Ai njihet si kampioni i boksit në peshë të rënda në Evropë, por nuk dihet nëse ka ndonjë origjinë shqiptare. Agit Kabayel i ka shkruar këngëtares Enca në shqip në profilin e saj në Instagram.
“Oh shqiptar,”- shkruan Kabayel, krahas fotos ku Enca shfaqet shumë seksi me bikini. Këngëtarja e ka vënë re komentin e kampionatit dhe ja ka kthyer. “Shqipe a je mirë,”- ka shkruar Enca Haxhia.
Kjo e fundit është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Këngët e saj numërojnë miliona klikime në platformën “Youtube” dhe mesa duket fama e Encës ka kaluar edhe kufijtë.
Zyrtarë të lartë të shtetit janë vënë nën hetimet e Prokurorisë së Tiranës si të dyshuar shpërdorim detyre kur kanë nxjerrë fitues në tendera një ish të dënuar droge, siç është Edmond Bego. Hetimet kanë nisur kryesisht menjëherë pasi Partia Demokratike denoncoi abuzimin me legjislacionin e prokurimit publik. Demokratët që e kthyen Begon si një kazus denoncues vunë në lëvizje akuzën me pretendimin e tyre se Edmond Begos i është dhënë tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë.
Organet shtetërore duhet të përjashtojnë çdo ofertues që ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për çështje droge. Sipas këtij ligji, është detyra e Autoritetit Shtetëror Kontraktor që të marrë të dhëna nëse subjekti ofertues ka qenë i dënuar apo jo. Ky ligj është në fuqi që në vitin 2006.
Përveç kësaj shkeljeje, për të cilën prokurorët e kryeqytetit po mbledhin dokumentacion, nga ana tjetër edhe Prokuroria për Krimet e Rënda është vënë në lëvizje. Aty po rihetohen pasuritë e 48-vjeçarit, për të parë edhe një herë nëse ish-trafikanti që hapi vitet e fundit disa kompani, çfarë asetesh ka dhe a e justifikon krijimin e tyre.
Pas arrestimit në Greqi, Edmond Bego, një ish i dënuar nga drejtësia italiane me 21 vjet burgim, gjatë verës u kthye në qendër të vëmendjes.
Autoritetet greke e liruan pasi nuk rezultonte i kërkuar, përderisa në atdhe i ishte konvertuar dënimi nga 21 në 4 vite burgim. Pas këtij telashi të mbyllur, megjithatë, Begos iu hap në Shqipëri një kapitull tjetër në të cilin duhet t’i vërtetojë prokurorisë se nga i burojnë pasuritë, një sfidë të cilën nuk është çudi ta fitojë si edhe herën e parë./korrieri
Ndërsa është kërkuar shkarkimi i kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi, pasi ky i fundit këndoi sot këngë për ish-diktatorin Enver Hoxha, një ironi e hollë vjen nga gazetari Ylli Dylgjeri. Ai kujton historinë e fisit Peçi nga Shefqeti tek Tërmeti duke lënë të kuptohet se edhe kjo histori të njëjtin fund si çdo skandal tjetër në Shqipëri do të ketë.
Ja çfarë shkruan Dylgjeri: Shefqet Peçit i hëngrëm pordhën, Tërmet Peçit i hëngrëm këngën (Kronika sipas Peçologëve) …në ditët e fundit, në qelinë ku dergjej Shefqet Peçi u kujtuan të dërgojnë së fundi një prokuror. Çështja në ngarkim të të pandehurit Peçi po dilte nga afatet e gjykimit… Dhoma e errët e qelisë mbante nën një copë leckë të lodhur trupin e cfilitur të plakut Hero Shefqet Peçi… Hapet dera e hekurt dhe brenda në qeli hyn prokurori: -I pandehuri Shefqet Peçi çohu!
I pandehuri pasi dëgjon urdhërin lëshon një zë të mbytur. -Kush je ti…? -Prokuroria jam! -Çar do tiiii? -Tët pyes…! -Të më piesësh??? -Po! I pandehuri e ngre pak kokën dhe flet: Ma ha pordhen…! Kaq. Kështu u mbyll hetimi i fundit në demokraci i xha Shefqetit, pak kohë se të mbyllte sytë. Do rridhnin vitet. Do ndroheshin pushtetet e vendi do të stabilizohej disi. Por dheu sërisht u tund: Tërmet! Tërmet! Tërmet! Tellai hap fjalën :
Fitoi zgjedhjet Tërmeti. Kryetari i Ri i Bashkisë së Tepelenës eshte Tërmet…Peçi. Djali ynë. Gjaku ynë! Fisi ynë! Militanti ynë. Ta gëzoje! Kënga e mishi mbuloi Tepelenën: Këndo Tërmet të lumtë goja. Fisit tonë nuk i del boja, Le t’na heqin nga borderoja, Ne s’na mbyllet kurrë goja.
Vijon të insistojë në tezën e tij për korrigjim të kufijve Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ua ka dërguar mediave, në pasditen e së dielës, një shkrim të tijin, nëpërmjet të cilit ka thënë se fati i Kosovës nuk mund të vuloset pa një marrëveshje me Serbinë. Ai ka vlerësuar se “stabiliteti afatgjatë i shtetit të Kosovës është pashmangshëm i lidhur me anëtarësimin e Kosovës si shtet në OKB, në Paktin NATO dhe në BE”.
Në këtë mënyrë, sipas Thaçit, “Kosova do të jetë përjetë e mot shtet i qëndrueshëm, anëtare e familjes së kombeve paqedashëse në OKB, anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, si dhe në fund edhe anëtare e Bashkimit Evropian”. “Nuk mund t’i arrijmë këto qëllime, nuk mund ta vulosëm njëherë e përgjithmonë fatin e Kosovës si shtet, nëse në muajt e ardhshëm nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht obliguese me Serbinë”, është shprehur ai. Sipas Thaçit, “marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në rast se arrihet, do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
Shkrimi i plotë i Thaçit: Korrigjimi paqësor i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë jam i sigurt se në politikën kosovare, tek qytetarët e Kosovës, nuk ka aspak dyshim se ne, si udhëheqës institucionalë të Kosovës, duhet të punojmë bashkë me qëllim që brenda një periudhe sa më të shkurtër kohore, t’i japim fund bisedimeve me Serbinë, duke nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Ne kemi luftuar kundër okupimit të dhunshëm nga Serbia dhe kemi fituar lirinë në qershorin e vitit 1999. Kjo histori është e njohur për të gjithë ne, sepse ka bashkuar të gjithë shqiptarët dhe Kosovën me Perëndimin, në radhë të parë me SHBA-në, Aleancën Veriatlantike dhe BE-në.
Ne, së bashku me aleatët tanë, arritëm ta bëjmë Kosovën shtet në shkurtin e vitit 2008 dhe prej atëherë jemi njohur nga 116 shtete anekënd botës. Megjithatë, të gjithë ne e dimë fare mirë se stabiliteti afatgjatë i shtetit të Kosovës është pashmangshëm i lidhur me anëtarësimin e Kosovës si shtet në OKB, në Paktin NATO dhe në BE. Në këtë mënyrë, Kosova do të jetë përjetë e mot shtet i qëndrueshëm, anëtare e familjes së kombeve paqedashëse në OKB, anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, si dhe në fund edhe anëtare e Bashkimit Evropian.
Nuk mund t’i arrijmë këto qëllime, nuk mund ta vulosëm njëherë e përgjithmonë fatin e Kosovës si shtet, nëse në muajt e ardhshëm nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht obliguese me Serbinë. Shumë prej jush mund të thonë që si shtet kemi merituar që rrugëtimi ynë drejt OKB-së, NATO-s dhe BE-së të jetë më ndryshe, më i lehtë, më i shpejtë dhe të mos varej më nga marrëveshja paqësore me Serbinë. Keni të drejtë në këtë qëndrim tuajin, por ja që realiteti rajonal dhe ndërkombëtar imponon arritjen e marrëveshjes për normalizim për të dy shtetet, si kusht i domosdoshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis. Ju mund të thoni përsëri se Kosova tashmë i ka bërë të gjitha kompromiset e dhimbshme. Unë përsëri pajtohem me ju. Por, realiteti është edhe më kokëfortë se argumentet tona. Njohja nga Serbia është bërë pengesa primare për rrugëtimin tonë euroatlantik. Dikush mund të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte dhe brenda këtyre kufijve. Edhe unë dua të njëjtën gjë. Por, a mendoni se ne do ta bindim Serbinë ta bëjë një gjë të tillë së shpejti? Fatkeqësisht, jo. Po BE-ja dhe aleatët tanë të fuqishëm: SHBA-ja, Gjermania, Anglia, Franca, Italia e shumë të tjerë, a mendoni se do ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën? Përsëri, jo. Nuk kanë mundur ta bindin të bëjë një gjë të tillë deri më sot dhe nuk mund të garantojnë se do ta bëjnë nesër apo në të ardhmen e afërt. Si rezultat, përgjegjësia mbetet tek ne.
Për ta arritur këtë qëllim, unë kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Kam argumentuar se marrëveshja eventuale e korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë. Kam pritur kundërargumente racionale, por deri më sot kam dëgjuar më tepër zhurmë dhe në rastin më të keq edhe urrejtje. Kosova është vend shumë i vogël për të prodhuar kaq urrejtje, e cila e ndan shoqërinë tonë.
Tashmë të gjithë e dimë që Kosova është trajtuar përherë si rast i veçantë apo ‘Sui Generis’, në ndërmarrjen e madhe ndërkombëtare të zgjidhjes së çdo procesi rreth saj. Në këtë kontekst, lufta për liri, intervenimi humanitar i NATO-s, shpallja e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, pavarësia e mbikëqyrur dhe shtetndërtimi, janë vetëm disa nga veçoritë që e kanë bërë Kosovën të trajtohet si një rast i veçantë. Dilemat vendore dhe ndërkombëtare i kanë shoqëruar të gjitha këto procese. Kështu, në prag të shpalljes së deklaratës së pavarësisë, kishte shqetësime se Kosova mund të shërbente si rast precedent për vende apo rajone të tjera në botë. Por, këto shqetësime dolën të pasakta. Gjithashtu, një shqetësim tjetër i madh ishte frika nga eksodi masiv i komunitetit serb që jeton në Kosovë, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Edhe ky paragjykim doli i gabuar.
Kosova tani është shtet i pavarur dhe ne jemi në fazën përfundimtare të shtetndërtimit. Por, edhe tani ka dilema, njësoj sikurse më herët. Çuditërisht, në kohën kur Kosova e ka të hapur mundësinë për të arritur marrëveshje paqësore me Serbinë, rrufeshëm dhe nga shumë drejtime, ngritën shqetësime të paqëndrueshme. Skeptikët, sot përsëri janë bërë bashkë për të kundërshtuar opsionin real të korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, si mundësi e njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Po e përsëris: korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura, të cilat do ta njohin njëra-tjetrën si shtete, do të jetë pjesë përbërëse e demarkacionit të kufirit të gjatë 430 kilometra.
Dyshuesit në marrëveshjen ligjërisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë, me lehtësi po përhapin frikë për gjoja destabilizim të rajonit dhe thellim të ndarjes etnike në Ballkan. Po krijojnë panik dhe mjegull, duke i trilluar të njëjtat argumente, njësoj sikurse në prag të shpalljes së pavarësisë. Kam konsideratë të lartë për të gjithë ata që në mënyrë racionale janë të përfshirë në këtë debat, por atyre që prodhojnë vetëm zhurmë dhe panik, me keqardhje u them se janë të gabuar. Në ditët e kaluara kam pasur takime shumë të rëndësishme me politikanët kryesorë të shteteve fqinje të rajonit. Së pari takova Ilir Metën, Presidentin e Shqipërisë, pastaj në Podgoricë u prita nga Millo Gjukanoviq, Presidenti i Malit të Zi, si dhe në fund bisedova në Shkup edhe me Zoran Zaevin, Kryeministrin e Maqedonisë.
Në të gjitha këto bisedime miqësore dhe të sinqerta, ua bëra me dije synimin tonë për marrëveshjen me Serbinë, duke i dhënë fund armiqësisë mbi njëshekullore dhe duke ruajtur stabilitetin në këtë pjesë të Ballkanit, por edhe qëllimin tonë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe miqësinë me të gjitha vendet e rajonit. Marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në rast se arrihet, do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë, Kosovës i siguron njohjen formale nga Serbia, i siguron bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe i hapë rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB, duke forcuar kështu stabilitetin dhe mbyllur vatrën e fundit të konfliktit në Ballkan.
Prandaj, skeptikët e kësaj marrëveshjeje mund t’i siguroj që tani se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave etnike, nuk do të ketë eksod të popullsisë dhe as efekt domino sa i përket stabilitetit të kësaj ane të Evropës. Për më tepër, kjo marrëveshje paqësore do të vendosë një gur të rëndë mbi të ashtuquajturën “Kuti e Pandorës”, e cila këto ditë po përfolët me shumë pasion. E nëse dikush patjetër argumenton dhe i referohet një marrëveshjeje eventuale të korrigjimit paqësor të kufirit si precedent, atëherë ky rast vërtet do të mund të përdorej në të ardhmen si një precedent pozitiv i domosdoshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërshtetërore vetëm në mënyrë paqësore dhe jo me luftë. Koha e luftërave dhe konflikteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i kësaj epoke do të konstatohet vetëm kur ta bëjmë marrëveshjen përfundimtare paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Ekspres
Të dashur/a mesues/e! Neser kur ato fytyra te embla te vijne ne klasen tuaj per here te pare dhe ju deshironi te ju jepni detyren e zakonshme “Si i keni kaluar pushimet verore”, ju lutem konsideroni nje femije, familja e te cilit/ciles nuk ka pasur mundesi te shkoje per pushime.
Nje femije tjeter qe eshte dashur te kujdeset per vellaun/motren me te vogel, sepse vellau/motra i/e saj/tij me i/e madh/e ka fjetur gjithe diten.Nje femije qe i eshte dashur te rrije poshte batanijes deri ne oren 2 pas mesnate duke dashur t’i ik britmave dhe fyerjeve.
Nje femije qe po shikon per te ngrene dhe per te mbushur barkun, pasiqe sandwichi ka qene ushqimi i/e tij/saj gjate tere veres ose qe nuk ka ngrene asgje dhe e ka kaluar tere veren duke kerkuar ushqim per veten.Femija qe po vesh rrobat e vitit te kaluar, sepse familja nuk ka pasur mundesi t’i bleje rroba te reja.
Ka femije qe druhen ne diten e pare te shkolles sepse nuk kane nje pergjigje te mire per pytjen se si e kane kaluar dhe cfare kane bere gjate veres, sepse ndoshta ajo qe ata kane bere ka qene vec mbijetesa.
Andaj ju lutem konsiderojeni nje pyetje tjeter, psh “Cfare do te bej kete vit te ri shkollor”.
Por, ju lutem shume mos i detyroni te shkruajne nje paragraf per te ju treguar se si e kane kaluar veren. Mjerisht per shume femije, pjesa me e bukur eshte qe vera ka mbaruar.Aaron Baker: Përktheu G, n. Kult Plus
Llogara, Vlorë Policia u erdhi në ndihmë 4 turistëve italianë, ku dy prej tyre kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë, ndërsa dy të tjerë kishin humbur rrugën 40 forca policore të DVP Vlorë dhe të Delta Forcë pas 3 orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë.
Sot rreth orës 14:15, disa shtetas italianë kanë kërkuar ndihmën e Policisë pasi dy prej tyre kishin mbetur të bllokuar në një zonë të vështirë malore në Qafën e Llogarasë si dhe dy shokët e tjerë kishin humbur kontaktet po në atë zonë.
Menjëherë me marrjen e njoftimit, u organizuan shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Repartit “Delta Forcë”, filluan krehjen e zonës ku pas tre orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tre prej tyre si dhe pas gjysëm ore më vonë Policia gjeti edhe turistin e katërt.
Turistët janë shoqëruar nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara. Turistët italianë kanë falënderuar Policisë e Shtetit që ju erdhi në ndihmë. (4 shtetasit italinë kishin parkuar automjetin e tyre në anë të rrugës dhe ishin futur në pyllin e Llogarasë, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme për turizëm malor, por gjatë eksplorimit të zonës kishin humbur orientimin dhe rrugën e kthimit, ku dy prej tyre ishin bllokuar në një zonë të vështirë dhe për këtë shkak kërkuan ndihmën e Policisë së Shtetit)
Kryebashkiaku i Tepelenes, Tërmet Peçi ngjalli mjaft polemika me këngën e tij dedikuar ish diktaktorit Enveri Hoxhës, në një festë. Pas kësaj ngjarjeje të papreçedentë ka reaguar edhe kreu i Unionit të ish të përndjekurve politik, Besim Ndregjoni.
I ftuar në studion e Faxnews Ndregjoni ka kërkuar që Peçi të mbaje përgjegjësi për veprimin e tij.
Për Ndregjonin, kreu i bashkisë së Permetit duhet të ndiqet penalisht. Ndregjoni tha se vetë Ministria e Arsimit ka mbushur librat me informacione pro liderit komunist, duke e nxjerrë jo si diktaktor por si udhëheqës Luftës së Dytë Botërore.
“Vetë ky kryebashkiak e njeh kushtetutën e vendit, atëherë mban përgjegjësi deri në ndjekje penale dhe mban përgjegjësi që i këndon në një festë lokale diktaktorit. Nuk do kishte asnjë peshë nëse politika nuk do të qëndronte në gadishmëri dhe të thoshte ky anëtar i një partie pasardhëse të Partisë Komuniste i këndon Enver Hoxhës.
Dënimi i sistemit, e gjithë ky sistemi stalinist enverian, prej 50 vjetësh në Shqipëri nuk u dënua. Kur i ligu bën të fortin, ku krimineli bën të fortit, kryebashkikaku i këndon Enverit, janë akumulin prej 27 vitesh të mosdënimit të përfaqësueve të Partisë Komuniste.
Ky kryebashkiak në një krah paraqitet krah të viktimave në një krah i këndon Enver Hoxhës. Brezi juaj e njihni si udhëheqës së luftës, nuk e njihni për krimet. Politik bërja gjatë 28 vitesh ka mbrojtur diktaktorin në heshtje. MASH ka mbushur librat pro Enverit”, tha Ndregjoni për Faxnews.
Kreu i Unionit të të Përndjekurve Politik, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe Parlamenti dënimin dhe shkarkimin e Peçit.
“ Kryeministri duhet ta shkakojë brenda 24 orëve, është e patolerueshme në një vend demokratik shqiptar. Çmund të them unë që ky kryebashkiak merr guximin të bëjë një vepër të tillë.
Në Republikën e Shqipërisë nuk lejohen regjime fashiste apo parti që kanë qendrime diktaktoriale. Apo e përdorin këngën e tij për politikë, sepse dëshmorët nuk kanë rënë për diktakturë, pavarësisht se ajo parti e mori pushtetin me diktakturë. Dorëheqjen ta kërkojë Parlamenti që ka një rezolutë ndërkombëtare për ndalimin e propagandës pro Enverit. Duhet urgjentisht kryeministri të marrë masat e duhura”, u shpreh ai.
Të gjithëve na ndodh që në mes një bisede mes miqsh teksa pimë kafe dhe hamë ndonjë darkë të qeshim me gafat e njëri tjetrit por nuk i dëgjon askush përveç nesh. Ndryshe nga gafat e njerëzve të ekranit që drejtojnë emisione të ndryshme si politike edhe argëtuese. Kur bëhet fjalë për gafat e personazheve të njohur publiku i shijon më shumë dhe i regjistron për shumë gjatë në memorien e tyre. Ne po iu sjellim në kujtesën tuaj vetëm disa nga gafat më të mëdha që me siguri do t’iu shkrijnë së qeshuri.
Rudina Magjistari
Rudina Magjisatri e kryeson listën e gafave aq të shumta kanë qenë. Ne po iu kujtojmë dy prej tyre më të mëdhatë. Kohë më parë e ftuar në emisionin e saj ishte Mariza Ikonomi dhe gjatë një bisede për daljet e para të Marizës në ekran Rudina bëri gafën duke iu drejtuar:Fillimet e tua Mariza, kanë qenë shumë interesante, të gjithë të mbajnë mend kur ti ke dal për herë të parë në skenën e festivalit me xhaxhain tënd apo jo, me këngëtarin Françesk Radi?”
Mariza ndërkohë i është përgjigjur se nuk është xhaxhai i saj dhe Rudina vazhdon ende me gafën e saj: “Pse nuk është xhaxhai jot Françesk Radi?”
Dhe kjo nuk është e vetmja ka dhe shumë të tilla si përshembulll gafa me Erik Fullanin teksa ai po tregonte pak për marrëdhëniet e tij më të motrën dhe u shpreh që emrin ia kishte vënë e motra, moderatorja Rudina Magjistari i kthehet dhe i thotë: Po motra është më e madhe apo më e vogël se ty?
Mund të themi që Rudina është një nga moderatoret më me shumë gafa pasi dhe në shown e humorit Portokallli është imituar nga aktorët për gafat e saj të shumta.
Ermal Mamaqi
Ermal Mamaqi prej kohësh e shohim në rolin e moderatorit e duhet thënë se e kemi parë të bëjë gafa gjatë “Xing Me Ermalin”. Njëra prej tyre ka qenë kur ai dhe Rashel, vajza e cila e ka shoqëruar për muaj me radhë në një nga rubrikat e emisionit, diskutojnë me njëri-tjetrin në studio për situata të ndryshme. Gjatë xhirimeve Ermali donte të thoshte shprehimisht kështu: “Kalojmë tek logoja e radhës” . Por fjalët iu bënë lëmsh aq sa në fund doli një fjalë jo fort e këndshme e cila shkaktoi të qeshura tek ai dhe Rashel, e cila e vuri akoma edhe më në dukje gabimin.
Blerina Shehu
E keni parasysh kur ngatërron emrin dhe personin që ke përballë i drejtohesh me një tjetër emër? Epo ja që një situatë e tillë i ka ndodhur moderatores së “Mirmëngjes Shqipëri”, Blerina Shehut e cila mund të themi se ka bërë gafën që është diskutuar më së shumti këtë vit. Ajo kishte të ftuar në emision poeten Adriatike Lami por që gabimisht e quajti Rudina Çupi.
Poetja: ”Quhem Adriatike Lami dhe emri e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit.”
Prezantuesja: “Megjithatë ju mbeteni poete”
Poetja: “Duket që keni lexuar shumë, por gjithsesi ja ku jemi, le të jemi.”
Edi Manushi
Kohë më parë kur Edi Manushi ishte moderator i një emisioni argëtues si “Tjetri” ka lënë batutën epike që besojmë se shumë nga ju e mbajnë mend edhe tani. Në sfidën e të folurit zhdërvjellët moderatori paralajmëroi se nuk ishte shumë i mirë dhe gafën e bëri që në momentin e parë që foli.“Qantë Naq*u, jo Qaniu.. pas qerres së qumështit se qeni qimekuq i qe qepur pas” ,- tha Manushi një situatë kjo që shkaktoi shumë të qeshura për javë e javë të tëra.
Jonida Maliqi
Epo ja që nuk kanë qenë vetëm moderatorët ata që kanë bërë gafa të tilla le të themi. Edhe këngëtarët nuk mbeten pas.E ftuar në emisionin “Pop Culture” këngëtarja Jonida Maliqi u ngatërrua paksa ndërkohë që i uronte dy moderatorëve për sezonin e ri.“Meqenëse jam e dyta ju uroj sa më shumë seks…suksese në këtë sezon të ri.”, – është shprehur Jonida një gabim të cilin e ka kuptuar menjëherë dhe bashkë me dy moderatorët e kanë kaluar me shaka.
Eduart Ndocaj
A keni mbajtur ndonjëherë në jetën tuaj një m*t heshtje? Epo ja që deputeti Eduart Ndocaj e ka kërkuar këtë gabimisht në parlament. Teksa kërkonte një minutë heshtje në sallën e Kuvendit për ndarjen nga jetë të nipit të Dom Nikoll Kaçorrit, Ndocaj në fakt ka thënë një tjetër fjalë në vend të fjalës “minutë”.
Devis Xherahu
Epike janë edhe ato gafa të cilat të paktën ti ke mundësinë t’i fshish edhe pse portalet ta kanë dokumentuar që në momentin e parë. Një prej tyre ka qenë gafa e Devis Xherahut i cili kishte kaluar një moment shumë të këndshëm me Eduard Ndocajn por mendonte se ai ishte Nard Ndoka. Ose në fakt këtë na la neve të kuptonim postimi i tij.