësimin e treguesve të performancës së rrjetit shpërndarës në zonat bregdetare.

Me nisjen e sezonit turistik, kompania OSHEE bëri publike numrat e kontaktit të dispecerive rajonale ku abonentët mund të drejtonin ankesat e tyre në lidhje me defektet në rrjetin elektrik. Raportimi në kohë reale si dhe bashkëpunimi abonent – OSHEE dha rezultat në përgjysmimin e kohës së zgjidhjes të defektit.

Shtimi i kapaciteteve njerëzore në terren duke u angazhuar maksimalisht në riparimin sa më të shpejtë të defekteve që u shfaqën në rrjet, ishte një tjetër masë që dha rezultat efikas në përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në zonat bregdetare. Koha e riparimit të defektit (mesatare) Viti 2017 – 54.7 minuta Viti 2018 – 26.6 minuta N1 Numri i Defekteve për Abonent përmirësuar me 50%. D1 – Kohëzgjatja e Defektit për Abonent përmirësuar me 53%. SAIDI -Kohëzgjatja e Mungesës së Energjisë përmirësuar me 46%. SAIFI – Konsumatorët e Prekur nga Mungesa e Energjisë përmirësuar me 50%./atsh

Sezoni turistik, OSHEE përgjysmoi defektet dhe rriti cilësinë e furnizimit me energji elektrike Read More »