Aurora

Shtohen telashet për Bashën/ Balli Kombëtar i kërkon kandidatit të Vlorës tërheqjen nga gara

Telashet për kreun e opozitës, Lulzim Basha sa vijnë e shtohen pas zyrtarizimit të listës së kandidatëve për deputetë.

Sot Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat, i kërkon kandidatit të saj Adriatik Alimadhi të tërhiqet nga gara, pasi sipas tyre është e papranueshme që ai të jetë i pozicionuar në listë pas Vangjel Dules.

Përmes një deklarate ata e cilësojnë listën e Bashës si “lista e turpit”, ndërsa i rikujtojnë vjedhjen e votave në vitin 2013 që sipas tyre kanë bërë komisionerët e PD-së. Më poshtë deklarata e plotë:

Drejtuar: Kryetarit te Partise Balli Kombetar Z. Adriatik Alimadhi.

I nderuar kryetar, duke respektuar kontributin tuaj, qendrueshmerine tuaj dinjitoze ne perputhje te plote me programin dhe statutin e partise ne si Partia e Ballit Kombetar dega Vlore kemi vleresuar dhe ne menyre te ndershme dhe dinjitoze ju kerkojme te terhiqni kanditaturen tuaj per deputet ne qarkun e Vlores me renditjen i gjashti ne kete liste, jo korrekte nga Partia Demokratike dhe kryetarit te saj z. Basha.

Kryesia jone duke analizuar dhe pare listen e kandidateve per deputet ne qarkun Vlore nuk mund te pranoje renditjen e saj pas PBDNJ-se dhe z. Tahiri.

Duke ju referuar rezultateve ne qarkun e Vlores partia Republikane e Mediut ka 1100 vota ne vitin 2013 ndersa ne kemi 3400 vota me gjithe vjedhjen e votave qe na i bene komisioneret dhe numeruesit e partise demokrarike sa na vodhen edhe mandatin e deputetit ne vitin 2013.

Jemi te pavleresuar nga z. Basha dhe nuk lejojme askend te na marre neperkembe dinjitetin tone aq me keq te Partise Balli Kombetar qe e kemi lare me gjak te paster nacionalistesh.

Ndihemi te diskriminuar prej tij dhe Partise Demokratike. Besnikeria dhe fisnikeria, kontributi yne nuk u vleresua historikisht per keto 27 vite fale kjo edhe frrymes se bashkpunimit qe ne kemi dhene pa hile ne te mire te shqiperise dhe shqiptareve.

Ju kujtojme se partia e Ballit Kombetar eshte vlere kombetare dhe kurresesi ajo nuk mund te neperkembet.

Kerkojme identitetin tone para Shqiperise dhe shqiptareve, nuk perlyhemi dhe as shitemi. Do ishte ne nderin e Ballit Komebtar z. Alimadhi qe te terhiqni emrin nga lista e turpit te z. Basha.

Me respekt Dega e partise Balli Kombetar Vlore

Ne emrin e kryesise

Kryetar Ridvan Mersinaj

Presim reflektimin dhe qendrimin tuaj!

Shtohen telashet për Bashën/ Balli Kombëtar i kërkon kandidatit të Vlorës tërheqjen nga gara Read More »

Sot fillon shkolla, Inspektorati Shëndetësor jep paralajmërimin e rëndësishëm

Të hënën pritet të nisë procesi mësimor, por me sa duket jo në të gjitha shkollat apo kopshtet.

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror në fund të vitit të kaluar konstatoi se ishin plot 729 subjekte që nuk përmbushnin kushtet higjieno-sanitare, dhe paralajmëroi se nuk do të nisnin vitin e ri shkollor pa i përmirësuar ato.

Kryeinspektori Eltar Deda u shpreh për Top Channel:

“Nuk na rezulton të mbyllen shkolla, por nëse nuk i zgjidhin ato probleme që kemi konstatuar, do të bëjmë mbyllje të pjesshme.
Problemet që janë hasur në shkolla, çerdhe apo kopshte lidhen kryesisht me lagështirën, ndërkohë që në ato shkolla që kanë dhe kopshtet pranë, nuk janë përshtatur tualetet për më të vegjlit.
Rekomandimet kanë konsistuar kryesisht në eliminimin e lagështirës, në plotësimin e nyjave hidrosanitare, në plotësimin e hapësirave me dritë, në zëvendësimin e mjeteve mësimore të amortizuara dhe në rrethimet e shkollave.”
Edhe kopshtet apo çerdhet publike, ku prindërit paguajnë disa fish kanë shfaqur probleme, ndërsa që akoma nuk dihet se sa është numri i shkollave që rrezikojnë të mos e fillojnë vitin e ri shkollor nga e hëna.

Pritet që Inspektoriati të marrë masa të ashpra ndaj të gjitha shkollave që nuk zbatojnë udhëzimet e saj.

Sot fillon shkolla, Inspektorati Shëndetësor jep paralajmërimin e rëndësishëm Read More »

FOTO +18/ ‘S’dal me katunarët nga liqeni’! Shpërthen djali nga Tirana: Oj kurvë unë të bëra njeri …

Mirëpo, rrjetet sociale kanë arritur deri aty sa po na kontrollojnë edhe vetë ne si njerëz, duke luajtur dhe me ndjenjat tona.

Një i ri është protagonist i një bisede të pazakontë, me një vajzë, që nga se mund të kuptohet mund të jetë e dashura e tij.

Ai ka dërguar bisedën në redaksinë e JOQ, ku tregohet se si nga mesazhi për një ftesë nesër tek liqeni, gjithçka ka përfunduar në sharje.

Teksa dërgon bisedën, i riu shkruan:

Përshëndetje. Është e frikshme se si vajzat e sotme t’i thonë gjërat në moment, duke treguar se janë mjaft materialiste. Ç’të keqe ka të dalësh nga liqeni? Ajër i freskët, pemë dhe mbi të gjitha një vend romantik. Po e dërgoj bisedën me këtë vajzën vetëm sepse dua t’u bëj thirrje të gjitha vajzave, KUJDES sepse është shumë e lehtë të shkatërrosh atë që ke ndërtuar për shumë kohë. Sa për fjalorin tim, mos më gjykoni sepse në atë moment nuk di as vetë ç’mund t’i shkruaja. Mesazhi im në fakt shkoi pasi u qetësuam për një diçka tjetër”

Gjithsesi, ju vetë mund ta shikoni bisedën më poshtë dhe mund ta gjykoni.

Çfarë mendoni?

FOTO +18/ ‘S’dal me katunarët nga liqeni’! Shpërthen djali nga Tirana: Oj kurvë unë të bëra njeri … Read More »

ARSIMI NË VLORË

Shkolla e ”Muradies”, e para shkollë shqipe e çelur në Vlorë në 19 nëntor 1908 u vendos në një nga lagjet më të vjetra, në lindje të Sheshit të Flamurit dhe për këtë arsye u emërtua ”Shkolla e Muradies”, apo Shkolla nr.1.

Ky institucion i parë për mësimin e gjuhës shqipe dhe përhapjen e vlerave atdhetare me këtë emër njihet më shumë edhe sot, ndonëse në terminologjinë zyrtare ajo është quajtur shkolla ”28 Nëntori”.

Çelja e kësaj shkolle cilësohet si një hap i guximshëm dhe atdhetar i patriotëve të kohës, të cilët shihnin tek përhapja e gjuhës shqipe një nga faktorët vendimtarë që do të çonte në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Nga ana tjetër, ky akt historik i rëndësishëm jo vetëm për Vlorën, por edhe më gjerë, u ndërmor në një sfond të gjerë të lëvizjes patriotike në të gjithë vendin, e cila çoi më pas në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.

SHKOLLAT PER VITIN ARSIMOR 2017 -2018

Ne qytetin e Vlorës janë 5 (pesë) gjimnaze, 18 (tetëmbëdhjetë) shkolla 9-vjeçare, 3 (tre) shkolla profesionale, 8 (tetë) gjimnaze jo publike, 10 (dhjetë) shkolla 9-vjeçare jo publike.
Ne njësinë Orikum janë 2 (dy) gjimnaze dhe 5 (pese) shkolla 9-vjeçare.
Ne njësinë Shushice janë 1 (një) gjimnaz dhe 3 (tre) shkolla 9-vjeçare.
Ne njësinë Novosele janë 1 (një) gjimnaz dhe 9 (pese) shkolla 9-vjeçare
Ne njësinë Qender janë 10 (dhjete) shkolla 9-vjeçare.

ARSIMI NË VLORË Read More »

Plazheve të Vlorës nuk i ndahen pushuesit edhe në shtator

Bregdeti i Vlorës ka ende shumë pushues që kalojnë fundjavën në plazh.

Temperaturat e larta i kanë bërë të huaj e vendas mos të shkëputen nga bregdeti.

Në foto është pamja e kësaj të diele. Një pushues tha për kamerën e tv klan se: “Këtë shtator unë po e shijoj shumë mirë se zakonisht rri në Tiranë. Sivjet e provova dhe jam shumë i kënaqur.”

E ndërsa një tjetër u shpreh: “Më kujtohet viti ’85 kur rrinim deri në mes të tetorit.”

Në këtë klimë nuk mungojnë edhe të huajt të cilëve plazhi në shtator u duket më mirë se në muajt tradicional të verës. Ka shumë nga ata që kanë udhëtuar nga Bjellorusia dhe Ukraina.

“Vlora, Ksamili dhe Borshi janë më të mirat”, tha një turist i huaj duke shijuar rrezet e diellit./dita

Plazheve të Vlorës nuk i ndahen pushuesit edhe në shtator Read More »

Shpëtim Idrizi: Në krah të opozitës për ti shkuar deri në fund stigmës “merkato e tregut çam”

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, shprehet se ai është renditur në krah të opozitës për ti shkuar deri në fund asaj që ai e quan “merkato e tregut çam”. Idrizi i ftuar në studion e Ora Neës, tha se kalimi tek opozita e bashkuar për Shpëtim Idrizin ishte vetëm zyrtarisht, pasi siç thotë ai PDIU ishte në opozitë që prej zgjedhjeve të 2017. E teksa tre deputetë nën logon e PDIU-së kanë mbetur tek mazhoranca, Shpëtim Idrizi thotë për Ora Neës se largimi i tyre ka ndodhur një vit më parë. Por përkundër tyre, Idrizi thotë se votat e PDIU-së janë aty teksa paralajmëron ndjekje ligjore ndaj stigmës “merkato e tregut çam”.

Idrizi: Këta deputetë kanë ikur para një viti. Që në momentin e parë që kanë hyrë në parlament, kanë marrë mandatin nga PDIU, kanë qenë jo në zonat ku PDIU ka peshën e saj, në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës dhe Vlorë.Kemi qenë shumë të fokusuar që aty të ishte pesha e PDIU.U ndodhëm karshi një mazhorance që në mënyrë të programuar mori mandatin e Tiranës, kishim 12470 vota.

Ndiheni të zhgënjyer? “Padyshim që po. Mandatin e Fierit. Këta për të cilët po flasim pa u ulur në karrigen e parlamentit dhe mandatin e kanë marrë nga KQZ nga PDIU duke qenë njerëz të rastësishëm. Këta të Elbasanit kanë qenë 4,5 në listë, nuk erdhën asnjëherë tek PDIU.Nuk e dinë sot ku është selia e PDIU. E di çfarë më shqetëson, gjithmonë është folur për merkato.

Tani kur ikën këta nga ne tek ata të tjerët ishte gjest i moralshëm, kurse herë tjetër quhet merkato e tregut çam që ne do ti përgjigjemi juridikisht dhe ligjërisht çdo lloj stigmatizmi dhe çdokujt nga rronxhobonxhot e medias shqiptare që mendon se mund të stigmatizojë akoma shqiptarët e Çamërisë. Pesha e PDIU dhe 76 mijë votat e saj janë akoma prezente dhe jo nga këto njerëz të rastësishëm.Por propaganda e komitetit qëndror të partisë donte të tregonte se nuk ka ndodhur asgjë se deputetët janë kurse tek këta ka ik Shpëtim Idrizi. Nuk kemi ik, kemi qenë në opozitë.Kjo mazhorancë nuk do aleancë me kërkënd. Ne sot u rreshtuam nga opozita në opozitë zyrtare jo vetëm për çështjen çame por edhe për shkak se sot me një mazhorancë arrogante ky vend ka nevojë për një opozitë të fortë./korrieri

Shpëtim Idrizi: Në krah të opozitës për ti shkuar deri në fund stigmës “merkato e tregut çam” Read More »

“Portreti sekret” i Nanos nga ambasadorja e SHBA: Nga student e imitues i “Bittellsave” te burgu dhe kthimi si kryeministër

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PS-së, Fatos Nano ka festuar sot 66-vjetorin. I tërhequr prej vitesh nga politika, Nano bën një jetë luksoze larg syrit të publikut, Në një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Tiranë zbardhur nga Wikileaks bëhet një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997, kur Nano ishte liruar nga burgu pak muaj më parë dhe sapo eshte zgjedhur kryeministër.

Më poshtë pjesë nga kabllogrami i datës 8 gusht 1997 Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

“Fatos Nano ka lindur më 16 shtator të vitit 1952, Është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, të cilën e ka njohur që në fakultet. Ata kanë gjithashtu edhe dy fëmijë të rritur, një vajzë dhe një djalë.Djali, i moshës rreth 17, 18 vjeç është duke studiuar në një kolegj amerikan në Selanik. Vajza, e moshës rreth 16 apo 17 vjeç studion në Lion të Francës.

Nano është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, i specializuar në Ekonominë Politike. Nga viti 1975-1978 Nano punoi në menaxhimin e Metalurgjikut në Elbasan.Nga 1978 deri në 1981, ai punoi si kërkues në Ekonominë Botërore në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Nga 1981 deri në 1984, Nano punoi si ekonomist në fermën bujqësore të Priskës.

Nga viti 1984 deri në 1990 punoi si kërkues mbi problemet socio-ekonomike dhe të reformave të tregjeve në bllokun e lindjen, përsëri në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë.Vazhdimisht, nga viti 1978 deri në 1990 ai gjithashtu ka qenë lektor në disa fakultete të Universitetit të Tiranës.Në dhjetor të 1990-s, Nano u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në janar-shkurt 1991 ai u ngarkua me detyrën e zëvendëskryeministrit për reformat ekonomike nën drejtimin e Presidentit Ramiz Alia dhe Kryeministrit Adil Çarçani.

Nga marsi në maj të 1991 ai u zgjodh Kryeministri i qeverisë që përkohshme e cila përgatiti zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991 duke filluar tranzicionin në një sistem demokratik.Nga maji në qershor 1991 atij iu dha një mandat i dytë si kryeministër. Nano u zgjodh si deputet nga viti 1991-1992 dhe përsëri në zgjedhjet e këtij viti, megjithëse karriera e tij në këtë drejtim u ndërpre.Ai u arrestua me akuzën e korrupsionit më 30 korrik 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg në vitit 1994 pas një procesi të prishur nga shkeljet e procedurave ligjore.

Ai u deklarua i dënuar politik nga Amnesty International, Komisioni i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Helsinki dhe grupe të tjera. Nano u lirua nga burgu në 14 mars 1997 me faljen e Presidentit Berisha gjatë përmbysjes së pushtetit.Nano ishte zgjedhur kryetari i PS-së në Kongresin e Themelimit të kësaj partie më 12 qershor 1991 dhe u konfirmua në këtë post në kongresin e dytë të kësaj partie në gusht 1996 gjatë kohës kur ai ishte në burg.Nano ka publikuar një numër studimesh krahasuese mbi tregjet ekonomike, reformat në bllokun e lindjes dhe funksionimin e tregjeve evropiane.

Ai ka publikuar gjithashtu edhe artikuj mbi kërkimet shkencore të prezantuara gjatë konferencave në Shqipëri dhe gjetkë.Nano ka marrë çmimin e tretë më të rëndësishëm në vend për studimet mbi faktorët socio-ekonomik të vendeve në tranzicion.Nano flet rrjedhshëm italisht dhe mirë anglisht. Ai gjithashtu flet rusisht, serbo-kroatisht, spanjisht dhe pak greqisht.

Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunist të vendit. Babai i tij ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet.Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës.Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun e gjerë gjatë asaj periudhe.

Referuar disa të dhënave, kur Nano ishte duke punuar në Institutin e Marksizëm-Leninizmit ai u pikas nga gruaja e Enver Hoxhës, e cila kryesonte institutin për favore speciale.Ajo ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme karrierën e tij dhe e ndihmoi atë në pika strategjike për të lëvizur nga një pune të tjetrën.

Ai u zgjodh zëvendëskryeministër në vitet e hershme 1991 dhe pas rënies së qeverisë Çarçani ai u bë Kryeministër. Pas katër javësh në këtë post, atij i duhej të përgatitej për zgjedhjet e 31 marsit 1991.Kandidoi dhe fitoi si kandidat i Partisë së Punës në Tiranë duke fituar me balotazh. Ai u emërua përsëri si Kryeministër, megjithëse puna e tij e re nuk do të zgjaste më shumë se para.

Grevat e përgjithshme të organizuara nga Sindikatat e Pavarura, të cilat filluan një javë pas marrjes së detyrës detyruan atë të japë dorëheqjen disa javë më vonë. Ylli Bufi mori postin e Kryeministrit në një qeveri po aq jetëgjatë sa ajo e Nanos.Nano fitoi vendin bosh të kryetarit të Partisë së Punës në kongresin e 10 të saj në qershor të vitit 1991. Shkrimtari Dritëro Agolli ishte rivali i tij kryesor në atë kohë. Gjatë atij kongresi, Partia e Punës ndërroi emrin duke e bërë Partia Socialiste e Shqipërisë.

Partia Socialiste u përgatit për një humbje të madhe në zgjedhjet e marsit 1992. Gjatë asaj kohe, ai u akuzua për një marrëveshje me Berishën për kalimin e pushtetit nga e djathta.Flitej që ishte bërë një marrëveshje në Trieste të Italisë në një takim të përbashkët në prezencë të Mentor Çokut. Gjatë atyre zgjedhjeve, Nano fitoi mandatin në Kuçovë. Rivali i tij ishte Perikli Teta, tani Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes në qeverinë Nano.

Gjatë fjalës së tij të fundit në parlament para se të arrestohej, Nano akuzoi ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Uilliam Rejerson dhe CIA-n për komplot me Berishën për ngritjen e një procesi gjyqësor të rremë ndaj tij.Në të njëjtin fjalim, Nano akuzoi Berishën se e kishte kthyer vendin në një Republikë Bananesh nën varësinë e SHBA-ve.

Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg por pa u konfirmuar asnjehere ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar.Me të dy fëmijët që studionin jashtë Shqipërisë, pavarësisht se si është e vërteta ata tani dukeshin se ishin bërë të mirë duke u bashkuar me prindërit në plazhin e Durrësit ku ishin të pranishëm edhe të huaj.

Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga burgu mbi peshë dhe i parruar.Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga burgu.Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka.

Miku i tij më i afërt gjatë kohëve më të vështira kur ai ishte në burg ishte B.Zeneli. Zenelit, i cili ishte miku më i besuar pas gruas së tij, nuk iu dha një pozicion prestigjioz me profil të lartë.Përkundrazi, ai mbajti një profil të ulët duke qenë deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme.

Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në burgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për të…”

“Portreti sekret” i Nanos nga ambasadorja e SHBA: Nga student e imitues i “Bittellsave” te burgu dhe kthimi si kryeministër Read More »

Piramidat, lavatriçet e mëdha të larjes së parave të drogës, si lindën dhe si u kthye Shqipëria në një Afganistan

Kush e ngatërron Shqipërinë me Kolumbinë, bën një gabim trashanik ose nuk di shumë gjë për historinë apo gjeopolitikën e trafikut të narkotikëve.

Ndërsa në Kolumbi, narkotrafikantët u bënë aq të fuqishëm sa arritën të korruptojnë me miliardat e tyre strukturën vertikale të shtetit, gjë që është mjaft manovër e mundshme dhe jo shumë e vështirë, në Shqipëri ndodhi e kundërta.

Që në fillim të nisjes së trafikut të heroinës në Shqipëri, droga u administrua nga njerëzit e afërt me pushtetin, madje edhe me majat më të larta të saj.

Pas humbjes së referendumit të Kushtetutës së nëntorit 1994, kur Sali Berisha e pa që kishte shumicën e njerëzve normal kundër tij, vendosi të ndryshojë totalisht skemën e lojës, i dha një akses më të madh njerëzve të fortë, trafikantëve, kontrabandistëve, njerëzve që do të arrinin të ndryshonin strukturën normale të jetesës në vend, duke e ndarë shoqërinë dhe zhvendosur atë.

U zerua pjesa normale e njerëzve që punonin ndershmërisht, duke u zëvendësuar me lumpenin i cili mori pozita shumë të rëndësishme në shoqëri.

Si në drejtimin e PD-së në rrethe ashtu edhe në drejtori e struktura vendore, u emëruan njerëz që ishin afër karteleve të sapolindura të drogës.

Ajo ndodhi kudo: në Tiranë, Shkodër, Shijak, Durrës, Berat, Dibër, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Permet e gjetke.

Këta njerëz u bënë aq të pushtetshëm sa ndikonin fuqishëm në veprimet e Sali Berishës, por edhe të qeveritarëve të tij.

Brenda një kohe të shkurtër në shtet u krijuan dy struktura; njëra e Berishës e tjetra e Aleksandër Meksit, që në fakt nuk ishte gjë tjetët veçse përplasja e dy klaneve të mëdha të drogës që ishin në armiqësi me njëri-tjetrin.

Dhe kjo luftë do të shoqërojë fuqishëm zhvillimet në Shqipëri, duke rrënuar e shkatërruar gjithçka; moralin njerëzor dhe strukturën pasurore në vend.

Sasia e madhe e parave në vend lindi nevojën për të pastruar paratë e drogës.

Dikush, një supertrafikant heroine nga Egjipti, i cili ishte njeri shumë i afërt me shërbimin sekret të këtij vendi me lidhje të forta me shërbimin ushtarak serb, pasi blinte armë dhe merrte drogë nga Arkani, solli në Tiranë idenë e piramidave.

Të cilat nuk ishin aspak firma rentiere, por thjesht skema larje parash, me një koficent normalisht të kuptueshëm humbjeje, për ti futur paratë në banka.

Lindi në fillim Aleksandër Grunjasi, më pas disa firma të vogla për tu ngritur gjigandët Gjallica, Vefa, Kamberi, por edhe “humanitarët “Populli” e “Xhaferi”.

Një material i shërbimit sekret Italian që iu dha Fatos Nanos që në vitin 1997, por që ky i fundit e hodhi në koshin e plehrave fliste për një lidhje të dy partive politike PD e PS me firmat rentiere.

Të cilat nuk ishin gjë veçse lavatriçet e mëdha të pastrimit të parave të heroinës.

Nuk e harruam Suden, lavatriçen që kishte lidhje të forta me shërbimin sekret dhe me segmente të qeverisë.

Maksude Kadëna edhe në burg jetonte si konteshë, por asnjë nuk e intervistonte, pasi ishte e ndaluar.

Paratë e heroinës që vinte lumë nga turqia laheshin papushim, futeshin në banka e bëheshin transaksione bankare.

Ndërkohë nisën të blisheshin edhe prona të patundshme pafund, duke krijuar kështu asetet kryesore të mafias në vend.

Duke falsifikuar kadastrat që më pas u dogjën në vitin 1997…

Të gjitha këto u zbuluan nga shërbimet sekrete perëndimore, si dhe nga DEA amerikane, e cila në vitin 1995, zbuloi dhe hetoi të parën ngarkesë të madhe kokaine që vinte në Shqipëri nga Nju Jorku për t’u shpërndarë në Europë.

Me një linjë ajrore që mbante një emër patriotik trafiku bëhej në Rinas në pikë të diellit dhe nga policia e kufurit.

DEA dokumentoi gjithçka. Më vonë kjo linjë ajrore u mbyll por jo kokaina, e cila vazhdoi dhe u kthye në një domen të madh për trafikantët shqiptarë, që nuk ishin gjë tjetër veçse kolonelët e politikës që furnizonin gjeneralët e mëdha.

Po ku shkuan paratë e piramidave ku shqiptarët lanë miliarda kursime? Kush i mori dhe si lëvizën ata.

Si u bënë të pasur: Vehbi Alimuça, një spiun i shërbimit sekret, Fitim Gërxhalliu dhe Shemsie Kadria, të dy agjentë të shërbimit sekret, po ashtu edhe xhaferrët dhe Bashkim Driza.

Gjithçka lidhet me Bashkim Gazideden dhe SHIK-un e tij, i cili edhe krijoi me anë të doganës së Bllatës grupin më të frikshëm kriminal në vend, i cili edhe sot e kësaj dite kontrollon Dibrën.

Por ajo më kryesorja, prishi linjën tradicionale që vinte nga Turqia, duke vrarë “turkun” njeriun që solli heroinën në Shqipëri.

Petrit Ameja, kushëriri i Gazidedes premtoi me anë të Arkanit, zgjatimin e rrugës serbe që sillte heroinën e Afganistanit, e cila ishte më e mira dhe kushtonte më shumë.

Ja pikërisht këtu nisi lufta e madhe që ishte realisht edhe shkaku real i shpërthimit jo vetëm të 1997-s por të një beteje pafund për influencën e tregut të narkotikëve në Shqipëri.

Ky vend, u kthye si Afganistani, jo një shtet normal ku kalonin edhe trafiqet, por një shtet që mbahet nga trafiqet dhe ku gjithçka tjetër ishte dytësore…

Në numrin e ardhshëm do të flasim pikërisht për nisjen e kësaj lufte./Pamfleti

Piramidat, lavatriçet e mëdha të larjes së parave të drogës, si lindën dhe si u kthye Shqipëria në një Afganistan Read More »