Aurora

Librat falas, kur do të nisë dhe si do të bëhet shpërndarja në shkolla

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pak javë më parë ka njoftuar se ky vit i ri shkollor, i cili do të nisë më 17 shtator, do të pajisë me tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasën e katërt.
Po kështu, përmes udhëzimit të ri, MAS tregon edhe mënyrën se si do të bëhet shpërndarja dhe përdorimi i teksteve shkollore falas për nxënësit e arsimit bazë.

Në fillim të çdo viti shkollor, nxënësit e klasave I-IV do të marrin në përdorim falas të gjitha tekstet shkollore dhe një pjesë të tyre do ta dorëzojnë sërish në fund të vitit shkollor, bën me dije MAS. Tekstet do të konsiderohen pronë e njësive arsimore vendore dhe do të përdoren për tri vite shkollore. Kjo do të ulë kostot në buxhet për blerjen e këtyre librave.

Drejtorët e shkollave do të bëjnë porosinë tek shtëpia botuese dhe kjo e fundit duhet të dorëzojë librat të paktën 10 ditë para datës së fillimit të vitit shkollor. Kështu, duke nisur që nga e hëna (3 shtator 2018), për shpërndarjen e teksteve do të kujdeset Komisioni i Administrimit të Teksteve Shkollore, strukturë e cila ngrihet nga drejtori i shkollës.

Pranë shkollave, nxënësit do të gjejnë të afishuar edhe listën e librave të miratuar nga shkolla. Ndërkohë, nxënësit të shkruajnë dhe bëjnë shënime në libra vetëm me laps dhe mësuesit do të ngarkohet për të porositur nxënësit dhe për t’i kontrolluar ata në vazhdimësi. Për këtë proces do të krijohet edhe një regjistër që pasqyron tekstet që ka pasur çdo nxënës dhe atje do të mbahet shënim marrja dhe dorëzimi i tyre.

Librat falas, kur do të nisë dhe si do të bëhet shpërndarja në shkolla Read More »

Studimi/ Femrat e mbajnë sekretin vetëm 32 minuta

Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, femrat mund ta mbajnë një të fshehtë për vetëm 32 minuta, ndonëse premtojnë me bindje se do ta mbajnë gojën e mbyllur përjetë për këtë çështje.

Hulumtimet e reja i ka bërë një kompani e produkteve kozmetike duke intervistuar 3000 femra. Ajo ka dalë në përfundimin se rreth 85% e femrave nuk mund të mbajnë një sekret, pavarësisht se sa i rëndësishëm apo i ndjeshëm është ai. Më së shumti ato e ndajnë sekretin me partnerin, shoqen e ngushtë ose nënën.

Gjysma e të anketuarave thonë se pas nxjerrjes së sekretit ndjehen më lehtë. 13% e tyre thonë se këtë e bëjnë fshehurazi, vetëm sa për t’i përhapur thashethemet.

Rreth 40% e femrave thonë se nuk ka asnjë problem nëse e ndan një sekret me një person tjetër. 25% e tyre shprehen se i bren ndërgjegjja për keqpërdorimin e besimit që personat tjerë kanë pasur duke ua rrëfyer sekretin që ato nuk e mbajnë dot.

Kjo anketë ka treguar se femrat, në të vërtetë kalojnë nëpër një periudhë të mundimshme teksa përpiqen që ta ruajnë sekretin. Ato thonë se sekretin mund ta mbajnë maksimumi 32 minuta pasi tashmë rrjetet sociale dhe teknologjia ua ka “lehtësuar punën”.

Studimi/ Femrat e mbajnë sekretin vetëm 32 minuta Read More »

Ëndrra e Zenit: “Sikur ta kisha akoma Gërdecin, do t’i mblidhja gjithë afrikanët”

Njofton “Qytetari digjital”, nga kulla “Berisha”

Pas lajmit, se Shqipëria do “birësonte” 20 emigrantë, nga ata që u bllokuan në Itali, Zeni Saliut reagoi ashpër, duke kritikuar e stigmatizuar, politikat ndërkombëtare të qeverisë “Rama”, për diletantizmin diplomatik, që manifestoi në sy të BE.

Por, në kafe me ata 2-3 “çerat”, që i kanë mbetur e i shkojnë prapa, kudo që shkon me Arminën, Zeni ka bërë humor edhe me reagimin e tij për 20 emigrantët, duke thënë, se ishte një deklaratë, që ia kishte bërë gati Alfred Lela, me porosi të babi Saliut, sa për t’u dukur publikisht, që “berishët” janë pjesë aktive dhe e fortë e politikës, mbasi ka një projekt, që Zeni dhe Argita, të futen në listat e deputetëve.

Sipas lajmit që publikon “Qytetari digjital”, nga kulla “Berisha”, thuhet se në humor e sipër në kafene, Zeni është shprehur: – “Ah, sikur ta kisha akoma Gërdecin, do t’i kisha marrë të gjithë afrikanët në punë…”/Pamfleti

Ëndrra e Zenit: “Sikur ta kisha akoma Gërdecin, do t’i mblidhja gjithë afrikanët” Read More »

LSI, partia e “sheik”-ëve me miliarda euro pasuri kërkon nga shteti tollon për familjet e varfëra. Të mos qajë për varfërinë, por të dorëzojë lekët e vjedhura

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti flet për kequshqyerjen e familjeve në Shqipëri dhe kërkon që t’u shpërndahen falas tollona me shportën ushqimore. Meta, Monika, Panariti dhe ministrat e LSI të blejnë tollonë për të varfërit, ta pasojnë edhe Rama me ministrat e zyrtarët e tij. Të shpenzojnë vetëm paratë e vjedhura dhe varfëria zbutet, nuk pretendohet të zhduket
Ironia në Shqipëri qëndron në faktin se për të varfërit qajnë pikërisht ata që kanë kontribuar më shumë në varfërimin e tyre, politikanët që s’lanë gjë pa vjedhur në këtë vend.

Rasti më konkret ka të bënë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila është kthyer në “partizanen” më të madhe të luftës kundër varfërisë në këtë vend, kuptohet duke kërkuar që paratë e shtetit të investohen më shumë në këtë drejtim: zhdukjen e varfërisë.

Dhe kur dëgjon Metën, Kryemadhin e ish ministrat e LSI të flasin dhe qajnë për kequshqyerjen, varfërinë dhe shtresat në nevojë, ndërkohë që kanë një pasuri prej miliarda eurosh pa qënë asnjë ditë biznesmenë, por të gjitha para të vjedhura nga arka e shtetit, s’ka si të mos ndjehet keq kushdo.

Më konkretisht, pas raportit të fundit të Komisionit Evropian, në sajë të anketës për ushqyerjen në Shqipëri, ish-Ministri i Bujqësisë, njëherësh dhe deputet e Kuvendit të Shqipërisë, Edmond Panariti, ka një propozim realist dhe sipas tij, duhet ndërhyrë menjëherë.

“Food Stamps” si në Amerikë, për familjet e varfëra dhe me të ardhura të pakta. Kjo është ideja e Panaritit, e shtruar sot në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku i kërkon qeverisë marrjen e menjëhershme të masave.

Sipas tij, kequshqyerja sjell dhe keqformim, fizik dhe mendor të popullatës, veçanërisht të femijeve, si rrjedhojë e pamjaftueshmërisë dhe kequshqyerjes. Sipas tij, të varfrit s’kanë dhe s’duhet të presin lëmoshën që iu ofrohet vetëm për Bajram, Pashkë, apo nga menca elektorale.

“Më të varfër dhe me tryezën bosh! Kthim te talloni ushqimor?! Këtë tregon edhe anketimi i Komisionit Evropian, ku shqiptarët mjerisht zënë vendin e parë në Evropë për ushqyerje të pamjaftueshme dhe kequshqyerje për të kursyer sa me shume nga të ardhurat e tyre të pakta familjare!

Shumë të distancuar jemi ne edhe nga fqinjet, pale nga mesatarja Evropiane! Plot 46 përqind e qytetarëve, deklarojnë se kanë blerë më pak ushqime nga sa kanë realisht nevojë! Përputhje e plotë edhe me statistikat e UNICEF, sipas të cilave 45% e familjeve te ne, nuk i plotësojnë nevojat e tyre për ushqim.

Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse me ato pensione mjerane dhe flakjen jashtë të mbështetjes sociale të mijëra familjeve të varfëra, veçse uria mund t’i shtohet skamjes dhe mjerimit!

Po çfarë thotë një statistikë tjetër, e cila na rendit sërish kampionë të Evropës në fushën e ushqimit dhe ushqyerjes!

Kësaj here sipas Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Shendetit! Shqipëria, në vend të parë në Evropë për keqformim, fizik dhe mendor të popullatës veçanërisht të fëmijëve, si rrjedhojë e pamjaftueshmërisë dhe kequshqyerjes!

Ndërkohë, vazhdon flakja në kanal e prodhimeve bujqësore, për mungese shitje dhe tregu!!

Por ndërkaq e blejmë një kg domate 1,3 euro në pikun e prodhimit dhe të stinë!

Konkluzioni: Sa nuk është vonë! Të konsiderohet përparësi dhe urgjencë kombëtare, ushqimi i plotë dhe i balancuar i popullatës. Përndryshe veç braktisjes masive të vendit, do të përballemi edhe me keqrritje, deformim fizik dhe mendor të popullatës së mbetur.

Kjo nuk është hamendje. Por realitet i hidhur! Do të na duhet të kthehemi te koha e tallonave, sepse nuk ka rrugëdalje tjetër të shpejtë përballë kësaj skamjeje, simbol i kolapsit ekonomik! Prandaj, propozoj që familjeve të varfëra, pensionistëve, të pamundurve, t’u shpërndahen falas, tallona me shportën bazë ushqimore!

E bën këtë edhe Amerika me “food stamps”, për familje me të ardhura të pakta, por që për nga niveli as që nuk kanë të krahasuar me varfërinë tonë!

Mos ta lëme, “sadakanë” dhe bamirësinë vetëm për Bajram e Pashkë, apo me pjata supe, mencash elektorale! Duhet vepruar! Menjëherë!”, deklaron Panariti.

Ideja është mjaft efikase, por varet kush e thotë. Panariti dhe shefat e tij Meta dhe Monika, të japin shembullin e parë, të hedhin të gjitha lekët e vjedhura nga arka e shtetit që të shkojnë në ndihmë të të varfërve. Një gjë të tillë ta pasojnë dhe ish kryeministrat, ish ministrat, kryeministri dhe ministrat e PS, nga Edi Rama tek më i vogli, dhe varfëria zbutet, jo se zhduket./Pamfleti

LSI, partia e “sheik”-ëve me miliarda euro pasuri kërkon nga shteti tollon për familjet e varfëra. Të mos qajë për varfërinë, por të dorëzojë lekët e vjedhura Read More »

“Pse nuk u përlota për Klodiana Lalën. Plumbat jo sinjal për gazetaren, por për vëllain e saj”

Aktivistja dhe jurstja Brizida Gjikondi në një reagim të saj pretendon se sulmi në shtëpinë e prindërve të gazetares nuk është një mesazh për Klodiana Lalën. Pavarësisht aktit të rëndë Gjikondi  tregon se vëllai i gazetares është jurist i burgut të Fushë-Krujës dhe përderisa Lala nuk jeton në atë banesë nuk ka se si plumbat të jenë një sinjalizim për të.

“Sot jam kundër turmës. Sot jam kundër kujtdo që gojën, tastierën se ka lidhur me trurin po me emocionin naiv e të siperfaqshëm. Emocionin përtac, të shqiptarve të kësaj epoke, që ashtu si paranë edhe emocionin e marrin kallëp, pa u lodhur, pa vrarë mëndjen, mjaftojnë të kuisin kundër hënës edhe kur dritën ajo se ka të sajën. Këtë status sot si shumë rrallë herë të tjera po e shkruaj si juriste, jo si qytetare.

Sa dëgjova ngjarjen, pa arritur në përfundim emocional, për të mallkuar zotin e te birin e kësaj toke të nëmur për disa por jo për mua, pa mburrur Lalën dhe mbushur sytë me lot, natyrshem direkt telefonova dhe kerkova, disa saktësime. A banonte gazetarja Lala tek shtepia që u qëllua ? Jo me thanë, ajo banon diku tjetër. Pikërisht dhe mbrëmë kish qenë në shtëpine e SAJ me bashkëshortin. Po tek shtëpia ku është qëlluar kush jeton përveç prindërve pyeta ? Më thanë që jeton edhe vëllai që është JURIST I BURGUT TE FUSHE- KRUJES.

Kjo më bëri që sytë të mos më përloten, marazi kundër kësaj toke të nëmur për disa por jo për mua, të me ridimensionohet, dhe si shpeshherë heshturazi të falenderoj intuiten time. Psherëtiva e lehtësuar, gazetaria jonë investigative që ka zbuluar llahtarën e mafies vertikale dhe horizontale në këtë palo shtet shyqyr zotit nuk është vërtet në rrezik. Denoncimet e tyre skandaloze dhe prangat falë tyre do vijojnë…… bashkë me to dhe turma e revoltuar dhe emocionale që mafies dhe argatëve të saj po ja tund dhëmballen numër 8 me revoltën e tastirës”, shkruan Gjikondi.

“Pse nuk u përlota për Klodiana Lalën. Plumbat jo sinjal për gazetaren, por për vëllain e saj” Read More »

Nëse vuani nga këto 4 sëmundje mos konsumoni domate

Edhe pse mbart vlera të shumta ushqyese, domatja duhet evituar nga disa persona. Ja kur duhet të evitini konsumin e domateve!

Imunitet i dobët: Elementi kryesor që gjendet tek domatet e freskëta të papërpunuara është likopeni, një ‘pigment karotenoid’. Është një përbërje kimike që supozohet të mbajë larg shfaqjen e kancerit të gjirit. Por, konsumimi i tepërt i  këtij komponenti mund të ndërhyjë në aktivitetet e rregullta të sistemit tonë imunitar dhe ta ngadalësojë atë. Si rezultat, trupi ynë humbet aftësinë e tij për të mbrojtur veten nga disa sëmundje të zakonshme mikrobiale (bakteriale, fungale dhe virale). Në të njëjtën kohë ai gjithashtu bëhet e paaftë për të riparuar dëmet ekzistuese fizike.

Probleme gastrointestinale: Domatja është plot me acide. Pra, konsumi i tepërt i domates shkakton çrregullime të ndryshme gastrointestinale. Sëmundja e refluksit  gastroezofageal (GERD) është një çrregullim i zakonshëm i zorrëve. Kjo sëmundje ngre nivelin e acidit të tretjes në stomak, i cili fillon të rrjedhë jashtë. Gradualisht, acidet arrijnë në murin e ezofagut tonë dhe shkaktojnë një ndjesi djegieje në të. Acidet nga domatet mund ta bëjnë këtë gjendje më keq dhe mund t’ju japin edhe urth. Pra, nëse tashmë jeni diagnostikuar me probleme të tretjes, kufizoni konsumimin e domate menjëherë.

Çrregullime të zorrëve: Përmbajtja e likopeneve në domate mund të shfaqë disa probleme serioze në zorrë, të tilla si sindromi i zorrës së irrituar. Ai karakterizohet nga dhimbje akute. Përveç këtyre, mund të përjetoni disa shqetësime të tjera të vogla si gazra, fryrje barku,etj. Nëse konsumoni më shumë se 30 mg likopen në ditë, kjo mund të shkaktojë simptoma të tilla si vjellje, diarre etj.

Gurët në veshka: Domatet, sidomos farat e tyre janë të pasura me kalcium dhe oksalat. Nëse vuani nga probleme të vogla në veshka, trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë t’jua tresë këto komponentë. Në një rast të tillë, konsumimi i sasive të mëdha të domates do të jetë i dëmshëm për ju, pasi kalciumi dhe oksalatet do të grumbullohen në veshkat dhe do të formojnë gurë të vegjël e të mëdhenj./njekomb

Nëse vuani nga këto 4 sëmundje mos konsumoni domate Read More »

Presidenti Roosvelt-Nolit: Shqiptarët i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime

Dalip Greca

 

Theodore Roosvelt-Nolit: “Thuaju shqiptarëve që dëshiroj ta shoh Shqipërinë independente dhe që indepipendenca e tyre duhet të sigurohet nën mbrojtjen dhe garantinë e painteres të Fuqive Aleate, si Amerika, Anglia dhe Franca”.

NGA HISTORIA E VATRES- KUVENDI I VATRËS ME 22 SEANCA

 

Kuvendi i Vatrës i vitit 1918 u hap me 7 Korrik 1918 dhe mbaroi me 17 Korrik, mbajti plot 22 seanca. Ky Kuvend u mbajt në Winthrop Hall, 446 Tremont St. Merrnin pjesë 43 delegatë të cilët kishin 80 vota. Në fjalën e hapjes At Fan Noli deklaroi: “Vatra kur u fillua nuk kishte më shumë se 500 anëtarë, sot ka 5.000 anëtarë të rregullt”. Pastaj shtoi: “Veprimi i fundit i Vatërs është vajtja e Kryetarit tuaj në Wçashington. Ndofta dëgjuat që ditën e Independencës për tërë botën(4 Korrik) Presidenti Wilson deshi të kremtonte atë ditë si Ditën e Independencës për tërë botën. Për këtë arsye Guverna Aemerikane i thirri si mysafirë kryetarët e të gjithë kombësive të huaja që ndodhen në këtë vend bujar. Idea ishte që tërë kombësitë së bashku të mblidheshin atje”. (Në Mount Vernon) për të thyer shpiritën e autokracisë. Kryetari i Vatrës u ftua të marrë pjesë….

Ky Kuvend me 22 Seanca zgjodhi zyrtarët e vitit: Kol Tromara-Kryetar; Ndreko Stavro-Sekretar, Bahri Omari-Editor; Andon Frashëri-ndihmës Editor; Aqif Përmeti-Manager; Loni Nino-Sekratr i Diellit. Komisioni i Qendrës përbëhej nga të zgjedhur: Hasan Bitincka,Muke Përmeti, Kostë Papa dhe Angelo Sotir.

Kuvendi mori vendim extra që të niste botimi i një reviste në gjuhë të huaja, Kryesisht në gjuhën inglisht. Kjo do të ishte Revista”Adriatik”, editor provizor i së cilës u zgjodh Fan S Noli.

ME 25 KORRIK, TAKIMI I ISH PRESIDENTIT ROOSVELT ME NOLIN

Me 25 Korrik 1918 Fan S Noli pati një bashkfjalim të gjatë në Harvard Club, New York City, me ish Presidentin Amerikan Theodore Roosvelt. Fan S. Noli do të deklaronte pas takimit se ish Presidenti Roosvelt çuditërisht ishte shumë i informuar dhe në detaje mbi Shqipërinë dhe ngjajrjet e ndodhura atje.

Ndër të tjera Roosvelt i kishte thënë Nolit” Shqiptarët i dua dhe i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime që meriton të shpëtohet dhe vetëqeveriset. Di që në shumë raste, Turqit, Grekët dhe Serbët bashkoheshin dhe lidheshin mes tyre që t’u bënin ballë shqiptarëve. Di pastaj që shqiptarët janë besnikë dhe të ndershëm, dhe kur e japin fjalën, e mbajnë si burra….”

Thuaju shqiptarëve që dëshiroj ta shoh Shqipërinë independente dhe që indepipendenca e tyre duhet të sigurohet nën mbrojtjen dhe garantinë e painteres të Fuqive Aleate, si Amerika, Anglia dhe Franca. Nga ana ime, do bëj ç’t’më vij doresh për të drejtat e racës shqiptare’-Kështu e përcolli Gazeta Dielli e 26 Gushtit 1918, këtë takim Nolit me Wish presidentin Roosvelt ,që u realizua me 25 Korrik 1918, me ish presidentin Roosvelt.

KUVENDI I 6 KORRIKUT 1919

Kuvendi Vjetor i vitit 1919 u hap me 6 korrik dhe kishet për Çairman z. Anastas Pandeli dhe sekretar Kostë Isaak, reporter z. Krist Kaluçi, marshall George Katundi.
Kryetari i Vatrës, Kol Tromara, deklaroi:Nga Ky Kuvend presin realizime jo vetëm shqiptarëte Amerikës, por dhe tërë vëllezërit tanë përtej.Ky Kuvend zgjodhi kryetar- Faik Konica, ( i cili ishte ende në Europë), për këtë qëllim mbeti zëvendës deri në ardhjen e Konicës, Kol Tromara, Redaktor i Diellit dhe i revistës “Adriatik”-Kostë Çekrezi, zv/Redaktor Andon Frashëri, arkëtar Gori Katundi, sekretar i Vatrës Ndreko Stavro, Sekretar i Diellit Loni Nini. Konferencier Aqif Përmeti.
Komisioni Qendror përbëhej nga: Kristo Kirka, Xhafer Lekdushi, Vani Chani dhe Kostë Isaak.(Ne Foto: Presidenti Theodore Roosvelt, Fan S. Noli, Fan Noli dhe Mehmet Konitza, Noli ne Kuvendin e Vatres te vitti 1920 ne Boston)/njekomb

Presidenti Roosvelt-Nolit: Shqiptarët i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime Read More »

Tromboza venoze dhe faktorët e riskut. Merrni masa për ta shmangur secilin faktor

Tromboza venoze është procesi i formimit të një trombi në kushte dhe madhësi jonormale në një venë të thellë, kryesisht në venat e thella të gjymtyrëve të poshtme, në të cilat qëndron më gjatë gjaku venoz përpara se të kthehet në zemër. Trombet formohen nga pllakëzat e gjakut, të cilat në kushte normale na mbrojnë në rastet e dëmtimeve të enëve të gjakut, duke nisur procesin e koagulimit, në mënyrë që të shmangin progresin e hemorragjisë, Ndërsa tromboza është patologjike, pasi trombi mund të formohet edhe në kushtet kur nuk dëmtohen enët e gjakut, si dhe madhësia e tij është jonormale. Trombi në trombozën venoze formohet me ritme progresive dhe ka tendencë të lartë për t’u shkëputur dhe duke udhëtuar me rrymën e gjakut, dy organet më të prekura prej tij, bëhen mushkëria dhe truri. Duke qarkulluar me gjakun venoz, trombet mund të ngecin në ndonjë prej degëzimeve të arteries pulmonare duke dhënë gjendjen e tromboembolisë pulmonare, ose t’i shpëtojnë mushkërisë e ngjiten me gjakun arterial drejt trurit, duke dhënë trombozën cerebrale. Të dyja gjendjet janë tepër të rënda dhe jetëkërcënuese. Por cilët janë faktorët e riskut, në mënyrë që të shmanget tromboza venoze?

  1. Mosha. Kalimi i viteve favorizon formimin e trombeve dhe procesin e trombozës venoze.
  2. Mungesa e aktivitetit fizik, apo qëndrimi shtrirë gjatë një jete sedentare, të cilat zgjasin kohën e qëndrimit të gjakut në vena dhe shtojnë riskun e formimit të trombeve, pasi staza venoze është një nga elementët e triadës së Virchovit që favorizojnë trombozën.
  3. Gjendjet e hiperkoagulabilitetit, gjendje këto që shpesh janë të lindura, pra në mënyrë të trashëguar nga paraardhësit tanë, dhe që nxisin në mënyrë të ekzagjeruar procesin e koagulit të gjakut, edhe në kushte krejtësisht normale.
  4. Marrja e kontraceptivëve oralë. Mendohet se përdorimi i kontraceptivëve oralë, sidomos nga femrat e reja, shton riskun për formimin e trombozës venoze.
  5. Operacionet, apo traumat. Operacionet e hapura abdominale, ortopedike, apo frakturat e ndryshme, shpesh shoqërohen edhe me dëmtime të enëve të gjakut, të cilat për të ruajtur integritetin e tyre, nisin kaskadën e koagulimit të gjakut.
  6. Shtatzënia dhe abortet. Gjatë shtatzënisë kemi shtypje të enëve të gjakut nga prania e fetusit brenda në mitër. Kjo shtypje e enëve të gjakut favorizon stazën venoze dhe fillimin e procesit të koagulimit. Ndërsa gjatë aborteve, kemi dëmtim të drejtpërdrejtë të enëve të gjakut me një risk akoma më të lartë për gjendje të hiperkoagulimit dhe të trombozës./njekomb

Tromboza venoze dhe faktorët e riskut. Merrni masa për ta shmangur secilin faktor Read More »