Aurora

Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni!

Nga Edmond Petraj

Eshte e cuditshme se me keto Llotarite Amerikane ikin edhe ata qe s’kane pikë nevoje te ikin.

Madje shesin restorantet, apo punishtet, thjesht sepse filani shkoi ne Amerike apo Kanada.

Atje behen askushi.

Nje kompozitor ben ahengxhiun e ndonje lokali te rendomte nate, arkitekti punon ne ndertim etj etj.

Me pas duan te kthehen, por nxjerrin arsyen e kthyer ne formule, se me gjasme po sakrifikojne per femijet.

Femijet sipas tyre nuk bekan dot kurre, ate qe prindet e tyre benë, kur emigruan 40 vjec ne vend te huaj.

Ata nuk u ambientokan dot me atdheun e prinderve te tyre, qe ne fakt eshte dhe i tyre, sepse na paskan lindur dhe jetokan nje jete tjeter. Keto jane pallavra, sepse kush deshi u kthye.

Femija e nje mikut tim qe ka lindur ne Angli, dhe kaloi shume vite te mira atje, tani ai nuk mundet ta shkepus dot nga Shqiperia .

C’do gje varet se si e edukon femijen.

Nuk mjafton te besh vetem kapadahiun, kur vjen ne vendin tend si turist i huaj, dhe vetem nxin dhe mohon gjithcka.

Ne fakt pretendojne me forcë qe ky vend s’behet, dhe qe kete ta bejnë te tjeret duke shmangur c’do detyrim te vetes per te pasur pjesen e vet ne ndertimin e vendit te tyre.

Ketu duhet edhe sakrifica e secilit nga ne.

Pretendojne te tregojne qe andej behet keshtu, andej nuk behet ashtu, … por vete bejnë sjellje te pakontrolluara, qe te pakten per ate kohe qe jane, te japin shembull kulture dhe te jene te qyteteruar dhe te disiplinuar.

Por vijne si te liruar nga zinxhiret. Mjafton te shohesh duke filluar qe nga trafiku, se si parakalojne gjithe arrogance, dhe kushtojne jete njerëzish ne aksidente.

Por kemi edhe nje shembull tjeter, ku te huaj qe vijne ne vendin tone dashurohen me vendin tone, dhe nuk e kane fare problem te risin femijet e tyre ne Shqiperi. Kjo ngase jane te çliruar nga formulat.

Thjesht jetojne jeten ketu, qe nuk qenka fundi i botes, sic e bejne disa nga ne.

Madje shumica e emigrantëve, thone qe ketu behet jeta, sepse atje jane kthyer ne robote.

Atehere c’fare ka tjeter jeta, kur ketu ke njerëzit dhe u beka jeta!

Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni! Read More »

Pushime në shtator, ANSA: Shqipëria në krye të pesë destinacioneve

“Të shumtë janë ata që zgjedhin të kalojë vera dhe të nisen për pushime në shtator, kur pjesa më e madhe e njerëzve, veçanërisht në Itali, janë kthyer përsëri për të turbulluar qytetet dhe vendet e punës”.

Kështu nis artikulli i botuar në agjencinë italiane të lajmeve, ANSA që e klasifikon Shqipërinë në krye të pesë destinacioneve për të kaluar pushimet në muajin shtator.

Ndërsa kolegët tuaj përballen me stresin e kthimit, në shtator ju do të keni mundësi të zgjidhni nga dhjetëra vende në mbarë botën, duke shpenzuar shumë më pak, duke takuar pak turistë dhe duke shijuar temperaturat dhe klimat më të buta se sa muajt e nxehtë të verës.

Këtu janë pesë sugjerime për udhëtimin e shtatorit nga Peruja në Greqi, nga Afrika në Shqipëri.

SHQIPËRIA – Le të fillojmë nga ajo që disa e konsiderojnë Kroacinë e re, një krahasim që nuk është aspak i ekzagjeruar: Shqipëria është e pasur me histori, kulturë, plazhe të bukura dhe natyrë të harlisur. Përveç kësaj është lehtësisht e arritshme nga Italia dhe ka kosto shumë të moderuar. Shtatori është koha ideale për ta vizituar atë, ku ju do të keni mundësi të zbuloni mbi 460 km të brigjeve të saj pa grumbullimet e shumta të verës dhe me një klimë të freskët mesdhetare. Nëse deti ju tërheq, atëherë nuk keni veçse vështirësinë e zgjedhjes: nga Velipoja, plazhi i parë që takoni përgjatë Rivierës Shqiptare në Palasën e bardhë, nga ngjyrat ekzotike të arkipelagut të Ksamilit, në jug të Sarandës, në gadishullin e egër të Karaburunit.

ZANZIBAR – TANZANIA – Shtatori është një nga periudhat më të mira për të fluturuar në këtë ishull të bukur, që ndodhet jashtë Tanzanisë: klima është më e freskët dhe më e thatë, me temperatura maksimale rreth 27 gradë dhe sezoni i shirave do të ndodhë vetëm pas disa muajsh. Zanzibar është një parajsë e bërë nga plazhe të bardha, një det i pabesueshëm me nuanca të ngjyrave nga bluja elektrike deri te smeraldi, xhungla dhe qytete të vogla por shumë interesante, si kryeqyteti Stone Town, ku takohen kultura shumë të ndryshme: indiane, arabe, persiane dhe europiane. Mos e humbisni ishullin e Changuu, ku jeton një koloni e madhe të breshkave gjigante, si dhe Parkun Kombëtar Jozani, vendbanim i një race të majmunëve të pranishëm vetëm këtu dhe plazheve Matemwe, një vend i privilegjuar për të vëzhguar nga afër fenomenin e detit.

BUENOS-AIRES – ARGJENTINË – Në shtator, kur i ftohti i dimrit është në venitje dhe qyteti nuk është i pushtuar ende nga turistët Buenos-Aires është edhe më interesant. Në “Parisin e Amerikës së Jugut”, siç është quajtur, ju mund të endeni nëpër rrugët e artit të Palermos, duke vëzhguar Plaza de Mayo dhe Casa Rosada, qendra të qytetit dhe për të shkuar më pas në lokale si kafe Tortoni, bari më i vjetër i qytetit dhe për të kaluar nga ana e shkëlqyer e teatrit Colon, i konsideruar si një nga pesë shtëpitë më të mira të operas në botë. Destinacionet e mëposhtme mund të jenë ndërtesat shumëngjyrëshe të lagjes “La Boca” dhe i lashti “Barrio Recoleta”. Në kryeqytetin argjentinas tango është pjesë themelore e kulturës lokale dhe për ta njohur nga afër mund të prenotoni një leksion kërcimi në një nga shkollat ​​historike si ‘La Viruta’, ku për më shumë se 60 pesos mund të përballeni me disa nga kërcimtarët më të mirë në qytet.

MARRAKECH – MAROK – Muajt e nxehtë të verës janë ‘jashtë kufijve’ për ata që duan të shkojnë në Marrakech, Marok. Megjithatë, nga shtatori, klima bëhet më e butë dhe mund të jetë koha e duhur për t’u humbur në rrugët e një prej qyteteve më interesante të kontinentit afrikan, udhëkryq i kulturave të ndryshme dhe grupeve etnike, kënaqësive gastronomike dhe tregtarëve intrigues. Marrakech është në fakt qyteti i ‘souks’, i ndarë sipas llojit të produkteve (fenerë, sandale, vepra artizanale lokale). Në qytetin maroken, për më tepër, mund të qëndroni në ryad, ndërtesa të bukura tradicionale lokale, kryesisht të pranishme në Medinë (qendra historike), ndoshta duke zgjedhur një jo shumë larg kopshteve Majorelle, të dominuar nga një ndërtesë elektrike karakteristike e stilit moresco dhe bashkë me artin e ri, dhe nga Jamaja El Fna, sheshi më i madh në Marrakech.

KORFUZ – GREQI – Çdo verë ishujt grekë pushtohen nga turistë nga e gjithë bota. Por në shtator gjërat ndryshojnë: plazhet janë bosh dhe koha është më e këndshme. Korfuzi, pastaj, bëhet një destinacion edhe më joshës, falë lidhjeve të drejtpërdrejta me Italinë si nga deti dhe nga ajri. Qyteti ka një qendër simpatike historike, një vend trashëgimi e UNESCO-s nga viti 2007, me dy kalatë, një labirint të ndërtesave të lashta, e cila është në lagjen “Cambiello”, “Spianda”, sheshi kryesor i qytetit dhe një mori të restoranteve të peshkut dhe kuzhinën lokale. Jashtë qytetit janë disa nga vendet më spektakolare në Greqi: manastiri i vetmuar i Vlachéerna dhe Pontikonissi, në gjirin e Paleokastritsa – i njohur si “vendi më i bukur në botë”, i mrekullueshmi Cape Drastis dhe plazhet e shumtë me ujëra kristal, ku përfshihen të paktën Messongi, Glyfada, Pelekas – Korfuzi ofron atraksione për ata që dëshirojnë që të largohen nga deti, si pylli Makrades, i famshëm për bimët aromatike, fshati hipi i Pelekas dhe liqeni rural i Korission, i ndodhur në pjesën jugperëndimore të ishullit dhe me interes të madh natyror. /atsh

Pushime në shtator, ANSA: Shqipëria në krye të pesë destinacioneve Read More »

Qytetarët i kërkojnë kthimin në PD, Topalli thyen heshtjen dhe ju përgjigjet me një koment të fortë: Priten pasoja katastrofale!

Topalli ka thyer heshtjen, duke zgjedhur që edhe t’i përgjigjej ndjekësve përmes një komenti në rrjet, të cilët janë një krah i ngrohtë për të.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka thumbuar dhe goditur gjithmonë Lulzim Bashën, pasi ky i fundit e përjashtoi nga listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në një reagim të fundit ndaj Edi Ramës lidhur me kufijtë Kosovë-Serbi, Topalli ngacmoi dhe kreun e PD, duke thënë se ai nuk ekzistonte. Kaq ka mjaftuar që menjëherë të shpërthenin një mori komentesh nga ndjekës të shumtë, të cilët nuk ndalen t’i kërkojnë që ajo të vijojë të japë kontributin e saj në PD.

Topalli ka thyer heshtjen, duke zgjedhur që edhe t’i përgjigjej ndjekësve përmes një komenti në rrjet, të cilët janë një krah i ngrohtë për të.

Teksa qytetarët i kërkojnë që ajo të kthehet në krye të partisë, pasi mbetet shpresa e fundit për ringritjen e kësaj force, Topalli i rikthehet çështjes së cilës i dedikoi edhe statusin.

“Nuk është e nevojshme të jesh i urtë, për të kuptuar se tregtitë e mundshme territoriale janë një rrugë për një paqëndrueshmëri të gjatë në rajon, dhe se kjo mund të shkaktojë pasoja katastrofike”, shkruan ajo.


(Komenti i Jozefina Topallit)

Qytetarët i kërkojnë kthimin në PD, Topalli thyen heshtjen dhe ju përgjigjet me një koment të fortë: Priten pasoja katastrofale! Read More »

Ora po troket, krimi me kollare në krizë të thellë

Sulmi me breshëri automatiku ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala, ndërkohë që brenda saj gjendeshin familjarë të saj i fryn një rreziku shumë të madh nga i cili po kërcënohet vendi ynë. Mafia është vënë në veprim me parullën: Shteti jam unë.

Vetëm për shkak se ndodh që të zgjedhësh një profesion që kërkon shumë pyetje dhe ndriçon dritë, ndoshta paksa, për ata që punojnë në errësirë.

Mjerisht sot gazetarët janë të kërcënuar më shumë se kurrë, por misioni i tyre është të godasin fenomenet e errëta sado idhët t’ju vijë të përfshirëve në korrupsionin dhe krimin me kollare. Qeveritë përdorin një shumëllojshmëri të taktikave për të margjinalizuar, izoluar ose prishur punën e medias, por një gjë është e sigurtë: atëherë asnjë nga liritë e tjera nuk mund të garantohet.

Ndaj politikanët që nxituan të jenë në krah të gazetares si Rama, Meta, Basha, Berisha duhet t’i bëjnë mirë llogaritë. Sot jemi në një pikë, ku nuk mund t’ju hidhet hi syve. Bandat marrin kurajo me bekimin e politikës dhe pushtetit.

Luftimi i efekteve gërryese të krimit dhe lidhjeve me politikën në vendin tonë ka filluar dhe asnjëlloj kërcënimi nuk mund të mposhtë armën më të fuqishme: fjalën e lirë. Po ndodh “Revolucioni”. Kriminalizimi i politikës dhe strukturave të zbatimit të ligjit po shkakton një krizë të thellë. Revolucionet zakonisht ndodhin vetëm në vendet e bekuara me një prani diplomatike amerikane. Dhe Shqipëria e ka këtë bekim./pamfleti

Ora po troket, krimi me kollare në krizë të thellë Read More »

Mësohet autori i sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së reporteres Klodiana Lala

Mësohet autori i sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së reporteres Klodiana Lala.

Burime të besueshme pranë agjencive ligjzbatuese bëjnë të ditur se i dyshuari kryesor për sulmin është Durim Bami, një nga personat VIP të rrjeteve kriminale në Shqipëri.

Njeriu që konsiderohet një nga klientët më të kuotuar për eleminime në këmbim të pagesës ka pasur prej kohësh përplasje me reporteren, në lidhje me një dosje që Klodiana Lala ka për Bamin.

Personi që tashmë ndodhet i lirë por që bëri dy vjet burg, i akuzuar si pjesëtar i një makinacioni së bashku me deputetin Tom Doshi, i cili akuzoi Presidentin Ilir Meta që donte ta vriste, ka kërkuar nga reporterja që të mos mblidhte informacion për të.

Nuk dihen detajet e këtij komunikimi që gjithsesi nuk ka qenë intensiv, por fakt është se Lala prej kohësh ka qenë e kërcënuar jo vetëm për veten por edhe për familjen e saj.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, por sipas të gjitha gjasave, këto hetime do të shkojnë në kalenda, si gjithë dosjet e mëdha në vend.

Megjithatë çështja ka marrë menjëherë një diapason ndërkombëtar, pasi kanë reaguar organizmat e rëndësishme botërore.

OSBE ka qenë e para, por mësohet se edhe ambasada amerikane ka qenë në kontakt me Unionin e Gazetarëve dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Edhe pse Klodiana Lala u kërcënua që prej mëngjesit, media ku ajo punon nuk shkroi asnjë radhë, deri sa ngjarja shpërtheu në mediat e tjera./ Pamfleti

Mësohet autori i sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së reporteres Klodiana Lala Read More »

Fuga: Solidaritet i plotë me gazetaren Lala, Basha humbje kohe

“Solidaritet i plotë me Klodin dhe e gjithë vëmendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulzim Basha është humbje kohe”, tha sot drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrit, Endri Fuga.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shprehet se “Klodiana Lala falënderon qeverinë, policinë dhe ministrin e Brendshëm për gatishmërinë. Basha akuzon Ramën. Me një fjalë avazi vazhdon! Solidaritet i plotë me Klodin dhe e gjithë vëmendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulzim Basha është humbje kohe”.

Banesa e reporteres së njohur të televizionit “News 24” Klodjana Lala është sulmuar mëngjesin e sotëm me breshëri plumbash. /atsh

Fuga: Solidaritet i plotë me gazetaren Lala, Basha humbje kohe Read More »

Rritja e çmimeve në sezonin turistik? Rama: Hotelet plot tregojnë të kundërtën

Kryeministri Edi Rama pohoi sot se Shqipëria këtë sezon turistik ka çmimet më të lira, krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut.

Duke folur për pretendimet se në sezonin turistik çmimet janë rritur, kryeministri Rama tha se  çmimet i vendos tregu, jo qeveria.

Më tej, Kryeministri sjell si argument faktin se hotelet dhe restorantet frekuentohen dhe kjo tregon se çmimet janë në interes të pushuesve dhe turistëve.

“Kur ka çmime të larta që e lënë restorantin dhe hotelin bosh, ato sjellin falimentim. Përderisa ka njerëz që frekuentojnë dhe hotelet dhe restorantet janë plot, kjo tregon se ka një balancë dhe çmimet janë në interes të turistëve.” tha ai.

Më tej Rama shtoi se “nga ana tjetër ka dhe një argument që numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë shteti është rritut kjo tregon se është rritje të fuqia e konsumit.

“Nuk diskutohet që në Shqipëri, çmimet janë të lira. Nga ana tjetër ka dhe një argument se numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë shtetit është rritur. Kjo tregon rritje të fuqisë së konsumt, jo se është më lirë në vende të tjera, por janë dy komponentë që flasin shumë”, tha Rama. /atsh

Rritja e çmimeve në sezonin turistik? Rama: Hotelet plot tregojnë të kundërtën Read More »

Pas sulmit ndaj familjes së gazetares, Unioni i Gazetarëve zbulon çfarë fshihet pas ngjarjes

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka bërë një reagim pas sulmit mbi banesën e gazetares së kronikës, Klodiana Lala. Në reagimin e UGSH-së, thuhe se, vetë gazetarja Klodjana Lala, i tha zyrës së shtypit të se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka mësuar se ngjarja është e rëndë dhe serioze, pasi ndaj banesës së koleges sonë është derdhur një breshëri me plumba, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së saj prindërore”, thuhet më tej në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË

UGSH dënon ashpër sulmin ndaj banesës gazetares Klodjana Lala. Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon me forcë sulmin e kryer në banesën e reporteres së njohur Klodiana Lala në mëngjesin e ditës së sotme. Vetë gazetarja Klodjana Lala, i tha zyrës së shtypit të UGSH-së se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka mësuar se ngjarja është e rëndë dhe serioze, pasi ndaj banesës së koleges sonë është derdhur një breshëri me plumba, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së saj prindërore.

UGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit që urgjent të hetojë ngjarjen dhe të dërgojë autorët para drejtësisë, pasi çdo vonesë do të ndikojë edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri. Policia nuk duhet të merret me detaje që çorodisin më shumë opinionin por të gjejë autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.

Kur sulmohet lajmësi, rrezikohet rëndë një nga të drejtat themelore kushtetuese. UGSH është në kontakt intensiv me organizmat ndërkombëtare në Shqipëri për të kërkuar një angazhim sa më aktiv në mbrojtje të gazetarëve. Ne u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe veçanërisht Ministria e Brendshme të reagojnë menjëherë duke dënuar ashpër sulmin dhe të merren në mbrojtje reporterët. Zyra e shtypit e UGSH

Pas sulmit ndaj familjes së gazetares, Unioni i Gazetarëve zbulon çfarë fshihet pas ngjarjes Read More »