Aurora

Kalimtare te rrezikuar, demtohet pallati pranë bulevardit Vlorë-Skelë

I ndertuar në vitet 60-të, pallati ka pesuar demtime të konsiderueshme, ndersa një pjesë ballkoni është shkeputur gjatë paradites së kësaj të merkurë, duke rrezikuar jeten e kalimtareve.

Fatmiresisht në momentet kur pjeset e betonit janë shkeputur nuk ka patur persona, të cilet ndodheshin poshtë pallatit, pasi mund të flitej edhe për një tragjedi.

Por demtimet vihen re edhe në disa pjesë të tjera të pallatit, ndersa rreziku është evident. Në vend janë vendosur shenja paralajm, eruese, për kalimtaret, por në cdo moment, mund të ketë të tjera demtime.

Në bashkinë e Vlorës, konfirmojnë se është dhenë një leje emergjente për nderhyrje, për të evituar të tjera situata problematike, por gjendja në pallat mbetet shqetësuese. Prej viteve 60-të kur edhe është ndertuar pallat nuk ka patur nderhyrje të tjera, ndersa konfirmohet se ndertimet shtese te kryera në objekt gjatë viteve të fundit janë shkak për demtimet e pesuara.

Pallati ka shfaqur probleme edhe në disa ballkone dhe dritare, teksa kerkohet një studim i detajuar për të evituar problematikat.

Kalimtare te rrezikuar, demtohet pallati pranë bulevardit Vlorë-Skelë Read More »

Vendimi më i fundit i qeverisë “Rama”, qytetarët do të paguajnë 16 milionë dollar borxh për…

Çdo vit në Shqipëri kryen investime të mëdha në infrastrukturë, por punimet janë të një cilësie skandaloze për shkak se paratë përfundojnë në xhepat e politikanëve dhe biznesmenëve. Kështu qytetarët paguajnë sërish, siç po ndodh me rrugën Tiranë-Elbasan.

Qeveria shqiptare ka miratuar sot me Vendim të këshillit të Ministrave, marrëveshjen e huasë për riparimet emergjente të rrugës Tiranë-Elbasan. Sipas VKM-së së publikuar sot, qeveria shqiptare do të marrë 16 milionë dollarë borxh, për të investuar në riparimin e këtij aksi rrugor.

Këtë hua qeveria do ta marrë nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), ndërsa bëhet fjalë për rehabilitimin e aksit rrugor, në dalje të tunelit, ku një masiv shkëmbor është shembur prej disa kohësh.

Aksi Tiranë-Elbasan ka filluar ndërtimin prej kohësh, ndërsa në pranverën e 2013-ës u hap edhe tuneli i Krrabës, por që prej asaj kohe, mbillja e punimeve është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme dhe janë miratuar disa herë fonde shtesë.

Vendimi më i fundit i qeverisë “Rama”, qytetarët do të paguajnë 16 milionë dollar borxh për… Read More »

Kryeministri flet për herë të parë për ngjarjen e Selenicës: Nëse nuk do e kishim atë masakrën e Vlorës, sot…

Për herë të parë Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Selenicë, ku Ritvan Zykaj vrau 8 anëtaret e familjes së tij. Rama kishte zgjedhur që të heshtë për ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik dhe këtë e shprehu në një koment në facebook teksa i përgjigjej një qytetari.

Por reagimi i tij ka ardhur sot nga Lezha, ku ishtë në një takim në Lezhë duke folur për turizmin, Rama tha se ky vit mund të ishte dhe shumë mirë me shifrat e vrasjeve, pasi e cilësoi si një vit të qetë. “Nëse nuk do të kishim atë masakrën e Vlorës, një vrasje haluçinante do të kishim numrin më të ulët të vrasjeve për këtë vit”, tha kryeministri Edi Rama.

Kryeministri flet për herë të parë për ngjarjen e Selenicës: Nëse nuk do e kishim atë masakrën e Vlorës, sot… Read More »

Infermierja publikon rastin tronditës para syve të Ramës, historia e saj të përlot

Ne takimin per platformen e bashkeqeverisjes qe ka pasur sot kryeministri Edi Rama, ishte edhe nje infermiere e cila shprehu shqetesimin e saj se adoleshentëve në Shqipëri po u rrezikohet jeta.

Ajo tha se antidepresivet shiten nga farmacitë për adoleshentët pa urdhrin e mjekut të familjes.

“Rasti që dua atë prezantoj ka të bëjë më një çështje shumë të ndjeshme, që atakon jetën e adoleshentëve. Një denoncim i ardhur në lidhje me dy farmaci, që tregojnë barna, anti-depresantë, pa pullë dhe tregohen pa recetën e mjekut. Institucionet u vendosën në lëvizje dhe rezultoi se ky fenomen ndodh. Institucionet morën masat dhe e adresuan te UFSH, në vend që të reagonte, Urdhri i Farmacistëve ka vendosur që ta kalojë në heshtje”, tha ajo.

Infermierja Silvana Sinani që denoncoi rastin, tregoi se është përballur disa herë me një situatë të tillë. Megjithatë, shton ajo, pavarësisht se janë marrë masat për dy farmacitë, që shisnin medikamentet pa urdhrin e mjekut, vijojnë që të shiten tek të tjerat.

“Kam ardhur për të sjellë eksperiencën time, jam gjetur katër herë para situatave dramatike, të rinj që kanë marrë anti depresive më shumicë 10-20 kokrra, kanë qenë në rrezik jete. Jemi detyruar të aplikojmë serume dhe lavazhe. Ka qenë emergjente. Duke biseduar me familjet, më kanë thënë që fëmijët e tyre i marrin pa vështirësi në farmaci. Janë të gjitha anti-depresivë që të marra në masa të mëdha shkaktojnë vdekjen e njerëzve. Më është kërkuar nga prindërit që të ngre zërin për këtë rast. I shkrova platformës dhe më është përgjigjur. Unë nuk jam këtu për të dënuar farmacistë por për të sjellë një fenomen që duhet ndaluar. Edhe sot që flasim këta të rinj shkojnë në dy farmaci më tutje. Në shtete si Amerikë, Francë, Itali, këto lloj medikamentesh nuk jepen fare në farmaci por është mjeku i familjes që i jep. Është një gjendje shumë dramatike.”

Infermierja publikon rastin tronditës para syve të Ramës, historia e saj të përlot Read More »

Top Channel merr tjetër goditje? I largohen tre gazetarë me emër, kalojnë në televizionin…

Në një kohë kur shumë shpejt në televizione pritet të nisë sezoni i ri, mediat kryesore duket se do të kenë ndryshime të emrave të gazetarëve. Këhtu emisioni “Të Paekspozuarit”, i Ylli Rakipit pritet të rikthehet sërish te Neës24 dhe të largohen nga Top Channel.

Kjo është njoftuar nnga gazeta e Nikoll Lesit “Koha Jonë”. Ylli Rakipi rikthehet në Neës 24 me emisionin e tij “Të Paekspozuarit” duke marrë me vete edhe Andi Bushatin dhe Fatos Lubonjën, të cilët ka “përdorur” sistematikisht si analistë në formatin e tij. Lajmin për median e Lesit e ka konfirmuar vetë pronari i “Neës 24” Irfan Musabelliu, i cili ka thënë se sot pritet të ndajë vendimin, edhe mes dy emrave të tjerë të njohur në media, Eni Vasilit dhe Rudina Xhunga.

Shkrimi i plotë në “Koha Jonë”:

Rikthehen në “Neës 24” treshja sulmuese “juventine”: Rakipi, Lubonja dhe Bushati. Pronari i grupit më të madh mediatik, Hysenbelliu mbetet në dilemë mes Xhungës dhe Vasilit. Surprizat në televizionet kryesore të vendit kanë filluar të nxjerrin sekretet e para për lëvizjet e kryqëzuara nga njëri televizion në tjetrin. Deri dje dihet se Blendi Fevziu nuk lëvizi nga TV Klan, ndonëse pati zhurmë të madhe për ikje në “Top Channel”.

E sigurt, pasi është konfirmuar mbrëmë vonë për “Koha Jonë” nga bosi i grupit më të madh mediatik në vend, Irfan Hysenbelliu; mbetet rikthimi i treshes sulmuese “juventine” të emisionit “Të Paekzpozuarit”, Ylli Rakipi, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati në “Neës 24”. Po kështu i njëjti burim thotë për “KJ” se sot Irfan Hysenbelliu do të vendosë mes Eni Vasilit dhe Rudina Xhungës. Kjo është lëvizja më e madhe deri dje në tregun mediatik, lëvizjet e tjera janë sporadike. Pritet të mësohet se kush do të zëvendësojë emisionin e ditës së enjte në “Top Channel”./korrieri

Top Channel merr tjetër goditje? I largohen tre gazetarë me emër, kalojnë në televizionin… Read More »

Çfarë ndodh me llogaritë në rrjetet sociale kur njeriu vdes?

Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me rregullat ndonjëherë të ndërlikuara të pas-jetës dixhitale.

Vetëm 13 për qind e njerëzve kanë bërë ndonjë lloj plani në lidhje me llogarinë e tyre në median sociale, pas vdekjes, sipas një vëzhgimi të 2017.

Platformat e mediave sociale tani po e kuptojnë se duhet të kenë një politikë për fundin e jetës”, thonë ekspertët.

“Teknologjia që ata kanë nisur të aplikojnë është një fillim i mirë, por ka ende shumë për të bërë. Një nga problemet kryesore, kur vjen fjala tek planifikimi i vdekjes suaj dixhitale dhe sistemimit të llogarive të ndryshme që ne kemi, është se çdo platformë është e ndryshme dhe secila kërkon një mënyrë të veçantë për të ta ‘varrosur’ atë.

Ekspertët rekomandojnë madje që njerëzit duhet të dokumentojnë amanetet e tyre në një testament në median sociale, dhe kjo e fundit i ka përcaktuar disa rregulla bazë.

Në facebook psh, përdoruesit mund të emërojnë një kontakt ligjor që do të ketë më pas akses në llogarinë e tij, pas vdekjes. Ai person mund të vendosë më pas nëse do të kujdeset për llogarinë apo do ta mbyllë atë.

Në rast se nuk ka një kontakt ligjor, atëherë Facebook e kthen llogarinë në një përkujtimore kur mëson për vdekjen e tij. Kur llogaria bëhet e tillë, në të nuk mund të bësh më log in ndërkohë që mbetet e dukshme për të tjerët, me të cilët ndahet si një vend për të mbledhur kujtime.

Në Twitter, një person i autorizuar ose një pjesëtar direkt i familjes duhet të bëjë një kërkesë që llogaria të deaktivizohet. Ndërsa ashtu si facebooku, google lejon përdoruesit të zgjedhin një person përgjegjës për llogarinë e tyre pas vdekjes. I ashtuquajturi “Inactive Account Manager” është në gjendje më pas të ketë akses në llogari dhe ta fshijë atë.

Çfarë ndodh me llogaritë në rrjetet sociale kur njeriu vdes? Read More »

Thellohet përplasja, Bledi Mane vë me ‘shpatulla pas muri’ Berishën: Fillova punë kur ishe ti në pushtet, vazhdo më kërcëno, por unë do të të çliroj!

Përgjigjja ‘100 milionëshe’ vjen sot nga Bledi Mane, i cili i përplas në sy të vërtetën Berishës, ashtu siç bën në të gjitha shkrimet e tij në rrjetet sociale. Mane i risjell në kujtesë Berishës se punon në administratë publike dhe ka filluar punë që kur ai ishte në pushtet dhe Rama në opozitë.
Vijon të thellohet përplasja e madhe, e cila mund të quhet dhe ‘përplasja e shekullit’, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Bledi Mane. Ishte Berisha, i njohur për urrejtjen e tij ndaj gazetarëve, që nxori vrerë një ditë më parë ndaj Manes, duke e etiketuar atë si trafikant dhe si gazetar që nxjerr ‘vrerin e Ramës’.

Berisha u përpoq të sulmonte gazetarin, që kurrë nuk ka ngurruar të thotë publikisht të vërtetat dhe krimet e familjes së ish-kryeministrit, duke thënë se ai është emëruar si kryeinspektor në shtet, por duket se ka dështuar.

Përgjigjja ‘100 milionëshe’ vjen sot nga Bledi Mane, i cili i përplas në sy të vërtetën Berishës, ashtu siç bën në të gjitha shkrimet e tij në rrjetet sociale. Mane i risjell në kujtesë Berishës se punon në administratë publike dhe ka filluar punë që kur ai ishte në pushtet dhe Rama në opozite
Dikush le ti thotë Saliut se unë kam 10 vjet që punoj në administratën publike. Kam filluar punë kur Saliu ishte në pushtet dhe Rama në opozitë. Të punuarit në shtet nuk më pengon të jem një gazetar kurajoz e i pakompromis, përkundrazi më bën më të përgjegjshëm. Vazhdo më kërcëno, më intimido por më lexo Sali, më lexo se të çliroj e të iluminoj!”, shkruan Mane.

Thellohet përplasja, Bledi Mane vë me ‘shpatulla pas muri’ Berishën: Fillova punë kur ishe ti në pushtet, vazhdo më kërcëno, por unë do të të çliroj! Read More »

Zbuloni arsyen pse këto 6 vitamina duhet t’i merrni patjetër pas të 40-ave

Fibrat

E dini që fibrat janë ndër lëndët ushqyese më të rëndësishme ndërkohë që plakeni. Ato ofrojnë mbrojtje kundër goditjes në tru, parandalojnë kapsllëkun, ulin kolesterolin dhe nivelet e sheqerit në gjak. Gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin të paktën 21 gramë në ditë, ndërsa burrat duhet të marrin 30 gramë. Kjo është e barasvlershme me 6-8 racione drithëra ose 8-10 racione perime.

Kaliumi

Kaliumi luan një rol kyç në pothuajse çdo gjë brenda në trup, si me zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat. Ai ofron mbrojtje gjithashtu kundër goditjes në tru, tensionit të lartë të gjakut dhe osteoporozës. Kumballat e thara, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë ndër burimet më të mira. Flisni me mjekun para se të merrni suplemente, pasi mund të kundërveprojnë me ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, migrenën dhe gjendjet  e tjera.

Zinku

Kjo lëndë ushqyese ndihmon shqisat e nuhatjes dhe shijes, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin. Zinku mbron gjithashtu shikimin. Gocat e detit janë ndër burimet më të mira të këtij minerali.

Magnezi

Ky mineral mbron kockat dhe mban të qëndrueshëm nivelet e sheqerit në gjak. Mund ta merrni atë nga frutat e thata, farat dhe perimet e gjelbra. Me kalimin e moshës jeni më të rrezikuar që të zhvilloni probleme digjestive ose të merrni ilaçe, që pengojnë trupin të absorbojë lehtësisht magnezin.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ndihmon në zhvillimin e qelizave nervore dhe gjakut. Mund ta merrni atë në mënyrë natyrale nga ushqimet me bazë shtazore, si mishi i viçit, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit. Duke qenë se 30% e njerëzve mbi 50 vjeç kanë një gjendje të quajtur gastriti atrofik, kjo e vështirëson absorbimin në trup të vitaminës B12 nga ushqimet.

Kalciumi

Me kalimin  moshës, ju filloni të humbisni më shumë nga ky mineral se sa e absorboni, duke humbur kështu masën kockore dhe duke rritur rrezikun për zhvillimin e osteoporozës. Gratë në fazën e menopauzës sidomos janë më të rrezikuara. Kalciumi ndihmon në funksionimin si duhet të muskujve, nervave, qelizave dhe enëve të gjakut. Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin 20% më shumë nga ky mineral se grupmoshat e tjera të rritura. Qumështi, kosi dhe djathi janë ndër burimet më të mira të kalciumit.

Zbuloni arsyen pse këto 6 vitamina duhet t’i merrni patjetër pas të 40-ave Read More »