Ish ministri Saimir Tahiri kohwt e fundit po bwhet shumw aktiv nw rrjetet sociale duke publikuar foto dhe video nga pushimet e tij.
Gjatë ditës së sotme, ish ministri ka prezantuar me anë të një fotoje dhe rrapin e familjes së tij duke lëshuar një mesazh tw koduar, por nuk dihet se kujt i drejtohet.
“Rrapi i Tahirajve, – Gusmar; Si në ekran vendlindja më shjellet, kanë rënë çatitë, po mbahen themelet”- shkruan në foto Tahiri.
Kujtojmë se ish ministri i akuzuar nga PD për lidhje me Habilajt ende nuk ka mbyllur hesapet me drejtësinë, që siç e quan vetë ai është një luftë për të vërtetën.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij.
Në mbyllje të kampit veror të të rinjve të LSI, u shpërnda edhe video e cila në përmbajtje kishte jo vetëm të rinj, por edhe fëmijë për të përcjellë një mesazh politik. Në kampingun partiak të LSI, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, ka bërë pjesë të kësaj veprimtarie politike partiake edhe fëmijë e adoleshentë dhe prej 6 ditësh trajnim ushtarak, me ushqim e strehim si në qendrat stërvitore të “ISIS” me ushtar fëmijë. Pasi i ka joshur me benefite pushteti të ardhshëm e të afërt, kryetarja e LSI I ka reshtuar si formacion luftarak, për të manifestuar “Marshin revolucionar të LSI”, me thirrje drejtuar fëmijëve, të rinjve e gjithë popullit, për rrëzim të pushtetit me dhunë!
KQZ, nisur prej këtij akti-anti-kushtetues, që e ndalon dhe e ndëshkon Ligji Nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike në Shqipëri”, ky institucion, ka detyrimin që brenda 24 orëve nga marrja dijeni, t’i drejtohet me shkresë zyrtare “për informim”, këtyre 9 institucioneve të larta të shtetit: Komandantit të Forcave të Armatosura në kohë paqeje, që është Presidenti Republikës, Presidentit të Republikës, si kreu i shtetit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Komisionit Palamentar të Sigurisë Kombëtare, Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm, Kryetarit të SHISH.
Monika Kryemadhi e tërbuar për pushtet-pasuri, nëse nuk e kupton, se çfarë krimi është rekrutimi, organizimi, nxitja e fëmijëve në grupime e marshe dhune, le të pyes ish-ushtarakun Baba Mondi, mikun dhe ortakun e Ilir Metës në gurore (me administrator Zalo Qaton), ose le të konsultohet me paraardhësin e Ilir Metës, “Shefin e shtabit të forcave të armatosura” të PD, kapiten Bujar Nishanin.
Ja çfarë përcakton Ligji Nr.8580, datë 17.02.2000 “Për partitë Politike”/NENI nr. 6/Partive politike, u ndalohet të krijojnë organizata me karakter ushtrak, ose para-ushtarak. NENI nr. 7/ Ndalohet regjistrimi dhe lejimi, i veprimtarisë së një partie, në rastet: Kur në dokumentet e themelimit të saj shprehet qëllimi për përdorimin e dhunës për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore. Kur në dokumentet e themelimit të saj, shprehet nxitja dhe përkrahja e urrejtjes racore fetare, krahinore, etnike, shoqërore. Kur partia, mbështetet në metoda totalitariste, si dhe ka karakter të fshehtë.
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në lidhje me turizmin në Lezhë, ku së bashku me ministrin Blendi Klosi kanë qenë dhe disa sipërmarrës.
Një nga sipërmarrësit i cili tha se është një simpatizant i tij, u ankua për tatimorët, por bëri dhe një batutë për veshjen e Ramës.
“E prisja që të ishe pak më sportiv, pasi takove Ronaldon”, u shpreh qytetari.
Më tej ai vijoi me ankesën e tij, duke i thënë se tatimorët bëjnë të kundërtën e asaj që ka vendosur qeveria.
“Jam simpatizanti i partisë suaj, por unë ua them ato që nuk funksionojnë në administratë. Mos të jenë kaq agresive, na vijnë si xhandarë, tre katër herë në ditë. Bëjnë të kundërtën e asaj që thoni ju”, shtoi më tej ai.
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me biznesmenë në fushën e turizmit në bregdetin e Shëngjinit.
Takimi i ngjashmë me “llogaridhënien”, ka si qëllim identifikimin e mangësive në fushën e turizmit, teksa fjalën e kanë marrë kryesisht operatorët turistikë.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë deklarata e një biznesmeni që ka deklaruar papunësi zero në Shqipëri.
Megjithëse është ankuar fillimisht për pagesën e 50 punonjësve të tij me pagë të plotë prej muajit mars, megjithëse sezoni ka nisur në qershor, ai ka bërë edhe deklaratën qesharake.
“Nuk e them se jeni ju këtu. Por sot papunësia në Shqipëri është zero”, deklaroi ai duke i lënë të habitur të gjithë të pranishmit.
Nëse jeni të interesuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasada amerikane në Tiranë ju tregon se çfarë duhet të bëni.
Ambasada u bën thirrje të interesuarve që të vizitojnë Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri për të marrë këshillimin e duhur dhe pa pagesë.
Njoftimi i ambasadës në Tiranë:
🇦🇱️ | Jeni të interesuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara por nuk dini nga t’ia filloni? Visitoni Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi (EDUSA-UMB) për të marrë këshillimin e duhur dhe pa pagesë!
Nëse jeni të interesuar në programe për nxënës të shkollave të mesme, studentë, të diplomuar, si dhe për mundësi zhvillimi profesional, shihni programet tona të arsimit dhe shkëmbimit, duke klikuar këtu 👉https://bit.ly/2GVVGze 👩🎓👨🎓🎓
Ndërsa nuk kanë munguar ata që i bën bisht sitës së vettingut, në përgjithësi deri më tani procesi ka prodhuar rezultate mjaft pozitive edhe pse është shigjetuar edhe për standarde të dyfishta. Megjithatë edhe pse disa prej emrave i kanë ‘mbijetuar” fazës së parë, 8 prej tyre e kanë punën “pisk” dhe vera s’ka qenë aspak e qetë për asnjërin prej tyre.
Komisioneri publik ka ankimuar vendimin e KKP, duke bërë që dosjet për këto tetë individë të rihapen dhe t’i nështrohen sërish një hetimi të thelluar, çka ka tundur forcërisht rrënjët që kishin lëshuar në sistemin e (pa)drejtësisë. Dosjet e secilit janë marrë në shqyrtim nga KKP, ndërsa Adriatik Llalla dhe Mirela Fana i bënë “bisht” paraprakisht procesit të rivlerësimit/korrieri
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kryer një inspektim te papritur në orët e mbrëmjes së sotme në Urgjencën e Pediatrisë dhe Kardiologjisë.
Qëllimi i inspektimit ishte të merrte opinionin e qytetareve rreth shërbimit dhe në të njëjtën kohë ofrimin e këtyre shërbimeve nga ana e stafit te urgjencës.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetaret, Manastirliu tha se e gjithë vëmendja do të jetë tek ata për të ofruar shërbime cilësore.
Ideja e presidentit të Kosovë Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë reagime të shumta. Por thuhet se nismëtar i kësaj ideje për ndryshim kufijsh është George Soros.
Këtyre zërave u kanë dhënë më shumë ton postimet e fundit të Alexander, djalit të George Soros. Më 27 korrik, ai postonte në Instagram një foto ku shfaqej duke shtrënguar duart me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Një tjetër takim frutdhënës me Presidentin serb, ku diskutuam progresin për zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin demokratik dhe ekonomik si në Serbi, ashtu edhe në rajon” shkruante ai.
Ndërkohë më 29 korrik, Alex Soros postonte në Instagram një foto me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“I gëzuar që jam sërish në Shqipëri me Kryeministrin vizionar dhe njeriun e Rilindjes, Edi Rama për të diskutuar për progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal”- shkruante ai.
Fiks një muaj më vonë, Alex rikthehet në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo nga Shqipëria, por sërish nga Beogradi. Ai ka publikuar një foto me Presidentin serb, Alexander Vuçiç dhe në përshkrimi nuk e fsheh se në këtë takim është folur edhe për Kosovën./korrieri